17.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

NATO ul flamurin në gjysmë shtizë në nderim të dëshmores Zarife Hasanaj

Ditën e sotme për të respektuar ditën e zisë të shpallur në nder të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë një misioni në Letoni, NATO ka ulur flamurin shqiptar në gjysmështizë.

Ndërkohë në pallatin e Kongreseve i është dhënë lamtumira ushtarakes Hasanaj nga familjarët dhe figura të rëndësishme të ushtrisë shqiptare.

Gjithashtu qeveria shqiptare e shpalli me këtë rast 10 majin ditë zie kombëtare, duke ulur në gjysmë shtizë flamujt në çdo institucion në të gjithë vendin prej orës 12.00.

Fjala e djalit të Olldashit në takimin me Bashën

Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, gjatë fjalës së tij në takimin e Bashës me 300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes), është shprehur se, sot është një ditë shumë e gëzuar si për EDS ashtu edhe për forumin rinor të Partisë Demokratike sepse është një vlerësim shumë i madh.

Fjala e plotë e djalit të Olldashit në këtë takim

Dua të falenderori shume EDS, studentët demokratë europianë për vlerësimin e veçantë që i kanë bërë Shqipërisë duke ardhur për herë të parë këtu. Dhe mendoj se sot është një ditë shumë e gëzuar si për EDS ashtu edhe për forumin rinor të Partisë Demokratike sepse është një vlerësim shumë i madh.

Si anëtarë të EDS dhe nga vende te ndryshme të Europës mund të themi së përshtypja e parë për Shqipërinë pa ardhur në Shqipëri nuk është aq e mirë dhe këtë vumë re dje kur u takuam bashkë dhe unë mendoj se qëllimi i rinës sidmos qëllimi i rinisë demokrate shqiptare është që nëpër botë dhe sidomos në Europë të ndryshojë rrënjësisht mënyrë se si europiane mëndojnë dhe flasin për shqiptarët.

Shqiptartë nuk janë të këqinj, shqiptarët janë të mirë, po aq të mirë në mos më të mirë se europianët.

Basha: Tarifa zero për studentët, ne do t’i japim fund kësaj gjendjeje…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me 300 studentë europianeë të EDS (European Democratic Studentes), u shpreh se me ardhjen e PD në pushtet do të ketë taridfa zero për studentët.

“Ne do t’i japim fund kësaj gjendjeje, tha Basha në fjalën e tij, lidhur me problemet e rinisë shqiptare, jo thjesht e vetëm se jemi partia që e krijuan studentët, se pa rininë shqiptare të mirëarsimuar, nuk  mund të ketë Shqipëri europiane, ndaj prioriteti i PD është arsimi i lartë, për të cilin do të dyfishojmë buxhetin dhe do të bëjmë të mundur që asnjë i ri të mos mbetet pa studiuar për shkak të vështirësive ekonomike.

Do të zerojmë tarifën për “bachelor” dhe “master” për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do ta financojmë direkt nga buxheti dhe do ta përgjysmojmë për pjesën tjetër që vjen nga familje më të ardhura mbi 640 mijë. Do të përdorim çdo vit mbi 30 milionë dollarë për rinovimin e shpejtë të infrastrukturës së studentëve, laboratorë, konvikte…

Me respektin më të thellë dhe shpresën më të madhe për energjinë, vizionin dhe kurajon e studentëve shqiptarë, dua të deklaroj fare hapur: misioni im, misioni i lidershipit aktual të PD, është të shtrojë rrugën që Shqipëria europiane të qeveriset dhe të jetë në duart e rinisë shqiptare.

Na ndihmoni në këtë mision, sepse rruga ëhstë plot sfida, por e vetmja që na çdo drejt Europës.

Unë vetë kam studiuar në Holandë kur isha i ri dhe kam  pasur – i ri jam akoma – po para pak vitesh, dhe kam pasur shansin, privilegjin e rrallë jo thjesht të përfitoj nga cilësia europiane e mësimdhënies, por të induktohem me vlerat e bashkëjetesës demokratike”.

