26.5 C
Tirana
E martë, 2 Shtator, 2025

Basha nga Lezha: Të luftojmë dhëmb për dhëmb, rrugë më rrugë, qytet më qytet për të shporrur Ramën

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha u ka bërë thirrje nga Lezha të gjithë shqiptarëve ti bashkohen protestës së madhe që do të mbahet nga opozita më 11 maj, për tiu bashkuar vlera të demokracisë që janë vlerat e Europës dhe të Amerikës.

‘Ne jemi për vlerat e Amerikës, për vlerat e Europës. Vëllezër dhe motra, janë këto vlera për të cilët do të luftojmë dhëmbë për dhëmbë, rrugë më rrugë, qytet më qytet.

11 Maji na thërret për një tjetër përballje vendimtare, të vlerave tona, të vlerave të demokracisë. Kjo tirani nuk do ia dalë ti vendosë duvakun popullin.

Qe nga dita e nesërme, e diela e Zotit për Katolikët deri të shtunën e ardhshme, duhet ta bëjmë një tjetër kuotë monumentale për Shqipërinë. Shqipërinë nuk do ia lejmë në dorë krimit. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, iu drejtua Basha shqiptarëve.

Basha u shpreh se, Edi Rama i do njerëzit në emigracion dhe jo në Shqipëri. Ai theksoi se Rama dhe bandat e tij kanë vjedhur dhe kanë tjetërsuar votat e të gjithë Shqiptarëve.

“Ai dhe bandat e tij kanë vjedhur dhe tjetërsuar çdo votë të shqiptarëve. Ramës i ka ikur truri, është i çoroditur dhe i shkëputur nga realiteti. Rama po tenton t’i mbushë mendjen shqiptareve se Shqipëria nuk ka asnjë problem.

E kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. Nuk po i funksionon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve, qe t’i frikësojë, dëshpërojë, t’u heqë shpresën, t’u thotë se gjithçka është njësoj dhe nuk ka më mirë se ky sharlatan”, u shpreh Basha.

Basha ka folur nga Lezha edhe për programin ekonomik të Partisë Demokratik, me ardhjen në pushtet.

Basha premtoi se do të ketë ulje taksash që do të shkojnë në funksion të rritjes së punësimit

‘Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD, punësimin, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm.

Duhet ta kthejmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Potenciali është këtu. Evropa do ketë nevojë për 2 mln vende të reja pune. Duhet t’i japim fund korrupsionit, duhet të trajnojmë, në të gjitha fushat profesionistë”, tha Basha.

Më tej Basha shtoi se për të arritur këto qëllime nuk mjafton vetëm vizioni, por duhet edhe vullnet, në mënyrë që tu hiqet buxheti 4-5 oligarkëve dhe për të punësuar qindra-mijëra studentë që punojnë në kushtet më të zeza/

“Sa është fatura e abuzimit të kësaj qeverie, vitin e kaluar 1.7 mld euro. Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD dhe opozitës në pushtet janë ata 4-5 oligarkë të cilëve do tua marrim ato para për tua dhënë studentëve, të rinjve shqiptarë. Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve”, tha Basha.

Basha, duke komentuar situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet familja shqiptare, si edhe shpopullimin e shpejtë të vendit si pasojë e keqqeverisjes së Ramës, ka përsëritur edhe njëherë premtimin se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, pensioni minimal do të jetë jo më pak se 250 mijë lekë.

“100 mijë fëmijë më pak se një vit më parë, 100 mijë vogëlushë të larguar që do të thotë se vetëm vitin e kaluar janë larguar 50 mijë familje. Rënia dramatike e prodhimit bujqësor ka çuar në braktisjen totale të fshatit. E vetmja qeveri do të hyjë në historinë e Evropës që shkatërroi skemën e subvencioneve. Rama bën selfie me Vuçiç, punë e madhe se fermeri serb i sjell prodhimet këtu e fermeri shqiptar jo. Moshës së tretë i them se nuk ka tërheqje pas, pensioni minimal 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo do të bëhet realitet për çdo pensionist”, premtoi Basha nga Lezha.

