22.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Paditet KQZ për regjistrimin e partisë së Patozit (Dokumenti)

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ankimon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KQZ për regjistrimin në zgjedhje të partisë së Astrit Patozit, Bindja Demokratike dhe kërkon shfuqizimin e vendimit.

Sipas kësaj partie, vendimi i KQZ-së është i jashtëligjshëm, pasi regjistrimi i partisë së Astrit Patozit është bërë në kohën kur vendimi i gjykatës nuk kishte marrë vendim të formës së prerë.

Disa nga argumentet e paraqitura në Kolegjin Zgjedhor

Vërtetimi i gjykatës, i paraqitur në KQZ nga Bindja Demokratike nuk ka marrë formë të prerë.

Duke futur në garë, në kundërshtim me ligjin për partitë dhe Kodin Zgjedhor, organizata politike të paregjistruara në Gjykatë, KQZ cenon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve.

Kodi Zgjedhor thotë qartë se ‘për të marrë pjesë në zgjedhje një parti duhet të paraqesë vërtetimin e regjistrimit në gjykatë’, gjë që Bindja Demokratike nuk e ka, sepse vërtetimi i paraqitur nuk është i formës së prerë.

Deri në 23 prill 2019, kur ishte afati i fundit për të dorëzuar kërkesat në KQZ, Bindja Demokratike nuk ekzistonte si parti, prandaj pranimi I saj në zgjedhje nga KQZ është I paligjshëm.

Në të kaluarën, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor kanë ndjekur një praktikë të ndryshme nga kjo që KQZ ka ndjekur për Bindjen me kryetar Astrit Patozi.

Në 2013 dhe 2015, KQZ nuk ka pranuar të regjistrojë 2 parti në zgjedhje në kushte të njëjta me Bindjen Demokratike, duke argumentuar se sepse vendimi i gjykatës nuk kishte marrë formë të prerë përpara skadimit të afatit për dorëzimin e kërkesës në KQZ.

Kolegji Zgjedhor e ka konfirmuar këtë qëndrim të KQZ në 26 prill 2013, për Partinë Civile, duke argumentuar se ‘pa marrë vendim të formës së prerë regjistrimi në gjykatë, kryetari i partisë së re apo të autorizuarit e tij, nuk ka tagër të paraqesin në KQZ kërksësë për regjistrim’. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për zotin Astrit Patozi si kryetar i Bindjes Demokratike apo të autorizuarit prej tij, të cilët kanë dorëzuar kërkesë në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhje përpara se vendimi i gjykatës për regjistrimin si parti të marrë formë të prerë.

Duke e konsideruar vendimin e KQZ të paligjshëm, kërkojmë shfuqizimin e vendimit dhe çregjistrimin e Bindjes Demokratike.

Liria e Medias si iluzion…

Luçiano BOÇI

Nga regjim monomediatik i para viteve ‘90, sot Shqipëria ka kaluar në një regjim plurimediatik.

Brenda këtij plurimediatizmi të regjimit, liria është një iluzion që mbahet gjallë e promovohet nga gazetarë të lirë, ose media alternative e kohës teknologjike që ruajnë një autonomi profesionale.

Mediat kombëtare dhe disa jokombëtare, sot diktojnë lajmin sipas afilimit politik, ose janë të diktuar në lajmin e transmetuar direkt nga zyrat e pushtetit.

Shërbimet që i ofrohen pushtetit konvertohen ne interesa dhe anasjelltas.

Në disa prej tyre, jo vetëm bëhet propagandë proqeveritare, por dhe mbillet një lloj “urrejtje” ekzemplare opozitare e mirëmenduar dhe me nota spektakolare.

Në këtë situatë është vështirë të flasësh për liri mediash.

Ajo më shumë ka formën e një servilizmi mediatik shpesh deri në pështirosje.

Vetë pushteti lundron i qetë midis favoreve që shpërndan dhe anatemimeve që bërtet për kazanë mediatikë e që i hedh sa për të ruajtur vigjilencën.

