21.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Thirrja e fortë e Bashës nga Pogradeci: Kjo kryengritje demokratike ka një qëllim…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh gjatë një takimi në Pogradec se, kjo kryengritje demokratike ka një qëllim: ta çlirojë Shqipërinë nga qeverisja e lidhur me krimin,

Kjo kryengritje demokratike ka një qëllim: ta çlirojë Shqipërinë nga qeverisja e lidhur me krimin, ta çlirojë ekonominë nga oligarkët dhe korrupsioni galopant, përmes kthimit të lirisë numër 1, pa të cilën nuk mund të ketë as liri, as mundësi të tjera: Pa lirinë e votës nuk ka asnjë liri tjetër, nuk ka mundësi, nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka Europë.

Basha: Pa lirinë e votës nuk ka punësim, nuk ka mirëqënie

Pa lirinë e votës nuk ka Europë.

Basha: Kush thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë.

Basha: Prej 6 vitesh na mbyllet dera e Europës.

Basha: Kushdo që thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë, gënjen. Dhe shqiptarët janë të zgjuar, nuk i pranojnë, as nuk i hanë gënjeshtrat. Ka 6 vite që na mbyllet dera e Europës dhe ne e dimë të gjithë se pse.

Sepse në vend që ta luftojë krimin, qeveria lidhet me krimin. lidhet me krimin që të mbajë pushtetin edhe kur populli do që ta largojë me votë. Lidhet me krimin dhe oligarkët që të kapë ekonominë dhe të pasurohet në kurriz të njerëzve të ndershëm, madje modelin e krimit e ka sjellë edhe në universitete.

Basha: Betejën  e nisën studentët në dhjetor kundër padrejtësisë që u është bërë.

Basha: Studentëve u është shkatërruar arsimi i lartë, me tarifat e larta

Basha: Arsimi ka tarifat më të larta, cilësinë më të ulët në Europë.

Basha: Në fakt betejën e keni nisur ju. E nisën studentët në dhjetor kundër padrejtësisë më të madhe që i është bërë ndonjëherë rinisë, shkatërrimit të arsimit të lartë, tarifave më të larta, çmimeve më të larta për arsim me cilësinë më të dobët në Europë. Dhe, pastaj, së bashku me ju u ngrit gjithë Shqipëria.

Më 16 shkurt, 11 javë më parë nisi kjo lëvizje dhe kryengritje demokratike për të mposhtur tiraninë më të rrezikshme që vendi dhe Ballkani kanë njohur në 30 vite, tiraninë e politikës të lidhur me krimin, që ka asgjesuar votën, ka asgjesuar qeverisjen, ka kapur dhe paralizuar drejtësinë, ka kapur ekonominë, ka kapur universitetet dhe arsimin e lartë, ka shkatërruar shëndetësinë dhe, mbi të gjitha, i ka vënë kazmën mundësive të rinisë për të ndërtuar jetën e saj këtu në Shqipëri.

Basha: Na mungon dikush sot, na mungon, sepse Edi Rama ka vendosur të kthejë burgun politik. Na mungon Klevis Balliu, i cili mbahet me urdhër politik vetëm e vetëm, sepse qëndroi në kah të qytetarëv,e që po i dhunonte policia. Unë jam krenar për Klevis Balliun, e di që edhe ju jeni krenar për Klevis Balliun. Dhe mesazhi që ju çon është që të qëndrojmë edhe më fort, edhe më të bashkuar në krah të njerëzve, në krah të kauzës tonë për liri dhe demokraci. ta tregojmë veten. Ky është mesazh për të gjithë ju e në veçanti për rininë e Pogradecit, ta tregojmë veten fuqimisht të shtunën më 11 maj në Tiranë.

Basha: Plani ynë për buxhetin e arsimit me pak fjalë është ky. Dyfishim i buxhetit të arsimit, sepse arsimi është prioritet kombëtar. Kur them prioritet kombëtar, që ta kuptoni ndryshimin midis dërdëllitjeve politike dhe çfarë do të thotë, kur Partia Demokratike dhe kryetari i Partisë Demokratike shpalli prioritete kombëtare.