Një vrasje tjetër shtetërore në burgjet skëterrë të regjimit të “Rilindjes”, reagimi i Berishës

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar vdekjen e një të burgosuri në burgun e Bënçës në Tepelenë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ish-kryeministri ka shkruar se bëhet fjalë për Artur Zhupën, i cili mbahej prej re vitesh në burg për 13.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Berisha ka shkruar se kjo është një vrasje e mirëfillte shtetërore.

Postim i plotë

Nje vrasje tjeter shteterore ne burrgjet sketerre e regjimit te Kakistokracise!

Te dashur miq, keto dite serise se dhjetra e dhjetra qytetareve fatzinj qe vuajne denimet ne burgjet sketerre te narkoshtetit, i shtohet viktima e radhes ne Burgun e Bençes te Tepelenes ku humbi jeten 50 vjeçari Artur Zhupa, i cili mbahej prej tre vitesh ne burg sepse me dt 20.08 206 ne makinen e tij u gjenden 13,4 gr lende e dyshuar narkotike kanabis. Autoritetet e narkoshtetit njoftuan se i semuri vdiq nga infarkti i miokardit.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes te te ndjerit Artur Zhupa per humbjen e njeriut tyre te dashur, por njekohesisht denoncoj vdekjen e ketij qytetari si nje vrasje te mirefilte shteterore.

Akuzoj narkoshtetin per vrasjen e tij sepse vetem ne nje narkoshtet dhe askund tjeter ne bote mund te ndodhe qe qytetari mbahet 3 vjet ne burg per 13 gr hashash nderkohe kur nipi i diktatorit Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes del nga burgu per tre vjet ndonese anetar kryesor se bashku me Olsi Ramen i grupit te Xibrakes, grupit qe dispononte fabriken me te madhe te Kokaines ne Ballkan, ose lirohet brenda dy viteve megatrafikanti i magazines me se paku 13 -24 tonalata kanabis ne rrethin e Permetit. Vetem ne shtetin e trafikanteve, gangstereve, horrave mund te ndodhe kjo.

Perveç kesaj ajo eshte nje vrasje shteterore sepse perveçse per bandat e lidhura me Edvinin, per mijra te burgosur te tjere burgjet e Shqiperise jane qendra torturash fizike dhe psiqike, trajtimesh kafsherore, vrasjesh dhe mungesave te medha te kujdesit shendetesor, ilaçeve ndofta si ne asnje vend tjeter perveç Korese se Veriut.

Me kete rast i bej thrrje Komitetit Europian per Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit ose Ndeshkimit Çnjerezor, Degradues prane Keshillit te Europes, Komitetit Kunder Tortures te OKB, institucioneve te tjera nderkombetare te te drejtave te njeriut te ndermarrin me urgjence nje inspektim ne te gjitha institucionet e vuajtjes se denimit ne Shqiperi, te njihen me kushtet, torturat fizike dhe psiqike çnjerezore, mesjetare qe ushtrohen ndaj te burgosurve, personeli i perbere nga bandite me uniforme, trafikante, deliknkuente, sadiste te narkoshtetit te instaluar.

Ftoj keto institucione te konsiderojne aplikimin e neneve ndeshkuese ndaj narkoshtetit shqiptar per qendrimin kriminal ndaj personave qe vuajne denimin apo jane ne paraburgim ne institucionet e vuajtjes se denimit ne Shqiperi. sb

 

Kreu u PD Kurbin thirrje qytarëve t’i bashkohen protestës më 11 maj

Kreu u PD Kurbin, Behar Haxhiu në prononcimin e tij falenderoi mbështetësit dhe të gjithë qytetarët kurbinas në protestën e radhës pranë Milotit. Ai do të falenderonte të gjithë ata qytetarë që janë bashkuar protëeteës, të cilët treguan qytetari, përgjatë qëndrimit në aksin rrugor të superstradës. Gjatë kësaj proteste nuk është regjistruar asnjë lloj incidenti, madje asnjë mjet nuk ka qëndruar i bllokuar, pasi janë lejuar në rrugë alternative.

Ndërsa kreu i PD-së Kurbin ka theksuar vështirësitë ekonomike që po kalon zona e Kurbinit duke e kosnideruar si ndër më problematiket në vend, ndaj thirrja qytetare e opozitës për rrëzimin e menjëhershëm të këtij kryeministri fatkeq për shqiptarët është imediate. Perspektivat e qytetarëve kurbinas tashmë janë shuar, nga mungesa e investimeve, papunësia, mbyllja e shumë bizneseve private, mungesa e sigurisë, dhe infrastrukturës dhe shumë faktorë të tjerë që po rëndojnë komunitetin e zonës së Kurbinit.

