27.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Ramushi vs Edi dhe Facebook në mes

Dritan KABA

Kur Edi lyente me bojë të kuqe korridorin e ministrisë dhe e tregonte si “heroizëm”.
Ramushi me vëllezër vadisnin me gjak pemën e lirisë së Kosovës.
Në fakt në kohën e Facebook tradhtarin, hajdutin, mashtruesin dhe lapanjgjozin e dallon shumë më shpejt.
Heronjtë nuk kanë nevojë për Facebook, se gjithmonë i janë kënduar këng dhe treguar trimëritë, betejat, fitoret, gjaku i derdhur në kuvende burrash, oda miqsh, oborre shtëpish dhe në ninulla djepi.
Në këto kohë të Facebook as e komandon dot as e manipulon dot mendimin e lirë të shqiptarëve, si dikur me Radio Tirana me kanalin për bashkatdhetarët, as me veprat prej lëkure të Enverit dhe me ATSH.
Sot të vërtetën nuk e burgos dot. As e var në mes te sheshit, as e internon në këneta dhe maja malesh.
Sot e vërteta për hir edhe të Facebook fluturon shumë më shpejt se zogjtë, zbret nga qielli më shpejt se shiu, ndrin më shumë se dielli.
Armiqtë e së vërtetës vetëm e anatemojnë gjithçka që e shpërndan atë. Siç anatemojnë, shajnë, kërcënojnë, ofendojnë këdo që nuk e blejnë dot.
Sot është e thjeshtë të dallosh vlerat nga plehrat!

Një projektligj i modelit të periudhës së diktaturës komuniste

Myqerem TAFAJ

Qeveria deklaron me një projektligj: universitetet nuk kanë nevojë dhe nuk kanë punë me shkencën!

Qeveria ka shpërndarë një projektligj që titullohet: “Projektligj për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore jashte sistemit te arsimit te larte, në RSh”! Projektligji lë jashtë universitetet me pedagogët dhe kërkuesit e tyre, që përbëjnë 90% e institucioneve dhe burimeve njërëzore që kryejnë veprimtari kërkimore në vendin tonë !!

Ky projektligj, në fakt, kthehet në origjinën e modelit të periudhës së diktaturës komuniste, modelin lindor, i cili kërkimin shkencor ia atribuonte Akademisë së Shkencave, ndërsa universitetet i konsideronte të dorës së dytë me mision vetëm mësimdhënien.

Ky është një projektligj që në titull jashtë realitetit tonë, nuk i shërben as shkencës, as kërkimit, as veprimtarisë botuese, as inovacionit, aq më pak të ardhmes së kësaj fushe ne vendin tone.

Konceptimi i këtij ligji është konfuz. Ai nuk arrin dot të kuptoj cfarë është një sistem i shkencës (Science system). Në këtë Shqipërinë e varfër ekziston, së paku formalisht, ky sistem dhe shtylla kryesore e tij janë universitetet dhe shkollat e larta. Shtylla e dytë e sistemit përfshin qendrat e kërkimit dhe transferimit të teknologjisë në varësi të disa ministrive të linjës. Përvec tyre, ka filluar të zhvillohet edhe shtylla e tretë e sistemit, ku bëjnë pjesë institute dhe njësi të tjera (OJQ, etj) jo publike dhe të sipërmarrjes private, që kanë pjesë të veprimtarisë së tyre edhe kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin.

Po të bënim një karakterizim sasior mbi raportin që zënë këto tre shtylla ose kolona brenda sistemit, rezulton se mbi 90% e institucioneve dhe burimeve njërëzore që kryejnë veprimtari kërkimore në vendin tone, e përbëjnë universitetet me pedagogët dhe kërkuesit e tyre!!
A nuk është paradoksale që të bëhet një ligj për shkencën që përjashton 90% të sistemit???

Ligji i arsimit të lartë nuk e rregullon plotësisht veprimtarinë kërkimore të universiteteve. Prandaj duhej që ligji për shkencën të mos përjashtonte që në titull 90% të sistemit.

Projektligji nuk përbën asnjë shtysë dhe nuk i jep asnjë impuls zhvillimit të një sistemi modern të shkencës në vendin tonë. Ai vetëm ngre një burokraci shtetërore, e cila, sic e ka zakon, do ti zë frymën cdo inisiative në fushën e shkencës. Dhe më qesharake është, që një një agjenci e kërkimit shkencor, që për nga statusi, është e krahasueshme me një drejtori të Përgjithshme të një ministrie, do të hartoj raportin vjetor të kërkimit në Shqipëri, një atribut që e kanë vetëm ministritë ose institucionet e pavarura që varen nga Parlamenti!

