32.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Pse Rama tashmë është e shkuara dhe do ikë, do s’do?

Nga Artur ZHEJI

Së pari karriera politike dhe jo vetëm e kryeministrit të sotëm është e pabesueshme, për nga volumi, kapja dhe mbajtja e përsëritur e posteve të larta. Për nga zotësia e pazakontë dhe mrekullueshme, për tu kacavirrur në pushtet, me një këmbëngulje të admirueshme dhe deri tash të suksesshme. Dinakëri dhe taktiçizëm, oratori të bollshme dhe komunikim të mirë prej mashtruesi virtuoz. Bindës, hokatar dhe ledhatar, pa personalitet kur është në nevojë dhe në kryerjen e artit të kurthngritjes më të pamëshirshme, e që shpesh nuk ndan as brenda vetes, të vërtetën nga gënjeshtra, si ata personazhet të përshkruar aq mjeshtërisht nga pena e Gogolit në Rusi dhe e Balzakut në Francë.

Duke përfituar nga besimi i tepruar i Fatos Nanos, në vitet 1997-2000, ai doli në sipërfaqe. Pastaj ngriti krye e hodhi shtat, nga besimi i përsëritur politik, naiv dhe miqësor, i Ilir Metës, në vitet 2000-2001, në vitet 2004-2007. Dështimi i vitit 2009 e dëshpëroi dhe ju drejtua sërish Metës, që pandehu se i njejti person nuk tradhëton, të njejtin njeri, për të tretën herë. E kështu erdhi katërvjeçari 2013-2017, që e rriti si kryeministër, ku shtiu në dorë pushtetet më të mëdha të mundshme në Shqipëri. Por edhe Sali Berisha, i dha një besim të hatashëm, me pikënisje pragmatizmin, në ndryshimet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor, të vitit 2008. Por “besimin” më të fundit e dha edhe Lulëzim Basha, në marrëveshjen famëkeqe të Majit 2017, që e rrokullisi Partinë Demokratike në pikë të hallit.
Kanë kaluar pra plot 22 vite pushteti në rritje, eksperiencë, bollëk, adrenalinë, vetësiguri.

Por, tani asnjë nga faktorët politikë, pas zhgënjimeve dhë përdorimeve të njëpasnjëshme që Rama, me përvujtësi, gjuhë të ëmbël apo me oferta të majme ka kryer me sukses, nuk kanë më asnjë përqindje besimi te ky personazh, që po vjetërohet me shumë shpejtësi.
Por deri pak kohë më parë, pakkush e dinte përgatitjen e aventurës më të fundit gjeopolitike. Ishte skema më e fundit gjeopolitike, që u zhvillua vitin e fundit 2018-2019 dhe që lidhej me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, nën emërtesën e rremë të një paqeje të qëndrueshme Kosovë-Serbi, “lojë” të cilën e hapi dhe e shtjelloi fort mirë fillimisht, vetë Hashim Thaçi. Pikësynimi paskesh qenë, krijimi i një faktorizim të pazakontë dhe shumëvjeçar, i treshes Thaçi-Rama-Vuçiç… si një treshe Paqesjellëse dhe Paqedashëse, por njëkohësisht edhe garantuese e stabilitetit në pjesën më të përvëluar të Ballkanit.

Pavarsisht se kishte një paraqitje dhe parashtrim të përkryer në formë, krejt ndryshe se çfarë fshihte në përmbajtje, kjo skemë, dështoi turpshëm në Berlin, me dy varrmihës ekselentë, Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin francez Macron.

Kjo ndoshta ishte karta e fundit, që Rama luajti “ndërkombëtarisht”, për të ruajtur sa më gjatë pushtetin e vet, ndën mbështetjen ndërkombëtare, duke zënë arbitrarisht vendin e “rëndësishëm” të garantit të “moderuar” të Tiranës, në mes të kokave të nxehta të Beogradit dhe Prishtinës. Për të qenë sa më korrekt në analizë, kjo ishte nga pikëpamja e taktikës politike, një lëvizje e zgjuar, sepse në tregun e gjeopolitikës, Shqipëria, nuk ka se çfarë ofron tjetër, përveç “stabilitetit”, apo përpjekjes hipokrite, për të luajtur një rol të tillë në sytë e perëndimorëve të shqetësuar, nga prania e afërt ruse në këtë rajon rrëshqitës.

Mirëpo kanceleritë europiane, të pandehura “budallaqe”, nga Vuçiç, Thaçi dhe Rama, dikur zgjohen nga gjumi i besimit të tepruar për “djemtë e mirë” që vijnë nga Ballkani, të cilët, duket se vendosën në Bruksel dhe në Berlin, një bombë me sahat, duke e mbështjellë si një ëmbëlsirë lokale, të mirëkuptimit dhe të arësyetimit trilateral, Beograd-Prishtinë-Tiranë, që mbiquhej ndryshe, një Marrëveshje Paqeje e qëndrueshme.

