27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Nën hetim për korrupsion, blerje votash dhe drogë, ky është kandidati i Ramës për Dibrën

Kandidati për kryetar Bashkie për Dibrën, Dionis Imeraj është një tjetër emër me ‘njollë’ në CV e tij profesionale.

Edhe pse i diplomuar për Menaxhim Biznesi, dhe punonjës në Drejtorinë e  Tatim- Taksave në Peshkopi dhe më pas në Tiranë, Imeraj nuk është një figurë e pastër.

Një vit më parë Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tij pasi u akuzua për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion, ndërkohë Partia Demokratike ka ndihmuar drejtësinë me fakte që e implikojnë Dioni Imerajn në blerjen votash gjatë zgjedhjeve të fundit si dhe përfshijre në trafikun e lëndëve narkotike.

Imeraj sot pretendon të marrë postin e kryetarit të bashkisë së Dibrës e cila momentalisht drejtohet nga Muharrem Rama.

Xhaçka dhe Lleshi fikin radarët për të kaluar droga, sekuestrohen në Itali 4 milion euro kanabis

Policia italiane sekuestroi 400 kg kanabis në një gomone që po u drejtohej brigjeve të Salentos. Sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria.

Radarët që mbikqyrin detin e që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme ishin të fikur.

Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka komentuar operacionin e policisë italiane, si pasojë e të cilit u arrestuan dy trafikantët shqiptarë. Nëse do të hidhej në treg, lënda narkotike që ishte ndarë në 14 pako të mëdha, llogaritej që të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vazhdon eksporti masiv i droges drejt Italise. Radaret e ndrikull Xhaçkes dhe Gjeneral Kanabisit ishin fikur, duhet te shplodheshin pak. sb

Basha mesazh ngushëllimi familjarëve për ndarjen nga jeta të major Tanushit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta në një spital në letoni, pasi nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra gjatë misionit të tij në NATO.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha i shpreh ngushëllimet e tij babit. Nënës, bashkëshortes dhe 3 fëmijëve të komandantit Tanushi.

Postimi i Bashës

Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!

Edhe ish-kryeministri Berisha, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Në mesazhin e tij Berisha shkruan se i përulet me nderim dhe mirënjohje sakrificës sublime të komandant Tanushit.

Postimi i Berishës

Mesazh ngushellimi!

Miq, sonte u nda nga jeta komandanti i kontigjentit shqiptar ne misionin e NATOs ne Letoni, major Klodian Tanushi. Komandant Klodian Tanushi me daten 6 maj mbeti i plagosur rende ne krye te detyres nga eksplodimi i nje mine gjate stervitjes, nga i cili humbi jeten deshmorja e atdheut Zarife Hasani dhe plagosen perveç te ndjerit edhe ushtaraku Julian Kapaj.

Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te najor KlodianTanushit shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te tij dhe lutem Zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i birit, bashkeshortit, prindit te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar!

Gjithashtu nga zemra uroj sherim te plote dhe te shpejte rreshter Julian Kapajt! Sb

Major Tanushi vdiq në një spital të Letonisë si pasojë e plagëve të marra gjatë një misioni të NATO-s, ku mbeti e vdekur edhe nëntetarja Zafire Hasanaj, e cila u përcoll sot për në banesën e fundit.

Sot në 18:30 Cunami kundër Ramës, nis vërshimi drejt Tiranës!

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protestës së katërt kombëtare të opozitës së bashkuar shqiptare, kundër Rames, ish-kryeministri Berisha ka nxjerrë në faqen e tij në Facebook një video ku flitet për një cunam popullor që pritet të nisë sot në orën 18.30, përpara zyrës së kryeministrit.

“Sot Cunami i Tiranës kundër Edvinit epiqendër planetare e protestës. Rama ik!”, shkruan me rastin e publikimit të kësaj videoje promovuese ish-kryeministri Sali Berisha.

