Basha-Ramës nga Shkodra: I ke orët e numëruara
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar me tone të ashpra pas arrestimit të ish-deputetit Klevis Balliu.
Basha tha se “Sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë në Shqipëri, sot është dita kur Edi Rama zyrtarisht po përdor Policinë e Shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit, ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t’ja thënë fare qartë dhe prerë: i ke orët e numëruara”.
Reagimi i plotë i Bashës
Sot në mesditë, njerëz të veshur me uniformën e Policisë së Shtetit kanë dhunuar qytetarë që mbrojnë shtëpitë e tyre. Kur njerëzit tanë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ish-deputetë si Klevis Balliu dhe të tjerë figura politike, u ngritën për të bërë të vetmen detyrë që kemi, të qendrojmë në krah të njerëzve, siç po qendrojmë e do të qendrojmë deri në fitore, kanë urdhëruar arrestimin e tyre. Sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë në Shqipëri, sot është dita kur Edi Rama zyrtarisht po përdor Policinë e Shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit, ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t’ja thënë fare qartë dhe prerë: i ke orët e numëruara.
Kurrë më ky vend nuk do të pranojë që Policia e paguar me taksat e qytetarëve të dhunojë qytetarët, ndërsa mbron kriminelë, hajdutët, oligarkët. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit, të shkatërrojë shtëpitë e tyre, t’ju mbyllë biznesin, t’i heqë nga puna, dhe nga ana tjetër, t’i mbrojë e t’i bëjë deputetë e kryetarë bashkish e biznesmenë, trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, trafikantët e drogës, kriminelët, që janë themeli i parlamentit të paligjshëm dhe i qeverisë së paligjshme të Edi Ramës.
Edi Rama nuk dorëhiqet, por rrëzohet…

Kleves BITRO
Në një shkrim thuajse romantik me nota naiviteti (kushedi përse) botuesi Nikoll Lesi deklaronte se Edi Rama paskesh rënë dakort që të dorëhiqet para kërkesës së opozitës për të hapur rrugën e një zgjidhje politike për krizën aktuale. Mirëpo nuk kaloi shumë nga ai shkrim dhe Edi Rama dha urdhër për arrestime politike dhe dhunoi përmes të zinjve me uniforma banorët e Astirit, duke përdorur gazin lotsjellës dhe forcat speciale të armatosura rëndë.
Kjo sjellje prej një njeriu jo vetëm të pa penduar, por as të civilizuar, nuk shkon me logjikën e vetdorëzimit të Ramës para zgjedhjeve të 30 qershorit. Botuesi Lesi mbase ka dëshirë që Rama të jetë ashtu sic ai e mendon, por shkopinjtë e gomës, gazi, prangat dhe në fund edhe dënimet nëpër gjykata nuk flasin me gjuhën e logjikës që pretendon zoti Lesi.
Dhe jo vetëm kaq, por Lesi duke u përpjekur të krijojë një lloj diversioni mes Ramës dhe Veliajt mbështet këtë të fundit duke thënë se po të mos kandidojë Veliaj, Rama e hummbet edhe Tiranën. Sido që ta marrësh shkrimin e Nikoll Lesit, ai është një vëzhgim aspak realist dhe jashtë realitetit.
E vërteta është se Rama është ai që po e njeh nga shumë afër si z. Balliu xhunior, si z. Gazmend Bardhi, si z. Salianji e me radhë shumë figura të reja afër Bashës, disa prej të cilëve kurrë mbase nuk e kishin menduar se do të ishin të detyruar të shfaqnin një pjesë të vetën jo natyrale si fjala bie z. Bardhi.
Mirëpo denoncimet në Prokurorinë e kontrolluar nga pushteti, ndalimet dhe arrestimet nga policia e pushtetit dhe jo e shtetit, akuzat e ngritura me makinacione makiavelike, po rreshtojnë e po formëzojnë tek PD një brez drejtuesish detyrimisht radikalë. Nëse z. Bardhi nga zyrat e Ministrisë së Drejtësisë vite më parë bashkëjetonte me plot socialistë nën drejtimin e dikasterit nga ministra demokratë, kurrë nuk e kishte menduar se një ditë, po ata njerëz, do të ndryshonin aq shumë kur ai u bë për pak muaj Ministër i marrëveshjes Rama-Basha të vitit 2017.