Kur thamë, rrugët janë prioritet kombëtar, ndërtuam 80% të rrugëve në të gjithë vendin, jeni të gjithë dëshmitarë.

Kur thamë energjia dhe energjitika është prioritet kombëtar, i dhamë fund epokës së gjeneratorëve, i mbani mend gjeneratorët apo jo?

Kur thamë dixhitalizimi është prioritet kombëtar, bëmë regjistrin e gjendjes civile digjitale, bëmë pasaportat biometrike, bëmë kartat e indetitetit dhe falë këtyre hoqëm vizat për shqiptarët.

Bëmë regjistrin kombëtar të biznesit, Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKR.

Basha: Sa para ka rezervuar kjo qeveri për trajnimin profesional të rinisë shqiptare? Zero!

Basha: Dyfishim i buxhetit të arsimit, sepse arsimi është prioritet kombëtar.

Basha: Plot 74 milionë dollarë më shumë për arsimin.

Basha: Edi Rama i shpenzon për të rindërtuar zyrat e tij, duke blerë objekte luksi

Basha: Sot po ju deklaroj se prioriteti kombëtar i qeverisë së ardhshme të Partisë Demokratike do të jetë arsimi dhe në veçanti arsimi i lartë. Dhe kjo do të thotë, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. Plot 74 milionë dollarë më shumë, të cilat sot Edi Rama i shpenzon për të rindërtuar zyrat e tij, duke blerë objekte luksi, për të ndryshuar flotën e automjeteve të luksit, ku ulen qeveritarët, për të shkuar me 18 milionë dollarë në vit udhëtimet, hotelet, biletat. Të gjitha këto shpenzime, vjedhje do të marrin fund. 74 milionë dollarë në vit më shumë do të shkojnë për arsimin e lartë.

Manovra e dëshpëruar e Rohanit

Presidenti i Iranit, Rohani nuk do ta zbatojë më marrëveshjen atomike, nëse nuk i ofrohet mbrojtje efektive nga sanksionet e SHBA. Një manovër jashtëzakonisht e rrezikshme, mendon Jamshid Barzegar.

Me vendimin për të mos i shitur më jashtë rezervat e pakta të pasuruara të uranit, por për t’i lenë brenda territorit të vendit, dhe me paralajmërimin për hapa të tjerë, – si pasurimin e mëtejshëm të uranit – Irani rrezikon marrëveshjen atomike, të cilën, veç SHBA, e respektojnë të gjitha shtetet e tjera deri më tani.

Ky vendim i jep fund edhe “epokës së maturisë, diplomacisë dhe shpresës”, që Irani donte të ndiqte që me ardhjen në pushtet në vitin 2013 të presidentit Hasan Rohani. E që arriti pikën kulmore me nënshkrimin e marrëveshjes atomike në vitin 2015.

Që nga fillimi Rohani ndeshej me valën kundërshtuese të ndjekësve të linjës së ashpër, sidomos të liderit fetar, Ali Khomenei dhe gardave të revolucionit. Ato nuk ishin të interesuara për suksesin e marrëveshjes dhe i hapnin telashe presidentit, ku të mundnin, si në politikën e jashtme ashtu edhe të brendshme.

Futur në darë nga SHBA
Rohani duket se e ka humbur shpresën, se të paktën marrëveshjen atomike do ta ketë si rezultat pozitiv të presidencës së tij.

Goditjen e parë e dha pa dyshim një vit më parë Uashingtoni me largimin nga marrëveshja atomike duke i shfuqizuar jo vetëm masat përjashtuese për eksportet e naftës së Iranit, por edhe eksportet e tij për uranin e pasuruar dhe deuteriumoksidin, (D2O).

