18.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

SOS në Shqipëri, liria e shtypit në gijotinë!

Sali BERISHA

Te dashur miq, sot eshte nje dite e rendesishme per gazetaret, shtypin, lirine e fjales por edhe per te gjithe individet dhe mbare shoqerite qe besojne dhe vleresojne lirine dhe vlerat e saj.

Sot eshte nje dite solidarizimi, mirenjohje dhe nderimi per te gjithe ata gazetare, te cilet me kurajo te madhe, integritet profesional mbrojne me lajmet, raportimet, editorialet, komentet, analizat e tyre interesin publik pavaresisht nga presionet, rreziqet, kercenimet, keqtrajtimet si ne asnje vend tjeter te Europes qe ushtrohen ndaj tyre nga kreu narkoshtetit, Edvin Kristaq Meduza, nje goxille e fjales se lire, dhe narko qeveritareve, narkozyrtareve dhe banditeve te tjere te narkoshtetit dhe regjimit te kakistokracise.

Sot gjithashtu le te denojme ne me ashpersine me te madhe dhunen, terrorin verbal dhe fizik qe personalisht kreu i meduzes me horrat e narkoshtetit te tij ushtrojne me nje urrejtje patologjike ndaj gazetareve. Po rikujtoj ketu se vetem ne harkun kohor nje mujor jane dhunuar nga fallangat e gangstereve zyrtar te narkoshtetit shtate gazetare, me shume se ne mbare vendet e kontinentit te marra se bashku.

Ndaj te dashur miq le t’iu bejme thirrje ne OSBE ne Vjene, Keshillit te Europes, Komisionit te Helsinkit te Kongresit te SHBA, Komisionit te te Drejtave te Njeriut te Parlamentit Europian, Human Right Watch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij te nderhyne me urgjence me te madhe per ndalimin e dhunes dhe terrorit te eger qe bastardi i xhelateve hoxhist dhe rregjimi i tij i kakistokracise ushtron ndaj gazetareve, mediave dhe lirise se tyre.

Kush janë 8 petritat e Partisë që kontrollojnë vettingun politik

Pjesa më e madhe e komisionerëve të Vetingut rezultojnë me lidhje të dukshme me Partinë Socialiste në pushtet.
Trupa e juristëve që po realizon procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është zgjedhur me kriter bazë lidhjet e tyre me maxhorancës qeverisëse.

“Boldneës.al” ka renditur të paktën 8 nga 11 anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të cilët është lehtësisht i identifikueshëm lidhja e “duhur” politike për të qenë pjesë e institucionit që kontroll gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë. Në këtë verifikim mediatik nuk është përfshirë anëtarja e 12-të, Alma Faskaj, e cila thuajse prej një viti nuk e ushtron funksionin e Komisioneres.

1. Genta Bungo (Tafaj)
Kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Genta Bungo (Tafaj) konsiderohet si investim i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ura e lidhjes me Bungos dhe Xhafaj ka shërbyer vëllai i politikanit të lartë socialist, i cili ka bashkëpunuar prej vitesh me kryetaren aktuale të Komisionit të Vetingut në Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve.

2. Brunilda Bekteshi (Vasha)
Anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Juriste e thjeshtë në CEZ Shpërndarje, ajo rritet në detyrë në vitin 2013, në kohën që qeverisja e Edi Ramës rimori nën kontrollin shtetëror Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Bekteshi mbajti detyrën e shefes së sektorit në OSHEE prej vitit 2013 deri në 2017, kur zgjidhet Komisionere e Vetingut.

3. Etleda Çiftja
Anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Ish-juriste e “Devolli Hydropoëer”, Etleda Çiftja zgjidhet në vitin 2017 në pozicionin e Komisioneres së Vetingut.
Bashkëshorti i saj, Dejvi Çiftja është një nga truprojat më të afërta të kryeministrit Edi Rama.

4. Lulzim Hamitaj
Anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Lulzim Hamitaj ka punuar prej disa vitesh në një zyrë avokatore në Romë, Itali, para se të zgjidhen Komisioner i Vetingut. Njihet si një prej njerëzve më të afërt të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Dyshohet se ka fallsifikuar dokumentacionin, me të cilin ka aplikuar për pozicionin e Komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ndaj tij ka nisur hetim për “fallsifikim dokumentash” nga Prokuroria e Tiranës.

