24.5 C
Tirana
E martë, 2 Shtator, 2025

Doris Pack: Protesta s’duhet të ndalet, ata që duan të prishin Teatrin duhet të kenë frikë…

Politikania e njohur europiane, Doris Pack pranon të jetë zëri përfaqësues i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në kancelaritë perëndimore. Ajo shprehu zhgënjimin e saj që Tirana po tjetërsohet në qytet me kulla të larta, që s’përfaqësojnë asgjë nga shpirti i qytetit, por veç interesin e kryeministrit dhe të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit

Në aktivitetin “Qytetarët dhe zëri i tyre në mbrojtje të trashëgimisë”, që u mbajt në orën 10 në një mjedis pranë godinës së Teatrit Kombëtar ka bërë ndërhyrjen e vet edhe Doris Pack, politikane e njohur dhe e angazhuar edhe në komisionin për çështjet e kulturës në Parlamentin Evropian. Ajo tha se ndihej shumë e dëshpëruar kur shihte se ç’po ndodhte me trashëgiminë në qytetin e Tiranës.

“Disa prej jush e kujtojnë darkën kur kam qenë në sheshin e teatrit, këtu në Tiranë, tha zonja Pack. Jam shumë e lumtur që ju nuk jeni dorëzuar në mbrojtjen e këtij monumenti kulture. Viti që mbyllëm, 2018-a ishte viti i mbrojtjes së trashëgimisë në Evropë, dhe të gjithë drejtuesit, pushtetarët kryetarët e bashkive u angazhuan se do të bënin çmos që trashëgimia e qyteteve të ruhet për brezat që vijnë.

Të gjithë e pamë shokun që pësuam nga djegia e Notre Dame në Paris. Ashtu edhe ju duhet ta ruani trashëgiminë tuaj në qendër të Tiranës.

Sa herë vij në Tiranë është një pjesë që më prek në zemë, sepse këto kohë kur vjen në Tiranë sheh vetëm ndërtesa të larta që s’tregojnë asgjë për shpirtin e Shqipërisë. Mendoj se të gjithë, sidomos kryetari i bashkisë duhet ta rikonsiderojnë çështjen e Teatrit Kombëtar, theksoi zonja Pack. Shëtitorja që është pas nesh, është financuar nga fondet e BE, pra le të themi se janë paratë tone”.

Pas ndërhyrjeve të disa prej përfaqësuesve kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, si të regjisorëve Kastriot Çipi e Edmond Budina, dhe të aktorit Neritan Liçaj, politikanja e njohur pranoi që të ishte zëri I Aleancës për Teatrin pranë kancelarive perëndimore.

“S’e kam kuptuar asnjëherë pse kryeministri do t’ua heqë qytetarëve Teatrin Kombëtar, për të ndërtuar kulla, dhe si është e mundur që kryetari I bashkisë ka rënë dakord me këtë gjë, tha zonja Pack. Është një nga ato gjëra që kudo në Perëndim do të zgjidhej vetëm nëpërmjet një referendumi, ku qytetarët vetë do të zgjidhnin nëse duan kulla të larta apo të ruhet ky element i trashëgimisë kulturore.

Kam dëgjuar shumë politikanë që thonë se s’ka pse të kemi më drojë nga qendrimet e zonjës Pack, tha ish-eurodeputetja, por duhet të jetë e qartë se kjo është një nga ato çështje me themel, për të cilat po shkelet çdo normë morali, dhe po, ata politikanë që po e bëjnë këtë, duhet të kenë frikë”.

Emigrantët shqiptarë në Britani: Jo qeverisë së krimit, pro zgjedhjeve të lira krah Bashës!

Kryesia e degës se Partisë Demokratike në Britani zhvilloi një mbledhje te veçantë, ku analizoi punën e bërë deri tani dhe në veçanti situatën politike në Shqipëri dhe kontributin që diaspora po jep dhe do të japë për tejkalimin e krizës se paprecedentë të shkaktuar nga sistemi i papërgjegjshëm i “Rilindjes”.

