29.5 C
Tirana
E martë, 2 Shtator, 2025

Denoncimi: Veliaj, 100 bote në ditë me ujë të ndotur për qytetarët

“Bote me ujë të pakontrolluar dhe pa analiza mbushen në Linzë dhe shpërndahen nëpër lagjet e Tiranës, e deri në Durrës e Kavajë”.

Denoncimi është bërë nga një qytetar dhe më pas është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha.

Mesazhi thotë ndër të tjera se policëve bashkiakë u jepen nga 200 mijë lekë në muaj për cdo bot, që mos ti ndalojnë në tregtimin e ujit.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

100 bote ne dite me uje te ndotur per qytetaret nga Lal Plehu dhe UKT e tij!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr.Ukt tirane po shet uje te pakontroluar edhe pa analiza ne linze mbushen botet eujit pa asnje lloj kontrolli dhe eshesin per uje te pijshem neper lagje deri durres dhe kavaje cdo gje eshte epakontrolluar edhe abuzive nga ukt dhe bashkija tirane .edhe ky thore kemi siguru ujin epijshem .100 bote jan .policave te bashkise ju japin nga 200 mij lek ne muaj rroge botet qe mos ti bllokojn Po helmosin njerzit pa asnje lloj kontrolli shitet Botet jan privat jashte cdo lloj rregulli.

Si Deep State e ndaloi një President amerikan t’i tërhiqte trupat nga Koreja

Presidenti Carter donte që t’i tërhiqte trupat tokësore amerikane nga gadishulli. Deep State nuk qe dakord.

Me Presidentin amerikan Donald Trump që shpreh edhe një herë akoma dëshirën e tij për t’i tërhequr 28500 trupat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut, ndoshta ia vlen barra qiranë që të shqyrtojmë shkurtimisht herën e fundit që një President amerikan u përpoq që të tërheqë forcat amerikane nga Gadishulli Korean. Në fundin e viteve ’70 Presidenti amerikan Jimmy Carter, midis të tjerash, u ndal nga obstruksioni kongresual, Pentagoni dhe komuniteti i inteligjencës nga implementimi i një politike tërheqjeje që e pati premtuar në mënyrë të psrëritur gjatë fushatës së tij presidenciale në 1976. E thënë ndryshe dhe për të përdorur një shprehje trumpiane të shekullit të XXI-të: i ashtuquajturi Deep State e ndaloi Carter nga realizimi i planeve të tij.

Gjatë fushatës presidenciale të 1976 – të njëjtin vit që 2 ushtarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga ushtarët koreanoveriorë në zonën e çmilitarizuar – në mënrë të përsëritur Carter shpalosi dëshirën e tij për t’i tërhequr 40000 ushtarët amerikane (prej të cilëve vetëm 15000 qenë trupa luftarake) nga Koreja e Jugut, ku shërbenin si barrierë de facto për të frenuar ndonjë pushtim koreanoverior. Për shembull, në një drekë të Foreign Policy Association atë vit, Carter deklaroi: “Unë besoj se do të jetë e mundur të tërhiqen forcat tona tokësore nga Koreja e Jugut mbi bazën e një afati kohor për t’u përcaktuar pas konsultimesh me Korenë e Jugut dhe Japoninë”.

Në fjalimin e tij ai përmendi gjithashtu një prej motiveve kryesore personale për tërhqejen e dëshiruar të trupave: “I duhet bërë e qartë qeverisë koreanojugore se dhuna e brendshme që ushtron është e papranueshme për popullin tonë dhe se një gjë e tillë minon mbështetjen ndaj angazhimit tonë atje”. Udhëheqësi koreanojugor Park Chung-hee ishte në të vërtetë një shkelës i njohur i të drejtave të njeriut, që i burgoste dhe torturonte kundërshtarët e tij politikë. Megjithatë, Park nuk ishte arësyeja e vetme që Koreja e Jugut ishte jopopullore në Uashington në atë kohë. Në vitin 1976, Seuli ishte implikuar drejtpërsëdrejti ne atë që do të bëhej i njohur si “Koreagate”, një skandal politik që përfshinte lobistë koreanojugorë që orvateshin të korruptonin kongresmenë amerikanë me qëllim që fitonin trajtim favorizues për interesat e Koresë së Jugut.

Motivet më të gjera të Carter për tërheqjen e dëshiruar të trupave përfshinin si vënien nën fre të shpenzimeve ushtarake – “heqjen e dhjamit”, siç e quante ai – ashtu edhe trashëgimin e humbjes së kohëve të fundit të luftës së Vietnamit, që e bëri publikun amerikan dyshues ndaj çdo angazhimi ushtarak jashtë vendit.

Sapo erdhi në pushtet në janarin e 1977, Carter urdhëroi menjëherë hartimin e planeve për largimin e të gjitha trupave tokësore amerikane (elementë ajrorë dhe logjistikë do të mbeteshin më pas) nga Koreja e Jugut bashkë me rreth 700 armë bërthamore të dislokuara në vend nëpërmjet nënshkrimit të një memorandumi presidencial që bënte thirrje për një “reduktim të forcës konvencionale amerikane në gadishull”, dhe një vlerësim të “problemit të të drejtave të njeriut në Kore”. Ai e nënshkroi memorandumin pa u konsultuar me koreanojugorët, megjithëse dërgoi Zëvendëspresidentin Walter Mondale në Japoni në janarin e 1977 për t’u konsultuar me qeverinë japoneze lidhur me problemin. Kryeministri japonez Takeo Fukuda ishte natyrshëm skeptik ndaj planit të Carter dhe mendonte se do ta rrezikonte sigurinë e Japonisë.

Qeveria koreanojugore u informua në mes të shkurtit 1977 rreth dëshirës së Carter për t’i tërhequr trupat tokësore nga gadishulli – që sipas një vlerësimi të Congressional Budget Committee do të kursente 2 miliard dollarë dhe nuk do ta ndryshonte balancën ushtarake në gadishull. Plani hasi kundërshtimin e fortë të administratës Park, pavarësisht premtimit se Koreja e Jugut do të përfitonte ndihma ushtarake dhe kredi në rritje. Park ishte sidomos i zemëruar rreth braktisjes së perceptuar amerikane të aleatit të tij pasi Koreja e Jugut kishte dërguar mijëra ushtaranë në Vietnam gjatë viteve ’60 e ’70 në mbështetje të përpjekjeve amerikane për të përmbysur balancën në luftën kundër rebelëve komunistë. Mbi 16000 koreanojugorë u vranë në atë vend.

Megjithatë, nuk qenë vetëm koreanojugorët që i kundërshtonin planet e Presidentit. Më e rëndësishmja, shumica e establishmentit të politikës së jashtme amerikane, sidomos komuniteti i mbrojtjes dhe ai i inteligjencës – çka sot do të njihet me emrin Deep State – si dhe anëtarë të Senate Foreign Relations Committee dhe Senate Armed Forces Committee, i kundërshtonin fuqimisht planet e Presidentit. Së fundmi, preokupimet e shumicës së kundërshtarëve brenda establishmentit përmblidheshin në dy pika kryesore: gjendja e shkurajimi konvencional amerikan në Azinë Lindore dhe humbja e besueshmërisë amerikane si aleat dhe partner i besueshëm. (Gjithashtu ekzistonte rreziku që Koreja e Jugut do të rifllonte kërkimin për armë bërthamore).

Në mënyrë të veçantë ushtarakët i kundërshtonin planet e Presidentit. Në majin e 1977, Gjeneral Majori John K. Singlaub, Shefi i Shtabit i U.S. Forces Korea (USFK), dha për The Washington Post një intervistë tejet kritike ndaj politikës koreanojugore të Carter. Ai parashikonte një kolaps të shkurajimit konvencional duke nëncizuar se” nëqoftëse trupat tokësore tërhiqen sipas afatit të sugjeruar, një gjë e tillë do të çonte në luftë”. Si rezultat i saj, Carter e shkarkoi menjëherë. Megjithatë, gjenerali nuk ishte vetëm. I preokupuar rreth shkurajimit konvencional dhe në përpjekje për ta shtyrë një vendim presidencial, Shefat e Bashkuara të Shtabit mëshuan për një tërheqje me faza 4 – 5 vjeçare. Siç e theksoi Gjenerali John Vessey Jr., komandanti i përgjithshëm i UFSK, në vitin 1977: “Vendimi i Presidentit Carter bazohet mbi një vision të së ardhmes, një Koreje 4 apo 5 vitesh nga tani në të cilën trupat tokësore nuk do të jenë të nevojshëm. Nuk është kjo situate tani”.

Por ajo çka në fund bëri që plani i Carter të humbiste ishte puna e John Armstrong, një analist inteligjence, një officer ushtrie që punonte për U.S. Army’s Special Research Detachment në National Security Agency që e detyroi komunitetin amerikan të inteligjencës që të rishikonte vlerësimet e tij rreth fuqisë ushtarake konvencionale të Koresë së Veriut si rezultat i punës së tij. Midis gjërave të tjera, ai llogariste se forcat tankiste e Koresë së veriut qenë 80% më të mëdha sesa vlerësohej më parë. Si rezultat i kësaj, për shkak të përpjekjeve të Armstrong u shfaq një konsensus i ngadaltë se koreanoveriorët qenë ushtarakisht superiorë ndaj koreanojugorëve, gjë që u siguroi trupave tokësore mbështetës të një argumenti të fortë për t’ia kundërvënë politikës së tërheqjes të Presidentit.