5. Olsi Komici
Anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Ish-jurist i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Olsi Komici i bashkohet në vitin 2015 Task-Force-s së krijuar nga kryeministri Edi Rama për verifikimin e titujve të pronësisë në bregdet. Ai ka qenë bashkëpunëtor i drejtuesit të kësaj njësie, Alket Hyseni,sot deputet i Partisë Socialiste. Në fillim të vitit 2017, Komici emërohet zv.drejtor i përgjithshëm i ALUIZNI-it, institucion nën varësinë direkte të Edi Ramës.

6. Pamela Qirko
Anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Pamela Qirko është motra e ministres aktuale të Infrastrukturës, Belinda Balluku. Qirko u emërua në vitin 2017 Komisionere e Vetingut, pas një përvoje të gjatë në kompaninë telefonike “AMC”, më pas “Telekom Albania”.

7. Roland Ilia
Anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Roland Ilia ka qenë kandidat për deputetet i Lëvizjes G-99 të drejtuar nga Erion Veliaj, Kryetar aktual i Bashkisë së Tiranës dhe i konsideruar si pasardhës i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste.

Para se të emërohej komisioner i Vetingut, në vitin 2017, ai ishte pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, qytet ku provoi dhe dështoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 nën siglën e partisë së Veliajt.

8. Valbona Sanxhaktari
Anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Konsiderohet si një prej investimeve kryesore të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, në Komisionin e Vetingut.

Sanxhaktari, para se të zgjidhej në KPK, ka punuar si juriste në administratën e Këshillit të Ministrave, gjatë mandatit të parë të kryeministrit Edi Rama (2013-2017).

“Boldnews.al”

Edhe një ish doganier bindet të kandidojë për partinë e re të Ramës

Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi, është regjistruar si subjekt për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa KQZ pranoi kërkesën me 4 votat e anëtarëve socialistë të komisionit.

Patozi ka deklaruar publikisht se forca politike që drejton do të ketë kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit, me përjashtim të rasteve të kandidatëve opozitarë të pavarur, të cilët duket se do t’i mbështesë përballë atyre të PS-së, që kanë suportin e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

E ndërsa opozita, PD dhe koalicioni që ajo drejton ku përfshihen LSI, PR, PDK, PBDNJ, LZHK, PAA, PDIU dhe disa subjekte të tjera më të vogla, ka deklaruar se nuk bëhet pjesë e farsave zgjedhore, duke kushtëzuar procesin me largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, duket se Bindja Demokratike po mbush vakuumin dhe po i jep mundësinë Ramës, që bashkë me disa parti satelite, të cilësojë si një garë elektorale atë të 30 qershorit.

Por kush mund të jetë një nga kandidatët e Bindjes? Për Bashkinë e Gjirokastrës emri më i mundshëm është Niko Zhulla, ish-drejtor i spitalit “Omer Nishani” dhe ish-drejtori i Tatimeve në Gjirokastër gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Demokratike, raporton argjirolajm.

Zhulla ka një përvojë të gjatë në administratën publike, duke nisur nga puna në Doganë deri tek drejtimi i institucioneve të rëndësishme në Gjirokastër. Megjithatë, thonë burimet, Zhulla heziton për momentin të shfaqet si kandidat pasi pret çfarë do të ndodhë me palën kundërshtare, PS-në.

Në rast se socialistët do të shkojnë në zgjedhje me Flamur Golemin, Zhulla nuk hyn në garë sepse në llogaritë e tij ka pak gjasa që të fitojë, thanë më tej burime të afërta me ish-drejtorin.

Nëse PS vendos Artemis Malon ose Armand Hilajn, Zhulla pritet të jetë kandidati i Bindjes Demokratike. Mentori i tij politik në këtë lëvizje është edhe ish-deputeti Vangjel Tavo, me të cilin Zhulla ka një miqësi të hershme.

Bindja Demokratike ka për të qenë thjesht një ‘çengel’ ku Zhulla do të ‘varë’ kandidimin formalisht në KQZ, ndërsa pas tij janë patjetër Vangjel Tavo dhe sigurisht njerëz të tjerë nga radhët e PD-së me të cilët ai ka bashkëpunuar gjatë kohës kur drejtonte Spitalin apo Tatimet në Gjirokastër, shkruan argjirolajm.