Politikat arsimore kanë dështuar

Haris VONGLI

Bilanci i dështimit të politikave arsimore është një bilanc turpi, në të kundërt shqiptarët nuk do të largoheshin për të studjuar dhe jetuar jashtë Shqipërisë. Çfarë besohet se mund të prodhojë më shumë një shoqëri ndërsa shteti nuk arrin të prodhojë dot siguri për jetën e qytetarëve dhe një edukim të shëndoshë?

133 mijë nxënës dhe studentë kanë braktisur në këto 4 vite shkollën, pra 1 në 6 nxënës dhe 1 në 4 studentë. Në arsimin e lartë janë regjistruar plot 44 mijë studentë më pak për të ndjekur vitin akademik. Këto janë shifra alarmante, pasi me këto ritme vendi rrezikon të shëndërrohet në një azil për të moshuarit.

Arsimi në Shqipëri ka sot një bilanc dështimi. Shqipëria përballet me një kolaps shokues të politikave arsimore por edhe të shoqërisë në tërësi. Arsimi në Shqipëri nuk ka arritur, në mënyrë të dukshme, të plotësojë objektivat kryesore të tij.

Ai ka për qëllim të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Këto dy të fundit, pra mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, janë dy shtyllat bazë që duhet të mbajnë në këmbë arsimin dhe për nga cilësia e tyre, këto shtylla, do të përcaktojnë gjithashtu cilësinë e arsimit e për pasojë cilësinë e shoqërisë shqiptare. Politikat arsimore në vend kanë dështuar të nxisin e të zhvillojnë artet, kulturën dhe letërsinë.

Ato kanë dështuar të formojnë specialistë të lart dhe të përgatisin shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit. Qeveria ka dështuar t’i garantojë mundësi të barabarta shtetasve të saj, për të përfituar nga arsimi i lartë dhe vazhdimësia e tij, jetëgjatësia e thithjes së dijeve. Politikat e qeverisë shqiptare kanë dështuar të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar. Ky është bilanci i arsimit gjatë 29 vjetëve tranzicion.

Një dështim që ka pasoja të rënda për zhvillimin e vendit, demokratizimin e sistemit dhe lirinë e individit, në nivel intelektual e shpirtëror.

Mobilizim i jashtëzakonshëm nga gjithë Shqipëria për Cunamin e nesërm!

“Mobilizim i jashtezakonshem nga gjithe Shqiperia per Cunamin e neserm.

Kakistokracia po dridhet, Edvin Kristaq Frika iambath ne drejtim te paditur. Fitore! sb”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

“Shqipërisë si gjithë Europa”, Këlliçi: Këtë rrugë e nisi PD në ’90 dhe do ta çojë në fund Basha si kryeministër

Keu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë takim me 300 studentë europiane të EDS (European Democratic Students), vuri theksin te fakti se, e nesërmja e të rinvje dhe e Shqipërisë është integrimi europian dhe ëndrra “e Shqipërisë së gjithë Europa”.

“Të rinjtë, studentët treguan se e nesërmja e Shqipërisë ka vetëm një rrugë, ka rrugën drejt integrimit europian dhe rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Këtë rrugë e ka nisur PD në ’90-ën dhe, bashkë me ju, do ta çojë në fund Lulzim Basha si kryeministër me mbështetjen e rinisë shqiptare”, shprehet kreu i FRPD-së Belind Këlliçi.

Në aktivitet ka qenë i pranishëm edhe djali i ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauku, të cilin Basha e ka përshëndetur veçanërisht duke i vlerësuar dhe kontributin.

Postimi i kreut të FRPD në Facebook

Jam shume i lumtur qe vetem pak muaj pasi FRPD u antaresua zyrtarisht ne organizaten e studenteve demokrate europiane EDS – organizata zyrtare e studenteve te Partise Popullore Europiane, organizojme ne Tirane mbledhjen e keshillit te EDS, ku marrin pjese perfaqesues nga vendet kryesore te BE dhe rajonit.