Siç është përmbledhur dikur nga Diplomat: “Puna e Armstrong influencoi gjeneralë, anëtarë të vetë burokracisë së Carter dhe Kongresin, që më pas ushtruan presion ndaj Carter për ta rikonsideruar tërheqjen”. Kjo është konfirmuar nga Morton Abramowitz, në atë kohë Zëvendësasistent për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare në Departamentin e Mbrojtjes, që në një intervistë të vitit 2011 tha: “Analiza qe shumë e dobishme për forcat antitërheqje në Uashington. Ajo minoi një prej premisave mbi të cilat Carter bazonte vendimin e tij”.

Natyrisht, Presidenti qe më pak i ekzaltuar dhe akoma më pak i bindur për konkluzionet e komunitetit të inteligjencës. “Ky konkluzion është absurd”, shpërtheu Presidenti pasi lexoi një vlerësim të vitit 1978 të CIA-s që theksonte: “Balanca ushtarake statike midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut tani favorizon veriorët me një diferencë të konsiderueshme”. Megjithatë, superioriteti i Veriut ndaj Jugut dalngadalë u bë pakashumë mendimi i ri i pranuar për pjesën më të madhe e establishmentit të politikës së jashtme, që u frikësohej reperkusioneve politike të një tërheqjeje dhe orvatej që ta ngadalësonte implmentimin e politikës me çdo mënyrë të mundur.

Për shembull, një numër anëtarësh të establishmentit – Abramowitz, Richard Holbrooke, Ndihmëssekretar Shteti për Çështjet e Azisë Lindore e të Paqësorit, dhe Michael Armacost, Drejtor për Çështjet e Azisë Lindore dhe Kineze në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, midis të tjerëve – takoheshin rregullisht si anëtarë të “East Asia Informal,” një grup jozyrtar diskutimi, për të diskutuar politikën amerikane në Azi ku planifikonin politikën amerikane në Korenë e Jugut. Sipas Abramowitz: “Ekzistonte një rrjet informal në Uashington midis njerëzve që merreshin me Azinë. Ai konsistonte në një numër zyrash në Departamentin e Shtetit, NSC-së dhe ISA-së. Holbrooke, Armacost dhe unë qemë në kontakt të vazhdueshëm”. Në vijim të diskutimeve, shumica e anëtarëve të grupit konkluduan se tërheqja e trupave “ishte e zhveshur nga qëllimi strategjik”.

Ndërsa shumica e anëtarëve të “East Asia Informal” nuk mendonin se kërcënimi ushtarak koreanoverior ishte rritur substancialisht gjatë 8 viteve të fundit siç pretendohej nga analiza e Armstrong (në të vërtetë disa bile favorizuan një largim të pjesshëm të trupave amerikane), raportet lidhur me kapaitetet në rritje ushtarake konvencionale të Kores ësë veriut nga ana e komunitetit të inteligjencës prapseprap u përdorën si instrumente për të parandaluar apo të paktën ta vononin Presidentin nga ekzekutimi i politikës së dëshiruar prej tej. Holbrooke nënvizonte se edhe sikur “vlerësimi i komunitetit të inteligjencës të ishte ndryshe, ne sërish do ta kishim gjetur një arësye për ta pezulluar tërheqjen”. Gjithësesi, gjetjet e Armstrong qenë arma më e fuqishme e tyre në influencimin e burokracisë.

Gjithashtu, gjetjet e komunitetit të inteligjencës u futën në procesin legjislativ. Për shembull, Senati refuzoi që ta mbëstesë politikën e tërheqjes dhe i biëri me dije Presidentit që të kërkonte miratim kongresuar për politikën e tij ndaj Koresë së Jugut. Veç kësaj, dy senatorë – Hubert H. Humphrey dhe John Glenn – shkruan një raport kritik në 1977 lidhur me balancën ushtarake në Gadishullin Korean, duke mbështetur gjetjet e Armstrong dhe duke deklaruar se “kur matet vetëm nga fuqia e zjarrit, balanca ka lëvizur nga thuajse barazia në 1970 drejt një avantazhi të spikatur për Veriun në 1977”. Për pasojë, raporti argumentonte për një rivlerësim të politikës së tërheqjes. House Armed Forces Committee i përsëriti gjetjet e Senatit në një raport tjetër po atë vit, duke deklaruar se “koreanoveriorët posedojnë aftësinë për ta sulmuar Jugun me një minimum paralajmërim dhe se Divizioni i II-të i Këmbësorisë nevojitet për një mbrojtje të përshtatshme”.

Kjo opozitë legjislative e detyroi Carter që me gjysmë zemre të bëjë ligj Foreign Relations Authorization Act (Viti Fiskal 1978) në gusht të 1977, që përfshinte sa vijon: “(1) Politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë duhet të vazhdojë që të arrihet nga një vendim i përbashkët i Presidentit dhe i Kongresit; (2) çdo implementim i politikës së Presidentit për një tërheqje me faza të trupave nga Koreja duhet të jetë në përputhje me interesat e sigurisë të Koresë së Jugut dhe interesat e Shteteve të Bashkuara në Azi, veçanërisht Japonisë (…)”. Duke pasur parasysh tensionet në rritje me Bashkimin Sovjetik dhe paqartësinë rreth marrëdhënieve amerikane me Kinën në atë të kohë, të cilat i preknin negativisht interesat e sigurisë e shteteve të sipërpërmendura, plus superioritetin e supozuar ushtarak konvencional e Koresë së Veriut, rasti i tërheqjes së trupave amerikane nga Koreja bëhej gjithnjë e më i dobët me kalimin e kohës.

Planet e tërheqjes së Presidentit më së fundi morën fund kur u bë e qartë se do të rezultonte e pamundur të ndryshohej opinioni i shumicës së establishmentit, që kishte një impakt jashtëzakonisht të madh ndaj proceseve burokratike dhe, për pasojë, implementimi i çdo direktive politike të ardhur nga Shtëpia e Bardhë, lidhur me tërheqjen e trupave. Në fund, Carter mbeti thuajse i vetëm në dëshirën e tij për t’i kthyer trupat në shtëpi. Një Special National Intelligence Estimate (SNIE) i hartuar nga CIA në pranverën e 1979 konfirmoi gjetjet kryesore të Armstrong dhe do të rezultonte gozhda e fundit në arkivolin e planeve të Carter. Në vitin 2011 Abramowitz nënvizonte se “burokracia u bë bashkë në kundërshtimin e vendimit të tërheqjes së trupave”, me këtë të fundit “të varrosur kur analiza e CIA-s arriti në konkluzionin se kapacitetet ushtarake e Koresë së Veriut qenë shumë më të mëdha nga sa ishte menduar”.

Në vijim të disa muajve lufte burokratike më shumë (të fshehura mjeshtërisht publikut) pas botimit të SNIE-s dhe i influencuar nga konsiderata të tjera gjeopolitike, kryesisht dëshirën e administratës Carter për të normalizuar lidhjet diplomatike me Kinën, pengesa të ndryshme të brendshme – Kongresi fillimisht refuzoi që ta rriste ndihmën ushtarake për Korenë e Jugut (një parakusht për çdo tërheqje ushtarake), përderisa po përjetonte akoma pasefektet e skandalit “Koreagate” – ashtu se rezultat i takimi të nxehtë midis Presidentit amerikan dhe udhëheqësit koreanojugor Park në korrik të 1979 pas një samiti ekonomik të G7-ës në Tokio, Carter vendosi që t’i braktisë planet e tij të tërheqjes po atë muaj.

Më 20 korrik 1979 Zbigniew Brzezinski, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Carter, u lexoi gazetarëve një deklaratë të tij: “Tërheqjet nga Koreja e elementëve luftarakë të Dvizionit të II-të do të mbesin pezull. (…) Koha dhe ritmi i tërheqjeve përtej këtyre do të rishqyrtohen në 1981. Në këtë rishikim Shtetet e Bashkuara do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë rivendosjes së një balance të kënaqshme ushtarake Veri – Jug dhe provës së një procesi të prekshëm drejt një reduktimi të tensioneve në Gadishull”.

Carter u largua nga posti në 1980 dhe rishqyrtimi i një tërheqjeje të trupave amerikane nuk u bë kurrë. Deep State kishte luajtur për të fituar kohë dhe ia kishte dalë me sukses. Në fund, Presidenti arriti që të tërheqë 3000 trupa nga gadishulli – thjesht nuk mos dërguar më zëvendësime për ushtarët në përfundimin e tureve normale të shërbimit të ture – bashkë me 450 prej rreth 700 armëve bërthamore.

Jimmy Carter mbetet akoma edhe sot skeptik lidhur me vlerësimin e komunitetit të inteligjencës: “Ka pasur lidhje mjaft të ngushta midis drejtuesve ushtarakë të dy vendeve tona (Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut), kështu që shumë presion (ndaj procesit politikëbërës) erdhi nga Pentagoni dhe CIA. Isha deridiku skepktik ndaj raporteve të inteligjencës së Koreja e Veriut e kishte dyfishuar madhësinë e forcave të armatosura brenda pak vitesh, por nuk kisha asnjë mundësi që t’i kundërshtoja”. Fjalia e fundit sërish tregon një ndjenjë frustrimi se në fund qe vlerësimi i komunitetit të inteligjencës ai që shkaktoi anullimin e politikës së tij ndaj Koresë së Veriut.