Lëvizjen e Niko Zhullës do ta mësojmë sapo PS të vendosë mes Artemis Malos, Flamur Golemit apo Armand Hilajt. Megjithatë edhe nëse Zhulla nuk hyn në garë, do të gjendet një person tjetër përballë kandidatit të socialistëve.

“Boldnews.al”

Noka: Bindja i bindet padronit Rama që e krijoi

Flamur NOKA

Keto dite me shume se per krijimin e saj lajmi eshte se qytetaret akuzojnë Bindjen Demokratike te drejtuar nga z Astrit Patozi se ka fallsifikuar firmat e tyre për krijimin e saj.

Në vend që të pergjigjet për këto fakte të rënda të fallsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partize krijese ne kuzhinen e “Rilindjes”sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin.

Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partize e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të fallsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike.

Urdheri politik dhe i paligjshem i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar nuk është parti fantazëm dhe as shtojcë dhe as nën urdhrat e Partisë Demokratike. Z Patozi kete fakt e din shume mire pasi me kryetarin e saj njihet mire sepse dikur e kemi ftuar te jete ne koalicion me PD .

Kërkesa e saj e ligjshme për të anulluar një vendim të paligjshëm të KQZ, provon se ajo është e vetmja parti e regjistruar në KQZ, që nuk kontrollohet nga Edi Rama.

Edi Rama le të krijojë sa parti të dojë, me apo pa firma fallco. Opozita shqiptare është e vendosur se zgjedhje farsë, me parti fallco, nuk ka për të patur as në 30 Qershor, as në 30 Dhjetor!

Noka- Patozit: Nuk është faji i PD-së që kjo partizë e Rilindjes nuk i bindet ligjit

Partia Bashkimi Demokrat do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ-së për të regjistruar në zgjedhje Partinë ‘Bindja Demokratike’ të Astrit Patozit, me arsyetimin se vendimi është marrë pasi “vërtetimi i gjykatës i paraqitur në KQZ nga kjo parti nuk ka marrë formë të prerë”

Vendim i cili sipas Patozit është një angazhim i personal i Lulzim Bashës, kundër Bindjes Demokratike

Por për ti dhënë një përgjigje Patozit në emër të Partisë Demokratike, ka menduar ish-deputeti, Flamur Noka.

Noka shkruan se, “nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partizë e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të falsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike”.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës

Këto ditë më shumë se për krijimin e saj lajmi është se qytetarët akuzojnë ‘Bindjen Demokratike’ të drejtuar nga z. Astrit Patozi se ka falsifikuar firmat e tyre për krijimin e saj.

Në vend që të pergjigjet për këto fakte të rënda të falsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partizë krijuese në kuzhinën e “Rilindjes”sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin.

Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partizë e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të falsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike.

Urdhëri politik dhe i paligjshëm i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje.

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar nuk është parti fantazëm dhe as shtojcë dhe as nën urdhrat e Partisë Demokratike. Z Patozi këtë fakt e di shumë mirë pasi me kryetarin e saj njihet mirë sepse dikur e kemi ftuar të jetë në koalicion me PD .

Kërkesa e saj e ligjshme për të anuluar një vendim të paligjshëm të KQZ, provon se ajo është e vetmja parti e regjistruar në KQZ, që nuk kontrollohet nga Edi Rama.

Edi Rama le të krijojë sa parti të dojë, me apo pa firma falco. Opozita shqiptare është e vendosur se zgjedhje farsë, me parti falco, nuk ka për të patur as në 30 Qershor, as në 30 Dhjetor!, shkruan Noka.

Basha: Gazetarët pa liri, si një vend pa zgjedhje të lira!

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha është shprehur në ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, se gjithmonë e më shumë gazetarët shqipotarë po ndihen të pasigurtë në punën e tyre, më të censuruar, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve apo portaleve janë pasuruar me tendera.

Reagimi i kryetarit Basha

Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira.

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare.

Gjendja e përkeqësuar e medias në Shqipëri u reflektua me rënien me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias, në raportin e së cilës shprehet shqetësimi “për kapjen e mediave dhe përqendrimin e tyre në duart e një grushti biznesmenësh”.

Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik është problemi kryesor që i ka ulur medias besueshmërinë tek publiku dhe ka bërë që 80% e gazetarëve të shprehen se nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licensa e favore të tjera.

Nëse do të pyesnin: PSE nuk hetohet dosja 339 dhe dosja 184, SI u bë tenderi i Unazës së Re, KUSH përfiton nga lejet e ndërtimit për kullat në Tiranë, mediat do të kishin zbuluar se prapa vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së taksave, grabitjes së pronës publike, qëndron Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.

