Artistët dhe aktorët e Tetatrit Kombëtar i bashkohen protestës para Kryeministrisë
Edhe qytetarët po i bashkohen protestës me thirrjet “Rama ik”, “Mbro Teatrin”, “E duam Shqiperinë si Gjithë Europa”.
Artistët dhe aktorët e Tetatrit Kombëtar i bashkohen protestës para Kryeministrisë
Edhe qytetarët po i bashkohen protestës me thirrjet “Rama ik”, “Mbro Teatrin”, “E duam Shqiperinë si Gjithë Europa”.
Edi PALOKA
Kur degjoj Erion Braçen qe flet me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh.
Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.
Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames.
Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun.
Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene të qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!
Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren.
Paloka: Largimi i Ramës i panegociueshëm (Edhe dy fjalë për të shkurtrin Braçe)
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, një ditë para protestës së katërt kombëtare të opozitës së bashkuar, ka folur në një intervistë për “Politika Online” në Gazeta Shqiptare.
I pyetur për skenarët që do ndiqen nesër në protestë, Paloka është shprehur se, kjo është pak e rëndësishme duke shtuar se në thelb, qytetarët dhe opozita synojnë ngritjen e modelit qenë vend të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai mes tjerash zbulon edhe kushtin e panegociueshëm që ka opozita në raport me kreun e qeverisë.
Paloka foli edhe për deklaratat e numrit dy të qeverise, Erion Braçe, i cili i kujtoi pasojat ligjore opozitës nëse protesta do të jetë e dhunshme.
Intervista:
Protesta e 11 Majit, çfarë skenari ka? Në opinionin publik protestat e pararendëse u perceptuan si “të dhunshme” por rezultuan paqësore. A do të përmbyset kjo pritshmëri?
Për protestat nuk kanë rëndësi “skenarët” por qëllimi dhe qëllimi jo vetëm i kësaj proteste por i gjithë lëvizjes së ndërmarrë nga opozita e bashkuar është tanimë i bere publik; krijimi i kushteve për realizimin e zgjedhjeve te parakohshëm ne parametra evropiane. Që të realizohet kjo kërkesë e opozitës dhe shumicës se shqiptareve, kusht i pare dhe i panegociushëm është largimi i Ramës Kryeministër, si njeriu qe me vullnetin e tij te plote ka organizuar manipulimin e te gjitha proceseve zgjedhore te zhvilluar ne Shqipëri ne bashkëpunim me krimin qe nga momenti qe është ne postin e Kryeministrit.
Monika Kryemadhi është shprehur se Rama ka dhënë dorëheqjen dy javë më parë. Sa i vërtetë është ky lajm dhe kush e ka penguar Ramën që ta çojë deri ne fund këtë veprim? A ka informacion PD për ketë fakt? A e konfirmoni apo jo?
Unë nuk kam informacion nëse Rama ka qene gati apo jo te japë dorëheqjen por mund te them se është e sigurte qe sot ai ndodhet totalisht nen kontrollin e krimit te organizuar , pra nuk ka lirinë as te marre vendime te tilla. Rama është i marre peng e ne te njëjtën kohe ai ka marre peng te ardhmen e këtij vendi. Ne kemi detyrimin te çlirojmë vendin dhe ketë do ta bëjmë edhe ne se do na duhet qe ta “çlirojmë” me pare nga Rama, ne te gjitha kuptimet e kësaj fjale.
Numri dy i qeverisë Erion Braçe iu kujton pasojat nëse opozita do të protestojë dhunshëm. A keni një përgjigje për Erion Braçen?
Ka kaq kohe qe here i gjati e here i shkurtri klithin duke ju përmendur shqiptareve burgun. Këto klithma tregojnë vetëm friken qe ka zënë qeverinë. Ne se mendojnë vërtetë se mund ti trembin shqiptaret ende me klithma histerike atëherë me keq për ta sepse tregon qe janë komplet jashtë realitetit. Shumica e atyre qe dalin ne protesta e qe përfaqësojnë dhe shumicën e shqiptareve, janë ne kushtet e luftës për ekzistence, nuk kane me asgjë për te humbur sepse kjo qeveri ju ka marre gjithçka. Rama e ka përdorur dhe dhunën dhe burgun sa ka mundur. E kane pare reagimin e njerëzve pas kësaj? Ne se vazhdojnë te mendojnë se mund ti trembin, atëherë as kane pare e as kane kuptuar gje. Unë i kam pare dhe ata qe janë dhunuar dhe ata qe janë burgosur vete apo kane ende ne burgje te afërmit e tyre. Kam pare reagimin e atyre qe ju eshte hedhur gaz dhe te atyre qe policia ju ka thyer kembe e duar.
I kam pare te rikthehen ne protesta. Takova ne protestën tek Shqiponja, gruan qe policia i theu këmben tek Bregu i Lumit sepse po mbronte shtëpinë e saj. Ishte me këmbë te lidhur e me paterica. Me kapi perdore e pasi mu prezantua me tha: “Do ta shporrim”! Edhe po te me duhet ta bej vetëm. Me mori jeten…”
Kam takuar dhe Mariglenin, studentin qe e mbajten nje muaj ne burg. Me i vendosur e i revoltuar se kurre. Kam takuar dhe prinderit e Dor Protoduarit qe vazhdon te qendroje ne burg si hakmarrje direkte e Rames, jane çdo dite ne proteste tek Astiri. Pra le te vazhdojne te gjate e te shkurter te kercenojne e dhunojne, vetem sa e afrojnë fundin e tyre dhe e bejne me te tmerrshem.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të grupimit politik CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Ëadephul, është shprehur se pa u ndëshkuar vjedhësit e votës s’ka negociata. S’do ketë negociata apo s’do ketë ndëshkues të cënimit të zgjedhjeve?
Mesazhet qe Rama ka marre nga Berlini janë shume me tepër se kaq. Jo vetëm negociata qe nuk hapen sa te jete Rama ne qeveri por Gjermania, Evropa dhe bota demokratike nuk mund te pranojnë e nuk do te lejojnë qe një vend anëtar i NATO-s dhe qe kërkon te anëtarësohet ne BE, te qeveriset nga njerëz qe kane ardhur ne pushtet nga bashkëpunimi me krimin e organizuar.
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë koordinuar për organizimin e Samitit të Berlinit, që u mbajt në fundin e muajit të kaluar, duke i cilësuar kështu si të çuditshme dhe manipulative deklarimet e Thaçit se në Berlin nuk kishte koordinim gjermano-amerikan.
Besnik Veliu
Tahiri thotë se SHBA-të janë të përfshira që nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi, herë në tavolinë të bisedimeve e herë nga jashtë saj, por që gjithmonë mbeten të involvuara në proces.
Këto deklarata ish-zëvendëskryeministrja Tahiri i ka bërë në një prononcim për Gazetën Express.
Ajo thotë se SHBA-të janë gjithmonë prezentë sa herë që mbahen raunde të bisedimeve Kosovë-Serbi që prej vitit 2011, me përfaqësues të lartë nga Departamenti i Shtetit në Bruksel.
Tahiri thotë se Samiti i Berlinit ishte organizuar në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo çfarë fletë Thaçi është e çuditshme, sepse edhe ai vetë e di që janë të përfshirë. Çdo herë që mbahen takimet amerikanët takohen me dy palët para bisedimeve, si dhe me ndërmjetësen Mogherini. Pra janë të involvuar. Kjo që thotë Thaçi se Samiti i Berlinit është mbajtur pa praninë e SHBA-së, kjo fare nuk është e vërtetë, sepse SHBA-ja dhe Gjermania janë koordinuar. Dhe me pajtimin e SHBA-ve, Gjermania ka udhëhequr këtë Samit të Berlinit, i cili fundosi këto idetë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve”, ka thënë ajo për Gazetën Express.
