17.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Vokshi denoncon skandalin: Rama i jep konçensionin e sterilizimit në mikut të Beqajt

Një tjetër skandal ka dalë në dritë dhe është bërë publik nga ish-deputetja deokrate Albana Vokshi. Lidhur me tenderat dhe konçensionet në mjekësi një tjetër vjedhje është kryer në kurriz të pacientëve dhe për llogari të mikut të Ilir Beqajt.

Deklarata e Vokshit 

Sic edhe ishte parashikuar, konçesioni i pajisjeve steriliziese, por shteron fondet e shëndetësisë. Koncesion krejt i panevojshëm, i hartuar qëllimshëm në përfitim të privatit (mikut të Ilir Beqajt), dhe jo të qytetarëve shqiptarë, po sjell pasoja të rënda në shërbime të tjera rëndësishme shëndetësore.

Pa asnjë tavan të përcaktuar në kontratë, buxheti i planifikuar vjetor për këtë koncesion duket nuk ka mjaftuar, por është tejkaluar duke “zbrazur” arkën e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

– është limituar numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në cdo spital publik, duke sjellë pasoja direkte në shëndetin dhe jetën e pacientëve;

– pjesa më e madhe e pacientëve, shtrëngohen të paguajnë shumëfish në spitalet private apo të paguajnë nën dorë për të tejkaluar rradhët e gjata për ndërhyrje;

– farmacitë pa rimbursime, në mëshirë të fatit. Shumica detyrohen të marrin kredi, për të shlyet faturat. Kjo po con shumë farmaci drejt falimentimit.

Paratë e shëndetit të shqiptarëve po shkojnë në duar të 3-4 miqve, sponsorve, klientëve të Kryeministrit, duke rropatur pacientë e familjarë dyrve të spitaleve, të pashpresë për të marrë shërbimin që me ligj ju takon.

NATO, nderime për ushtaraken shqiptare, niset për në atdhe trupi i Zarife Hasanajt

Ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj “është nisur” për në atdhe. Kolegët e saj të bazës ushtarake të NATO, Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme e kanë përcjellë me me një ceremoni ushtarake lamtumire, me nderimin më të madh, arkivolin me trupin e efektives shqiptare.

Para pak minutash, në bazën ku Hasanaj kontribuoi dhe dha jetën, u organizua ceremonia në të cilën morën pjesë, efektivët nga 10 shtete të botës, pjesë e misionit “Enhanced Forëard Presence”.

Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Zarife Hasanaj, nëntetarja e cila humbi jetën në një mision të NATO-s në Letoni të hënën, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë një takimi në familjen e të ndjerës.

“Dhimbja juaj eshte edhe e jona. Jeni pjese e familjes se madhe ushtarake. Do keni mbeshtetjen tone per cdo nevoje. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe per te gjithe ne”, citohet të jetë shprehur ministrja në një njoftim nga zyra e shtypit pranë MM.

Ndërkohë, trupi i nentetares eshte nisur per ne Shqiperi. Ne bazen Camp Adazi ne Letoni,  u organizua paraditen e stome ceremonia e lamtumires me pjesemarrjen e efektiveve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.

 

Gjermania: Ndëshkoni blerësit e votave, kriza politike e rrezikshme, të gatshëm të ndërmjetësojmë

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul ka deklaruar se nëse Shqipëria nuk ka progres të vërtetë në zbatimin e ligjit kundër blerjes së votave shumë shpejt, grupi i tij parlamentar nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit.

Në një intervistë për ‘Shekulli’, Johann David Wadephul eshte shprehur se Shqiperia gjendet ne nje krize te rrezikshme politike.

Z. Wadephul cili është mendimi juaj për situatën politike në Shqipëri?
Shqipëria e gjen veten në një krizë të rrezikshme politike. Kjo është e keqe për perspektivën e vendit në Bashkimin Evropian. Prandaj, është detyrë e të gjitha partive pro-evropiane në qeveri dhe opozitë, që të afrohen njëra me tjetrën dhe të jenë të përgatitur për të bërë kompromise reale.