Presidenti Rohani deklaroi një vit pas njoftimit të Trumpit, se Irani po përgatitet, që të mos i zbatojë më pjesë të caktuara të marrëveshjes. Shfuqizimi i lejeve të veçanta që u dhanë nga ana e SHBA i la udhëheqjes iraniane dy opcione: Ose të hiqte dorë përfundimisht nga pasurimi i uranit, ose ta vazhdonte atë, por duke shkelur përcaktimet e marrëveshjes atomike me zotërimin e sasisë më shumë se 300 kg.

Megjithëse i vendosur në darë nga SHBA, Irani rrezikon me këtë hap që të humbasë edhe marrëveshjen e Francës, Britanisë së Madhe e Gjermanisë. Këto vende, pra edhe BE kanë këmbëngulur në vlefshmërinë e marrëveshjes atomike dhe janë përpjekur të zbusin efektet e sanksioneve amerikane. Tani mund të ndodhë, që aleatët europianë të Rohanit, të afrohen me linjën e ashpër të Uashingtonit.

Rikthim në kohë të turbullta
Këtu duhet kujtuar, se megjithë qëndrimin e ashpër të Trumpit dhe refuzimin personal të tij për marrëveshjen atomike, nga Uashingtoni gjithnjë ka pasur sinjale gatishmërie për bisedime me Teheranin.

Udhëheqja iraniane i ka injoruar ato. Më me gjasa duket perspektiva për rikthimin e Iranit në politikën konfrontative të kohës së presidentit Ahmadinexhad, gjë që do të ishte konfirmim për ndjekësit e vijës së ashpër në Uashington, që thonë, se në Iran nuk ka partnerë të moderuar për bisedime.

Me afatin e tij 60 ditor, Rohani kërkon që të detyrojë partnerët e mbetur në marrëveshjen atomike që të bëjnë propozime për një marrëveshje të re, që do ta mbrojë Iranin nga sanksione të tjera amerikane. Por kjo duket më shumë si një manovër e dëshpëruar, pasi 6 vite me radhë Irani u përpoq pa sukses që të shpëtonte nga barra e sanksioneve.

Manovër e dëshpëruar edhe për një arsye tjetër – mundësitë e pakta për ndikim të presidentit Rohani tek politika e Iranit kundrejt shteteve anëtare në Lindjen e Afërt, politikë që sundohet nga radikalët.

Basha thirrje qytetarëve: 11 maji, bashkim në betejën për Shqipërinë si gjithë Europa

Basha u shpreh gjatë takimit që po zhvillon në Pogradec se, në 11 maj një tjetër bashkim kombëtar na thërret në betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Duke folur për protestën e 11 majit, Basha u shpreh se, kjo kryengritje demokratike ka një qëllim: ta çlirojë Shqipërinë nga qeverisja e lidhur me krimin. “Ta çlirojë ekonominë nga oligarkët dhe korrupsioni galopant, përmes kthimit të lirisë numër 1, pa të cilën nuk mund të ketë as liri, as mundësi të tjera: Pa lirinë e votës nuk ka asnjë liri tjetër, nuk ka mundësi, nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka Europë”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha gjatë takimit se, 6 vjet Edi Rama, nuk vuri një tullë ne vendi tonë. Njerëzit e arsimuar dhe të aftë nuk i mban afër i detyron të ikin. Ai investon tek injorantët dhe kriminelët. Ne kemi një plan për universitetet që e kam shpalosur në nje takim me pedagogët ne Tiranë.

“Dështakët kanë frikë nga suksesi dhe nga të suksesshmit. Nuk është rastësi që Edi Rama e ka rrethuar veten me kriminelë, me të pashkollë, milionerë me katër klasë. Vetëm në Shqipëri bën vaki. Për një arsye të thjeshtë, sepse ka frikë nga të shkolluarit, ka frikë nga të aftit, ka frikë nga talentet Prandaj ka shkatërruar edhe sistemin arsimor. I shërben injoranca.

Një njeriu të paaftë, të dështuar, që 6 vite nuk vendosi një tullë në ekonominë, në demokracinë e në shtetin ligjor shqiptar, por shkatërroi shumë investime 29 vjeçarë, një njeriu të tillë i bëjnë hije të rinjtë e kualifikuar, të rinjtë e arsimuar.