E pyetur për përpjekjet që po bënë Thaçi për të zhvleftësuar Samitin e organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, Tahiri thotë se një gjë e tillë bëhet nga ai qartazi pasi në Berlin u fundos ideja e tij për korrigjim të kufijve.
“Arsyeja është e qartë. Të gjithë e kemi pa. Fakti që Samiti i Berlinit i fundosi këta politikanë shkurt pamës, siç është vetë Thaçi, Rama, Vucic e Mogherini, dhe ky dështim ishte një fitore për Kosovën. Këto deklarata që bëhen janë sa për të mbuluar dështimin, por s’kanë kurrfarë vlere. Këto janë deklarata manipulative, gjëja me e vendos në hije dështimin” thotë ajo duke rikujtuar se Samiti i Berlinit ishte historik për Kosovën”, thotë Tahiri.
Tahiri shpjegon se ndërhyrja e Gjermanisë dhe Francës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bëri që procesi të kthehet në binarë, dhe ndali një të keqe që Mogherini po e shtynte përpara, e që mund të rikthente luftërat dhe armiqësit e vejtra në Ballkan.
‘Samiti i Berlinit ndali një proces të dëmshëm të dialogut, që shkonte drejt ndryshimit të kufijve, dhe sillte luftëra të reja në Ballkan, dhe ktheheshin armiqësitë e vjetra. Samiti në Berlin e ndali këtë të keqe, dhe vendosi dialogun në binarë siç ka qenë ky dialog nga viti 2011-2017”, potencon ish-kryenegociatorja.
Sipas Tahirit, tashmë BE-ja po e rimerr veten më ndërhyrjen e Merkelit dhe Macronit, pasi që udhëheqja e politikës së jashtme nga Mogherini bëri që BE-ja të duket dyfishtë, njëra që shkelte parimet bazë të BE-së, dhe Evropa tjetër e Gjermanisë dhe Francës.
“Ky samit tregoi që BE-ja e rimori veten, BE- kaloi në duart e shteteve të mëdha si Franca, Gjermania dhe Anglia, dhe u ndal një Bashkim Evropian i Mogherinit që i ishte i dëmshëm. Me lojërat e Mogherinit, ne u ballafaquam me dy Evropa, Evropën e Moherinit që shkeli parimet Evropiane, dhe tani kemi rikthimin e Evropës së vërtetë, dhe vazhdimin e përpjekjeve për një paqe në rajon”, sqaron Tahiri.
Ajo ekskluzivisht për Express ka rrëfyer se nga informata të dorës së parë është njoftuar, që kancelarja Merkel i ka shkruar disa herë Federica Mogherinit, që t’i përmbahej parimeve evropiane, duke mos lejuar kështu që në tavolinë të hapej çështja e kufijve, por megjithatë thotë se Mogherini ishte treguar e padëgjueshme dhe nuk kishte përfillur kërkesat e kancelares gjermane Angela Merkel.
“Disa herë Gjermania dhe kancelarja Merkel i kanë shkruar zonjës Mogherini, të cilën e ka udhëzuar që të ndjek parimet evropiane dhe të mos dal tek çështjet e kufijve. Por ajo nuk e respektojë, dhe shkeli ato parime”, ka thënë për Express ish-kryenegociatorja që ka udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi për disa vite.
Sa i përket Samitit të Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti në Francë, Tahiri thotë se atje do të ri konfirmohet që nuk do të ketë pazare me kufijtë, dhe do të dëshmohet që BE-ja më nuk do të lihet aksidentalisht në individë si Mogherini që braktisin rrugës vlerat dhe parimet themelore të BE-së.
“Samiti i Parisit është ri konfirmim i parimeve Evropiane për Ballkanin perëndimor. Është ri konfirmim që nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe as luftëra, dhe do dëshmoj, që BE-ja nuk do të mbetet aksidentalisht në duart e ndonjë individi siç ishte Mogherini. Pra nuk do të lejohet që të ketë liderë të tilla që marrin detyra, e që braktisin parimet Evropiane”, shton ajo.
Iniciativën e Gjermanisë dhe Francës, Tahiri e sheh edhe si një mesazh për administratën që do të vijë në Bashkimin Evropian pas zgjedhjeve të brendshme, se nuk do të lejohet që të shkelen parimet bazë të Bashkimit Evropian.
Lidhur me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të cilin po e kundërshton aq shumë Hashim Thaçi, ajo thotë se ai është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe se nuk ka kompetenca ekzekutive.
“Nuk është puna nëse e lejon, apo se lejon. Marrëveshja për Asociacionin e arritur në Bruksel, është në pajtim të plotë me Kushtetutën, dhe nuk ka kompetenca ekzekutive. Marrëveshja për Asociacionin në preambulë thotë që do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kështu që kjo është arritur ligjërisht në Bruksel, nuk është punë e ndonjë lideri, a e lejon apo jo. Pra është një marrëveshje që nuk lejon komptencena ekzekutive për asociacionin ,sepse është në pajtim me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën”, shpjegon ish-ministrja për Dialog.
Për heqjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Tahiri tregon se Thaçi nuk ka asnjë bazë kur flet për diçka të tillë, pasi që të dy shtetet janë në obligime me BE-në, në procesin e integrimit.
Sipas saj këto deklarata janë një kamuflazh për të mbuluar dështimin në Berlin.
“Këto deklarata i kemi dëgjuar edhe vitin e kaluar. Këto deklarata nuk kanë bazë, sepse edhe Kosova dhe Shqipëria janë në rrugën e integrimeve Evropiane. Shqipëria po pret hapjen e negociatave, ndërsa Kosova ka nënshkruar MSA-në. Por ne duhet të jemi më të angazhuar për reformat, që të përparojmë drejt BE-së. Propagandat për të mbuluar dështimet, kot janë. Sepse u pa tash dy vjet, që këta liderë kishin hyrë në gabime historike, dhe dështuan”, shprehet ish-kryenegociatorja Edita Tahiri për Gazetën Express.
Në fund ajo thotë se Hashim Thaçi e Edi Rama nuk janë politikanë që dalin ta thonë hapur që dështuan, mirëpo tregon që ata që mbrojtën kufijtë e Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë aty për t’ua bërë me gisht dhe për t’iu treguar se kanë dështuar bashkë me Vuçiqin me idenë për korrigjim të kufijve, që më nuk do të diskutohet në asnjë proces.
Banorët e Astirit janë duke marshuar në këmbë drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit; për tu bashkuar me protestuesit që po vijnë nga e gjithë Shqipëria.
Protesta e cila pritet të nisë pas pak minutash, pritet të ketë një numër rekord qytetarësh, si kurrë më parë në këto vite pluralizëm.
Mijëra e mijëra qytetarë nga rrethet po vërshojnë drejt Tiranës, për tu bërë pjesë e protestën në orën 18:30.
Ndërkohë vetëm nga qarku i Korçës, sipas burimeve të degës lokale të PD, nga qyteti i Korçës janë nisur 1500 mbështetës të selisë blu, nga Devolli 900,nga Kolonja 500 ndërsa nga Pogradeci 1000 protestues.
Protesta e sotme e opozitës që do të nisë në orën 18:30 para Kryeministrisë pritet të jetë më e madhja e zhvillua në Tiranë. Më mijëra qytetarë janë nisur gjatë orëve të paradites nga rrethet për t’u mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Dibra është zgjuar sot e mbushur me parrulla “Rama ik”. Të rinjtë dibranë sot në ditën e kulimit të protestës më madhështore që është organizuar ndonjëherë në Tiranë kanë vërshuar drejt Tiranës për të shporrur Ramën, i cili ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve.
Mësohet se dibranët janë nisur drejt Tiranës me qindra automjete me mijëra vetë nën drejtimin e deputetit Xhemal Gjunkshi dhe krerëve të degës së PD ku do të jenë preznet në orën 18:30 në protesten kombëtare të Partise Demokratike. Ata i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Bashës për të mbushur Bulevardin para Kryeministrisë.