Basha vlerëson djalin e Olldashit: Po nderon trashëgiminë e babait të tij, bashkëpunëtorit të shquar timin…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në një takim me 300 studentë europiane të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane. Në aktivitet ka qenë i pranishëm edhe djali i ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauku, të cilin Basha e ka përshëndetur veccanërisht duke i vlerësuar dhe kontributin.

Nuk ka munguar një mesazh i Bashës edhe për Sokol Olldashin, për të cilin tha se ishte mik dhe bashkëpunëtor i shquar i tij.

“Në këtë sallë ndodhen studentë të cilët janë ngritur në një betejë të pashembullt prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të universiteteve shqiptare të mbështetur nga miq, shok të tyre shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, njëri prej tyre Glauk Olldashi që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes dhe t’i uroj mirëseardhjen sot në këtë bashkëbisedim dhe natyrisht merita e tij është sepse që ditën e parë ka qenë në krah të studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane por natyrisht nderon edhe trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të FRPD, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin, një nga liderët e PD-së të ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, zotit Sokol Olldashi.

Studentët janë të bashkuar dhe FRPD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahë të studentëve. Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.

Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht”, deklaroi Basha.

Ai tha se do bëjnë gjithçka që në krye të PE të jetë kandidate i PPE Manfred Weber.
“Ju jeni të angazhuar në fushatë, në vendet tuaja në partitë tona simotra. Ju përgëzoj dhe ju jap mbështetjen time të plotë.

Unë e di që falë përkushtimit edhe tuaj edhe të rinisë në mbështet të PPE-ve në Europë ne do ia dalim që më 26 maj të konfirmojmë në Parlamentin Europian edhe njëherë PPE, partinë tonë si forca më e madhe politike dhe të bëjmë gjithçka që kandidati ynë, Manfred Ëeber të jetë kryetari i PE.

Ju përfaqësoni partitë forcat tona si motra. PD është krenare me bashkëpunimin që ka ndërtuar me gjithsecilën nga forcat politike që përfaqësoni. Jam shumë i lumtur që gjendeni sot në krahë të të rinjve demokratë, në krahë të studentëve demokratë të riorganizuar në grupimin rinor universitar demokrat dhe me këtë rast dua të përshëndes kryetarin e ri të këtij grupimi dhe dua t’ju them se prania juaj sot këtu ka një domethënie të madhe për ne”, deklaroi Basha.

Basha takim me 300 studentë europianë: Rinia europiane në mbështetje të betejës së rinisë shqiptare

Kryetari i  PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me 300 studentë europianë të EDS, organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane.

Në fjalën e tij, kreu i PD Lulzim Basha ka përshëndetur në veçanti, praninë e djalit të të ndjerit Sokol Olldashi, mik dhe bashkëpunëtor i tij.

Rinia europiane ka dalë në mbështetje të betejës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë për ta bërë Shqipërinë si Europa!

Më pas, Basha tha; “Miqtë tanë duhet ta dinë se ndodhen sot në një vend që nuk ka Gjylatë Kushtetuese. Mburojën e këtij vendi e kanë asgjesuar.

Basha: Në betejën tonë nuk kemi përballë PS-në, por një kupolë të rrezikshme politikanësh të korruptuar dhe të të lidhur me krimin. Fillimisht kanë uzurpuar këtë parti politike, kundërshtarin tonë historik politike, por pasi e kanë uzurpuar, kanë shkatërruar debatin politik në vend.

Këtu nuk ka debat për vizionin midis qëndrës së djathtë për liri, taksa të ulta, shtet të vogël, respekt për lirinë e individit dhe të majtës taksëlartë dhe shtetit të madh që i shton sa herë vjen ën pushtet… Jo: Debati këtu është midis shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe pakicës absolute që ka kapur gjithçka në këtë vend.

