16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Basha: Rama ka qeverisur përmes përçarjes, ne po fitojmë përmes bashkimit

Në ditët dhe javët e ardhshme nuk do të vendoset vetëm fati i një rotacionit politik, por fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme.

Një qeveri që qëndron në krah të biznesit dhe qytetarëve, do të synojë të realizojë premtimin tonë kryesor: punësimi, punësimi, punësimi i secilit shqiptar në moshë pune. Por që kjo të ndodhë, beteja duhet çuar deri në fund. Rama ka qeverisur përmes përçarjes, ne po fitojmë përmes bashkimit.

Gjysma tjetër e rrugës na pret. Në ditët dhe javët e ardhshme nuk do të vendoset vetëm fati i një rotacionit politik, por fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme. Ky është një mision i jashtëzakonshëm, një mision i pazakontë për një forcë politike. Por mbi supet e PD ka patur jo rrallë edhe misione kombëtare.

Ne s’jemi parti e zakonshme, ne jemi parti që ka lindur me një mision kombëtar, ndaj jemi në këtë betejë, ndaj është kthyer besimi tek shqiptarët, prandaj sot ne demokratët jemi mazhoranca morale e politike e vendit. Le ti japim trajtën konturet, formën dhe entuziazmin kësaj mazhorance të shtunën me 11 maj në orën 18 e 30 në Tiranë. Merreni me vete qytetarinë tuaj, idealin tuaj evropian dhe mbi të gjitha qëndresën dhe vendosmërinë. Të gjithë bashkë të shtunën në Tiranë.

Deklarata e kreut te PD, Basha për gazetarët
‘Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht. Ne jemi këtu sot jo vetëm për të konfirmuar vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund betejës sonë, që bëhet për çdo shqiptar, edhe për socialistët, por për të bërë që të kumbojë bashkë me vendosmërinë tonë edhe mesazhi i shpresës dhe besimit, tek e nesërmja e mirë që po vjen.

Ajo që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, është se bashkë me vargun e gjatë të makinave, që kishin dalë të më prisnin, të gjithë qytetarët e tjerë shprehën entuziazëm. Aty ku ka qëndrese, aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi.

Dhe falë qëndresës, përballjes dhe pjesëmarrjes, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve që i janë bashkuar kësaj beteje, ka rilindur shpresa dhe besimi se Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët’.

Banorët e Astirit nisin marshimin drejt Drejtorisë së Policisë: Rama ik! Lironi çunat!

Pas arrestimit të disa prej banorëve të “Astirit” dhe ish-deputetit Klevis Balliu, protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në zonën e Unazës së Re dhe janë nisur në këmbë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Të pranishëm në këtë protestë ishin edhe ish-deputetë të opozitës, ndërsa Albana Vokshi u shpreh: “Klevis Balliu, sot është më i vendosur se dje. të gjithë arrestuarit janë më të fortë dhe më të vendosur se dje. Unë ju falënderoj për rezistencën tuaj, dhe ftoj çdo qytetarë të Shqipërisë që të ngriheni për të rrëzuar këtë qeveri. Provokimi që bëri Rama duke urdhëruar dhunë ndaj grave dhe arrestimin e 4 banorëve, ai ka provokuar edhe Partinë Demokratike. Ne nuk do të heshtim, ne do të protestojmë bashkë me ju”.

Më tej Vokshi u shpreh se “sa më shumë që zgjat qëndrimi i tij në pushtet, aq më i hidhur do të jetë fati i tij, siç ka qenë fati i çdo diktatori”.

Banorët e e Astirit protestojnë prej muajsh kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata e quajnë projektin si korruptiv dhe kanë kërkuar anulimin e tij të plotë. Klevis Balliu, është ish-deputeti i PD-së, që ka qenë përkrah banorëve në çdo ditë të protestës së tyre.

Albana Vokshi, ish-deputete e PD-së, ka bërë thirrje për rrëzimin e Edi Ramës me çdo mjet dhe me çdo kosto.

E pranishme në protestën e banorëve të Unazës së Re, Vokshi, tha se provokimi që bëri Edi Rama, duke urdhëruar dhunimin e 4 grave, banore të Unazës së Re, si dhe arrestimin e disa të tjerëve, është një provokim edhe ndaj Partisë Demokratike.