Nga rrethi Dibër mësohet se janë nisur drejt Tiranës 2500 pesona ndërsa ne rang qarku pritet që pjesmarrja t’i kaloje 8 mijë vetë.
Dibranet janë mëse të vendosur për të larguar vrasesin e votës së lirë, Edi Ramën.
Ndarja e zonës qendrolindore europiane dhe i asaj ballkanike në Konferencën e Moskës në tetorin e 1944. Qe cinizëm i vërtetë (siç besojnë shumë historianë) apo realpolitikë?
Dy të mëdhenjtë u takuan 75 vite më parë për të caktuar kufijtë e ardhshëm e asaj gjysme të kontinentit tashmë të pushtuar nga Ushtria e Kuqe. Marrëveshja u arrit, në një klimë përzemërsie ekstreme, mbi bazën e përqindjeve të sakta të influencës dhe pa i pyetur vendet e përfshira.
“Përqindjet që kam propozuar unë duan të jenë vetëm indikacione të metodës falë së cilës ne mund të kuptojmë mendërisht për afërsinë e pozicioneve tona dhe, për pasojë, të vendosim rreth hapave të nevojshme për të arritur në një marrëveshje të plotë. Siç kam pasur rast të them, nëse do t’i nënshtroheshin shqyrtimit të funksionarëve të ministrive të jashtme dhe të diplomatëve nga e gjithë bota, do të konsideroheshin tregues të sipërfaqësisë dhe deri cinizmi. Ama mund të shërbejnë dobishmërisht si guidë për kryerjen e punëve tona. Nëqoftëse ia arrijmë t’i sistemojmë mirë këto, ndoshta mund të pengojmë mjaft luftëra civile dhe shumë gjakderdhje e të vdekur në vendet e vogla të interesuara. Kriteri jonë i përgjithshëm duhet të jetë ai që t’i mundësojë çdo vendi që të ketë formën e qeverisjes që dëshiron populli. […] Jemi shumë të lumtur që jeni deklaruar personalisht kundër tentativave për ta ndryshuar më forcë apo me propagandë komuniste sistemet tradicionale ekzistuese në vendet e ndryshme ballkanike”.
Është teksti i një promemorieje që Winston Churchill i shkroi Stalinit më 11 tetor 1944. Prej dy ditësh, Kryeministri i Madhërisë së Tij gjendej në Moskë për të përfunduar atë që do të hynte në histori si “pakti i përqindjeve”. Një marrëveshje që sipas shumë historianëve – dhe, siç edhe lë të kuptohet nga këto rrjeshta vetë Churchill – ka qenë fruti i një cinizmi të paparë, i siguruar duke zbatuar metodat e një diplomacie tip ancien regime dhe duke zgjidhur në harkun e pak minutave me një ndarje të sferave të influencës të Europës Qendrolindore dhe të Ballkanit. Me pak fjalë, sipas shumë vëzhguesve, dy shtetarët, duke shkarravitur mbi një copë letër përqindjet respektive të “influencës” në Hungari, Bullgari, Rumani, Jugosllavi e Greqi, vendosën gurin e parë të ndarjes bipolare të botës dhe Luftën e Ftohtë pasuese. Një “dokument i mbrapshtë”, kështu e quajti Kryeministri britanik.
Në vjeshtën e 1944 rezultati tashmë ishte vulosur. Rënia e Rajhut ishte vetëm çështje kohe. Por në frontin ushtarak operacionet po kalonin një fazë fluiditeti ekstrem. Ndërsa në Itali e në Francë aleatët po ecnin me hapa të vegjël, në frontin lindor ushtria sovjetike dukej e papërmbajtshme. Pas ofensivës gjiganteske të verës, që dukej se duhet të çonte drejtpërsëdrejti në Berlin, manovra ishte spostuar drej zonës ballkanike. Bukureshti dhe Sofja u pushtuan me shpejtës, Varshava dhe Beogradi ishin gati të binin, Budapesti do të vendosej nën rrethim pak kohë më pas.
Siç ka vërejtur historiani amerikan D. S. Clemens, Ushtria e Kuqe po ua kalonte në kohë aleatëve, duke realizuar ëndrrën e përkëdhelur për një kohë të gjatë nga Churchill: atë të një lëvizjeje të shpejtë nëpërmjet Ballkanit për të shkatërruar nazistët në territoret satelite. “Vendimi sovjetik u korrespondonte vendimeve të mëparshme aleate – të gjitha të motivuara politikisht – të prirura që të luftonin gjermanët në avampostet më të largëta naziste në Afrikë, në Siçili dhe në Italinë jugore. Tani, në vitin 1944, Perëndimi asistonte i pafuqishëm ndaj së pashmangshmes: trupat sovjetike u siguronin suksesin forcave vendore politikisht të pëlqyera, pikërisht siç kishin bërë aleatët në sferat e tyre të luftimit”.
Churchill e kuptoi se rusët po përhapeshin si një baticë në Europë dhe se kjo do të kishte reperkusione ndaj politikës britanike e mesdhetare të Mbretërisë së Bashkuar. Një bashkëpunëtor i tij kujton se në ato javë Winston nuk fliste kurrë për Hitlerin, por për rreziqet e komunizmit në Europë; shikonte edhe se “Ushtria e Kuqe po përhapej si kanceri nga njëri vend tek tjetri. I është bërë një makth dhe duket se nuk mendon për gjë tjetër”. Nga ana tjetër, ishte para syve të të gjithëve sesi pjesa më konsistente e përpjekjes ushtarake në kontinent ishte mbi shpatullat e Ushtrisë së Kuqe. Henry Stimson, këshilltari i Roosevelt pranë Departamentit të Mbrojtjes, ia kishte nënvizuar rreziqet e shumta në mesin e 1943: duke u lënë rusëve pjesën më të madhe të operacioneve ushtarake në Europë “mendoj se do të jetë një çështje e rrezikshme për ne në përfundim të luftës. Sigurisht që Stalini nuk do të ketë një mendim të mirë për njerëzit që kanë vepruar kështu dhe nuk do të ishim në gjendje të ndanim me të pjesën më të madhe e botës së pasluftës”.
Por edhe në kulmin e përpjekjes aleate, anglo – amerikanët impenjonin vetëm 1/3 e totalit të forcave gjermane. 2/3 e tjera përballoheshin nga rusët. Qysh nga fillimi i luftës, Stalini kishte thënë se pjesa më konsistente e përpjekjes luftarake binte mbi shpatullat e Bashkimit Sovjetik. Megjithëse Stalini ruhej mirë nga përmendja e ndihmave të konsiderueshme në mjete dhe mallra të dorës së parë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, pohimi i tij ishte në thelb korrekt. Edhe Churchill i ishte dashur ta pranonte. Në Dhomën e Komuneve, shpjegoi se kishte qenë Ushtria e Kuqe ajo që kishte goditur e para në zemër makinën luftarake gjermane dhe kishte impenjuar pjesën shumë më të madhe të forcave armike.
Kështu, aleatët qenë tmerrësisht në vonesa karshi rusëve. Një zgjidhje do të kishte qenë hapja, të paktën disa vite përpara zbarkimit në brigjet francezem e një fronti më afër zemrës së Europës. Stalini e kishte kërkuar qysh në muajt e parë e 1942. Vetë Churchil e kishte përkrahur në atë kohë një aksion ushtarak në zonën ballkanike, duke ripropozuar kështu një prej bindjeve të tij më të rrënjosura stratetgjike: në fakt, qysh gjatë Luftës së Parë Botërore, si Lord i Parë i Admiraliatit, kishte qenë idhtar i një manovre të madhe lehtësimi (më pas e dështuar) në Dardanele. Atëhere, ashtu si në vjeshtën e 1944, në lojë nuk ishin vetëm fatet supreme e konfliktit, por edhe nevoja për të ruajtur interesat britanike në sektorin lindor e basenit të Mesdheut.