Mungesa e shpresës dhe perspektivës për te ndërtuar jetën ne Shqipëri, si rezultat i kolapsit total të ekonomisë dhe sistemit të drejtësisë e besimit tek sistemi demokratik dhe e drejta e votës, janë faktorët kryesorë qe detyrojnë përditë rininë dhe shtresën me aktive dhe inteligjente të vendit, ti drejtohen perëndimit për te realizuar ëndrrën e tyre Europiane.

Krimi, droga, korrupsioni, blerja e votës me paratë e krimit dhe lidhjet e pushtetit me grupe të strukturuara banditeske qe ka sjelle si rezultat veshjen e krimineleve me pushtet, duke u bere pjese e parlamentit më të inkriminuar në historinë e Shqipërisë post-komuniste, janë disa nga arsyet madhore qe e detyruan Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe opozitën në përgjithësi, te bojkotojnë jetën parlamentare, duke djegur mandatet e deputetit.

Protestat e vazhdueshme të Partisë Demokratike burojnë nga revolta popullore, qe shtohet përditë nga vuajtjet, varfëria dhe dështimi total I eksperimentit “Rilindje”.

Kthim prapa nuk do të këtë, deri në dorëheqjen e qeverise dhe krijimin e një qeverie të përkohshme dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të këtë mandatin e saj të vetëm për organizimin dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në respekt të plote te vullnetit te lirë të qytetarëve të lirë te Republikës se Shqipërisë.

Në Shqipëri nuk mundet dhe nuk do të këtë zgjedhje pa opozitën legjitime të kryesuar nga Partia Demokratike dhe lideri saj z. Lulzim Basha. Çdo tentative për të siguruar pushtet me çdo kusht është mjerane dhe përbën një precedent të rrezikshëm te rrëshqitjes në diktature.

Nxisim qytetarët shqiptarë qe jetojmë ne Britani dhe kudo qe ndodhen, të japin kontributin e tyre për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe shfarosjen njëherë e mire nga Shqipëria të fenomenit shkatërrimtar për perspektiven Europiane të Shqipërisë, atë të shitblerjes se votës se qytetarëve nga elemente kriminale të cilët depërtojnë dhe fuqizohen në politikë, në vend të ndëshkimit të tyre dhe mbisundimit të ligjit.

Naim Hasani

Avokat dhe Kryetari i Degës së Partisë Demokratike, Britani e Madhe

Dokumenti/ Kush është biznesmeni i PS i lidhur me bandat që bleu gazin helmues ndaj protestuesve

Departamenti i Atikorrupsionit, Aksesit në Shërbim dhe Transparencës ka publikuar dokumentat që vërtetojnë se, gazi helmues që u përdor ndaj protestuesve u ble me lekët e shqiptarëve nga një biznesmen i PS i lidhur me bandat.

Në nëntor 2018, OSHEE shpalli procedurën me objekt “Blerje uniforma dhe pajisje sigurie për punonjësit e OSHEE”, me fond limit 1,98 miliardë lekë. Procedura u zhvillua në 17.12.2018.

Autoriteti kontraktor shpalli fitues ofertën më të ulët, atë të firmës “D&E”, me vlerë 1,58 mld.

Pranë autoritetit dhe, më pas, pranë Komisionit të Prokurimit Publik paraqiti ankesë bashkimi i operatorëve “Marsi & AL & MSSC & Koan”, i cili kishte marrë pjesë në tender me ofertën më të lartë, 1,9 mld lekë.

Komisioni i Prokurimit Publik, i njohur tashmë prej 6 vitesh, si institucion nën sqetullën e Engjëll Agaçit, ka pranuar ankesën dhe ka urdhëruar OSHEE të shpallë fitues bashikimin e operatorëve të sipërpërmendur.

