19.5 C
Tirana
E hënë, 1 Shtator, 2025

Vokshi reagon pas vendimit të Presidentit për rrëzimin e dekretit për pushimin e Rektorit Koni

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar lidhur me dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili rrëzoi propozimin e Ministrisë së Arsimit për shkarkIimin e Mynyr Konit nga pozicioni i Rektorit të Universitetit të Tiranës.

“Vendimi i Presidentit është në mbrojtje të #autonomisë #universitare dhe #lirisë #akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.

Është shumë i drejtë dhe i saktë argumenti i Presidentit se Ministrja #Shahini nuk ka ushtruar kompetencat e saj në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente”, shkruan Vokshi.

Postimi i Albana Vokshit

Përshëndes vendimin e #Presidentit për të mos lejuar shkarkimin e paligjshëm nga qeveria të #Rektorit Mynyr Koni.

Vendimi i Presidentit është në mbrojtje të #autonomisë #universitare dhe #lirisë #akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.

Është shumë i drejtë dhe i saktë argumenti i Presidentit se Ministrja #Shahini nuk ka ushtruar kompetencat e saj në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente.

Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një #Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqeri civile.

#PD është e përkushtuar ta garantojë autonominë universitare me një ligj të ri për arsimin e lartë, që do ta hartojmë së bashku me pedagogët e studentët.

Ish-deputeti thirrje qytetarëve: Të gjithë bashkë do ta shpëtojmë Shqipërinë nga Edivinoviçi

Protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’, të cilët kundërshtojnë projektin korruptiv të qeverisë Rama që u shemb banesat ka hyrë sonte më muajin e shtatë.

Në fjalën e tij, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u bëri thirrje shqiptarëve të jenë të gjithë të bashkuar ashtu siç treguan banorët e “Unazës së Re”, kundër atij që ai e quajti Edvinoviçi i Shqipërisë.

“Mirëmbrëma të nderuar heronj të Unazës së Re. Sot njësoj si para gjashtë muajve energjia juaj vazhdon dhe protesta do të vazhdojë deri në anullimin e plotë të projektit sepse është një projekt që ka shkelur çdo ligj, sepse nuk është respektuar as ligji për tenderimet, as e drejta e qytetarëve, dhe kjo është arsyeja pse du duhët të vazhdoni të mbroni shtëpitë tuaja.

Të dashur miq edhe ne sot duhet të gjejmë forcën nde mbështetjen te njeri-tjetri jo për të luftuar një parti politike, por padrejtësinë që u bëhet shqiptarëve, duke i mbajtur në burgje vetëm me vendime politike, padrejtësinë që u bëhet juve te “Unaza e Re” që paguani 28 vite taksa dhe që ju quajnë të paligjshëm nga ata që duan të bëjnë pallate me shtëpitë tuaj,

Fitorja jonë është kur ne të qëndrojmë së bashku, siç mbrojtët ju shtëpitë, ashtu mund të mbrojmë edhe drejtësinë tonë.

Shikoni se si fituan protestuesit e Unazës sepse ata qëndruan të bashkuar, ndaj unë ju ftoj të merrni shembull nga këto banorë.

Po kështu të gjithë bashkë mund të shpëtojmë Shqipërinë nga Edivinoviçi”, tha Balliu.

Dosja 184/ Rama i përfshirë në blerjen e votave në Dibër, dalin përgjimet e reja!

Nga Basir Çollaku

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë është pjesë e dosjes së krimit elektoral në blerjen e votave zgjedhjet për bashkinë e Dibrës. Përgjimet kanë nëpër CD telefonatën e shefit të qeverisë. Kryeministri ditën e zgjedhjeve me 11 shtator 2016, ka marrë në telefon në orarin e mbylljes së kutive të votimit. Ai i ka telefonuar shefit të shtabit socialist të fushatës në Peshkopi. Pas përshëndetjeve biseda është thuajse njëkalimshe…

Rama ka thënë: Alo… a u realizuan të gjitha objektivat ashtu siç e kishim lënë, siç kishim rënë dakord?

Vartësi politik administrativ dhe elektoral i është përgjigjur Kryeministrit:

Po, po shef, gjithçka është ok, ashtu siç kishim rënë dakord, janë realizuar të gjitha…

Biseda është zhvilluar nga Edi Rama, ditën e zgjedhjeve sapo është lajmëruar mbyllja e kutive të votimit. Duket se kreu i ekzekutivit ka qenë i bindur se marifeti i tij ka funksionuar në shifra duke prodhuar një diferencë përtej çdo parashikimi me 4 mijë vota.

Me sa nënkuptohet Edi Rama ka qenë njëherësh regjisori i skemës së blerjes masive të votave dhe e ka ditur me së miri se çfarë ekzekutimi elektoral do të ndodhte në Peshkopi pas largimit të Shukriut.

Aksioni intensiv i ekipit të tjetërsimit të votës nëpërmjet blerjeve, shantazheve, presioneve, e mënyrave të tjera të paligjshme, ka nisur nga e premtja deri të dielën në mbyllje të orarit zyrtar. Gjithashtu në dosje janë edhe përgjimet ku kapen në biseda të ngjashme dhe më rëndë Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë në Tiranë dhe në Peshkopi.

CD-të e shumta të përgjimit kanë bisedat e ekipit të blerjes se votave masivisht. Janë të përfshirë në këta fashikuj hetimorë të gjithë drejtuesit e administratës lokale dhe qëndrore në Dibër e Tiranë aso kohe, të arsimit, shëndetësisë, tatimeve, doganave, policisë. Ymer Lala më pak, por të angazhuar në këtë operacion elektoral dalin me së tepërmi vëllai i tij dhe e bija deputete. Nuk ka mjaftuar kjo.

Njerëzit që ishin identifikuar si votues të djathtë janë kanosur me heqje nga puna për vete dhe familjarë të tyre. Ka raste kur edhe për prindër që kanë fëmijët në punë në Tiranë, merren masa shtrënguese deri na largim nga puna për të ndërruar mendjen për votën në favor të kandidatit socialist Muharrem Rama. Një tjetër element i përdorur që ka rezultuar të bjerë në episodet e hetimit ka të bëjë dhe me parcelat e hashashit. Presioni që ushtrohej mbi pronarë të mundshëm parcelash, të cilëve u caktohej kujdestari për lagje të caktuara, dhe për shifra votash në favor të pushtetit.

Blerjet ishin masive…

Ka shumë copëza përgjimesh ku thuhet:

… Dëgjo kemi edhe kaq votues të tjerë këtu që mund t’i kemi… si t’ia bëjmë…

jepi (paguaj)… vinte përgjigja nga qendra elektorale e blerjes…

Dosja 184 është dosja etalon e krimit elektoral në të cilën është e përfshirë mazhoranca . Ky ishte eksperimenti kanibal në zgjedhjet lokale i transferuar në ato parlamentare një vit më vonë.

Këto përgjime dhe shumë të tjera CD gjenden prej 3 vitesh në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda. Por me sa duket mbi të ka pasur ashtu si edhe sot trysni për ta dështuar dhe shkërmoqur hetimin. Hetim që ka provuar pretendimin e akuzës dhe gjendet ende nëpër sirtarë prokurorie duke pritur vettingun ta mbyllë. Asnjë ministër dhe asnjë drejtor nga shumë të tille nuk janë marrë të pandehur.