Për Churchill, hapja e një fronti të fuqishëm juglindor duhej të ishte një alternativë ndaj zbarkimit në Normandi. Në optikën e tij, njëherazi politike dhe ushtarake, prania e forcave aleate që nga fronti ballkanik do të marshonin drejt zemrës së Europës do ta kufizonte ndjeshëm influencën sovjetike në zonë. Me fjalë të tjera, siç ka vërejtur historiani anglez William Deakin, në planet e Kryeministrit të Madhërisë së Tij mund të kapej ideja e rindërtimit të kordonit të vjetër sanitar të viteve ’20 apo të ravijëzohej ajo që pas pak vitesh do të bëhej e ashtuquajtura Perde e Hekurt.
Të hyrë këto projekte në historinë e qëllimeve të mira, realiteti me të cilin forcat aleate duhet të ndesheshin në gjysmën e dytë të 1944 ishte shumë më komplekse. Le t’ia japim akoma fjalën Churchill: “Me avancimin e vjeshtës, gjithça në Europën Lindore bëhej më e vështirë. Ndjeja nevojën e një takimi tjetër personal me Stalinin, që nuk e kisha parë më pas Teheranit dhe me të cilin, pavarësisht tragjedisë së Varshavës, ndjehesha më shumë i lidhur pas sukseseve të Operacionit “Overlord”. Ushtritë ruse po ushtronin akoma një presion gjithnjë e më të madh në teatrin ballkanik dhe Rumania e Bullgaria qenë tashmë nën kontrollin e tyre. Pasi fitorja e Aleancës së Madhe ishte bërë vetëm një çështje kohe, ishte e natyrshme që ambiciet ruse të rriteshin. Komunizmi kishte ngritur kokën, i riparuar nga forcave e armëve në frontin e luftës rus. Rusia ishte çliruesja dhe komunizmi Ungjilli që ajo sillte me vete”.
Nëse ishte krejtësisht e natyrshme që ambiciet ruse të qenë rritur, është po aq paqësore që nga pikëpamja e realpolitikës të ishte absolutisht normale që Stalini të kërkonte të impononte një “pax sovietica”, duke i vendosur aleatët në një pozicion të disfavorshëm në aktiv e traktativave të paqes. Ajo që po luftohej ishte një lloj i ri lufte. Vetë Stalini do t’ia rrëfejë Titos në muajt e para të 1945: “Kjo luftë nuk është si në të kaluarën; kush pushton një territor imponon mbi të edhe sistemin e tij shoqëror. Secili imponon sistemin e vet deri ku mund të arrijë ushtria e tij. Nuk ka sesi të mos jetë përveçse kështu”. Qe pikërisht për këtë motiv që Churchill vendosi të bëjë një takim kokë më kokë me Stalinin përpara se të ishte shumë vonë: “Isha i bindur se do të mund të arrinim marrëveshje pozitive me Rusinë derikur do të ishim të lidhur me detyrime kametratizmi armësh prej ekzistencës së një armiku të përbashkët. Hitleri dhe hitlerizmi tashmë qenë të dënuar, por çfarë do të ndodhte pas Hitlerit?”.
Më 9 tetor Kryeministri britanik dhe Ministri i tij i Jashtëm Anthony Eden u ulën në Moskë. Gjetën një mot të bukur dhe një atmosferë politike patjetër të përzemërt. Presidentit amerikan Roosevelt, i ftuar që të merrte pjesë në konferencë, ju desh që mos marrë pjesë për shkak të impenjimeve të fushatës elektorale presidenciale. Në vend të tij u dërgua ambasadori Harriman, por që e kufizoi praninë e tij në rolin e vëzhguesit të thjeshtë. Por tema e diskutimeve i ishte dhënë Presidentit amerikan disa kohë përpara edhe se vetë Churchill. “Kohët e fundit, i kishte shkruar, ka pasur shenja preokupuese rreth një divergjence të mundshme politike midis nesh dhe rusëve për sa i përket Ballkanit dhe sidomos Greqisë. Prandaj i kemi sugjeruar ambasadorit sovjetik në Londër se do të ishte oportune të vendosej një marrëveshje sipas së cilës qeveria sovjetike mund të ketë një rol drejtues në çështjet rumune dhe ne në Greqi. […] Natyrisht, nuk synojmë që ta ndajmë Ballkani në sfera influence […], por shpresojmë që marrëveshja e propozuar të rezultojë një instrument i dobishëm për të parandaluar çdo divergjencë politike midis nesh dhe jush në Ballkan”. Kësaj Roosevelt i ishte përgjigjur me një ftohtësi të caktuar, duke e kontestuar në thelb projektin, pasi kontribuonte në fakt që të krijonte zona të përcaktuara influence. Por përballë vrullit të Kryeministrit mbetej pak për t’u bërë. Roosevelt, që nuk kishte ndërmend të merrte pozicione zyrtare në thelb, preferoi kështu të hezitojë. Lufta do të zgjaste ende për disa muaj dhe shpresa e tij ishte ajo që të mund ta zgjidhte çështjen e sistemimit të ardhshëm global në një konferencë paqeje të veçantë. Jo rastësisht, megjithëse duke e refuzuar ftesën, u kujdes që ta paralajmërojë liderin sovjetik se nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara ishte e rëndësishme që të mund të ruhej liria e plotë e veprimit edhe pas përfundimit të konferencës.
Në mbrëmjen e mbrritjes së tyre, Churchill dhe Eden u ftuan për darkë në Kremlin nga Stalini dhe Molotovi. Qe nga fundi i darkës, e kaluar sipas asaj që lihet të kuptohet nga dokumentat e delegacionit anglez në një atmosferë gastronomike pantagruelike, që Churchill hyri menjëherë në zemër të problemit. Stalini u deklarua i gatshëm që të diskutojë për gjithçka. Tha se e kuptonte nevojën britanike për të risiguruar kontrollin e rrugëve mesdhetare dhe se donte të kishte zë në Greqi. Nga ana e tyre, anglezët duhej t’i kuptonin nevojat ruse në Rumani e Bullgari. Pasi mori një cope letër, Churchill i shkarraviti sipër termat e marrëveshjes, duke treguar përqindjet e influencës angloamerikane dhe ruse në vende të ndryshme të Europës Qendrore dhe Juglindore: Hungari 50 me 50; Rumani 10 me 90; Bullgari 25 me 75; Greqi 90 me 10; Jugosllavi 50 me 50. Stalni e lexoi pa bërë komente dhe me një laps blu shënoi një shenjë miratimi, që qëndronte për “parë”, por edhe si për një pranim thelbësor të metodës së përqindjeve. “Çështja, rrëfeu Churchill, u sistemua aq shpejt sa nuk mund të thuhet. […]. Pasoi një heshtje e gjatë. Letra e shënuar me laps ishte aty, në qendër të tavolinës. Në fund unë thashë: “Nuk do të konsiderohemi cinikë për faktin që kemi vendosur çështje kaq shumë të barsura me pasoja për miliona njerëz në mënyrë kaq të pëpritur? Le ta djegim letrën”. “Jo, ruajeni ju”, më tha Stalini. Dhe kështu bëra”.