“Ju ftoj që të gjithë të protestojmë pa pushim derisa të rrëzojmë Edi Ramën. Atë e pret fundi, sa më shumë të zgjasë ditët në pushtet, aq më i tmerrshëm do të jetë fundi i tij”, tha Vokshi.

Basha: Dosjet 339 dhe 184 nuk hetohen se Dako e Gjiknuri shkojnë në burg dhe fillojnë e flasin për të Gjatin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët e Korçës u shpreh se, dosjet 339 dhe 184 nuk hetohen se Dako e Gjiknuri shkojnë në burg dhe fillojnë e flasin për të Gjatin.

“Jemi dëshmitarë se procesi i vetingut po përdoret për të mbajtur në sistem njerëz të korruptuar nga koka te këmbët si Donika Prela. Kjo do të hetojë mafian, ajo që është kapur në pastrim parash? Prandaj nuk hetohet 339, 184, se shkojnë direkt në burg Vangjush Dako, Damian Gjiknuri shkojnë në burg dhe ata fillojnë e flasin për të Gjatin, i cili kërkonte se donte të 10 deputetët e Durrësit. Dhe s’fliste me stafin e PS, fliste me kriminelët, me trafikantët. Prandaj asnjëri prej tyre nuk është në burg dhe Donika Prela nuk heton.

Ky është realiteti dhe për këtë arsye shqiptarët nuk e besojnë reformën në drejtësi, pavarësisht se ata njësoj si ne, nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi dhe të gjithë e thonë, nën zë apo jo se Edi Rama ja ka dalë ta kapë reformën në drejtësi.

Me PD në pushtet reforma në drejtësi do të shkojë përpara sipas përcaktimeve kushtetuese dhe ne do bëjmë realitet atë që premtuam para qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve dhe të korruptuarve që grabisin paratë e shqiptarëve.

Prandaj u kemi thënë shqiptarëve të bashkohen me ne se beteja nuk mbaron me largimin e Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Basha: Të vetmit që bëjnë hajër sot janë “biznesmenë” që rrinë nga mëngjesi në darkë ngjitur me Edi Ramën

“Të vetmit “biznesmenë” që bëjnë hajër me qeverinë e Edi Ramës, janë ata, të cilët që nga mëngjesi deri në darkë rrinë ngjitur me Edi Ramën, duke bërë plane për të grabitur, copëtuar, zhvatur buxhetin, taksat tuaja, bregdetin, naftën, mineralët. Për të krijuar monopolin në industrinë ushimore, në industrinë farmaceutike”.

Kështu deklaroi sot lideri demokrat Basha gjatë një takimi me qytetarët e Korçës. Basha tha se, “Oligarku ndërton stadiumin në Tiranë, me aferën më korruptive që ka njohur ndonjëherë ndonjë federatë futbolli në botë, sepse e detyron Edi Rama. Sepse hoteli është i tyre, është i Edi Ramës, Damian Gjiknurit, dhe i të korruptuarve të tjerë. Dhe po ky që ndërton 60 milion euro, merr edhe një tendër 50 mijë euro, dhe falimentojnë dhjetëra kompani të tjera me dy-tre muratorë, me dy-tre specialistë. Për ta nuk ka më tendera, tha Basha.

Deklarata e kryetarit Basha
Të vetmit “biznesmenë” që bëjnë hajër me qeverinë e Edi Ramës, janë ata, që, që nga mëngjesi deri në darkë rrinë ngjitur me Edi Ramën, duke bërë plane për të grabitur, copëtuar, zhvatur buxhetin, taksat tuaja, bregdetin, naftën, mineralët. Për të krijuar monopolin në industrinë ushimore, në industrinë farmaceutike.

Dhjetë njerëz, dhjetë hijena grabitqare.

Vetëm të ashtuquajtur “biznesmenë” do Edi Rama në gjithë këtë Shqipëri. Prandaj i ka shkatërruar gjithë të tjerët, sepse me ata të dhjetë ndanë Shqipërinë, pasuritë e saj, buxhetin, PPP-të, koncensionet, tenderat.

Gjithçka për këta të dhjetë, sepse këta të dhjetë i puthin dorën, i puthin këmbën, i puthin dhe atë që nuk thuhet, sepse bashkë ndajnë paratë që grabisin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Për këtë arsye i ka vënë kazmën biznesit të vogël.

