17.5 C
Tirana
E premte, 5 Shtator, 2025

Spahia: Të bashkuar do ia dalim, kemi të drejtën në anën tonë dhe nuk dorëzohemi!

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka falenderuar qytetarët shkodranë që iu bashkuan protestës së opozitës. Spahia shkruan në një postim në facebook se, të bashkuar do t’i dalim.

“Mirenjohje per qytetaret qe na u bashkuan ne protesten e sotme 2 oreshe si dhe per drejtuesit e automjeteve qe mirekuptuan kete forme te mosbindjes civile. Rezistenca eshte rruga e vetme kunder nje kryeministri ilegjitim qe ka marre peng te ardhmen e vendit.

Qytetaret aktive ne proteste e te tjere qe na perkrahin jemi shumica ne vend, perballe kryeministrit te lodhur e te vetmuar qe po mbahet me thonj pas karriges.

Vendi kerkon zgjidhje: largimi i Edi Rames e krijimi i nje qeverie tranzitore per t’i hapur rruge zgjedhjeve te lira e te ndershme. Te bashkuar, do ia dalim. Kemi te drejten ne anen tone e nuk dorezohemi!”, shkruan Spahia.  #RamaIkHapiRrugeVendit#SerishBashkeMe11MajParaKryeministrise

Edhe Paçolli nxjerr Ramën mashtrues

Edhe Behgjet Pacolli ka konfirmuar presionin e bërë nga Kryeministri Rama ndaj Kryeministrit Haradinaj gjatë samitit të Berlinit, duke i kërkuar homologut kosovar heqjen e taksës përt mallrat serbe.

Pacolli u shpreh se: “Edhe kryeministri në fjalimet e veta është parë pak a shumë një distancim sa i përket taksës sepse ka ndërhyrë edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili e pohoi se dialogu mund të shkojë përpara, se taksa duhet të hiqet, edhe pse nuk ka thënë drejtpërdrejt se taksa duhet hequr. Ka qenë një atmosferë e tillë, Haradinaj ka pikëpamjet e veta”.

Dy ditë më parë Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë.

E gjitha kjo ka ndodhur dy ditë më parë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Haradinaj thotë shprehimisht se “presionin më të madh, në të gjitha gjuhët, përfshirë anglishten, e ka patur nga Edi Rama”.

Thirrja e Bashës: Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve për t’u bërë vegla të Ramës!

“Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve për t’u bërë vegla të autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit kundër opozitës dhe qytetarëve”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij para protestuësve në Elbasan.

“Shërbëtorucët e ekraneve qeveritare i dalloni fare lehtë. Në ekranet e tyre, të njollosura nga paratë që u grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre ekraneve, bëhet propagandë nga mëngjesi në darkë kundër bashkimit të shqiptarëve, kundër tiranisë, bëhet propagandë kundër opozitës, shpiken sebepe pse qëndresa jonë po shqetësoka qytetarët dhe qarkullimin e tyre, vetëm për shkakun se pronarët e këtyre televizioneve marrin miliona euro të vjedhura nga xhepat tuaj, drejtpërdejt nga Edi Rama dhe i shërbejnë Edi Ramës, duke u munduar të këndojnë këngën e vjetër të përçarjes.

Turp për ta! Dua t’i paralajmëroj sot se, përveç shërbimit që i bëjnë padronit të tyre, njësoj si oligarkëve, njësoj si kriminelëve, shqiptarët nuk do t’ua falin! Mos i mërrni shqiptarët për budallenj! Ekranet tuaja janë të djegura.

Bojkoti ndaj jush është përgjigja më të cilën shqiptarët do t’ju kthejnë reston. Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve dhe që cilët janë bërë sot veglat e autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit, njeriut që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë dhe që e trajton Elbasanin dhe Shqipërinë si çiflig.

Po kështu, përgjegjësi do të mbajnë edhe oligarkët, edhe ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe, nga ana tjetër, kthejnë kokën e bëjnë sikur nuk shohin padrejtësitë që bien mbi kurrizin tuaj.

Ta dinë fare mirë se jo vetëm qeveritarët, jo vetëm nëpunësit, por të gjithë aksesorët e Edi Ramës në këtë krim kundër Shqipërisë do të mbajnë përgjegjësi. Dita dhe ora për këtë po afron dhe nuk ka fuqi mbi tokë që ta ndalë”, u shpreh Basha.

Thirrja e Malajt nga protesta tek Teatri: Më shumë qytetarë t’i bashkohen protestave

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj dhe një nga zërat më seriozë të socialistëve i është bashkuar sonte protestës qytetare në mbrojtje të Teatrit për rivendosjen e shkronjave që janë hequr në mënyrë grabitqare nga bashkia.

