31.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Ndarja e Kosovës, raporti i plotë i Soros: Miniera e Trepçes ti jepet Serbisë!

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Dega-Beograd (Soros Foundation), është nxitësi dhe autori i studimit të detajuar për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hashtag.al ka mundur të sigurojë raportin e plotë, origjinalin, pa redaktime në gjuhën serbe, ndërsa më herët në media janë ofruar disa versione të kufizuara të këtij raporti, kryesisht përmbledhje përshkruese në gjuhën angleze.

Raporti në fjalë është përfunduar në muajin Prill 2018, vetëm 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky, ku është diskutuar për të parën herë ideja e e zgjedhjes nëpërmjet një këmbimi territorial.

Pasi Fondacioni Soros Dega Beograd ka hartuar këtë raport (Prill 2018), Alex Soros djali i multimiliarderit George Soros, në harkun kohor Qershor 2018 – Mars 2019, ka vizituar me dhjetëra herë Tiranën-Beogradin-Prishtinën, për të mbikëqyrur gatishmërinë e qeverive në zbatimin e këtij studimi të hartuar nga fondacioni i tij, dega e Beogradit.

Struktura e raportit
Duke qenë se raporti është voluminoz, Hashtag.al në këtë shkrim do të thjeshtëzojë shpjegimin e tij, duke ofruar kolonat kryesore të konceptimit të këtij studimi.

Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, studimi i Soros-Beograd, ofron tre skenarë të mundshëm:
Skenari 1- Marrëveshje suksesi, nëpërmjet opsionit të shkëmbimit të territoreve, ku preket aksi Preshevë-Medvegj-Bujanovc në Serbi dhe Mitrovica dhe disa komuna rreth Zubin Potokut. Ky skenar trajton ndryshimet demografike që do pasojnë, peshën ekonomike në shtetet respektive pas këmbimit, por shqyrton në mënyrë tepër të veçantë dhe çështjen e pasurive nëntokësore dhe industrisë nxjerrëse të Trepçës.

Skenari 2 – Marrëveshje me sukses të kufizuar, ky skenar parashikon zgjidhje përfundimtare, njohje reciproke bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku disa komunave serbe u njihet autonomi në vendimmarrje, ndërsa sistemi legal, prokurori gjykata etj, do jetë në një varësi të ndërthurur me Kosovën.

Skenari 3- Marrëveshja status-quo, ky skenar është vijimi i situatës aktuale, pa asnjë ndryshim, mes dy republikave, të Serbisë dhe Kosovës.

Në mënyrë tepër të qartë, studimi thotë se varianti i këmbimit të territoreve është varianti që i leverdis Serbisë më tepër, ndërsa theksin e vendos sidomos te përfitimi nga të ardhurat që do sigurojë në vite biznesi i minierave të Trepçës.

Madje raporti detajon fluksin historik të minierave të Trepçës dhe parashikon të ardhurat në disa miliardë dollarë për dekadat e ardhshme. Si dhe eksploron mundësitë se si do ndodhin ndryshimet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave mbi Trepçën në rastin e këtij skenari.

Ekspertët e pajtuar nga Fondacioni Soros e përfunduan këtë raport në Prill 2018, pas një pune disa javore, ndërsa bën përshtypje se në mënyrën e artikulimit të raportit që mban vulën e SOROS-Beograd, kur u referohet interesave të shtetit të Serbisë, raportuesit përdorin termin “pala jonë” ose “interesin tonë”, duke lënë të kuptohet se ky raport i Soros përfaqëson në mënyrë direkte dhe në radhë të parë interesin dhe këndvështrimin e shtetit të Serbisë.

Nuk ka asnjë që sugjeron se Fondacioni-Soros ka bërë të njëjtin studim në Tiranë me ekspertë të Shqipërisë, ose në Prishtinë me ekspertë të kosovës, për të dalë më pas në një konkluzion më të pjekur duke krahasuar tre raportet.

Rezulton se Fondacioni Soros është mjaftuar me këndvështrim e palës serbe dhe është qartësisht në mbështetje të këtyre interesave për motive dhe arsye ende të panjohura.

Soros si ekuivalent i “Omerta”
Ndonëse ky raport është prezantuar zyrtarisht në Beograd në Prill 2018, ndonëse për këtë raport ka raportuar media rajonale “BalkanInsight” dhe më pas “Gazeta Zëri”, rezulton se asnjë prej tre qeverive, në Serbi, Kosovë dhe Tiranë, nuk ka përmendur studimin ndonjëherë.

