18.5 C
Tirana
E martë, 2 Shtator, 2025

Van Dijk-Shaqirit: Të thashë…!

Xherdan Shaqiri është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes për mirë pasi asistoi në golin e fitores së Liverpoolit në minutat e fundit kundër Newcastle Unitedit, sfidë që përfundoi me rezultat 3:2. Për të arritur deri te goli, ishte një organzim interesant nga ana e mbrojtësit, Virgil Van Dijk.

20 minuta pasi Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në ndeshjen që Liverpooli po barazonte 2-2 me Newcastle, arriti t’i ndihmojë “Redsat” për të marrë tri pikë të arta.

Liverpooli e gjeti golin e fitores nga një gjuajtje afër fundit të kohës së rregullt.

Fillimisht dukej se Trent Alexander Arnold do ta gjuante topin nga ajo goditje e lirë, mirëpo qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk u sigurua që Shaqiri ta marrë topin, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

Ai gjatë gjithë kohës i kërkon Shaqirit që të gjuajë dhe në fund edhe e bën, dhe në fund kishte të drejtë, harkimi i bukur i shqiptarit përfundon në kokën e Origi, ky i fundit shënon për 3-2.

Gjatë festimit të golit, Van Dijk, sipas mediave te huaja, iu drejtua Shaqirit: “Të thash”.

Shaqiri kishte nevojë për këtë moment, pasi po kalon një pjesë të dytë të sezonit të vështirë.

Në vitin 2019, ai s’ka bërë asnjë paraqitje në Champions League, vetëm 8 në Premierligë – shumica i ardhur nga stoli.

 

Tronditet Liverpul, pas Firminos, edhe Salah do të mungojë kundër Barcelonës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Mohamed Salah do të mungojë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës të martën mbrëma në Anfield.
Salah do të jetë mungesa e dytë e madhe e të kuqve në këtë përballje, pasi dje u konfirmuar se as Roberto Firmino nuk do të luajë të martën në Anfield si pasojë e lëndimit, transmeton Gazeta Express.
Jurgen Klopp këmbëngul se sezoni i Liverpoolit ka qenë shumë i suksesshëm, pavarësisht se a fiton trofe apo jo në fund të një fushate të jashtëzakonshme.
Kampioni i Premierligës do të vendoset në ditën e fundit të sezonit, edhe pse Manchester City do të zgjohet të dielën me një pikë epërsi ndaj Liverpoolit nëse e mposht sonte Leicester Cityn në ndeshjen e parafundit të sezonit, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Jurgen Kloppit tashmë e ka arritur shifrën e 94 pikëve, të cilat mund të mos mjaftojnë për t’ia fituar titullin e parë që prej vitit 1990. Mundësitë e të kuqve për ta arritur finalen e Ligës së Kampionëve janë shumë të vogla po ashtu, pasi e humben 3:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Barcelonës në Camp Nou.
Megjithatë, sipas trajnerit gjerman, skuadra e tij ka pasur një sezon të suksesshëm, edhe nëse e mbyll pa asnjë trofe.
“Shumë përkrahës të klubeve të tjera do të jenë të lumtur nëse ne dështojmë. Ata ende janë prapa neve në tabelë, përveç Manchester City. Gjithçka është në rregull, vërtet”, tha Klopp.
“Çfarëdo që ndodh, do të jetë një sezon shumë, shumë i suksesshëm dhe jam i sigurt se të gjithë përkrahësit tanë mendojnë kështu”, shtoi ai.

Ja si blihet hajduti Lame!

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar përmes “qytetarit dixhital” një tjetër rast korruptime të Lames me legalizimet.
“Hajdut Lamja dhe Mariglen Disha drejtori mik i Taulant Balles legalizojne shtesen ne kundershtim flagrant me ligjin!
Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat qe sjell qytetari dixhital”, shkruan ish-Kryeministri.

“Pershendetje zoti Berisha, shikoni se cfar ben Aluizni ca te nenes ca te njerkes. Sheshit “Italia” para stadiumit “Qemal Stafa” eshte vendosur ti kthehet identiteti dhe te behet hapesire publike nje vlere e shtuar per Tiranen.

Objekti qe ndodhet para hyrjes se stadiumit ne mes te sheshit do te prishet se shpejti dhe pronari sigurisht do te kompesohej me nje shume te majme nga taksat tona per ndertimin dhe truallin qe kishte te regjistruar ne ZVRPP.