Homazh për Said Demnerin

Zydi Ali Turdiu

Më 5 maj 2019 mbylli sytë në Windsor të Kanadasë, në moshën 99 vjeçare, njeri nga dishepujt e nacionalizmit shqiptar, bashkëpunëtori i gjeniut te kombit, të madhit Mid-hat Frashëri dhe luftëtari për lirinë dhe demkracinë e kombit shqiptar, Said Demneri.
Nuk besoja kurrë se do të isha unë ai që do të shkruaja këto dy rreshta si homazh për të. Nuk besoja, se deshëm ta kishim përjetësisht pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishte nisur qysh në rininë e tij të herëshme, sepse kishim nevojë për praninë e tij, për mendimin e tij, për fjalën e tij të urtë. Por ai iku. Zoti kishte vendosur ta merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe ai ishe ndër më të mirët.
Filozofi i shquar Niçe ka thënë:

“Ekziston vetëm fisnikëria e lindjes, fisnikëria e gjakut. Vetëm shpirti fisnikëron, por më parë duhet diçka që të fisnikërojë shpirtin. Çfarë duhet atëhere? Gjaku”

Gjaku nuk i mungonte Saidit. Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj. Ai i përkiste familjes së njohur tiranase të Demnerve, një familje e madhe autoktone e kryeqytetit. Bijtë e një familje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira dhe ai mbijetoi sepse në venat e tij rridhte gjak fisniku.
Lindi në Tiranë më 9 gusht 1920 në familjen Demneri, një ndër më të mëdhatë dhe të hershme tiranase, me tradita tradiconaliste të cilat i kishte trashëguar dhe zhvilluar më tej me dinjitet. Në vitin 1927 në familjen e tij ndodhi një fatkeqësi. Shuhet nëna e tij e dashur duke lënë pesë fëmijë: Mehmetin 15, Fitneten 13, Osmanin 11, Saidin 7 dhe Saliun vetëm 3 vjeç. Dhimbja ishte e madhe. Kjo gjë e tronditi dhe i la një boshllëk në shpirt. E kujton fare pak të ëmën. Pas dy vitesh i ati, Qazimi, detyrohet të martohet përsëri. Saiti do të thoshte:

“Kam qenë i vogël, vetëm nëntë vjeç, kur kam parë “nusen e tatës” të nesërmen në mëngjes.”

Kishte një vullnet të madh për të studiuar. Në vitin 1933 përfundoi arsimin fillor në shkollën “Kristoforidhi”. Në vitin 1934, ndërsa vazhdonte mësimet në liceun e Tiranës detyrohet t’i ndërpresë ato për arsye shëndetësore dhe t’i fillojë përsëri në vitin 1936 por nuk arriti t’i përfundojë pasi në vitin 1943 liceu u mbyll për shkak të Luftës së Dytë Botërore që kishte përsfshirë edhe Shqipërinë. Gjatë viteve të studimit në lice ai tregonte një etje të madhe për botimet e kohës, sidomos ato me përmbajtje historike, ideologjike, artistike si dhe ato nga jeta e personaliteteve të shquar të kohës.. Ishte klient i rregullt i librarisë “Argus” që drejtohej nga Mid-hat Frashëri, alias Lumo Skëndua. Botimet e kohës dhe sidomos takimet e zhvilluara me Mid-hatin, e bënë të riun tiranas shumë të ndjeshëm ndaj ndjenjave nacionaliste, të cilat i përvetësoi me bindje duke u qëndruar besnik gjatë të gjithë jetës së tij. Biblioteka e tij personale pasurohej çdo ditë me botimet e kohës sa që raftin ku ai ruante me kujdes dhe shije librat e quanin “Biblioteka e Said-it”.

Në këto vite Said Demneri, i brumosur me ndjenjat atdhetare nacionaliste, qysh kur ishte në lice, në moshën 20-22 vjeçare, e kishte të qartë se idetë nacionaliste do të ishin alternativa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë si një shtet demokratik me vizione perëndimore, në luftë të pandërprerë me idetë komuniste që po mashtronin popullin e thjeshtë dhe sidomos pas krijimit të Partisë Komuniste nga emisarët serb Milladin dhe Popoviç. Ai lidhet si mishi me thoin me idealet nacionaliste të Ballit Kombëtar, të mishëruar në dekallogun e famshëm të hartuar nga Mid-hat Frashëri dhe intelektualët e tjerë nacionalistë. Ai e quan liderin e kësaj lëvizje nacionaliste “Gjeniu i Kombit” ne librin e historianit Huran Butka kushtuar këtij personaliteti të madh të kulturës dhe politikës kombëtare, vazhdues i nderuar i frashërllinjve të shquar të historisë dhe kulturës.