Parimi që ndjek pushteti, është ai i njohuri:

Kush kontrollon mediat kontrollon mendiet.

Mjafton të evidentosh faktin që shumë TV marrin sinjal nga kanali personal i K/M e nuk e kanë pë galje të transmetojnë me logon e tij.

Ndërkohë ERTV-ja, një “kopile” e lindur nga boshllëku ligjor dhe shkelja flagrante e ligjit, jo vetëm ka rrëmbyer atributet e RTSH publik, por dikton cdo event dhe format informimi për publikun që del nga zyra e K/M.

Në kushte të tilla, gazetarët konsiderohen nga pushteti si vasalë dhe dalja nga rreshti e disave nxit një gjuhë shantazhuese dhe kërcënuese të drejtpërdrejtë ndaj tyre.

Politikat editoriale dhe shumë formate emisionesh të rëndësishme diktohen nga kërcitja e telefonave të zyrës së propagandës.

Kronikat i nështrohen censurave të disallojta, duke nxitur në një masë marramendëse dhe autocensurën.

Gazetaria investigative si shpirti i një lirie mediatike është e pafuqishme, e panxitur, e goditur deri me armë, ose e simuluar brenda një rrethi të ngushtë interesash.

Shpesh infot në këtë drejtim, sidomos për krimin e organizuar e qeveritar, deformohen dhe devijohen, nën efektin e përfitimeve ekonomike e politike.

Sot liria mediatike mbahet gjallë nga mediat online, të cilat janë të detyruar të luftojnë me tentativat ligjore të qeverisë përtej vetërregullimit, për t’i zaptuar ato, goditur, mbyllur, ose për t’i konkuruar në mënyrë krejt të pandershme.

Disa prej këtyre mediave krijohen e financohen artificialisht, enkas si “qen lufte”, për të kafshuar ato objektivet dhe për sulmuar të vërtetat, duke mbjellë një lloj kaosi që çon lexuesin në selektivitet me natyrë autocensure.

Kjo autocensurë selektive e lexuesit i mbivendoset autocensurës së vetë gazetarit, duke mbytur kështu informimin.

Brenda këtij kaosi të gjesh lirinë është si të kërkosh gjilpërën në kashtë.

Madje figurativisht dhe kjo është futur midis lapsave më ngjyra të zyrës që komandon e dhunon lirinë e medias.

Pse gjithë kjo tallje e hapur dhe kaq e ekzagjeruar ndaj mësuesve?!

Namir LAPARDHAJA

Rrogat e mësuesve – u kandis kaposhi në një thelë…!!!

Qeveria tmerrësisht socialiste vijon talljet dhe mashtrimet me mësuesit. Me tam-tame të mëdha ajo na premtoi e na tha se do të rriste rrogat e mësuesve në masën 7%. Si mësues, pavarësisht se kishte disa vite pa lëvizur rroga fare nga vendi, e prita me entuziazëm të madh këtë lajm… Madje, për pak iu bashkova edhe unë korit të drejtorëve që falënderonin të organizuat lartgjatësinë e tij, Skënderbenë tonë, por hezitova se mo nuk ma pranonte dhe ma merrte për të madhe…

Dhe kur ja…, vjen mesazhi i hedhjes së rrogës dhe ç’të shohë…7% i qeverisë, në fakt, nuk është as më shumë e as më pak se 4% (në rastin më të mirë)…

Konkretisht, rroga ime ishte 60510 bruto, neto 50130; bëhet bruto 63169, neto 52138.
Pra, rritja është 2008…

Raporti i shtesës me atë që merrja: 2008/50130=4%…

Pra, rritja që unë do të marrë në dorë është vetëm 4%.

Mirëpo, ka edhe një përllogaritje më të keqe se kjo… Qeveria e ka detyrë ligjore që çdo vit të indeksojë rrogat sipas inflacionit të vitit të kaluar. E bëri me pensionet, duhet ta bënte edhe me rrogat e mësuesve. Duke qenë se neto rroga u rrit vetëm 4% – 2.8% të inflacionit të vitit të kaluar = 1.2 %… (Kjo analizë, ma nxjerr rritjen reale vetëm 1.2%).