Si është më lehtë ta sundosh dhe ta shtypësh një popull, kur është injorant apo kur është i arsimuar? E pra, pyetja është e qartë, edhe përgjigja e Edi Ramës është e qartë. Investon tek injoranca, investon tek injorantët. Do që ta mbajë rininë injorante dhe të paditur. Por nuk ka për t’ia dalë dot”, u shpreh Basha.

Basha: Rama është i rrethuar me kriminelë, Shullazi çshtë ministri i vërtetë i Arsimit

Basha po zhvillon një bashkëbisedim me të rinj dhe studentë të Pogradecit. Lideri i opozitës u ndal gjerësisht te problemet e rënda që sipas tij po kalon sot arsimi në vend. Basha u ndal edhe te sulmet e qeverisë sipas tij, ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Basha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini, ndërsa deklaroi se ministër i vërtetë i Arsimit, është Emiljano Shullazi.

“Ministri i vërtetë i Arsimit është Emiljano Shullazi. Tentoi ta heqë nga gara Mynyr Konin, nuk ia doli. Dhe tani përdori këtë mashën tjetër. Edi Rama mban pranë vetes të pashkollë, milionerë me katër klasë. Edi Rama ka shkatërruar sistemin arsimor. Edi Rama investon tek injoranca. Shembulli i Edi Ramës për rininë, je trafikant? Bëhesh deputet. Edi Rama është i rrethuar me kriminelë. Dështakët kanë frikë nga suksesi dhe nga të suksesshmit.

Nuk është rastësi që Edi Rama e ka rrethuar veten me kriminelë, me të pashkollë, milionerë me katër klasë. Vetëm në Shqipëri bën vaki. Për një arsye të thjeshtë, sepse ka frikë nga të shkolluarit, ka frikë nga të aftit, ka frikë nga talentet Prandaj ka shkatërruar edhe sistemin arsimor. I shërben injoranca.

Një njeriu të paaftë, të dështuar, që 6 vite nuk vendosi një tullë në ekonominë, në demokracinë e në shtetin ligjor shqiptar, por shkatërroi shumë investime 29 vjeçarw, një njeriu të tillë i bëjnë hije të rinjtë e kualifikuar, të rinjtë e arsimuar. Si është më lehtë ta sundosh dhe ta shtypësh një popull, kur është injorant apo kur është i arsimuar?

E pra, pyetja është e qartë, edhe përgjigja e Edi Ramës është e qartë. Investon tek injoranca, investon tek injorantët. Do që ta mbajë rininë injorante dhe të paditur. Por nuk ka për t’ia dalë dot”, u shpreh Basha.

Basha nga Pogradeci: Rama ka shkattëruar sistemin arsimor, po investon te injoranca

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në Pogradec këtë të enjte. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë, Basha tha se Rama e ka rrethuar vetën me “kriminele milionerë me katër klasë se ka frikë nga inteligjenca, nga shkollimi”.

Kreu i opozitës u shpreh se, kryeministri Edi Rama e ka shkatërruar Arsimin dhe po investon në injorancë.

Ai foli edhe për arrestimin e Klevis Balliut, duke thënë se Edi Rama “ka vendosur të kthejë burgun politik”. “Mbahet me urdhër politik se qëndroi krah qytetarëve që policia do t’u prishë shtëpitë. Por, unë jam krenar për Klevis Balliun”, u shpreh.

Basha bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës pasdite që ka planifikuar opozita në Tiranë.

Zv.ministrja socialiste diskrediton Ramën: Nuk ndërtohet shteti me terror

Irena Beqiraj, e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Rama, si zv/ministre Financave apo në krye të doganave, tashmë ka dalë kundër vendimeve të qeverisë.

Ajo shkruan se ka ardhur koha që qeveria shqiptare të mësojë se dënimet me burg kur përdoren në masë humbasin efektin. Sipas saj frika nga dënimi me burg kur dënohet në masës bëhet elastike dhe nuk i tremb më njerëzit.