Dhunohet dhe grabitet në banesën e tij 75-vjeçari në Peqin, policia në drejtim të paditur

Një tregtar rrobash në qytetin e Peqinit ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme. Mësohet se Skënder Beqiri 75 vjeç është grabitur nga një çift bashkëshortësh, të cilët i kanë marrë nga banesa rreth 3 milion lekë dhe sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Çesmë. Çifti i bashkëshortëve, pas rezistencës së 75-vjeçarit, e kanë lidhur dhe më pas e kanë dhunuar duke e detyruar që të tregonte se ku i mbante paratë.

Ata janë kërcënuar se nëse nuk do të tregonte ku kishte fshehur paratë, do ti vrisnin. Përballë kësaj situate, i moshuari 75 vjeç ka treguar gjithçka. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë Skënder Beqiri, ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të cilët e kanë dërguar në spital dhe kanë njoftuar policinë. Nderkohë nga ana e policisë bëjnë me dije se ngjarja është ende në hetim.

Klevis Balliu le qelinë dhe shkon në protestë: Edi Rama është në ditët e fundit, nuk ka burg që na ndal

“Edi Rama është në ditët e fundit, nuk ka gjë që na ndal”. Kështu iu drejtua ish-deputeti Klevis Balliu, banorëve të Unazës së Re, në protestën e sotme, disa orë pasi gjykata vendosi lirimin e tij nga masa e arrestit me burg.

Balliu tha se arrestimet e Ramës nuk na ndalin dhe nuk na trembin, përkundrazi na bëjnë më të fortë.

“Falenderoj çdo qytetar shqiptar që më ka mbështetur. Unë do jem prane jush çdo minut.

Dy ditë burg për drejtësinë janë pak. Të jeni më se të sigurtë që Partia Demokratike nuk trembet nga këto presione qesharake.

Të gjithë bashkë do ja dalim të sjellim demokracinë bashkarisht në Shqipëri duke larguar Edi drogën”, tha Balliu.

Fjala e Balliut para protestuesve

Mirëmbrëma heronj të Unazës. Më lejoni tju falenderoj nga thellësia e zemrës në emrin tim dhe të familjes sime për mbështetjen që me keni dhënë. Dua  të falenderoj kolegët e mi të Partisë Demokratike, si edhe kolegët e LSI.

Ju garantoj se për ju janë pak dy ditë por dy mijë ditë për kauzën tuaj.

Edi Rama bashkë me pinjollët e tij të Rilindjes si Rebani Jaupaj  qsë shpejti do të bëhet hallvë, drejtori i Saimir Tahurit që kanabizoi vendin, Edi Rama dhe pinjollë e tij janë në ditën e tyre të fundit dhe kjo është arsyeja përse ata janë më të dhunshëm me qytetarët e vendit.

Por të jeni të garantuar që nuk ka burg që na ndal.

Nuk frikësohemi ne me arrestime. Vetëm Zoti mund të na ndalojë, por Edi rama dhe arrestimet e tyre na bëjnë më të fortë më te gjithë qytetarët shqiptarë.

Edvin siç e pe vetë ti dhe qeveria jote e mbaruar nuk mbajte një takim jo më të kesh bythë e të hysh të Unaza e re të prishësh shtëpitë.

Të ndëruar heronj të Unazës bashkë me mua u arrestuan edhe tre heronj të cilët iu përgjigjën si asnjëherë tjetër me një dhunë të inskenuar nga vetë Rama.

Tani do i bëj një thirrje çdo institicuoni ndërkombëtar që të ngrihen për këtë kryeministër që i kalon netët duke menduar si ti dhunojë qytetarët me FNSH apo me Forca Speciale.

Partia Demokratike udhëhiqet nga virtyte si drejtësia, si vlera dhe tradita e shqiptarit që është besa dhe PD i ka dhënë besën qytetarëve shqiptarë që do ti mbrojë ata nga dhuna e Edi Ramës dhe të jeni të sigurtë që çdo deputet i PD dhe koleg i joni do ti përballet dhunës.