Nëse të dyja palët nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, ata vënë në pikëpyetje perspektivën e vendit të tyre për në Bashkimin Evropian. Dhe në të njëjtën kohë ata vetëm do të forcojnë ato forca që duan të nxisin nacionalizmin dhe të ndjekin planet për Shqipërinë e Madhe.

Për më tepër, kjo do të nxiste vetëm vendet e treta për të ndërhyrë edhe më shumë në çështjet shqiptare. E gjithë kjo mund të çojë në konflikte të reja, trazira apo edhe shpërthime në Ballkan.

Ta themi hapur: planet për një Shqipëri të Madhe do të çojnë në fundin e perspektivës së Shqipërisë në BE! Kjo është arsyeja pse qeveria dhe opozita kanë një përgjegjësi për të kapërcyer krizën menjëherë.

Edhe nëse qeveria Rama ka shumicën në parlament, ajo duhet të jetë e përgatitur për të bërë kompromise reale. Ne jemi të përgatitur për të ndihmuar në kapërcimin e krizës, nëse të dyja palët kanë vullnetin për ta bërë këtë.

Cilat janë pengesat kryesore që duhet të kalojë Shqipëria?
Shqipëria ende ka nevojë të bëjë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Mund të shohim se qeveria tashmë ka bërë përpjekje. Zbatimi i ligjeve është veçanërisht i rëndësishëm.

Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit.

Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet.

Studentët u rikthehen protestave: Jemi të revoltuar, Rama nuk i plotësoi kërkesat!

Studentët e Universitetit të Korçës janë ngritur sot në protestë pasi shprehen se janë të revoltuar që Rama nuk i ka plotësuar pikat e paktit për Universitetin. Ata theksuar se protesta e tyre do të përshkallëzohet në ditët në vijim derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Sot është vetëm 1 orë protestë, pasi nuk duam të prishim mësimin, por do të përshkallëzohet. Protesta e sotme është një rizgjim i protestës së studentëve. Po prekemi ditë për ditë nga largimi i të rinjve jashtë. I dhamë Ramës kohë që të realizonte pikat e Paktit, ende nuk janë plotësuar. Ne jemi të revoltuar”, u shpreh një studente.

Ndërsa një tjetër student është shprehur se situata ndaj studentëve duhet të merret parasysh.

“Ideja është që ato që kërkuam në protestë duhen të merren parasysh dhe seriozisht. Ne e kuptojmë që situatën në të cilën ndodhet vendi por sytë duhet të kthehen edhe nga studentët, të plotësohet ato pikat për paktin”, u shpreh një student.

Muret dhe kazanët e plehrave në Këlcyrë mbushen me Rama Ik!

Nuk ka vend të Shqipërisë ku të mos kërkohet largimi i Edi Ramës.

Pas protestave në çdo cep të vendit, qytetet janë mbushur edhe me parullat ‘Rama Ik’.

Kështu ka ndodhur edhe në Bashkinë e Këlcyrës.

Siç raportojnë mediat lokale në jug të vendit, bashkia e drejtuar nga PS-ja është zgjuar sot e mbushur me parulla kundër Edi Ramës.

‘Rama ik’ dhe ‘Bashkia që nuk duam’, është shkruar në çdo mur e kazan të qytetit të vogël në jug të Shqipërisë.

Bardhi: Rama i ka bërë llogaritë gabim, opozita nuk ka ndërmend të tolerojë…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike: Rama mendon se duke destabilizuar vendin, mund t’i zgjasë pushtetin vetes. I ka bërë llogaritë gabim.

Zgjedhje ku partitë politike ia lenë vendin bandave kriminale, nuk ka për të pasur më në Shqipëri. Është kjo kundërpërgjigja e Partisë Demokratike ndaj deklaratave kokëforta të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili në krah të shefes së diplomacisë evropiane edhe dje pasdite përsëriti vendosmërinë e tij për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për Gazetën “Koha Jonë” ka folur qartë se opozita nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë sjellje arrogante që do të çonte në instalimin e një sistemi autoritar nga Edi Rama. Mes tjerash, numri 2 i selisë blu flet edhe për dhunën e policisë ndaj banorëve të “Unazës së Re” dhe ish-deputetit Klevis Balliu.