  • Zgjedhje të blera
  • Drejtësi politike
  • Gazetarë të censuruar

Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.

Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë.

Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit.

Bardhi: Edi Ramën e rrëzojmë me çdo mundësi, por problemi është modeli që duam të implementojmë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, nga një takim me të rinjtë në degën nr 2 në Tiranë, u kërkoi demokratëve që të mos i kufizojnë takimeve vetëm me demokratët por edhe me socialistët, pasi edhe ata janë po aq të pakënaqur nga qeverisja e Ramës

“Në këtë moment nuk jemi në betejë për pushtet, por në betejë për të mbrojtur demokracinë.

Mos i ngushtoni takimet tuaja me demokratët, por edhe me socialistët, duke u thënë atyre që po bëni betejë edhe për ata. Sepse një qeveri që vjen me shitblerje votash, me pjesëmarrjen e krimit të organizuar në zgjedhje, është e padobishme edhe për socialistët.

Dhe kush është pasoja që kemi sot?

Ne nuk kemi një qeveri që punon për shqiptarët.Kemi një qeveri që angazhohet një muaj në fushatë për të blerë me paratë e pista votën e qytetarëve  të varëfër shqiptarë me qëllim që Edi Rama të mbajë pushtetin.

Mesazhi është që nuk mund të kemi një qeveri me vota të bletra. Ky model duhet të marrë fund.

Jam shumë i lumtur që kemi të rinj që duan të angazhohen politikisht.

Edi Ramën e rrëzojmë me çdo mundësi, por problemi është modeli që duam të implementojmë.

Shqipëria për fat të keq si në vitin 2015 ashtu edhe në vitin 2017 nuk pati mundësi të implementojë standardet më të mira për zgjedhje”, tha Bardhi.

Zëri i Amerikës: Rama fabrikon lajmet dhe mënjanon filtrin e gazetarit

Në Shqipëri media ka pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit, duke u bazuar në raportet e organizatave prestigjoze që vlerësojnë treguesit e saj. Studiues, analistë dhe pedagogë të gazetarisë veçojnë se raportimi dhe informacioni po kalon ditë të këqija, për shkak të ndikimit të qeverisë dhe shpeshherë dhe vetë pronarëve, të cilët priren që përmes përdorimit të medias t’i shërbejnë bizneseve të tjera. Kërcënimet që vijnë nga bota e krimit ndaj gazetarëve janë shqëtësim serioz mendojnë analistët, ndërsa veçojnë se propaganda e kryeministrit përmes televizionit me emrin e tij fabrikon lajmet dhe menjanon filtrin e gazetarit.

Treguesit e lirisë së medias në Shqipëri, duke u bazuar në raportet e Komisionit Europian, Departamentit të shtetit të Freedom House dhe Reporterët pa kufij, kanë pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në dekadën e fundit. Sipas Freedom House media deri në vitin 2009 ishte active. 

“Kishim 3.75 pikë në vitin 2008, ku 1 është vlerësimi më i lartë dhe 7 është vlerësimi më i ulët. Ramë në vitin 2010 në 4 pikë dhe në vitin 2017 në 4.25. 5 e lart vlerësohen vende me diktaturë totalitare”, thotë Gjergj Erebara gazetar i BIRN.

Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij, Shqipëria humbi 7 vende për lirinë e medias. Ai nënvizoi se pati sulme ndaj medias si nga qeveria edhe nga krimi i organizuar në një shkallë të pashembullt. “Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama i cilësuan gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme”- thuhej në raport. Në një reagim të menjëhershëm Kryeministri tha se me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar.

Por shënjestrimi i medias edhe nga krimi i organizuar për analistët është rrjedhojë e një strukture që Fatos Lubonja e përkufizon në këtë mënyrë.

“Është pjesë e ndërtesës metaforikisht të pushtetit, ku katin e parë e ka oligarkia dhe bizneset e pastra dhe të papastra në Shqipëri. Në katin e dytë janë mediat dhe në katin e tretë është politika. Dhe në bodrum krimi i organizuar. Mediat janë pjesë e kësaj strukture”, shprehet analisti Fatos Lubonja.