Dhe të jeni të sigurtë që bashkimi ynë kombëtar që do të kulmojë në 11 maj do të jetë një urgan i pandalshëm që do të diskretitojë Edi Ramën dhe ata që i shkojnë pas.

Në këtë vend të bekuar nga Zoti dhe të mallkuar nga Rilindja nuk ka vend për të gjithë.

Këtu ka vend për patriotë që punojnë me djersën e ballit dhe jo për ata që kanë vjedhur shqiptarët.

Nuk ka vend këtu për ata që duan të sheshin tokat si tradhtari Edvinoviç

Ju bej thirrje të bashkohemi bashkë më 11 maj për t’iu treguar se këtu është fuqia juaj, se Edi Rama nuk është në orët e fundit por në sekondat e fundit.

Basha: Largim i kasapit të zgjedhjeve, më 11 Maj as kuq as blu, Shqipëria do jetë kuqezi

“Për të larguar kasapin e zgjedhjeve, nuk ka më Shqipëri të kuqe dhe Shqipëri blu. Më 11 Maj Shqipëria është kuqezi, e bashkuar me PD në Tiranë”, u shpreh Basha në Ballsh.

Jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit, në prag të rrëzimit të klikës më kriminale qe ka njohur vendi në 30 vjet, në muzg të rregjimit më të korruptuar. Ndonëse në këtë shesh valëviten flamuj të PD ka edhe vëllezër e motra socialist mallakstriotë që nuk kanë gjë të përbashkët me rilindjen që i braktisi dhe i mashtroi.

Edhe socialistët kanë të njëjtat halle si demokratët, paguajnë të njëjtat çmime të rritura, por janë dyfish të zhgënjyër se sollën në pushtet një njeri që e ndau pushtetin me krimin. 11 maji është parathënia për bashkimin më të madh të shqiptarëve, tek të cilët ka lindur shpresa dhe besimi se së bashku do të rrëzojmë Shqipërinë e frikës dhe do të ndërtojmë Shqipërine e shpresës.

Nuk ka më Shqipëri blu dhe Shqipëri të kuqe. Shqipëria kuqezi është bashkuar me PD. Me ne janë bashkuar edhe socialistët, që duan ta shpëtojnë vendin dhe partinë e tyre nga uzurpimii krimit. Përballë në këtë betejë është Shqipëria e shumicës, e dhunuar, e varfëruar, përballë një Shqipërie të pakicës, që pasurohet në kurriz të Europës.

Sot, në Ditën e Europës, këto dy Shqipëri të shqiptarëve të shpunësuar, të tradhëtuar dhe të një grushti njerëzish që grabisin naftën mineralet, bregdetin, nuk rrinë dot bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të largohet. Që Shqipëria europiane të qëndrojë, duhet që Shqipëria europiane të fitojë betejën e nisur më 16 shkurt: zotër në shtëpitë tuaja nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetëm ato do ta presin nyjen e qeverisë me krimin dhe oligarkët dhe do t’u japë shqiptarëve një qeveri, që punon për qytetarët.

Më 11 Maj në Tiranë të bashkohemi të gjithë për të larguar këta politikanë të korruptuar që janë bërë më të pasur me sheikët duke grabitur pasuritë e shqiptarëve, të realizojmë qeverinë tranzitore, pa kasapin e zgjedhjeve, pa Edi Ramën kryeministër.

“Rama ik”! Kjo është thirrja që buron nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë…

Gjatë fjalës së tij para popullit të Mallakastrës, kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi se, qeveria e ardhshme nuk do të varet nga krimi dhe kriminelët, por nga vetë qytetarët.

“Zotër të fateve tuaja, zotër në shtëpinë tuaj. Kjo është beteja jonë. Ne do ti japim fund zgjedhje me krimin që pjellin qeveri me krimin dhe pë krimin. Parlamenti dhe qeveria e ardhshme do ta keni fatin të lidhur me qytetarët. Nuk do ta kenë fatin të lidhur me Beso që i pinë naftën këtij vendi. Një kryeministër dhe 10 miq të tij kriminelë nuk mund tju mbajnë peng”, tha Basha.

Ai ftoi qytetarët në protestën e 11 Majit, që sipas tij do t’i japë fund qeverisë së kriminalizuar.

“Kjo është thirrja që buron nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë “Rama ik”.  Sot jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit dhe në prag të rrëzimit të klikës së korrupsionit. Me 11 maj, ditën e shtunë, parathënia e bashkimit shqiptar më të madh në historinë e kombit shqiptar.