Po mirë, mor zotërinj, pse gjithë kjo tallje e hapur dhe kaq e ekzagjeruar ndaj mësuesve, ndërkohë që për turpin e kësaj qeverie, pavarësisht se e shitën edhe këtë si rritje, mjekëve nuk iu rrit rroga këtë muaj.

 

Fol për Kosovën, por mos intrigo kundër Kosovës, zoti kryeministër?!

Enver Bytyçi

Presioni që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kanë bërë kryeministrit Haradinaj është bërë temë diskutimi e replikash të ndërsjellta midis protagonistëve dhe pjesmarrësve në Samitin e Berlinit. Kryeministri I Kosovës i akuzoi publikisht të dy “vëllezërit siamezë pro serbë”, Ramën dhe Thaçin se “ata i kanë bërë më shumë presion për taksën sesa vetë Vuçiq në Berlin”! Edi Rama u përgjigj me formulën e tij standard kur i djeg e vërteta se “Askush nuk më ndalon të flas për Kosovën”! Këtë lloj formule ai e ka shpreh në publik sa herë është zënë ngushtë dhe nuk ka patur përgjigje për kritikat që i janë bërë në raportet e tij me Kosovën.

Ndërkaq e vërteta është se zoti Rama, bashkë me Hashim Thaçin dhe Baton Stanishiqin nuk flasin për Kosvën, por intrigojnë kundër saj. Nëse rendisim të gjitha deklaratat e tyre, atëherë secili do të shohë se në diskursin dhe veprimtarinë e këtyre tre protagonistëve të ndarjes së territorit të Kosovës ka vetëm intrigë, shejtanllëk, gënjeshtër, maska, mashtrime, me një objektiv të vetëm, të realizojnë me çdo kusht projektin e Beogradit për Serbinë e Madhe. Samiti i Berlinit ishte një dështim i madh për ta, por nuk e ka varrosur projektin serb të shkëmbimit të kufijve me Kosovën.

Me datën 7 maj Aleksandër Vuçiq do të jetë në Itali për të kurdisur dhe njëherë tik-taket e orës së këtij plani dhe një ditë më pas do të vijë në Tiranë, me qëllim që të rekordojë punën në koordinim me Edi Ramën. Atë ditë në Tiranë do të jenë edhe Hashim Thaçi e Baton Stanishiqi. Këta të katër do të takohen jashtë kamerave e në fshehtësi nga publiku, me qëllim që të projektojnë kundërmasat në kundërpërgjigje ndaj Berlinit. Këtu do të jemi dhe do të shohim se cila do të jetë intriga e radhës kundër Kosovës! Dhe përsëri Edi Rama do ta justifikojë intrigën e tij me formulën “Askush nuk më ndalon të flas për Kosovën”!

Këta të katër nuk do të flasin më 8-9 maj për Kosovën, por kundër Kosovës. Atyre do t’u vijë në ndihmë gjithashtu viktima tjetër e Berlinit, Frederica Mogherini, e cila do të jetë ato dy ditë në Tiranë. Prej së paku katër vitesh ata kanë folur dhe kanë vepruar ethshëm kundër saj, kundër shtetësisë së Kosovës, kundër integritetit territorial të saj, kundër institucioneve dhe kushtetutës kosovare.

Këtë punë do të vijojnë ta bëjnë edhe pas Berlinit. Të qenit kundër nuk është njëjtë me të folurit për diçka. Këta liderë, tre shqiptaro-serbë dhe një serb bashkë me Mogherinin, janë bërë bashkë jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër Bosnjë-Hercegovinës, kundër Maqedonisë së Veriut, kundër Malit të Zi dhe vendeve të tjera të Europës Lindore ku jetojnë pakica të rëndësishme. Nëse ndodh me Kosovën shkohet te shpërbërja e këtyre shteteve.