Si e komentoni ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë tek zona e “Astirit”, ku Policia nuk kurseu as banorët, por as ish-deputetët e opozitës, a keni frikë nga arrestimet siç ndodhi me kolegun tuaj Klevis Balliu?

Policia gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka patur dy detyra kryesore: E para, të ndihmojë trafikantët në kultivimin dhe transportimin e drogës, duke i shërbyer grupeve kriminale; E dyta, të frikësojë qytetarët e ndershëm, duke zbrazur burgjet nga kriminelët e vërtetë dhe duke i mbushura ato me qytetarë të ndershëm dhe të pamundur, që ngrenë zërin kundër padrejtësive. Arrestimi politik i Klevis Balliut nuk ka trembur as Klevisin dhe askënd nga opozita. Sot i vetmi njëri i frikësuar në Shqipëri është Edi Rama. Prandaj urdhëron arrestimet politike, prandaj urdhëron dhunën ç’njerëzore ndaj qytetarëve, prandaj e ka shndërruar Policinë e Shtetit në roje private të tij dhe pushtetit të vet kriminal.

Arrestimi i ish-deputetit Balliu, po cilësohet si tentativë që Rama kërkon të sjellë destabilizimit dhe po nxit konflikt. Sipas jush cila është arsyeja që Rama guxoi të burgosë ish-deputetin, duke prekur një cak të pazakontë, atë të një politikani deri dje anëtar i Kuvendit?

Edi Rama prej kohësh ka një skenar kriminal mbi tryezë që nxit dhunën. Edi Rama është përgjegjës për destabilizimin e Shqipërisë, përmes qeverisjes me krimin e organizuar. Edi Rama është përgjegjës që e ka shndërruar Policinë dhe Drejtësinë, nga mbrojtëse të të drejtave të qytetarëve, në dhunuesit më të mëdhenj të këtyre të drejtave. Interesi i Edi Ramës nuk është Shqipëria dhe shqiptarët. Interesi i tij është pushteti për veten dhe një grusht njerëzish. Prandaj nxit konflikt dhe mendon se duke destabilizuar vendin, mund t’i zgjasë pushtetin vetes. I ka bërë llogaritë gabim. I ka bërë llogaritë pa qytetarët e ndershëm që janë shumicë absolute në vend, dhe që janë gati të mos lejojnë Edi Ramën, që për pushtetin e tij, t’i bllokoi shqiptarëve rrugën evropiane dhe t’i pamundësoi mirëqenien.

Kryeministri Rama është i bindur se do të fitojë 61 bashki dhe shprehet se nuk do të pranojë qeveri transitore, siç pretendon opozita. Në këtë situatë aspak të qetë, ku presioni është rritur, si duhet ta izolojë opozita qeverinë “Rama 2” për të shkuar në zgjedhje?

Edi Rama pasi ka eliminuar Parlamentin, duke e shndërruar në shtojcë të Qeverisë, dhe pasi ka kapur politikisht drejtësinë, mendon se do kontrollojë plotësisht edhe pushtetin vendor. E vetmja mënyrë sesi një parti politike mund të fitojë zgjedhjet, është gara e barabartë, e lirë dhe e ndershme, si dhe ofrimi i mundësisë për qytetarët që të zgjedhin alternativën më të mirë. Zgjedhje ku partitë politike ia lenë vendin bandave kriminale, nuk ka për të pasur më në Shqipëri. Për këtë, koalicioni opozitar është i vendosur për të pamundësuar votime farsë në 30 Qershor në Shqipëri. Ripërsërisë që Edi Rama i ka bërë llogaritë pa qytetarët. Mendonte se mjafton marrëveshja që ka me krimin e organizuar për të nënshtruar shqiptarët. Mendonte se mund të ndal qytetarët nëpërmjet përdorimit politik të Policisë së Shtetit, apo drejtësisë. Shqiptarët kanë rrëzuar regjimin kriminal dhe çnjerëzor të Enver Hoxhës dhe sot janë ngritur për të rrëzuar një kopje të shëmtuar të atij regjimi. Votime në 30 Qershor nuk ka për të patur. Shqiptarët në vitin 2019 meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ato mund të zhvillohen vetëm pasi të largohet njeriu që ka dhënë prova të mjaftueshme se nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këtë javë është paralajmëruar një protestë kombëtare në Tiranë nga ana e opozitës. Si po organizohet opozita, dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?