Arben Malaj ka bërë thirrje që më shumë qytetarë duhet të bashkohen në protesta, ndërsa ka deklaruar prerë se historia e Teatrit duhet ruajtur dhe jo të shembet. “Të huajt që vizitojnë Shqipërinë nuk duan të shohin kullat me xham, por historinë e këtij vendi dhe Teatri është pjesë e saj”, tha Malaj.

Ish-Ministri socialist tha se problem i sotëm në vend është i njerëzve që kanë problem me besueshmërinë duke atakuar direkt kryebashkiakun dhe kreun e qeverisë. Malaj është një ndër zyrtarët e lartë socialist që i është bashkuar protestës në mbrojtje të Teatrit në mënyrë publike.

Malaj është shfaqur javët e fundit një kritik i hapur i kreut të qeverisë dhe kryebahskiakut Veliaj. Një numër gjithnjë dhe më i madh i simboleve të historisë së PS i janë bashkuar lëvizjeve qytetare në mbrojtje të vlerave kombëtare, ndërsa po artikulojnë politikisht qartë nevojën e madhe për një ndryshim rrënjësor politik në vend. \

Vetwm tre ditw mw parw Malaj bwri thirrje publike pwr tw dhuruar fonde pwr rivendosjen e gwrmave tek Teatri.
Thirrja e Malajt
Te bashkohemi te dhurojme fonde per rivendosjen e germave te teatrit kombetare, Gjeja e pare do te ishte qe pas Apelit publik te kesaj aleance ,Bashkia e Tiranes ti rikthente dhe vendoste vete germat e vjedhura .

E mbeshtes plotesisht qendrimin e disa artisteve te vendit tim, jo thjeshte per mbrojtjen e nderteses se Teatrit Kombetare por sidomos per kirjimin e kultures thellesisht demokratike se vendimet duhet te merren bashke me komunitetin. Asjehere dhe per asgje nuk ka vetem nje opsion, vetem nje zgjidhje dhe ajo te te imponohet dhunshem nga larte.

Ndersa veprimet ne erresire dhe fshehur jane te denja per hajdute dhe jo per qeveritare. Opsionet duhet te perzgjidhen sa me mire, duke e ruajtur me fanatizem kulturen tone dhe duke e integruar sa me mire.

Turizmi kulturore edhe per dicka te vjeter por qe ka pjese identifikuese te historise se vendit tende, ne kete rast jo te historise se nderteses por te historise se ku u rriten shume personalitet tona kulturore eshte sot shume me terheqes se sa turizmi i kullave dhe shesheve te ndertuara, prishura dhe rindertuara me parate e taksapaguesve.

Sa here dhe sa rende e kane paguar taksa paguesirt shqiptare ndertimin dhe rindertiminm, prishjen pas rindertimit dhe fillimin e nje rindertimi tjeter te sheshit Skenderbeut, po rreth rrutullimin tek Zogu i Zi?? Sa lagje te Tiranes kane infrastrukture shume te keqe sikur te ishin ne nje vend afrikan dhe jo ne Shqiperine evropiane?

Pse Bashkia e Tiranes nuk bene transparencen ligjore te kostove te paguara per prishjet, ndertimet, prishjet dhe rindertimet e disa pjeseve te rendesishme te urbanistikes dhe infrastrkurese se sajne 15 vitete e fundit?

Llesh kimiku nis hakmarrjen me urdhër të Ramës, arrestohet kreu i degës së PD Tepelenë dhe 4 protestues

Pas protestës së sotme të opozitës policia ka ngritur postblloqe, ndërsa në Tepelenë janë arrestuar 5 persona.

Mësohet se mes personave të ndaluar është edhe kryetari i degës së PD-së në Tepelenë, Ladi Bana.

Në komisariatin e Tepelenës kanë shkuar përfaqësues të PD duke kërkuar shpjegime se përse janë bërë shoqërimet.

Edhe gjatë protestës së sotme në Gjirokastër, policia u pa me zë dhe me figurë se si i kërcënonte qytetarët nëse nuk do të zhbllokonin rrugën.

Protesta nuk ndalet në Tiranë, marshim nga sheshi Shqiponja drejt Zogut të Zi

Protestuesit në Tiranë kanë marshuar nga sheshi Shqiponja drejt rrethrrotullimit të  Zogut të Zi.

a qenë një vendim i momentit i protestuesve për të bërë këtë marshim dhe për ta mbyllur aty protestën e opozitës.

