17.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Përplasja me armë në Vlorë, reagon Shehaj: Strategji e Ramës që…

Ish-deputeti i PD për Vlorën, Agron Shehaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur gjatë ditë së sotme në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur një qytetar.

“Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit”, shkruna Shehaj në shensimin e tij ne facebok.

Policia e Shtetit është kthyer në një polici politike, shkruan ish deputeti demokrat.

Postimi i plotë

Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit.

Atentati i sotëm në mes të Vlorës, jo vetëm rrezikoi jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe ka shtuar pasigurinë e tyre, por i ka dhënë goditje turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik. Nëse krimi nuk luftohet pasojat janë shkatërruese për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve.

Përplasjet kriminale në mes të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e kudo janë gjithashtu dëshmi e kthimit të Policisë së Shtetit, nga polici që lufton krimin dhe shkelësit e ligjit, në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama, protestuesve kundër krimit, qytetarëve që kërkojnë drejtësi, kundërshtarëve politike që luftojnë për demokraci dhe drejtësi.

Studentët nisin revoltën, bojë kokës rektorit në Shkodër

Studentët e Universitetit të Shkodrës i kanë hedhur paraditen e sotme një shishe bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Faxweb.al Bekteshi është sulmuar nga një studente, ndërsa është gjetur i papërgatitur.

Ky akt i sotëm vjen pasi ishte mbledhur komisioni i etikës, në të cilin do të merrej vendimi për studentët të cilët dhunuan pak kohë më parë derën e Universitetit të Shkodrës.

Duket se pas protestave të dhjetorit që u shuan në mënyrë tinzare nga qeveria Rama, studentët po gjejnë guximin dhe po riorganizohen sërish, pasi deklarojnë se kërkesat e tyre vijojnë të mbeten të paplotësuara.

Jo më larg se dje edhe studentët e Korçës iu rikthyen proptestave të tyre, ku pezulluan për një orë mësimin. Ata thanë se në rast se nuk ka reflektim nga drejtuesit e universitetit dhe ministria situata do të përshkallëzohej.

Afera 50 mijë euro e Donika Prelës, e kapi SHIK, e shpëtoi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike ka përmendur për herë të parë një histori, e cila mund të gjendet në sirtarët e mbyllur të Prokurorisë.

Në një takim të zhvilluar në Korçë më herët gjatë kësaj jave, Basha deklaroi se “Donika Prela e cila duhet të ishte sot në burg për pastrim parash. Në vend që të jetë e dënuar për pastrim parash është kryeprokurorja anti-amfia. Kjo do ta hetojë mafian?! Paturpësia e parave?! E akuzuara që merrte vetëm për të liruar një njeri 50 mijë euro. 50 mijë euro për një njeri. E kapi SHIK dhe e shpëtoi Edi Rama”.

Opozita nuk ka shprehur asnjëherë vlerësim për Donika Prelën, për shkak se ajo konsiderohet si përgjegjëse për bllokimin e dosjeve hetimore “339” dhe “184”, në të cilat rezultojnë përgjime të zyrtarëve të lartë të qeveritarë me eksponentë të grupeve kriminale, në të cilat diskutohej për vjedhje dhe blerje votash në favor të Partisë Socialiste.

Por, detaji “50 mijë euro” për Donika Prelën është i ri në fjalorin politik dhe, mesa duket, duhet të jetë informacion që ka mbërritur së fundmi në zyrën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Kreu i opozitës nuk përmendi detaje të tjera nga informacioni që mund të ketë në dispozicion. Gjithashtu, nuk është e qartë nëse “korrupsioni 50 mijë euro” i referohet periudhës që Donika Prela po drejton Krimet e Rënda apo kohës kur ushtronte funksionet në prokurorinë e Durrësit.

Ky dokument, për të cilin ka të dhëna indirekte se ekziston, nuk ishte pjesë e procesit të Vetingut të Donika Prelës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit \(KPK) konfirmoi në detyrë prokuroren Prela, në një proces shumë të dyshimtë, i cili përfundoi në Shkurt 2019.

Në vendimin përfundimtar, KPK deklaroi se kishte kryer verifikimet për Donika Prelën në tre kriteret; pasurinë, aftësitë profesionale dhe integritetin personal.