Behar Haxhia ka shtuar më tej se rruga jonë është e pandalur, për të realizuar qëllimin e përbashkët, atë të rrëzimit të qeverisë së një diktatori i Edi Rama që po varfëron çdo ditë dhe më shumë shqiptarët. Opozitës tashmë janë bashkuar, dhe një pjesë e qytetarëve me bindje të majta që kanë humbur besimin tek kjo qveri dhe tek ky kryeministër, ndaj po zgjerohet akoma dhe më shumë forma e mosbindjes civile, të bindur nga kjo qeverisje e dështuar, dhe vendosmëria e tyre për të rrëzuar klikën e këtij pushteti.

Po ashtu Haxhiu u ka bërë thirrje qytarëve t’i bashkohen protestës së opozitës me 11 maj në kryeqytet, duke ftuar çdo qytetar që ka ndjenjën dhe shpresën se shqiptarët tashmë s’kanë se ç’të humbasin më, dhe e vetmja shpresë mbetet rrëzimi i qeverisë dhe dorëheqja e këtij kryeministri të parpërgjegjshëm, një prioritet për hapjen e negociatave në bashkimin Europian.

Ahmet ZANI

Gazetari i shquar Elez Biberaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës”

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit Bashkia e Tropojës të premten nderoi gazetarin e Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, Drejtori i Divizionit të Euroazisë, me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës”.

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj tha se doktor Elez Biberaj dhe familja e tij kanë dhënë një kontribut të gjërë për shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo ku ata jetojnë.

“Me mijra e mijra shqiptarë, në Shqipëri dhe Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, por edhe në diasporë emri i Elez Biberajt është kthyer në një legjendë. Zëri i tij ka qenë kushtirim lirie në vitet historike të shqiptarëve, në fundin e shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, ka qenë ogur i bardhë dhe forcë besimi dhe shprese për ditë dhe kohë më të mira”, tha zoti Dushaj.

Duke falenderuar bashkinë dhe popullin e Tropojës, doktor Elez Biberaj tha se ndjehej krenar për prejardhjen e familjes dhe trashigiminë e pasur të prindërve. Ai shtoi se, duke qenë një shtetas amerikan, pati mundësinë për të dhënë një ndihmë shumë modeste në mbështetje të aspiratave demoktratike të kombit.

“Jam krenar që, nëpërmjet “Zërit të Amerikës” më është dhënë mundësia që të luaj një rol modest në përcjelljen e parimeve dhe idealeve demokratike amerikane tek shqiptarët, kudo ku ata jetojnë. Mendoj se është me rëndësi që sot, në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit, të kujtojmë se media e lirë dhe e vertetë janë armë të fuqishme në shërbim të lirisë dhe demokracisë.

Shqiptarët kanë bërë shumë sakrifica në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë. Si shqiptaro-amerikan jam i lumtur që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë qendruar përkrah jush në këtë periudhë historike dhe kanë mbështetur me forcë përpjekjet tuaja për t’u bashkuar qartësisht me familjen e vendeve dhe shoqërive demokratike perëndimore.”

Për kontributin e zotit Biberaj në “Zërin e Amerikës” dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe rajon folën edhe disa nga përsonalitetet, pjesëmarrëse në ceremoninë e zhvilluar të premten.

Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Tropojës” u shoqërua edhe me një film dokumentar kushtuar familjes Biberaj.

Gazetari dhe analisti i njohur i zhvillimeve politike, Elez Biberaj, filloi punën si gazetar në “Zërin e Amerikës” në vitin 1980. Aktualisht ai është drejtor i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”.

Zoti Biberaj është nderuar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”03 maj, 2019
Pëllumb Sulo

Pritje madhështore e Bashës në Lezhë, shoqërohet nga qindra qytetarë me makina

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Lezhë ku po zhvillon një takim me qytetarët. Bëhet e ditur se, në Lezhë do të ketë sot anëtarësime të reja.