Oligarku ndërton stadiumin në Tiranë, me aferën më korruptive që ka njohur ndonjëherë ndonjë federatë futbolli në botë, sepse e detyron Edi Rama. Sepse hoteli është i tyre, është i Edi Ramës, Damian Gjiknurit, dhe i të korruptuarve të tjerë. Dhe po ky që ndërton 60 milion euro, merr edhe një tendër 50 mijë euro, dhe falimentojnë dhjetra kompani të tjera me dy-tre muratorë, me dy-tre specialistë.

S’ka tendera për ta!

Ska, sepse këta të dhjetë marrin gjithçka. Ose këta ose askush!

Dhjetë kriminelë, kanë në dorë trafikun e drogës. Disa prej tyre hyjnë e dalin në burg, burg i thënçin se aty trajtohen si në hotel, dhe janë nga mëngjesi deri në darkë në telefon me shefat e tyre politikë, me deputetët, qeveritarët dhe më të madhin fare. Sepse në fakt ata janë aparati elektoral i Rilindjes.

Partia Socialiste është shkrirë!

Fushatën elektorale, Edi Rama e ka bërë me Safet Bajrin, e ka bërë me Astrit Avdylajn, e ka bërë me Çelët dhe Sanxhaktarët e Elbasanit. E ka bërë me kriminelët që mblidhte Rragami këtu në Korçë. E ka bërë me Shullazin dhe ushtarët e tij në Tiranë.

E ka bërë pra me dhjetë banda kriminale, dhjetë rrjete kriminale. Dhe këta të dhjetë, janë shtyllat e pushtetit të tij. Prandaj këta të dhjetë kontrollojnë gjithçka: emërimet në polici, në dogana, në tatime. Kush merr tenderat nëpër rrethe, kush merr lejet e ndërtimit.

Gjithçka në duart e dhjetë oligarkëve dhe dhjetë kriminelëve, Edi Ramës dhe një bande politikanësh të korruptuar rreth tij, të cilët janë kapur në përgjimet zyrtare të prokurorisë shqiptare.

Dhe po të kishim minimumin e shtetit të së drejtës, po të kishin aq shtet të së drejtës sa ka Kosova, sot do të ishin të pandehur.

Fjalimi i Klopp që frymëzoi Liverpoolin për fitoren ndaj Barcelonës

Qendërmbrojtësi kroat i Liverpoolit, Dejan Lovren, ka zbuluar se Jurgen Kloppi u kishte kërkuar lojtarëve të tij që të tregohen të guximshëm në ndeshjen gjysmëfinale kundër Barcelonës, që u zhvillua mbrëmë.

Dejan Lovren u la në bankën rezervë për të gjithë ndeshjen e Liverpoolit kundër Barcelonës, në të cilën anglezët fituan me rezultat 4:0 dhe e siguruan një vend në finale, pasi që ndeshjen e parë, në Camp Nou, e kishin humbur me rezultat 3:0.

Edhe pse nuk luajti në këtë ndeshje për asnjë minutë, Lovrenit i kishin mbetur në mendje fjalët që trajneri Jurgen Klopp ua kishte thënë lojtarëve të tij para ndeshjes.

“Urime Kloppit. Para ndeshjes, ai e bëri një fjalim të mrekullueshëm. Ai na tha: “Besoni! Vëjeni në mendje se mund ta arrijmë qëllimin tonë”. Kjo ishte diçka që nuk e kishim dëgjuar asnjëherë më parë”, ka thënë Lovren.

“Ai na tha: “Djelmosha, besoni. Një apo dy gola, nëse nuk shënojmë në 15 apo 20 minutat e parë, duhet të keni besim se do të shënojmë në minutat e 65-të, 66-të e të 67-të. Me Anfield pas nesh, më sezoni djelmosha, ne mund ta bëjmë këtë gjë. E kishim bërë kundër Dortmundit dhe mund ta bëjmë edhe sot. Vetëm tregohuni të guximshëm””.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi.

Basha: Kjo betejë do të ketë vetëm një fund, mposhtjen e tiranisë dhe rrëzimim e qeverisë së krimit

Kryetari i PD, Basha u takua me demokratë në Vaun e Dejës, ku dha disa mesazhe të rëndësishme për protesten kombëtare të 11 Majit në Tiranë, per kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për alternativën e PD.

