22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Basha thirrje socialistëve: Bashkohuni me ne nesër ta shporrim Edi Ramën…

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha u ka bërë thirrje edhe sociaolistëve që t’i bashkohen masivisht protestës së madhe të nesërme të opozitës përballë Kryeministrisë.

Basha duke falenderuar të gjithë demokratët e Kamzës dhe të Shqipërisë për mbështetjen e pakufishme që i kanë dhënë opozitës në këto 12 javë, tha se tashmë edhe socialistët e kanë kuptuar se kush është Edi Rama dhe klika e tij e oligarkëve, ndaj janë bashkuar për ta rrëzuar.

“Mirëse ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra.

Të rinj dhe të reja demokratë të kështjellës së pamposhtur të lirisë dhe të demokracisë.

Njerëz të sakrificës së qëndresës që edhe në ditët të zeza të tiranisë së krimit frymëzuat çdo demokrat me qëndreësën tuaj.

Dua ta nis me falenderimin për atë të rinj dhe të reja që marrin stafetën blu me ngjyrat Kuqezi të flamurit tonë kombëtar, qytetarët janë në këmbë me ne jo thjesht për simbolin tonë, por tani për simbolin kombëtar të shpresës te e nesërmja që po vjen.

Mirënjohje për qëndresën epike që prej 16 shkurtit duke bërë të mundur që më bashkimin e të gjithë shqiptarëve për vetëm 12 javë ti kthejmë Shqipërisë besimin te e nesërmja, ta ndalim makthin e përditshëm dhe të përnatëshëm të organizatës kriminale të Rilindjës, tua bëjmë të qartë shqiptarëve, se orët e arrogancës, papunësisë dhe varfërisë po numërohen mbrapshht, sepse mbrapa po numërohen orët e Edi Ramës.

12 javë nuk janë një kohë e gjatë në kalendarin e një kombi, por këtu 12 javë kanë shndërruar si në pak kohë të ngjashme fatin poltik të vendit.

Kanë ndaluar për herë të parë përparimin e së keqes në çdo vatër shqiptare, kanë ndezur dritën e shpresës dhe jam këtu per ti shprehur të gjithë mirënjohjen time.

Në emrin tuaj dhe të socialistëve të Kamzës që u janë bashkuar në betejën tonë për liri edhe demokrate.

Sekreti i këtij optimizmi, i kësaj shprese është ngritur në të gjithë Sjqipërinë, e patë në Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Mallakastër, nuk jeni më një ishull, një bastion i rrethuar nga e keqja, por jeni zemra që do ta shporrni të keqen nga zemrat e shqiparëve.

Kjo që ka ndodhur në 6 vite beteje e gjysmë me të keqen kemi korrur jo pak fitore, por e keqja është bërë e gjithëpushteteshme, korrupsioni ka marrë përmasa të kosniderueshme, dera e Europës ka qenë e mbyllur.

Shkaktari i kësaj gjendjë është Edi Rama ai që ia dorëzoi Partinë Socialiste krimit

Ku me krimin ndërtoi pseudoparlamentin, kapi drejtësinë, ekonominë, me krimin ndau gjithcka, taksat e rritura në atmosferë, pasuritë nga bregdeti te nafta, gjithçka në duar të disa njerëzve”

Një apartaedi i vërtetë u vendos në Shqipëri. Niveli i aparteidit nisi këtu në Kamzë, ca nga urrejtja, e vuri këtë zonë të pestin qytet në karantinë, duke i hequr 90 përqind nga ndihma sociale, duke i hequr çdo projekt zhvillimi, duke i ngritur procese politike kryetarit të Bashkisë, por nuk ia doli, ju qëndruat.

Aparteidi nisi në Kamzë po tani është shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Demokratë dhe socialistë shijojnë të njëjtin mjerim të organizatës kriminale të Rilindjes.

Kjo sepse Edi Rama me krimin e organizuar e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tij.

Flet për Europën por ai e ka frikë Europën, se në regjimin e tij prej autoktrati nuk ka vend për vlera, por për monologje bajate.

Por ka 12 javë që shqiptarët e bashkuar në mjerimin e Ramës janë ndërgjegjësuar se zotër në shtëpitë e tyre nuk mund të jetë Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët.

Të gjithë duan një qëeberi që nuk i rreh, nuk i masakron, nuk i çon pas hekurave, aty ku duhet të ishte Edi Rama me kriminelët e tij.