Një nga problemet e mprehta që ngrenë analistët dhe raportet ndërkombëtare për median lidhet me pronësinë, investimet e dyshimta, përdorimin e televizionit si mjet shantazhi duke vecuar mungesën e filtrit mes pronarit dhe gazetarit sic do të ishin bordet.

“Faktori kryesor në mënyrën se si bëhen lajmet, si prodhohet informacioni, mbeten pronarët e medias. Ata kanë axhendën e tyre. Media është për ata biznesi i dukshëm i cili përdoret si mburojë për bizneset e tjera të dukshme dhe të padukshme”, pohon Jonila Godole pedagoge në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

“Të jenë aq media sa ka fuqi Shqipëria, që të mbahen me konkurencë dhe cilësi dhe jo me shërbime dhe shantazhe për të marrë lejë ndërtimi, për të marë prona, për të hapur tunele” – thotë Fatos Lubonja analist.

“Viktimat në këtë mes janë gazetarët. Në momentin që ai njihet me interesat politike dhe ekonomike të pronarit, ai nuk e raporton fare lajmin dhe kalon menjëherë në autoçensurë”- thotë Elvin Luku, Drejtues i qendrës MediaLook.

Analistët vërejnë se informacioni dhe raportimi në media është zbehur. Tabloja e zymtë e medias duket se ka prekur dhe vetë qeverinë.

“Ka në media shumë gjoba, të cilat janë si ato gjobat mafioze me kode. Publikut i serviret për lajm të rëndësishëm, ndërkohë që i dërgohet mesazhi dikujt, që shiko ti do na japësh këtë ose në do vazhdojmë të të bëjmë këtë”, u shpreh Edi Rama në studion e gazetares Eni Vasili në News24.

Edhe në konferencën rajonale për median në nëntor të vitit 2017 kryeministri Edi Rama e shigjetoi median në këtë mënyrë.

“Sot në media gjendet një pasuri e tejskajshme. Nëse flasim për rritje disproporcionale të të ardhurave të personave, kjo thuhet në media, se s’ka ku thuhet tjetër, por nuk e përjashton median”- tha Kryeministri Edi Rama.

“Përgjegjesia kryesore që kanë lejuar pastrimin e parave përmes edhe medias në Shqipëri e kanë këta politikanë” – pohon Fatos Lubonja, analist.

Analistët vërejnë me shqetësim gjuhën fyese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve si dhe e cilësojnë gjithnjë e më shumë autoritar dhe arrogant. Zëri i Amerikës i kërkoi një intervistë shefit te qeverisë, lidhur me problematikën e medias në Shqipëri, por nuk mori përgjigje pozitive.

“Ky kryeministër nuk dialogon fare me idetë që hedhin gazetarët, apo me faktet, por thjesht shantazhon dhe etiketon. Është simptoma e një regjimi që po bëhet gjithnjë e më autoritar” – pohon analisti Fatos Lubonja.

Edi Rama gjatë një fjalimi në forumet e partisë socialiste i përgjigjet me pyetje kritikave se po qeveris me arrogancë.

“Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogance? Cila pjesë e qeverisjes sonë konsiderohet arrogante? Sepse është e drejtë? Dhe sepse ne bëjmë reforma që janë të dhimbshme? – shprehet kryeministri Edi Rama.

Një prej kritikave të analistëve lidhet me propagandën e qeverisë përmes kanalit televiziv të kryministrit ERTV dhe ndikimin e fortë të zyrave të shtypit në media.

“Produksioni i lajmeve është një bashkëpunim mes zyrave të shtypit të partive, mes politikës editoriale që vjen nga pronari i medias dhe shumë pak ndërhyrje ka aty gazetari” – pohon Jonila Godole pedagoge në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit e Tiranës.

“Kjo është e paparë. Unë nuk di ndonjë vend tjetër të botës që kryeministri të ketë televizion me emrin e tij”- shprehet analisti Fatos Lubonja.

“Nëse di të bëjë mirë kjo qeveri në gjykimin tim është pikërisht çështja e propagandës. E përqendron të gjithë aktivitetin e tij politik në këtë television që quhet ERTV dhe televizionet e tjera marrin dhe transmetojnë drejtpërdrejt këtë përmbajtje e cila është e parapërgatitur e krijuar me regji duke eliminuar filtrin e gazetarit”- shprehet Elvin Luku Drejtues i Qendrës MediaLook.

Sipas një studimi të Departamentit të gazetarisë në Faklutetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës, për tregun e punës në media vihet re një dekurajim i studentëve të kësaj dege.