Churchill nuk ishte i panjohur me këtë diplomaci “grafike”, të përbërë nga skema thjeshtëzuese dhe shkarravina. Gjatë takimit të tyre të parë në Moskë, në 1942, i kishte vizatuar Stalinit pamjen e një krokodili me bark të madh për t’i shpjeguar strategjine e sulmimit të forcave të Boshtit nga jugu. Por tani argumenti luftë ishte pothuajse i tejkaluar. Sigurisht, gjatë punimeve të konferencës u gjend edhe mënyra për përballimin e një teme të vështirë si kërkesa aleate për një sulm rus kundër Japonisë (foli Eden me Stalinin pak ditë më pas: Churchill ishte në shtrat me ethe). Stalini tha se ishte më shumë se i gatshëm në “thyerjen e shtyllës kurrizore Japonisë”, e mirëkuptuar pas humbjes së Gjermanisë dhe me kusht që angloamerikanët t’i siguronin furnizime dhe armë. Por çështja më urgjente për të cilën të eksponentët më të larta të qeverisë angleze qenë lëshuar midis krahëve të diktatorit gjeorgjian ishte e ardhmja e afërt e një pjese të mirë të Europës. Kështu që nuk duhet bësuar Churchill kur me një ton arrogant rrëfen se gjithçka u zgjidh sa hap e mbyll sytë. Nuk ishte në stilin e shumë dyshuesit Stalin, aq më pak në të tijin. Në fakt, diktatori sovjetik kishte shumë pak vlerësim për anglezët dhe sidomos për Churchill: “Gjëja që atyre u pëlqen më shumë është mashtrojë aleatët, i kishte shpjeguar një rrethi të ngushtë të bashkëpunëtorëve. […] Churchill është lloji i njeriut që, po nuk e pate mendjen, të vjedh lekët në xhep”.
Traktativa për përqindjet qe shumë më e gjatë. Zgjati disa ditë. Nga ana angleze, objektivi ishte i thjeshtë (megjithëse në vitet e mëpasme është spekuluar shumë dhe shpesh me tonë moralizuese lidhur me cinizmin e supozuar të marrëveshjes): t’i sqarojë Moskës objektivat – e kufizuara – e Foreign Office në rajon dhe ndërkohë të sigurojë aleatin mosbesues, në mënyrë që të shmangej një sovjetizim i të gjithë Europës Qendrolindore dhe Ballkanike. Diplomacia angleze ishte e bindur për rrezikun e përfaqësuar nga ideologjia komuniste, por mendonte se në planin politik Kremlini arsyentonte sidomos në termat e sigurisë të kufijve të tij. Nëse Stalini e kishte neutralizuar Trotskij, kjo donte të thoshte se ideja e një revolucioni botëror ishte lënë përfundimisht menjanë.
Është me ketë shpirt që, pasi kishte futur në xhep “dokumentin e përqindjeve”, Churchill dëgjoi replikën e Stalinit: Bullgaria kishte dalje në Detin e Zi, një lloj deti i brendshëm rus, kështu që përqindja duhet të ishte me madhe se 75% i shkruar në letër. Churchill e pranoi, edhe pse, siç do të shpjegojë vite më pas: “Nuk kisha menduar kurrë se marrëdhëniet tona të kaluara me Rumaninë dhe Bullgarinë do të kërkonin nga ana jonë sakrifica të veçanta”. Anglezët kishin më për zemër fatet e Polonisë dhe të Greqisë: “Për Poloninë hymë në luftë; për Greqinë kishim mbështetur përpjekje të mëdha. Qeveritë e të dyja vendeve qenë strehuar në Londër dhe ne e konsideronim veten përgjegjës për restaurimin e tyre, nëse kjo ishte vërtet dëshira e popujve të tyre”.
I sqaruar ky aspekt, detajet e traktativës ju besuan Eden dhe homologut të tij Molotov. Kur i rilexon sot këto përqindje të vjen të pyesësh sesi në realitet mund të përmblidheshin në pak shifra influenca politike, sociale dhe ekonomike e një vendi mbi një vend tjetër apo cilit detyrim i duhet përmbajtur ppër respektimin e kuotave që po përcaktoheshin. Fakti është që dy ministrat e jashtëm diskutuan goxha shumë për fraksione dhe përqindje. Përqindje të ngjashme u diskutuan nga Churchill dhe Stalini në seli të veçantë me të dy përfaqësiesit e qeverisë polake ne mërgim, atë në Londër (properëndimore) dhe atë të Lublinit (prosovjetik). Të parë do të donin një prani në qeverinë e re 80 me 20, Churchill dhe Stalini qenë të gatshëm të lejonin maksimumi 50 me 50. Në fund traktativa për Poloninë, e sapodalë nga mbytja e revoltës antinaziste të Varshavës, u reduktua në praninim e kufijve të rinj, të ashtuquajturën Linjë Curzon.
Pas disa ditësh të shpenzuara në traktativa në sallat e Kremlinit (Molotovi donte diçka më shumë në Hungari e në Jugosllavi, Eden ishte i gatshëm të lëshonte diçka në Bullgari e Rumani, por jo në Jugosllavi) marrëveshja për 5 vendet përfundoi. Aleatët siguronin një influencë prej 90% në Greqi, 50% në Jugosllavi, 20% në Hungari e Bullgari dhe 10% në Rumani. Harriman, vëzhguesi amerikan, tha atëhere dhe e ripërsëriti i dëshpëruar vite më pas në kujtimet e tij se nuk e kishte kuptuar se çfarë dreqin dëshirohej të sigurohej me ato përqindje. Një ndarje territoresh? Një ndarje të sferave të influencës? Një kontroll mbi firmimin e qeverive të reja në vendet në shqyrtim? Ndoshta dëshirohet që t’i referohej rolit të komisioneve aleate të kontrollit në 5 vendet. Por, më shumë akoma, të krijohej “një instrument i prirur që të shmangte rusët nga normalizimi (domethënë nga “komunistizimi”) i territoreve që kontrollonin ushtarakisht, duke i shfrytëzuar pikërisht praninë e trupave të tyre gjatë periudhës së armëpushimit. Dhe instrumenti qëndronte pikërisht në zbulimin Kremlinit në terma lehtësisht të kuptueshëm se cilat qenë planet britanike në secilin prej këtyre vendeve. Domethënë nuk bëhej fjalë për Anglinë që t’i braktiste në fatin e tyre Bullgarinë, Hungarinë e Rumaninë, që t’ua shiste lirë sovjetikëve në këmbim të qetësisë në Greqi, por të vepronte në mënyrë të atillë që sovvjetikët, gjatë këtyre ditëve kritike, të mos i favorizonin komunistët vendorë as në Greqi, as tjetërkund. […] Domethënë, pakti i përqindjeve nuk synonte që ta ndante Ballkanin, por t’i shmangte një ndarje të pakthyeshme, sipas kufijve politiko ideologjikë”.
Nga ana tjetër, vetë Churchill e shpjegoi me urtësinë e zakonshme në një letër për Londrën pak pas përfundimit të traktativës: “Metoda e përqindjeve nuk synon aspak që të përcaktojë numrin e përfaqësuesve që do të ulen në komisionet për vendet e ndryshmme ballkanike, por më shumë shprehjen e interesit dhe shpirtit me të cilin qeveritë e Britanisë së Madhe dhe të Bashkimit Sovjetik u qasen problemeve të vendeve të tilla; ai synon që t’u mundësojë të dyja qeverive të shkëmbejnë reciprokisht qëllimet e tyre në mënyrë lehtësisht të kuptueshme. Nuk dëshiron të jetë asgjë më shumë se një orientim dhe natyrisht as nuk i impenjon në ndonjë mënyrë Shtetet e Bashkuara, as kërkon të krijojë një sistem të ngurtë sferash interesi. Megjithatë, mund t’i ndihmohë Shtetet e Bashkuara që ta kuptojnë qëndrimin e dy aleatëve kryesorë të tyre respektivisht këtyre rajoneve kur të konsiderohen në tërësinë e tyre”.