Por kjo nuk i mjaftonte dhe donte dhe perfitonte edhe kompensimin per siperfaqen e shteses anesore dhe ne lartesi. Dhe Artan Lamja ja zgjidhi kete pune. Lamja nuk i legalizoi dot per 5 vjet shtepite e qytetareve te thjeshte te unaza ku as nuk kishte projekt te miratuar deri diten qe filluan punet dhe doli neper intervista dhe tha se demshperblimi nuk ju takon se nuk i kane te regjistruara.

Por kur behet fjale per afera korruptive e gjen mundesine z. Lame dhe para nje muaji detyroi te dorhiqet drejtoreshen dhe shefat dhe solli drejtorin nga Elbasani Mariglen Disha mikun e Taulant Balles qe e zgjidhi brenda javes kete ceshtje.

E legalizoi shtesen anesore dhe ne lartesi te subjektit “Pegaso” shpk ne kundershtim flagrant me ligjin edhe pse Keshilli Kombetar i Restaurimit me shkrese zyrtare e kishte informuar Aluiznin se nuk e konfirmonte kete shtese pasi nuk paraqeste interes kulturor dhe sic ishte shprehur edhe me pare sheshi ku ishte ndertuar do kthehej ne hapesire publike.

Por kur vjen puna per interesa personale drejtori nuk i merr parasysh shkeljet ligjore dhe e perfundoi legalizimin e ketij objekti madje u kujdes qe edhe te regjistrohej ne ZVRPP.

Te flene te qete biznesmenet se persa kohe do dorovisin drejtoret, cdo gje esht e mundur se ka ligj po ka dhe “Mariglen”. Kurse qytetaret e shkrete qe ju cenohet streha ku fusin koken te ndjekin fjalimet e Artan Lames qe te kuptojne ligjin qe bie mbi ta. Ne ditet ne vijim do ju japim te tjera fakte dhe dokumenta”

Arben Malaj sulmon Veliajn: I babëzitur

Nga Arben Malaj

Nje nga rregullat e arta per ata qe qeverisin eshte ” Bej kujdes nga ai qe te ofron dreke falas” Gjobat, arroganca dhe babezia jane thelbi i keq qeverisjes se Bashkise se Tiranes.

Kete keq qeverisjen nuk fsheh dot as dalja perdite e kryetarit te bashkise ne media kryesore te vendt tone. Marketingu politik qe i trajton votuesit si bleres mallrash dhe sherbimesh, nga analistet politike identifikohet sot si semundja me e rende qe po vret demokracine.

Shpresoj shume qe koleget e gazetarise investiguese te kalkulojne sa minuta ka dal nga dita e pare deri dje Erion Veliaj ne te gjitha mediat? Sa kushton 1 sekond apo 1 minute reklame ne keto televizione per bizneset? Sa do te kushton i gjithe marketingi i biznesit politik te Veliajt?

Si eshte kompesuar direkt apo indirekt kjo kosto tek perfituesit direkt apo indirekt te reklames “falas”? Kur populli thote qe “Fshati qe duket nuk do kallaues:” pse na vjedh kaq shume kohe televizive Erion Veliaj duke dale dite per dite ne emisionet kryesore te televizioneve kryesore ?

Nje nga rregullat e arta per ata qe qeverisin eshte ” Bej kujdes nga ai qe te ofron dreke falas” Kush mund ta llogarise sa eshte fatura e mengjeseve, drekave e darkave te perditeshme falas te vet-reklamave te Veliajt:?

Le te presim nje jave mediat investigative, pas asaj IPPM do te angazhoj eksperte te pavarur dhe do te bej publike per votuesit e kryeqytetit gjetjet dhe rekomandimet e “drekave falas” .

Gjika sulmon Lelin për përmbytjen e Vlorës: Struci e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar

Reshjet e shiut shkaktuan përmbytje një ditë më parë në qytetin e Vlorës. Mungesa e kanaleve kulluese, bllokimi i pusetave, por edhe mungesa e pompave për të tërhequr ujin e tepërt bënë që Vlora të bëhej e pakalueshme. Por përmbytjet shkaktuan përplasje edhe mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Ky i fundit u shigjetua nga televizioni i vëllait të Dritan Lelit, për lejimin e ndërtimeve të larta, që ishin edhe një nga shkaqet pse Vlora përmbytej. Kaq ka mjaftuar që Gjika të shpërthente ashpër.

“Sot e mësova që, “struci”, vetëm këtu në Vlorë dhe jo gjetkë, e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë.

Zanati thonë, o mësohet qysh vitin e parë, kur ke vullnet, pasion dhe dëshirë, ose në të kundërt, jo që nuk bëhesh dot usta, por për fat të keq, ngelesh çirak edhe po të mbajtën në punë për sevap edhe 4 vjet të tjera!”, shkruante Gjika.