Përtej pikëpyetjeve mbi pasurinë, KPK deklaroi gjithashtu se Donika Prela kishte figurë të pastër, e konfirmuar kjo edhe nga raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Raporti i DSIK, i deklasifikuar pjesërisht pasi Donika Prela u konfirmua në detyrë, zbuloi një detaj tjetër “kompromentues”.
DSIK kishte konstatuar “përshtatshmërinë” e Donika Prelës për vijimin e detyrës. Por, këtë konkluzion e kishte arritur “pa përgjigjen e një prej 3 autoriteteve Verifikuese, konkretisht të Shërbimit Informativ të Shtetit”.

Pra, DSIK dhe më pas Komisioni i Vetingut, e kanë konfirmuar në detyrë Donika Prelën pa u njohur më parë me të gjithë dokumentat që ekzistojnë mbi emrin e saj, duke shmangur informacionet e mundshme që ekzistonin në zyrat e SHISH.
Është e paqartë nëse Shërbimi Informativ nuk ka dorëzuar raportin e tij për Donika Prelën apo DSIK dhe më pas Komisioni i Vetingut kanë zgjedhur të mos presin përgjigjen nga shërbimi inteligjent.

Në të dy rastet, ky detaj, kompromenton institucionet e rivlerësimit, si edhe i jep besueshmëri më të madhe informacionit të publikuar nga Lulëzim Basha, për ekzistencën e një dokumenti të Shërbimit inteligjent shqiptar lidhur me veprimet korruptive të Donika Prelës.

“Boldneës.al” ka raportuar rreth një vit më parë për ekzistencën e një dokumenti të Shërbimit Informativ Shtetëror, në të cilën kompromentohej drejtuesja aktuale e Krimeve të Rënda.

Nga të dhënat indirekte të asaj kohe, kishte dyshime se një informacion i Shërbimit Informativ për rast korrupsioni për Donika Prelën kishte mbërritur në Prokurorinë e Durrësit. Më tej, nuk dihet fati i atij dokumenti.

Si rregull, nëse SHISH ka dorëzuar material në prokurorinë e Durrësit, atëherë ai duhet të jetë kaluar për kompetencë në një prej prokurorive më të afërta, për shkak se Donika Prela ka ushtruar funksionet si prokurore në Durrës.

“Boldnews.al”

3 zëvendësuesit e mundshëm të Allegrit

Mauricio Pochettino, Gian Piero Gasperino dhe Leonardo Jardim raportohet se janë tre trajnerët të cilët Juventusi po i konsideron si zëvendësues të mundshëm të Massimiliano Allegrit.

Sipas La Republiccas, Juventusi e sheh trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon, si alternativën e përsosur për Pep Guardiolën e Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

Argjentinasi e ka drejtuar skuadrën e Tottenhamit drejt finales së parë në histori të Ligës së Kampionëve, pa shpenzuar as edhe një vend në dy afatet e fundit kalimtare.

Për më tepër, një pjesë e familjes së tij ka prejardhje nga Torino dhe së fundi ai sugjeroi se do të largohet nga Tottenhami nëse arrin ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, ku do të përballet me Liverpoolit më 1 qershor.

Ndërsa, Sport Mediaset raporton se “Zonja e Vjetër” e do kthimin e Gian Piero Gasperinos, i cili ka arritur ta përmirësojnë Atalantan aq sa ta arrijë pozitën e katër në tabelën e Serisë A, të cilën e mban aktualisht.

Ish-trajneri i Genoas e filloi karrierën e tij si futbollist profesionist me Juventusin dhe ai i kaloi nëntë sezone aty, si trajner i ekipit të të rinjve, mes viteve 1994 dhe 2003.

Së fundi, Corriere della Sera shkruan se menaxheri Jorge Mendes ua ka ofruar drejtorëve të Juventusit Leonardo Jardimin. Portugezi u kthye në Monaco në janar, pas dështimit të Thierry Henrys.

Megjithatë, para se të shkarkohej nga pozita e trajnerit të Monacos dhe të zëvendësohej nga Henry, Jardimi kishte arritur ta fitonte titullin e Ligue 1 me Monacon dhe të shkonte deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në vitin 2017.