Churchill u nis drejt Londrës më 18 tetor dukshëm i kënaqur. 10 ditët në Moskë, shkroi, qenë shënuar nga festa shumë të gjata deri në orët e para të mëngjesit dhe “nga dolli të shumta e shumë të përzemërta”. Në letrën e dërguar Stalinit, në vërtetë shumë formale, gjysma e dytë e tekstit i kushtohet krejtësisht lavdërimit të mikpritjes ruse, “me të drejtë e famshme”, dhe që e “ka tejkaluar vetveten në rastin e vizitës tonë. […] Sa në Moskë, aq edhe në Krime, ku kemi kaluar disa orë të mrekullueshme, është bërë gjithçka ishte e mundur që unë dhe anëtarët e misionit të ndjeheshim komod”. Nëqoftëse nuk është e vështiirë të imagjinohet një Churchil, hedonist të vlerësojë kënaqësitë e tryezës të ofruara nga regjimi sovjetik, ngjall në fakt ndonjë dyshim një letër tjetër, e drejtuar Roosevelt pak ditë më pas. Aty shpjegohet rezultati i punëve, i konsideruar gjerësisht pozitiv, përjashto çështjen polake ende të hapur. Por më pas letra vazhdon kështu: “Uncle Joe [ishte nofka e dhënë Stalini, shënimi im.] dëshiron që Polonia, Çekosllovakia dhe Hungaria të përbëjnë një seri shtetesh të pavarur, antinazistë dhe prorusë; dy të parët mund edhe të bashkohen. Në kundërshtim me opinionet e shprehura më parë prej tij, do të ishte i gëzuar ta shikonte Vjenën të bëhej kryeqytet i një federate shtetesh jugore gjermane, që përfshin Austrinë, Württemberg dhe Baden”. Në këtë theksim shtetesh “të pavarur, antinazistë dhe prorusë” është ndoshta vetëdija se përtej çdo triumfalizmi konferenca praktikisht kishte bërë më pak se parashikimi: Greqinë dhe asgjë më shumë. Me mbarimin e konfliktit, temperatura midis dy aleatëve do të rritet në mënyrë marramendëse, duke i bërë të kota traktativat e shkëlqyera të përqindjeve. Dhe dokumenti i mbrapshtë për Europën Qendrolindore dhe Ballkanin nuk do të ketë më shumë vlerë se ai që Hitleri i dha Chamberlain në Mynih më 1938.
(nga Storica)
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Një intervistë me Wolfgang Streeck
Kanë kaluar 2 vjet qysh kur qeveria ka aktivizuar procesin e Nenit 50. Tashmë Britania e Madhe duhet të jetë jashtë Bashkimit Europian, por përtej kapitullimit të Kryeministres përballë Brukselit në negociatat për daljen dhe shpërfilljen nga ana e Parlamentit për rezultatin referendar, a ka arsye strukturore më të thella që shpjegojnë se pse lënia e Bashkimit Europian është demonstruar kaq e vështirë? Për sociaologun dhe ekonomistin, Profesorin Wolfgang Streeck, Bashkimi Europian është një “perandori liberale”. Streeck është Drejtor i Merituar i Max Planck Institute for the Study of Societies në Gjermani. Revista “Spiked” e ka takuar për një bashkëbisedim.
Si janë zhvilluar roli dhe prioriteti i Bashkimit Europian në dekadat e fundit?
Në fillim, Bashkimi Europian ishte një organizatë për planifikimin e përbashkët ekonomik midis 6 vendeve kufitare. Planifikimi kishte të bënte me sektorë të caktuar, të kufizuar në nxjerrjen e qymyrit dhe industrinë metalurgjike, më pas edhe energjinë bërthamore, në kontekstin e kapitalizmit të drejtuar nga shteti e periudhës së pasluftës. Kështu që është transformuar në një zonë të tregëtisë së lirë, gjithnjë e më shumë e konsakruar që të përhapë internacionalizmin neoliberal, sidomos qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe forcës së punës, sipas rregullave të tregut të brendshëm.
Ndërsa rriteshin bazhdimisht numri dhe heterogjeniteti i shteteve anëtare, “integrimi pozitiv” u bë gjithnjë e më i vështirë. Në të kundërt, ka pasur një integrim “negativ”: heqja e normativave themelore që pengonin shkëmbimin e lirë brenda zonës. Pas rënies së komunizmit në 1989, Bashkimi Europian u bë një projekt gjeostrategjik, ngushtësisht i lidhur me gjeostrategjinë e Shteteve të Bashkuara në raport me Rusinë. Nga 6 vendet fillestare, që bashkëpunonin në menaxhimin e pak faktorëve kyç të ekonomive të tyre, Bashkimi Europian është bërë një perandori neoliberale me 28 shtete shumë heterogjenë. Ideja ishte ajo që të disiplinoheshin këto shtete në nivel qendror nëpërmjet detyrimit që t’i bënin të abstenonin nga ndërhyrja e shtetit në ekonomitë e tyre.
A është i reformueshëm Bashkimi Europian?
Kushtetuta faktike e Bashkimit Europian konsiston në Traktatin e Bashkimit Europian, që është praktikisht i pamundur të modifikohet, dhe në vendimet e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian, që vetëm vetë gjykata mund ta ndryshojë. Bërthama neoliberale e institucionit Bashkim Europian dhe rezultatet e integrimit europian, në qëllimet e autorëve të tyre, janë të destinuar që të jenë të përjetshëm e të pakthyeshëm. Kjo është treguar nga kundërshtimi i ashpër i Brukselit ndaj daljes së Britanisë së Madhe dhe nga qëllimi për ta bërë sa më të papëlqyeshëm që të jetë e mundur.
Kjo edhe mund të shikohet dhe ndoshta në mënyrë akoma domethënëse në paaftësinë e institucioneve të Bashkimit Europian për t’ju përgjigjur në mënyrë konstruktive kërkesave për një autonomi më të madhe kombëtare, siç konfirmohet nga kundërlëvizjet e ndryshme “populiste”. Këto lëvizje po bllokojnë sot procesin e integrimit europian dhe ekziston një rrezik i madh që këmbëngulja e Berlinit, Parisit dhe Brukselit në shtyrjen dhe zgjerimin e institucioneve europiane do të shkaktojë konflikte të rënda midis vendeve europiane, siç nuk kemi parë më nga viti 1945.
Pse kundërshtimi ndaj Bashkimit Europian shikohet si imoral?
Shumë thjesht, mendoj se natyrale neoliberale dhe gjeostrategjike e Bashkimit Europian pas1990 nuk duket i aftë që të gjenerojë asgjë të ngjashme me legjimitetin e nevojshëm me qëllim që një regjim politik të jetë i mbështetshëm. Duhet të shpiket çdo lloj narrative sentimentale për ta bërë popullsinë që të harrojë zhveshjen e politikës demokratike kombëtare që është në themelin e ndërtimit të Bashkimit Europian. Sot, ideali i internacionalizmit i së majtës liberale është kidnapuar nga antistatalizmi neoliberal dhe solidariteti ndërkombëtar identifikohet me tregun e lirë. E gjitha kjo është pastërtisht ideologjike dhe nuk flet mirë për mprehtësinë e shtresës së mesme të majtë që e ka përthithur versionin “Rrugë e Tretë” të paqes dhe të miqësisë ndërkombëtare. Për shembull, në asnjë moment të historisë së socializmit nuk gjendet ideja që punëtorët janë moralisht të detyruar që të konkurrojnë deri sa të humbasin punën me punëtorët në vende ku rrogat janë shumë më të ulëta. Në të vërtetë, solidariteti ka nënkuptuar gjithnjë që punëtorët të bashkëpunojnë, në kuptimin që të organizohen bashkë, për t’u mbrojtur ndaj tentativave të punëdhënësve për t’i vënë njëri kundër tjetrit.