Ky studim rezulton shtysa e parë dhe plani më i detajuar për të zbatuar skenarin e këmbimit të territoreve, ky studim është lobuar nga vet Alex Soros në mënyrë publike me vizitat e tij në Prishtinë-Tiranë-Beograd, por asnjë prej shtetarëve të këtyre vendeve nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros në këtë histori.

I vetmi politikan me peshë që ka artikuluar në mënyrë precize se ideja e këmbimit të territoreve është një nismë e Fondacionit Soros, është Sali Berisha. Është i vetmi.

Bën përshtypje, se njësoj të kompleksuara kanë qenë dhe opozitat në tre vendet respektive, opozitat kanë kundërshtuar skenarin e këmbimeve të territoreve, por duke kritikuar qeveritë dhe në asnjë rast ideatorin, mbështetësin dhe financuesin e këtij projekti, Fondacionin Soros.

Nuk bën përjashtim as Lëvizja Vetvendosje në Kosovë. Një burim diplomatik i tha Hashtag.al se në muajin Korrik 2018, krerëve të kësaj lëvizje u është vënë në dispozicion një MEMO e detajuar mbi rolin e Soros dhe detajet e këtij studimi, por në asnjë rast Lëvizja Vetvendosje nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros.

Mediat kryesore në Tiranë-Prishtinë-Beograd, gjithashtu kanë shmangur raportimet dhe hulumtimet mbi rolin e Fondacionit Soros në këtë lojë. Në finale, duket se një korporatë private si Fondacioni Soros (Quantum Fund)ka arritur të imponojë dhe të vërë në lëvizje tre qeveri për të mundësuar këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke imponuar një plan që avantazhon në mënyrë arbitrare Serbinë, e cila do të lëshonte disa territore shqiptare që i ka në administrim, për të përfituar në këmbim disa territore të tjera shqiptare, në të cilat ndodhet dhe biznesi i minierave të Trepçës. /

RAPORTI SOROS- PËRKTHIM I PËRMBLEDHUR PËR TREPÇËN
“Trepça” përfshin këto njësi kryesore minerare dhe metalurgjike:
Në miniera: në veri, komuna e Leposaviqit, minierat “Crnac” dhe “Belo brdo” (edhe pse këto miniera hyjnë në territorin e komunës së Leposaviqit, minerali është gërmuar aktualisht në hapësira (dritare) që shtrihen në territorin e Republikës së Serbisë – komunat e Rashkës dhe Novi Pazarit), “Paleta e Verdhë” dhe sipërfaqja e minierës Koporic;

Miniera dhe flotacionet “Stari trg” në Kosovska Mitrovica, me rezervat më të mëdha të mineralit të plumbit dhe zinkut;
Në jug, minierat “Novo Brdo”, “Ajvalija”, “Badovac” dhe “Kišnica”, të cilat gjithashtu përfshijnë kapacitetet përpunuese;
Kryesimi i plumbit në Zveçan dhe zinkut në Kosovska Mitrovica.

43 “Trepça Veriore” përfshin vetëm katër nga minierat e listuara në komunën e Leposaviqit, ndërsa në minierën kryesore “Stari trg” është përbërja “Trepça Jugore”. Minierat në jug në afërsi të Prishtinës – “Ajvalija”, “Kišnica”, “Badovac” dhe “Novo Brdo” nuk punojnë për shkak të mungesës së pajisjeve dhe lëndëve të para.

Vlerësohet se rezervat e përgjithshme të mineralit të plumbit dhe zinkut në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë midis 50 dhe 60 milion ton. Rreth gjysma (28 milion ton) i referohet minierës më të madhe të këtij sistemi “Stari trg”.

Në veri të Kosovës, duke punuar me shumicën e popullsisë serbe, rezervat vlerësohen në vetëm 6.5 milion ton. Nëse këto janë rezervat minerale të papërpunuara të tërë Kosovës dhe Metohisë janë përkthyer në metal të pastër, vlerësimet shkojnë nga rreth 3 milion ton plumb dhe 2 milion ton zink si dhe rreth 4.5 mijë ton argjend. Vlerësimet e vlerës së këtyre rezervave ndryshojnë po ashtu duke filluar nga 8 miliardë deri në 13 miliardë euro, nëse marrim parasysh rezervat e arit, argjendit, kadmiumit, bizmutit, germaniumit dhe burimeve të tjera minerale.