Asnjëherë nuk është bërë përpjekje të thirret kryeministri Edi Rama dhe të dëshmojë në Prokurori se cilat ishin të gjitha objektivat e realizuara në orën e darkës së mbylljes së votimit?! Rezultati paska qenë i dalë përpara se të certifikonte KQZ edhe formalisht. Ky veprim kriminal ende nuk ka marrë orë hetimore për të shndërruar persona nën hetim dhe të pandehur dhjetëra zyrtarë të lartë mes tyre edhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Deri atëherë dosja 184 e cila ka ndërruar së paku katër prokurorë do të udhëtojë deri në duart e prokurorit që do të premtojë se e mbylli sipas oreksit qeveritar…

Por… Por… Deri atëherë duhet të bëjnë kujdes hetues, prokurorë dhe opgj, se në sistem gjithnjë çdo prirje e pakujdesshme për hatër të shefit, gjithnjë lë gjurmë në sistemin procedural…

Siç thotë Dan Broën… rojet dikush i ruan …

Deklarata e fortë e Palokës: Ramës nuk i intereson që Shqipëria të futet në BE sepse…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shprehet se Edi Rama është i vetmi shqiptar që i intereson që Shqipëria të mos shkojë në Europë.

“Vetëm kështu Rama mendon se mund të sundojë i qetë, të vazhdojë të grabisë e poshtërojë shqiptarët.

Por me siguri që shqiptarët nuk janë në një mendje me Ramën dhe këtë do ja tregojmë me të gjitha mënyrat”, shkruan Paloka në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Edi Palokës

Sa me vone te shkojme ne BE , aq me mire per Shqiperine !!! Kjo ishte deklarata e kryeministrit te “rilindjes” sot me rastin e Javes se Evropes.

Pasi shpalli nje vit me pare se negociatat ishin hapur, hodhi fishekzjarre e ndau dekorata per “suksesin” e arritur me shprese se do mashtronte shqiptaret (ne fakt “mashtroi” vetem nje ambasade te huaj ne Tirane…), sot ben nje deklarate qe vetem nje i pafytyre si ai mund ta bej:

“Rruga per ne BE eshte me e rendesishme se sa mberritja. Sa me shume hapa te bejme aq me shume forcohet shteti…”, deklaroi publikisht. Shkurt sipas Rames, sa me vone te shkojme ne BE , aq me mire eshte.

Kjo deklarate vjen pas votimit ne Parlamentin hollandez per rikthimin e vizave, pas deklarates se Macron per reduktimin e vendeve te zones Shengen dhe sidomos pas shuplakave qe Rama mori ne Berlin.

Ne fakt i vetmi shqiptar te cilit i intereson qe Shqiperia dhe shqiptaret te mos shkojne kurre ne Evrope eshte Edvini. Vetem keshtu ai mendon se mund te sundoje i qete , te vazhdoje te grabise e poshtroje shqiptaret.

Po me siguri qe shqiptaret nuk jane ne nje mendje me Ramen dhe kete do ja tregojme me te gjitha menyrat.

Pse të protestohet kundër Vuçiç dhe Dodik, kur përgjegjës për ndarjen e Kosovës janë Rama, Thaçi e Baton Stanishiçi?!

Pasnesër mblidhen në Tiranë të gjithë protagonistët e ndarjes së Kosovës. Zyrtarisht mikpritës do të jetë presidenti i Republikës, sepse ai ka bërë ftesat për mbledhjen në kuadët të iniciativës Brçko. Por jozyrtarisht do të ketë takime informale në grup ose veç e veç midis protagonistëve të iniciativës së krijimit të Serbisë së Madhe, përkatësisht Edi Ramës si nikoqir, Hashim Thaçit si pretendent i autorësisë së ndarjes së Kosovës, Aleksandër Vuçiq si ideator dhe sponsor i projektit kundër integritetit territorial të Kosovës, ndoshta kreut të presidencës Boshnjake, Dodik dhe të rekrutuarës në këtë projekt antishqiptar, zonjës Frederica Mogherini. Nuk do të mungojnë gjithashtu të gjithëditurit, enciklopedistët dhe eruditët e mëdhenj, Baton Haxhiu e pionieri Gent Cakaj.

Të gjithë këta janë rreshtuar prej kohësh në korin e korbave të ndarjes së territorit të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Të gjithë këta jo vetëm do të argëtohen së bashku në Tiranë, por do të përpiqen gjithashtu të gjejnë mënyra e mjete për ta rikthyer në tavolinën e bisedimeve idenë e ndarjes së Kosovës përmes të ashtuquajturës korrigjim i kufijve.

Por cilët prej tyre janë përgjegjës kryesorë për këtë? Disa kanë shpallur se do të protestojnë kundër ardhjes në Tiranë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryetarit të Presidencës boshnjake, Milorad Dodik.

Në analizën time ky veprim është i gabuar. Eshtë i gabuar se Vuçiq shkon vazhdimisht për vizitë në Kosovë dhe nuk ka arsye kur shkon në Kosovë, të mos vijë në Shqipëri. Ndërkaq organizatorët e kësaj proteste asnjëherë nuk janë angazhuar në një protestë kundër tij në Kosovë.

Së dyti, ndonëse Vuçiq është ideatori i ndarjes së Kosovës, këtë projekt antishqiptar ai deshi dhe do të dojë ta implementojë me shqiptarët – antishqiptarë me emrat Hashim Thaçi, Edi Rama, Baton Haxhi Stanishiqi dhe Gent Cakaj. Nëse këta shqiptarë – antishqiptarë nuk trazohen në veprimtarinë e tyre kundër tërësisë territoriale të Kosovës, pse u dashka të kundërshtohet presidenti i Serbisë?!

Sa i përket Milorad Dodik duhet thënë se ai është një ndër aktorët që ka ndikuar në Perendim e posaçërisht në Europë që të dështojë plani për ndarjen e Kosovës. Dodik gjatë gjithë kohës së këtij debati deklaroi se nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë, atëherë edhe Republika Srpska do të bashkohet me Serbinë. Ato që ne kundërshtarët e shkëmbimit të kufijve i artikuluam vazhdimisht i përçoi me mesazhet e veta te Fuqitë e Mëdha vetë kreu u serbëve boshnjakë. Ishte kjo një ndihmë për ne. Dodik së paku nuk u mor me intrigat e Thaçit, Ramës dhe Baton Stanishiqit, nuk u përpoq të fshehë qëllimet e tij as para popullit serb, as para opinionit ndërkombëtar! Madje thuhet se Batoni ishte ankuar në Beograd te Vuçiq se Dodik po i bën dëm projektit të ndarjes së Kosovës!