Kreu i PD, është pritur me entuziazëm nga mbështetësit, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga ai vetë në “Facebook”.

Përkrahës të Bashës kanë dalë në rrugë me makina e flamuj të Partisë Demokratike.

Gjatë rrugës Basha ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë dhe qytetarët që po i bashkohen Partisë Demokratike, në një rrugë të re drejt transformimit të vendit dhe largimit nga keqqeverisja që Rama po i bën vendit.

“Jam rrugës për në qytetin e Lezhës, në një takim me demokratët e këtij qyteti ku 150 anetarë të rinj do marrin sot kartën e antarësimit të Partisë Demokratike. Qytetarët po i bashkohen Partisë Demokratike.

Më shumë anëtarë, më shumë të rinj, kësaj armate të lirisë dhe demokraicë që sot po lufton jo vetëm dhe thjeshtë për rrotacion politik po për ti dhënë fund tranzicionit për një transformim të thellë që do të funskjonojë për çdo familje shqiptare, për çdo prind shqiptar. Mezi po pres ti takoj të rinjtë e Partisë Demokratike që do të antarësohen në seksionin e qytetit të Lezhës”, shkruan Basha.

Mikpritje lezhjane.✌#ShqiperiasiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 4. Mai 2019

Zbulohet pazari që u bë në Nish mes Ramës dhe Vuçiç për ndarjen e Kosovës

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiçit dhe tendencat për ndarjen e Kosovës. Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të akterëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës.

Biserko tregon se Vuçiq dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të biseduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz jokompetentë dhe të pam.oralshëm, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal.

Në deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Presidenti serb Vuçiq e quan projektin e tij ndarje me shqiptarë, ndërsa kolegu i tij kosovar Thaçi flet për korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Presidenti serb në një fjalim para funksionarëve të partisë së tij, të cilin e mbajti së fundi, sulmoi drejtpërdrejtë Sonja Biserkon, duke e radhitur në mesin e armiqëve të Serbisë.

Në një intervistë me revistën «Vreme» Biserko nënvizoi se çfarë kishte thënë Vuçiqi paraqet një kërcënim, por «pas të gjitha përvojave që kam kaluar – dhe kur i kam parasysh të gjitha pushtetet tona – nuk mund të përcaktohem sa është serioz ky kërcënim. Nuk kam më ndjenjë për këtë». Sipas Biserko stigmatizimi i përhershëm në retorikën e Vuçiqit dhe përsëritja e këtij stigmatizimi në gazetat bulevardeske dhe në disa «shërbime të caktuara televizive» shërbejnë për ndërprerjen apo humbjen e kuptimit të çdo dialogu mbi atë se ç’është Serbia dhe nga shkon ajo.

Biserko mendon se tërbimi i Vuçiqit kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. «Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite.

Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko.

Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiqit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».

Asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës

Biserko tha se ideja për ndarjen e Kosovës vjen nga Beogradi – «ajo ka qenë përherë në qarkullim, në tavolinë dhe nën tavolinë. Gjithçka varej vetëm nga rrethanat ndërkombëtare. Tani kur bota gjendet në një turbullirë me të gjitha paqartësitë dhe sfidat, elita politike serbe llogarit se kjo do të jetë e përshtatshme për planet e saj. A ju kujtohet posteri i madh ‘Trampe Srbine’ (Trump, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan. Çfarë duan amerikanët?

Duan të mbyllin sa më shumë çështje të hapura për t’u fokusuar te Kina. Megjithatë, asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës. Ata thonë: merruni vesh ju, psataj ne do të shohim. Duket qartë se pa Gjermaninë kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Dhe Vuçiq hapur e pranon se kancelarja Angela Merkel nuk është për ndarje, por ai thotë se prapë do të përpiqet të marrë diçka – të gjithë e dimë si shprehet ai publikisht. Në përgjithësi, ideja për ndarje është kalkulim që bazohet në paqartësitë në botën e tanishme. Këtu ende nuk ka ndodhur asgjë, çka nuk do të thotë se nuk do të ndodhë».