Mësimi që ai ka marë sot është është ai që duhet ta kishte marë me kohë për të parë egërsinë e sulmeve që do i bëheshin nga ata që i konsideronte mbase kolegë vetëm pse u rrezikon pushtetin. Por fundja ai është ende i lirë pasi kolegu i tij z. Salianji, po përballet në gjykatë me një cështje superskandaloze të stisur nga rregjimi antiqytetar i Ramës dhe padyshim që pavarësisht se mund të ketë të drejtë, për sa kohë do të jetë Rama në pushtet ai mund të shkojë në burg për dëshmi të rreme e brockulla si këto.
Po kështu, nesër në gjykatë mund të dalë e të dënohet edhe z. Balliu për pjesmarrje në protestë të paligjshme, bllokim rrugësh dhe kundërshtim me forcë të policisë. Cdo gjë mund të ndodhë në këtë babiloni kaosi e rrumpalle të drejtuar nga Edi Rama. Dhe të besosh së Rama do të iki vetë, se është i kuptueshëm e civil, është si të besosh se gomari i fshatit të Taulant Ballës do të fluturojë mbi Tiranë, apo se Astrit Patozi mund të mbledhë firma pa ndihmën e Ramës për partinë e tij.
Ndaj Partia Demokratike, deputetët e saj, antarësia, simpatizantët, dashamirësit dhe mbështetësit e zgjedhjeve të ndershme nuk duhet të lenë asnjë të carë dhe asnjë shans tërheqjeje nga plani për largimin e Ramës dhe rrëzimin e pushtetit të tij që qëndron mbi fronin e përlyer të blerjes së vullnetit të shqiptarëve me banda. Partia kryesore e opozitës ka një mission dhe ky është rrëzimi i Edi Ramës para mandatit të tij normal. Pa qëndresë të vendosur dhe vetmohuese, pa qëndresë të fortë duke i dhënë krahun njëri tjetrit me vlera dhe kontribute, Edi Rama nuk vetlargohet.
Kjo është shumë e qartë. Kush thotë ndryshe, përvecse dritshkurtësisë në analizën e fakteve dhe ngjarjeve apo ndonjë interesi tjetër me dobësi njerëzore, nuk i shërben as opozitës dhe as vendit. Këtë konstatim besoj e ka bërë edhe vetë z. Edmond Spaho, deputet nga më të kulturuarit dhe nga më të urtët në radhët e opozitës, por që u dhunua nga policia e pushtetit e që në fakt i duhej një përplasje e tillë që të mësonte nga rreshti i parë se cfarë do të thotë të përballesh me Edi Ramën në kushtet e rrugës.
Ndaj miq, për të gjitha këto dhe për shumë e shumë të tjetra që mund të mos i di apo mund të mos i njoh, unë fatkeqësisht nuk i jap të drejtë NIkoll Lesit. Në 11 maj, përpjekja e opozitës duhet të jetë shembullore, qëndresa e paparë dhe rezultati i prekshëm për të gjynjëzuar një pushtet të rrënuar që pret vetëm një dallgë të egër për ta fshirë nga kujtesa jonë…
Më 11 Maj vërshim madhështor në revoltën popullore!
Griselda ÇOBA
Qeveria e papërgjegjshme e “Rilindjes” premtoi 300 mijë vende pune, por në fakt ishte një mashtrim. Jemi sorollatur dyerve të spitaleve në kërkim të “shëndetësisë falas “. Kemi rendur pas drejtësisë së munguar në gjykatat e korruptuara. Kemi kërkuar të marrim dijen falas në Fakultete,por vazhdojmë ende të paguajmë fatura po njëlloj të larta si në Universitetet private.
Ne vazhdojmë të paguajmë fatuarat e shërbimeve më të larta në rajon,edhe pse kjo vazhdon të jetë në disproporcion me pagat minimaliste të shqipëtarëve.
E më e dhimbshmja prej të gjithave, kemi qenë dëshmitarë të largimeve masive të familjarëve,miqve e rinisë shqiptare drejt Europës. Në këto vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një eksod të dytë.
Sipas statistikave,në 10 familje shqiptare,6 prej tyre kanë një vend bosh në tavolinë.
E më i tmerrshëm është fakti se mbi 50% e shqipëtarëve duan të largohen.
Të gjitha këto dështime i faturohen kësaj qeverisje e cila është në ditët e fundit të saj!