“Sepse studenti, gazetari i ri thotë unë nuk realizoj në treg as ato kompetenca që marr deri në vitin e tretë, ç’më duhet mua që të vazhdoj dhe dy vjet të tjera, në momentin kur këto njohuri nuk i aplikoj dot”- tha Artan Fuga, Pedagog në Departamentin e gazetarisë në Faklutetin e Histori -Filologjisë të Universitetit të Tiranës, përballë studentëve.

Edhe vetë studentët e shohin të pamundur, që nesër si gazetarë të bëjnë atë që kanë mësuar në shkollë, jashtë ndikimit të politikës dhe interesave të pronarëve.

A ka gjasa që situata në media të ndryshojë, që informacioni dhe raportimi i vërtëtë të zënë vendin që i takon përballë sulmeve të krimit të organizuar dhe të qeverisë si dhe interesave të pronarëve që në mjaft raste shkojnë në drejtim të kundërt me parimet e gazetarisë.

Jonila Godole e quan situatën të pashpresë. Fatos Lubonja e cilëson dramatike, ndërsa Gjergj Erebara mendon se ka mjaft gazetarë që janë duke rezistuar dhe luftuar çdo ditë për të bërë më të mirën në kushtet që janë. Z. Erebara thotë: “Ne gazetarët nuk i kemi humbur”./Zëri i Amerikës

 

Akt kriminal në Këshillin Bashkiak nga Veliaj, tjetërson pronat publike pa pasur numrin 37 të këshilltarëve

Në kundërshtim me ligjin, në një akt mafioz, mjaft të rëndë dhe në fshehtësi, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi vendime për administrimin, dhënien, përdorimin apo qiranë e pronave publike në Tiranë.

Numri i këshilltarëve ishte 31, shumë larg kuotës prej 37 votash të cilat detyron ligji vendimmarrjen për përdorimin e pronave publike.

Ky akt mafioz, manipulator, grabitës, mbi pronën publike në Tiranë, qartësisht bëhet që mafias, klientëve pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës t’u serviren, t’u plotësohet oreksi për grabitjen dhe gllabërimin e pronave publike në Tiranë.

DEKLARATË E KRYETARIT TË KËSHILLTARËVE BASHKIAKË TË PD, KRESHNIK ÇOLLAKU Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, një mbledhje që ka zgjatur më pak se 45 minuta, është shoqëruar me një ngjarje e cila turpëron një institucion dhe parlamentin e Tiranës, Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës është deklaruar se janë miratuar 6 vendime që lidhen me administrimin, dhënien, përdorimin apo qiranë e pronave publike në Tiranë.

Nga drejtuesit e Këshillit është deklaruar miratimi i këtyre vendimeve, të cilat, në bazë të ligjit të vetëqeverisjes vendore si detyrim kanë përcaktimin, në nenin 54/e të këtij ligji, votimin e tyre me një shumicë prej 3/5-ash nga këshilltarët bashkiakë.

Në fakt rezulton, sikundër mund të verifikohet edhe nga pamjet e kamerave, se në momentin e votimit, të pranishëm janë 31 anëtarë të këshillit bashkiak, pra, shumë larg kuotës prej 37 votash të cilat detyron ligji vendimmarrjen për përdorimin e pronave publike.

Ky akt mafioz, manipulator, grabitës, mbi pronën publike në Tiranë, qartësisht bëhet që mafias, klientëve pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës t’u serviren, t’u plotësohet oreksi për grabitjen dhe gllabërimin e pronave publike në Tiranë.

E njëjta situatë ka tentuar të ndodhë dhe me një ngjarje tanimë të njohur, siç është ajo e pronës publike mbi të cilën ngrihet Teatri Kombëtar. Pikërisht për këtë shkak, këshilltarët e opozitës së bashkuar, kanë refuzuar pjesëmarrjen në çdo seancë të Këshillit Bashkiak, duke qenë se një ligj mafioz, i sponsorizuar nga klientët e Erion Velisë dhe të Edi Ramës.

Kanë projektuar grabitjen, uzurpimin e një të drejte kushteuese të Këshilltarëve Bashkiakë dhe kalimin e kësaj të drejte në institucione të tjera.