Biserko tha se tregimi për ndarjen e Kosovës i ka shqetësuar serbët dhe shqiptarët. Serbët në jug të lumit Ibër, sipas saj, tani nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me ta dhe një pjesë e tyre në Graçanicë tashmë mendojnë t’i shesin shtëpitë e tyre, ndërsa Lista Serbe, e imponuar me manipulime nga Beogradi si forcë kryesore politike e pakicës serbe, fare nuk angazhohet për interesat e serbëve të Kosovës.

Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës

Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës. «Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës».

Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk domethënë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiq ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.

Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz të flitet për ndarjen. «Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit EastWest, Jelena Miliqit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiq dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse».

Në pyetjen e «Vreme» se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: «Më së shkurti – që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europë.

/Gazeta Express

“Politico”: Haradinaj nuk u thye. Unë dua njohje, tha ai në Berlin

Mediumi belg, Politico.eu i ka kushtuar një artikull ndodhive të samitit të Berlinit, e që sipas dëshmitarëve të saj, kishte pasur një përplasje verbale mes Kryeministrit Haradinaj dhe Presidentit Makron. Ky medium, gjithashtu shton se ky samit ka treguar edhe për përçarjen që ka Berlini dhe Parisi, sa i përket një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Makron, ka dështuar që pas shumë orë tentimesh dhe përpjekjesh, ta detyrojë Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që të pranojë kompromis për ta rregulluar problemin në rritje që vendi tij i vogël e ka me Serbinë, shkruan Politico.eu, transmeton Gazeta Express.

“Ti nuk je në pozitë për të kërkuar ndonjë gjë” i kishte thënë Makron Haradinajt me një zë të lartë, ndërkohë që grupi i liderëve të rajonit po shikonin, thuhet sipas dy dëshimtarëve të cilët ishin pjesë e kësaj përplasje në Berlin.

Dështimi për ta thyer rrugën qorre mes Kosovës dhe Serbisë, e ka dhënë dëshminë se politikat e jashtme të BE’së po dështojnë.
Sipas Politico.eu, rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, që erdhi pas vendosjes së taksës, ka ndikuar që Makron dhe Merkel, t’i merrnin vetë frenat në dorën e tyre.

Makron, e vizitoi kryeqytetin gjerman këtë javë, si njëri nga mikpritësit e samitit të Balkanit Perëndimorë, së bashku me Angela Merkel, i cili u mbajt për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë. Të nervozuar nga dështimet e BE’së për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rritja e tensioneve mes dy palëve, ndikoi që Makron dhe Merkel, t’i merrnin vetë gjërat në dorë.

Në përfundim të samitit, i cili u mbajt të martën, me gjasë Merkel dhe Makron do të dëshironin që të mos mbahej fare. Në vend që ta prezantonin një fillim të ri, Merkel dhe Makron pa dëshirën e tyre, shfaqën dy funksionalitetin e diplomacisë në çështje publike. Samiti i ka theksuar ndarjet jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe mes Parisit dhe Berlinit dhe mes shteteve anëtare të BE’së dhe Zyrës për Punë të Jashtme në Bruksel.

Sipas dëshmitarëve të Politico.eu, i vetmja që doli e lumtur nga ai takim, ishte Frederica Mogherini, e cila në fakt lejoi që të mbahen bisedime për shkëmbim territorial.

I vetmi person që ishte i lumtur, ishte Frederica Mogherini. Ajo gjithmonë akuzohej se nuk arriti që t’i detyrojë palët të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje, edhe pse kishte tentuar për disa muaj. Ajo madje krijoi edhe probleme me të ashtu-quajturin shkëmbim territorial, në baza etnike.

E dështimi që në Berlin të arrihej një marrëveshje, bëri që Mogherini ta heq barrën mbi vete.
Duke shkuar në takimin e kësaj jave, asnjëra palë nuk tregoi vullnet për të bërë lëvizje, duke bërë që disa diplomatë të ngrinin pyetje nëse samiti duhet të mbahet.

Sipas politico.eu, gjatë pushimit, Merkel dhe Makron e ndajtën Haradinajn nga të tjerët dhe u vendosën në ballkon.
Ata i kërkuan atij që t’i largojë tarifat dhe t’i hapë rrugë negociatave që të arrihet një marrëveshje, duke i ofruar karotën e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Haradinaj nuk u thye.“Unë dua njohje” tha ai, sipas personit i cili ishte dëshmitarë në këtë bisedë.
Merkel i foli Haradinajt për rëndësinë e kompromisit që ata e bëjnë në politikat Evropiane, duke i thënë që ai duhet të durojë, ashtu siç duruan gjermanët për bashkimin e dy Gjermanive.