Atëherë pse u dashka të protestohet kundër kreut të presidencës boshnjake?! Ata që desh e realizuan projektin serb të ndarjes së Kosovës ishin shqiptarët – proserbë të Kosovës e të Shqipërisë. Mjetet që ata përdorën ishin tipike ortodokse, mashtruese, me intrigime dhe çvendosje permanente drej qëllimit të Beogradit. Ishin kryeministri i Shqipërisë, presidenti i Kosovës dhe lakejtë e tyre, spiunë të Beogradit.

Atëherë vijmë te konkluzioni se protestat duhen drejtuar kundër këtyre, përkatësisht kundër Edi Ramës në Tiranë dhe Hashim Thaçit në Prishtinë. Nëse me datën tetë maj organizohet ndonjë protestë, ajo duhet ti drejtohet kryeministrit Rama, për ti kërkuar atij llogari për tradhtinë që tentoi tia bëjë Kosovës. Po kështu i duhet kërkuar hesap Hashim Thaçit.

Nëse nuk ndodh kjo dhe devijohet një protestë e tillë, atëherë do të kemi të bejmë me një protestë politike, por jo kombëtare dhe patriotike. Politike, sepse organizatorët besojnë se fitojnë më shumë votues kur protestojnë kundë Vuçiq apo Dodik, sesa nëse do të protestonin kundër Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.

E ritheksoj se pas qershorit 1999 shqiptarët nuk kanë e nuk do të kenë me ndonjë rrezik të jashtëm. Këtë ma ka përforcuar anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 2009-ën. Nëse shqiptarët nuk përparojnë, nuk ndjehen të sigurt, nuk ushtrojnë sovranitetin e tyre në të gjithë territorin e tyre, kjo vjen për shkak të politikave të mbrapshta të lidershipit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ose Mal të Zi e Luginën e Preshevës. Në rastin konkret duhet të ndëshkohet ajo pjesë e lidershipit shqiptar që u investua në projektin e Serbisë së Madhe përmes ndarjes së Kosovës.

Thellohet skandali i Patozit! Një pjesë e emrave nuk ekzistojnë, të tjerëve u është falsifikuar firma

Bindja Demokratike nuk plotëson 3000 firmat e kërkuara për themelimin e saj si parti politike dhe si e tillë nuk duhet të ishte regjistruar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Emisioni investigativ në Ora News, “BOOM”, ka zbuluar se pjesa e madhe e anëtarëve që gjenden në listat e themeluesve të kësaj partie, nuk kanë dijeni mbi krijimin e saj.

Bisedat mes gazetares dhe qytetarëve:

Gazetarja: Zoti Gentjan Gjoni, apo jo? Atësia Banush.

Qytetari: Po.

Gazetarja: Ju rezultoni në listën e themeluesve të Partisë Bindja Demokratike. Keni shprehur vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Qytetari: Asnjëherë!

Astrit Gjoni: As di gjë fare. Vetëm në TV e kam parë që është firmosur.

Gazetarja: Ka ardhur ndonjë nga përfaqësuesit e kësaj partie të flasë me ju dhe t’ju kërkojë verdiktin ose vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Ardjan Gjoni: Jo, jo !

Gazetari: Është falsifikuar firma jote?

Qytetari: Absolutisht që po! Unë nuk kam hedhur firmë.

Esmeralda Kasneci: Nuk kam firmosur. Nuk e njoh fare si parti.

Skandali bëhet akoma edhe më i madh teksa një pjesë e emrave në këto lista nuk ekzistojnë në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile, e disa të tjerë kanë qenë jashtë vendit kur janë mbledhur firmat për tu dërguar më pas në Gjykatë.

“BOOM” ju kërkoi denoncuesve të shkruanin me dorën e tyre çdo të dhënë si dhe firmat, për të bërë krahasimin e shkrimeve përmes ekspertimit grafik.

Në përfundim eksperti arrin në konkluzionin se nga studimi i 29 nënshkrimeve konstatohet se 22 paraqesin karakteristika të përgjithshme të përbashkëta. Dy nënshkrimet e denoncueve të “BOOM”, pjesë e formularit që ka shërbyer për regjistrimin e Bindjes Demokratike në gjykatë, rezultojnë të sajuara dhe sipas ekspertit duhet të jenë shkruar nga i njëjti person.

Nisur nga përdorimi i paautorizuar dhe falsifikimi i të dhënave personale me qëllim arritjen e plotësimit të 3000 firmave për themelimin e Partisë Bindja Demokratike, 38 qytetarë i janë drejtuar për ankim Gjykatës së Apelit.

KQZ shkeli ligjin me regjistrimin e partisë së Patozit

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania)  kritikon hapur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me regjistrimin e Bindjes Demokratike pranës saj.

Përmes një komunikate për shtyp, KRIIK Albania, shprehet se regjistrimi i Bindja Demokratike  në KQZ është në shkelje të hapur me ligjin.

Sipas KRIIK, KQZ duhet të shmangë çdo influencë apo presion politik dhe çdo referim në sjelljen të vendimmarrjeve ekstraligjore, jo korrekte apo me standarde të dyfishta.

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania)  kritikon hapur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me regjistrimin e Bindjes Demokratike pranës saj.

Përmes një komunikate për shtyp, KRIIK Albania, shprehet se regjistrimi i Bindja Demokratike  në KQZ është në shkelje të hapur me ligjin.

Sipas KRIIK, KQZ duhet të shmangë çdo influencë apo presion politik dhe çdo referim në sjelljen të vendimmarrjeve ekstraligjore, jo korrekte apo me standarde të dyfishta.

Deklarata e plotë

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) ka ndjekur në vazhdimësi funksionimin dhe vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe sidomos veprimtarinë e tij në mbikqyrjen dhe përgatitjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019.

Sot më datë 6 maj 2019, KRIIK publikoi DEKLARATEN “Ruajtja e paanësisë dhe integritetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rëndësi jetike për funksionimin e shtetit demokratik e ligjor”nëpërmjet së cilës i tërheq vëmendjen trupës së Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe administratës së tij, për domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë, paanësisë dhe integritetit të tyre profesional e institucional, veçanërisht në rrethanat dhe situatën e tensionuar politike në të cilën ndodhet vendi.

DEKLARATA merr shkas nga sjellja e Trupës së KQZ-së dhe e administratës së saj në raport me regjistrimin e paligjshëm dhe flagrant të subjektit zgjedhor “Partia Bindja Demokratike”. Vendim i cili u mor jo vetëm në shkelje të hapur të ligjit, por në kundërshtim edhe me qendrimin zyrtar të vetë KQZ-së katër muaj më parë për të mos toleruar vonesa në regjistrimin e subjekteve zgjedhore, si dhe me praktikat e vendimmarrjeve të saj në dy proceset zgjedhore të mëparshme, apo edhe me një vendim të Kolegjit Zgjedhor.

Më herët Bindja Demokratike është akuzuar publikisht nga qytetarë të ndryshëm, sipas të cilëve u janë falsifikuar firmat për regjistrimin e partisë në fjalë në gjykatë.

Presidenti rrëzon shkarkimin e Mynyr Konit: Të vijojë detyrën e Rektorit!