Pastaj është Bashkimi Monetar Europian, që funksionon si një regjim ndërkombëtar gold-standard. Dihet qysh nga vitet ‘30 të ‘900 se gold-standard është i papajtueshëm me demokracinë dhe paqen ndërkombëtare. I vë qeveritë kundër popujve dhe popujt njëri kundër tjetrit, në konkurrencë për tregjet ndërkombëtare. Propaganda e Bashkimit Europian rekruton dëshirën për paqe dhe miqësi të popujve për t’i zhveshur nga trashëgimia e tyre institucionale më e rëndësishme: shteti – komb. Shteti – komb është vendi i vetëm për një politikë të favorshme ndaj diçkaje si një shtet rishpërndarës apo një demokraci egalitare.
Pse e majta është bërë kaq e ngjitur pas Bashkimit Europian?
Do të doja ta dija. Ndoshta sepse ngatërrojnë Bashkimin Europian me Europën? Bashkimi Europian është një ngrehinë institucionale turpërisht andidemokratike, aq kompleks sa që nuk mund të kuptohet sesi funksionon përjasht investigimet e detajuara, por edhe atëhere mund të mos kuptohet mirë se për çfarë bëhet fjalë. Kjo nënkupton që mund mund të lexohet thuajse gjithçka. Mund ta identifikosh më ëndërrat e tua personale për një botë të lirë nga barrat e historisë. Ose mund ta shikosh si personifikimin e një stili të pëlqyeshëm konsumistik jetese: të drejta pa detyrime, qarkullim i lirë, asnjë taksë, krah pune emigrant, një treg ndërkombëtar pune për të diplomuar që flasin anglisht. “Europa” është molusku personal: një park lojërash për klasën e re të mesme, bobos-ët siç i quajnë francezët: Bohémien-ët borgjezë, kozmopolitët e vetëshpallur që besojnë se duke importuar krah pune me kosto të ulët për familjet e tyre po bëjnë diçka për progresin e njerëzimit.
Shumë njerëz sot duan të lënë pas krahëve bagazhin e tyre historik kombëtar. Për shumë qytetarë britanikë, Mbretëria e Bashkuar nënkupton kolonializëm. Duket se besojnë që “Europa” nuk ka pasur kurrë koloni, kështu që duan të jenë “europianë” më shumë sesa “anglezë të vegjël”. Në Gjermani, për arsye të kuptueshme, është akoma më keq. Nëqoftëse je jashtë, kudo në botë, dhe takon dike që vjen e të thotë se vjen “nga Europa”, mund të jesh i sigurtë se është nga Gjermania.
Në çfarë mase Bashkimi Europian të kujton një perandori?
Bashkimi Europian ka një qendër dhe një periferi, me një gradient pushteti në rënie midis të parës dhe të dytës. Qendra imponon dhe bën që të respektohet rendi i saj politik dhe ekonomik në periferi, në formën e monedhës së përbashkët, “4 lirive” të tregut të përbashkët dhe detyrimit të përgjithshëm për të aderuar në “vlerat europiane”.
Veç kësaj, besnikëria shpërblehet nga transferimet fiskale, sidomos fondet strukturore dhe sociale. Qendra – qoftë kjo Gjermania vetëm apo Gjermania dhe Franca bashkë është një pikëpyetje ende pa përgjigje – i ofron mbrojtje ushtarake vendeve të periferisë në shkëmbim të besnikërisë perandorake (të shikohen sidomos Polonia dhe shtete balltike).
Vendet periferike që nuk ndjekin rregullat, si Greqia nën qeverinë Syriza, ndëshkohen nga institucionet si Banka Qendrore Europiane, ndërsa vendet qendrore si Franca i shmangen ndëshkimit. Nganjëherë, qeveri të paparashikueshme në vendet anëtare periferike zëvendësohen nga qendra me guvernatorë perandorakë, siç ka ndodhur me zëvendësimin e Silvio Berlusconi me Mario Monti në Itali, apo me zëvendësimin e George Papandreou me Lucas Papademos në Greqi. Dhe dalja nga perandoria, megjithëse e mundur, është bërë sa më e vështirë që të jetë e mundur, për të shmangur që vendet periferike të negociojnë terma qëndrimi në bllok më të përshtatsthme për situatën e tyre të veçantë.
Nëqoftëse Britania e Madhe do ta lërë ndonjëherë Bashkimin Europian, a do të arrijë ta bëjë sukses Brexit?
Varet nga ajo që nënkuptohet me sukses. Lejomëni të përqëndrohem tek e majta britanike, që duket se është në favor të Remain në mënyrë dërrmuese. Sipas meje, nuk ka të majtë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara më të demoralizuar dhe më disfatiste se majta proBashkimit Europian në Mbretërinë e Bashkuar. Arsyeja kryesore për të cilën e konsiderojnë të domosdoshme përkatësinë në Bashkimin Europian është se kanë frikë që pa të konservatorët do ta fusin në dorë vendin përgjithmonë dhe do të heqin edhe mbrojtjet minimale – absolutisht minimale – për punëtorët që duhet të mbrojnë sipas Traktatit të Maastricht. Me fjalë të tjera, besojnë se nuk do të mund të mbrojnë as standardet e copëtuara minimale të garantuar atyre nga Brukseli.
E njëjta vlen për politikën rajonale, që në Britaninë e Madhe është e financuar në pjesën më të madhe nga lëmosha e Bashkimit Europian. Edhe pse pabarazitë rajonale në Britaninë e Madhe mbesin dramatike – më të këqija se në pjesën më të madhe të vendeve europiane, përjashto Italinë – e majta proBashkimit Europian e nxit popullsinë që t’i jetë bekimeve të shpërdiruara të fondeve strukturore europiane. Supozimi duket të jetë se nëqoftëse do të hiqen këto dhurata të vogla europiane, e majta dhe ata që supozohet se përfaqëson nuk do të bëjnë asgjë, do të rrinë ulur, me rripat e sigurimit lidhur dhe do të vuajnë në heshtje. Nuk e ndaj këtë vizion.
Prej frikës nga Thatcher dhe ndjekësve të saj aktualë e të ardhshëm, e majta britanike proBashkimit Europian ua ka shitur konceptimin e parë antikapitalist pë supën e një të drejte minimale europiane pak ditë nga leja lindjes. Njerëzit mund të kërkojnë më shumë, siç kanë bërë me sukses në të gjithë vendet e tjera të pasura të Europës. Por e djathta i tregon atyre se këto masa do të nënkuptonin punësim më të pakët dhe ata duket se u besojnë. Britania e Madhe është një prej vendeve më të pasura të botës, por e majta është bindur se pasja e një politikë rajonale kërkom paratë e taksave europiane, anipse kjo nuk ka sjellë asnjë diferencë në pabarazitë rajonale.
Me t’u tërhequr nga tregu anestetikët europianë, punëtorët dhe votuesit mund të kujtojnë traditën britanike e sindikatave të fuqishme dhe një shtet social universal, të mblidhen sërish, të bëjnë greva për kushte më të mira pune dhe të zgjedhin një qeveri laburiste të denjë për këtë emër. Nëse ky mund të rezultati i Brexit, atëhere nuk do t’ia vlente barra qiranë që të paktën të “merrej kontrolli”?
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Shkrimi i publikuar nga Varesse news: Artur Bushi, pjesë e kartelit të drogës
Të rinj, të edukuar dhe të mirintegruar në territorin e Galaratës. Pra, “djem të mirë”, të paktën kështu thoshin komshinjtë e shtëpisë në “Monte Leone”, lagjen periferike të Morixhias, se ata nuk kishin vënë re asgjë. Nuk kishin vënë re as që ata djemtë e mirë të derës ngjitur ruanin dhe paketonin drogë të importuar nga Holanda, e destinuar për t’u shitur më pas në gjithë Italinë.