Diferenca e ofertës së këtij bashkimi operatorësh me ofertën e skualifikuar nga KPP-ja është 353 mln lekë.

Po çfarë përfaqëson ky bashkim operatorësh? Cilat janë shoqëritë që marrin pjesë në të?

Shoqëria “MSSC” shpk (Military System Supply Company), furnizuesja e dyshuar e MPB me gazin helmues të përdorur ndaj protestuesve nën urdhërat e ministrit Lleshaj, është një shoqëri e cila ka lulëzuar në mënyrë shpërpjestimore me të kaluarën e saj në vitet e qeverisjes rilindase.

Kjo shoqeri ka perfituar tenderat e mëposhtem, në një total prej 3,7 mld lekësh:

1. Nga OST, tenderi me objekt “Blerje rroba pune”, me vlere 419 mln leke (2015)

2. Nga Policia e Shtetit, tenderin me objekt “Paisje speciale per Policine e Rendit (Komisariati Special Renea)”, me vlere 997 mln leke (2016)

3. Nga Policia e Shtetit, tenderin me objekt “Pajisje armatimi (kofshore taktike per pistolete 9×19 mm) per Policine e Shtetit”, me vlere 40,3 mln leke (2016)

4. Nga OST, tenderi me objekt “Blerje rroba pune”, me vlere 275 mln leke (2016)

5. Nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, tenderin me negociim pa shpallje, me objekt “Blerje Paisje Speciale per Policine”, me vlere 87,3 mln leke (2018).

Por vlerën më të madhe, sipas pagesave të thesarit, kjo shoqëri e ka përfituar me kontrata të klasifikuara (???), me objekt blerje armatim dhe pajisje për Policine/Garden/Burgjet, me vlere total 9,96 mld leke.

Ortaku i vetëm dhe administratori i kësaj shoqërie është Emiljano Dusha, i njohur për lidhjet e tij me bandat e ’97 (http://www.trepca.net/…/050826_mero_baze_leter_hapur_kryepr…), si dhe i vetshpallur “misionar” pranë Partisë Socialiste.

Rilindja e Ramës vetëm këtë mënyrë njeh për të (mos)qeverisur vendin, duke bërë shkrumb e hi paratë e shqiptarëve, duke pasuruar pa kriter dhe në ortakëri veten dhe bandat e duke blerë votën e qytetarit, të cilit i ka pirë deri pikën e fundit të gjakut.

 

PD refuzon Komisionin e Ramës: Refoma Zgjedhore nuk mund të bëhet nga ata që duhet të ishin në burg për blerjen e zgjedhjeve

Partia Demokratike nuk do të çojë vëzhgues në Komisionin për Reformën Zgjedhore, siç kërkoi Kuvendi pak ditë më parë. PD e konsideron komisionin e reformës zgjedhore, njësoj si Parlamentin, “pa legjitimitet dhe produkt të zgjedhjeve të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit”.

Në përgjigje të kërkesës së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shprehet: “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”.

Duke ritheksuar nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, PD shpreh bindjen se ajo duhet të realizohet e të zbatohet vetëm nga institucione apo parti që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi”, thuhet në përgjigjen e PD.

Mungojnë 8.4 milionë euro vetëm nga taksa e rrugës

Jorida TABAKU

Shteti duket sikur ka pushuar së ekzistuari! Financat në ditë kritike!
Ndërsa shqiptarët varfërohen në shumicë, aq sa 33 biznese nëditë që prej fillimit të këtij viti kanë mbyllur dyert e tyre, qeveria grumbullon më pak të ardhura. Janë 13 milionë euro që mungojnë në arkën e qeverisë dhe kampion në këtë rekord tëradhës të buxhetit e mban TVSH.