Anetarsimi ne kete organizate por dhe perzgjedhja e Tiranes per te zhvilluar mbledhjen e keshillit te EDS eshte nje mbeshtetje e jashtezakonshme nga grupi me i madh politik i Europes per studentet, per rinine shqiptare, te sotmen dhe te ardhmen tone. Se bashku me EDS, ne po hartojme nje program bashkepunimi mes studenteve shqiptare dhe atyre nga vendet Europiane per te fituar njohuri, eksperience por dhe rritur mundesite per suksese e karriere personale.

Sic ka thene dhe Dr. Hans-Gert Pottering, ish Kryetar i Parlamentit Europian, “Organizatat e rinise si Studentet Europiane Demokrate, kane nje rol vecanerisht te rendesishem per te luajtur, pasi te rinjte do te formesojne Europen e se nesermes”. Por per ne sic deshmoi dhe protesta studentore, te rinjte kane nje rol te rendesishem per Shqiperine e sotme e qe eshte percaktuese edhe per te ardhmen e vendit neser. Dhe per kete arsye fokusi i kryetarit te PD Lulzim Basha, qe per fatin tone te mire eshte dhe i ri, i programit te tij qeverises, jane studentet, eshte rinia, eshte punesimi dhe edukimi i te rinjve.

Ne sot jemi pjese e EDS organizates studentore me te madhe dhe me te rendesishme ne Europe duke perfaqesuar 40 organizata rinore Europiane e miliona studente. EDS ka gjithashtu nje rrjet te gjere bashkepunimi me organizata studentore nga e gjithe bota. Kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per studentet shqiptare per te ndertuar ura bashkepunimi dhe shkembimi informacioni me te rinjte europiane dhe per te shkembyer eksperiencat tona me te mira.

Kjo mbledhje e rendesishme e EDS ne Tirane vjen dhe si mbeshtetje per aksionin tone politik, per te rinjte shqiptare qe jane ngritur ne mbrojtje te vlerave te demokracise, te themelit te saj qe eshte vota e lire. Pa zgjedhje te lira s’ka Europe, me krim dhe korrupsion s’ka Europe, me politikane te inkriminuar dhe lidhur me krimin s’ka Europe. Ne nuk do ta leme Shqiperine jashte dyerve te Europes por do te largojme politikanet qe na mbajne peng ne dhe te ardhmen tone Europiane.

E pikerisht per te diskutuar hapur me njeri tjetrin e per te shkembyer idete tona, me lejoni pa humbur kohe ti jap fjalen mikut tim Virgilio, Presidentit te EDS duke e falenderuar per mbeshtetjen e tij dhe perzgjedhjen qe i beri Tiranes per organizimin e ketij takimi kaq te rendesishem.

Faleminderit.

Balliu nga protesta e Astirit: Koha kur vendosin bandat ka mbaruar, Rama e Lleshi do shkojnë pas hekurave

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, qw u lirua dje nga gjykata, ka shkuar në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët vijojnë me protestën e tyre, duke bllokuar qarkullimin në këtë zonë.

Gjatw fjalws sw tij, Balliu tha se, koha kur vendosin bandat ka mbaruar. “Rama i ka ditët e fundit, nuk ka forcë që na ndal. Shoqërimet e Ramës na bëjnë më të fortë. Tre të arrestuarit me mua, janë heronj.Të bashkohemi të gjithë bashkë më 11 maj”, tha ish deputeti Klevis Balliu.

Ish-deputeti demokrat nuk kurseu akuzat as ndaj kryeprokurores Arta Marku.

“Opozita nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe qytetarët nuk do të marrin o pjesë në zgjedhje. Sot përballë nesh janë një grup  banditësh. Sot kemi përballë një Arta Marku, e cila nuk gjen prova për të mbajtur në burg Bajrat, por gjen prova për të mbajtur qytetarët e lirë në burg.

Ditën që u arrestova unë me qytetarët, ata liruan Bajrat, sepse iu duhen për të vjedhur shtëpinë. Të gjithë nesër orën 18:30, të bashkohemi si vëllezër dhe motra të jemi përballë kryeministrisë jo për të sjellë PD në pushtet, por për të  shpëtuar kombin”, tha Balliu gjatë fjalës tek zona e Astirit.