Në Berlin kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës foli hapur për rrezikun që përbën vepra antiKosovë e presidentit serb, presidentit kosovar dhe kyzeministrit shqiptar. Por edhe presioni për heqjen e taksës nga ana e Ramës dhe Thaçit e ka intrigën e vet. Baton Haxhiu e trajtonte si tragjedi përgjigjen negative të Haradinajt dhënë presidentit Macron për këtë çeshtje.

Në fakt tragjedi do të ishte nëse Haradinaj e heq taksën ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë. Në këtë çeshtje gjithashtu Kadri Veseli u shfaq në favor të kërkesës së Beogradit për heqjen ose suspendimin e taksës me pretendimin se ajo e ka kryer tashmë funksionin e saj.

E vërteta është se të gjithë këta me heqjen e taksës synojnë largimin e Haradinajt nga posti i kryeministrit. Që Vuçiq, Thaç, Rama e Baton Stanishiqi nuk duan ta shohin Ramush Haradinajn në krye të ekzekutivit të Kosovës, kjo tashmë është e provuar. Shkaku është se Haradinaj, siç shkruante Der Spiegel, pengoi planin e tjetërsimit të territorit të Kosovës.

Dhe me qëllim që ky plan të rikthehet në skenë atyre u duhet të largojnë taksën e bashkë me taksën edhe autorin e saj, Ramush Haradinajn. Kjo është intriga e radhës që Edi Rama ka përdor në Samitin e Berinit kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj. Me një gur të vrasë dy zogj: Edhe ta realizojë projektin e penguar në Berlin të ndarjes së Kosovës, edhe të hiqet para Merkel e Macron si faktor në Ballkan, për shkak të rënies së krediteve nga kriza politike në Shqipëri.

Rama, Thaçi, Batoni janë tashmë të pabesueshëm në opinionin shqiptar. Ata duhen izoluar si mashtruesit më të mëdhenj në historinë e shqiptarisë, jo vetëm si njerëzit që punojnë më së shumti kundër Kosovës e pro Serbisë. Nisur nga faktet e shumta dhe lodhja që këta njerëz pa dinjitet e pa atdhe na kanë shkaktuar do të doja që këta të bojkotohen, të mos shihen në ekranet televizive, të mos dëgjohën se çfarë thonë, të mos ndiqen në deklarata që bëjnë, madje të mos intervistohen dhe të abondonohen edhe në rastet kur thërrasin konferenca shtypi, sepse njerëzit janë lodhur nga intrigat, mashtrimet dhe gënjeshttrat e tyre.

Tiranë, më 03.05.2019

Financave u mungojnë 13 milionë euro në vetëm tre muaj, tatimet dhe doganat në pikiatë

Ndërsa ekonomia shqiptare u rrit vitin e kaluar me 4.1%, më e larta e dekadës së fundit, kjo nuk po arrin të reflektohet në të ardhurat që tatimet e doganat mbledhin nga bizneset dhe individët. Të ardhurat e mbledhura nga tatimet dhe doganat në tre muajt e parë të këtij viti arritën në rreth 108 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat janë rritur me 2.6%. Duke reflektuar inflacionin prej 1.7% (mesatarja janar-mars) dhe rritjen e pritshme ekonomikeprej rreth 4%, rezulton se performanca reale e të ardhurave tatimore ishte me një rënie prej 3.1%.

Edhe në raport me planin, financave u mungojnë 1.6 miliardë lekë për tre muajt e parë të vitit, ose rreth 13 milionë euro.
Dy janë taksat që kanë pasur performancën më të ulët në periudhën janar-mars:

-Të ardhurat nga Tatimi mbi vlerën e shtuar, që siguron gati një të tretën e të ardhurave në buxhet dhe që është një tregues direct i konsumit në ekonomi ranë me 3.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke zbritur në 32.4 miliardë lekë, dhe duke rezultuar 2.1 miliardë lekë më pak se plani. Të dhënat më të detajuara tregojnë se të ardhurat nga TVSH kanë rënë si nga tatimet (-14.9%) ashtu dhe nga doganat (-5.6%).