Është e rëndësishme të theksohet se çmimet e lëndëve të para kryesore që përbëjnë mineralet e Kosovës – plumbit dhe zinkut – janë rritur disa herë që nga viti 1990 deri në ditët e sotme. Në veçanti, çmimet e plumbit janë rritur nga rreth 600 dollarë për ton në vitin 1989, nërreth 2.500 dollarë për ton, çmimi aktual është rreth 2.100 euro për ton.

– Nëse shfrytëzimi i mineraleve sigurohet, prodhimi i metalit mund kontrollohet në masë të madhe edhe nëse ky prodhim është në pronësi të dikujt tjetër.

-Sipas këtij parimi, ne do të kemi edhe pronësinë mbi pjesën e kombinatit Trepça, i cili aktualisht në territor brenda strukturës së Kosovës. Obiliqi dhe Glogovaci janë thellësisht të vendosura në territorin e Kosovës, por kjo nuk mund të jetë arsyeja për të drejtën e pronësisë mbi ne, pjesë e kompanisë apo një kompanie të plotë, atë që ne mund të marrim nëpërmjet një kontrate ose nëpërmjet një procesi kthimi.

– Këto propozime duhet të hartohen në bazë të një analize serioze që do të demonstronin justifikimin e kërkesës tonë dhe të bazuar në një vlerësim se si dhe në çfarë mase kompanitë e përzgjedhura mund të kontribuojnë në konsolidimin ekonomik të komunave veriore dhe enklavat që mbeten në Kosovë.

– Të vetëdijshëm për faktin se rehabilitimi i këtyre kompanive do të jetë shumë i shtrenjtë dhe në disa raste do të duhet shumë kohë për të kaluar. Ky rehabilitim nuk mund të imagjinohet pa burime të huaja financimi, por ato do të jenë më të lehta kur këto kompani kanë një titull legjitim, veçanërisht nëse është ana jonë.

Hashtag.al

Vuçiç sajon debate imagjinare në Tiranë për shpëtuar Ramën dhe Thaçin si tradhëtarë të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka treguar për zhvillimet që po ndodhin në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, dhe përplasjet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas deklarimeve për unifikimin e shqiptarëve.

Vuçiq thotë se i ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të mbledhin mend sa u përket këtyre deklaratave.
“Unë iu thash atyre, mblidhni mend, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, është shprehur ai.

Vuçiq thotë t’i ketë thënë Thaçit se t’i mund të thërrasësh edhe presidenten kroate, e amerikanët, por problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e zgjidhin vetëm serbët dhe shqiptarët.

“ Unë iu thash, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviqin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe ne duhet të zgjidhim këtë “, ka thënë kreu i shtetit serb, shkruan ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se nuk ka asnjë forcë që e detyron Serbinë që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e popullit.
Sipas kreut të shtetit serb, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë duke hyrë në një fazë jashtëzakonisht të vështirë.
“Po hyjmë në një fazë shumë të vështirë”, ka shtuar ai, raporton Express.

Kreu i shtetit serb ka treguar edhe për debatin që ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Tiranë.
“I thash Thaçit, ju mund t’i telefononi amerikanët dhe gjithë të tjerët, por kjo është një çështje e serbëve dhe shqiptarëve.

Nuk ka forcë që e detyron Serbinë të veprojë në kundërshtim me interesat e saj”, ka shtuar Vuçiq, transmeton Gazeta Express.
Sipas Vuçiqit njerëzve në Islandë apo Maltë nuk iu intereson nëse Kosova dhe Serbia zgjidhin problemin ndërmjet vete.
“Ky është vetëm problem i yni”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar edhe një përplasje që ka pasur me Thaçin, por që thotë t’i ketë folur ne gjuhën serbe.
“E pyeta edhe Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me ta [Amerikanët], a po të ndihmon dikush? Ia thash në gjuhën serbe. Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’iu jap asgjë për të cilën keni folur, dhe çfarë do të bëjmë tani?”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq ka folur edhe për shtrëngimin e duarve me Hashim Thaçin, duke thënë se nuk ishte diçka zyrtare,
“Isha duke u marrë me të gjithë të pranishmit, gjithashtu edhe me Thaçin, por nuk ishte një shtrëngim duarsh zyrtar”, ka shpjeguar ai, duke pranuar se ai shtrëngim duarsh ishte i ftohtë.