Pjesërmarrje, përballje, qëndresë, ky është sekreti i demokratërev të Kamzës,

Me gjithë furinë e tij, pushteti i Ramës nuk ju thua në 6 vite.

Tani ky mësim është realitet kombëtar. Ndaj përballja është çelësi që do të hapë të nesërmen për çdo të ri dhe te re”.

Ministrja që urren shkencën dhe kërkon që ta djegë Akademinë e Shkencave

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj Ministres së Arsimit Besa Shahini duke e akuzuar atë se kërkon të djegë Akademinë e Shkencave.

Vasili pasi citon deklaratën e Shahinit e akuzon atë se “e urren shkencën egërsisht se është pasqyra e padijes së vet proverbiale, që s’gjeti vend gjëkundi në Kosovë.”

Postimi i plotë i Vasilit

Shkollepakta e Ministrise se Arsimimit tamam si druvari qe therret:dru me pre.

Do me pre dhe me e djeg fare Akademine e Shkencave dhe pastaj ta beje hi e ta shperndaje neper akademite e tjera neper Ballkan.

Zot na ruaj nga gjëma e shkollepaktes,qe e urren shkencen egersisht se eshte pasqyra e padijes se vet proverbiale,qe s’gjeti vend gjekundi ne Kosove.

Shkollepaktes i jane vene ne krah dhe analfabetet e parlamentit,qe po pergadisin turren e druve per te djegur shkencen me firmat e tyre ne ligjin qe e gllaberon shkencen.

I sigurte eshte vetem ngazellimi i shkollepaktit, qe ka siper vetes… ne krye te qeverise, i cili kur sheh pjellat e veta qe presin,shqyejne dhe gllaberojne shkencen eksitohet.

Lexojeni cfare shkruan kjo profane:

Dëgjoni Kavajën, Shkodrën e Gjirokastrën, shikoni nesër Tiranën në betejën pa kthim…

Gjatë takimit në qytetin e Kavajës, Lulzim Basha e quajti protestën e nesërme, si më vendimtaren për fatet e vendit.

Ai premtoi rritje pensionesh dhe çlirim të biznesit, gjëra që sipas kreut demokrat janë të mundshme nëse largohet klika në pushtet.

“Do të çlirojmë biznesin nga taksat, do të evropianizojmë Arsimin dhe shëndetësinë, do të rrisim ndihmën ekonomike e do të rrisim pensionet për çdo shqiptar. Të gjitha janë të mundura kur të rrëzojmë Shqipërinë e frikës e të ndërtojmë Shqipërinë e lirisë e si gjithë Europa”, tha Basha.

Duke uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, Basha shtoi se, kush lufton për kauzë të drejtë e ka shpërblimin e madh, sidomos në këtë muaj të shenjtë.

“Pala tjetër do bëjë gjithçka për të ruajtur asetet e paligjshme. Kërkojnë të na lodhin por e kanë gabim. Dëgjoni Kavajën, Shkodrën e Gjirokastrën. Shikoni nesër Tiranën. Shqipëria, me bekimin e Zotit, me punën e ndershme, ky do të jetë destini final.

Nesër në betejën pa kthim, në këtë muzg, para faljes, uroj besimtarët për një agjërim të lehtë e të pranuar. Në këtë muaj të shenjtë i madh është shpërblimi për ata që luftojnë për kauzën e drejtë. Mirësevini nesër në Tiranë”, u shpreh Lulzim Basha.

Basha thirrje qytetarëve: Nesër të gjithë në shesh, fitorja e kësaj beteje është fitore për jetë a vdekje!

Gjatë takimit të tij në Kavajë, kreu i PD, Basha bëri një lidhje me muajin e Ramazanit, historikun e qytetit të Kavajës dhe se si nisi në këtë qytet organizimi për protestën e madhe të 16 Shkurtit.

“Në këtë muaj të bekuar të shpresës e sakrificës, nuk ka rastësi. Këtu janë gjenezat e ditëve të bardha për shqiptarët. Këtu nisi edhe revolta antikomuniste që rrëzoi regjimin e Enver Hoxhës. Këtu ishte qëndresa në ditët e vështira, dy vite më parë. Por jo në Kavajë.

Ata u bashkuan dhe i treguan vendin. Këtu e ka gjenezën edhe diçka tjetër, që nuk ka përfunduar dhe që e ka gjenezën. Këtu nisi protesta e 16 shkurtit për ta ndarë Shqipërinë nga qeverisja me krimin. Dita e parë nisi nga Kavaja. Zoti ju bekoftë ju. Zoti e bekoftë Kavajën. E bekuar ishte ajo ditë, i bekuar ishte ai fillim vetëm 12 javë më parë, Shqipëria vijonte lëngimin 6-vjeçar”, u shpreh Basha.