Said Demneri ka një meritë të veçantë në organizimin e batalionit nacionalist “Besnik Çano” që shkoi në Kosovë përkrah vëllezërve kosovarë për të luftuar serbët si dhe për përgatitjen e batalionit të dytë “ Qeramudin Sulo” që nuk arriti të shkonte. Ja si është shprehur për të miku i tij Islam Lleshi:

“Saidi ishte guximtar, impulsiv, dramatik, vendimtar dhe konseguent në mendimet e tij, Ai më parë thyhesh sesa përulesh”

I udhëhequr nga mendimet filozofike të Mid-hat Frashërit ai deklaronte në fillim të intervistës së organizuar më 4 korrik 1996:

“Partia jonë është Shqipëria! Në roberi puna jonë është lufta, në liri lufta jonë është puna. Për mua nacionalizmi është themeli i një kombi. Nëqoftë se një komb nuk qëndron mbi themele të forta nacionaliste atëhere ai është i destinuar të gllabërohet nga popuj të tjerë, çka përbën një proces të gjatë asimilimi dhe persekucioni fizik dhe moral.”

Kjo sentencë u vërtetua plotësisht gjatë të gjithë periudhës së sundimit të sistemit totalitar komunist.

Qysh kur ishte në liceun e Tiranës, organizon dhe u mëson të rinjve idetë nacionaliste si kundërpeshë me idetë e të rinjve komunistë të drejtuar nga Ramiz Alia, shoku i klasës së tij. Formimi politikë dhe aftësitë e tij organizative e vendosin atë në strukturat drejtuese të Ballit Kombëtar për Tiranën. Për nacionalistët po bëhej çdo ditë e më tepër e qartë se rreziku më i madh po i vinte Shqipërisë nga propaganda komuniste dhe mbështetja ndërkombëtare që kishte, falë ndarjes së zonave të influencës që ishte bërë në takimin Rosvelt-Çurçill-Stalin, ku Shqipërinë e kishin lënë nën influencën ruse. Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga komunistët u pa qartë qëllimi i tyre me zhvillimin e një lufte civile kundër forcave nacionaliste, ku sumdonte parrulla “pushteti buron nga gryka e pushkës” që u bë simbol i komunistëve dhe që solli grabitjen e pushtetit nga ata në përfundim të luftës.

Në vjeshtën e vitit 1944, kur u bë e qartë se Shqipëria kishte rënë nën kthetrat komuniste, Mid-hat Frashëri deklaronte:

“Ne po humbasim, sepse nuk mund të pengojmë komunizmin që mbështetet e përkrahet deri me vendime ndërkombëtare për zonat e influencës, ku Shqipëria është caktuar zonë komuniste, ndërsa në vend komunistët përdorin dhunën, terrorin, krimet që më shumë do të bien mbi kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre.”

Në kërto kushte, Saidit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të merrte rrugën e emigrimit në botën e lirë. Ai i përkiste asaj plejade që kishin një pasion, një dëshirë të madhe për lirinë. Donte të jetonte i lirë, pa gjemba dhe ferra në rrugën e tij. Donte të jetonte në një botë të vërtetë. Por, për fatin e keq, atdheu kishte rënë në një epokë terrori komunist, në atë epokë kur nuk mund të shprehje dot ato që ëndërroje, ato që të buronin nga zemra e madhe, në atë epokë kur nuk mund të shprehje mendimet e lira, ndjenjat e shpirtit të pastër, në atë epokë kur kishe dëshirë për të studiuar dhe nuk të linin të studioje, kishe dëshirë për të punuar dhe nuk të linin të punoje, kishe dëshirë për të jetuar dhe nuk të linin as të jetoje, në atë epokë kur sistemi totalitar mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij.