FJALA E KRYETARIT BASHA NE VAUN E DEJËS
Dua të falënderoj nga zemra lidershipin e demokratëve të mbledhur këtu në sallë duke nisur padyshim me kryetarin e degës me z.Bushati, që me mençuri, me vendosmëri, fjalëpak por punë shumë ka ditur t’i japë kësaj dege të re me organizim, tiparet e një prej degëve me më shumë përvojë, me më shumë energji dhe me më shumë kontribut në betejat e shumta që kemi luftuar këto vite sup më sup me njëri tjetrin. Mirënjohja ime për ju, mirënjohje për strukturat, mirënjohje për demokratët, mirënjohje për mbështetësit tanë që kanë qenë dhe janë në ballë të betejës tonë për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim, do të ketë mposhtjen e tiranisë, largimin e qeverisë së krimit, mposhtjen e kriminelëve që jo rrallëherë por në çdo palë zgjedhje janë munduar të imponohen kudo, ku me më shumë e ku me më pak sukses por këtu falë demokratëve të Vaut të Dejës iu ka hasur gjithmonë sharra në gozhdë, e në gozhdë do t’u hasë.

Partia Demokratike e ka mision kombëtar të mos e lërë demokracinë dhe lirinë të vdesë në duart e një bande hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish, trafikantësh droge. Padyshim Partia Demokratike ka për detyrë të luftojë për standardin europian në zgjedhje, në drejtësi, në shtetin e së drejtës, në ndarjen dhe balancimin e pushteteve, në konkurrencën e lirë në ekonomi. Padyshim Partia Demokratike do t’i prijë një reformë të thellë transformuese kushtetuese, zgjedhore, politike. 30 vjet betejë kanë bërë studentët e dhjetorit dhe të rinjtë e Dhjetorit ’90. Nderim për betejën tuaj! Por tani ju jap fjalën se misioni im, i bashkëmoshatarëve të mi, por edhe i brezit më të ri këtu në këtë sallë është t’i japim fund këtij tranzicioni dhe t’ua japim ëndrrën tuaj për Shqipërinë si gjithë Europa, duke nisur me zgjedhje të lira e të ndershme.

Pra, kur të shkoni e t’i ftoni në protestë i thoni se ju ftojmë për një gjë fisnike, për lirinë. Se njeriu pa lirinë s’ka asgjë. por ju ftojmë edhe për një gjë tjetër për një qeveri e cila do t’ju kthejë dinjitetin, shpresën dhe mirëqenien, 100 mln euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, është programi i Partisë Demokratike. Se akti ynë i parë në ndihmë të fermerëve do të jenë subvencionet derë më derë, blegtor më blegtor, bujk më bujk. 100 milionë euro në vit, aq jep Maqedonia, as jep Kosova. Ju jap fjalën para Zotit, asnjë cent më pak nuk do të japë Shqipëria për fermerët e saj me qeverisjen e Partisë Demokratike.

Biznesi i vogël është shtylla kryesore e ekonomive të vendeve si e jona. Është shtylla kryesore madje edhe e ekonomive si Italia. Për këtë arsye, propozimi ynë për biznesin e vogël do të bëhet realitet. Menjëherë i gjithë biznesi i cili është nën 140 milionë lek të vjetra në vit, do të konsiderohet biznes i vogël. Taksa e vetme, një taksë do të paguajë biznesi i vogël. Lokale dhe qëndrore, një taksë vetëm z. Kryetar i Bashkisë. Një taksë vetëm. 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër dhe kjo do të shkojë e gjitha për pushtetin vendor. Me pullën fiskale të vendosur tek dera, tek dritarja apo tek qepeni i hyrjes, do të ndalohet me ligj hyrja në premisat e biznesit të vogël çdo taksidari, çdo inspektori, çdo pjestari të administratës shtetërore. Po u kapën me atë pullë, përveçse duke blerë, i pret burgu, i pret shkarkimi nga administrata. Horrori administrativ mbi biznesin e vogël, terrori i taksidarëve mbi biznesin e vogël është një nga përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e vendeve të punës dhe ne do t’i japim fund. Do ta çlirojmë dhe do t’i japim oksigjen biznesit të vogël.

Zonja dhe zotërinj, studentët janë e ardhmja e vendit. Siç është arsimi sot do të jetë Shqipëria nesër dhe mua nuk më pëlqen fare se çfarë shoh sot. Zot na ruaj nqse Shqipëria nesër do të jetë si ç’është arsimi sot. Prandaj ndërhyrja në arsim është ndërhyrje prioritare. Prioriteti i të gjithë prioriteteve.

Qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të dedikojë të gjithë fondet e nevojshme për ta nxjerrë arsimin nga gjendja e kolapsit, për të siguruar programet më të avancuara, për të siguruar që çdo fëmi shqiptar të mësojë anglishten, për të siguruar që çdo bir e bijë e Vaut të Dejës dhe të gjithë Shqipërisë që dëshiron dhe ka kapacitetin për të studiuar në arsimin e lartë por mundësitë nuk i ka familja për shkaqe ekonomike, t’i jepen këto mundësi dhe për këtë arsye para katër ditësh kemi zbuluar para pedagogëve shqiptarë, planin tonë për arsimin e lartë, dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, subvencionimin e plotë të tarifave për bachelor dhe master për të gjithë familjet me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj që janë 90% e familjeve që çojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Qeveria që e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku të gjithë janë të përjashtuar, por jo kriminelët, oligarkët dhe politikanët që kanë marrë pushtetin me ta, do të marrë fund. Koha ka ardhur dhe asnjë ditë nuk do të vonojë. Prej ditës sonë të parë në pushtet, do të vemë në jetë planin tone.

Sekretari Pompeo vizitë të papritur në Irak

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka realizuar një vizitë të papritur në Bagdad, ku është takuar me zyrtarët irakianë dhe ka diskutuar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për sigurinë, duke përmendur ato që i ka cilësuar si aktivitete “përshkallëzuese” të Iranit.

Vizita e Pompeos në kryeqytetin e Irakut ka ardhur një javë pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për pozicionimin e pajisjeve ushtrake në Lindje të Mesme, hap që është konsideruar si përgjigje ndaj kërcënimit me të cilin përballen forcat amerikane dhe aletët e tyre në rajon.

Pompeo ka thënë në Bagdad se inteligjenca amerikane ka qenë “shumë specifike” rreth “sulmeve që janë të pashmangshme”. Teherani në anën tjetër ka hedhur poshtë raportimet për kërcënime duke i cilësuar po ato si “luftë psikologjike”.

Tensionet në mes të Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar prej kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Përveç kësaj Trump ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti duke i prekur sektorin e naftës dhe atë bankar. Pas takimit me presidentin irakian, Barham Salih dhe kryeministrin, Adil Abdul-Mahdi, Pompeo u ka thënë gazetarëve: “Ne kemi biseduar për rëndësinë që ka Iraku në të garantuarit e sigurisë dhe për mbrojtje të amerikanëve në shtetin e tyre”.

Ai ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë për të informuar liderët irakianë për “kërcënimin në rritje që SHBA-ja ka vërejtur në rajon”. Sa i përket vendimit për të angazhuar forca shtesë në Lindje të Mesme, Pompeo ka thënë se “mesazhi që u kemi dërguar iranianëve ka qenë i qartë” se dhe shpreson që Irani të mendojë dy herë, para se të sulmojë interesat amerikane.

BE kërcënon Iranin me rivendosjen e sanksioneve

Vendet evropiane do t’i rivendosin sanksionet kundër Iranit nëse ai refuzon angazhimet e marra në bazë të marrëveshjen së tij bërthamore, tha të martën një burim i presidencës franceze. Komentet vijnë pas deklaratave të Teheranit, i cili tha se do të ulte nivelin e respektimit të marrëveshjes, tani që Uashingtoni është tërhequr prej saj.

Irani e quajti lajm i vjetër një njoftim të SHBA për dislokimin e një aeroplanmbajtëseje në Lindjen e Mesme, duke thënë se lajmi ishte i ricikluar për luftë psikologjike. Tensionet janë rritur në prag të përvjetorit të tërheqjes së Presidentit Donald Trump nga marrëveshja bërthamore, në bazë të së cilës Irani binte dakord të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Administrata Trump i ka rivendosur sanksionet dhe i ka zgjeruar ato, në thelb duke u kërkuar vendeve të botës të ndalojnë blerjen e naftës iraniane përndryshe do të përballen me sanksione. Irani ka vazhduar t’i përmbahet marrëveshjes.