Grabitet dhe dhunohet në banesën e tij mjeku, Albrahimi, policia nuk ekziston

Mjeku Kujtim Albrahimi, banesa e të cilit ra pre e grabitësve gjatë natës së kaluar ka treguar detaje rreth ngjarjes. I traumatizuar dhe në gjendje shoku, Albrahimi ka treguar se grabitësit ishin profesionistë dhe kishin arritur të fiknin sinjalin e alarmit.

Ai tregon më tej se nga goditjet që ka marrë si pasojë e përleshjes me grabitësit, i është mbyllur njëri sy.
“Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë. Nga goditjet më është mbyllur njëri sy,”– mësohet të ketë thënë mjeku për Balkanweb.

Rreth orës 03:00 gjatë natës së kaluar, persona ende të paidentifikuar janë future në shtëpinë e gjinekologut Kujtim Albrahimi, i cili ndodhej bahskë me gruan e tij dhe kanë grabitur rreth 12 milionë lekë dhe bizhuteri.

Deri më tani mësohet se në prang aka rënë një elektricist nga Kruja, i cili dyhsohet të jetë një prej grabitësve.
Albrahimi ka qenë më parë edhe drejtor i spitalit të Librazhdit.

Skandali për zhbërjen e Akademisë së Shkencave, letërkëmbimi i Akademikut Fuga me ministren Shahini

Nga Artan Fuga

Skandal! Ministria Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e akademisë të shkencave të Shqipërisë ! Lexojeni!

Besa Shahini: Përgëzoj nismën e deputetëve për ta çuar përpara reformën në Akademinë e Shkencave! Ka kaluar shumë kohë qëkur ka filluar debati për reformën dhe sot duhet të shohim frytet e saj!

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka facilituar procesin e hartimit të një projektligji të ri, i cili do të mundësojë modernizimin e Akademisë duke themeluar një grup pune me anëtarë të Akademisë.
Grupi i punës ka hartuar projektligjin reformues, të cilin duhej ta nisja për mendim në Këshill të Ministrave.

Por meqë debati mbi të nuk kishte shterruar dhe kishte ende zëra për ndryshime të mëtejshme, jam e lumtur që me nismën e deputetëve ky dokument shkon direkt në parlament, aty ku përplasen idetë e ndryshme me qëllim arritjen e një teksti të vetëm ligjor ku përfshihen elementët më të mirë!

Do të jem edhe unë pjesë e këtij debati ku do të paraqes idenë time për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.

Artan FugaPershendetje zonja Besa Shahini, unë mendoj që nuk ka vend fare për të qenë e lumtur kur është fjala për këtë dështim tuajin spektakolar dhe të ministrisë që drejtoni. Ju ishit ngarkuar të përgatisnit dhe të çonit bashkë me akademinë e shkencave projektligjin në qeveri dhe ju nuk e bëtë këtë gjë. Sepse ju nuk arritët dot t’a mbanit përgjegjësinë që ju takonte! Sepse me urdhër ua morën iniciativën që kishte arritur në fundin e saj. Ju nuk keni pasur as guximin që të publikoni rezultatet e konsultimit me komunitetin e universitarëve të vendit, as të bëni publike atë. Ju nuk keni mundur as të realizoni integrimin e platformave alternative sipas porosisë që Ju kishte dhënë kryeministri Juaj!

Ju as keni pranuar t’i dëgjoni zërat kundër asaj që akademia e pareformuar po paraqet me grupin e drejtuar nga Skender Gjinushi. Roli i ministrisë tuaj në këtë grup ka qenë zero! Ndërkohë që ishit zyrtarisht pjesë e tij si ministri. Ju madje keni refuzuar të takoni akademik që kanë dashur t’ju paraqesin shqetësimet e mëdha për censurën e vendosur në akademi për zërin alternativ. Dhe tani, këtë pafuqi tuaj për paaftësinë tuaj, e paraqisni si lumturi që të tjerë bëjnë si duan me atë që u ishte ngarkuar juve si detyrë!

Pranoni të jeni në një mbledhje komisioni ku akademia të jetë e pranishme me përfaqësuesin e grupit të saj të punës, kurse mendimi alternativ të përjashtohet. Kjo është lumturia juaj? Ju paskeni në plan të zhdukni akademinë e shkencave të Shqipërisë duke e integruar në një të vetme me akademinë e shkencave të Maqedonisë, Malit të Zi ?