E sikur të mos mjaftonin gjithë këto pakënaqësi,gjendemi sot përballë një situate kaotike të rendit dhe sigurisë në Shqipëri.
Detyra primare që ka një shtet ndaj qytetarëve të tij,është t’u sigurojë atyre rendin dhe garancinë për të jetuar pa frikë e të sigurtë në territorin e tyre.
Të gjithë ne jemi në dijeni se vrasjet dhe grabitjet,janë bërë kronika televizive të përditshme.
Por të gjitha këto nuk kanë aspak rëndësi për këtë qeveri,e rëndësishme është të përdoret dhuna policore ndaj qytetarëve të thjeshtë të cilët kërkojnë dëmshpërblime për pronat e tyre,të ndërtuara me mund e djersë.
E rëndësishme është të vazhdohen të helmohen me gaz qytetarët e ndershëm të këtij vendi të cilët kanë ende shpresë për mirqënie.
E rëndësishme është të vazdojnë arrestimet ndaj kriminelëve famëkeq të cilët nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe të atyre që protestojnë ende për një Shqipëri si e gjithë Europa.
Të gjithë jemi të demoralizuar sepse kjo qeveri na ka vënë një çmim.Ne kushtojmë gjithësecili një thes miell,e më i miri prej nesh kushton ndoshta një vend pune në administratën tonë të kriminalizuar.Sepse kjo qeveri me këto llogari i blen votat tona,e aty ku has pengesa e nuk i blen dot atëherë i vjedh.
Duhet të jemi kokëulur sot,se e kemi lënë këtë qeveri të na poshtërojë kaq shumë.
Por nuk është kurrë vonë për të reaguar!Ne prej kohësh po e bëjmë këtë,në protestat e vërteta të Opozitës,ku është mbledhur bashkë e gjithë Shqipëria për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë këtyre problemeve.
Ne duam të jetojmë në demokraci,nuk duam që prindërit dhe gjyshërit tanë të përjetojnë një diktaturë të dytë.
Ne duam të mbrojmë votën tonë,si mjetin e vetëm për vazhdimësinë e një sistemi demokratik e me vlera.
Prandaj, kapjani dorën njëri-tjetrit e le të solidarizohemi ndaj kësaj të keqeje që ka zënë rrënjë në Shqipëri.
Të gjithë së bashku, për liri, për demokraci, ditën e shtunë me 11 Maj le të vërshojmë në marshimin madhështor të revoltës popullore!
Griselda Çoba-Sekretare për Mbrojtjen Ligjore dhe Politike, PD-Kurbin
Kori i korbave të zinj
Reshat KRIPA
Mbështetur në ofensivën e madhe që po zhvillojnë mbeturinat e hienave komuniste që, të bashkuar në një kor korbash të zinj, me të cilët, ditët e fundit, është bashkuar edhe kryeministri i Shqipërisë dhe që janë vërsulur kundër çdo zëri të lirisë së mendimit dhe të zbulimit të së vërtetës së historisë së Shqipërisë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe kjo po shfaqet edhe nëpërmjet faqeve të një gazete të kuqe në sulmet kundër një intelektuali të shquar, drejtorit të Institutit të Studimit dhe Pasojave te Regjimit Komunist, të nderuarit Agron Tufa, po paraqes shkrimin tim botuar në mediat e kohës pesë vjet më parë me titullin “Kush janë fitimtarët?”, pasi mendoj se është aktual edhe për ditët e sotme.
Shkrimi u kushtohet debateve që zhvilloheshin ateherë, sikurse sot, se kush janë fitimtarët e vërtetë të kthimit të Shqipërisë nga një diktaturë komuniste, në një kapitalizëm demokratik.
Për “shakaxhinjtë e përparimit” të sotëm po citoj vargjet e Nolit të madh të cilat më duket sikur ai i ka shkruar pikërisht për këto monstra:
Allallah, o rezil e katil Allallah,
Shtroni udhën me hithër e shtog turfanda,
Gumëzhit o zinxhir e kamzhik batërma,
Lehni laro, kaba, hosanna baraba
Lexojeni dhe gjykoni!
Mendime rreth një debati
Kush janë fitimtarët?