Por Haradinaj i ishte përgjigjur “Nuk dua të pres 20 vite”. Më pas Merkel dhe Makron e kuptuan se ishin vetëm duke e humbur kohën, në përpjekje për ta bindur kryeministrin kosovar, andaj u pajtuan që të punojnë me “konstruktivitet”, për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Më mirë liria e “kazanit” se qetësia e Kryeministrit

Oerd BYLYKBASHI

Pikerisht sot, ne diten e Lirise se Medias, qe Edi Rama e konsideron si Lirine e “Kazanit”, Kryeministri ka çuar ne parlament amendamente ne Kodin Penal qe denojne me burg ata qe duan te shprehen duke protestuar kunder tij dhe ato amendamente t’i miratoje me votat e zevendesuesve te opozites.

Edi Rama nuk ka ngurruar te perdore Kodin Penal per ata qe e kane akuzuar per korrupsion dhe per lidhjet e tij me krimin per t’u mbyllur gojen. Deputete te opozites jane denuar penalisht pse e akuzuan per kanabizimin e Shqiperise dhe Gjykata e Larte ne presionin e Kryeministrit i denoi ata.

Kur legjitimitetin nuk e ka mbi voten e lire, por mbi voten e blere dhe te vjedhur, mbi krimin dhe korrupsionin, Kodi Penal eshte keshtjella e fundit ku fshihet autokrati.

Keshilli i Europes dhe OSBE/ODIHR i kerkojne Edi Rames me ngulm prej 5 vitesh qe te shfuqizoje shpifjen nga Kodi Penal por ai refuzon ta beje kete, qe te mund te kercenoje mediat, opoziten dhe kedo qe e akuzon ate dhe shpuren e tij.
Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes (02.10.2014)

[Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes] mirepret shfuqizimin e denimit me burgim te shpifjes dhe mbrojtjen e veçante kunder shpifjes per kategori te caktuara personash [shfuqizuar me inisiative te qeverise Berisha].

Megjithate shpreh keqardhje qe shpifja nuk eshte hequr krejtesisht nga Kodi Penal, gje qe mund te kete efekte frenuese mbi gazetaret dhe t’i çoje ata ne praktika vetcensurimi. Per kete arsye, i ben thirrje parlamentit qe te shfuqizoje krejtesisht çdo denim penal ne perputhje me standartet e Keshillit te Europes. [paragrafi 5.4]

Raporti Final i ODIHR, 2015
Dispozitat penale mbi shpifjen duhet te? shfuqizohen, duke u dhe?ne? pe?rpare?si instrumenteve te? parashikuara nga legjislacioni civil te? hartuara pe?r rivendosjen e reputacionit te? de?mtuar. [Rekomandimi prioritar nr. 5]

Raporti Final i ODIHR, 2017
Dispozitat penale pe?r shpifjen duhet te? shfuqizohen duke u dhe?ne? pe?rpare?si zgjidhjeve juridike civile te? hartuara pe?r te? rivendosur ne? vend reputacionin e de?mtuar. [Rekomandimi prioritar nr. 6]
Ne diten e Lirise se Medias, eshte pikerisht kjo Media qe nuk eshte e lire nga frika e presionit te Kryeministrit Rama.

1.2 ton drogë nga Shqipëria sekuestrohet në Turqi

Policia turke ka sekuestruar 1.2 ton kanabis, që ishte transportuar nga Shqipëria, ndërsa kanë përfunduar në pranga 5 shqiptarë gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës.

Mediat turke njoftojnë arrestimin e 7 personave në total, nga të cilët 5 shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 1.2 ton kanabis dhe 550 mijë pilula ekstazie.

Operacionet janë zhvilluar në Stamboll.

Të arrestuarit janë; S.A. 25-vjeç, S.D. 34-vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37-vjeç.

Mediat turke raportojnë se kanabisi ishte transportuar nga Shqipëria, ndërsa ai ishte fshehur brenda 100 thasëve me ushqim për kafshët.