Sepse në të dy vendet akademikët shqiptarë atje kanë të drejtën e vendeve të tyre ? Këtë historia nuk do t’ua lejojë kurrë! As ne! Unë mendoj se e gjitha kjo është krejtësisht një dështim dhe vjen nga paaftësia juaj në këtë proces. Por, tani kuptoj se përse ndodh. Ju doni t’a zhbëni identitetin e veçantë të akademisë të shkencave të Shqipërisë! Por, komuniteti universitar, dhe unë si pjesë e profesoratit shqiptar nuk tutemi. Historia do e thotë fjalën e saj madje shumë shpejt!

Ditë të mbarë Artan Fuga

Ndryshon ligji në Gjermani, tani me letra të rregullta nëse siguron një kontratë pune

Tё punosh nё Gjermani si i huaj nga njё vend jashtё BE? Kjo nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Gjermania asnjёherё nuk e ka parё veten si vend emigracioni. Por ndёrkohё mungojnё 1.2 milionë punonjёs tё kualifikuar.

Suhl ёshtё njё qytet i vogёl nё mes tё Gjermanisё. Ai ndodhet nё landin e Tyringjisё, nё kufi me landin e Hesenit. Qё pas rёnies sё Murit tё Berlinit Suhl ka pёrjetuar njё rёnie tё vazhdueshme. Njё e treta e banorёve janё shpёrngulur. Tani atje jetojnё vetёm 35.000 banorё. Mosha mesatare nё qytet ёshtё mbi 50. Kёsisoj Suhl ёshtё “qyteti mё i moshuar” i Gjermanisё.

Kjo ka pasoja: Pensionet ulen, kujdesi pёr moshёn e tretё mungon e po mungojnё gjithnjё e mё shumё forca pune. Njё projekt nё Suhl – i mbёshtetur nga Dhoma e Industrisё dhe Tregtisё tё landit Tyringji – ka pёr synim ta zbusё problemin e mungesёs sё forcave tё punёs duke tёrhequr punёtorё vietnamezё.

Njёri prej tyre ёshtё Cao Quang Truong. Qё prej tetё muajsh ai jeton nё Gjermani dhe po ndjek njё kurs kualifikimi profesional si punёtor ndёrtimi. 22 vjeçari ёshtё i kёnaqur qё ka kёtё shans: “Mё tё mirёt janё kolegёt e mi. Ndonjёherё puna ёshtё shumё e vёshtirё, por ne qeshim sё bashku e kjo ёshtё motivuese.”

Pas kualifikimit Cao preferon tё qendrojё Suhl. Por kjo nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Sepse pёr kёtё vitnamezi duhet tё ketё njё leje qendrimi, e cila nuk lёshohet lehtё.

Kush ka punё, mund tё vijё
Gati 11 milionё njerёz pa pasaportё gjermane jetojnё nё Gjermani. Çdo vit marrin nёnshtetёsinё mbi 100.000 tё huaj. Megjithatё Republika Federale e Gjermanisё gjatё dekadave tё shkuara asnjёherё nuk e ka konsideruar veten si vend emigracioni.

Kjo tani duhet tё ndryshojё. Me njё ligj pёr imigracionin e forcave tё kualifikuara tё punёs do tё lehtёsohet tёrheqja e punonjёsve nga vendet jo anёtare tё BE-sё.

Tё enjten (09.05) nё Bundestag parlamentarёt debatuan pёr herё tё parё mbi kёtё ligj. Ligji rregullon, qё punonjёsit e kualifikuar nga vendet jashtё BE-sё tё mund tё punojnё, nёse posedojnё njё kontratё pune dhe kanё kualifikimin pёrkatёs tё njohur nё Gjermani.

Kufizimi pёr profesione tё caktuara do tё hiqet po ashtu si edhe shqyrtimi me prioritet i aplikimeve nga gjermanё apo shtetas tё vendeve tё tjera tё BE-sё. Njё verifikim i tillё sidoqoftё mund tё rivendoset afatshurtёr nё nivel rajonal.

Kush ёshtё i kualifikuar dhe flet mirё gjermanisht, mund tё lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё. Deri mё sot ky rregull vlente vetёm pёr ata qё mbaronin studimet e larta.