Protesta e 11 Majt do të jetë madhështore dhe qytetarët do të tregojnë edhe njëherë se e përbuzin modelin e Edi Ramës dhe se janë bashkë për të luftuar të keqen. Opozita të marrë të gjitha masat që 11 Maj të jetë dita ku zëri i qytetarëve do të dëgjohet më shumë se kurrë më parë.

A do të prodhojë këtë herë politika një konsensus në kuadër të zgjidhjes së krizës? A do të ketë rrugë ligjore për një marrëveshje e cila do të shmangë një përplasje civile?

Qëllimi i opozitës është mirëqenia e qytetarëve shqiptar dhe kurrsesi përplasja civile. Shqiptarët nuk mund të jenë të përçarë në kërkesën e tyre për standarde më të mira për veten dhe familjet e tyre, që mund të sigurohen vetëm nga një Qeveri që fatin e lidhë me zgjedhësit dhe jo me krimin. Opozita ka bërë të qartë se sa kohë Edi Rama është Kryeministër dhe krimi qeverisë nëpërmjet tij, nuk ka për të pranuar asnjë zgjidhje që vjen nga krimi, nëpërmjet zërit të Edi Ramës. Ne jemi parti politike dhe nuk mund të bëjmë kurrë marrëveshje me krimin, edhe nëse ai fshihet pas fytyrës së Edi Ramës. Prandaj dhe zgjidhja e krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, mund dhe do të ndodhë atëherë kur Edi Rama t’i hapë rrugë zgjidhjes politike të ofruar nga opozita, që ka në themel të saj garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

/Intervistoi Jonida Halili, Koha Jonë/

Rama do të rikrijojë Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste (Dokumenti)

Nga Kastriot Dervishi

Kuvendi i Shqipërisë, përfshiu në kalendarin e punimeve të tij, në rendin e parë madje, rikrijimin e institutit të shoqes Nexhmije dhe shokut Sevo, i cili do i tregojë popullit, sa të mirë ishin komunistët gjatë luftës. Projekti qëndronte në sirtar qysh nga vitit 2016. Vetëm pas krijimit të tij do të mund të shqyrtohet rezoluta e ISKK-së. Pra, thënë hapur, na pranoni krimet e luftës për heroizma që për kompensim t’ju lejojmë të ekzistoni.

E bukura është se këtë projektligj do ta shqyrtojë komisioni i sigurisë kombëtare, a thua kemi të bëjmë me elementë madhorë, informacion të klasifikuar apo kushedi se çfarë. Mirëpo, kjo donte pak atmosferë të kuqe.

Persekutorë pleq e pasardhës të tyre, të cilët shijojnë të mirat materiale të kapitalizmit, por mendjen e kanë te të këqijat e komunizmit, prej më shumë se një muaji ndërmorën një sulm sa idiot aq e humoristik dhe estradesk ndaj Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), në mënyrë që t’i hapnin rrugën rikrijimit të Institut të Studimeve Marksiste-Leniniste që dikur drejtonin shoqja Nexhmije Hoxha dhe shoku Sevo Tarifa.

Nuk lanë kalbësirë, hekurishte, ndryshk apo skorie komunizmi pa na sjellë me atë gjuhën tipike ordinere në mbrojtje të regjimit më terrorist dhe antikombëtar që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, atij komunist, i cili ia ka kaluar për nga egërsia, çdo pushtimi mizor. Nuk lanë kriminel pa na bërë hero, duke pohuar shprehjen e Dritëro Agollit se ata nuk rinovohen kurrë.

Bijtë e këtyre partizanëve të 1944-s, të cilët ishin shqepur me makarona fashizmi gjithë kohën e pushtimit fashist, na kujtonin se e kishin “fituar luftën” (nënkuptohej me shqiptarët antikomunistë) qysh vitin 1944.