Janë bashkuar me demokratët edhe socialistët, që duan ta shpëtojnë partinë nga kthetrat e krimit. Pakica është pasuruar mbi gjakun e qytetarëve. Janë sulur dhe grabisin gjithçka. Beteja e nisur me 16 shkurt, ku 12 javë me vonë jemi në një Shqipëri plot me shpresë dhe me besim.

Kudo qi i hedh sytë, shoh një gjë tek njerëzit: Shoh shpresë. Ne do t’u japin fund  zgjedhjeve të krimit. Ne do ta presim nyjën që lidh krimin me politikën. Qytetarët nuk do të jenë peng i krimit dhe i oligarkëve do të jenë peng i mallkastriotëve të ndershëm dhe punëtorë, njerëzve të thjesht që duan punën dhe dinjitetin dhe për këtë do të fitojmë dhe do të qëndrojmë.

Bashkimi i juaj e zgjoi vetëdijen tuaj. Ju Mallakastra, keni një rol të veçantë se në atë mëngjes të së shtunës para protestës së 16 shkurtit, kur shqiptarët e panë Mallakastrën  e bashkuar me të  majtë dhe të djathtë.

Derdhuni në Tiranë me 11 maj për ta rrëzuar Shqipërinë e frikës dhe për ta lartësuar Shqipërinë e shpresës”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

 

Ballshi në shesh për të pritur Bashën: Klikës në pushtet po i vjen fundi

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha është pritur me entuziazëm në qytetin e Ballshit. Edhe këtu ashtu si në Tepelënë dhe Gjirokastër, Basha është shoqëruar në hyrje të qytetit nga qindra mjete dhe demokratë me flamuj në duar.

Basha është ndalur po ashtu në rrugën e tij edhe nga nëna të reja, të cilat i kanë uruar fat, ndërsa është shoqëruar me thirrjet ‘Rama ik’.

“Po i afrohemi Mallakastrës, kanë dalë të na presin në hyrje të qyteit të Ballshit, edhe pse koha është me shi dhe nuk i ndal”, komenton Basha.

Klikës në pushtet po i vjen fundi!

Pas takimit në Pogradec dhe Gjirokastër, kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal në qytetin e Ballshit.

Pavarësisht reshjeve të shiut, sheshi qëndror i qytetit ishte i tejmbushur me qytetarë.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, klikës në pushtet po i vjen fundi.

“Falenderim të veçantë për ata qindra të rinj që më pritën në hyrje të qytetit. Një pjesë të vonesës ia dedikoj mikpritjes gjirokastrite. Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Dropulli, Libohova është në këmbë. Kjo është thirrja që buron nga jugu në veri “Rama ik”. Sot jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit, në prag të rrëzimit të klikës më kriminale dhe të korruptuar që ka patur vendi në 30 vite.

Në këtë muzg që po e bekon Zoti me ujin e perëndisë, me shiun që bie si ogur i të nesërmes pjellore, për punë, mirëqënie, liri për të gjithë mallakastriotët, për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha.

 

Europa mesazh të qartë për Ramën, nuk ka negociata pa dënuar politikanët që vodhën votat

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, tha nga Gjirokastra se nuk ka Evropë, pa zgjedhje të lira dhe pa futur në burg politikanët që vjedhin zgjedhjet si në vitin 2017.

Sipas Bashës, ky është edhe mesazhi që Europa ka për Ramën. “Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka.

Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve.

Afërmendsh, sepse pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, si mund të kemi zgjedhje të reja të lira e të ndershme. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evropiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur”, tha Basha.

Basha: Polici politike, çdo veprim i saj i paligjshëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur për vendimin e gjykatës që liroi nga arrestimi, ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu.

Në një videomesazh gjatë takimit në Gjirokastër, Basha ka deklaruar se Balliu dhe 4 banorët e Unazës së Re u arrestuan për shkak se mbrojtën qytetarët nga gazi djegës.

“Gjej rastin të ndaj me miqtë e mi për lirimin e Klevis Balliut dhe 4 të arrestuarve nga policia në mënyrë kriminale me urdhër politik me të vetmin faj, sepse mbrojtën qytetarët nga gazi djegës që iu hodhën në fytyrë nga dhuna policore.