Për pasojë, me një tjetër President amerikan që merr sërish në konsideratë një largim të trupave amerikane nga gadishulli në të ardhmen e afërt dhe kundërshtimin ndaj kësaj orvatjeje të mundshme që tashmë po formohet, Shtëpia e Bardhë do të bënte mirë të rishikonte debatin politik e periudhës 1977 – 1979 dhe fatin e planeve të Carter lidhur me këtë pikë nëqoftëse dëshiron t’ia dalë me sukses aty ku dështoi Presidenti i 39-të amerikan.

(nga The Diplomat Magazine)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Afërsi dhe divergjenca midis sovranëve të Gjirit Persik

Princat trashëgimtarë të Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe ndajnë objektivin e rimodelimit të rajonit. Ama strategjitë e tyre janë shumë të ndryshme.

Nofka e Mohammed bin Salman, Princit Trashëgimtar të Mbretërisë saudite, është e njohur: “Mizori”. Një kualifikim që e ka fituar prej kohës, shumë përpara vrasjes së Jamal Khashoggi dhe sekuestrimit të fisnikëve dhe funksionarëve sauditë në Hotelin Ritz-Carlton të Riadit. Kurse Mohammed bin Zayed, Princi Trashëgimtar i Abu Dhabi, nuk ka nofka. Një sinjal, veç të tjerash, i faktit që njeriu i fortë i Emirateve të Bashkuara Arabe është një personalitet i mësuar për të vepruar në hije, influenca e të cilit është proporcionalisht inverse me shikueshmërinë. Nëse do të duhej të kishte një nofkë ajo mund të ishte “Buratini”, duke qenë se ekspertët e Gadishullit Arabik e konsiderojnë mentorin apo trajinerin e lideri saudit. Të dy janë të impenjuar në konfliktin jemenas, në luftën ekonomike kundër Katarit dhe në shtypjen e çdo opozite në vendet e tyre. megjithatë të dy burrat, që nuk janë të së njëjtës gjeneratë (Bin Zayed është 57 vjeç, kurse Bin Salman thuajse 34), kanë personalitete shumë të ndryshme.

Mohammed bin Salman (i njohur me siglën MBS) është aq gjaknxehtë, i pakontrollueshëm dhe në kërkim të pareshtur shikueshmërië, sa Mohammed bin Zayed (MBZ) i shmanget publicitetit. Pak imazhe, pak diskutime, shumë pak shfaqje publike. Një hulumtues e ka përshkruar si “ana e fshehtë e Hënës”. “MBS sauditi” është i njohur tashmë në botë për menaxhimin kaotik e vendit të tij dhe prej një serie mossuksesesh të bujshme: lufta e Jemenit, ku Riadi ka ngecur aty; dështimi i embargos së bërë për të mbytur Katarin; humbja e çdo influence reale në konfliktet në vazhdim në portat e vendit të tij, në Siri dhe në Irak. Këtyre u shtohen paqartësitë që peshojnë mbi programin ambicioz të reformave ekonomike “Saudi Vision 2030”, i shpallur nga Bin Salman me fanfarë të madhe më 2016. Veç të tjerash, plani i ngjan “Abu Dhabi Vision 2030”, të cilin Bin Zayed e ka njoftuar më 2007 dhe që, në ndryshim nga ai saudit, nuk është i zhytyr në rërë.

Hapësirë të rinjve

Në kundërshtim nga dishepulli i tij, “MBZ emiratasi” është një llogaritës dhe një strateg i madh. Ngjitja e tij në pushtet në Abu Dhabi, shtetin më të pasur e më të fuqishëm të federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe, ka ndodhur në surdinë. Pak e nga pak ka future në dorë pjesën më të madhe e aktiviteteve të Emiratit dhe mban tashmë levat e pushtetit pa qenë formalisht mbret, sidomos pasi që vëllai i tij për babë Khalifa, Presidenti zyrtar i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sovran i Abu Dhabi, ka pësuar një iktus më 2014 dhe qysh atëhere nuk e ka më një rol politik. Është të qenit e tij një njeri aksioni që duket se e tërheq Princin saudit. Zëvendëskomandat i Përgjithshëm i ushtrisë më efikase të Gjirit, Bin Zayed është diplomuar në Royal Military Academy të Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka qenë në Afganistan si pilot dhe parashutist. Kurse Bin Salman, megjithëse është Ministër Mbrojtjeje, nuk ka përvojë ushtarake. Megjithatë, MBZ ka dashur që ta ngjisë sa më shpejt të jetë e mundur në majën e mbretërisë: Mbreti Salman bin Abdulaziz, i moshuar, i lodhur dhe i sëmurë, në fakt nuk e ka më drejtimin e vendit. Princi Trashëgimtar i Abu Dhabi është midis atyre që e konsiderojnë të nevojshme ngjitjen në pushtet të një gjenerate të re princash sauditë. Një kabllogram diplomatik i firmosur në tetorin e 2009 nga Richard Olson, ambassador amerikan në Emirate, i zbuluar më pas nga WikiLeaks, tregon mosbesimin e tij ndaj gardës së vjetër saudite: “Lidershipi në Abu Dhabi nuk humbet rast për t’u bërë me dije funksionarëve amerikanë në kali maty opinionin e tij se mbretëria qeveriset nga plakaruqë të mbaruar të rrethuar nga këshilltarë të bindur se Toka është e sheshtë”.

Por ardhja në pushtet e MBS nuk ka qenë e sigurtë. Princi ishte i dyti në radhën e suksesionit në fron pas kushëririt të tij, Princit Trashëgimtar Mohammed bin Nayef, i quajtur MBN. Në garën për fron ky i fundit dukej favoriti: kishte preferencën e vendeve perëndimore, sidomos të Shteteve të bashkuara, që ia çmonin aftësinë e tij në luftimin e terrorizmit dhe shpartallimin e al Qaedas në Gadishullin Arabik (AQPA). Dukej kështi partneri më i besuar krahasuar me MBS, që ishte totalisht i privuar nga përvoja. Vetëm se MBN nuk kishte mbështetjen e Bin Zayed. Sipas një kabllogrami tjetër amerikan, përballë mënyrave të tij qesharake, Bin Zayed nënvizonte se “Darwin kishte të drejtë”. Tek ai shikonte vazhdimësinë e rendit të vjetër saudit, që e konsideronte të papërshtatshëm ndaj sferës së sfidave rajonale dhe, me hir apo me pahir, një afërsi të presupozuar me Sheikun Hamad bin Khalifa al Thani, Emiri i Katarit (deri në abdikimin më 2013 në favor të të birit), një prej armiqve të tij për shkak të afërsisë me lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane.

Kështu, MBZ i është bashkuar frontit të atyre që në mbretërinë saudite shtynin për daljen nga skena të Bin Nayef. Dhe në fund e kanë arritur: dekreti mbretëror i 21 qershorit 2017 ka përmbysur rendin e suksesionit dhe e ka shkarkuar Bin Nayef nga të gjitha funksionet e tij. sipas burimeve të afërta me familjen, Princi është në arrest shtëpie në pallatin e tij të madh në Xhedah. Në këtë pikë mbetej për t’ju imponuar princi i ri trashëgimtar Shteteve të Bashkuara. “MBZ është impenjuar shumë për ta promovuar MBS në Uashington, ku ka mbështetje të mira”, nënvizon David Rigoulet-Roze, Docent francez ekspert i Gjirit dhe Drejtor i revistës “Orients Stratégiques”. Në këmbim, e ka shtyrë që të plotësojë dy kushte të domosdoshme në planin e brendshëm. I pari ishte t’u demonstrohej Shteteve të Bashkuara se ishte njeriu i duhur, duke promovuar një politikë reformash strukturore, ekonomike e sociale, por edhe të zakoneve. I dyti, i lidhur me të parin, ishte të frenohej pesha e wahabizmit, që mund të përbënte një hipotekë në suksesin e reformave, duke qenë se axhustimet politike të brendshme të mbretërisë nuk do të ishin të lehta të realizoheshin. Rigoulet-Roze shpjegon se të dy liderët kishin edhe qëllimin që të “realizonin në planin ndërkombëtar një afrim me Izraelin, gjë që do të shpjegonte raportet që Bin Salman ka vendosur me Jared Kushner, dhëndërr i Presidentit amerikan, 30 vjeçar si ai”.

Programe dhe aleanca

Sulmi i përbashkët ndaj Jemenit në marsin e 2015 ka konsakruar aleancën midis Bin Zayed dhe Bin Salman. Por ujdia e tyre nuk është pa probleme. “Çështja jemenase ka bërë të dalin në sipërfaqe divergjenca jo të kalueshme”, vëren David Rigoulet-Roze. “Parasëgjithash pse armiqtë e tyre kryesorë nuk janë të njëjtit. Në Jemen, si edhe tjetërkund, për MBZ është vëllazëria Myslimane, të akuzuar për krimet më të shëmtuara, akoma më shumë se Irani, i perceptuar si një kërcënim për të gjithë rajonin. Kurse për MBS janë rebelët houthi, për mbështetjen e supozuar që marrin nga armiku i tij i betuar: Irani”. Sipas studiuesit francez, në Jemen të dy nuk kanë të njëjtat objektiva: “Princi Trashëgimtar i Abu Dhabi do të donte të siguronte kontrollin e jugut të vendit të tij (në të kaluarën Jemeni i Jugut) dhe mbi Ngushticën e Bab al Mandeb, me objektivin e vendosjes së një pranie direkte mbi rrugët detare e Gjirit deri në Detin e Kuq nëpërmjet bregut jemenas”.