Më shumë se e vërtetë kemi të bëjme me shfaqje teatrale të Vuçiç për të shpëtuar Ramën dhe Thaçin të ekspozuar si tradhëtrë të ndarjes së Kosovës.

S’ka burg për qytetarët, lirohet ish-deputeti Kleves Balliu dhe tre protestuesit

Gjykata ka vendosur të lirojë nga burgimi ish-deputetin Kleves Balliu dhe ka lënë po ashtu të lirë edhe tre protestuesit e arrestuar dy ditë më parë.

Klevis Balliu ka folur gjatë seancës gjyqësore të zvvilluar ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, pas ndalimit nga policia dy ditë më parë.

Duke folur në sallë, Balliu është shprehur se, kërkojnë që të burgosin atë dhe të tjerët që të mos jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të të shtunës 11 maj.

Ai tha gjithashtu se është ndaluar pa të drejtë dhe pas kësaj nuk I është ofruar për më shumë se katër orë ndihmë mjekësore pasi ishte helmuar me gaz lotsjellës.

“Janë shtëpitë që po rrezikohen nga projekti korruptiv i kësaj qeverie. Unë i kam mbështetur, i mbështes dhe do ti mbështes. Partia Demokratike dhe gjithë përfaqësuesit e saj do ti mbështetsim. Ta harrojnë se me shoqërimin e ndonjërit do të na frikësojnë.
Nëse sot protestojmë është edhe arsyeja se qeveria i ka bërë pis uniformat e Policisë së Shteti me kanabizimin e vendit.

E kuptoj Prokurrorinë që ka një vit e tetë muaj si e jashtëligjshme si dhe e kuptoj presionin dhe urdhërat që ka marrë por nuk pranoj asnjë akuzë që mund të më drejtojnë.

Kam ndenjur për katër orë e gjysëm pa marrë asnjë ndihmë mjekësore sepse policia nuk i lejonte të më shërbenin pasi isha dëmtuar sepse nuk shihja për shkak të gazit?”.

Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut pas dhënies së masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë për të akuzuarit e tjerë Lulzim Marqinaj, Seit Hajderasi dhe Elton Skënderi u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

Haradinaj zbulon agjentin e Putin në Tiranë dhe ka një lajm për Mogherinin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Samiti i Berlinit ka qenë një takim jashtëzakonisht i suksesshëm, pasi që dialogu i është marrë Mogherinit nga duart, dhe tashmë atë e kanë në pronësi Angela Merkel dhe Emanuel Macron.

Në një prononcim për media, Haradinaj ka thënë që nga Mogherini ka pasur rrezik që Kosovës t’i vinte një marrëveshje e keqe, që mund ta ndante Kosovën.

“Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme për Kosovën, e suksesshme sepse dialogu i është marrë zonjës Mogherini, tek e cila ka pasë rrezik Kosovës me i ardhë ndonjë propozim-marrëveshje e keqe përfshirë edhe ndarje të vendit, tash është në përgjegjësi të Merkelit dhe Makronit. Dialogu është heqë prej adresës që ka mund me e befasu Kosovën me një marrëveshje të keqe”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se tashmë Kosova mund të jetë e qetë, por vigjilente pasi që kuzhinat e huaja mund të vazhdojnë të gatuajnë ide për ndarje të Kosovës.

“Kushdo që ka besuar që duke e nda Kosovën, arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi, e ka pas e ai projekt është përmbyllë. Marrja e dialogut prej Mogherinit te Merkeli që ka qëndrim të qartë kundër korrigjimit të kufijve, mund të jemi më të qetë. Duhet të jemi vigjilentë, sepse kuzhinat vazhdojnë me gatu, por duhet të jemi të qetë”, ka shtuar kreu i Qeverisë.

Sa i përket përplasjes me Edi Ramën rreth zhvillimeve të ndodhura në Samitin e Berlinit, Haradinaj ka thënë se e respekton institucionin e kryeministrit të Shqipërisë dhe se Edi Ramën e ka vëlla.

“Edi Rama është vëlla i imi. Të vërtetën do ta them gjithmonë, kam thënë të vërtetën për atë që ka ndodhur në Samitin e Berlinit”, është shprehur Haradinaj.

Sa u përket deklarimeve për heqjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, Haradinaj ka thënë se duhet hequr pikat e kontrollit që të mos ketë shumë vonesa.