Presidenti i Republikës Ilir Meta rrëzon shkarkimin e dekanit Mynyr Koni. Kreu i Shtetit ka rrëzuar propozimin e Ministrisë së Arsimit duke dekretuar vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

DEKRETI

RRËZIMIN E PROPOZIMIT TË MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, Z. MYNYR KONI

Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, pasi shqyrtova propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.4158/2 prot., datë 12.04.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1169 prot., datë 15.04.2019,

Dekretoj;

Neni 1

Rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Neni 2
Vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas Dekretit të Presidentit të Republikës nr.9609, datë 26.05.2016.

Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11183
Tiranë, më 06.05.2019

Komisari politik i PS në drejtësi për të cilin shqiptarët do të paguajnë 13 milionë euro

Anëtari i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka shënuar një rast “sui generis” në praktikën e Gjykatës së Strasburgut, për shkak të neglizhencës së tij në shqyrtimin e një çështjeje konkrete.

Në procesin “Sharxhi etj kundër Shqipërisë”, Gjykata e Strasburgut deklaron se, për herë të parë në praktikën e saj shumë-vjeçare, ka pranuar të shqyrtojë një çështje, para se rasti të përfundonte në gjykatat vendase.

Dvorani relator
Në Janar 2015, 19 pronarë të kompleksit rezidencial “Jon” në Vlorë ushtrojnë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me vlerën e kompensimit të prishjes së pronës së tyre, në zbatim të projektit “Lungomare”.

Gjykata e nivelit më të ulët kishin caktuar rreth 3 milionë euro, si vlerë dëmshpërblimi për banorët që kishin pronat në kompleksin “Jon”, i cili u rrëzua me eksploziv nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUV) në datat 4-8 Dhjetor 2013.

Banorët e dëmtuar nuk ishin dakord me vlerën e përcaktuar nga gjykata, duke kërkuar që Gjykata e Lartë të vendoste një shumë më të lartë, sipas përllogaritjeve të tyre.

Gjyqtari Ardian Dvorani caktohet me short si relator për shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë. Menjëherë pas dorëzimit të Rekursit, Këshilli i Ministrave, i cili ishte palë e paditur në këtë proces, kërkon pezullimin e të gjithë procedurave, përfshirë shqyrtimin në themel të rastit dhe vlerën e kompensimit, të caktuar nga Gjykata e Apelit me vendin të formës së prerë.

Në 15 Janar 2015, Gjykata e Lartë e pranon kërkesën për pezullim, ndërkohë që në “dosjen e çështjes nuk ka asnjë informacion se për çfarë arsyesh Këshilli i Ministrave apeloi kundër vendimit të gjykatave më të ulta dhe kërkoi një pezullim të vendimi”, konstaton kohë më vonë Gjykata e Strasburgut.

Pas këtij pezullimi, gjyqtari relator Ardian Dvorani nuk ka kryer asnjë veprim tjetër me këtë dosje. Madje, edhe në momentin e publikimit të këtij shkrimi, rekursi i familjarëve të kompleksit “Jon” për një dëmshpërblim më të drejtë vijon të jetë në fazën e “studimit”.

Pasi banorët e dëmtuar të kompleksit rezidencial pritën më kot për rreth një vit që Gjykata e Lartë të niste shqyrtimin e rekursit të tyre, ata iu drejtuan me një padi Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykatës së Strasburgut), në janar 2016. Çështja u regjistruar me emrin “Sharxhi etj, kundër Shqipërisë”.

“Sjella e Gjykatës së Lartë, e pazakontë”
Gjatë shqyrtimit të rastit në Gjykatën e Strasburgut, përfaqësuesit e Shtetit Shqiptar e ngritën kazusin e tyre në faktin se kërkesa e paditësve nuk duhej pranuar, për faktin se nuk ishin ezauruar gjykatat e brendshme.

Në argumentin e saj, Qeveria Shqiptare i referohej faktit që Gjykata e Lartë nuk e kishte shqyrtuan padinë e banorëve të dëmtuar, për shkak se relatori Dvorani kishte sugjeruar pezullimin e çështjes dhe ndërkohë ai ishte në “fazën e studimit” të rastit.

Gjykata e Strasburgu i rrëzoi këto pretendime të Qeverisë. Gjyqtarët ndërkombëtarë konstatuan se: “Ka lindur një situatë e pazakontë dhe për këtë arsye kërkuesit kanë paraqitur kërkesa për kompensim të drejtë përpara Gjykatës, sipas nenit 41 të Konventës, edhe pse kërkesat janë pezull përpara gjykatave vendëse”.

Gjykata e Strasburgut argumenton më tej se: “Çështja në fjalë nuk përkon me standardin e zakonshëm. Gjykata ka konstatuar se mjetet që kanë pasur në dispozicion ankuesit nuk janë efikase”.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Strasburgut e mori çështjen në shqyrtim, duke ngritur në mënyrë indirekte një kazus kundër gjyqtarit-relator, Ardian Dvorani, i cili haptazi nuk ka vepruar në rastin konkret.

Në përfundim të procesit, Gjykata e Strasburgut u dha të drejtë paditësve, duke e rritur vlerën e kompensimit financiar nga 3 në 13 milionë euro. Gjykata e Strasburgut shqyrtoi rastin dhe mori vendimin në Janar 2018, ndërkohë që në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, çështja vijon të jetë në fazë “studimi”.

Ka ndodhur pikërisht ajo që Gjykata e Strasburgut e ka shkruar në vendimin e saj: “Edhe nëse ankesa në Gjykatën e Lartë do të rezultonte të kishte sukses, vendimi ishte i destinuar të mos zbatohej, duke qenë se qeveria qartazi nuk kishte treguar asnjë qëllim për të respektuar vendimet e brendshme ose qoftë edhe vendimet e saj”.

Gjykata e Strasburgut nuk e shpreh, por logjika që shoqëron vendimin krijon bindjen se gjyqtarët ndërkombëtarë kanë konstatuar vullnet të njëjtë mes qeverisë, e cila nuk ka treguar vullnet për dëmshpërblim dhe gjyqtarit Dvorani, i cili ka pezulluar të gjithë procedimet për dëmshpërblimet.

Dvorani “qeveritar”?
Goditja indirekte e Gjykatës së Strasburgut ndaj Dvoranit për qëndrime të njëjta me qeverinë, i jep më shumë argumenta personazheve publikë në Shqipëri, të cilët janë të bindur se gjyqtari i Lartë vepron në funksion të Partisë Socialiste në pushtet.

Opozita e djathtë e ka përmendur shpesh faktin se Ardian Dvorani është “vegël” e kryeministrit Edi Rama dhe partisë së tij. Ai është në detyrë që prej vitit 2005, i zgjedhur nga maxhoranca socialiste parlamentare në atë kohë. Mandati i tij 9-vjeçar ka përfunduar para 5 vitesh, por ai vijon të jetë në detyrë pasi “nuk është zgjedhur ende pasaardhësi i tij”.

Edhe për këtë zgjatje të pajustifikuar, opozita e djathtë ngre dyshimin se është rezultat i lidhjeve politike me Partinë Socialiste në maxhorancë.

Dvorani nuk i është përgjigjur asnjëherë publikisht këtyre akuzave me sfond politik. Megjithatë, disa vendimmarrje të tij në vitet e fundit, përfshirë edhe atë për pezullimin dhe mos-zhvillimin e procesit për rezidentët e kompleksit “Jon” shkojnë në favor të qeverisë.