Një strategji e vërtetë afatgjatë “shumë e ndryshme nga ndërhyrja saudite në Jemen, strategjia e së cilës është padyshim konfuze”. Sipas Marc Lavergne të Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor në Paris dhe specialist i Gjirit dhe i Bririt të Afrikës, “ekspansioni detar i Emirateve është i lidhur me ambiciet kineze”. Kjo strategji aleance “synon që të hapë rrugën në Afrikë dhe ka si objektiva investimet dhe sigurinë ushqimore” e Emirateve, një vend në gjueti për territor dhe lëndë të para. Për Lavergne bëhet fjalë për “një kolonizim të ri, konturet e të cilit nuk janë ende plotësisht të përcaktuara”. Veç kësaj, kjo strategji futet “në kuadrin e ezaurimit të ardhshëm të resurseve petrolifere dhe e tërheqjes së amerikanëve nga rajoni”.

Emirate e Bashkuara Arabe, sidomos Dubai, Sharja dhe Ras al Khaima, paraqiten kështu si avampost i politikës ekspansioniste kineze të të ashtuquajturave “Rrugë të Reja të Mëndafshit”. Gjenden në kufirin e Oqeanit Indian dhe janë përballë portit pakistanez të Gëadar, pika kryesore e daljes në Gji e këtyre “rrugëve të reja” kineze. Në shkelje të çdo rregulli ndërkombëtar, në 2018 Emiratet e kanë çuar ushtrinë e tyre në ishullin jemenas të Socotra dhe kanë zbarkuar në Ngushticën e Bab al Mandeb, portën në Detin e Kuq. Njëkohësisht, pak e nga pak Abu Dhabi po pushton bregdetin afrikan, duke u vendosur në portet e Somaliland (në Berbera), të Eritresë (në Assab dhe Massawa), deri në Sudan. “Emiratet mund të projektohen jashtë, ndërsa Arabia Saudite nuk ka arritur akoma t’i zgjidhë problemet e saj të brenshme, në planin ekonomik, social e kulturor”, vazhdon Lavergne.

“Pushteti saudit e ka marxhinalizuar inteligjencën e saj, domethënë elitën teknokratike, elitën Shiite dhe familjet e mëdha të tregtarëve të Hixhazit, rajonit veriperëndimor të Gadishullit Arabik, hapësira natyrale e të cilit është Deti i Kuq. Këto elita kanë akoma rrjetet e tyre, por nuk kanë asnjë pushtet politik. Është e qartë që MBS nuk ka as vitalitetin dhe as dinamizmin e mentorit të tij për të bërë një strategji”. Sot çështja jemenase përbën një burim tensioni midis Arabisë Saudite dhe Emirateve. Një hulumtues që ka kërkuar të mbesë anonym se “në luftën e tij kundër houthive, Riadi ka marrë kontakte me lëvizjen ISLAH (partinë që përmbledh Vëllazërinë Myslimane dhe salafitët), duke shkelur atë që për Abu Dhabi është një vijë e kuqe”. Nga ana tjetër, gjithmonë për shkak të kësaj urrejtjeje ndaj Vëllazërisë Myslimane, “ushtria e Abu Dhabi ka lidhur në Jemen aleanca me formacione shumë më ekstremiste, me grupe salafite e xhihadiste, një lëvizje e papranueshme për regjimin saudit”, vazhdon hulumtuesi.

Minimum i domosdoshëm

Dy çështje të tjera kanë krijuar një distancë midis Bin Zayed dhe Bin Salman. E para ka të bëjë me Kryeministrin libanez Saad Hariri, që në nëntorin e 2017 është mbajtur në Arabi Saudite dhe i shtrënguar që të dorëhiqet. Në këtë rast, njeriu i fortë i Abu Dhabi ka shtyrë Presidentin francez Emmanuel Macron që të ndërhyjë dhe të shkojë në Riad për ta “liruar” Hariri. E dyta është vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, eliminimi gjakatar i të cilit njollos reputacionin e MBZ si mentor i princit saudit. David Rigoulet-Roze vëren se “kur MBZ ka mbrritur në Riad më 10 nëntor 2018, MBS mungonte në ceremoninë e mirseardhjes, një fakt anormal, pasi në vizitat e mëparshme e Princit Trashëgimtar të Abu Dhabi MBS ishte dukshëm në krye të kortezhit”.

Studiuesi nënvizon se në rastin Khashoggi “MBZ është pëprjekur që të qëndrojë sa më shumë të jetë e mundur larg nga furtuna ndërkombëtare që ka shpërthyer dhe e ka ekspozuar ndjeshëm MBS”. Disa prisnin një pozicionim më të fortë nga ana e tij, por Bin Zayed, i vetëdijshëm për postin në lojë dhe dukshëm kundër menaxhimit katastrofik të rastit, ka bërë minimumin e domosdoshëm, vazhdon Rigoulet-Roze, “duke u kufizuar që ta shprehë solidaritetin ndaj MBS vetëm me fjalë, një gjest i konsideruar shumë i dobët nga i interesuari. Është fakt që ose Princi Trashëgimtar saudit nuk ka denjuar ta presë personalisht MBZ për t’i manifestuar pakënaqësinë e tij apo ka qenë ky i fundit që ka preferuar të mos pritet nga MBS përpara se të takonte kokë më kokë Mbretin Salman”.

Pa mentorin e tij, Princi Trashëgimtar saudit do të mbetej i vetëm, duke parë boshllëkun që ka krijuar rreth vetes. Pastaj, ka edhe një diferencë tjetër midis tij dhe Bin Zayed: Princi i Abu Dhabi nuk ka bërë spastrime. “Është e vërtetë se aim ban frenat në dorë?”, pyet Lavergne. “Në pallatin e tij diskutohet shumë dhe rreth tij ndodhen tekrokratë të rinj, edhe ata princa, të gjithë njerëz me vlerë. Vetë MBZ ka një popullaritet të madh. Liderët e Emirateve janë si guidat, kanë besimin e njerëzve. Është e qartë: kur MBZ shëtit me biçikletë, të nesërmen nuk gjen as edhe një biçikletë të disponueshme nëpër dyqane”.

Por mbetet fakti që pas kësaj fasade të qeshur fshihet një realitet shumë i errët: refuzimi i çdo opozite politike dhe tolerance zero ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me islamin politik. “Nuk kanë kuptuar se për t siguruar stabilitet duhet lejuar një frymëmarrje e caktuar”, komenton Lavergne. Vëllazëria Myslimane pëson procese masive, midis të cilëve ai i verës së 2014, ku 64 persona janë dënuar midis 7 dhe 15 viteve. Kjo rreptësi i pëlqen Parisit. Gjatë inaugurimit të Louvre në Abu Dhabi, më 8 nëntor 2018, Emmanuel Macron ka deklaruar: “Për luftën kundër terrorizimit ekzistojnë prej kohësh shkëmbime me Emiratet që janë thelluar më tej dhe paqyrojnë besimin në këtë partneritet”.

Keto lidhje janë forcuar edhe më nga prania e bazës ushtarake franceze e Al Dhafra, e inauguruar në majin e 2009 nga Presidenti i atëhershëm Nicolas Sarkozy. Rigoulet-Roze shpjegon se marrëdhëniet midis Francës dhe Emirateve janë të shënuara nga besimi në faktin që Abu Dhabi ka prej kohësh një qëndrim intransigjent ndaj gjithë islamizmit. Një intransigjencë deri pak kohë më parë shumë më pak e dukshme nga ana e Doha apo e Riadit. Syudiuesi shton se mund të bëhet fjalë për “një formë “atraksioni emiratas” nga ana e Macron, siç ka pasur në të kaluarën një atraksion saudit të François Hollande dhe një atraksion kataras të Sarkozy”.

(Jean-Pierre Perrin për Mediapart)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Askush nuk ka legjitimitet sa kohë ka rënë parlamentarizmi

Artan FUGA

———————–

Ne sot kemi prej disa javësh që kemi humbur diçka të madhe. Kjo gjë është mekanizmi kryesor për modernizimin e Shqipërisë si edhe për t’a futur atë në shoqërinë e kombeve që përqafojnë shekullin e XXI.

Ka shumë pak vende që nuk e kanë. Në Europë përveç nesh të gjithë kombet e tjera e kanë.

Kemi humbur pluralizmin parlamentar!

E kemi pasur dikur aty midis dekadës të dytë dhe të tretë të shekullit të kaluar. Më parë nuk njihej. Per nja pesë dekada as bëhej fjalë. Me rënien e totalitarizmit e njohëm ashtu rakapjekthi për nja tridhjetë vjet, rrezikuam disa herë t’a shkrijmë, dhe tani ja jemi në gjendje pa këtë mekanizëm që është burim progresi social.

E cfarë më duhet se përse ka ndodhur. Qeveria thërret se ndodhi për shkak se iku opozita. Por, opozita përgjigjet se iku nga Kuvendi sepse ishte formalisht aty, si fasadë e pushtetit.

Një gjë është e sigurt. Klasa politike na ka lënë pa pluralizmin parlamentar.

Ne po bëjmë stadium të ri, por nuk kemi pluralizëm. Dështim!

Ne po rinovojmë piramidën, por nuk kemi pluralizëm. Turp!

Ne po ndërtojmë hotele me pesë yje, por nuk kemi pluralizimin. Pocaqi!

Ne bëjmë edhe festival teatrosh në kryeqytet. Por, nuk kemi pluralizëm.