“Duhet me ndryshu regjimin e kontrollit. S’ka pika Kosova. Duhet me ndryshu regjimin e kontrollit, që mos me pasë vonesa. Ata janë në disa obligime në procesin e liberalizimit të vizave, prandaj i kuptojmë”, ka potencuar njeriu i parë i Qeverisë, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë për pjesëmarrjen e Millorad Dodikut në Samitin e Brdo-Brijonit në Tiranë, Haradinaj thotë se ai nuk është kurrfarë figure që përfaqëson ndonjë vlerë, pos agjent i Putinit në Ballkan.

“Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera, as të bashkëjetesës. Ai është aleat i Putinit, dhe një prej figurave më të këqija. Ai është agjent i Putinit. Nuk dua të komentoj. Por Kosova e sheh atë si njeri të Putinit”, ka përfunduar kryeministri Ramush Haradinaj.

Incidenti, Vuçiç nuk pranon foto me Metën sepse pazarin për ndarjen e Kosovës e ka me Ramën

Pazarin e ka me Ramën për ndarjen e Kosovës dhe Vuçiç nuk mund ta tradhëtojë atë as edhe për një foto ceremoniale me Presidentin Meta në një samit ndërkombëtar.

Që prej mbërritjes në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës, presidenti serb u shpreh i mërzitur me liderët shqiptarë.
Pas takimit me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat serbe do të deklaronte se “shqiptarët vazhdojnë flasin për bashkim kombëtar dhe askush nuk reagon”.

Deklarata e tij erdhi pas një takimi mes Hashtim Thaçit dhe Edi Ramës, ku sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat u tha se “ishte rënë dakord për krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”.

Kjo është cilësuar provokim nga presidenti serb, i cili këtë të enjte refuzoi foton pas takimit me Ilir Metën, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Andrzej Duda-n, mikpritës të samitit të Brdo-Brijunit.

Britania e qartë: Duhen zgjedhje demokratike ku të marrin pjesë të gjitha palët

Ambasadori britanik Duncan Norman në Shkodër deklaroi se zgjedhjet mund të realizohen në datën 30 qershor, por që mbetet e rëndësishme që palët të marrin pjesë dhe zgjedhjet të jenë demokratike.

“Sa i përket zgjedhjeve me 30 qershor mendoj që teknikisht mund të realizohen në datën e caktuar por është e rëndësishme që të jenë demokratike dhe kjo do të thotë se të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.” – u shpreh Norman për News 24.
Ambasadori britanik u ndalua edhe tek rëndësia e goditjes së krimit të organizuar.

Keni zhvilluar disa takime në Shkodër, cila është arsyeja?
Gjithmonë më pëlqen të kthehem në Shkodër, është një nga qytetet e para që kam vizituar që në 2016-ën, kam jetuar në Shkodër për një muaj ku kam mësuar gjuhën shqipe. Veriu i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar për shkak të lidhjeve mes dy vendeve. Seria e takimeve në Shkodër kishte të bënte me situatën si atë politike por edhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Çfarë ju shqetëson?
Një nga shqetësimet e mia sa i përket situatës politike, është i njëjti me atë që kanë shumë qytetarë që jetojnë në Shqipëri. Jemi duke parë një situatë delikate politike dhe që kërkon që të gjitha palët si opozita edhe qeveria të ulen në një tryezë dialogu. Lufta ndaj krimit të organizuar është një çështje që na shqetëson të gjithëve ne. Isha këtu në Shkodër për të dëgjuar disa nga sukseset e fundit të policisë por edhe çfarë mbetet për t’u bërë. Disa nga sukseset që ka patur në këtë fushë është edhe vendimi për burgimin e Klemend Balilit.

Cila mund të jetë zgjidhja për krizën politike dhe a mund të ketë zgjedhje me 30 qershor?
Zgjidhja për krizën politikë është në fakt që të dyja palët të bisedojnë me njëra-tjetrën dhe çdo zgjidhje patjetër që mund të vijë vetëm përmes dialogut. Sa i përket zgjedhjeve me 30 qershor mendoj që teknikisht mund të realizohen në datën e caktuar por është e rëndësishme që të jenë demokratike dhe kjo do të thotë se të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.