Kështu drejtues nacionalistë grumbullohen në Shkodër, rreth 200 vetë, dhe më 14 nëntor 1944, me Mid-hat Frashërin në krye u nisën nga Tivari për në Brindizi, me qëllimin e lartë për të vazhduar luftën për lirinë e atdheut. Mid-hat Frashëri deklaronte:

“Bota duhet ta di se ne bëmë detyrën karshi atdheut dhe qytetërimit. Nuk po largohemi për të shpëtuar veten, por për të vazhduar përpjekjet tona në vendet e botës së lirë që të përgatisim rrugët e shpëtimit të Shqipërisë.”

Midis tyre ishte edhe Said Demneri. Kështu filloi periudha e endjes që nga Italia në Egjypt, Australi dhe deri në Kanada. Ai ishte i bindur se lufta e tyre një ditë do të kurorëzohej me sukses, se do të vërtetoheshin idetë e tyre nacionaliste. Ai ishte kudo ku e kërkonte detyra, pa u ndalur nga asnjë pengesë apo vështirësi. Ai do të mbante lidhje të vazhdueshme me drejtues të Ballit Kombëtar në emigracion dhe miq të tjerë, duke dhënë mendimet e tij racionale që vlerësoheshin dhe respektoheshin. Ai ishte i ndjeshëm karshi halleve të jetës që i shfaqeshin, për mallin për familjen me të cilën u nda për gati një gjysëm shekulli dhe falë karakterit të tij dijti t’i përballonte me sukses me një vullnet shëmbëllor.

Korespondenca që kishte shkëmbyer me rreth 100 miq të idealit të tij, është një tregues ku lexohet qartë respekti që bashkëqytetarët e tij ruanin për të.

Por së fundi kohët ndryshuan dhe ai ishte gjithmonë në rradhën e parë të atyre që e mbështetën me konseguencë demokratizimin e vendit dhe në mënyrë të veçantë të atyre që i kishin hequr mbi supet e tyre tmerret e sistemit gjakatar. Përmbysjen e sistemit komunist në fund të vitit 1990 dhe vendosjen e sistemit perëndimor të demokracisë e përjetoi me një entusiazëm të madh. Tashmë rrugët e kthimit në atdhe ishin të hapura dhe ai nuk mund të priste më tepër.
Më 2 prill 1992 Saidi kthehet në atdhe. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë. Së bashku me nënën time, që ishte motra e Saidit, qëndronim pranë shkallëve të avionit duke pritur që ai të zbriste. Së fundi ai u shfaq. Nëna, me lotë në sy thërriste:

“Said i motrës…Said i motrës…!”

Me një veshje me rroba të lehta për një udhëtim të gjatë dhe me në kokë një qylaf me shqiponjën dykrenore në ballë, ai qëndroi për një çast me shikimin lart, sikur i falej Zotit, pastaj zbriti shkallët me hap të sigurtë. Nëna ra në krahët e tij ndërsa ai e shtrëngonte fort në gji motrën e dashur. Ishin çaste prekëse dhe mallëngjyese të cilat nuk mund t’i harroj apo përshkruaj kurrë. Nga sytë e nënës vazhdonin të rridhnin lotë të nxehtë gëzimi, ai vazhdonte ta shtrëngonte në gjirin e tij pa derdhur asnjë pikë loti. Karakteri i një burri të fortë.
Nuk do t’i harroj kurrë fjalët e para që tha:

“Motër, i falem të madhit Zot që më dha jetë dhe forcë për këtë ditë.E di se keni hequr tepër për shkakun tim. E di se komunistët më kanë quajtur armik, tradhëtar, kriminel. Kam qenë dhe jam nacionalist. Kurrë nuk kam qenë armik, tradhëtar apo kriminel. I falem Zotit të Madhërishëm që ma plotësoi dëshirën dhe u ktheva përsëri në atdhe për t’iu parë dhe takuar juve. Me këtë qylaf me Shqiponjën dykrenore në ballë jam larguar nga Shqipëria dhe me këtë po kthehem përsëri në atdhe. E kam mbajtur dhe e kam ruajtur me kujdes për gjithë ato vite që isha në emigracion, kudo që kam qenë, me dëshirën dhe shpresën se një ditë do të kthehesha në atdhe me këtë në kokë.