Ne dashkemi edhe të hapen negociatat në shtator, por nuk kemi pluralizëm!

Ne jemi kthyer në kohëra parahistorike! Jemi për turp!

Edhe u digjitalizokemi, dhe japim miliona euro për televizionet private. Por, nuk kemi pluralizëm.

Ne paskemi edhe Akademi Shkencash, por nuk kemi pluralizëm!

Ne jemi kthyer në fis.

Vetëm kombet barbare nuk kanë pluralizëm! Ashtu qenkeshim ne!

Nuk bërtasim, nuk lemë punën, nuk përmbysim tavolinën e bukës, nuk rrimë pa gjumë, nuk fshehim fytyrën me turp se nuk kemi pluralizëm parlamentar. Sepse nuk e kuptojmë që pa të jemi të mbaruar!

Nuk sheh secili përgjegjësinë e tij përse e shkërmoqëm pluralizimin!

Edhe kur opozita ishte në parlament nuk kishim pluralizëm sepse kishim grupe parlamentare por pa deputetë. Kishim organizime klanike.

Tani më keq akoma në vend të pluralizmit të vërtetë na paraqesin sikur të ishim idiotë një pluralizëm prej gjasme. Individë që nuk përfaqësojnë asgjë shkojnë të zenë kolltuqe deputetësh në Kuvend. Nuk e dinë se bëjnë vepër të dënueshme nga ligja. Janë uzurpatorë. As më shumë dhe as më pak.

Edhe opozita ka përgjegjësinë e vet se përse e humbëm pluralizmin. Mos e harrojmë vitin e keq 2008.

Ne si komb kemi përgjegjësi përderisa pa pluralizëm parlamentar kujtojmë se kemi shtet, kemi platforma vetëqeverisëse, kemi nëpunës, kemi gjyqtarë, kemi ministra. Të gjithë janë të paligjshëm.

Pse?

Sepse ka rënë bartësi i sovranitetit të qytetarëve. Tani gjithçka është uzurpim.

Nuk ka legjitimitet as pedagogu që vendos notën,
as taksambledhësi që mbledh taksat,
as nëpunësi që zhytet në dokumente,
as ambasadorët,
as kryebashkiakët,
madje as ata që martohen,
që vdesin,
që marrin rrogat në fund të muajit,
kanë rënë maternitetet,
shtëpitë e fëmijës,
shkollat e vagabondave.

Zogjtë nuk kanë të drejtë të këndojnë!
Pranvera nuk ka të drejtë të vijë!
As Toka të rrotullohet.
Dielli të mos lindi në sabah!

Ne na kanë vjedhur pluralizimin!
Jemi kthyer në barbarë.

Kaq kishim fuxhut!

Tre dekada. Edhe ato tri dekada na e mbajti i huaji pluramizimin se po të ishte për ne, skizofrena sikurse jemi do ta kishim likujduar armikun duke mbetur vetëm në ishull si Robinson Kruzoi.

 

5 konkluzionet e tryezës së PD për arsimin e lartë, Basha: Modeli ynë europian do t’i japë fund tranzicionit 30 vjeçar

1. Ligji i ri i arsimit të lartë nuk do të jetë produkt i PD, i konsultuar më pas me ju, por do të jetë produkt i përbashkët, me pjesëmarrjen e të gjithë ekspertëve që përfaqësojnë të gjitha rrymat e mendimit. Ligji, që ne do të bëjmë gati në muajin tonë të parë të qeverisjes, do të përfaqësojë jo vetëm zgjidhjet më konsensuale, por edhe europianepër të ndalur kolapsin ku na ka sjellë lgjii klentelisto-sovjetik që kemi sot.

2. Dyfishimi i buxhetit është përgjigja jonë politke, ëahtë zotimi ynë për të ndalur krizën dhe kolapsin e arsimit të lartë.

a) Brenda këtij dyfishimi perfshihet infrastruktura universitare, bibliotekat, laboratorët, përditësimi teknologjik të universiteteve dhe konviktet.
b) Dyfishimi i buxhetit përfshin politikën e pagave konkuruese, të paktën me rajonin, i pedagogëve.
c) Do të trajtohet subvencionimi i plotë i tarifave për studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë ne muaj apo subvencionimi i pjesshëm i tarifave universitare i studentëve që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj. Asnjë i ri, që ka vullnetin të studiojë, por nuk ka mundësi financiare, nuk do të mbetet jashtë universitetit.

3. Arsimi parauniveristar. Çfarëdo reforme të ndërmarrim në arsimin e lartë, arsimi parauniversitar është përcaktues. Shumë shpejt do t’i rikthehemi kësaj tryeze për t’ju bërë të ditur pikëpamjet tona, programin tonë dbe për ta pasuruar atë së bashku me ju.

4. Çdo hap abuziv që është hedhur me pronat e universiteteve, siç po bëhen lojra për të kthyer kampusin universitar në një projekt tjetër korruptiv apo edhe lojra të tjera kudo që bëhen, do të marrin përgjigjen e merituar ligjore. Çdokush që do të luajë sot me fatin e universiteteve, do të trajtohet në mënyrën më të rreptë nga ligji. Për këtë ka zotimin tim sot. Nuk do të tolerohet asnjë tjetërsim i pronës universitare dhe do të goditet me ashpërsinë më të madhe.

5. Për personat me aftësi të kufizuar, të verbërve, personave që janë plotësisht të deprivuar për shkak të pamundësisëë ekonomike, angazhimi i PD është i qartë: ato fonde që u janë hequr familjeve në ndihmë ekonomike, trajtimi i 2 shoqatave si të nënës dhe 3 shoqatave si të njerkës, për faktin e vetëm se në 2 shoqata kryesia kontrollohet nga rilindja dhe 3 të tjerat janë jashtë kontrollit të saj, këto praktika do të marrin fund.

Ne po luftojmë jo vetëm të sjellim PD në pushtet, por të sjellim modelin europian, shërbyes të barabartë, në bazë të ligjit dhe jo të vullneteve personale. Ky është transformini për të cilin po luftohet dhe për të cilin kemi thirrur të gjithë shqiptarët në betejë.

Gabohen ata që mendojnë se betejën e bëjmë vetëm për rotacion politik. Rotacionin politik do të vijë dhe nuk ka forcë ta ndalë. Per këtë nuk ka asnjë diksutim. Ne nuk po luftojmë për një rotacion politik, që, i përkthyer në dy fjalë, do të thotë:

• Fund tranzicionit prej 3 dekadash.
• Standarde europiane në demokraci, në zgjedhje, në shtetin e së drejtës, në ekonomi, në shëndetësi,në arsim, e në veçanti në arsimin universitar.

Doris Pack: Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, pasi këtu gjithçka është e politizuar…

Ish-deputetja e PE-së dhe raportuesja për Shqipërinë Doris Pack foli në konferencën e prezantimit të programit të PD për arsimin, ku i pranishëm ishte kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe pedagogë e akademikë.

Sipas politikanes së njohur europiane, shumë të rinj janë larguar nga Shqipëria për të studiuar në vende të tjera pasi në Shqipëri gjithçka është e politizuar.

“Nuk e kam patur rastin deri më sot të gjendem mes kaq shumë akademikëve në Shqipëri. Mund t’ju them se kam patur shumë studentë tuajt si praktikantë në zyrën time dhe ata kanë punuar aq mirë sa tregon edhe cilësinë e punës tuaj. Sot në Shkodër takova një ish-student timin dhe ishte një mundësi e mrekullueshme për mua. Nëse një vend nuk shfrytëzon mundësitë e arsimit, ai s’bën dot hapa përpara. Universiteti duhet të punojë në mënyrë të pavarur, ata duhet të mbeten të tillë dhe asnjë palë politike s’mund tu thotë se si ta bëjnë punën e tyre.

Nëse nuk u referohemi vendeve si SHBA, Kina Japonia që kanë ivnestuar shumë në kërkimin shkenxor, ska për të pasur të ardhme. BE nuk harton politika në fushën arsimore, janë vetë vendet që I bëjnë këto, madje në Gjermani, janë landet vetë që hartojnë politikat arsimore. Por BE i ndihmon këto vende, si Shqipëria e gjetkë, për të ndihmuar të rinjtë të njohin Evropën, përmes bursave si Erasmus. E di se shumë të rinj shqiptarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, por do doja që ata të kthehen në Shqipëri dhe dijet ti vënë në jetë në vendin e tyre.

Shumë studentë që kam njohur më thonë: Po u ktheva, nuk gjej dot punë, nuk jam i angazhuar politikisht e nuk mund të punoj në administratë e as të gjej një vend pune. Fatkeqësisht sistemi në Shqipëri është komplet i politiziuar dhe është negative jo veç për arsimin, por edhe për imazhin e vendit, në mënyrë që të nxitet kthimi i të rinjve në vendin e tyre. Kjo mbetet një detyrë e qeverisë.

Githashtu qeveria duhet t’u lërë të bëni kërkimet shkencore, t’ju mbështesë financiarisht, por pa ju thënë se në cilën fushë ju duhet të hulumtoni. Vij nga Sarbruken, nga pozita gjeografike është në kufi me Francën. Dhe mund tju them se universiteti i qytetit është I lidhur me 3 shtete, Francën, Belgjikë dhe Luksemburgun. Nëpërmjet këtij partneriteti studentët kanë mundësi të studiojnë në të 3 këto vende dhe diploma është e vlefshme në të 3 këto vende”, tha në fjalën e saj Pack.