Policia, sipas mediave, prej disa muajsh hetonte këtë rast të trafikut, dhe ka ndërhyrë në momentin që thasët po shkarkoheshin në një magazinë.

Ndërkohë që pilulat me ekstazi ishin trafikuar nga Holanda.

Shkrimtari i madh: Rama si prostitutat, nuk del dot nga shtëpia publike sepse…

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur në mbarë hapësirën shqiptare, Kim Mehmeti, ka lëshuar deklarata të forta për simbiozën politikë-krim që qeveris Shqipërinë dhe jo vetëm. I ftuar mbrëmë në studion e lajmeve të RTV Ora, duke analizuar situatën në Shqipëri,

Mehmeti e krahasoi kryeministrin e Edi Rama me prostitutat në një shtëpi publike, të cilat nuk mund të largohen dot, nëse nuk i lejon pronari. Ky tutor-pronar i kryeministrit të vendit tonë sipas shkrimtarit të njohur është krimi, i cili do ta lëshojë vetëm kur të mos i duhet më.

“Kryeministri i Shqipërisë edhe të dojë nuk del nga politika sepse shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike. Dalja e tyre nga aty nuk varet nga dëshira e tyre, por kur do të vendosë ai pronari që ti japë lejë. Ai e bën kur e shikon që nuk ka dobi ndaj tyre.

Andaj ajo që është më e çuditshme, është se aq shumë janë përzierë gjërat saqë nuk mund ta kuptoni në Shqipëri sa politika e drejton krimin, apo krimi e ka kapur peng politikën. Kur këto gjera e humbasin kufirin, atëherë aty nuk keni më shtet, po keni banda që e konsideron popullin si argat të vetë që një herë në 4 vjet të japin votat dhe këtu përfundon gjithë forca e qytetarit”, ka analizuar Kim Mehmeti.

Analisti dhe shkrimtari i njohur Kim Mehmeti shprehet i zhgënjyer me atë çfarë po ndodh në Shqipëri. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai thotë se Shqipëria nga një ëndërr për shqiptarinë, u shndërrua në një dëshpërim.

“Ne donim të ishte Shqipëria një tendë që do mbrojë gjithë shqiptarinë dhe jo një shtet tendash dhe një shtet që do jetë pronë partish. Ne ëndërronim një mëmëdhe që do na përfaqësojë mirë dhe do na përfaqësojë mirë dhe do na bëjë të ndihemi krenarë dhe jo një Shqipëri me institucione si Parlamenti që të bën shpesh herë të turpërohesh si shqiptarë dhe ta arsyetosh edhe marrëzi, edhe pse marrëzia nuk arsyetohet.

Ne donim një Shqipëri ku do të ketë politikanë që të jenë të sinqertë me ne dhe gjithë shqiptarinë dhe jo politikanë si kryeministri i Shqipërisë që nuk ka frikë opozitën, por ka frikë të vërtetën për vetëveten. Ne donim një Shqipëri që do të ndërtojë institucione dhe jo të ndërtojë vila të individëve.

Kështu që Shqipëria nga ëndërr e jona për diçka të mirë për shqiptarinë u shndërrua në dëshpërimin tonë. Unë shpresoj që do ti vijë fundi kësaj, sepse Shqipëria bëhet edhe e pabanueshme për rininë shqiptare”, tha Mehmeti.

Referuar politikanëve në të gjithë shqiptarinë, Mehmeti tha se me politikanë pasurohen vetëm hajdutë.
“ Unë mendoj se e para që dështoi politika e shqiptarisë është se politika u kuptua si biznesi më fitimprurës, ku nuk duhet të investosh asgjë dhe të fitosh aq shumë saqë sikur je ndonjë nga ata sheikët që ke ato puset e naftës.

Nëse e vëreni të gjithë politikanët tanë janë bërë milionerë. Nëse i shtroni një pyetje si dhe ku, ata thonë jemi marrë me politikë. Me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti. Nuk mundesh me 2 mijë euro pagë mujore. Të gjithë ata kanë vila që kushtojnë me miliona, kanë pasuri.

Në jetë nuk kanë asgjë përveçse janë marrë me politikë. E them publikisht, me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti, jo i ndershmi. I ndershmi nga politika mund të jetojë dhe të ketë një nivel më të mirë të jetesës”, tha Mehmeti.