Kujtojmë që dje, pika më kritike ishte zona pranë Albanos dhe Rominës, ndërsa përmbytje ka pasur edhe tek rruga e Cipajve, pranë portit detar, si edhe në Bulevardin e ri Vlorë-Skelë. Rrugët që kanë mbetur të bllokuara janë rrugët në zonën e Skelës dhe ajo e lagjes Pavarësia.

Helmimi masiv me ujin e qeverisë në Dibër arrin në 113, Rama show për sigurinë ushqimore

Shkon në 113 numri i banorëve të helmuar në qytetin e Bulqizës, duke e bërë situatën çdo ditë e më shqetësuese.
Ndërsa priten analizat përfundimtare për të mësuar se çfarë e ka shkatuar helmimin e banorëve, mjeku Ramazan Ceni është i bindur se një situatë të tillë e ka shkaktuar uji.

“Personat paraqiten me bark dhe të vjella por edhe me dhimbje barku. Helmimi ka ardhur nga uji, fluksi i të prekurve vazhdon”,- thotë ai.I pyetur nga gazetari Enver Doçi ai thotë se situata vijon të jetë shqetësuese, pasi vetëm sot janë paraqitur 6 rastë të rjea, 2 fëmijë dhe 4 të rritur.

Ndërsa mjeku Shahin Kaja, veç ujit të pijshëm thotë se mund të jetë shkaktare edhe ndonjë furrë buke, apo keqbërës.
Ndërsa një prej pacientëve në spital thotë se ata janë prekur të gjithë si familje nga helmimi. “Nuk e dimë çfarë kemi. Dyshojmë se nga uji ka ardhur”,- thotë kryefamiljari.

Basha ngushëllon familjen për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllime familjes Hasanj për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura. Zarife Hasanaj.

“Me tronditje dhe dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura Zarife Hasanaj gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes. Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë.

Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Duke ju uruar shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, lutem që shpirti i efektives Hasanaj të prehet në paqe!”, shkruan Basha.

Kush është kandidati i listës së PD për Dibrën që refuzoi mandatin e deputetit

Pjesa dërrmuese e kandidatëve të PD kanë refuzuar në mënyrë kategorike marrjen e një mandati për të qenë siç thonë ata pjesë e një parlamenti ilegjitim, parlamentit të turpit.

I radhës që ka refuzra mandatin e deputetit është Afrim Pocesti, kandidat i listës së Dibrës. Pocesti ka refuzuar KQZ dhe lajmin e ka dhënë në statusin e tij në Facebook.

Postimi i Afrim Pocesit në Facebook

KANDIDOVA PËR NJË “REPUBLIKË TË RE” S’MUND TË BETOHEM PËR TË VJETRËN !!!

Të dashur miq Demokrat !
Shumë të dashur të rinjë Demokrat !

Dua të ndajë me ju refuzimin e mandatit për deputet si pjesë e listës shumemërore së Partisë Demokratike për Qarkun Dibër.
Kam qenë i bindur dhe kam mbështetur që ditën e parë vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve, akt ky i cili shënon fillimin e fundit të Tiranisë Rama.

Nuk mund të bëhem pjesë e ktij Kuvendi, produkt i deformimit të vullnetit të popullit, i dirigjuar nga Mafia që mban emrin “Qeveri”.

Nuk mund të bëhem pjesë e këtij Kuvendi dhe të ulem në një sallë me deputetë me rekorde kriminale.

Nuk mund të bëhem pjesë e këtij Kuvendi ku ngrihen kartonat teksa popullit të tyre u hidhen tymuese dhe lëndë kimik.

Kurësesi nuk mund të bëhem pjesë e këtij Kuvendi që punon ditë e natë për largimin e të rinjëve nga vendi.

Nuk mund të bëhem pjesë e këtij Kuvendi që erdhi në pushtet me formulën e blerjes së votave dhe ku po mundohet të qëndroj me të njëjtën formulë, me të ashtëquajturit “Deputet të OPOZITËS”

Ndaj meqënëse mandati vjen nga populli, atëherë unë ndjej se ju kam borxh atyre që më besuan, të bëj atë që besoj se është në përputhje me interesat e tyre.