Sipas të dhënave janë 17 milionë euro më pak të ardhura nga TVSH ndërsa taksat kombëtare (ku përfshihet dhe taksa e rrugës që dyfishon çmimin e naftës për shqiptarët) rezulton të jetë mbledhur 13.3% më pak (8,4 mln euro më pak). Mungesa e të ardhurave tregon shumë së pari mungesën e konsumit dhe situatën kritike të familjeve shqiptare, e së dyti dështimin me perfshirjen e biznesit te vogël në skemë.

Kjo mungesë e të ardhurave është shoqëruar edhe me mungesën e investimeve, por natyrisht jo kontratave koncesionare që qeveria vazhdon t’i mirëmbajë me kujdes. Nga buxheti dallohet se janë shpenzuar 23,7 mln euro më pak në raport me parashikimin nga ku 21,7 mln euro janë para të munguara në shpenzimet infrastrukturore të qeverisë. Ulja e shpenzimeve kapitale do të thotë më pak investime nërrugë, infrastrukturë dhe që do të thotë më pak zhvillim.

Kjo gjendje është paralizim i situatës ekonomike dhe shpenzimeve të qeverisë. Ulja e investimeve do të thotë që qeveria ka reshtur së punuari pasi ulja e shpenzimeve është aq e madhe saqë ka paralizuar thuajse çdo funksion të qeverisë. Buxheti 2019 ka qenë një nga më të ulëtit në raport me shpërndarjen e fondeve për bujqësinë, arsimin dhe investimet infrastrukturore por dritëshkurtësia e qeverisë është e tillë saqë ka mbyllur rubinetit për çdo investim.

Ndonëse përditë e njëjta qeveri mendon se si të tjetërsojë pronat publike, private dhe çdo fond publik në interesin e tyre personal që fshihet jo rrallë pas aksioneve tek oligarkët që sot qeverisin dhe komandojnë buxhetin, si 6 vite me rradhë.

Reagimi i fortë i Tufës ndaj Ramës: Të ka shurdhuar kori enverist

Pas paralajmërimit të Ramës për mbylljen e Insitutit që Studion Krimet e Komunizmit të së shkuarës ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale Drejtori i qendrës pedagogu Agron Tufa.

Tufa ka shkruar në facebook se Insituti thjesht po zbaton ligjin në gamën e ngjarjeve që studion, dhe se kryeministri po “gënjehet” nga këshilltarët e tij pasi nuk po ja paraqesin çështjen ashtu siç është në të vërtetë.

“Ligji dhe respektimi i tij, atëherë qenkemi krejtësisht në rregull, vetëm se Kryeministrin e paskan rrêjt dhe rrêjt besa keq. Kryeministri i Shqiperisë, z. Edi Rama, nuk duhet t’u zërë besë as enveristëve përreth tij, që e gënjejnë kaq vrazhdë e trashë në lidhje më periudhën që ligji i jep në shqyrtim ISKPK; nuk duhet të më zërë besë as mua, që mund të kem “konflikt interesi” në këtë çështje. A ka punë më të thjeshtë e më të pastër sesa të shohësh vetë ligjin nr.10242 për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit?”, shkruan Tufa.

Tufa shkruan se, Rama luan me fjalët dhe nuk po merr për bazë përvojën europiane. Rama ka ndryshuar mendimet ndaj diktaturës nga vitet në fillim të demokracisë ku ai shkruante ndryshe.

“Ligji thotë “mund” dhe ne e kemi zbatuar atë sipas standarteve europiane. Le ta marrë pra përgjegjësinë ai që e ka informuar qëllimisht gabim Kryeministrin. Por sot, me 5 maj 2019, Kryeministri më përmendi në mesazhin e tij qetësues për të shqetësuarit e kotë. Përmendi hetimin parlamentar, nëse ne jemi konform ligjit. Dhe… nëse puna jonë ka sjellë dëm.

Sidoqoftë, Kryeministri duhet të ri-informohet, të mos shurdhohet nga kori enverist dhe përfytyrimet e tyre të përçudshme mbi lirinë dhe pavarësinë shkencore të institutit tonë të Pavarur”, shkruan më tej pedagogu Tufa.