Ai qё kёrkon punё duhet tё kujdeset vet pёr tё ardhruat pёr jetesё gjatё kёsaj periudhe. Ata nuk pёrfitojnё ndihmё sociale. Ky rregull do tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesё vjeçare.

Ministri i Brendshёm, Horst Seehofer e quajti kёtё si njё “vendosje historike piketash” pёr Gjermaninё drejt njё “politike moderne migracioni”. Me ligjin e ri do tё ketё kritere tё qarta, se kush dhe nё çfarё kushtesh lejohet tё vijё dhe tё qendrojё.

Gjermania do tё ruajё kontrollin nё çdo kohё, se kush vjen nё vend, siguroi ministri i Brendshёm: “Ne me kёtё ligj krijojmё kushtet, qё ato forca tё kualifikuara pune, qё i duhen urgjentisht ekonomisё sonё, tё mund tё vijnё nё mёnyrё tё rregullt dhe tё kontrolluar.”

Gjithnjё e mё shumё vende vakante pune
Rreth 1.2 milionё forca tё kualifikuara pune i mungojnё aktualisht ekonomisё gjermane. Gjendja ёshtё mё problematike nё fushёn e shёrbimit tё pёrkujdesjes shёndetёsore dhe nё ndёrtim. Nё paketёn ligjore ёshtё pёrfshirё edhe rregullimi i mundёsisё pёr punё pёr azilkёrkuesit me statusin e kufizuar tё qendrimit “Duldung”.

Njё shans ky edhe pёr qytetin Suhl. Pёr dhomёn e Tregtisё nё Tyringji ligji pёr imigrimin e forcave tё kualifikuara tё punёs ёshtё detyrimisht i domosdoshёm. Projekte si ky nё Suhl mund tё jenё tё sukseshme edhe nё mbarё federatën.

Ky ligj ёshtё si shpresa e fundit pёr kёtё qytet tё vogёl tё Tyringjisё. Sipas pёrllogaritjeve tё Institutit Federal pёr Studimet e ndёrtimit, qyteteve dhe hapёsirёs, nёse nuk ndryshon gjё Suhl nё vitin 2030 do tё ketё vetёm 27.400 banorё

“DW”

Gjuzi: Ramën e hipëm tek kali i Skëndërbeut për 100 lekë para ‘90, i mori dhe iku me vrap

Kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti më i ri në Parlament, Kujtim Gjuzi i ftuar në “Të paekspozuarit” ka treguar disa detaje për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Gjuzit, për një bast të vënë mes deputetit, kryeministrit dhe 7 shokëve të tyre, Rama është ngjitur tek busti i Skënderbeut.
“Rama hipi tek kali i Skënderbeut. Për 100 lekë, të vjetra. Dhe mbasi i mori, iku me vrap dhe nuk na qerasi me asgjë. Ja ky është Edi Rama. Kam 7 dëshmitarë,“-tha Gjuzi.

Në mbyllje të intervistës në emisionin “Të Paekspozuarit”, deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, i ka bërë një thirrje mjaft origjinale, kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, kujdes, most të të shoh me këmbë përpjetë në zyrën e Gramoz Rucit. Kujdes, këtu kanë ardhur konservatorët! Edi Rama!”, tha Kujtim Gjuzi.

Gjuzi tha gjithashtu se kompania Atlantic që prodhon orë, e ka kërkuar Kujtim Gjuzin për bashkëpunim, por ai ende nuk ka pranuar.

Basha, homazhe në nderim të Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë homazhe sot në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, Dëshmore e Atdheut, rënë në krye të detyrës në një mision të NATO-s.

Homazhet janë zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Tiranë ku më pas do të mbahet edhe ceremonia shtetërore.

 

Luftë në Vlorë, policia inekzistente

Të shtëna me armë në Lungomare të Vlorës. Të shtënat janë dëgjuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe policia ka nisur verifikimet e ngjarjes.

Dyshohet për një të plagosur. I cili ka marrë nje plumb në këmbë shpjegojnë burimet policore.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka patur një konflikt mes disa personave në një lokal të zonës.

Ndërsa dyshohet se është qëlluar nga një makinë.

E gjithë zona është rrethuar ndërkohë që policia informoi dhe për një makinë të djegur në zonën e Babicës në Vlorë. Nuk mund të themi ende nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën” raportohet nga Vlora

Polcia viojn të jetë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.