Bledar Debrova, shefi i të ashtuquajturës “Debli”, 34 vjeç, Ndriçim Hindraliu, i quajtur “Çimi”, 30 vjeç, Bujar Hasani i quajtur “Polpeta”, 26 vjeç, Roland Abesci, i quajtur Landi, i vitit 1964, Artur Bushi, i quajtur “Turi”, 34 vjeç, Besim Kadiu dhe Erjon Tarja, i quajtur Eri, 27 vjeç.
Një bandë e tërë dhe e vërtetë me role të mirëpërcaktuara, që për komandandin e Policisë së Shtetit në Galaratë, Franco Novati, i cili bashkë me Prokurorinë e Busto Arsizio kanë ndjekur hetimet, kanë përmendur qendrime tipike të “mafies sonë”: hierarki, organizim, kohezion, të lidhur me familjen dhe traditat.
Prej muajsh forcat e Komisariatit të Galaratës i ishin vënë pas këtij grupi. Gjithçka nisi nga operacionet e kontrollit të territorit, ku kohët e fundit ishin arrestuar disa trafikantë me kombësi shqiptare që furnizonin tregun e Galaratës.
Nga këto hetime dolën të dhëna të reja, të cilat, janë përgjime ambientale telefonike me anë të të cilave forcat e policisë arritën të rindërtonin lëvizjet dhe organizimin e grupit duke arritur deri në ndalimet dhe arrestimet për importim dhe trafikim kokaine, arrestime të lajmëruara këtë mëngjes nga prokurori Francesco Dettori dhe komandandi Franco Novati.
Një herë në katër muaj, pjesëtarë të grupit merrnin avionin dhe fluturonin për Amsterdam. Ata niseshin dhe zbrisnin në rajone të ndryshme, duke mbërritur më pas në mënyrë të ndarë në kryeqytetin holandez. Aty priteshin nga bashkëkombas të tyre, me të cilët zgjidhnin drogën, paguanin dhe ktheheshin me duart bosh.
Kokaina vinte përmes korrierëve dhe futej në apartamentin e Galaratës, ku hapej dhe paketohej për shitje. Një trafik i mirorganizuar dhe shumë fitimprurës, i cili mund të gjeneronte edhe 1 milion euro; Bledar Debrova, shefi, nga Elbasani, qyteti i tij i origjinës ishte pronar i pasurive të patundshme dhe ishte duke hapur një aktivitet të ri, biznes hotelerie.
Precedentët ishin të vegjël, dikush për shfrytëzim prostitucioni, dikush për emigrim të paligjshëm, por askush për drogë. Ndonjë krisje e vogël për ndonjë bast, por asgjë më shumë; ndonjë tjetër kishte edhe një punë të rregullt. Dy u arrestuan në flagrancë, pesë të tjerët u ndaluan nga Policia Gjyqësore.
Për shefin dhe dy prej të tjerëve ndalimi u bë në Spitalin e Galaratës: Bledar Debrova, i cili rezulton i martuar me një italiane me origjinë nga Napoli vuan në fakt nga diabeti, ndërsa dy të tjerët kishin shkuar për t’i bërë vizitë. Nga përgjimet, pa të cilat operacioni nuk mund të ishte kryer, doli se ai telefononte çdo ditë nënën e tij në Shqipëri, i shqetësuar për shëndetin e saj.
Pjesë nga shkrimi i Birn:
Banda e trafikut të kokainës, ku bënte pjesë Artur Bushi, sot Kryetar i Bashkisë së Krujës, importonte kokainë nga Holanda në Itali. Para se të bëhej deputet më 2013, policia italiane e arrestoi Bushin më 11 qershor 2010 në qytezën e Gallaratës. Ai ishte i dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, të njohur si banda e Morriggia-s. Franco Novati, një ish-komandant policie në Gallarate, i cili drejtoi hetimin, i tha BIRN se kjo bandë importonte kokainë nga Holanda në Itali.
“Kur ne i vumë nëntë prej tyre nën përgjim, ata folën për “pjesë këmbimi”, por ne e dinim se kjo qe fjala në kod për kokainën”, rikujtoi ai. Novati tha se, kokaina vinte nga Amsterdami përmes korrierëve dhe shitej me shumicë te bosët vendorë në Breshia, Modena, Luka dhe Piaçenza.
“Ne ndërhymë në transportin e fundit të 10 apo 11 kileve të kokainës nga Holanda dhe arrestuam bandën”, shtoi ai. “Ai (Artur Bushi) qe pranë bosit të bandës Morrigia”, shtoi ish-shefi i policisë, aktualisht në pension. Aktiviteti i këtij karteli droge e shpërndante drogën në të gjithë Italinë, ndërsa si epiqendër të vetën ka pasur zonën e Galaratës në Itali ku bëhej paketimi i drogës.
Operacioni për arrestimin e deputetit të sotëm të Ramës është ndërmarrë nga prokurori Francesco Dettori dhe komandandi Franco Novati.
Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Parë të partisë “Zgjidhja”, kryetari i kësaj force Koço Kokëdhima ka lëshuar një deklaratë të fortë për zgjedhjet e 30 Qershorit. Pavarësisht se kjo parti është regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale dhe ka mbledhur firmat për të garuar në bashkitë kryesore të vendit, Kokëdhima, i ka kërkuar Kongresit që të bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit, nëse në ato nuk do të marrë pjesë PD dhe LSI.
“Njerëzit me të drejtë pyesin: çfarë do bëjë Zgjidhja’? A do hyjë ajo në zgjedhjet e 30 qershorit? Në se po, a do ishte kjo diçka e drejtë? Më tej akoma; a do t’i lëmë ne në baltë mbështetësit dhe simpatizantët e thjeshtë të PD-së e LSI-së?
Ata janë shqiptarë që protestojnë të revoltuar rrugëve dhe shesheve kundër qeverisë. Seicili prej tyre ka një arsye të madhe që proteston, paçka se është ftuar nga lidershipi i PD-së dhe LSI-së”, ka nisur argumentimin përpara kongresit Kokëdhima.
Por në vazhdim të fjalës duke folur më specifikisht për krizën dhe opsionet e 30 Qershorit ai ka deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e fasadës zgjedhore që po përgatit Edi Rama.
“Një hyrje e jona në zgjedhje nuk do t’i përmirësonte standardet e tyre dhe do ta izolonte edhe më shumë PD-në dhe koalicionin e saj. Ne nuk u kemi asnjë borxh atyre.
Por zgjedhjet që nuk janë gjithpërfshirëse e përçajnë dhe e destabilizojnë edhe më keq Shqipërinë. Ndërkohë dhjetëra mijëra demokratë e mbështetës të këtij koalicioni janë vëllezërit tanë të një gjaku, janë shqiptarë që vuajnë shtypjen e tiranisë së krimit dhe korrupsionit njësoj si ne.
Ne nuk mund t’i lëmë ata vetëm përballë një qeverie antipopullore, antikombëtare dhe të korruptuar. Nuk mund të vihemi as përballë tyre. Zgjedhjet janë ngjarje të mëdha e festive në jetën e një populli; janë pikërisht për ta bashkuar dhe jo për ta përçarë e për ta lënduar atë.
Për një parti politike, pjesëmarrja në zgjedhje është jetike. Ne kemi pasoja jo të mira nëse bojkotojmë edhe këto zgjedhje, siç bëmë edhe me ato të vitit 2017. E kemi shumë të nevojshme të marrim pjesë, por këto nuk janë as zgjedhje të reformuara, as me standarde dhe as gjithpërfshirëse.
Si të tilla ato e dobësojnë Shqipërinë edhe më shumë. Për ne e para është Shqipëria dhe jo partia. Siç duket qartësisht, ende nuk janë krijuar kushtet elementare për zgjedhje të lira, të drejta e të barabarta.
Në këto rrethana unë ju propozoj të vendosim që të bojkotojmë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkojmë shtyrjen e tyre për në tetor”, deklaroi Kokëdhima nga foltorja e kongresit të partisë që drejton.