Reagimi i Irena Beqirajt
Kur denimi me burg nuk tremb me !!! Në vitin 1937, në prag të luftës, Qeveria Britanike hartoi një raport me parashikimin se: një sulm i vazhdueshëm bombardues gjerman do të linte gjashtëqind mijë të vdekur dhe 1.2 milion të plagosur dhe do të krijonte panik në masë në rrugët e vendit. Njerëzit do të refuzonin të shkonin në punë.

Prodhimi industrial do të ndalej. Ushtria do të ishte e padobishme kundër gjermanëve, sepse do të ishte e preokupuar me mbajtjen e rendit në mesin e miliona civilëve të panikuar. Planifikuesit ngritën disa spitale psikiatrike jashtë kufijve të qytetit për të trajtuar viktimat psikologjike te sulmeve. “Ka shume mundësi,” deklaronte raporti “se kjo mund të na kushtojë luften.” Në vjeshtën e vitit 1940 filloi sulmi i parashikuar gjatë.

Cuditerisht paniku kurrë nuk erdhi. Spitalet psikiatrike të ndërtuara në periferi të Londrës nuk u përdoren sepse askush nuk u shfaq. Shumë gra dhe fëmijë u evakuan në fshat ndërsa filluan bombardimet. Por njerëzit që kishin nevojë për të qëndruar në qytet në përgjithësi qëndruan.

Ndërsa Blitz vazhdonte autoritetet britanike filluan të vëzhgonin – për habinë e tyre -vune re jo vetëm guximin përpara bombardimeve, por diçka qe dukej kaq afër indiferencës. “Në tetor të vitit 1940 ” një psikiatër anglez shkruante:

“Çdo qindra metra apo më shumë, kishte një krater bombe ose rrënoja dyqanesh apo shtepish. Sirena shpërtheu ne parajmerim dhe unë vezhgoja se çfarë do të ndodhte. Një murgeshë kapi dorën e një fëmije që po shoqëronte dhe nxitoi. Ajo dhe unë dukej të ishin të vetmit që e kishin dëgjuar paralajmërimin.

Djemtë e vegjël vazhduan të luajnë në të gjithë trotuaret, blerësit vazhdonin të grindeshin, një polic drejtote trafikun në mërzitje madhështore duke sfiduar vdekjen dhe ligjet e trafikut. Askush, aq sa unë mund të shihja, shfaqi panik”

Shpjegimi tipik për reagimin e londinezëve ISHTE “stoicizmi” , qe thuhet se është i natyrshëm në karakterin anglez. Por një nga gjërat që shpejt u bë e qartë ishte se nuk ishin vetëm britanikët që silleshin në këtë mënyrë.

Zyrtarët e qeverisë britanike gabuan – veç ne parashikimin rreth mënyrës se si do të reagonin londinezët . Ato nuk e dinin qe Frika perballe nje mjeti qe perdoret ne mase eshte elastike . Ka ardhur koha qe kete ta mesoje Qeveria Shqiptare .

Denimi me burg KUR BEHET MJET i perdorur ne mase , humbet efektin që të gjithë mendojme se ka . Frika nga denimi behet elastike dhe denimi me burg nuk tremb me . Lufta nuk fitohet nga frika , ligji nuk zbatohet nga frika, shteti nuk ndertohet nga frika .

Dieta me shumë fruta dhe perime ndihmon për përmirësimin e kujtesës

A selection of fresh organic vegetables on display. Shallow dof

Keni nevojë për një arsye tjetër se përse duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime? Sipas një studimi të fundit, dieta ushqimore e pasur në fruta dhe perime mund të ulë rrezikun e humbjes së kujtesës.

Në studim u përfshinë gati 28,000 burra, me një moshë mesatare 51 vjeç, të cilët plotësuan çdo 4 vite për 20 vjet një pyetësor lidhur me sasinë e frutave, perimeve dhe dietës ushqimore që ndiqnin çdo ditë. Pjesëmarrësit iu nënshtruan gjithashtu disa testeve të memories më pak se 4 vite para përfundimit të studimit, kur mosha mesatare ishte 73 vjeç.