Vetingu i dyshimtë i Dvoranit
Nën dyshimin për raporte të ngushta me qeverinë u shoqërua edhe procesi i rivlerësimit (Vetingut) të gjyqtarit Ardian Dvorani. Për shumë ekspertë të pavarur dhe juristë, institucionet e pavarura të Vetingut, në fakt janë nën kontrollin e qeverisë, nëpërmjet komisionerëve të zgjedhur prej saj.

Në 25 Korrik 2018, Dvorani u konfirmua në detyrë, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e vlerësoi pozitivisht në tre kriteret; pasurinë, integritetin personal dhe aftësitë profesionale.

KPK dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, një trupë juristësh ndërkombëtarë që aksesojnë procesin e Vetingut në Shqipëri, toleruan disa probleme serioze me pasurinë e Dvoranit.

Gjyqtari i Lartë nuk kishte deklaruar në formularin e Vetingut likuiditete në vlerë 9.8 milionë lekë të reja (rreth 100 mijë USD). Komisioni i Vetingut argumentoi se Dvorani nuk ka pasur qëllim fshehjen e kësaj shume, por ka qenë një lapsus në deklarim dhe se burimi i parave ishte i ligjshëm.

Ndërkohë, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Strasburgut për rastin “Sharxhi etj. kundër Shqipërisë”, rezulton se KPK dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë toleruar gjyqtarin Dvorani edhe në kriterin e aftësive profesionale.

Në vendimin e konfirmimit në detyrë, KPK konstaton se gjyqtari Ardian Dvorani “Ka arritur nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale”. Ky konstatim bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila e mori në dorë çështjen e rezidentëve të kompleksit “Jon”, pikërisht, për shkak të mos-veprimit të gjyqtarit Dvorani.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut “Sharxhi, etj. kundër Shqipërisë” është dhënë në Janar 2018 dhe ka marrë formë në prerë në Maj 2018, periudhë kohore në të cilën gjyqtari Dvorani ishte nën verifikim nga Komisioni i Vetingut.

Ky vendim mori një hapësirë të gjerë mediatike në momentin kur u shpall. Por, megjithëse përbënte një rast “sui generis” në praktikën e Gjykatës së Strasburgut, ky vendim nuk është përfshirë në “radarin” verifikues të Komisionit të Vetingut që po kryente rivlerësimin e gjyqtarit Ardian Dvorani.

Në një rast shumë më minor, krahasuar me konstatimet e Gjykatës së Strasburgut, Komisioni i Vetingut ka kryer verifikime të plota për sjelljen e gjyqtarit Ardian Dvorani.

Komisioni i Vetingut u investua plotësisht për të verifikuar një situatë të dyshuar konflikti interesi ndërmjet gjyqtarit Dvorani dhe një pale në një proces që ishte ndjekur përkohësisht prej tij.

Media të ndryshme publikuan pamje të një takimi miqësor ndërmjet Ardian Dvoranit dhe Ben Blushit, drejtor i televizionit kryesor privat në Shqipëri, “Top Channel”.

Ky takim ngriti dyshime se Blushi po ndërhynte tek miku i tij, Dvorani, për të zgjidhur në favor të televizionit një padi pronësie, dorëzuar nga dy aksionerë të shumicës kundër administratores dhe ortakes Vjollca Hoxha.

Në 2 korrik 2018, Komisioni i Vetingut mori përgjigje nga Ardian Dvorani dhe arriti në konkluzionin se nuk ekzistonte situata e konfliktit të interesave.

Pas konfirmimit në detyrë, Ardian Dvorani u zgjodh edhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Ky institucion aktualisht po shqyrton kandidaturat për emërimin e 9 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e cila është paralizuar plotësisht.

Gjithashtu KED është në fazën e verifikimit të kandidaturave për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, një strukturë e re, e cila ka si objekt inspektimet periodike të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

“Boldnews.al”

FMN jep alarmin për borxhin dhe koncesionet, Rama e ka çuar në 8.3 miliardë euro, ku shkuan paratë?

Teksa borxhi publik nuk po ulet dhe detyrimet e prapambetura po shtohen, qeveria shqiptare duket se nuk ka më mjete për të përmirësuar situatën. Kështu la të kuptoje sot Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë në një komunikim me median në kuadër të monitorimit të post marrëveshjes.

Martinj tha se diskutimet me autoritet shqiptare u fokusuan tek pikat e dobëta dhe tek rrisqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të vendit. Ai tha se perspektiva ekonomike e Shqipërisë është e favorshme, por këtë vit do të jetë më e moderuar. Ekonomia më 2019 do të rritet vetëm 3.5 % dhe në periudhën afatmesme me rreth 4%.

Deficiti fiskal ka rënë, por këtë pritet të arrijë në 2,5 %. Deficiti do të rritet nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura, por edhe nga dobësitë në të ardhura, tha shefi i FMN-së.

Borxhi publik më 2018 ishte 69.9 për qind duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura, por pritet ulje këtë vit. Qeveria raportoi se borxhi i Shqipërisë ishte 67.1% në fund të vitit 2018. Qeveria nuk përfshin detyrimet e prapambetura në përllogaritjen e borxhit ndërsa Fondi i përfshin.

Përfaqësuesi i FMN-së vuri në dukje se, politika fiskale ka shumë pak hapësire për të mbuluar detyrimet e prapambetura dhe detyrimet që lindin nga PPP-të.

Në rekomandojmë uljen e rreziqeve fiskale. Specifikisht në mendojmë se korrigjimet duhet të vijnë nga të ardhurat fiskale, pasi shpenzimet nuk mund të ulen më tej.

Ai tha se nevojitet veprim i menjëhershëm për uljen e detyrimeve të prapambetura, dhe për rimbursimin në kohë të TVSH-së. Stoku duhet të shlyhet sa më shpejt të jetë i mundur, tha Martinj.

Ai tha se duhet përmirësohet administrimi i borxhit dhe rekomandoi rikthimin e emetimit të bonove afatshkurtra 3 dhe 6 mujore. FMN sugjeroi se duhet nxitur reforma për krijimin e një tregu likuid të brendshëm.

Ai tha se nxit autoritetet të ulin rreziqet nga kontrata koncensionare PPP nëpërmjet ndryshimeve të fundit ligjore dhe të pezullojnë propozimet e pakërkuara.

Kufizimi i rreziqeve fiskale kërkon përmirësim të administrimit të kompanive energjetikë dhe autoritetet duhen të cojnë më tej reformat në sektorin e energjitikës, tha përfaqësuesi i Fondit

Nevojiten masa të mëtejshme për të reduktuar rrisqet që vijnë nga sistemi financiar, duke zbatuar kuadrin ligjor mbi falimentin.
Ministria e Financave Anila Denaj tha se qeveria është duke bërë hapa para për të minimizuar rrezikun që vijnë nga kontratat PPP në përputhje me kornizën afatmesme.