Në të vërtetë, kjo “marrëveshje”, duket se mirëfilli e kishte të përllogaritur jo për të krijuar një stabilitet të përhershëm, por për të kundërtën, për të institucionalizuar instabilitetin. Sepse ekuacioni gjeopolitik i shkëmbimit të territoreve, hapte një spirale mbushur me plot të panjohura që do të vinin pas në mënyrë të pashmangshme. Por kjo, në vend të shqetësonte autorët, ishte pikërisht në interesin e tyre.

Sepse, njëherë që një “lojë” e tillë hapej, aktorët politikë, garantë dhe ndërveprues të kësaj skeme, Vuçiç-Rama-Thaçi, do të duhet të merreshin në mbrojtje ndërkombëtare, si të vetmit persona të domosdoshëm edhe për 10 vitet e ardhshme, në postet respektive, pavarsisht pëlqyeshmërisë apo mospëlqyeshmërisë së popujve të tyre.

Me gjithë diabolizmin e admirueshëm të kësaj skeme, që dukshëm nuk është shqiptare, por ruse ose serbe, apo të dyja bashkë dhe që fsheh të panjohura të tjera në brendësi, dhe që dukshëm përputhet më këtë analizë, kjo skemë e shtirur si marrëveshje, u godit nga vizita eksentrike e presidentit rus Putin, vetëdeklaruar palë apo garant plus, në këtë zgjidhje, e më pas në Tiranë dhe në Prishtinë, nga aktorë të tjerë politikë syçelur, si Haradinaj, Meta, Berisha dhe Bushati. Pa nënvleftësuar edhe gjykimin e ftohtë, pozitiv dhe aktiv, të mjaft analistëve dhe personazheve të tjera të Tiranës apo Prishtinës.

“Varrosja” e kësaj aventure që ndodhi dukshëm në Berlin, e la Ramën, jo vetëm pa mbështetje e ëndërruar, por edhe në një dritë fort të keqe. Në këtë mes, një figurë krejt të pahijshme dhe thjesht prej shërbëtori mirënjohës dhe të verbër të pushtetdhënësit, bëri edhe ministri ynë i jashtëm, ky djalë Kosove, që kacavirret edhe ay, si padroni vet, studio më studio për të mbuluar këtë inskenim ruso-serb, me petka shqiptare e me dialekt verior, për ta bërë rrejshëm më të besueshëm ndër shqiptarët këtej e andej kufirit Kosovë-Shqipëri.

E pra, Ramë ziu, është sot mjeran në Bruksel, Paris, Berlin, Prishtinë…
Kur i pata shkruar ca muaj më parë të bënte valixhet, pa u ngarkuar me turpe të tjera, më ktheu përgjigje në cel, në të vërtetë i fundit mesazh prej tij, se do të kalonte akoma edhe shumë kohë për “valigjet e tij”(kështu e shkroi fjalën “valixhe”, KM-ja).

Zbardhja e mëteshme e kësaj “aventure”, për të mos përdorur fjalën e rëndë konspiracion, në kurriz të Brukselit, Berlinit dhe Parisit, përshpejton largimin e kryeministrit tonë, ndërkohë që Vuçiçi i ngriti publikisht duart lart, në Beogradin e trazuar.

Shpejt Perëndimi, do të reagojë edhe për këtë, pak mbasi të sheshohet mirë dheu, mbi këtë lojë të rrezikshme, varrosur bujshëm në Berlin…

Pasi u betua para Ruçit rrëfehet para mediave: Gruaja e tërhoqi divorin, kam paditur…

Pak kohë më parë, tashmë i famshmi Kujtim Gjuzi kishte deklaruar në media se pranimi i mandatit i kishte krijuar probleme në familje.

Madje puna kishte shkuar deri aty, sa bashkëshortja kishte kërkuar edhe divorcin.

Por menjëherë pas marrjes së mandatit, në një intervistë për ‘Dosja.al’, Gjuzi ka treguar se tashmë gjithçka po ecën mbarë edhe në planet familjare.

Ai tregoi se gruaja e tij Mirjana Kalaci që kishte kërkuar prishjen e martesës, tashmë është tërhequr nga vendimi i saj. Gjuzi thotë gjithashtu, se marrëdhënia me gruan e tij sa vjen dhe përmirësohet, ndërsa kunatën e ka paditur zyrtarisht për shantazh.