Ka vite që në median shqiptare po zhvillohet nje debat i madh se kush janë në të vërtetë fitimtarët e ndërrimit të sistemit. Mendimet janë të ndryshme. E majta ngul këmbë se është ajo fitimtarja e kësaj beteje ideologjike. E djathta gjithashtu. Këto debate zhvillohen nëpër faqet e shtypit të shkruar por më trepër ndiqen nëpër debatet televizive që kanë mbushur faqet e televizioneve të ndryshme. Këto debate zhvillohen ndërmjet po atyre figurave analistësh që i kemi parë dhe stërparë çdo ditë në këto ekrane. I kemi parë për të gjitha çështjet që preokupojnë opinionin publik shqiptar, që nga ato më të thjeshtat dhe deri tek më të rëndat. Për të thënë të vërtetën na ka marrë malli të shohim figurën e një analisti të ri, të studiuar në universitetet më në zë të botës demokratike. Por, çuditërisht, për këta individë dyert e televizioneve tona janë të mbyllura. Ato janë bërë pronë e analistëve të përjetshëm.
Vetëm një gjë nuk kemi dëgjuar prej tyre, kush është fitimtari i kësaj beteje që ka vite që ka filluar dhe ende nuk po gjen zgjidhje. Pikërisht kësaj pyetje dua t’i kushtohem në shkrimin tim. E di që disa do të më quajnë ballist, dikush tjetër legalist, një i tretë kolaboracionist e kushedi se çfarë tjetër. Për t’u hequr merakun do të doja t’u thoja se rrjedh nga një familje që nuk ka pasur asnjë pjestar nga fisi i saj me ballin apo legalitetitn, asnjë person të arratisur jashtë shtetit për motive politike. Madje kemi qenë të lidhur, më tepër me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Nuk e them këtë se dua të mburrem. Përkundrazi, do të doja që të mos ishte kështu. Por situata e atyre viteve ishte e tillë që njeriu nuk arrinte të kuptonte se kush ishte rruga e drejtë që duhej të ndiqte, ndaj jo rrallë herë zgjidhte rrugën e gabuar.
Ju do të thoni atëherë se si ka mundësi që mendimet e mia bien në kundërshtim me prejardhjen familjare. Përgjigjen ua jap unë. Ishte vetë komunizmi që më bëri të tillë. Duke qenë në konditat e përshkruara më sipër, çuditërisht, një ditë vjeshte të vitit 1946 një makinë ndalet para portës tonë në Tiranë dhe na rrëmben e dëbon në qytetin e lindjes, në Vlorë, ku pas atij çasti, trajtoheshim si armiq të sistemit komunist. Kjo bëri që unë të ngrihesha kundër tij. U ngrita dhe këtë e pagova me disa vite burg. Por, fatmirësisht, burgu u bë një shkollë e veçantë për mua. Aty, nëpërmjet disa figurave të paarritshme, mësova se Shqipëria kishte edhe një histori tjetër nga ajo që unë kisha mësuar në shkollën komuniste. Mësova historinë e vërtetë të këtij kombi dhe këtë histori dua ta pasqyroj në këtë shkrim. Nuk jam as historian, as analist, por dua të shpreh atë që kam dëgjuar me veshët e mi dhe atë që mendoj se është e vërteta.
Në debatet e zhvilluara në shtypin e shkruar apo atë viziv dëgjoj mendime nga më të ndryshme lidhur me qëndrimin e Ballit Kombëtar apo legalitetit gjatë periudhës së luftës për liri. Disa e paraqesin si bashkëpuntorë të pushtuesit dhe të tjerë të kundërtën. Unë rri dhe arsyetoj: Sikur forcat balliste të kishin qenë bashkëpuntore të pushtuesve, përse komunistët pranuan bisedimet me ta, madje arritën edhe në një marrëveshje së bashku në Konferencën e Mukjes, marrëveshje që e braktisën pa u tharë ende boja me të cilën ishte nënshkruar? Përse ndodhi kjo? I kujt ishte faji? Natyrisht jo i nacionalistve, pasi ata i qëndruan besnik firmës që kishin hedhur.
Kur u themelua Fronti Nacionaçlirimtar, në Konferencën e Pezës, komunistët hodhën parullën demokratike të bashkimit “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, parullë që simbolizonte bashkimin e gjithë forcave politike në një front të vetëm dhe zgjidhjen e problemit të pushtetit pas fitores me anën e zgjedhjeve të lira. Kjo parullë bëri që legalistët, me në krye heroin e 7 prillit 1939, Abaz Kupin, të rreshtoheshin në rradhët e këtij fronti. Por, pas Konferencës së Mukjes kjo parullë demokratike u zëvendësua me atë revolucionare: “Pushteti buron nga gryka e pushkës”, parullë që solli si pasojë fillimin e luftës civile, një luftë numri i viktimave të të cilit e kalon disa herë atë të luftës kundër okupatorit, nga të dyja forcat ndërluftuese.