Në fund Tufa ka shkruar se Kryeminstri mund ta mbyllë institutin pasi sistemi demokratik nuk po funksionon dhe jemi në kushtet e një qeverie moniste por se gjëja e vetme që i mbron është ligji dhe kushtetuta shqiptare.

“Kryeministri mund të urdhërojë me pushtetin që ka gjithë ingranazhet e qeverisë dhe Parlamentit. . Mund ta mbyllë dhe Institutin tonë, që studion krimet e komunizmit. I ka këto mundësi. Ne s’kemi askënd krah, përveç të drejtës dhe ligjit dhe… po, vetëdijes për ta administruar shkëlyeshëm sferën e lirisë sonë, të cilën, së paku formalisht na e garanton Kushtetuta. Por ne do të provojmë të mbrohemi me logjikë, arsye e dinjitet, kundrejt një kryqëzate fanatike enveriste, deri më tash, vetëm me solidaritetin e pjesës më serioze të shtypit.” ka përfunduar statusin e tij Tufa.

Postimi i plotë i Agron Tufës në faqen e tij në Facebook

PËR MEDIAT!

Dhe Kryeministri Rama foli: “…në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet me taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit që të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, apo dënimin (dëmin?) E shkaktuar nga një i tillë institut” (5 maj 2019).

Nëqoftëse ndërmjetës qenka Ligji dhe respektimi i tij, atëherë qenkemi krejtësisht në rregull, vetëm se Kryeministrin e paskan rrêjt dhe rrêjt besa keq. Siç thoshte poeti i ndjerë Ali Podrimja Kryeministrit i paskan servirë një “rrenë klluqe”. Duket qartë që Kryeministri nuk e ka parë ende këtë nen specifik të ligjit.
Kryeministri i Shqiperisë, z. Edi Rama, nuk duhet t’u zërë besë as enveristëve përreth tij, që e gënjejnë kaq vrazhdë e trashë në lidhje më periudhën që ligji i jep në shqyrtim ISKPK; nuk duhet të më zërë besë as mua, që mund të kem “konflikt interesi” në këtë çështje. A ka punë më të thjeshtë e më të pastër sesa të shohësh vetë ligjin nr.10242 për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”? Aty thuhet gjithçka qartë e shqip:
“a) “Periudha e komunizmit” është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë”. (Neni 3, përkufizime, pika “a”).

Pra si t’ia bëjmë asaj pjesës “si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944”?
Kryeministri për këtë periudhë – para 29 nëntorit 1944 – përdor pjesëzën mohuese “nuk mund”. Po ja pra, që Ligji thotë “mund” dhe ne e kemi zbatuar atë sipas standarteve europiane. Le ta marrë pra përgjegjësinë ai që e ka informuar qëllimisht gabim Kryeministrin.

Dhe pikërisht në këtë mundësi që hap Ligji për të studiuar krimet e komunizmit edhe para 29 nëntorirlt 1944, ka vend (e them ndershmërisht) realizimi i një prej ideve antikonformiste të shprehura në fillim të viteve ’90 nga Kryeministri vetë, si ky citim pikant:

“Duhet pranuar më në fund hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi nënjë luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë”
(“Refleksione”, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181).

Asokohe unë isha student i Letërsisë në Filologjik, i dehur me lirinë dhe miqtë e grupit poetik “E për-7-shme”, mendoja se komunizmi dhe enverizmi kishin rënë, vdekur pëfundimisht. Nuk ia vlente të merreshe përveçse me art, poezi e karagjozllëqe të moshës. Por “Refleksionet” dhe gazetën “Albania” të Ramës dhe Klosit si dhe publicistikën ala kubofuturiste të Ramës, e lexonim me qejf, sidomos çmitizimin e tabuve, ndër to dhe të luftës së kanonizuar sipas biblës së kuqe enveriste.