-Zëri i dytë me rënie të ardhurash ishte Taksa nacionale dhe të tjera, me ulje prej 13.3%, duke zbritur në 8 miliardë lekë. Financat kanë arritur të mbledhur nga ky zë, ku pjesën m ëtë madhe e zë renta minerare, 1 miliardë lekë më pak sesa plani.
Performancë positive kishte tatimi mbi fitimin, me rritje 20% me bazë vjetore për periudhën janar-mars, duke arritur në 11.7 miliardë lekë.

Me rritje të ndjeshme ishin të ardhurat nga pushteti vendor, ku efektin e dhatë taksat locale, me një rritje prej gati 60%, ku ndikimin kryesor e jep taksa e infrastrukturës.

Ndërsa të ardhurat nga taksa e pronës ranë me 0.4%. Pushteti local nuk po arrin të mbledhë më shumë të ardhura nga kjo taksë, pavarësisht përpjekjeve përmes ndryshimit të formulës si mblidhet ajo, bazuar në vlerën e pronës. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore u rritën me 5.4%, në përputhje me planin.

Shpenzimet, ulen investimet
Shpenzimet ranë me 2.7% për periudhën janar-mars 2019, në raport me tremujorin e 2018-s, duke zbritur në 104.4 miliardë lekë.
I gjithë kursimi ka ardhur si rrjedhojë e reduktimit të shpenzimeve kapitale, që ranë me 13.7% në raport me janar-mars 2018, duke zbritur në 9.1 miliardë lekë. Në raport me planin, shpenzimet kapitale ishin 2.7 miliardë lekë më pak.

Pavarësisht ambientit me norma të ulëta, shpenzimet për interesa u rritën me 12.2%. Mbajtja nën kontroll e shpenzimeve, ka bërë që deficit në tre muajt e parë të vitit të bjerë me 28.5%, në 3.6 miliardë lekë.

Raporti i Bankës konfirmon krizën: Bizneset e vogla me humbje, s’kanë shitje

Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2018, ndërmarrjet e vogla vijojnë të raportojnë rënie të nivelit të shitjeve me një balancë neto negative prej -5.6% dhe ulje të fitimeve me 3.3%

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë situata ka rezultuar pozitive për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, të cilat kanë shënuar balanca neto pozitive të shitjeve, respektivisht me +18.6% dhe +23.4%, në gjashtë mujorin e dytë në raport më të parin, por duke mbetur nën nivelet e një viti më parë.

Lidhur me pritshmëritë për nivelin e shitjeve të përgjithshme për gjashtëmujorin e ardhshëm, të tre grupet e ndërmarrjeve paraqiten optimiste, duke pritur një rritje të nivelit të shitjeve. Gjithsesi, subjektet janë shprehur më pak optimiste në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, veçanërisht në rastin e ndërmarrjeve të vogla.

Rezultatet ecin në mënyrë të ngjashme edhe për ndryshimin e rezultatit financiar në gjysmën e dytë të vitit 2018, duke ndjekur ecurinë e balancës së shitjeve të përgjithshme.

Kështu, ndërmarrjet e vogla vijojnë të vlerësojnë ulje të rezultatit financiar për gjashtëmujorin e dytë 2018, me një balancë neto negative -3.3%, por me ngushtim të kësaj balance në krahasim me periudhat e mëparshme.

Nga ana tjetër, ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha deklarojnë balanca pozitive të rezultatit financiar të tyre, respektivisht +13.4% dhe +21.7%, duke shënuar përmirësim krahasuar me periudhën e kaluar, por duke mbetur nën nivelet e deklaruara një vit më parë.

Pritshmëritë për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pozitive për të gjitha ndërmarrjet, pra në favor të një rezultati financiar më të lartë, por më pak optimiste se në gjashtëmujorin paraardhës. Ky rezultat shkon në të njëjtën linjë me pritshmëritë për ecurinë e shitjeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.

Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve për gjysmën e dytë të vitit 2018, me përjashtim të ndërmarrjeve të vogla, dy grupet e tjera të ndërmarrjeve kanë shënuar balanca neto pozitive,- përkatësisht +11.0% për ato të mesme dhe +22.9% për ndërmarrjet e mëdha, duke mbështetur ecurinë e rezultatit financiar të tyre gjatë periudhës.

Për gjashtëmujorin e parë 2019 të gjitha ndërmarrjet presin një zgjerim të veprimtarisë së tyre, me një balancë neto pozitive. Në rastin e ndërmarrjeve të mëdha, pritjet për një zgjerim të veprimtarisë kanë qenë optimiste dhe në rritje gjatë tre vrojtimeve të fundit, ndërkohë që tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, pritjet paraqiten më pesimiste krahasuar me periudhën paraardhëse.

Pritshmëritë përgjithësisht pozitive të ndërmarrjeve të të gjitha madhësive, lidhur me shitjet, rezultatin financiar dhe zgjerimin e veprimtarisë së tyre, vijojnë dhënien e sinjaleve optimiste mbi ecurinë e veprimtarisë në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, por me një rritëm më të moderuar.

Studentja e Harvardit dhe kapteri i Peqinit!

Adriatik DOSTI

Shume e respektuar znj. Edita Tahiri..duke te uruar shume shendet e mbaresi ne punet tuaja te perditeshne ne dobi te Kombit tone e vecmas Kosoves e popullsise se atjeshme te neperkembur pa drejtesisht nga historia e nga kjo fare Europe – kurva e motit sic e quante me aq te drejte e mencuri Vigani yne At Gjergj Fishta …dua te te konfirmoj se u ndjeva ligsht vertet kur para dy ditesh ne nje stacion tv shqipfoles u bera deshmitar okular i nje lloj debati mes Mencurise, Atdhetarizmit  e Urtesise ne njeren ane perfaqesuar denjesisht nga ana juaj… e Pa dijes , servilizmit te peshtire,  budallalikut e injorances ne anen tjeter…perfaqesuar kryesisht nga gazetari tipik kazan e mocal i llojit e tipit te atyre qe pelqen e paguan aq fort kryeministri bandit, arrogant e antishqiptar i Shqiperise se sotme Rama…ne mbrojtje te tij … njefare Alfred Peza …

U ndjeva keq vertet sepse mendova se si ka mundesi qe e keqja te institucionalizohet keshtu…si ka mundesi qe fjala e lire te shperdorohet kesisoj e si mundet qe antishqiptarizmi te shitet e blihet kaq lire…ku  antinjerzilliku dhe   bythe e  sahanlepirja te jene kaq gjate ne mode…

…Kur ngrihen kembet e i bijen kokes eshte keq sa me s’ka o moter e dashur e Kosoves trime…sepse eshte njesoj si puna e atij plakut te mocem qe tha se kur peshon bishti me rende se sqepari i pari qe ndihet ne faj eshte vete Druvari…

…Dhe te kisha mundesi komunikimi me ju Edita…gjeja e pare qe do te te thosha ishte…ik moter, ik prej atij ekrani  e shmangju atij debati bastardesh te paguar e burrash -livadhi pa seder, pa dinjitet, pa moral, pa karakter , pa personalitet e pa integritet njerezor…e boll u lodhe  sepse jo me kot shume heret kesaj bote egjiptianet e mencur jo pa shkak e as rastesisht  thoshin…Kurre mos thuaj gjera te mencura perpara Budallait…

Pak biografi e nje pasqyre …Flash – krahasimore…

…EDITA…e lindur ne Prizren me 1956…arsimin fillor e te mesem i kreu ne vendlindje.. e shume vite me pas per rethana qe dihen  do te Dipllomohet ne Universitetin me fame boterore te Harvardit ne USA…

Mban titullin Magjister e Administrates Publike si dhe ka kryer Doktorature ne Shkencat politike… e eshte bartese e nje sere Titujsh nderi kombetare e  nderkombetare …