‘Kjo është një marrëdhënie që nuk ka asnjë problem, nuk ka asnjë problem. Tani që flasim bashkë çdo gjë është qetësuar dhe shkon drejt qetësimit dhe do t’ju lutesha shumë… në familje kam qenë i sinqertë.

Unë kam pas shantazh në lidhje me atë, kam tabulatet telefonike të shantazhit të kunatës sime, e cila është e kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjitshme dhe Prokurorinë e Tiranës,’, rrëfen deputeti më i ri i parlamentit ndër të tjera.

Kujtim Gjuzi ishte një nga kandidatët për deputet i dalë nga listat shumë emërore të Partisë Demokratike, për qarkun e Durrësit, i cili u betua mëngjesin e sotëm në parlament.

Berisha vlerëson qëndrimin e Indrit Hoxhës: Goditje e merituar për bastardin e xhelatëve të diktaturës hoxhiste

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar mjaft qëndrimin e Indrit Hoxhës që hyri në Parlament sot pikërisht për ta refuzuar mandatin e deputetit përballë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe mazhorancës në pushtet.

“Goditje e merituar për bastardin e xhelatëve të diktaturës hoxhiste, Edvin Kristaq Krimi! Lexoni deklaratën e të riut Indrit Hoxha para parlamentit për djegien, refuzimin e mandatit galeri krimi”, shkruan Berisha.

Deklarata e Indrit Hoxhës në Parlament

Unë Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ndërmarr sot këtë akt politik në emër të babait tim të ndjerë Fatmir Hoxha, i përndjekur politik i regjimit kriminal, që nuk reshti deri në frymën e fundit luftën për liri dhe demokraci.

E ndërmarr këtë akt politik në shenjë revolte dhe neverie kundër krimit të rilindur të këtij parlamenti ilegjitim dhe në respekt të vlerave të familjes time dhe sidomos ato që im atë më la trashëgimi.

Refuzoj të marr mandatin e deputetit në një vend ku klika kriminale në pushtet ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe ka kapur drejtësinë.

Refuzoj të marr mandatin në parlamentin ilegjitim, që e drejton urdhëruesi i vrasësve të Arben Brocit dhe shokëve të tij në masakrën e 2 Prillit.
Refuzoj të bëhem pjesë e një parlamenti ilegjitim, ku ulen hetues dhe prokurorë të diktaturës, të cilët kanë torturuar dhe vrarë të rinj shqiptarë.

Refuzoj të marr mandatin në një parlament ilegjitim ku në karriken e kryeministrit, ulet i biri i njeriut që firmosi për varjen e poetit Havzi Nela.
Refuzoj të bëhem pjesë e një parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdhëruesit e vrasjes së tribunit të demokracisë, Azem Hajdari.

Ky nuk është parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është shumë i afërt.

Unë refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin, sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajdutëve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu.

Rroftë Shqipëria!
Rroftë demokracia!
Zoti i bekoftë shqiptarët!

Shpërthen revolta në Mirditë, banorët ngrihen në protestë para bashkisë: Rama ik

Banorët e Mirditës po protestojnë përpara Bashkisë së qytetit. Me pankarta në duar kundër qeverisë dhe kryeministrit dhe me thirrje “Rama ik”, protestuesit kanë kërkuar largimin e kreut të qeverisë.

Në protestën e së enjtes së javës së shkuar, ku u bllokuan rrugë kryesore në 12 qarqe, anëtarë të PD-së paralajmëruan protesta edhe para bashkive. Kjo e sotmja, është e para e protestave të ngjashme që pritet të zhvillohen edhe para bashkive të tjera në kuadër të aksionit opozitar.

Ruçi i hap dyert e Kuvendit Orës “Atlantic”, shpërthen humori në rrjetet sociale

Merr fund pritja, personazhi më i njohur i ditëve të fundit futet në parlament. Bëhet fjalë për të famshmin Kujtim Gjuzi, i cili është Kreu i Partisë Konservatore dhe ditën e sotme është betuar në sallën e Kuvendit si deputet i ri nga listat.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar shpesh humor në rrjetet sociale dhe janë bërë meme.

Një prej tyre ka qenë edhe fakti se Gjuzi ishte konsultuar me amerikanët pasi mbante në dorë një ‘orë Atlantic’.

Orës së famshme i janë hapur sot dyert e Kuvendit dhe nuk mundë të mungonin as fotot me orën në dorë.

Një tjetër sasi e madhe droge ‘made in Albania’ kapet në Gjermani

Një tjetër sasi e madhe droge ‘made in Albania’ është kapur nga autoritetet e huaja. Këtë rradhë bëhet fjalë për një shumë prej 2.2 milion eurosh, e cila sipas mediave gjermane vinte nga Shqipëria.

Sipas medieve gjermane droga ishte fshehur në një kamion dhe vinte nga Shqipëria.