Aleatët europianë të Uashingtonit, të cilët e kundërshtojnë tërheqjen e SHBA nga marrëveshja, janë përpjekur por nuk kanë arritur të gjejnë rrugë për të zbutur ndikimin ekonomik të këtij hapi të SHBA. Ndërkohë ata po i bëjnë thirrje Iranit që të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes.

Mediat iraniane njoftojnë se Teherani do t’u dërgojë të mërkurën letra vendeve që ende janë të lidhura me marrëveshjen – aleatëve të SHBA, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe Rusisë dhe Kinës – për t’u dhënë hollësi rreth planeve për “uljen e angazhimeve të tij” që parashikohen në marrëveshje.

Njoftimet nga Irani thonë se Teherani nuk planifikon të tërhiqet nga marrëveshja, por do të rifillojë disa aktivitete bërthamore që u ndalën pas nënshkrimit të saj. Burimi presidencial francez tha se vendet evropiane ende nuk dinë saktësisht se çfarë hapash po planifikon Irani, por ato do të duhet të rivendosin sanksionet mbi Iranin nëse këto hapa do të ishin baras me heqjen dorë nga marrëveshja.

“Ne nuk duam që Teherani të njoftojë nesër veprime që shkelin marrëveshjen bërthamore, sepse në këtë rast ne evropianët do të detyroheshin të ri-vendosnin sanksionet sipas kushteve të marrëveshjes”, tha burimi.
Zyrtarët e SHBA kanë folur ditët e fundit për informacione zbulimi që lënë të kuptohet se nga Irani po vjen një kërcënim ushtarak, edhe pse nuk kanë dhënë hollësi.

Këshilltari amerikan i Sigurimit Kombëtar, John Bolton tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po dislokonin aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln dhe një grup bombardues në Lindjen e Mesme si paralajmërim për kërcënimet e forcave iraniane.

Por Keyvan Khosravi, zëdhënës i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha se Abraham Lincoln ishte tashmë në Gjirin Persik dhe e quajti njoftimin një përpjekje për të ricikluar lajmet e vjetra për “luftë psikologjike”.

Shtetet e Bashkuara zakonisht dërgojnë me rotacion një aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik për të shërbyer si anije kryesore e flotës së saj të pestë me bazë në Bahrein.

SHBA tërheqin ambasadoren nga Ukraina

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr përpara kohe diplomaten e karrierës Marie (Masha) Yovanovitch nga posti i ambasadores në Ukrainë. Departamenti i Shtetit tha se ky hap ndërmerret ndërsa në Kiev do të ndodhë tranzicioni drejt presidentit të ri të vendit.

Por, dy ligjvënës kryesorë demokratë thonë se tërheqja e ambasadores është një “lëvizje e paramenduar politike”, me rrënjët tek zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Shtetit tha se 60-vjeçarja Yovanovitch, e emëruar nga Presidenti Barack Obama, është duke përmbushur mandatin e saj tre-vjeçar në Ukrainë “sipas planit”, megjithëse mandati i saj përfundon më 20 gusht.

Departamenti i Shtetit tha se kthimi i saj koinçidon me inaugurimin në muajin qershor të komedian Volodymyr Zelensky, si udhëheqës i Ukrainës, pas humbjes së thellë të Presidentit Petro Poroshenko gjatë votimeve të muajit të kaluar.

Ligjvënësi Steny Hoyer, udhëheqës i shumicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe Ligjvënësi Eliot Engel, Kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, ngritën dyshime për shpjegimin e dhënë nga Departamenti i Shtetit për kthimin e parakohshëm të zonjës Yovanovitch.

Ata u shprehën se ajo është një “punonjëse e dedikuar e shërbimit civil dhe një diplomate e kalibrit më të lartë, e cila përfaqësoi Shtetet e Bashkuara gjatë administratave demokrate dhe republikane”.
Ligjvënësit pretendojnë se “vendimi revoltues i Shtëpisë së Bardhë për rikthimin e saj është një lëvizje e paramenduar politike; lëvizja më e fundit e fushatës së kësaj administrate kundër personelit të karrierës të Departamentit amerikan të Shtetit. Është e qartë se ky vendim është politikisht i motivuar, ndërkohë që aleatë të Presidentit Trump u janë bashkuar aktorëve të huaj për të lobuar në favor të shkarkimit të ambasadores”.