Kjo qeveri krimi ka degjeruar dhe i vetmi rrëzues i saj do te jetë populli.
Të gjithë të bashkuar për një Shqipëri si gjithë Europa dhe një Shqipëri pa Edi D’Ramën

RAMA IK

Rama e pranon: Nuk i garantojmë dot qytetarët për sigurinë ushqimore

Rama ka pranuar se nuk mund të garantojë qytetarët për sigurinë ushqimore ndërsa ka paralajëmruar dënime deri në 15 vjet burg për atë që abuzojnë. Masat drastike vijnë pasi qeveria e pranon se është inekzistente në në garantrimin e sigurisë së ushqimeve për qytetarët. “AKU është shumë larg garantimit të sigurisë ushqimore”, tha ai

Siguria ushqimore është kthyer në qendër të vëmendjes se qeverisë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në një tryezë me grupe interesi dhe afaristë tha se është i gabuar fakti që të bëhen përgjegjëse të gjitha sipërmarrjet, pasi sipas tij, nuk janë të gjitha njësojë.

Ai tha se ka ende probleme në fushën ushqimore, por shtoi se me ndryshimet në Kodin Penal do të dënohen ata që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, duke propozuar se abuzuesit do ndëshkohen deri në 15 vite burg.

Gjithashtu Rama kritikoi ashpër edhe Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila në pikëpamjen e kreu të qeverisë nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj.

“Është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme me një peshë të jashtëzakonshme të opinionit publik në pikëpamje të ndjeshmërisë që ajo ka. Sot në Shqipëri ka një numër të madh sipërmarrësish, që i janë dedikuar me pasion dhe me këmbëngulje dhe me shumë sakrifica këtij sektori, për të prodhuar dhe për të eksportuar ushqim.

Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve, do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte një trend pozitiv të eksporteve. Edhe ju duhet të bëni punën tuaj edhe për zhurmat që bëhen. Ju e dini shumë mirë se çfarë do të thotë të prodhosh për tregun europian.

Nga ana tjetër do të ishte e padrejtë, që në të përpiqeshim të mbulonin problemet, rreziqet reale, që kërcënojnë shëndetin e njerëzve nga produkte të pa certifikuara.

Të gjithë sa bëhet për të larguar ushqimin nga rruga, për të larguar prodhimet e ushqimeve që nuk i përmbushin kushte, për të mos lejuar therjen e mishit jashtë standardeve, janë veprime që kanë të bëjnë me shëndetin.

Unë besoj shumë se ka një element po kaq të rëndësishëm që lidhet indirekt me aspektin e sigurisë. Nur rriten ashtu siç duhet kompanitë serioze, nëse nuk garantohet siguria, pasi pasiguri stimulon konkurrencën e pandershme.

Konkurrohet padrejtësisht dhe pengohen që të jenë pjesë e rregullave të lojës. Kjo është një prishje e rregullave të lojës dhe në fund fare nuk i shërben as ekonomisë dhe as sigurisë. Sot kemi kompani më të konsoliduar si pasojë e punës së tyre dhe patjetër që sot kemi edhe një isntitucion që merret me këtë proces dhe është më i fokusuar dhe është me rezultat më të mirë sec ishte 4-5 vite më parë. Nuk mund të themi se e kemi garantuar plotësisht, produktin që ju shiten qytetarëve, konkurrencën.

Një nga aspektet problematike ka të bëjë më ndëshkimin. AKU është shumë larg garantimit të sigurisë ushqimore.
Kjo është një betejë e ngjashme me betejat e ndryshëm për të vendosur ligj dhe rregull në sektorët e tjerë.

Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor, që garanton zhvillimin e një sektori duhet ë përballet me ligjin. Kush abuzon duhet të përballet me konseguencat. Sot referohen dhe janë 65 materiale dhe siç e thashë edhe më parë përfundojnë në kosh dhe ne jemi të vendosur për ndëshkim me heqje lirie, dhe ndalim përgjithmonë të personit për t’u marrë me atë aktivitet dhe patjetër edhe me dëmshpërblimet përkatëse.

Për abuzuesit do të shkojmë me propozim nga 10-15 vite burg dhe heqje e të drejtës për t’u marrë me këtë aktivitet edhe pasi të dalësh nga burgu”-tha kryeministri.

Ish-të përndjekurit politikë dënojnë sulmin e Ramës ndaj studiuesit të krimeve të komuniznit, Tufa

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ndjehet e indinjuar nga kërcënimet dhe dhunën verbale në rritje ndaj Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri dhe veçanërisht drejtorit të tij z. Agron Tufa.

Dje edhe kryeministri Rama, iu bashkua kërcënimeve të anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe falangave komuniste në politikë e media kundër ISKPK dhe drejtorit Agron Tufa duke kërkuar që Kuvendi të hetojë e ndëshkojë ata për shkak të detyrës së tyre të përcaktuar me ligj.