Lexojmë shpesh medimet e mykura të disave që e mbajnë veten për historianë të paanshëm por që, në të vërtetë, u zjen nga brenda krimbi i komunizmit. I dëgjojmë t’i derdhin bateritë e tyre të shkarkuara mbi figurat më të shquara të këtij kombi, Mithat Frashërin, Safet Butkën, Ramazan Jaranin, Hysni Lepenicën dhe plot luftëtarëve të tjerë të lirisë. Për vlerësimin e tyre unë nuk kam nevojë të gërmoj nëpër arkivat që, shpesh herë, janë të manipuluara. Unë kam kujtimet e mia të fëminisë kur ata burra të shquar, në konditat e ferrit komunist më flisnin për drejtuesit e pakrahasueshëm të nacionalizmit shqiptar, me të cilët kishin luftuar krah për krah. Njeri prej tyre, juristi i njohur Xhevdet Kapshtica më dha një shkrim, futur fshehurazi në burg, që luftëtari Bardhyl Pogoni e kishte botuar në gazetën “Flamuri” në Itali në vitin 1946. Titulli ishte “28 nëntor 1939” midis të tjerave shkruhej:
A do të varrosnim këtë ditë të përzierë me flamujt e këngët e armikut? A do të dëgjonim në heshtje profkat e tradhëtarve? Jo! Jo, thanë të gjithë shqiptarët e mirë! Jo, doli fjala nga shtëpia e Lumo Skëndos dhe vesh më vesh në gjithë Shqipërinë! Jo, tha Safet Butka! Jo, tha Hysni Lepenica! Jo, gjëmuan malet dhe zëri i djalërisë tha: Jo!”
Shkrimi vazhdonte me zhvillimin e demostratës. Një turmë e tërë në mbrojtje të lirisë së vendit. Në këtë turmë nuk mungonin as fëmijtë. Ja se si vazhdon shkrimi:
“Eja mblidhuni këtu!” ia krisi kënga dhe asnjë nuk tha “përse?” Qe klithma e dhimbjes së kombit, qe zëri i ndërgjegjes që kërkonte shpërthim. liri. Armiku na pa, dëgjoi por s’lëvizi. Asgjë s’na ndante, ne ecnim të gjithë.Turma e bashkuar me një ideal të vetëm drejt varrit të Naimit. Atje larg,mbi një breg të vetmuar, u mblodhëm rreth. Flamurin me zhgabë e mbanim lart. Dhe vasha shtatëvjeçare që ndoqi pas tanë, Ramazan Jaranin, qëndronte zbathur, veshur me të zeza. Vendosëm lule mbi varrin e ftohtë dhe, kryeulur, qamë. Qante në heshtje, Safet Butka! Qante në heshtje, Ramazan Jarani! Qanim të gjithë ne dhe vasha me të zeza qante…
Ndërsa në fund autori shkruante:
Atë natë ne kënduam me zjarr. Atë natë ne folëm me zjarr. Atë natë ne ndezëm një zjarr, zjarrin e shqiptarve të lirë. Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as “çlirimtarë” me yll…
Vini veshin frazës së fundit: “ Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as çlirimtarë me yll…”Përse? Sepse komunistët nuk kishin marrë ende urdhër për të luftuar dhe ky urdhër nuk ishte dhënë pasi kryeqëndra e tyre, Bashkimi Sovjetik, ishte ende në aleancë me Gjermaninë hitleriane.