Shkencëtarët zbuluan se burrat që që konsumonin në përditshmërinë e tyre më shumë fruta dhe perime (gjashtë ose më shumë racione) ishin më pak të predispozuar që të zhvillonin probleme me kujtesën ose të kishin një kujtesë të dobët krahasuar me ata që konsumonin më pak fruta dhe perime (rreth dy racione në ditë ose më pak).

Një racion i frutave u përkufizua si një filxhan frutash të tërë ose gjysmë filxhan lëng frutash. Një racion i perimeve ishte një filxhan perime të papërpunuara ose dy gota zarzavate me gjethe.

Lidhja? Shkencëtarët mendojnë se antioksiduesit dhe substancat bioaktive – siç janë vitaminat A, B, C dhe E; karotenoidet; flavonoidet; dhe polifenolët – gjetur në fruta dhe perime, mund të reduktojnë stresin oksidativ të trurit, duke ulur kështu rrezikun për zhvillimin e problemeve me kujtesën të lidhura me moshën

Çfarë i ndodh trupit nëse hani hurma çdo ditë

Hurmat janë shumë të shijshme dhe të ëmbla, por gjithashtu të mbushura me shumë vlera ushqyese, vitamina, antioksidantë, sheqerna që treten lehtë dhe mikronutrientë që na përmirësojnë shëndetin në mënyra të ndryshme.

Ato kultivohen në shtete përreth Mesdheut, Afrikës Veriore dhe Azisë, ndërkaq shumica e atyre që shiten në shtetet Perëndimore janë hurma të thara. Hurmat e thara janë më të pasura me sheqer dhe përbërës felonik (antioksidantë bimor) sesa hurmat e freskëta.

Hurmat janë po ashtu të pasura me vitamina të grupit B, me vitaminë A dhe K, por edhe me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, etj. Gjithashtu, ato përmbajnë fluorin elementar i cili i mbron dhëmbët, dhe selen. Ndër tjerash janë të mbushura me proteina dhe i përmbajnë 23 amino acide të ndryshme.

Rrjedhimisht, hurmat janë të mbushura me përfitime shëndetësore. Disa prej përfitimeve shëndetësore që i gëzoni kur i konsumoni hurmat përditë, janë:
– Hurmat janë dëshmuar se i parandalojnë sëmundjet neuro-degjenruese për shkak të sasisë së lartë të antioksidantëve që i kanë, të cilat i luftojnë inflamacionet dhe stresin oksidativ në tru. Ato e parandalojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe i reduktojnë dëmet në memorie

– Hurmat kanë efekte antipezmatuese të cilat i parandalojnë infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme kronike, siç është kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti

– Ato janë të mbushura me fibra, prandaj e përmirësojnë sistemin e tretjes, e trajtojnë kapsllëkun, e rrisin numrin e baktereve të mira në lukth, etj.

– Përbërësit e shumtë felonik në hurma i menaxhojnë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve për ta përmirësuar shëndetin vaskular

– Hurmat janë të pasura me kalium, magnez dhe antioksidantë, prandaj e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe i zvogëlojnë rreziqet e ndryshme kardiovaskulare. Gjithashtu, ekstraktet që gjenden në hurma i riparojnë indet e zemrës pas sulmit

– Antioksidantët që gjenden në hurma e përmirësojnë shëndetin dhe funksionin e mëlçisë, por edhe i riparojnë dëmet në mëlçi që shkaktohen nga toksinat

– Hurmat mund të konsumohen nga personat me diabet, pasi që nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak pas shujtave

– Ju mbrojnë nga dëmtimet e nervave
– Janë të mbushura me fibra dhe sheqerna të shëndetshëm që e mbushin trupin energji, ju ngopin dhe e promovojnë humbjen e peshës.