Kishin kaluar 48 vjet. Saidi, i larguar 24 vjeç, kthehet 72. Motrën, nënën time e la 31 vjeç, e gjeti 79. Mua më la 9 vjeç, më gjeti 57. Kështu me rradhë edhe të tjerët. Së bashku me Saidin u kthyen edhe gjashtë emigrantë të tjerë, të gjithë nga krahina e Vlorës. Për njerin prej tyre, i cili ishte invalid në një karrocë me rrota, Saidi na tha:

“E kemi sjellë nga Windsori i Kanadasë për t’i plotësuar dëshirën që të qëndronte deri në fund të jetës së tij në atdhe.

Kur Saidi po kryente formalitete zyrtare në sportelin përkatës, njeri nga ata, një burrë i gjatë, më pyeti se çfarë e kisha dhe kur i tregova se e kisha dajë dhe gruaja që ishte në krahët e tij ishte e motra dhe nëna ime, ai më tha:

Të jesh krenar për dajën tënd!

Në sheshin e aeroportit kishin ardhur me dhjetra familjarë, miq dhe shokë.
Në shtëpinë e tij u pritën vizita për dy javë. Pas përfundimit të tyre filluan takimet dhe aktivitetet me funksionarë të Partisë së Ballit Kombëtar. E shihje në Tiranë dhe në Durrës, Në Shijak dhe në Kavajë, në Shkodër dhe në Elbasan, në Korçë dhe në çdo qytet të Shqipërisë. Megjithëse, për shkak të moshës, nuk kishte më gjallërinë e dikurshme, por niveli i mendimit politik dhe nacionalist ishte më progresiv dhe më demokratik, mendime që i kishte përvetësuar nga qëndrimi i gjatë në botën e lirë demokratike perëndimore për 48 vjet. Tek ai ishin rrënjosur vizionet demokratike dhe aspak ndjenjat hakmarrëse ndaj kundërshtarëve politikë. Ndaj ai deklaronte:

“Historia t’i shërbejë së sotmes dhe jo hakmarrjes. Për botën e kulturuar dhe demokratike, krimi, terrori dhe hakmarrja nuk janë në filozofinë e tyre. Ata që nuk kanë në shpirt këto parime, tregojnë moralin dhe karakterin e tyre anti njerëzor, të cilët historia gjithmonë i ka dënuar dhe do t’i dënojë.”

Ndaj në mbyllje të këtij homazhi dua t’iu drejtohem gjithë familjarëve të tij:
. Mos derdhni lot. Nuk është zakon të derdhen lot për burrat e shquar. Atyre u thurren vargje, u këndohen këngë. Saidi ishte një nga këta burra. Ne humbën njeriun tonë më të mirë. njeriun tonë për fjalën dhe këshillat e të cilit kishim shumë nevojë. Ne sot i falim tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e kanë marrë engjëjt dhe kanë fluturuar lart në qiell për ta shpënë te Zoti i Madh i Madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes njeriun tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar.
Qoftë i lehtë dheu që i ka rënë përsipër!

“Gjarpri” rrëfen takimin me Putin: Më garantoi marrëveshjen me Serbinë

Hashim Thaçi ka rrëfyer një moment nga takimi me President rus Putin ku ka biseduar për marrëveshjen me Serbinë. Ai tha se Putin i kishte dhënë garanci se do të pranonte marrëveshjen që do të dilte nga bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“E kam pyetur në takimin kokë më kokë që kisha nëse do të pranonte mrrëvshjen në Këshillin e Sigurimit dhe ai ma pohoi”, tha Thaçi duke harruar të tregojë se cila është ajo marrëveshje që do ta pranonte Putini që Thaçi e di, por që shqiptarët nuk e dinë.