Këto fjalë i thotë një luftëtar pjesëmarrës i asaj demonstrate të paharruar, një luftëtar i lirisë. Kush ishte ky luftëtar? Bardhyl Pogoni kishte lindur nё Tiranё nё janar tё vitit 1925. Aty mbaroi shkollёn e mesme dhe mori pjesё aktive nё lёvizjen antifashiste. Babai i tij, Pertef Pogoni kishte qenё zёvendёsministёr i Arsimit tё Shqipёrisё nё kohёn e Mirash Ivanajt. Autoritetet shqiptare profashiste kishin dhёnё urdhёr pёr arrestimin e Bardhylit, mirёpo babai e kishte larguar nga Shqipёria pёr t’i shpёtuar burgimit. U vendos nё kampin e refugjatёve nё Itali ku ishin vendosur edhe Mithat Frashёri dhe shumё personalitete tё tjera politike tё Shqipёrisё. Ai studoi letёrsinё franceze nё Universitetin e Bolonjёs. Nё vitin 1950 emigroi nё Shtetet e Bashkuara. Nё mesin e viteve ‘50 filloi punёn pranё seksionit shqip tё Radio-Europa e Lirё dhe nё vitin 1959 filloi punёn nё Shkollёn Ushtarake tё Gjuhёve nё qytetin Bloomington tё shtetit Indiana. Nё Universitetin Indiana mbaroi studimet e larta dhe nё vitin 1967 mbrojti disertacionin e doktoratit (Ph.D) nё fushёn e gjuhёsisё. Nё vitin 1967 u emёrua profesor nё Universitetin Ëestern Kentucky ku qёndroi deri nё vitin 1972. Prej vitit 1974 e deri nё vitin 1978 Bardhyl Pogoni u pranua si profesor i gjuhёs anglishte nё Tripoli tё Libisё dhe prej vitit 1978 e deri nё vitin 1985 drejtoi Institutin e Studimeve Albanologjike nё Napoli tё Italisё. Gjatё karrierёs sё tij universitare Bardhyl Pogoni botoi shkrime tё ndryshme pёr gjuhёn shqipe. Nё vitin 1949 kishte botuar nё Itali poemёn “Fytyrё e Kombit” kushtuar Mithat Frashёrit. Ky ishte Bardhyl Pogoni.
Pseudohistorianët sharlatanë të regjimit të përmbysur deklarojnë se Mithat Frashëri e mbylli me humbje jetën e tij. Jo, mor zotërinj! Ai humbi vetëm një betejë dhe këtë betejë e humbi sepse nuk ishte vrasës prapa krahëve si ju, nuk ishte i prapaskenave të pështira si ju. Ai ishte për një Shqipëri të lirë demokratike si shumica e vendeve të botës së lirë. Ndoshta me të vërtetë gaboi, por ai nuk donte të derdhte gjak shqiptari si ju. Nuk donte të ngjallte ndjenjën e vllavrasjes midis shqiptarve si ju. Donte bashkimin dhe vëllazërimin e të gjithë kombit në një të vetëm dhe jo si ju që braktisët Kosovën martire për hir të interesave tuaja të pështira.
Le të kthehemi tani në temën e ngritur në fillim të këtij shkrimi: “Kush janë fitimtarët?”
Dy janë idetë që janë ndeshur me njera tjetrën gjatë shekullit të kaluar. E para ideja nacionaliste që mbështetej në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë ku individi të kishte të drejtën e fjalës dhe të veprimit, të drejtën e pronës dhe të banimit, të drejtën e shkollimit dhe specializimit, të drejtën e votës së lirë dhe përfaqësimit. E dyta mbështetej në ekonominë socialiste ku individi pothuajse nuk kishte asnjë të drejtë, ku prona ishte rrëmbyer dhe bërë pronë e shtetit, ku shkollimet dhe specializimet bëheshin vetëm për persona të zgjedhur nga regjimi, ku e drejta e votës së lirë mungonte plotësisht.
Përfaqësuesit e idesë së parë ishin Mithat Frashëri me pasuesit e tij. Ishim ne që u ngritëm kundër diktaturës totalitare, që luftuam dhe dhamë jetët tona për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Ndërsa përfaqësuesit e së dytës ishin diktatori Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishit ju, ndjekësit besnikë të tij, që ju zunë duart kallo nga duartrokitjet për të duke i thurrur hymne lavdie dhe kur e patë se ai u përmbys, si rezultat i revoltës popullore, ndërruar fletën dhe u kthyet në socialistë apo demokratë.
Ndaj, në këto ditë, kur në vendin tonë është instaluar sistemi kapitalist i ndërtimit të shoqërisë, pikërisht ai system për të cilin ne luftuam, fitimtarët e vërtetë të tij jemi ne, nacionalistët shqiptarë, është “Apostulli i shqiptarizmës” Mithat Frashëri dhe dishepujt e tij, sepse pikërisht idetë e tij fituan, ndërsa humbësit jeni ju, mbeturinat e sistemit të përmbysur. Ndoshta. Tani për tani, keni arritur majat e pushtetit. Ndoshta, tani për tani, keni arritur majat e pasurimit. Por do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi vendin tone dhe të gjitha kanë për t’ju dalë nga hundët. Atëherë juve ju prêt vetëm një gje: ndëshkimi i drejtësisë shqiptare. Kjo ditë do të vij.