Komentonin një libër pa e lexuar fare atë, libër i cili ishte ndërtuar me ato që kanë thënë “heronjtë” e tyre. Kalonin nga lufta te hidrocentralet e kënetat, me një gjuhë që shqiptarët e njohin mjaft mirë qysh nga koha e triskave të socializmit. Duke qenë se natyra nuk i falur zgjuarsi, por vetëm injorancë dhe egërsi, bënë veprime që janë me kilometra larg të lexueshme e të dallueshme. Instituti propagandistik i Nexhmijes dhe Sevos, për shumë vite ishte kryeagjitatori i propagandës për gjasme luftën e madhe që është bërë në Shqipëri dhe rolin e diktatorit në të. Tanimë, këta, do ta ngrenë sërish Enverin e tyre si “udhëheqës i madh”. Sigurisht ata që nuk do përmenden fare sikur nuk ekzistojnë, do jenë Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha, Velimir Stojniçi, etj.

Një këshillë kam për këta falsifikatorët enveristë të menduar e të përfolur në krye të këtij instituti (edhe emrin ia di drejtuesit). Korpusi i dokumenteve që i takon luftës është identifikuar dhe digjitalizuar prej kohësh nga studiuesit (ndër të cilët edhe unë) bashkë me krimet e komunistëve, siç i kanë shkruar vetë ato. Në gjithë veprimtarinë e ardhshme propagandistike do jeni tërësisht të zbuluar sa herë do orvateni të bëni falsifikime siç bënte dikur instituti i Nexhmijes.

Pse duhet protestuar pa kthim…

Nga Shpëtim Axhami

Pse duhet protestuar pa kthim deri ne realizimin e projektit opozitar. Ne Shqipëri sot nuk funksionin asnjë prej tre pushteteve. Ne një sistem demokratik ekzistojnë tre llojet e pushteteve legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor te cilët ne sinkronizim normal bëjnë qe shteti te ketë një funksionim normal dhe korrekt ne ndihme te shtetaseve te tij. Dy pushtetet e para ne mënyrë periodike pësojnë ndryshime ne disa nivele ne baze te votës se lire ne zgjedhjet elektorale qe bëhen.

Ky jemi, çfarë po ndodh pse duhet te marr fund ky kolaps dhe kjo krize totale dhe e gjithanshme .
Argumenti nuk funksionon si duhet asnjeri prej këtyre tre pushteteve.

Legjeslativi.

Ne sot kemi një parlament ilegjitim ,gjysmak dhe te formatuar jashtë vullnetit te popullit.
Ne baze te kushtetues parlamenti shqiptare përbehet nga 140 deputet.

Tempulli i demokracisë i një vendi anëtare i NATO-s qe kërkon te anëtarësohet ne BE drejtohet nga ish ministër i diktaturës komuniste i akuzuar  si urdhërues vrasjesh.
Ne këtë parlament ke pjese te numeklatures komuniste prokurore viktimizues, bashkëpunëtore sigurimi, te korruptuar, milionere ku disa prej tyre nuk dihet se si e kane vene ketë pasuri.

Disa prej tyre trashëgimtare byroistesh komunist.

Kohet e fundit, por edhe me pare ne këtë parlament u futen deputete listash ku disa prej tyre, vete personalisht, me subjektet e tyre qe perfaqesojne ne asnjë lloj votimi me çfarëdo lloj sistemi ne çfarëdo qarku me çfarëdo lloj mjeti kurrë nuk do te kishin marre mandat me vullnet te votuesve shqiptare.

Ne ketë parlament, pavarësisht pavarësisë te çdo deputet ai voton me sytë nga shefi si thotë ai jashtë vullnetit te tij.

Persa i përket nivelit, dihet ky, ndoshta shkak monopolizimi i listave nga kryetaret e partive. Ka dhe shume arsye te tjera për te cilat ky parlament nuk përfaqëson vullnetin e popullit prandaj një ore e me pare duhet te dale jashtë funksionimit me zgjedhje te reja.
Ekzekutivi.

Jashtë funksionimit pothuajse e gjithë piramida anonime e korruptuar, neopotike, politike e lidhur me krimin qe vetëm tek vjedhja e kane mendjen.

Rreth 600 ish punonjës te sigurimit ne administrate, çfarë mund te presësh.

Ministra me një lidhje te dyshimte mes tyre dhe me kryeministrin Rama qe fillon qe ne Ministrinë e Kulturës, Bashkine e Tiranes apo ne lidhje personale te Tij pa lidhje ndoshta edhe me PS.