Gjithashtu ajo tha se po monitorohen ndërmarrjet shtetërorë dhe se këtë vit do të shlyehen të gjitha detyrimet e prapambetura
Ajo tha se synohet një proces i gjere konsultimi të gjërë për paketën fiskale ku përfshihet edhe asistenca e FMN. Do të synojmë përmirësim të mëtejshëm mbi analizën e rriskut, tha Denaj.

Guvernatori i Bankë së Shqipërisë Genti Sejko tha se ekuilibrat makroekonomikë të ekonomisë shqiptare janë përmirësuar. Rritja e pagave dhe e punësimit ka ndikuar në rritjen e inflacionit, por kërkesa është ende e pamjaftueshme për rritjen e inflacionit në objektiv.

Likuiditeti në sektorin bankar është i bollshëm, interesat e kredive janë të ulta dhe kursi i këmbimit është iu qëndrueshëm, tha Sejko. Kreditë me probleme janë në trend rënës. Konsolidimi i sistemit bankar do të ndihmojë kreditimin.

Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018 kemi forcuar stimulin monetar dhe kemi zbutur luhatjet në tregun valutor. Perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive, duke nxitur rritjen e punësimit dhe të pagave.

Balanca e rreziqeve është në kahun e poshtëm. Tensionet politike në vendit dhe zhvillimet në sektorin e jashtëm rrisin rreziqet. Reformat strukturore duhet të jene ambicioze, largpamëse dhe gjithëpërfshirëse. Banka do të jetë e angazhuar në agjendën e zhvillimit.

Deklarata e plotë përmbyllëse e ekipit të Misionit të Dytë të Monitorimit Pas Programit
Deklarata përmbyllëse përshkruan konstatimet paraprake të ekipit të FMN-së pas vizitës në vend. Pikëpamjet e shprehura në këtë deklaratë janë të punonjësve të FMN-së dhe nuk përfaqësojnë medoemos pikëpamjet e Bordit Ekzekutiv të FMN-së. Mbështetur në konstatimet paraprake të këtij misioni, stafi do të përgatisë një raport i cili, në varësi të aprovimit nga instancat drejtuese, do t’i paraqitet Bordit Ekzekutiv të FMN-së për diskutim dhe vendimmarrje.

Perspektiva ekonomike afatmesme e Shqipërisë është përgjithësisht e favorshme, edhe pse rritja pritet të jetë e moderuar në vitin 2019. Ruajtja e ritmit të rritjes në periudhën afatmesme kërkon reforma për ta përmirësuar klimën e biznesit dhe për t’i zvogëluar pikat e dobëta.

Risqet më kryesore vijnë nga borxhi i lartë publik, nga dobësitë në financat publike dhe nga pengesat për ndërmjetësimin financiar. Ndër prioritetet për politikat përfshihen konsolidimi i mëtejshëm fiskal nëpërmjet politikave tatimore të hartuara mirë, administrimi më i mirë i investimeve publike dhe masa të kujdesshme në mbështetje të kredive për investimet e sektorit privat.

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zotit Jan Kees Martijn, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 25 prill-6 maj 2019, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të dytë Pas Programit (MPP). Procesi i MPP-së është instrument mbikëqyrjeje të rregullt në ato vende që kanë një nivel kredie të pashlyer të FMN-së, në mbi 200 për qind të kuotës. Misionet e MPP-së kanë fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet për aftësinë ripaguese kundrejt FMN-së. Në përfundim të vizitës, misioni doli me këtë deklaratë:

Risqet ndaj aftësisë së Shqipërisë për ta shlyer kredinë duken të kufizuara. Megjithëse nevojat për financim bruto janë mjaft të larta për shkak të afatit të maturimit relativisht të shkurtër të borxhit publik, shërbimi i borxhit, përfshirë edhe borxhin e FMN-së, pritet të mbetet brenda aftësisë së Shqipërisë për ta shlyer.

Kredia për t’u shlyer ndaj FMN-së qe sa 2,8 për qind e PBB-së në fund të vitit 2018. Edhe historiku i mirë në shlyerje të kredive dhe stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë sugjerojnë se risqet e shlyerjes janë të kufizuara.

Perspektiva ekonomike është përgjithësisht e favorshme. Rritja pritet të moderohet në 2019, por do të vijojë të jetë afër nivelit 4 për qind në periudhën afatmesme. Këtë vit, rritja parashikohet të ngadalësohet në 3,5 për qind, për shkak të efektit bazë të prodhimit rekord të energjisë elektrike në vitin 2018 dhe ngadalësimit në vendet partnere.

Në periudhën afatmesme, veprimtaria pritet të nxitet nga një përshpejtim i rritjes në BE, rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës, fuqizimi gradual i eksporteve përfshirë turizmin dhe investimet e nevojshme për ta mbyllur hendekun e madh infrastrukturor në Shqipëri.

Megjithatë, zhvillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimet në qeverisjen ekonomike, përfshirë në fushën e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë që inflacioni mbetet ndjeshëm nën objektivin prej 3 për qind, politika monetare duhet të vijojë të jetë shumë akomoduese.

Pritet që inflacioni të konvergojë ngadalë drejt objektivit të vendosur, me ngushtimin e hendekut të prodhimit dhe rimëkëmbjen e inflacionit të Eurozonës.

Por ka risqe të rëndësishme që anojnë për nga ana rënëse. Shqipëria është ndjeshëm e ekspozuar ndaj risqeve në rritje në BE, sidomos në partnerët e saj kryesorë tregtarë.

Në frontin e brendshëm dobësitë janë kryesisht në sektorin publik. Ndëkohë që deficiti fiskal ka rënë gjatë vitit 2018, ai parashikohet që ai të rritet në 2.5 për qind të PBB-së në vitin 2019 (përfshirë dorëzanitë për kreditë e reja për sektorin energjetik prej 0.4 për qind e PBB-së).

Ky zgjerim nxitet pjesërisht nga shlyerja e planifikuar e detyrimeve të prapambetura të qeverisë, çka në vetvete është diçka e mirëpritur. Por kjo rritje e deficitit vjen edhe nga masat tatimore të fundit që e zvogëlojnë bazën tatimore, e cila edhe më parë ka qenë e ngushtë, dhe që parashikojnë trajtim preferencial për të tjerë sektorë shtesë, përfshirë këtu uljen e shkallës së TVSH-së dhe shkallës së tatimit mbi fitimin. Për më tepër, ekzistojnë risqet e mosrealizimit të mëtejshëm të planit të të ardhurave dhe humbjeve të pritshme në sektorin energjetik për shkak të rënies së prodhimit nga hidrocentralet.

Pavarësisht nga rënia gjatë viteve të fundit, borxhi publik vazhdon të jetë i lartë, në rreth 69.9 për qind të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura) në fund të 2018 dhe parashikohet të zbresë në 66.3 për qind në fund të këtij viti.

Në nivelin aktual të borxhit publik dhe të deficitit, politika fiskale ka shumë pak hapësirë për të përballuar apo kompensuar tronditje negative. Gjithashtu, risqet fiskale janë rritur edhe nga rritja e detyrimeve të kushtëzuara, siç janë ato që lidhen me partneritetet publike-private (PPP).