Lideri i opozitës së bashkuar ftoi edhe një qytetarët e Kavajës dhe Rrogozhinës që ti bashkohe protestës së opozitës, nesër para kryeministrisë në ora 18:30.

Ai shtoi se, kjo nuk është betejë për pushtetin e Lulzim Bashës, por për të ardhmen e Shqipërisë.

“Fitorja e kësaj beteje është fitore për jetë a vdekje. Jo për pushtetin e Lulzim Bashës. E gjithë Shqipëria e di, e gjithë Europa e di, ne jemi sot mazhoranca e re morale dhe numerike e Shqipërisë. Nuk jemi thjesht për rotacion politik, por për një transformim të thellë që do ti japë fund tranzicionit të tejzgjatur. Nuk jemi këtu për 4 apo 8 vitet e ardhshme.

Ne jemi në betejë për 10 e 15 vitet e ardhshme që fëmijët e Kavajës e gjithë Shqipërisë që kurrë mos përjetojnë padrejtësinë, varfërinë e mjerimin. Në këtë askush të mos ketë frikë veç Zotin dhe qeveria të ketë frikë qytetarët”, tha Basha, duke cituar edhe Jefferson: ‘Liri është kur qeveria ka frikë qytetarët. Tirani është kur qytetarët kanë frikë qeverinë’.

“E nesërmja është një ditë shumë e rëndësishme. Dita kur Shqipëria e frikës dhe korrupsionit po shpreson ta lodhë popullin dhe nga ana tjetër Shqipëria e shpresës, e besimit në Zot e të nesërmes më të mirë, Shqipëria e lirisë dhe demokracisë bëhet gati për një përballje finale, pa kthim pas, për ti marrë vendin tonë, fatet tona, nga dora dhe për ti bërë të gjithë shqiptarët zot në shtëpitë e tyre, zot në Shqipërinë tonë”, deklaroi Basha.

Basha nga Kavaja: Londra e Berlini folën qartë, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë!

Pas Kamzës, kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me qytetarët e qytetit të Kavajës.

Një ditë para protestës së katërt të madhe kombëtare, lideri i opozitës ftoi kavajasit dhe rrogozhinasit ti bashkohen opozitës së bashkuar nesër në Tiranë.

“Dita e nesërme, bashkimi më i madh i shqiptarëve në Tiranë në 18.30, kundër diktaturës dhe korrupsionit. Rama ik. Rama ka mbaruar e duhet të mbarojë për Shqipërinë Europiane. E do ta bëjmë si gjithë Europa. Më në fund Europa e ka dëgjuar britmën e lirisë”, e nisi fjalën e tij Basha. Sipas tij, nuk do të lejohen më zgjedhje farse në asnjë qendër votimi.

“Messazhet e Europës kur nuk janë dëgjuar më të qarta e më të prera. Ka folur Londra e Berlini, zgjedhje pa PD dhe opozitën nuk do të ketë as sot, as më 30 qershor. Ta dëgjojë klika në pushtet. Shqiptarët e bashkuar kanë për të triumfuar. Në asnjë lagje, në asnjë fshat e në asnjë qytet nuk do të lejohet një farsë tjetër”, shtoi lideri i opozitës.

Basha: Për të larguar kasapin e zgjedhjeve, nuk ka më Shqipëri të kuqe dhe Shqipëri blu. Më 11 Maj Shqipëria është kuqezi, e bashkuar me PD në Tiranë.

Jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit, në prag të rrëzimit të klikës më kriminale qe ka njohur vendi në 30 vjet, në muzg të rregjimit më të korruptuar. Ndonëse në këtë shesh valëviten flamuj të PD ka edhe vëllezër e motra socialist mallakstriotë që nuk kanë gjë të përbashkët me rilindjen që i braktisi dhe i mashtroi. Edhe socialistët kanë të njëjtat halle si demokratët, paguajnë të njëjtat çmime të rritura, por janë dyfish të zhgënjyër se sollën në pushtet një njeri që e ndau pushtetin me krimin. 11 maji është parathënia për bashkimin më të madh të shqiptarëve, tek të cilët ka lindur shpresa dhe besimi se së bashku do të rrëzojmë Shqipërinë e frikës dhe do të ndërtojmë Shqipërine e shpresës.