Basha shpall programin e PD për arsimin: Subvensionim 100 përqind të tarifës për studentët dhe 2200 dollarë bursë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një tryeze me pedagogë dhe përfaqësues të arsimit të lartë në vend, është shprehur se, universitetet janë në krizën më të thellë në 29 vjet.

Gjatë takimit, kreu i PD shpalosi edhe programin e Partisë Demokratike sa i përket nxjerrjes nga kriza të arsimit të lartë dhe mbështetja ndaj studentëve ekselentë dhe atyre në vështirë ekonomike. Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet do të jepen 2200 dollarë bursë për studentët.

Fjala e plotë e kryetarit Basha

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të nderuar profesorë,

Si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i opozitës vij jo vetëm për të shpalosur programin për arsimin në tërësi, por mbi të gjitha për t’u angazhuar si dëgjues në radhë të parë, dhe së dyti i gatshëm në çdo ndërveprim, pyetje-përgjigje apo debat, për të avancuar më tej vizionin tonë për ta nxjerrë arsimin nga kriza e thellë ku ndodhet sot.

Do desha të ngulisim fort, që në nisje të takimit, disa fakte të dhimbshme që përbëjnë edhe gjenezën e proceseve të ndryshme politike, akademike, studentore, për të adresuar krizën e rëndë të arsimit të lartë.

Zonja e zotërinj, ne jemi sot këtu pas disa muajve të cilët kanë kulmuar krizën e thellë ku ndodhen institucionet e arsimit të lartë. E tillë ishte lëvizja studentore e dhjetorit e janarit, dhe gjithçka që ka vazhduar pas kësaj, vetëm sa fakton se vendi ndodhet, sa i përket arsimit të lartë, në krizën më të rëndë që ka parë në 29 vite. Aspekti i parë i kësaj krize duket qartë në krizën e financimit. Prej vitit 2013, ku buxheti për arsimin në tërësi kapi shifrën e 4,24 %, kjo shifër ka qenë në rënie graduale, për të arritur në vitin 2019 në 3,29 %, e projektuar në 3,05 % e prodhimit të brendshëm bruto. Kjo në një kohë kur niveli minimal për të garantuar standardet rajonale të arsimit të lartë duhet të jetë jo më pak se 5 %. Kjo krizë është edhe më e rëndë, po të shohim se një pjesë e mirë e këtij buxheti nuk shkon as për pedagogët, as për infrastrukturën universitare, as për infrastrukturën e kërkimit shkencor, as për infrastrukturën konviktore, në fakt një pjesë e madhe e këtyre parave kanë shkuar për rikonstruksionin e Ministrisë së Arsimit, i cili siç jeni të gjithë dëshmitarë ka angazhuar fonde maramendëse, dhe një fasadë me të vërtetë llamburitëse të mermerit më të shtrenjtë, e tejkalueshme në kosto dhe në luks, vetëm nga orenditë e reja, të blera për të dekoruar zyrën e ministrit kryesisht,dhe disa prej sallave brenda ministrisë. 

Ndërkohë rënia në pikiatë e financimit për arsimin e lartë dhe arsimin në tërësi shoqërohet vetëm nga një rënie tjetër në pikiatë, e cila është me të vërtetë e tmerrshme, braktisja e studimeve. 133 mijë nxënës dhe student kanë braktisur në këto 4 vite shkollën, pra 1 në 6 nxënës dhe 1 në 4 studentë, po të marrim statistikat zyrtare të vendit. Në vitin 2013-2014, numri total i nxënësve të regjistruar ishte 786 mijë. Në vitin 2017-2018, ky numër ky numër briti në 653 mijë. Në këto 4 vite, 2013-2-17, sipas statistikave, arsimi 9-vjeçar ra me 57403 nxënës më pak. Në arsimin e mesëm u regjistruan 31 875 nxënës më pak dhe në arsimin e lartë 44 425 më pak student.

Braktisja e arsimit, padyshim që shoqërohet edhe me braktisjen e vendit. Një numër i madh i nxënësve, dhe në veçanti një numër i madh i studentëve, ju është pamundësuar për shkak të mos mbështetjes me fonde të arsimit të lartë, dhe për shkak të krizës ekonomike, ndjekja e universitetit. Ndërsa një pjesë e madhe, përllogariten të jenë larguar nga vendi.

Përmenda sot, gjatë një takimi me rininë në Lezhë, një shifër prej 100 mijë nxënësish më pak, krahasuar vetëm me vitin e kaluar. Dhe tani jam i detyruar nga etika e transparencës publike, t’ju them se nga vjen kjo shifër?!

100 mijë nxënës më pak, është shifra që vjen nga agregati i blerjes së teksteve shkollore, nga të gjithë shtëpitë e botimit të teksteve shkollore.

Është një shifër e tmerrshme.

Nëqoftëse llogarisim 2 fëmijë për çdo familje, do të thotë; 50 mijë familje të cilat nuk ndodhen në Shqipëri, sepse mendoj se mbi 99 përqind të tyre nuk kanë shkuar në shkollë se nuk ndodhen në Shqipëri dhe po marrim 1-2 përqind që ndodhen akoma këtu dhe kanë arsye të tjera.

100 mijë fëmijë, të paktën 50 mijë familje të larguara nga vendi.

Hemoragjia vazhdon përditë. Kjo përbën një emergjencë kombëtare. 

i kalon kufijtë e planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë, për të nxjerrë arsimin e lartë nga lluca ku e ka xhytur verbëria, babëzia, korrupsioni dhe urrjejtja ndaj arsimit të lartë dhe ndaj profesorëve, si dhe investimi në injorancë, si investimi më i mirë për konsolidimin e pushtetit jashtë ligjit.

Kemi të bëjmë me një çeshtje: të jemi a mos të jemi?! Me këto ritme, vendi do të shëndërrohet në një azil për të moshuarit.

Në këtë kuadër, platforma jonë, programi ynë për arsimin, ka propozime të qarta dhe të forta, të cilat kanë të bëjnë me dy aspekte;

Së pari: financimin. Kemi deklaruar, “arsimi një prioritet kombëtar absolut”, pra prioriteti numër 1 kombëtar të vendit.

Dhe natyrisht vetëm financimi nuk mjafton. Rikonceptualizimi, si sa i përket standarteve, parimeve, të funksionimit dhe menaxhimit të arsimit të lartë, ashtu edhe sa i përket një qasje europiane, bashkëkohore, që do të bëjë të mundur që arsimi i lartë të mos funksionojë i izoluar nga realiteti ekonomik i vendit, port ë jetë pjesë përbërëse e një trekëndëshi vendimarrje, qeveri-ekonomi-botë universitare, me qëllim që ti përshtatet nevojave të tregut dhe të udhëheqë nevojat e këtij tregu, drejt një ekonomie të re. të re në koncepte, të re në teknologji, të re në aftësinë për të thithur investime dhe për të krijuar vende pune. Të re në mundësitë për të përfituar, nga revolucioni më i thellë teknologjik i cili tashmë ka filluar. Deri para disa muajsh thonim: do fillojë, tashmë ka filluar. Revolucioni i inteligjencës artificiale, revolucioni i robotikës, revolucioni i “kompjuterave quantum”, revolucioni i bio-teknologjisë dhe revolucioni në materialet e ndryshme të përdorimit industrial.

Në 5 fusha bota po shëndërrohet më shpejt dhe më thellë, dhe do të shëndërrohet më shpejt dhe më thellë, brenda 5 viteve të ardhëshme seç është shëndërruar në 200 vitet e fundit. Asnjë vend e aq më pak një vend në zemër të Europës, nuk e ka luksin ta humbasë këtë mundësi të jashtëzakonëshme. Dhe kjo mundësi e jashtëzakonëshme, përbën një shans për të lënë mbrapa 5 vite stanjacion dhe prapambetje në fushën e arsimit të lartë. Përbën të njëjtin shans që përbente dikur për shqiptarët, shpikja e teknologjisë celulare me një shoqëri ku vetëm 2 përqind e saj, kishte telefoni fikse me tel bakri. Brënda vitit 1996 u shtruan fibër optike për kapita, aq sa në Europën perëndimore. Brenda vitit 1999-të, depërtimi i teknologjisë celulare arriti nivele të barabarta me Europën veri-perëndimore.

Shanset që na ofron ky revolucion teknologjik, i cili tashmë ka zbarkuar, dhe nevojat e një tregu gjigand me lokomotivë ekonominë gjermane janë të jashtëzakonëshme. Vetëm në fushën e Teknologjisë së informacionit mbi 2 mlion vende të reja pune do të happen, shumica prej tyre me njerëz të kualifikuar që mund të operojnë nga shtëpitë e tyre, që nuk kanë nevojë të emigrojnë në Frankfurt, Berlin, Hamburg, Këln apo në Mynih, por që mund të punojnë nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça, kudo tjetër, mjafton të jenë të përgatitur, të posedojnë aftësitë dhe të jenë të ndërlidhur me tregun europian të punës.

Kjo natyrisht, më lehtë thuhet sesa bëhet. Por ne kemi një vision të qartë, të mbështetur në modelin më të suksesshëm në Europë, që është modeli  gjerman “Dual vocational training system”, të cilët përmes ndarjes 50 me 50 përqind të kohës midis auditorit, seminarit, pra pranisë dhe instruksionit akademik dhe 50 përqind të praktikës drejtëpërdrejt në terren, po përvijojnë arsimin e lartë të shekullit të XXi (21).