Duke u mbështetur në reformat e fundit për forcimin e menaxhimit të riskut dhe administrimit tatimor, ne rekomandojmë kufizimin e risqeve fiskale dhe krijimin e amortizuesve fiskalë që kërkon konsolidim të mëtejshëm fiskal nëpërmjet përpjekjeve të qëndrueshme në anën e të ardhurave dhe fuqizimit të institucioneve buxhetore.

Konkretisht,
• I nxisim autoritetet ta shfrytëzojnë mjedisin e favorshëm ekonomik për ta përmirësuar pozicionin fiskal nëpërmjet fuqizimit të bazës së të ardhurave fiskale. Në veçanti, një korrigjim fiskal me efekte në gjysmën e parë të periudhës, për ta çuar suficitin primar në 1,5 për qind të PBB-së deri në vitin 2021, do të ndihmonte në ngritjen e amortizuesve fiskalë dhe do të siguronte konvergjencë më të shpejtë të borxhit drejt objektivit prej 45 për qind të përcaktuar me Ligjin organik të buxhetit.

Ky korrigjim do të duhej të arrihej nëpërmjet rritjes së të ardhurave fiskale, sepse nevojat e mëdha që ka Shqipëria për infrastrukturë dhe zhvillim njerëzor nuk lejojnë shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve.

Rekomandojmë fuqizimin e sistemit tatimor nëpërmjet anulimit të masave që e fragmentojnë dhe dobësojnë bazën tatimore dhe nëpërmjet nivelimit të fushës së lojës për bizneset. Në këtë kuadër, e mirëpresim synimin e autoriteteve për të hartuar një strategji afatmesme për të ardhurat buxhetore, e cila do të mbulonte politikën tatimore dhe administrimin tatimor.

Kjo qasje do të ndihmonte në arritjen e konsensusit për planin e të ardhurave dhe për një paketë të gjithanshme masash tatimore për arritjen e tij.

• Nevojitet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhe besimin në qeveri. I nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim TVSHje, duke i mos I lidhur rimbursimet me me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore. Ne mirëpresim planet e autoriteteve për të shlyer stokun e prapambetur të rimbursimit të TVSH-së sa më shpejt të jetë e mundur (dhe për pjesën më të madhe brenda vitit 2019).

E rëndësishme është edhe marrja e masave të shpejta për të fuqizuar sistemin e kontrollit mbi angazhimet për projektet e investimeve, për t’u dhënë fund detyrimeve të prapambetura të qeverisë, në veçanti në fondin e rrugëve.

• Të përmirësohet administrimi i borxhit, përfshirë edhe nëpërmjet rifillimit të emetimit të bonove afatshkurtra të thesarit (tremujore dhe gjashtëmujore). Kjo do të ishte në përputhje me strategjinë e emetimit të borxhit, e hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Edhe pse autoritetet kanë arritur progres të vyer sa i takon zgjatjes së afatit të maturimit të borxhit publik, kjo nuk ka përse të pengojë emetimin e instrumenteve afatshkurtra.

Këto instrumente janë të domosdoshme për administrimin me kosto më të ulët të likuiditetit nga ana e thesarit si edhe nga bankat e nivelit të dytë, për zhvillimin e tregjeve dytësore dhe mbrojtëse – të cilat shfrytëzojnë çmimet e segmenteve të ndryshme të kurbës së yield-it – dhe për lehtësimin e administrimit të likuiditetit të BSH-së.

Po kështu, megjithëse mbështetja në rritje te emetimet e Eurobondit mund të duket e dobishme në kohëra të favorshme, prioritet duhet të përbëjë ngritja e një tregu të fuqishëm dhe likuid të borxhit të brendshëm, duke qenë se ndihmon në mobilizimin e kursimeve të brendshme dhe i ul risqet e monedhës dhe të rifinancimit të borxhit.

Në këtë kuadër, me rëndësi kritike është fuqizimi i kapacitetit të MFE-së për administrim të borxhit dhe sigurimi i një bashkërendimi të mirë me BSH-në.

• I nxisim autoritetet t’i përdorin ndryshimet e fundit në ligjin për PPP-të për t’i kufizuar risqet që lindin nga detyrimet e kushtëzuara të lidhura me to dhe për të siguruar administrim më të qëndrueshëm të investimeve publike. Kjo ka rëndësi për mbrojtjen e financave publike dhe për sigurimin e maksimizimit të vlerës.

I mirëpresim shtesat dhe ndryshimet që synojnë përmirësimin e administrimit të risqeve të PPP-ve. Me marrjen përsipër të një roli të ri nga ana e MFE-së si filtër për PPP-të, duhet siguruar që kjo ministri të ketë kapacitetin për të vlerësuar risqet dhe kostot e këtyre projekteve, sidomos në fazën përpara studimit të leverdishmërisë.

Në këtë kuadër, Ministria duhet të ketë të drejtën e marrjes së informacionit mbi të gjitha të dhënat kontraktore që kanë ministritë e linjës (përfshirë edhe për projektet ekzistuese). Gjithashtu, efektivitetin e kostos do ta rriste shumë eliminimi i fragmentimit të vendimmarrjes në menaxhimin e investimeve publike. Vijojmë t’i nxisim autoritetet që të ndalojnë përdorimin e propozimeve të pakërkuara për të gjitha PPP-të.

• I këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike.

Ky projektligj do t’i jepte mundësi qeverisë të udhëzonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin KISH-në në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike. Përkundrazi, ky kuadër do të duhej të siguronte që KISH të ushtronte aktivitet në baza komerciale dhe si një subjekt i palidhur me qeverinë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e KISH-së në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve.

KISH duhet gjithashtu të jetë objekt i Ligjit “Për prokurimin publik”.
• Kufizimi i risqeve fiskale kërkon përmirësim të ecurisë në sektorin energjetik, i cili është financiarisht i dobët dhe është i prekur nga detyrime të prapambetura endemike. Varësia e këtij sektori nga reshjet e përkeqëson dobësinë e tij financiare dhe krijon risqe për buxhetin e shtetit (përfshirë edhe këtë vit). I nxisim autoritetet të zbatojnë planin e ristrukturimit për sektorin, të përgatitur me këshillat e Bankës Botërore, për ta vënë këtë sektor mbi baza të qëndrueshme financiare.

Nevojiten edhe masa të mëtejshme për t’i kufizuar risqet që vijnë nga sektori financiar Sektori bankar është drejt përfundimit të procesit të konsolidimit dhe është kapitalizuar dhe likuid.

I mirëpresim masat e vazhdueshme që ka marrë Banka e Shqipërisë për të fuqizuar kuadrin rregullator dhe mbikëqyrës dhe për të vënë në zbatim standardet e Bazelit, ndërkohë që po bëhen ndryshime në pronësinë e bankave, dhe për të vazhduar p pastrimin e bilanceve të bankave për të ulur nivelin e kredive nën standard.

Por dobësitë strukturore në mjedisin e kreditimit e kanë cënuar klimën e biznesit (sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme NVM-të) dhe e pengojnë transmetimin e politikës monetare. Zhbllokimi i rritjes së kreditimit do të kërkonte një zgjidhje përfundimtare të ngërçit me përmbaruesit, zbatimin e plotë të kuadrit të falimentimit dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe masa të qeverisë për të mbështetur deeuroizimin e mëtejshëm.