Nuk ka më Shqipëri blu dhe Shqipëri të kuqe. Shqipëria kuqezi është bashkuar me PD. Me ne janë bashkuar edhe socialistët, që duan ta shpëtojnë vendin dhe partinë e tyre nga uzurpimii krimit. Përballë në këtë betejë është Shqipëria e shumicës, e dhunuar, e varfëruar, përballë një Shqipërie të pakicës, që pasurohet në kurriz të Europës.

Sot, në Ditën e Europës, këto dy Shqipëri të shqiptarëve të shpunësuar, të tradhëtuar dhe të një grushti njerëzish që grabisin naftën mineralet, bregdetin, nuk rrinë dot bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të largohet. Që Shqipëria europiane të qëndrojë, duhet që Shqipëria europiane të fitojë betejën e nisur më 16 shkurt: zotër në shtëpitë tuaja nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetëm ato do ta presin nyjen e qeverisë me krimin dhe oligarkët dhe do t’u japë shqiptarëve një qeveri, që punon për qytetarët.

Më 11 Maj në Tiranë të bashkohemi të gjithë për të larguar këta politikanë të korruptuar që janë bërë më të pasur me sheikët duke grabitur pasuritë e shqiptarëve, të realizojmë qeverinë tranzitore, pa kasapin e zgjedhjeve, pa Edi Ramën kryeministër.

Trafiku i drogës/ Gjykata e Katanias pritet të marrë vendimin për Habilajn, çfarë do të ndodhë me Tahirin?

Moisi Habilaj do të dalë para trupit gjykues të Gjykatës së Katanias ditën e premte më datë 17 maj 2019.

Gazetarja e Rtv Ora në Romë, Alba Kepi ka komunikuar me studion e avokatisë të Moisi Habilaj, e ka konfirmuar se më datë 17 maj do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Moisi Habilaj gjatë të cilës avokatja e tij do të paraqes mbrojtjen kundër akuzave të klientit të saj.

Është kjo seanca e fundit gjyqësore para marrjes së vendimit të shkallës së parë ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve.

Gjithashtu gazetarja e RTV Ora në Romë ka zbardhur dhe datën kur Gjykata e Katanias ka përcaktuar të shpreh vendimin ndaj Moisi Habilaj dhe të arrestuarve të tjerë të bandës së tij, vendim ky që pritet të jepet  ditën e mërkurë datë 19 qershor 2019 ora 15.00.

Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar Italo -shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlere mbi 20 milionë euro.

Arrestimi  15 anëtarëve të këtij grupi u krye në kuadër të Operacionit të koduar “Rosa dei Venti” i ekzekutuar nga autoritetet italiane më 14 tetor 2017.

Në dosjen hetimore të antimafias italiane është përfshirë dhe i ish ministri i brendshëm Sajmir Tahiri. Por për drejtësinë italiane aktualisht ai nuk është më person nën hetim.

Seanca e shkuar gjyqësore e datës 12 mars ku morën fjalën avokatët mbrojtës të anëtarëve  të tjerë të bandës, u zhvillua e blinduar me dyer të mbyllura.

Ndërsa në seancën e datës10 dhjetor të 2018 prokurori Antonio Bonono kërkoj dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg.

Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg

Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.

Fatmir Minaj, pezullohet gjykimi ndaj tij e aktualisht është në gjëndje të lirë

Antonio Riela 15 vite burg

Angelo Busacca 8 vite burg

Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit

Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg

Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit./Alba Kepi, Rtv Ora/

SHBA-të konfiskojnë anijen e Koresë së Veriut për shkelje të sanksioneve

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar një anije mallrash koreanoveriore për shkelje të sanksioneve amerikane dhe atyre të OKB-së, nëpërmjet eksportimit të qymyrgurit.

Divizioni për Sigurinë Kombëtare i Departamentit amerikan të Drejtësisë u shpreh sot nëpërmjet një deklarate se anija ishte duke iu afruar ujrave territoriale amerikane dhe saktësoi se e njëjta anije është konfiskuar njëherë në prill të vitit 2018 nga autoritetet detare të Indonezisë.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, John Demers, tha se “kjo anije që thyen sanksionet është tashmë jashtë loje”.

Anija, e njohur me emërtimin “Wise Honest”, konsiderohet ndër anijet më të mëdha të transportit të Koresë së Veriut. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara konfiskojnë një anije koreanoveriore për shkelje të sanksioneve.