Ligjvënësit Hoyer dhe Engel thanë se nëpërmjet tërheqjes së ambasadores Yovanovitch “vetëm disa muaj përpara se të përfundonte mandati i saj në Ukrainë, administrata po dëmton interesat amerikane dhe po dëmton diplomacinë amerikane”.

Mandati i ambasadores Yovanovitch në Kiev përkoi me hetimin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Një ndër personazhët kryesorë të hetimit ishte ish-kreu i fushatës së Presidentit Donald Trump, Paul Manafort, i cili mori miliona dollarë pagesa si lobist për interesat pro-ruse në Ukrainë, të lidhura me Presidentin e larguar Viktor Yanukovych, ndaj të cilit u zhvillua një kryengritje popullore në vitin 2014.

Zoti Manafort tashmë është gjetur fajtor për disa krime financiare të lidhura me lobizmin e tij dhe është dënuar me 7.5 vite burg. Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Yuriu Lutsenko ka aluduar se informacioni për zotin Manafort u bë publik, me qëllimin për të ndihmuar fushatën e demokrates Hillary Clinton përballë zotit Trump. Gjatë muajve të fundit, Presidenti Trump i përqafoi këto aludime, në përpjekje për të hedhur poshtë pretendimet se ishte ndihmuar nga Rusia.

Presidenti Trump shkruajti në Twitter në muajin mars: “Ndërsa zbehet bashkëpunimi i fshehtë me Rusinë, shfaqet komploti ukrainas për të ndihmuar (Hillary) Clintonin”. Po në muajin mars, djali i madh i Presidentit, Donald Trump Jr., shkruajti në Twitter se SHBA-së i duhen më shumë ambasadorë konservatorë si Richard Grenell, ambasadori i emëruar në Gjermani nga Presidenti Trump, dhe më pak “ambasadorë shakaxhi” si znj. Yovanovitch. “Shtohen thirrjet për heqjen e ambasadores amerikane të Obamës në Ukrainë”, shkruante ai.

Ligjvënësit Hoyer dhe Engel i bënë thirrje Departamentit të Shtetit të rikthejë në detyrë ambasadoren Yovanovitch. Ata thanë se “në këtë periudhë tranzicioni, Ukrainës i duhen profesionistë të aftë, si Ambasadorja Yovanovitch, më shumë se kurrë më parë”.

Messi përplaset me tifozët e Barcelonës në aeroportin e Liverpoolit

Lionel Messi, që zakonisht është i qetë, u përfshi në një përleshje me vetë tifozët e Barcelonës në aeroport, gjatë kohës sa ai po kthehej nga Liverpooli në Barcelonën, mbrëmë.

Ylli argjentinas nuk kishte qenë në gjendje ta ndalë skuadrën e Jurgen Kloppit, që e përmbysi rezultatin nga disfata 3:0 në ndeshjen e parë në fitore 4:0 në ndeshjen kthyese. Me këtë fitore në gjysmëfinale, Liverpooli e siguroi një vend në finale të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, Mundo Deportivo raporton se Messi, i cili vlerësohet nga shumë tifozë si futbollisti më i mirë në botë, u kap me disa tifozë të zemëruar, të cilët iu kundërvunë atij në aeroportin “John Lennon Airport”.

Argjentinasi u largua nga stadiumi “Anfield” me lot në sy dhe ishte e qartë që ai ishte i zemëruar me rezultatin tronditës të ndeshjes.

Ai nuk shkoi në aeroport me bashkëlojtarët e tij, sepse u ndal për teste kundër dopingut dhe u detyrua të bëjë plane të tjera për t’u kthyer në Spanjë. Lojtari që zgjidhet për testet kundër dopingut bëhen në mënyrë rastësore.

Pas kësaj, Messi u shoqërua në aeroport nga rojet personale të sigurimit dhe trajneri Pepe Costa. Brenda në aeroport, një grup i vogël i tifozëve thuhet se iu kundërvunë Messit dhe sigurimi u detyrua ta largojë argjentinasin nga aty që të mos eskalojë situata.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes dy skuadrave, Messi kishte shkëlqyer me dy golat e tij, njëra prej të cilave kishte qenë nga gjuajtja e lirë. Por, në ndeshjen kthyese, ai nuk arriti të bëjë asgjë për ta ndalur Liverpoolin, që fitoi me rezultat 4:0, falë golave të Divock Origit dhe Georginio Wijnaldumit.