Pervec gjuhes ametare …flet shkelqyeshem anglisht, serbisht, turqisht e kroatisht…

Lidere, politikane, dipllomate, deputete, negociatore e fameshme dhe kurajoze e Ceshtjes kombetare shqiptare …luftetare si askush tjeter per Kosoven e saj e popullsine e pergjakur kosovare…

Aktualisht mban postin e Ministres per dialog te Republikes se Kosoves…

Ka qene ne postet me te larta shteterore te Kosoves …Zv. Kryeministre per politiken e jashteme dhe sigurine nacionale…Ministre e Administrates publike…Ministre e puneve te jashteme…Themeluese e Lidhjes demokratike te Kosoves.. Deputete nder me te votuarat e parlamentit te Kosoves….e mbi te gjitha …Anetare e delegacionit te Kosoves ne Rrambuje …pikerisht atje ku edhe u vendos  fati  i njeres prej pjeseve me vitale te kombit tone…Kosoves..

ALFRED PEZA….duhet te kete lindur diku aty nga mesi i viteve 1960…them keshtu sepse komunistet kurrre nuk e tregojne saktesisht identitetin e tyre…te cilin me mire se ata vete e di Partia e tyre te cilen jo me kot ata e duan me shume se Shqiperine….

Flet nje shqipe te renduar fale dialektit te tij te theksuar provincial…qe duket se do ta shoqeroje sa te jete gjalle e deri ne varr pavaresisht faktit  se ka mbi gati tre  dekada qe  jeton gabimisht ne Tirane….

Ka lindur ne Peqin…dhe harron i ziu se Peqini i tij as gjeografikisht e sidomos historikisht nuk mund te jete dot kurren e kurres e ne jete te jeteve as sa minimumi i Prizrenit patriotik, historik  e nacionalist…ku lindi e u rrit Edita…

Pas shkolles 8 vjecare diku aty afer Paprit…kreu shkollen ushtarake Skenderbej…ku edhe sot e kesaj dite edhe pse i lyen floket tip-Iriqi me lloj lloj solucionesh e xhelerash …prape se prape rethi qe te le pas koke kapelja ushtarake e skenderbegasit  meazella se i ka ikur dot prej kaptine… tamam sikur do qe ta identifikoje perjetesisht qenien e tij  si nje ushtarak besnik e militant fanatik i asaj kohe per te cilen ai hidhet ne zjarr…edhe sot e kesaj dite…

Vazhdoj studimet ushtarake deri ne ate vit kur ra diktatura e te pakten kur na  u tha se bashke me te ra edhe komunizmi…e me duket se u gradua Kapter a dicka me pak e dicka me shume pak rendesi ka…ishte me kapele  ushtarake e me YLL komunist ne balle e ne ne koke …kjo ka me shume rendesi ….sepse edhe sot qe nuk mban kapele Yllin e kuq e ka po aty ne koken e ne Ballin e vet…e sidomos ne mendje, ne zemer e ne shpirt…se kot nuk thoshte Cercilli,,,,komunizmi me pare te merr mendjen pastaj edhe zemren e shpirtin…

Mori pjese aktivisht ne rrevolten e ushtarakeve te Shkolles se bashkuar ku  studentet – ushtarake te se ciles te egersuar sa me s’ka.

 

Policia terror në Fier, reagon kreu i PD: “Vijnë si hajdutët, arrestojnë qytetarët në mes të natës”!

Një tjetër denoncim është ngirutr kundër Policisë së Shtetit, pasi kjo e fundit sic ka ndodhur rëndomë kohët e fundit, është konfrontuar sërish me qytetarët.

Sipas denoncimit që vjen nga kreu i PD në Fier, Luan Baci, policia ka mësyrë sërish në shtëpitë e protestuesve demokratë duke i nxerrë nga shtëpitë e tyre në mes të natës e duke i arrestuar.