Ndërsa një prej banorëve paralajmëroi kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshi se do të përgjigjen penalisht për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të Unazë së Re.

“Rama, Sandër Lleshi dhe të gjithë ata që kanë urdhëruar dhunë ata do të shkojnë prapa hekurave. Këta janë frikacakë, mjeranë. Ishin të armatosur deri në dhëmbë përballë grave dhe fëmijëve”, u shpreh një prej banorëve të Astirit.

Rama i bllokoi Facebook-un për 30 ditë, Genc Sejko rikthehet fuqishëm me meme

Krijimet e tij ‘shkundin’ internetin duke marrë mijëra shpërndarje. Në jo pak raste janë kthyer në burim frymëzimi dhe për emisionet satirike televizive.

Bëhet fjalë për Genc Sejkon, të riun shqiptar që jeton në Angli dhe që prej kohësh është kthyer në atë që njihet si ‘njeriu meme’. Por memet e fundit të bëra nga ai kanë detyruar ushtrinë virtuale të Rilindjes të bëjë raporte të shumta.

Kjo bëri që Facebook-u të bllokonte llogarinë e tij personale për 30 ditë.

Sot, aktivisti dhe ‘mjeshtri i memeve’ Genc Sejko i është kthyer sërish profilit të tij në rrjetin më të famshëm social dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një reagim i tiji, i shkurtër por shumë kuptimplotë.

I nxitur edhe nga situata politike, ekonomike dhe sociale në vend Sejko shprehet se: “Ky pushtet që ka frikë nga Facebook-u im, tmerrohet nga fuqia juaj”.

Më pas nuk ka munguar dhe nje meme e tija ku ka ironizuar me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, për deklaratën që bëri për vajin e palmës.

Vuçiç nxjerr zbuluar Thaçin: “Hashimi varet nga ne!”…

Radioja e njohur serbe B92, duke përcjellë një lajmë nga Tanjug, ka dhënë një deklaratë të fortë nga President ii Serbisë, i cili është drejtuar Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Me këtë deklaratë presidenti serbë ka nxjerrë zbuluar homologun e tij nga Kosova.

Ja çfarë citon Tanjug t’i ketë thënë Vuçiç Hashim Thaçit:

“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk do!”

Sipas të përditëshmes së Beogradit Blic, presidenti serb ka nënvizuar se “Vuçiç nuk ka folur kurrë për ndonjë model për Kosovën, por për arritjen e një marrëveshje”, duke komentuar kështu rreth tri komunave nga pjesa jugore e Serbisë qendrore, të quajtura Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc – (që sipas Thaçit – sqarim i voal.ch), do të aneksohen nga e ashtuquajtura Kosovë.”

“Mjaft e kam dëgjuar Hashimin se çfarë do dhe nuk do. Ti Hashim varesh nga ne. Gjërat nuk do të shkojnë në atë mënyrë. A do më lejoni mua t’ju them se çfarë nuk dua?”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Vuçiç përsëriti se ai nuk ka folur kurrë për zgjidhje por për arritjen e një marrëveshje: “Nëse ndodh shumë mirë, nëse jo, ne do ta vazhdojmë jetën.”

Vuçiç e këshilloi gjithashtu Hashim Thaçin të mos e përmendë Republika Sërbska (RS) – etnitetin serb në Bosnje-Hercegovinë.

“Unë e di, tha Vuçiç, se ti (Hashim – sqarim i voal.ch) e thua sepse Amerikanët nuk e duan RS. Unë të them ty se nuk do të lejoj një RS brenda Serbisë, dhe kjo është Kosova”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se ai ka përshkuar shumë zgjidhje të vështira dhe Prishtina të mos e harrojë këtë!

Vuçiç gjithashtu i përgënjshtroi njoftimet e Thaçit, se, sipas tij, “Hashim Thaçi i ka kërkuar Serbisë në të gjitha takimet që ata kanë patur që të njohë Kosovën së bashku me tri komunat e jugut të Serbisë.” “Më lejoni t’jua them tani, mos e çoni nëpër mend”, u tha Vuçiç gazetarëve.