Monitoruesit e OKB-së thanë se kur kjo anije u konfiskua vitin e kaluar, ajo po transportonte 25 mijë tonë qymyrguri me një vlerë prej rreth 3 milionë dollarësh. Në të kaluarën, Koreja e Veriut e ka përdorur këtë anije edhe për të transportuar makineri të rënda.

Krerët e BE-së diskutojnë të ardhmen e unionit në Sibu

Dy javë para zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE- në Sibiu të Rumanisë konsultohen për kursin e ardhshëm të unionit. Në sfondin e ec e jakeve për Brexit në takimin e nivelit të lartë të BE-së në Sibiu kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtarë synojnë në radhë të parë të demonstrojnë unanimitet.

Grindja për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja e ka frenuar zellin e reformave në union. Megjithatë ose pikërisht për këtë arsye në tryezën e bisedimeve në samitin në Sibiu në Rumani do të shtrohen për diskutim një sërë ideshë për ripërtëritjen.

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive në një “deklaratë të Sibiut” duan të theksojnë vlerat themelore të BE-së si demokracia, shteti ligjor dhe drejtësia. Ata shprehen fuqishëm për bashkëpunimin korrekt dhe një rol më të fuqishëm të Europës në arenën ndërkombëtare.

Në Sibiu gjithashtu do të shqyrtohet edhe “agjenda strategjike” për pesë vitet e ardhëshme. Për këtë Komisioni i BE-së ka paraqitur një listë sfidash që nga migracioni e deri tek digjitalizimi dhe politika ekonomike e mbrojtja e mjedisit. Të 27 qeveritë duan që ta vendosin këtë agjendë në samitin e BE-së në qershor dhe tani paraprakisht të demonstrojnë unanimitetin në Sibiu me deklaratën e samitit.

Në takim marrin pjesë të 27 vendet pa Britaninë e Madhe. Britania e Madhe do të duhej të shkëputej qysh në mars nga unioni. Por deri tani ende nuk ka një mazhorancë në dhomën e ulët të parlamentit britanik për të pranuar marrëveshjen e negociuar me BE-në për daljen nga unioni. Si rrjedhojë afati i daljes është shtyrë deri nhë fund të tetorit.

Shumë pjesëmarrës vijnë në këtë samit me kërkesa për reforma. Kancelari austriak Sebastian Kurz kërkon vendime më të shpejta, një Komision të zvogëluar të BE-së dhe rishqyrtimin e marrëveshjeve të BE-së. Në twitter para samitit ai shkruan: “BE-ja ka nevojë për një ndryshim gjeneratash dhe një marrëveshje bashkëkohore të BE-së”. Ai shton, se “Ne duhet të biem dakord për rregulla të qarta loje, në mënyrë që BE-ja në shekullin e 21 të jetë e aftë për të vazhduar të jetë e sukseshme.”

Politikani socialdemokrat Jo Leinen kërkon, që BE-ja përmes një detyre të parimit të unanimitetit të jetë më e aftë të veprojë. Europa duhet të flasë me një zë dhe nuk duhet të lejojë që të përçahet nga politika e fuqive të mëdha SHBA, Rusi dhe Kinë, deklaroi Leinen.

Në sfondin e sfidave të tilla si mbrojtja e klimës, migracioni apo tregtia jo e balancuar botërore “BE-ja nuk mund t’i përballojë më bllokadat e vazhdueshme të vendeve të veçanta”.

Thirrja e krerëve të shteteve për zgjedhjet
Preisdenti i Gjermanisë, Frank-ëalter Steinmeier, dhe njëzet presidentë të tjerë të vendeve të BE-së përmes një apeli të përbashkët vlerësuan zgjedhjet që janë në prag për Parlamentin Europian. Ata së bashku u bëjnë thirrje qytetareve dhe qytetarëve duke kërkuar “një BE të fuqishme dhe të aftë për veprim me institucione të përbashkëta”, shkruan gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Edhe ekonomia gjermane kërkon pjesëmarrje në zgjedhjet europiane. Në një deklaratë të përbashkët të Shoqatës së Industrisë BDI, unionit të punëtorëve BDA dhe Kongresit të dhomave të Tregtisë dhe Industrisë DIHK thuhet, se të gjithë qytetarëve u bëhet thirrje ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, shkruan “Süddeutsche Zeitung”.