Praktikisht, duke hequr mundësinë që këshilltarët e Bashkisë Tiranë të administrojnë pronën publike në Tiranë me një shumicë prej 37 votash Bashkia e Tiranës vendosi që këtë të drejtë ta uzurpojë dhe pikërisht për këtë arsye opozita e bashkuar refuzon të marrë pjesë në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak pa iu rikthyer kjo e drejtë kushtetuese.

Vendimet që kanë kaluar sot shoqërohen edhe me një skandal tjetër. Asnjë këshilltar, asnjë anëtar i Këshillit Bashkiak, nuk ka pasur dijeninë dhe informacionin se çfarë përmbajnë këto vendime.

Përmbajtja e tyre është mbajtur sekret dhe në dijeni të tyre është vetëm Kryetari i Bashkisë, klientët dhe besoj edhe Kryeministri Rama. As këshilltarët socialistë nuk kanë pasur informacion, material se çfarë është përmbajtja e gjashtë vendimeve që lidhen direkt me trualle publike dhe prona në Tiranë.

Opozita dhe Partia Demokratike e ka denoncuar dhe e denoncon këtë klimë manipulimi dhe këtë klimë mafioze që qeveris Tiranën, por si Tiranën të gjithë Shqipërinë. Imagjinoni këta njerëz që kanë paturpësinë të manipulojnë në publik, pamjet e tregojnë qartë, votën e të zgjedhurve të Tiranës, të këshilltarëve bashkiakë, imagjinoni se çfarë sigurie dhe garancie ofrojnë këta njerëz për të realizuar zgjedhje në të gjithë Shqipërinë.

Erjon Veliaj nuk është veçse një sozi e Edi Ramës, një vegël e tij, dhe ai dhe Edi Rama kanë dhe meritojnë të njëjtën përgjigje nga opozita e bashkuar nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Protestë, rezistencë deri në largimin përfundimtar të tyre.

Vjedhja e fundit e Veliajt, 1.7 miliardë lekë për makina me qera!

Bashkia e Tiranës ka shpallur dje tenderin me objekt “Marrje mjetesh rrugore me qira operacionale (leasing) për Bashkinë Tiranë”, me vlerë të fondit limit 1,74 miliard lekë, ose 1,4 mln euro për 48 autovetura elektrike.

Edhe ne denoncime të mëparshme, kemi vënë dukje se marrja e mjeteve me qira operacionale, ka qenë një nga mënyrat alternative risi e kësaj qeverie për të shpërndarë paranë publike tek klientët e ngushtë të kryeministrit.

Përveç mungesës së transparencës dhe garës, vihej re një nivel i lartë i shpërdorimit të parasë publike, duke vendosur specifikime teknike për automjete që mund të ishin të arsyeshme për vende me një standard dhe mirëqënie shumë të lartë (edhe pse këto vende shquhen për modestinë në vlera shpenzimi për këto kategori mallrash).

Sigurisht që kur bëhet fjalë për Bashkinë Tiranë, e cila ka shumëfishuar taksat për banorët dhe bizneset e Tiranës, duke shtrënguar frymëmarrjen për të gjithë qytetarët, të majtë e të djathtë, shpërdorimi i parave të mjelura deri në pikën e fundit, është rregulli i funksionimit.

Ky institucion ka parakaluar dhe institucionet e tjera që kanë ndjekur këtë praktikë abuzive.

Sjellim si referencë objekt të njëjtë të blerë nga Policia e Shtetit në 2018. Për 134 automjete me qira operacionale, me specifikime të tilla që i bëjnë të konsiderohen makina luksoze, janë shpenzuar 2.3 miliard lekë nga Policia e Shtetit, afësisht 17 milion/automjeti.

Ndërsa Bashkia e Tiranës, nën urdhrat e Veliajt, për 48 mjete, ofron 1.7 miliard lekë, pra mesatarisht 36 milion lekë/automjeti. Bëhet fjalë për automjete elektrike, të prodhimit 2018-2019, me specifikime teknike që flasin vetë për luksin e shfrenuar që blihet me paratë e qytetarëve të rrjepur nga kryebashkiaku i Tiranës.

Automjete elektrike?! Patjetër vetëm elektrike?! Sigurisht, sigurisht, shqetësimi i Veliajt është ruajtja e mjedisit, po aq sa shqetësohet kur hedh firmat në qindra leje për kulla dhe betonizimet e atyre pak mini-parqeve që i kanë ngelur kryeqytetit.

Departamenti i antikorrupsionit PD