Adoleshentët që nuk flenë sa duhet do të kenë probleme me zemrën

Shkencëtarët kanadezë theksojnë se zbulimi i tyre ka vërtetuar se adoleshentët që nuk plotësojnë nevojat e tyre me gjumë cilësor pas një periudhe të caktuar kohore do të kenë probleme me zemër

Hulumtuesit kanë vëzhguar 4.100 persona të rinj dhe është vërtetuar se ata që nuk kishin fjetur sa duhet kishin mundësi të madhe që të vuajnë nga mbipesha dhe të kenë një sasi të madhe të kolesterolit në gjak.
Të gjithë adoleshentët që ishin anketuar kishin qenë të shëndoshë, por ata që pak gjumë kishin mundësinë më shumë se të tjerët që të sëmuren.

Edhe pse rezultatet e hulumtimit nuk tregojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë se problemet me zemër ndërlidhen me mungesën e gjumit është vërtetuar se personat që nuk flenë aq sa duhet dhe më shumë nga koha e kalojnë ulur apo shtrirë, që në mënyrë automatike ndikon në shtypjen e gjakut dhe në grumbullimin e dhjamit, e kjo përsëri dëmton zemrën.

Sipas mjekëve, njerëzit duhet të mendojnë më shumë rreth asaj për të pasur një gjumë më cilësorë.

Haradinaj: Thaçi, Rama dhe Vuçiç, plan për ndarjen e Kosovës nën drejtimin e Mogherinit, të kërkojnë falje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të mërkurën se ekziston një dyshim i bazuar, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kanë diskutuar lidhur me ndarjen e Kosovës.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës lidhur me “Dialogun Kosovë – Serbi pas takimit të Berlinit”.

Kryeministri Haradinaj tha se diskutimet për ndarjen e Kosovës janë bërë nën udhëheqjen e
“Ekziston një dyshim i bazuar, që zoti Vuçiç, zoti Thaçi dhe zoti Rama kanë pasur diskutime lidhur me ndarjen e Kosovës, ekziston ky dyshim i bazuar por nuk mund të konfirmoj edhe ekziston ky dyshim i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjën e zonjës Mogherini.

Shpresoj që ata do t’i kërkojnë falje njëri tjetrit për kohën që i kanë humbur vetes dhe popujve të vet edhe Bashkimit Evropian”, – tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se këto ide u janë prezantuar edhe disa nga qeverive të vendeve mike të Kosovës. “Në të kaluarën ka pas një insistim të madh të udhëheqësve të Ballkanit, kur po them udhëheqësve të Ballkanit për fat të keq nuk ka qenë veç Serbi-Kosovë por të disave, minimum tre se kjo është zgjidhja.

Dhe disa prej qeverive ose shumë pak qeveri të vendeve Quintit e kanë shqyrtuar këtë sepse kanë shkuar të zgjedhurit e këtij vendi. Tani janë shumë më të qartë edhe ata dhe e shohin se ka qenë drejtim i gabuar. Unë mendoj që jemi dhe çështja e kufijve është kaluar, e territoreve dhe atyre rreziqeve”, – tha kryeministri Haradinaj.

Ai tha se procesi i bisedimeve të udhëhequra nga zonja Mogherini nuk do të vazhdojë më, pasi sipas tij, tashmë shumë shpejt asaj do t’i përfundoj mandati. Ai bëri thirrje ndërkaq që të mos ushtrohet trysni ndaj Kosovës për pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe, pasi që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Është gabim pozicioni edhe i Ëashingtonit, edhe i evropianëve, edhe i Berlinit, edhe i Parisit, t’ia pranojnë kushtin Serbisë për heqjen e tarifës, për të vazhduar dialogun”, tha kryeministri Haradinaj.

Gjermania dhe Franca kanë thirrur një takim të radhës pas atij të Berlinit që pritet të mbahet më 1 korrik në Paris, për t’i hapur mundësisë rifillimit të bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë, që mbeten të pezulluara nga nëntori i vitit të kaluar pas reagimit të Serbisë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Beogradi kërkon heqjen e tyre si kusht për rifillimin e bisedimeve, ndërsa trysnia ndërkombëtare dështoi ta bindë kryeministrin Haradinaj për një gjë të tillë.