Kryeministri Rama si të gjithë drejtuesit e tjerë komunistë të vendit i jep vetes atribute jo kushtetuese duke përcaktuar mënyrën e studimit të historisë nga institucionet e ngarkuara nga ligji për ta bërë këtë, një shkelje flagrante kjo nga ana e tij.

Ne të përndjekurit politike antikomunistë, viktima të krimeve dhe pasojave të komunizmit, objekt i studimit të ISKPK të drejtuar nga Tufa kërkojmë nga qeveria parlamenti dhe politika të heqë dorë nga presioni, kërcënimet dhe ndërhyrjet politike në institucionet e pavarura të studimit dhe shkrimit të historisë, me qëllim tjetërsimin e historisë për interesa politike e ideologjike, praktika të përdorua gjatë diktaturës komuniste.

Ne të përndjekurit politike antikomunistë vlerësojmë se puna e ISKPK dhe z. Tufa janë në respektim të plotë të ligjit dhe qëllimit të ngritjes e funksionimit të këtej institucioni me rendësi të veçantë shkencore e shoqërore, që janë zbardhja të vërtetës historike për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri.

Ne dënojmë çdo ndërhyrje presion apo kërcënim politik ndaj ISKPK dhe drejtuesve e punonjësve pasi vlerësojmë se përben një kërcënim ndaj përpjekjeve për të zbardhur të vërtetën për pothuaj gjysmën e historisë së shtetit shqiptar 50 –vjet diktaturë e krime komuniste, periudhës me të zezë, më të përgjakur e më të falsifikuar të historisë së kombit e popullit tonë.

Ne të përndjekurit politike antikomunistë vërejmë se agresorët kryesor ndaj ISKPK dhe drejtorit të tij Tufa janë në konflikt të hapur interesi me punën e këtij instituti si autorë të drejtpërdrejtë të krimeve të komunizmit apo pinjollë gjenetikë, politikë e juridikë të tyre, gjë që e bën këtë agresion të pa vlefshëm, juridikisht politikisht e moralisht.

Kuvendi i Shqipërisë nga i cili nisi agresioni ndaj ISKPK dhe z. Tufa, të cilit z. Rama i kërkon të hetojë institutin drejtohet nga ministri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste, Gramoz Ruçi, veprimtaria kriminale e të cilit është objekt i studimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri.

Objekt i studimit dhe punës së ISKPK janë edhe anëtarë të tjerë të parlamentit të njohur si autorë të krimeve të komunizmit si autorë të drejtpërdrejtë apo bashkëpunëtorë në këto krime.

Në këto kushte është edhe kryeministri Rama si pinjoll i autorit të krimeve të komunizmit dhe anëtarë të tjerë të qeverise e mazhorancës së tij.

Të ndodhur përballë kësaj situatë të ngjashme me kohën e diktaturës komuniste ne i kërkojmë qeverisë dhe parlamentit të ndalë urgjentisht agresionin politik ndaj ISKPK dhe drejtuesve të saj, të cilën e konsiderojmë qëndrim politik e ideologjik, vazhdimësi të politikave të luftës së klasave, përpjekje për të mos zbardhur krimet e komunizmit dhe autorët e tyre si dhe vazhdimësinë e falsifikimit të historisë nga komunistët, tërësisht në konflikt interesi të tyre.

I kërkojmë Partisë Demokratike, si forca kryesore opozitare në vend të qartësojë qëndrimin e sajë politik me krimet e komunizmit dhe autorët e tyre dhe të intensifikojë reagimin e saj ndaj këtij agresioni të hapur ndaj përpjekjeve për të zbardhur këto krime dhe për të rishkruar drejt historinë.

I kërkojmë institucioneve shkencore, akademikëve, opinionit publik që nuk ndjehet në konflikt interesi me zbardhjen e krimeve të komunizmit të reagojë ndaj këtij agresioni kriminal të qeverisë, parlamentit dhe mazhorancës politike ndaj misionit të zbardhjes së krimeve komuniste në Shqipëri.

Thirrja jonë shkon edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA, BE të cilëve u kërkojmë të reagojnë duke kërkuar nga qeveria dhe parlamenti zbatimin të të njëjtave standarde që vendet e tyre aplikojnë për krimet e luftës, kundër njerëzimit dhe gjenocidit, zbardhjes e ndëshkimit të tyre, krime të cilët janë konsumuar nga komunistët në Shqipëri dhe janë objekti i studimit të ISKPK.

Së fundi, ne i garantojmë ISKPK dhe drejtorit të saj z. Tufa mbështetje të plotë në misionin e tyre fisnik të zbardhjes së të vërtetës për krimet komuniste në Shqipëri .

Kryetari

Nebil Çika