Sot Gjykata ka konstatuar se arrestimet janë bërë mbi bazën e kallëzimeve të rreme të policisë që është një fakt tjetër që tregon sesa politike është kjo polici, sa e paligjshme është çdo veprim i saj.

Në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar një skenar provash fallco dhe deklarata fallcosh të policisë vetëm e vetëm për të zbatuar urdhrin politikë të Edi Ramës për të çuar në burg Klevis Balliun, një nga përfaqësuesit e lartë të opozitës të Qarkut të Korçës”, është shprehur Basha.

Basha: Shqipëria si gjithë Europa, ëndrra jonë dhe objektivi kryesor i Patisë Demokratike!

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha gjatë një takimi sot pasdite në qytetin e Gjirokastrës në një atmosferë të zjarrtë, u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve, t’i bashkohen protestës së madhe që do të mbajë Opozita e Bashkuar më 11 maj në Tiranë.

Basha u ka kujtuar qytetarëve se vokacioni i Partisë Demokratike për Shqipërinë si gjithë Evropa mbetet i pandryshueshëm, ashtu sikurse bëri me anëtarësimin e vendit në NATO, liberalizimin e vizave etj.

“Më lejoni ta nis këtë takim me mirënjohjen më të thellë për këtë pritje të jashtëzakonshme të paprecedente nga Krasta, Memaliaj, Luftinja, Tepelena, nga hyrja për në Këlcyrë dhe Përmet dhe ne veçanti nga hyrja në Gjirokastër, ku qindra mijëraa qytetarë me në duar simbolet tona, flamurin Kuqezi, flamurin e Partisë Demokratike, të Bashkimit Evropian, të Amerikës, të NATO-s, simboliet e shqiptarëve të lirë që peshojnë te demokracia.

Sot është 9 maj Dita e Europës dhe sot mga Gjirokastra kjo energji e jashtëzakonshne frymëzon për kauzën tonë të drejtë dhe të madhe që i thotë cddo shqiptari pavarësisht prej bindjeve, se ky komb është i bashkuar për Shqipërinë si gjithë Evropa

Me këtë ëndërr nisi Lëvizja Studentore 30 vite më parë, me këtë amanet nisi lindja e Partisë Demkratike, kanë qenë 30 vite të dhimbjes së madhe.

Nuk është rastësi se gjithsecili nga këto hapa është marrë nga Partia Demokratike, marrja e ftesës për NATO, anëtarsimi në NATO, heqja e vizave, të gjithë janë aksionerë të këtyre aksioneve, sot dhe njëherë po na thërret një skenë e madhe, po na therrët vokacioni jonë i pandryshueshëm, ndaj thirrja ndaj gjithë demokratërev, qytetarëve, është bashkohemi me 11 maj për Shqipërinë si gjithë Evropa, sepse ëndërra jonë e papërmbushuar dhe mbetet objektivi kryesor i Patisë Demokratike, i demokratëve dhe i maxhorancës sonë numerike në Shqipëri”, tha Basha.

Basha nga Gjirokastra: Pension minimal 250 mijë lekë, paga dinjitoze, taksë e sheshtë 9 %

Gjirokastra I ka ofruar një pritje entuziaste Kryetarit të PD, Basha. Vetëm dy ditë para protestës së 11 Majit, Basha ka bërë thirrje për një bashkim të madh popullor në Tiranë ndërsa ka premtuar ndryshim të thellë në qeverisjen e vendit me largimin e Ramës duke bërë që pensioni minimal të arrijë në 250 mijë lekë.

“Brenda 4 viteve të para, pensioni minimal do të jetë 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Do ta ndalim eksodin e mjekëve dhe infermierëve, përmes ngritjes së rrogave në 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Kjo rritje do jetë edhe një tregues indeksimi për të gjitha shërbimet e tjera në Shqipëri.

Do ndalim krizën e arsimit të lartë me dyfishimin e buxhetit. Buxheti do subvencionojë në masën 100 % tarifat e bachelor dhe master për të gjithë ata studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë, dhe 50 % për pjesën tjetër. Do ti japim fund emigracionit të të rinjve.

Inxhinierët tanë të teknologjisë dhe elektronikës nuk do të shkojnë në punë të zeza në rrugët e Evropës, por do punojnë këtu sepse me sistemin e taksës së sheshtë 9 % do thithë investime të huaja direkte duke nisur me ekonominë gjermane”, tha Basha.