Buxheti i shtetit parapërcaktohet se kush do e marre, kjo tashme dihet ndahet tek një rreth oligarkesh ose tek mafia qe u ka siguruar karrigen ndryshe …

Ekonomi e rrënuar, borxh i rritur, arsim jo cilësor analfabet funksional, shëndetësi “falas” zot mos na sëmurë, rend me kriminalitetin me te larte ne rajon ku krimineli respektohet dhe polici ofendohet,taksa te larta, tallje me rritje pensionesh dhe pagash.

Drejtoritë e Përgjithshme dhe Agjencitë Kombëtare te mbushur me te besuar “debatikas“ te partisë te rinje  te devotshëm.

Këto nëpunës dere me dere biznes ne biznes jo por te siguruar mbarvatje te punës, por për te vjele me gjoba te padrejta, bosh buxheti, për ta vetezgjidhur çdo problem kundrejt pagesës kesh dhe mbrojtjes prej tyre nga kushdo, si dikur grupet mafioze italiane me zona influence.

Gjithë aparatura shtetërore ne aksion te heshtur për te imponuar ne mendjen e shqiptareve një neokomunizem  te ri për te mos hapur si duhet faqet e historisë duke goditur këdo qe merr një hap për te dënuar krimet e komunizmit. Ka një arsye, ide e trashëguar Shqipëria e jona, ne jemi për drejtim, prandaj vihen lloj-lloj epitetesh për shtresa te ndryshme te persekutuara nga baballarët e tyre.

Gjyqësori.

Nuk kemi çfarë themi reforma e Qeverise Rama duke pasur si qellim te vetëm kapjen e drejtësisë u be dhe vazhdon te behet selektive.

Kjo pseudoreforme e la Shqipërinë jo pa qellim pa Gjykate kushtetuese pa gjykate te larte me prokurore dhe gjyqtare te korruptuar ku akoma vazhdojnë te lirohen kriminel dhe te jepen vendime ne kundërshtim te plote me te drejtën e qytetarëve.

Çdo qytetar edhe duke pasur te drejte e di pa sekser nuk e fiton atë.

Media si pushtet i katërt te themi totalisht e kapur Tv, gazeta, gazetare, analiste te ndare ne te majte e te djathte te gjithë njihen sapo shihen.

E drejta e shtypit nuk funksionon kjo dhe nga analizat e fundit te organizmave ndërkombëtare.

Kushdo blihet ndryshe etiketikohet nga kryeministri me epitete nga me ofenduese.
Ka edhe shume arsye për te protestuar pa kthim deri ne fund te rrëzimit te kësaj qeverie totalitare, shqiptaret meritojnë me tepër.

Burimi i gjithçkaje ilegjitime dhe totalitare ka vetëm një emër tjetërsim vote.
Prandaj ky sistem i dështuar duhet te marre fund.

Te gjithë se bashku me forma demokratike te kthejmë shpresën tek vetvetja qe nëpërmjet votës te lire demokratike te krijohen hapësirat dhe mundësitë pre shtet LIGJOR pre te bere Shqipërinë si gjithë Europa. /Autori është Kryetar i PLL

Paloka i përgjigjet Mogherinit: Shqipëria në Europë nis me largimin Ramën

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ka drejtuar disa pyetje shefes për politikën e jashtme të BE-së Federica Mogherini pas deklaratave të bëra sot në konferencë me kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se Shqipëria do të shkojë në Europë menjëherë pasi të largojë Ramën.

Paloka pyet Mogherinin nëse ka një rast në BE që qeveria të ketë asgjësuar Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, nëse ka ministra e funksionarë që kapen në përgjime dhe nuk hetohen apo ku janë futur në parlament dhe qeverisje, trafikanë, përdhunues, hajdutë etj. Paloka thekson se Shqipëria do të shkojë në Europë kur të largojë Edi Ramën.

Postimi i plotë Palokës
Shqipëria do të shkojë në Europë pasi të largoje Edi Ramën. Në cilin vend të BE funksionon drejtësia pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë? A ka sot një rast në BE që një qeveri me veprimet e saj të ketë asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë?