Statusi i Baçit

Pas mesnate, gjithe policia e Fierit, njelloj si hajdutet, po shkojne ne çdo shtepi, te qytetareve Fierak. Po shoqerojne dhe po arrestojne, qytetar te ndershem, qytetar qe protestuan sot paqsisht, pa as me te voglin incident. Po mire mor sherbetore te perulur dhe te korruptuar, te Rames, nuk prisnit dot, deri neser , ti shoqeronit dhe ti merrnit ne pyetie, protestuesit, bashkqytetaret tuaj ?

Veprimet tuaja jane te pa ligjshme, ju kerkoni te intimidoni, qytetaret, u beni presion, doni ti friksoni. Si nuk u vjen turp, per pyetiet qe u beni. Kush ju organizon? Kush ju drejton ? Kush ju paguan ? Po nuk e dini, po ju’a themi : Partia Demokratike e Shqiperis dhe opozita e bashkuar, te gjithe ne qe na shikoni aty çdo dite, ne krahe te tyre, ne krye te tyre.

Ndersa sa per te paguar, na ngaterroni me veten, tuaj, se ju jeni mesuar, me shit blerie, ne as paguajme njeri dhe as nuk na blen dot askush. Edhe per nje gje te jeni te sigurte, Do vij shpejte dita qe te jepni llogari per veprimet, tuaja te paligjshme, si militante te Rilindjes dhe jo ashtu siç duhet, si profesionist dhe ne sherbim te qytetareve, nga taksat e te cileve, paguheni. N

atyrisht, pjesa me e madhe tuaja, jeni per tu pershendetur, keto fjale jane per ata, qe flasin, jo ne emer te ligjit por ne emer te partis. Dhe qe tashme jane te identifikuar. Dhe e fundit : Ne do te vazhdojme te protestojme, nuk do te ndalojme, ne nuk friksohemi, ne jemi shume dhe po behemi çdo dite dhe me shume, ashtu si ishim sot, me mijra.

Ne nuk do te ndalojme deri ne rrezimin e qeverris me te korruptuar dhe me te paafte, te planetit. RAMA IK RAMA IK RAMA IK.

Vuçiç drejt Tiranës për takuar Ramën dhe Mogerinin, do diskutohet për…

Beograd, 13. oktobra 2016. - Srpski i albanski premijer Aleksandar Vucic (L) i Edi Rama na sestom Beogradskom bezbednosnom forumu (BSF). Forum, koji organizuju Beogradski fond za politicku izuzetnost, Evropski pokret u Srbiji i Beogradski centar za bezbednosnu politiku, koji je poceo u sredu akadameskim dogadjajem, pokusace da kroz brojne panele obradi izazove s kojima se Evropa, region i Srbija suocavaju, poput migrantske krize, Bregzita, procesa prosirenja EU, novoj bezbednosnoj strategiji Evrope...FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ bk

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me 8 maj udhëton në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini. Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.

Takimi mes Vuçiqit dhe Salvinit pritet të jetë i mbyllur për media. Pasi të përfundoj ky takim, Vuçiq në mbrëmje udhëton për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar që zgjat dy ditë.

Edhe tek takimi mes Vuçiqit dhe Mogherinit temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga ana e tij, tha se në Berlin është përballur me presion të madh për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe. Madje siç tha kryeministri “presion për ta hequr taksën ka pasur edhe nga vetë Presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë”, ndonëse këta dy të fundit nuk e thanë një gjë të tillë.

“Edhe në Berlin, u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ishte shumë vështirë. Edhe presidenti Thaçi, edhe kryeministri Edi Rama më shumë bënin presion të dy me e heqë taksën, sesa shtetet e tjera.

Të gjithë insistonin që me respektu qëndrimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humbë. Një insistim direkt i pandalshëm.

Në një gjuhë që ishte në anglisht, që e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, tha Haradinaj në një intervistë për një televizion lokal në Kosovë. Ai tha se megjithë këtë presion ka insistuar se vendimi për taksën qe i detytuar, pasi Serbia e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme.

“Unë u kam thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale tonën. Ky vendim hiqet në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje dhe nënshkruhet mund ta suspendojmë. Por, jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”, tha Ramush Haradinaj.