Kërkohet një kryetar për Komisionin e BE-së
Në samitin e Sibiut nën presidencën e Rumanisë do të diskutohet edhe çështja e personelit të ardhshëm në Komisionin e BE-së. Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE-së duhet të bien dakord pas zgjedhjeve nga 23 deri më 26 maj për një president të ri të Komisionit. Ndaj në Sibiu pritet të diskutohet edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Si kandidat i partisë popullore europiane mund të ketë shanse për këtë post të rëndësishëm politikani kristiansocial Manfred Weber. Zgjedhjet europiane zhvillohen nga 23 deri më 26 maj. Në Gjermani votimet janë më 26 maj.

Përpjekjet e Kinës për të zbutur konfliktin tregtar

Pavarësisht doganave të reja ndëshkuese, Kina dhe SHBA vazhdojnë bisedimet për grindjen tregtare. Mysafirët nga Pekini bëjnë thirrje për të qenë të arsyeshëm e i dorëzojnë “një letër të bukur” presidentit Trump.

Zëvendëskryeministri kinez, Liu He shpreson për një “shkëmbim të hapur dhe të arsyeshëm mendimesh”, siç është shprehur ai. Në fillim të takimeve dyditore në Uashington, ai bëri më se të qartë, se shpreson tek ujdia. Rritja e doganave nuk është zgjidhje, sipas tij.

Ndërkohë SHBA forcojnë presionin ndaj Kinës. Nga mëngjesi i të premtes, sipas të dhënave të autoriteteve amerikane do të ngrihen me 25% doganat për produkte të caktuara kineze në vlerë 200 miliardë dollarë. Më parë doganat e importit ishin vetëm 10%. Qeveria në Pekin bëri të ditur në një reagim të parë se do të ketë “kundërmasa të nevojshme”.

Tregjet nervozohen
Raundin e parë të bisedimeve të dyja vendet e përfunduan të enjten (09.05.). Të premten bisedimet vazhdojnë. I ngarkuari amerikan për tregtinë, Robert Lighthizer dhe ministri amerikan i Financave, Steven Mnuchin kanë zhvilluar konsultime me presidentin Trump për ecurinë e bisedimeve me palën kineze.

Ndërkohë Trump e cilësoi si të mundur që grindja tregtare, e cila gjithnjë e më shumë po nervozon tregjet financiare, të marrë fund që këtë javë. Ai ka marrë “një letër të bukur” nga presidenti kinez, ka thënë Trump, ku nënvizohet, se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë e të shohin nëse do ta arrijnë rezultatin.

Kina u heq vizë kërkesave kryesore amerikane
Deri në fundjavën e shkuar kishte mjaft sinjale për ujdi mes palëve në grindjen tregtare. Por në fund pati një përplasje të fortë për formulimet e një drafti të marrëveshjes. Funksionarë të lartë amerikanë kanë bërë të ditur, se Kina u tërhoq gati në të gjitha pikat.

Në draftin 150 faqesh, Pekini kishte fshirë sistematikisht pasazhe që ishin kërkesat kryesore të palës amerikane. Këtu bënte pjesë hapja e tregut kinez, mbrojtja më e mirë nga pirateria dhe më pak burokraci në transferimin e teknologjisë në Republikën e Kinës. “Ata e rinegociuan marrëveshjen”, tha Trump të enjten. “Këtë nuk mund ta bësh”.

Para përkrahësve në Florida, presidenti Trump akuzoi Kinën për vjedhje të punës të amerikanëve. Këtë SHBA nuk do ta pranojë, tha Trump.

11 maji do të na mbledhë në Tiranë që jetët tona të mos kontrollohen nga krimi…

Nada MEÇORAPAJ

Sot sezoni turistik ne Vlore, u hap me nje plagosur. Nje kalimtar, pa lidhje me ngjarjen, provoi ne trup pasojat e rendit te dale jashte kontrollit, te kontrollit te marre ne dore nga krimi, te krimit qe ka kapur timonin dhe tepsine e pushtetit.

Kjo eshte klima ne Vlore e Shkoder, ne Elbasan e shumekund. Ne kete klime Edi Rama kerkon te zhvilloje edhe zgjedhjet.

11 maji duhet te na mbledhe ne Tirane. Per t’i thene Jo nje regjimi qe ka humbur kontrollin mbi territorin dhe mbi veten.

Qe jetet tona te mos kontrollohen nga rastesia dhe krimi!

Qe Vlora dhe Shqiperia te pushojne, duhet te cojne me pushime Ramen!