Që ta bëjmë këtë na duhen tre gjëra:

Së pari na duhet përvoja, dhe marrja e përvojës nuk është diçka e thjeshtë, e lehtë dhe që mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë. Por ne kemi një shans të jashtëzakonshëm, jo vetëm programi i Partisë Demokratike, por edhe bashkëpunimi i ngushtë me partinë tonë simotër, CDU-në e Angela Merkel dhe “Konrad Adenauer Siftung”, ka bërë të mundur që ne të përfitojmë, jo thjeshtë njohuritë, dijeninë se si ndërtohet ky sistem, por edhe kontaktet shumë të vyeshme për ta kthyer këtë, jo thjeshtë në një përfitim të Shqipërisë, por në një ushtrim ëin-ëin, si për Shqipërinë dhe brezin e shqiptarëve, ashtu edhe për industrinë gjermane të etur për vende të kualifikuara pune.

Së dyti, por do të thoja e para për nga rëndësia, është që ky vullnet politik, që sot ka formën e një programi të detajuar të Partisë Demokratike, nesër të përkthehet në atë që përkthehet vullneti politik, në qeverisje dhe në buxhet.

Dhe së treti, duhet që ky buxhet të administrohet në mënyrë të tillë, që të mos kthehet në më shumë tendera  për rikonstruksion zyrash luksoze, blerjes automjetesh luksoze, por të shkojë me të vërtetë aty ku ka nevojë arsimi i lartë.

Për ta përmbyllur, më lejoni të ju siguroj se ne i qëndrojmë fuqimisht propozimit të bërë public në dhjetor, për dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, pra për një shtesë 74 milionë dollarësh amerikanë në mënyrë të përvitshme, të ndarë në dy lote kryesore:

Loti i parë i cili përbëhet nga afro 34 milion dollar, do të shkojë për të adresuar një nga problemet më kryesore; të aksesit në arsimin e lartë, fakti që nuk përballohen tarifat e larta, ndër më të lartat në Europë, për cilësinë më të dobët të arsimit të lartë në Europë. Nuk është thjeshtë paradox, është kriminale.

Pra, nga këto 74 milion dollarë, do të përdoren 38 milion dollarë, për të financuar, për të subvensionuar tarifat universitare të universiteteve publike, sipas një skeme ku studentët që vijnë nga familje me më pak se 640 mijë lek të vjetra të ardhura në muaj, do të përfitojnë subvensionin e plotë të tarifës Bachelor dhe Master, duke e konsideruar këtë të ardhur mujore minimumin jetik të të ardhurave. Ndërkohë që për familjet me mbi 640 mijë lek të vjetra të ardhura në muaj, do të përfitohet subvensionimi 50 përqind i tarifës Bachelor dhe Master. Efekti total është 38 milion dollar.

5 milion dollar të tjerë, do të dedikohen për të ndihmuar përveç subvensionimit 100 përqind të tarifës edhe me një bursë prej 2200 dollarësh në vit, një kontigjent prej afro 5-6 mijë studentësh, të cilët edhe nëse ju subvensionohet totalisht tarifa universitare, e kanë të pamundur ekonomikisht të mbijetojnë. Pra të paguajnë për ushqime, qera, libra, veshmbathje, abonenë, apo transportin ndërurban.

Pjesa tjetër, 32 milion dollar në vit, janë planifikuar të investohen gjatë një periudhe 4-vjeçare, sa ç’është mandate normal i një qeverie të legjitimuar në mënyrë demokratike, në drejtim të investimit në infrastrukturën konviktore dhe infrastrukturën akademike të Universiteteve publike shqiptare.

Elemenit i tretë: Menaxhimi këtyre fondeve dhe menaxhimi i universiteteve në tërësi. Është emergjëncë kombëtare, largimi nga cetralizimi total, hiperstalinist që bën ligji actual për arsimin e lartë, dhe akoma më keq zbatimi apo moszbatimi i këtij ligji. Sepse edhe në fushën e arsimit të lartë, si kudo tjetër, po sundohet me dekret, “Rule by decree”. Shpesh herë në mungesë të VKM-ve dhe akteve të tjera nënligjore, janë vullnetet personale të të parit të qeverisë, apo të ministrit të arsimit, që vendosin dhe që kanë çuar, jo 5 por as 29, por 50 vite prapa, vendimarrje të tilla siç është psh; vendimarrja për kërkimin shkencor. Zonja Pack ndoshta e di, nëqoftëse nuk e di, me siguri do të shokohet, nëse dëgjon se për të miratuar kërkimin shekncor, duhet firma e ministrit të arsimit. Gjë që nuk ka ekzistuar në diktaturën komuniste, ç’është e vërteta. Ndërkohë që buxheti total për kërkim shkencor për gjithë Republikën e Shqipërisë, nuk kalon 600 mijë dollar.

Demokratizimi, decentralizimi, natyrisht duke ruajtur rolin e qevrisë si gardiane e interest publik, pra edhe gardiane  e përdorimit të parasë publike, do të jenë parimet që do të udhëheqin këtë model të ri të administrimit të universiteteve, duke i dhënë një rol të rëndësishëm, vendimarrës, pedagigëve. Duke u dhënë një rol të rëndësishëm studentëve, po kështu në këtë vendimarrje.

Po padyshim qeveria jonë, qeveria e re shqiptare, do të ndërtojë çdo prioritet të investimit të parave publike në univeristetet publike, mbi kriterin e performancës. Dhe performance nuk do të jetë, thjeshtë dhe vetëm numri i diplomave të cfarëdo dege që dalin nga universitetet publike, por realizimi i objektivave të përbashkëta kombëtare që do të vendosin në trekëndëshin; botë universitare-ekonomi-qeverisje publike. Që do të thotë se ato degë të cilat më të vërtetë premtojnë ti japin një hop, një kërcim të madh përpara mundësive për punësim, për thithje të teknologjisë së avancuar, apo që kanë rëndësi të veçantë për gjendjen ku ndodhet vendi, siç është psh: nevoja akute për të rritur numrin e mjekëve. Apo ato degë të tjera të inxhinierisë dhe të çdo fushe tjetër, të cilat premtojnë jo thjeshtë dhe i përgjigjen nevojave aktuale të ekonomisë, por të projektojnë një ekonomi në rritje, padyshim që do të kenë dhe do të marrin pjesën e luanit nga financimi public. Nuk do të jetë pra një process bajat, i ndenjur, ndarje fondesh në mnëyrë matematike, por do të jetë një proces i udhëhequr nga suksesi në treg, nga performance në treg dhe natyrisht në ato aspekte që janë jashtë tregut, por që kanë rëndësi kombëtare, siç është shëndetësia, siç është vetë arsimi, ku numri i pedagovë, 3 për 1 mijë banorë është tre herë më  i ulët se mesatarja europiane. Këto do të jenë dhe degët që do të kenë prioritetin kryesor.

Me këto tre parashtrime, kam përmbyllur tre kollonat kryesor të vizionit dhe programit tonë për Arsimin e Lartë, program i cili është shumë i detajtuar dhe absolutisht, kemi mundësinë sot dhe në vijim të dëgjojmë kontributin tuaj, por edhe të përgjigjemi për çdo pyetje apo koment që mund të keni mbi këtë program.

Ka një të ardhme për arsimin e lartë shqiptar, ka një të ardhme për studentët shqiptarë, ka një të ardhme për pedagogët shqiptarë, dhe ju siguroj se ajo e ardhme do të duket krejt ndryshe nga e sotmja që ka projektuar kjo qeveri nga shullazizimi i universiteteve, nga ndërhyrja sovjetike në vendimarrje, nga përpjekja maoiste për ti kundërvënë studentët, pedagogëve, për qëllime të ulta politike.

Do të jetë një e ardhme europiane.

Faleminderit për vëmendjen!

Qendrimi per Ligjin e Arsimit të lartë

Qëndrimi ynë për ligjin e arsimit të lartë nuk ka ndryshuar. Anullimi I ligjit të arsimit të lartë, do të jetë realitet në orët e para të qeverisjes tonë. Për këtë arsye kemi ngritur një grup pune, një bërthamë e cila do të nisë punë për hartimin e ligjit të ri të lartë. Do të kërkojmë për këtë, jo thjeshtë konultim, por ekspertizën e të gjithë faktorëve të interesuar, duke përfshirë në veçanti pedagigët e universiteteve publike, por edhe të universiteteve jopublike, në mënyrë që ligji të cojë drejt një produkti me interes public dhe kombëtar, jo drejt një produkti as klientelist por as të padrejtë, mbytës për konkurencës, sepse ne jemi një parti që beson se konkurenca e çon përpara shoqërinë, përfshirë kjo edhe në fushën e arsimit.

Pra, jo vetëm kapitulli I 12-të, por I gjithë ligji për arsimin e lartë, një produkt I shtrembëruar, I qellimeve të kompromentuara që në fillim, pavarësisht se çfarë u deklarua, do të jetë ndër ligjet e para që do të anullohen nga qeverisja e ardhëshme. Ndërsa parimet që shpreha para jush, ato të decentralizimit, të autonomisë universitare dhe të përgjegjshmërisë në raport me fondet publike, do të jenë baz ambit ë cilën do të ndërtohen konceptet e reja të arsimit të lartë në ligjin e ri për arsimin e lartë.