Por sot, me 5 maj 2019, Kryeministri më përmendi në mesazhin e tij qetësues për të shqetësuarit e kotë. Përmendi hetimin parlamentar, nëse ne jemi konform ligjit. Dhe… nëse puna jonë ka sjellë dëm…
Dëm kujt? Të vërtetës, apo enveristëve? Ne me punën tonë po provojmë se tezat e tij të vitit 1992 në Refleksione, janë absolutisht të drejta e të vërteta, sepse konfirmohen në arkiva. Edhe këte e kemi bërë konform ligjit, siç e patë më sipër.
Sidoqoftë, Kryeministri duhet të ri-informohet, të mos shurdhohet nga kori enverist dhe përfytyrimet e tyre të përçudshme mbi lirinë dhe pavarësinë shkencore të institutit tonë të Pavarur.
Misioni i tyre është vëtëm shëmtimi. Një katastrofë estetike si ata, përcakton dhe katastrofën etike ku janë katandisur.
Nuk bëhet aspak fjalë këtu për fyerje a cënim të vlerave të luftës. Nëse shëmbëllimi del monstruoz, s’është fajtore pasqyra. Enveristët dhe ish oficerët e Sigurimit, këto dy tumore në trupin e drobitur të Shqipërisë, kërkojnë pushtetin, kanë synimet e tyre (vizione antiutopike për ne), sepse duan të ngjallin së vdekurish kohën e Lugatit.
Nuk mendoj se është e hijshme e as e mundshme për shoqërinë tonë të shkurtohet distanca me Europën dhe BE me këto krijesa të Qoftëlargut.

Kryeministri mund të urdhërojë me pushtetin që ka gjithë ingranazhet e qeverisë dhe Parlamentit. Mund ta mbyllë dhe Institutin tonë, që studion krimet e komunizmit. I ka këto mundësi. Të gjitha. Thellësisht potente. Thellësisht jodemokratike. Sidomos në këtë periudhë kur Parlamenti është monist. Kur vëzhguesit e huaj thuajse nuk ekzistojnë. Kur institucionet dhe shoqatat për të drejtat e njeriut, thjesht janë servilë, tejet të neveritshëm.
Ne s’kemi askënd krah, përveç të drejtës dhe ligjit dhe… po, vetëdijes për ta administruar shkëlyeshëm sferën e lirisë sonë, të cilën, së paku formalisht na e garanton Kushtetuta.

Por ne do të provojmë të mbrohemi me logjikë, arsye e dinjitet, kundrejt një kryqëzate fanatike enveriste, deri më tash, vetëm me solidaritetin e pjesës më serioze të shtypit.

Pas denoncimit nga Berisha për përdorimin e hashashit në shkollë, policia ushtron terror ndaj nxënësve

“Një terror i turpshëm policesk ka shpërthyer ndaj nxënësve të shkollës Topojan për shkak të publikimit tre ditë më parë të një statusi për denoncimin e përdorimit masiv të hashashit në shkollë, të dërguar nga nxënësi dixhital. Lexoni mesazhin e nxënësit dixhital”. Ky është denoncimi i ri, që ka publikuar sot në rrjetet sociale, ish-Kryeministri Sali Berisha, pas informacionit dhe shqetësimit të ngritur nga vetë nxënësit e kësaj shkolle.

Mirëmbrëma zoti Berisha.

Lidhur me ngjarjen e shkollës Topojan në Kukës, publikimin e drogës që drejtori i shkollës ka lejuar: ditën e premte, drejtori i shkollës ka urdhëruar mbledhjen e telefonave të nxënësve nga klasa e 8 deri në klasën e 12 dhe i ka dërguar telefonat në Policinë e komisariatit të Kukësit. Informacioni i vërtetë dhe i sigurtë që kam.