Policia nuk lejon avokatin të takojë ish-deputetin e arrestuar: Kemi urdhër nga lart!
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po shkelen të drejtat themelore të njeriut, pasi avokati i ish-deputetit Klevis Balliu, Genc Gjokutaj nuk po lejohet që të kontaktojë me klientin e tij. Policët janë shprehur se kemi urdhër nga lart të mos futet asnjë në qelinë e Kleves Balliut.
Një akt i përsëritur nga policia e shtetit që prej drejtimit të Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme.
Vendimi është marrë nga drejtuesit e policisë në mënyrë të paqartë ligjore, pasi arrestimi është proces që kryhet nga policia pasi jepet një vendim gjykate.
Por ndërkohë që nuk jepen shpjegime të tjera, në drejtorinë e policisë paniku ka zënë edhe drejtuesit të cilët janë urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj për të mbajtur në burg ish-deputetin që me banorët e Unazës prej muajsh jo vetëm i ka zbuluar vjedhjet miliona euro, por po shihen si prishës i imazhit të qeverisë.
Thellohet skandali! Rama ndërhyri në gjykatë dhe KQZ për regjistrimin e Bindjes së Patozit…
Një ditë pas publikimit të skandalit në lidhje me falsifikimin e listave të themeluesve të partisë Bindja Demokratike, BOOM u ndal tek shkeljet e gjykatës dhe ato të KQZ, në lidhje me regjistrimin e saj.
Edhe pse afati për regjistrimin e një partie është 30 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka regjistruar Bindjen Demokratike në kohë rekord.
Po me kaq urgjencë gjykata i ka vënë në dispozicion kësaj partie në shkelje të ligjit vendimin që ende nuk kishte marrë formë të prerë, për shkak të afatit 15 ditor të ankimimit.
Teksa afati i fundit për regjistrimin e një subjekti politik në KQZ për këto zgjedhje ka qenë data 23 prill, Bindja Demokratike është themeluar në gjykatë në datën 25.
Në nenin 64 të kodit zgjedhor përcaktohet se “për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ: a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë”.
Bledar Skënderi: Afati i fundit ka qenë 23 prilli është paraqitur me 23 prill. Ne si institucion kemi afat 5 ditor për të parë dokumentacionin dhe për tu kërkuar partive politike ta plotësijnë nëse kanë ndonjë mangësi në dokumentacion.
Vendimet e KQZ në vite duken me dy standarde. Nga praktikat e KQZ, në vitin 2015 partisë Shkodra 2015 ju refuzua regjistrimi në KQZ për shkak se vendimi nuk kishte marrë formën e prerë, brenda afateve për regjistrim në KQZ, ndryshe nga sa ndodhi me Bindjen Demokratike.
Gazetarja e BOOM i kërkoi një prononcim edhe z.Patozi, por ai u shpreh se ishte i zënë me përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhje. /Ora NeWs.tv/
Lirohen 4 nga 6 protestuesit e Unazës së Re, Klevis Balliu mbahet në qeli. Nis revolta te komisariati nr.6
4 nga 6 personat e arrestuar paraditen e sotme gjatë protestës tek Unaza e Re janë liruar. Brenda komisariatit numër 6 vijon të jetë ende ish-deputeti Klevis Balliu të cili i është komunikuar arresti në flagrancë dhe Elton Skënderi. Mbi ta rëndon akuzohen për “kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë”.
Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët, por edhe ish-deputetë të PD-së.
Paraditen e sotme pati një përplasje mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re të cilët kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste për shkak të vizitës së kryeministrit Rama tek fabrika e miellit. Policia shoqëroi 6 persona në komisariat mes të cilëve dhe ish-deputeti, Klevis Balliu.
Banorët e Astirit protestojnë prej më shumë se 6 muajsh, duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre.
Basha: Gjysma e betejës është fituar, Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme!