Qëndrimi për Kampusin Universitar

Sa për kampusin universitar, çeshtja e kampusit universitar është një çeshtje e pastër korruptive. Ju e dini fare mirë, siç di dhe unë, që territory I caktuar për Kampusin universitar, është sot pjesë e një loje mafioze, me përfshirje të drejtëpërdrejtë të të parit të qeverisë, të të parit të bashkisë. Për fat të keq ka shkatuar edhe një luftë të brendëshme në profesioriat, luftë klanesh se kush do ketë të drejtën për të marrë dhe për të tenderuar ndërtimin e kampusit dhe si do të tenderohet ky kampus.

Sa pjesë e territorit do ti shkojë kampusit dhe sa do ti shkojë parkimit. Dhe çfarë do të ndërtohet mbi parkim apo cili nga oligarkët do ta ndërtojë. Natyrisht që ne nuk do të lejojme diçka të tillë të ndodhë. Sot me fuqinë e mobilizimit qytetar, studentor, shpresoj dhe të pedagogëve,  dhe nesër me fuqinë e ligjit dhe legjitimitetin e votës së qytetarëve, do të bëjmë të mundur që jo vetëm ky territor, por edhe çdo territor universitar, të ruhet nga grabitja, nga sjellja grabitqare që shohim me territoret publike, e shohim te Universiteti Bujqësor, I kanë vënë syrin edhe Kopshtit Botanik, dhe të shërbejë ekskluzivisht vetëm për nevojat universitare.

Helmim masiv nga uji në Bulqizë, 30 persona përfundojnë në spital

Tridhjetë persona nga Bulqiza janë paraqitur ditën e sotme në spitalin e qytetit me shenja helmimi.

Sipas mjekëve të spitalit, shtetasit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Mjeku Shahin Kaja, i cili ishte mjek roje gjatë të shtunës i tha BIRN se rreth 16 nga të sëmurët vinin nga “Qyteti i Vjetër”, ndërsa 4 nga pjesa tjetër e qytetit. Ai tha se nisur nga shpërndarja gjeografike e personave me simtoma helmimi, dyshimet kryesore binin mbi ujin e pishëm.

“Nisur nga ky fakt dhe duke qenë se nuk ka pasur ndonjë dasëm apo ndonjë festë, dyshojmë që helmimi mund të vijë nga uji i pijshëm”, tha Kaja.

“Dhimbje barku, të vjella, si unë më pas goca dhe nusja. Kur shkuam në spital gjetëm edhe shumë të tjerë që po merrnin mjekim me po të njëjtat shqetësime si ne, madje edhe një i afërm i joni. Mendoj se kjo ka ardhur nga uji i pijshëm”, ka thënë një prej qytetarëve.

Personat e helmuar që kanë marrë mjekim në Spitalin e Bulqizës deklarojnë për BIRN se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke dhe po ashtu dyshojnë se shkaku është uji i pijshëm.

“Dhimbje barku, të vjella, si unë më pas goca dhe nusja. Kur shkuam në spital gjetëm edhe shumë të tjerë që po merrnin mjekim me po të njëjtat shqetësime si ne, madje edhe një i afërm i joni. Mendoj se kjo ka ardhur nga uji i pijshëm.”, u shpreh për BIRN një qytetar i Lagjes së Vjetër në Bulqizë, i cili kërkoi që të mos i përmendej emri.

Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Dr. Hazis Jella i kontaktuar me telefon nga BIRN, konfirmoi se një numër përsonash  kishin shkuar në spital: “Me komplikacione të tilla si të vjella dhe dhimbje barku.” Jella megjithatë tha se nuk dihet ende shkaku i helmimit, pasi janë strukurat e Drejtorisë së Shëndetit Publik që përcaktojnë një gjë të tillë.

Ndërkohë doktori tjetër Kaja i tha BIRN se duke u nisur nga shpërndarja gjeografike e të sëmurëve dhe simtomat dyshimet kryesore binim mbi ujin. Kaja tha se fakti që shumica dërrmuese e të sëmurëve vinin nga e njëjta zonë e qytetit dhe se fluksi ishte shtuar, pa pasur ndonjë arsye tjetër krijonte bindjes se kishim helmim nga uji.

Zyrtarët mohojnë problemin

Nga ana tjetër Flamur Meta, drejtor i Shëndetit Publik në Bulqizë tha se ishin duke hetuar rreth shkaqeve, ndërsa i tha BIRN se nuk kishte të dhëna për helmim nga uji. “Ne bëjmë analizat e ujit dhe unë nuk kam pasur ndonjë sinjalizim nga laboratori që analizat e ujit të kenë dalë me probleme në qytet. Unë si drejtues sinjalizohem kur analizat e ujit nuk dalin konformë parametrave, dhe nuk kam pasur një sinjalizim të tillë”, deklaroi Meta për BIRN.

Meta po ashtu tha se mund të ishin virozat e stinës që kishin shkaktuar fluksin në rritje të persona me shqetësime në spitalin e Bulqizës.

Po ashtu edhe Nedion Muça, drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Bulqizë, mohoi se kishte probleme të ujit, ndërsa tha se analizat e kryera të premten nuk kishin treguar probleme. “Nëse do të kishte pasur ndonjë sinjalizim nga DSHP për prani të ndotjes, nga ana jonë do të kishte pasur ndërhyrje. Kështu që nuk besoj se ka pasur ndonjë helmim nga uji”, u shpreh Muça për BIRN.

Megjithëse u rindërtua në vitin 2013-të rrjeti i furnizimit me ujë në lagjen “Qyteti i Vjetër” në Bulqizë ka vijuar të ketë probleme, ndërsa banorët ankohen për orare mjaft të kufizuara të furnizimit.

Në rrjet ka ndërhyrje të jashtëligjshme, ndërsa një pjesë e depozitave janë lehtësisht të aksesueshme nga personat e jashtëm dhe janë të ekspozuara ndaj ndotjes.

Premtimi i Bashës: Pensioni minimal do të jetë jo më pak se 250 mijë lekë

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij me qytetarët e Lezhës tha mes të tjerash se, vëmendja do të kthehet te bujqësia dhe mundësia që prodhimet shqiptare të tregtohen jashtë vendit, ndryshe nga pamundësia aktuale me të cilët përballen fermerët shqiptarë.

Basha duke komentuar situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet familja shqiptare, si edhe shpopullimin e shpejtë të vendit si pasojë e keqqeverisjes së Ramës, ka përsëritur edhe njëherë premtimin se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, pensioni minimal do të jetë jo më pak se 250 mijë lekë.

“100 mijë fëmijë më pak se një vit më parë, 100 mijë vogëlushë të larguar që do të thotë se vetëm vitin e kaluar janë larguar 50 mijë familje. Rënia dramatike e prodhimit bujqësor ka çuar në braktisjen totale të fshatit. E vetmja qeveri do të hyjë në historinë e Evropës që shkatërroi skemën e subvencioneve. Rama bën selfie me Vuçiç, punë e madhe se fermeri serb i sjell prodhimet këtu e fermeri shqiptar jo. Moshës së tretë i them se nuk ka tërheqje pas, pensioni minimal 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo do të bëhet realitet për çdo pensionist”, premtoi Basha nga Lezha.

Kreu i PD premtoi subvencionet më të larta ndonjëherë për fermerët.

Basha u ndal edhe te sfida e Shqipërisë për integrimin në BE.

“Integrimin europian e arrestuan e funtën në burg! S’ka integrim, s’ka mirëqenie me Edi Raman. Ndaj është detyrim largimi i Ramës për çdo shqiptar që do të mirën e vendit.

Po ç’rëndësi ka kjo kur Rama bën selfie me Vuçiçin, aq i duhet! Prodhimet shqiptare do jenë të parat. Subvencionet tona do garantojnë zerimin e kostos së imputeve. Ulja e çmimit të naftës, do ndihmojë fermerët. Prodhimet shqiptare të bëhen një faktor i rëndësishëm prodhimi me prodhime cilësore dhe me çmime të përballueshme për qytetarër”, shtoi Basha.

Doris Pack shigjeton Ramën: Asnjë politikan nuk duhet të dalë mbi drejtësinë…

Ish-deputetja e PE, Doris Pack, në një konferencë për shtyp nga Shkodra, ka folur për aktualitetin politik dhe social në Shqipëri.

Sipas saj, asnjë politikan nuk duhet të dalë mbi drejtësinë ndërsa djegien e mandateve nga deputetët e opozitës e konsideron si të vetmin opsion pas ngërçit në gjykatat më të larta të Shqipërisë.

“Vetingu po bëhet, por është krejtësisht artificial. Drejtësia është shumë problem dhe pa të nuk ka demokraci”, u shpreh Pack për gazetarët.

Gjithashtu, ajo nuk ka lënë pa shigjetuar dhe kryeministrin Rama duke e parë si paradoks se si një artist kërkon të shembë godinën e Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu ish-parlamentarja evropiane u ka bërë thirrje të rinjve të shkollohen jashtë dhe të formohen por të kthehen më pas në vendin e tyre.

Ajo ka rrëfyer një histori personale me një intelektuale shqiptare të zhvendosur në Gjermani.

“Kam takuar një grua intelektuale që ka ardhur në Gjermani. Ajo tregoi atje vlerat e saj dhe kur e pyeta pse është larguar tha që është larguar pasi Shqipëria nuk i jep mundësi asaj dhe fëmijëve të saj. Kam qenë në Muzeun e Krimeve në Shkodër, keni një të kaluar të dhimbshme që nuk duhet rikthyer”, tha ajo.