Nga policia është arrestuar shoferi spanjoll i kamionëve. Droga ishte vendosur brenda një kamion në një depozitë.

Të rinjtë e opozitës protestë para Parlamentit, i nxjerrin Ramës kartonin e kuq

Para kuvendit të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së zhvilluan një protestë simbolike jashtë Kuvendit. Ndërkohë që brenda ambjenteve të Kuvendit bëhej betimi i 3 deputetëve, të rinjtë e opozitës protestuan me pankarta në duar.

Te rinjte protestuan simbolikisht para parlamentit ku i simbolikuan Ramës kartonin e kuq.

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi u shpreh se, “Krimi në Parlament ka detyruar rinine ne emigrim.

“Papunesia, arsimi i dobet, mungesa e shpreses dhe shtetit te se drejtes, arsye kryesore qe shtyjne rinine ne azil apo emigrim jashte Shqiperise e familjes. LSI parti e te rinjve, mision i opozites rikthimi i shpreses te rinia per ta pare Shqiperine si shtepi e per te ndertuar ketu te ardhmen”, u shpreh ajo.

 

Indrit Hoxha ia përplas në fytyrë Ruçit mandatin e deputetit: Neveri për këtë parlament ilegjitim!

Kandidati i listës ë PD Indrit Hoxha ia përplas në fytyrë Ruçit mandatin e deputetitit. Hoxha pritej të bënte betimin e tij në seancën e sotme parlamentare por ka refuzuar të betohet. Indrit Hoxha, edhe pse kishte pranuar propozimin nga KQZ për tu bërë pjesë e deputetëve të opzoitës, ka refuzuar sot betimin duke krijuar edhe tension në sallë.

Ndërkohë, në ambjentet jashtë Kuvendit, aty ku dhe shumë prej moshatarëve të tij të FRPD-së ishin duke protestuar kundër qeverisë, Hoxha deklaroi se refuzoi për nder të babait të tij, si një ish-i burgosur politik dhe demokrat i flaktë.

Neveri per kete parlament ilegjitim!

Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.

Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret.

 

Zbardhet e kaluara e oficerit bandit që arrestoi Kleves Balliun: Eshtë kapur duke vjedhur votat në Dibër

Oficeri i policisë që arrestoi ish-deputetin e PD, Klevëesd Balliu është një nga ata që është kapur në përgjime duke blerë votat në zgjedhjet e Dibrës.

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, i ka cilësuar arrestimet si të paligjshme. Gjata tha se Rama ka provokuar sot që në pikë të mëngjesit duke shkuar në një fabrikë mielli, ndërsa banorët që kanë muaj që protestojnë kundër projektit të qeverisë.

“Paligjshmëria qëndron në faktin se ka gjithë ditën që ish-deputeti mbahet gjithë ditën i ndaluar, ndërkohë që nuk jepet asnjë provë.

Oficeri i policisë gjyqësore që ka bërë arrestimin është një nga ata që është kapur në përgjime duke blerë votat në zgjedhjet e parakohshme në 2016 në Dibër”, tha Gjata.

Disa dhjetra banorë të kryeqytetit janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke kërkuar largimin lirimin e qytetarëve që janë ndaluar sot, mes të cilëve edhe ish-deputetit Klevis Balliu.

Ish-deputeti i PD-së akuzohet për veprat penale ‘tubim i paligjshëm’, ‘kundërshtim i punonjësit të policisë’ dhe ‘goditje për shkak të detyrës’.

Veç Balliut, në burg mbahet edhe Elton Skënderi, banor i Astirit. Për Balliun e Skënderin janë mbedhur mbrëmjen e sotme protestuesit e Astirit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku janë duke hedhur shashka edhe tymuese në drejtim të institucionit të policisë. Protestuesit kërkojnë lirimin e ish-deputetit Klevis Balliu, dhe protestuesve të tjerë të arrestuar.

Arrestimi i ish-deputetit, shpërthen revolta tek Drejtoria e Policisë, qytetarët hedhin shashka e tymuese

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e burgut. Atij i është komunikuar masa e sigurisë dhe është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ish-deputeti i PD-së akuzohet për veprat penale ‘tubim i paligjshëm’, ‘kundërshtim i punonjësit të policisë’ dhe ‘goditje për shkak të detyrës’.

Veç Balliut, në burg mbahet edhe Elton Skënderi, banor i Astirit. Për Balliun e Skënderin janë mbedhur mbrëmjen e sotme protestuesit e Astirit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku janë duke hedhur shashka edhe tymuese në drejtim të institucionit të policisë. Protestuesit kërkojnë lirimin e ish-deputetit Klevis Balliu, dhe protestuesve të tjerë të arrestuar.