Gjysma e betejës është fituar. Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nga gjysma tjetër, kushtet e zgjedhjeve, do të përcaktohet fati i shqipërisë për 15 vitet e ardhshme. Kjo betejë nuk do të mbarojë me humbjen e popullit shqiptar
Programi dhe vendosmëria jonë për të zbatuar paketën antimafia, na mundëson që paratë që kanë vjedhur, pasuritë që kanë vënë mbi shpinën e shqiptarëve duke i grabitur, do t’u konsifkohen dhe do t’i kthehen qytetarëve. Rruga për një transformim të thellë politik dhe ekonomik vetëm sa ka nisur. Gjymën e rrugës e kemi bërë së bashku. Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe kjo është fitorja e parë e bashkimit tonë popullor.
Kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme janë akoma të pagarantuara dhe kjo është gjysma tjetër që na thërret. Shumë keni dhënë këto 6 vite dhe më shumë këto 11 javë. Me lodhje, me presion policor, me hakmarrje politike ndaj jush, por ju i keni dhënë zemër gjithë kombit. Jemi në hapat e fundit të kësaj maratone.
Në javët e ardhshme do të përcaktohet fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme. Do të përcaktohet fati i atyre që janë fëmijë 5 dhe 10 vjeçarë. Forcën për ta përcaktuar këtë nuk e kanë bajrët, as avdylët, çelët, sanxhaktarët, shullazët.
Për herë të parë forcën sesi do të jëtë shqipëria, nuk e ka Edi Rama, i lidhur me këta kriminelë. Për hërë të parë fuqia e frikës si instrument sundmi i edi ramës, përçarja si mjet sundimi, helmi i gjuhës mashtruese të propagandës boshe, nuk e ka fuqinë, për të vendosur si do të jenë 5, 10, 15 vitet e ardhme.
Për herë të parë, fatin për të përcaktuar të ardhmen, e keni ju. Me besim dhe qartësi, jo me zemërim, jo me mllef megjitheëse keni të gjtihë arsyen për te qenë, por me shpresë e besim, duke bashkuar çdo demokrat, opozitar e shqiptar në një oqean shorese, që nuk do t’i bëjë dot ballë asnjë mur tiranie as në 11 maj, as në 30 qershor.
Të vendosur për të sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe demokracinë, atyre qe nuk e kanë kuptuar, u them: thirrini mendjes. Kjo betejë nuk do të mbarojë me humbjen e popullit shqiptar, qeverisja nuk do t’u takojë kriminelëve. Është ora e shqiptarëve të ndershëm, punëtorë e europianë.
Mesazhi i Bashës: Komisioni i Reformës zgjedhore është komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit me shokë
Asnjë produkt i tij nuk do të njihet. Reforma do të votohet me referendum nga shqiptarët.
Ju e dini fare mirë bandat e taksidarëve kanë shkatërruar buiznesin e vpgël, kanë mbyllur qepenat e 30 biznesve përditë, kanë shkkatuar mjerim dhe papunësi. Duket në xhepat e zbrasur, tek fermerët e braktisur, duket tek mjerimi iI pensionistëve, tek dëshpërimi i rinisë që ndodhet par dy aleternativave. Të ulë kokën apo të ikë në emigracion. Asnjë prej këtyre alternativave nuk pranohet as nga këta 200 të rinj, as nga demokratët e tjerë. Ne do të qëndrojmë, në do të përballemi, ne do të fitojmë.
Qytetarët e dinë se ajo që na pret në fund të kësaj beteje nuk është vetëm rotacioni politik. Rotacionin politik është i pashmangsëhm. PD dhe aleatët janë maxhoranca numerike. Rotacioni ëhstë emergjencë kombëtare, po ne jemi në betejë për të diktuar që rregullat europiane të jenë rregullat e zgjedhjeve shqiptare.
Garancia e vetme është qeveria tranzitore pa edi ramen kryeministër. Përdhunuesi serial I zgjedhjeve, nuk mund të jëtë kujdestar I zgjedhjeve. Për këtë duhet një reformë e vërtetë zgjedhore për të cilën pyeten qytetarët. Kam një mesazhs për ata që janë ulur bashkë me damian gjinkurin, që duhet të ishte në burg për vjedhje votash, të ulur bashkë me ata që janë kapur në përgjime duke blerë e shitur vota, duke kërcënar demokratët: Zonja dhe zoterinj, ai nuk është komisioni i reformës zgjedhore. Ai është, në pjesën më të madhe, komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit me shokë.
Asnjë produkt i tyre nuk përbën gjë tjetër veçse një turp. Nuk e njohim, nuk do ta njohim, mos harxhoni kohën kot.