Ato nxënëse që nuk kanë pranuar të dorëzojnë telefonat, drejtori ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj nxënësve. Dhe me djeninë time, telefonat mblidhen me urdhër nga Prokuroria e jo si të dojë drejtori i shkollës duke shkelur ligjin në shumë aspekte.

Respekte z.Berisha. Anonim

Bashkëshortja e të ndjerit Olldashi, në tryezën e PD për Arsimin

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një tryezë me pedagogë të Universiteteve Publike e përfaqësues të arsimit të lartë në vend.

Por ajo ç’ka ka tërhequr vëmendjen e medias, në nisje të këtij takimi, është prania e bashkëshortes së ish deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Enkeleda Olldashi, e cila ka patur një takim të përzemërt me kreun e selisë blu.

Kujtojmë që zonja Olldashi është pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Paralajmërimi i fortë për Ramën: Do ta kesh të pamundur të dalësh nga shtëpia, as nga zyra…

Partia Demokratike është e vendosur se nuk do të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër, pasi sipas saj zgjedhjet do të ishin farse.

I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se, protestat do të vazhdojnë, duke paralajmëruar se kryeministrit Rama do ti pamundësohet dalja nga shtëpia.

“Ajo që duhet të bëjë hesap Edi Rama është fakti që shumë shpejt atij do t’i pamundësohet edhe dalja nga shtëpia, qoftë edhe në zyrë. Shumë shpejt Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe e pushtuar e gjitha nga populli opozitar që kërkon largimin e klikës që ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi. Jemi në stinë protestash nuk jemi në protestë.

Ne jemi në një përshkallëzim, por të jeni të sigurt që deri në 30 qershor përshkallëzimi do të njohë shkallë të tjera dhe do të detyrohet diktatoruci, ose baroni i krimit dhe dorgës të largohet nga karrigia e pushtetit”, deklaroi ish ministri i brendshëm.

Noka përjashtoi në mënyrë kategorike një tryezë mes Ramës dhe Bashës. Vetëm largimi i Ramës i hap rrugën dialogut.

“Shansi për dialog është vetëm ky: Edi Rama të largohet si shkaktari i të keqes së madhe për shqiptarët. Edi Rama është shkaktari i kësaj të keqe që po vuajnë shqiptarët. Vetëm largimi i tij hap rrugën për tryezë. Shanset për një tryezë Rama-Basha janë zero.

Tryeza do të jetë e gjithë faktorëve, pas largimit të Edi Ramës nga karrigia e pushtetit”.

Ish-deputeti i PD: “Bindja” e Patozit, ‘partizë’ e krijuar në kuzhinën e Rilindjes…

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka thotë se krijimi i Partisë Bindja Demokratike nuk do të tkurrë votën e PD. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Noka tha se kjo është një partizë e krijuar në kuzhinën e Ramës.

Flamur Noka: Të jeni të sigurt që çdo partizë që krijohet në kuzhinën e Rilindjes me kryekuzhinier Edi Ramën do të ketë të njëjtin fund që kanë pasur të  gjitha ato që janë krijuar nga pushteti. Jeni dëshmitar i shumë partizave që janë krijuar gjatë kohës që PD ka qenë në opozitë, në opozitën e parë. E gjitha është  krijesë e vetëm një njeriu, është krijesë e Edi Ramës dhe Rilindjes, ndaj fundi dihet.

PD ka kaluar shumë situata të tilla, pushteti i majtë ka krijuar shumë situata të tilla për të përçarë. Të jeni të sigurt që siç i ka qëndruar PD situatave në 20 e ca vite do të vazhdojë. Sot është më e fortë se kurrë. Në sondazhe PD ka mbështetjen më të madhe në histori. Në vazhdojmë të sigurt. Rama mund të krijojë partiza, por nuk mund dhe nuk do të ndalojë PD në rrugën që ka nisur për të përmbysur regjimin autokratik.