Mund të bëhen pa opozitën nëse opozita nuk futet në zgjedhjet e 30 qershorit?
Teknikisht them se po mund të bëhen por në fakt zgjedhjet në çdo vend duhet që të jenë një proces demokratik dhe duhet t’i japin mundësi qytetarëve të zgjedhin mes alternativave ndërsa teknikisht natyrisht që mund të bëhen zgjedhje pa opozitën por nëse kjo do ishte një gjë e mirë apo jo mbetet për t’u parë.

Folët për suksese sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, ju shqetëson fakti i bandave kriminale apo politikës në disa segment të saj të kapur nga krimi ose institucioneve të ndryshme?
Policia ka patur një numër operacionesh të suksesshme në të gjithë Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kjo ka çuar në një numër arrestimesh të rëndësishme dhe siç pamë edhe ditët e fundit edhe në dënime të rëndësishme si ai i Balilit. Por sigurisht mbetet akoma shumë për t’u bërë dhe kjo është arsyeja pse qeveria britanike punon me atë shqiptare për ta luftuar krimin e organizuar të dyja bashkë.

Ka një problem lidhur me veriun e Shqipërisë për shkak të emigrimit që vijon drejt Mbretërisë së Bashkuar?
Ka një histori të gjatë emigrimi të qytetarëve nga veriu në Britani dhe disa nga këto raste janë shumë pozitive për Mbretërinë e Bashkuar dhe disa raste kanë qenë më pak pozitive se të tjerat por ajo që është e rëndësishme të shohim është që qytetarët e Shqipërisë të kenë një të ardhme të lumtur dhe të kënaqshme këtu në vendin e tyre.

Thirrja e Berishës: Çdo sakrificë për të përmbysur me çdo çmim regjimin

Sot dita e Europës! Sot kombet e vendeve anëtare dhe të gjithë ata, që aspirojnë integrimin europian kremtojnë përvjetorin e themelimit të Bashkimit Europian, mrekullisë më të madhe të paqes, sigurisë, lirisë dhe begatisë në tërë historinë e Europës.

Ne shqiptarët, në këtë ditë vijme si kombi me mbështetjen më të madhe dhe aspiratën më të fuqishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Por mjerisht, pas vitit 2013, me ardhjen në pushtet të Edvin Kristaq Krimit, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ngjet me vegun e Penelopës dhe është kthyer në një horizont, që largohet.

Bastardët e bllokmenëve hoxhistë me në krye Edi Ramën, njëlloj si etërit e tyre mizorë, që mbyllën me perden e hekurt për Shqipërinë, dyert e Europës, kanë mbyllur me muret e krimit, korrupsionit, drogës, narkoshtetit, që lartësojnë çdo ditë me regjimin e tyre të kakistokracisë, dyert për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sot është një ditë për të shprehur urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të thellë ndaj Bashkimit Europian, vendeve anëtare të tij për solidaritetin dhe ndihmën bujare të jashtëzakonshme e të gjithanshme që i kanë dhënë Shqipërisë, tre dekadat e fundit.

Por, për mbarë shqiptarët, sot është një ditë zotimi solemn për të ndërmarrë çdo sakrificë dhe përmbysur me çdo çmim, një minutë e më parë, regjimin e kakistokracisë së Edvin Kristaq Ramës dhe çelur dyert e mbyllura prej tyre të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Gëzuar!

Dështon tentativa e Ramës për burgosje, lirohet ish-kreu i komunës së Kasharit

Ish-kreu i komunës së Kasharit Besnik Fuçia është liruar nga Gjykata. Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje për ish-kryetarin e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçisë, i cili u akuzua pa asnjë provë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për disa prona në zonën e Yzberishtit.

“Detyrim paraqitje” ka dhënë si masë gjykata edhe për ish-përgjegjësin e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memishajn, ndërtuesin Stefan Caushin, Vjollca Panit, Sekretaren e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierjen, Miranda Dyrmisha.

Prokuroria kërkoi masat

-Detyrim paraqitje për Besnik Fuçian.

-Arrest me burg për investitorin e kompanisë Ina 2004, Stefan Çaushi.

-Arrest shtëpie për Teuta Shehaj, mbesa e Çaushit.

-Detyrim paraqitje për Jurgen Memishaj, ish shef i zyrës së Urbanistikës në komunën Kashar.

-Detyrim paraqitje për Miranda Dyrmishaj, kolaudatore.