Banka e Shqipërisë ka qenë shumë aktive në fuqizimin e instrumenteve të saj mbikëqyrëse dhe makroprudenciale. Lidhur me këto të fundit, BSH i ka harmonizuar më tej rregullat e saj me standardet ndërkombëtare, përfshirë rezervat e kapitalit dhe zhvillimin e një sërë treguesish makroprudencialë. BSH ka vënë në zbatim inspektim dhe mbikëqyrje më intensive, si në vend ashtu edhe nga zyra, për bankat me aksionarë të rinj.

Por, bankat e tjera, përfshirë edhe ato me rëndësi për sistemin, inspektohen në vend vetëm një herë në dy vjet. I këshillojmë Bankës së Shqipërisë ta rrisë shpeshtësinë e inspektimeve në një herë në vit për të rritur mundësitë për të identifikuar në kohën e duhur risqet që rrjedhin nga ekspozimet e mëdha dhe nga kreditimi i palëve të lidhura.

I nxisim autoritetet të vazhdojnë reformat në përgjigje të dobësive në kuadrin e parandalimit të pastrimit të parave/luftës kundër financimit të terrorizmit, nëpërmjet zbatimit pa vonesë të planeve të veprimit për të trajtuar mangësitë e identifikuara në raportin e vlerësimit të Moneyval.

“Monitor”

Bardhi: Betejë me 11 Maj, jo për pushtet, por për të ardhmen e shqiptarëve

Bashkimi i qytetarëve me PD është mision historik që, me zgjedhje të lira e të ndershme, të rrëzojmë modelin Rama dhe t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale që punon për mirëqenien e tyre.

• Në 21 vjet në politikë, Edi Rama është politikani që i ka dhënë më pak Shqipërisë. Sa herë ka qeverisur, ka bërë vetëm dëme. • Më 11 Maj shqiptarët kanë një betejë tjetër të rëndësishme jo për pushtetin e partive, por për Shqipërinë dhe të ardhmen e tyre.

Me qindra qytetarë i janë bashkuar Partisë Demokratike gjatë javës së fundit duke u bërë pjesë e procesit të hapjes dhe forcimit të saj në një nga momentet më të vështira për vendin.

Në degën 4 të PD në Tiranë, Sekretari i Përgjithshem, Gazment Bardhi, tha se bashkimi në këtë moment i qytetarëve me Partinë Demokratike, është një mision historik për të rrëzuar modelin qeverisës të Edi Ramës.

“Ky është modeli që u blen votat njerëzve, pastaj i varfëron ata, duke e përdorur pushtetin e blerë për t’u pasuruar për vete në kurriz të interesave të qytetarëve, për të mos dhënë asnjëherë llogari dhe për t’i blerë prapë në ditën e caktuar për zgjedhje. Këtij modeli ne kemi vendosur t’i japim fund, duke bërë tani betejën për zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është një luftë për pushtet, por për themelin e demokracisë.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme prodhojnë një qeveri normale që qeveris për njerëz normalë, jo një qeveri si kjo që kemi sot, që fut në burg hallexhinj dhe nxjerr nga burgu kriminelët. Zgjedhjet demokratike do të prodhojnë një qeveri demokratike dhe një qeverisje normale, një politikë larg bandave, një politikë që nuk grabit dhe vjedh njerëzit e thjeshtë, por punon për mirëqenien e tyre”- tha zoti Bardhi.

Seketari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se këto 3 muaj betejë përkrah qytetarëve dhe pa imunitet parlamentar, kanë sjellë 3 efekte pozitive: zëri i shqiptarëve që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokraci të vërtetë europiane është dëgjuarve në mbarë botën, besimi tek PD është rritur si kurrë me parë dhe, paralelisht me të, është rritur frika tek Edi Rama, i cili e di më mirë se kushdo se pushteti i tij kriminal është drejt fundit.

“Sot i vetmi që ka frikë është Edi Rama. Në një kohë kur BE kërkon luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në vend që të forcojë masat ndëshkuese për të korruptuarit dhe anëtarët e krimit të organizuar, ka një javë që flet se sa do ta shtojë dënimin për ata që protestojnë.

A thua se po tremb ndonjërin nga ju. Përgjigjen më të bukur ia dha një i ri nga Lezha, që i bashkohej Partisë Demokratike. Nuk ishte më shumë se 25 vjeç. Ai i tha Edi Ramës se nuk tremb askënd me burg dhe nëse do të duhet që për demokracinëunë ai të shkojë në burg,unë – tha i riu- jam i pari që do të shkoj në burg.”- u shpreh Gazment Bardhi.

Duke shprehur mirënjohjen për vendosmërinë e qytetarëve për t’iu shkuar betejës deri në fund, Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se protesta kombëtare e 11 majit është një betejë tjetër e rëndësishme për Shqipërinë. “Mos ngurroni të kontaktoni edhe socialistë, edhe njerëz pa parti .

Trokisni në çdo derë, sepse shumë prej tyre janë të zhgënjyer dhe kanë dyfish arsye për të protestuar deri në largimin e atij që keqpërdori besimin e tyre, i mashtroi dhe i vodhi. Edi Rama ka 21 vjet në politikë, por ai është një nga politikanët me më shumë eksperiencë politike që i ka dhënë më pak Shqipërisë.

Sa herë ka qeverisur, ka bërë vetëm dëme.”- u shpreh zoti Bardhi, duke theksuar edhe njëherë kënaqësinë që të rinjtë vazhdojnë të shohin PD si shpresën më të madhe për të ardhmen e tyre. Edhe i deleguari i PD në degën 4, Gent Strazimiri, e vlerësoi si një moment shpresëdhënës afrimin e të rinjve dhe anëtarësimin e tyre në PD.

Z. Strazimiri vuri në dukje se ky është një moment historik, i ngjashëm me atë të 3 dekadave më parë, kur u rrëzua regjimi diktatorial dhe lindi pluralizmi politik. “Sot nuk është vetëm dëshira për t’u marrë me politikë dhe për t’u angazhuar në atë parti që ke besimin tradicional, familjar, historik, sot është një moment më shumë patriotik.

Sot është një ditë anëtarësimi po aq e rëndësishme sa ç’ka qenë 21 shkurti i vitit 1991, sa ç’ka qenë dhjetori i vitit ’90. Një pjesë e jona kemi pasur fatin të anëtarësohemi në Partinë Demokratike në këto data, ndërsa ju sot keni sot mundësinë e tretë historike për t’i shërbyer Shqipërisë, për të bërë aktin tuaj patriotik, për t’u mbledhur të gjithë bashkë për të shpëtuar vendin nga kjo e keqe e madhe. Sigurisht 11 Maji do të jetë një nga ato data.

Do të jetë një gur kilometrik që do të rishkruhet me gërma të arta historia e Shqipërisë.”- u shpreh Gent Strazimiri në aktivin e degës 4 të PD në Tiranë, ku u anërësuan për herë të parë disa dhjetëra të rinj.