Cili ka qenë roli i Edi Ramës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe sidomos në idenë e ndryshimit të kufijve? Kësaj pyetjeje i janë dhënë përgjigje të shumta dhe po kaq të shumta janë edhe raportimet se kryeministri shqiptar ka lëvizur për shumë kohë në prapaskenë në këtë çështje.

Ai që e mënjanon nga të gjitha akuzat është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistën e tij për emisionin “Opinion”, Thaçi nuk i kurseu elozhet për qëndrimin që ka mbajtur Rama.

“Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, burrështetas që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën.

Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës. Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën.

Nuk e di në ka folur me Vuçiçin. Nuk më ka thënë gjë. Kemi folur gjerë e gjatë bashkë për gjetjen e një marrëveshjeje” – tha Thaçi duke mos i kursyer fjalët e mira për të parin e qeverisë së Tiranës. Mesa duket Thaçi i “ktheu borxhin” Ramës që pak kohë më parë i quajti “gomarë” ata që e akuzonin Thaçin si tradhtar.

Intervista në “Opinion” nxori në pah edhe linjën e krahut Thaçi – Rama. Duket se tashmë Kryeministri shqiptar dhe Presidenti i Kosovës kanë hedhur pas krahëve edhe përplasjet e vitit 2016. Në atë kohë Prishtina nuk e shihte me sy të mirë afrimin e Ramës me Vuçiçin. E fortë në atë kohë ishte deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj që i kërkoi Ramës të mos fliste në emër të Kosovës.

Kryemadhi për Mogherinin: Mogi të puthet me Ramën se i bashkon dashuria ruse

Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hodhi akuzua mbi qeverinë Rama, por shkoi edhe më tej.

E pyetur mbi vlerësimin që Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini i bëri reformës në drejtësi, ajo tha se nuk habitej nga vlerësimet e “Mogit” siç e quajti, ndërsa shkoi më tej kur tha se ajo “puthet në buzë me Ramën”.

“Kush mo Mogi? Nga data 23 deri më 26 maj ajo nuk është më, bëhën zgjedhjet. Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve.Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”,- tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka qenë i gatshëm për të dhënë dorëheqjen, por që është penguar prej dikujt. Sipas Kryemadhit, nuk dihet nëse janë koncesionet apo premtime të tjera, që e kanë ndalur Ramën nga dorëheqja.

“Edi Rama ka qenë i gatshëm për të dhënë dorëheqjen, por dikush e ka penguar. Se kush e ka penguar dhe nga cili qark, këtë mësojeni ju. Për këtë ju jeni gazetarë”, – tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 se ambasadorë të Republikës së Shqipërisë janë vënë në shërbim të kryeminstrit Rama për të kërcënuar dhe shantazhuar mediat e huaja të cilat shkruajnë artikuj kundër qeverisë së tij. Kryemadhi tha se përballë kemi një kriminel në strukturuar në mënyrë perfekte.

“Edi Rama i rrëzuar është, por mos harroni se kë kemi përballë. Nuk ke përballë as Sali Berishën, as Fatos Nanon, as Ilir Metën, as Pandeli Majkon, as Aleksandër Meksin, as Bashkim Finon. Kemi një kriminel të strukturuar në mënyrë perfekte me Ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës, të cilët nuk i shërbejnë shtetit shqiptar.

Këta i shërbejnë si ambasadorë me vulën e ambasadës, me akredimentin e Ambasadës të Shqipërisë, nëpër institucionet mediatike, gazetat, televizionet, që kontrollojnë gazetarët të cilët bëjnë shkrime dhe artikuj kundër qeverisë të Edi Ramës.

Ambasadat shqiptare në Europë, ku ka artikuj në media të ndryshme që shkruhen artikuj kundër qeverisë së Edi Ramës, shkojnë deri aty sa me akredimentin, firmën e ambasadorit apo ambasadores, me vulën e Ambasadës së Shqipërisë, e përdorin për të shantazhuar apo kërcënuar gazetarë nëpër media të ndryshme.