Akuzat –Fuçia u arrestua të martën (7 maj) nën akuzën e flasifikimit të dokumentave për ndërtimin e dy pallateve në zonë. Ai u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një ndërtues. Ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës në Kashar, Jurgen Memishaj u ndalua të hënën (6 maj) nën akuzën për falsfikimim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në dhënien e një leje për ndërtimin e dy pallateve në këtë zonë. Arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit të njërit prej investitorëve, Arben Petriti. Sipas hetimeve, Petritit i është shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 mln euro.

Balliu në Gjykatë me dy gishtat lart: Ky është gjyq politik i Edi Ramës…

Ish-deputeti i PD, Klevi Balliu, ka dalë para Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai u arrestua dy ditë më parë gjatë protestës së banorëve të “Astirit”, pasi tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama.

Klevis Balliu gjate seances gjyqesore ka përshdentur me dy gishtsta larte të pransihmit në sallë.

Gjatë protestës tek “Unaza” pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Prokuroria ka kërkuar “arrest shtëpie” për Balliun dhe “arrest me burg” për tre banorë të “Unazës së Re”. Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ish-ligjvënësi demokrat ka mohuar akuzat në adresë të tij, ndërsa ka deklaruar se gjyqi ndaj tij është politik dhe i urdhëruar nga Edi Rama. “Kjo është Polici dhe Prokurori si në kohën e Enver Hoxhës. Ky është gjyq politik i Edi Ramës”, tha Balliu nga kafazi i Gjykatës së Tiranës.

Pompeo vizitë në Londër për çështjen e Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vizitoi Londrën të mërkurën pas deklaratave të Iranit se nuk do t’u përmbahej më disa pjesëve të marrëveshjes bërthamore nga e cila Shtetet e Bashkuara u tërhoqën pikërisht një vit më parë.

Marrëveshja kufizon aftësinë e Iranit për prodhimin e lëndës djegëse bërthamore për 15 vjet.
Zoti Pompeo diskutoi mbi Iranin me Kryeministren britanike Theresa May dhe me sekretarin e jashtëm Jeremy Hunt. Në axhendë ishte edhe propozimi për një ‘marrëdhënie të veçantë’ mes dy aleatëve pasi Britania të jetë tërhequr nga Bashkimi Evropian.

Zoti Pompeo shkoi në Londër, pas anulimit të një udhëtimi në Gjermani për të bërë një vizitë të panjoftuar në Bagdad, ku ai paralajmëroi zyrtarët irakianë të mos ndërmarrin sulme kundër interesave amerikane në Lindjen e Mesme.

Vizita vjen në klimën e tensioneve në rritje me Iranin pas njoftimeve të zbulimit se Teherani ka dislokuar me anije raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në ujërat pranë brigjeve të tij.

“Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë interesat e tyre kudo që të jenë dhe ne gjithmonë do të sigurohemi që të kemi një strukturë force që besojmë se mund ta arrijë këtë qëllim. Pra, vizita ime dhe veprimet e ndërmarra nga Departamenti i Mbrojtjes, mesazhi që u kemi dërguar iranianëve, shpresoj se na e bën të mundur t’i dalim përpara kësaj dhe iranianët do të mendohen dy herë para se të sulojnë interesat amerikane”, tha zoti Pompeo.

Zyrtarët e SHBA gjithashtu po e shpejtojnë lëvizjen e aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln së bashku me grupin e saj goditës nga ujërat evropiane për në Detin Arabik, si dhe dislokimin e një bombarduesi strategjik B-52 në përgjigje të kërcënimit të mundshëm iranian.

Administrata Trump po punon për atë që ajo e quan një “fushatë maksimale trysnie” ndaj Iranit, në mënyrë që Teherani të ndryshojë sjellje, siç është mbështetja e grupeve terroriste dhe zbatimi i asaj që Shtëpia e Bardhë e quan një program raketash balistike që kërcënon Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, Presidenti iranian Hassan Rouhani njoftoi të mërkurën se nuk do t’u përmbahet më dy pjesëve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nga e cila Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u tërhoq vitin e kaluar.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif tha të mërkurën në Moskë se tërheqja e Uashingtonit dhe rivendosja e sanksioneve ndaj Iranit e ka bërë të pamundur që Teherani të vazhdojë respektimin e marrëveshjes:

“Shtetet e Bashkuara jo vetëm që e bënë vetë, por u bënë pengesë edhe për të tjerët, që dëshironin ta zbatonin rezolutën e Këshillit të Sigurimit,” tha ministri iranian. Administrata Trump, megjithatë, vazhdon të kërkojë që Teherani të respektojë zotimet e veta.