Në cilin vend të BE, ministra dhe funksionarë të lartë politikë kapen në përgjime me drejtues organizatash kriminale duke shit-blerë vota dhe më e pakta nuk hetohen? A ka ndonjë vend në BE që prokuroria bën gjithçka për të prishur provat e shitblerjes së votave ku janë implikuar ministra, deputetë, kryetarë bashkish?

Në cilin vend BE ka toleruar e ca më keq, mbështet shit-blerjen e votës deri më sot? Në cilin vend të BE një ministër është në hetim si bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës dhe qeveria nuk ka dhënë dorëheqjen?

Në cilin vend të BE një person me vëllain e dënuar për trafik droge dhe aktiv në trafikun e drogës bëhet ministër i brendshëm dhe në vend që të hetohet trafiku i drogës ndiqen penalisht denoncuesit? Në cilin vend të BE qeveria kërkon të vjedhë 40 milionë euro në 2 km rrugë me kompani fantazmë e duke dhunuar banorët që u prishën shtëpinë ndërkohë që drejtësia hesht?

A ka një vend anëtar të BE ku partia qeverisëse ka futur në parlament dhe qeverisje; trafikantë femrash, trafikantë droge, vrasës, përdhunues, hajdut ordiner e të korruptuar? A ka ndonjë vend të BE që i pranon këto standarde?! Natyrisht që JO.

Prandaj Edi Ramës i është mbyllur dera në fytyrë nga vendet anëtare të BE që janë kundër krimit, drogës dhe korrupsionit.
E ardhmja e Shqipërisë është në Europë por me Edi Ramën kjo ditë bëhet gjithnjë e më e largët.

Asgjë dhe askush nuk e mbron dot me pushtetin e tij, as me para droge e korrupsioni, as me presione destabiliteti. Kjo kohë ka marrë fund dhe këtë e dëshmoi mëse qartazi dhe Samiti i Berlinit.

Shqipëria do të hapë negociatat; kur të garantojë zgjedhje të lira; kur të ndajë politikën nga krimi; kur të luftojë krimin, drogën dhe korrupsionin. E kjo do të bëhet, duke nisur me largimin e Edi Ramës.

Kreu i Gjakovës i përgjigjet Ramës, Gjini: Haradinaj hero, ti një psikopat…

Nuk ka vonuar përgjigja nga Kosova për deklaratën e Ramës në konferencë me Mogerinin, ku duke aluduar për Haradinaj tha se ai është një budalla facebooku.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i është kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili sot i ka quajtur gënjeshtra të mëdha deklaratat e Haradinajt duke anashkaluar diplomacinë dhe duke mos kursyer ti kujtojë atij se është një psikopat.

Haradinaj ditë më parë kishte akuzuar Ramën, Thaçin e presidentin serb Aleksandar Vuçiq për një marrëveshje për ndarjen e Kosovës.E sipas Gjinit kryeministri shqiptar jo vetëm që ka hyrë në valle, por ka lobuar publikisht për këtë skenar.

“Edi Rama jo vetëm që ka hyrë në valle të ndarjes së Kosovës por edhe krejt publikisht ka lobuar për një skenar të tillë që nga vera e vitit të kaluar. Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar është pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i bëjë dy punë krejt palidhje; provon që në të njëjtën kohë ta shpëtojë projektin pothuajse të vdekur, si dhe të shfajësohet për nisjen e tij.

Po në të njëjtën kohë, skuqet sysh kur dikush ia thotë të vërtetën. Mbreti është cullak”, ka shkruar Gjini në një postim në Facebook, transmeton Koha.net. Gjini thotë se Rama është lajthitur kur ka menduar se e ka blerë mbështetjen e shqiptarëve me një fjali në Beograd “(dhe atë në marrëveshje me mikun e tij Aleksandar)”.

“Rama, je vetëm një politikan skajshëm oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet për ndarje të Kosovës, po gënjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njëqind kile mish.

Edhe nëse bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do të mbetet hero, edhe i luftës edhe i pasluftës. Ndërsa ti, një dikush që ka dashur të bëhet mbret por ka mbetur cullak. Tani gjeje vet se kush janë gomarët, gënjeshtarët e psikopatët”, ka shkruar ai.