Qofshin këto latine apo anglo-saksone. Kam prova dhe të dali të thotë Edi Rama që nuk është e vërtetë dhe unë do ti them ja ku e ke”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Komandant “gjarpri” dhe vrasja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Ali Uka në Tiranë

Hashimi mori pozat e një viktime të sulmeve të padrejta që janë ndërmarrë prej tij gjatë kohëve të fundit për atë që ai e mohoi të ketë një plan për nadrje të Kosovës.

Thaçi tha se ka qenë luftëtar kundër serbëve dhe ndjehej i lënduar nga sulmet që janë ndërmarrë ndaj. Ai sulmoi ish-Kryemnistrin Berisha për rolin që ka luajtur në ditët e para të krijimit sipas tij ndaj UÇK-së ndërsa përgjatë gjithë kohës ka mbrojtur deklaratat e Vuçiç për atë që ai e k deklaruar si “planin e vet për ndarje të Kosovës” të rakorduar me Thaçin.

Po cili është roli i komandant “gjarprit” në luftën ndaj Serbisë dhe pse ai sot i trembet hetimeve nga Gjykata Speciale”

Cilat janë lidhjet dhe implikimet e tij në vrasjen e Ali Ukës, ish zëdhënësit të UÇK-se që në ato ditë ishte edhe student në Tiranë dhe ndante dhomën me Thaçin. Ai u vra në rrethana misterioze dhe sot ende familjarët interesohen për të gjetur vrasësit?

Çfarë lufte bënte nga “Rogneri” komandat “gjarpri” ndaj serbëve ndërkohë që mijëra ushtarë vriteshin në frontin e luftës?
Pse ka frikë ky komandant “gjarpri” nga hetimet e Gjykatës Speciale krijimin e së të cilës e zvarriti me muaj me rradhë?

Kush e akuzon Thaçin për vrasjen e Ali Ukës dhe roli i SHISH të Klosit

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth vrasjes së ish-gazetarit Ali Uka. Maralusha thotë se vdekja e gazetarit Uka, nuk ishte aksidentale, por, sipas tij, e gjitha ishte e planifikuar.

Madje ndër tjerash në ketë postim, ai thekson se arsyeja për rihapjen e këtij rasti është rrjedhja e disa informatave, ku dyshohet se aktorët kryesor të kësaj ngjarje janë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti.

Ja postimi i plotë i tij:
Vdekja e Gazetarit Ali UKA nuk esht akcident por i planifikuar? Sipas disa burimeve të sigurta që vijnë nga disa burime zyrtare të një shteti perëndimor, vendimi është marrë që rasti i vrasjes së gazetarit Ali Uka të rishqyrtohet. Ali Uka u gjet i masakruar në vitin 1997 në një dhomë të një hoteli në Tiranë, që po ashtu shfrytëzohej bashkërisht me Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin.

Vdekja e gazetarit Ali Uka, tash shqyrtohet se ka qenë një rast i planifikuar bashkërisht ndërmjet Sigurimit Shqiptar (SHISH) dhe Udhëhëqësisë Politike të atëhershme të UÇK-së.Personi që do ta udhëheqë grupin hetues është caktuar dhe puna do të filloj sa më shpejt që situata të lejojë.

Arsyeja për rihapjen e këtij rasti është se kanë dalë disa informata tjera sheshit, ku dyshohet se aktorët kryesor të kësaj ngjarje janë, Hashim Thaçi (“Gjarpni”) dhe Xhavit Haliti (“Zeka”), të cilët kanë dhënë deklarata të rrejshme gjatë kohës së hetimeve fillestare në koordinim të plotë me Sigurimin Shqiptar (SHISH) të atëhershëm.

Tash dyshohet se vdekja e Ali Ukës ka qenë një koordinim ndërmjet SHISHI-t Shqiptar dhe Udhëheqësisë Politike të UÇK-së. Simbas rezultateve të hetimeve të atëhershme të bëra nga autoritetet Shqiptare – vdekja e gazetarit Ali Uka nuk ka qenë i një natyre politike, por ka qenë një rast kriminal.