Më pas mësohet se protestuesit do të shpërndahen.

Asnjë hap pas, deri në 11 maj armata e lirisë dhe demokracisë është në këmbë!

Gjatë protestës në Elbasan, kreu i opozitws, Lulzim Basha është shprehur se, nuk ka rrugë tjetër për daljen nga kriza përveç se garantimit të zgjedhjeve përmes një qeverie tranzitore.

“Zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugën e çlirimit nga krimi dhe korrupsioni dhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa. Rezistenca shembullore në Elbasan, Vlorë, Shkodër, Kukës, Korçë, Tiranë e Lezhë tregon se ndërgjegjësimi i qytetarëve për të marrë fatet e vendit në dorë, se nuk k tjetër Zot në këtë vend, është garancia se kauza jonë do të ketë vetëm një përfundim: largimin e klikës, largimin e Ramës, zgjedhje të ndershme dhe fitoren e Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Basha njoftoi edhe një herë protestën e madhe para kryeministrisë, që do të mbahet më 11 maj, ku bëri edhe ftesën e rradhës.

“Derisa ky popull dhe qytetarët e këtij vendi të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe të kemi një qeveri që mbron qytetarët shqiptarë, derisa në Shqipëri ti jepet fund standardeve të dyfishta, beteja do të vazhdojë orë e minutë. Ne do të luftojmë në çdo qytet e fshat.

Ju ftoj ta kulmojë këtë betejë të shtunë në 11 maj. Deri në 11 maj armata e lirisë dhe demokracisë është në këmbë për të mos bërë asnjë hap pas, por vetëm hapa para drejt fitores së Shqipërisë si gjithë Evropa”, u shpreh Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha nga Elbasani tha se, nuk do të ketë asnjë hap pas, por vetëm para. “Mesazhi i Shqipërisë së bashkuar është i qartë, Rama ik!”, tha Basha.

Basha: I them Europës, mos ndëshko popullin tim, ne do t’i heqim vizën Edi Ramës dhe krimit të organizuar

Kreu i opozitës lulzim Basha u shperh se, ne do t’i heqim vizën Edi Ramës dhe bashkë me të edhe krimit të organizuar. “I them Europës, mos ndëshko popullin tim, ne do ia heqim vizën Edi Ramën, bashkë me të edhe krimit të organizuar. Ne do t’i kthejmë shqiptarëve dinjitetin që u takon”, u shpreh Basha.

Kreu I opozitës, Basha ka treguar edhe njëherë bindjen e tij dhe të opozitës se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Për Bashën, opozita nuk do të lejojë që më 30 qershor Bashkitë të kapen nga kjo maxhorancë, e cila më pas ti përdorë si taksidarë kundër qytetarëve të saj.

Këta tradhtuan qytetarët kur i mashtruan për shëndetësinë falas, për uljn e taksave dhe u sulën si çakej duke ngritur çmimin e naftës duke e bërë më të shtrenjtin në Evropë.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve të shumtë në mbikalimin e Bradasheshit në Elbasan, Basha u shpreh se, me Ramën kryeministër Shqipëria është zhytur në mjerim.

“Zullume e krime në jetën e çdo shqiptari. Në këtë protestë janë bashkuar hallet e qindra mijëra të rinjve sikundër në të gjithë Shqipërinë. Sot jetojnë kohët më të pasigurta që ka njohur rinia dhe drejtohen të largohen drejt pasigurisë së emigracionit.

Ekonomia në duart e kriminelëve, paratë shkojnë në xhepat e kryeministrit, Damian Gjiknuri e Qazim Sejdini me shokë. Gjendja e fermerëve ka arritur kufijtë e ekzistencës, sikundër mjekët, infermierët dhe mësuesit.

Ne jemi këtu e nëna e të gjitha të këqijave është vjedhja e votës. Duke tjetërsuar vendimin e shqiptarëve Rama ka shkatuar mjerimin më të madh, papunësinë më të madhe, dëshpërimin më të madh”, deklaroi Basha.

Katër oligarkë që vjedhin 33 miliardë euro dhe nuk bëjnë asnjë shërbim, por shkatërrojnë ekonomimë. Edi Rama nuk ka forcë që të shpëton.

Ne jemi bashkë për të çeluar së bashku ditën e re të shpresës për Shqipërinë. Që nesër ligji të jetë i barabartë për të gjithë, ku të mos punojë për taksidarët e terrorit.

Do t’i japim fund makthit ekonomik, mjerimit dhe shpopullimit të shqiptarëve.

Unë ju jap fjalën se jemi bashkë jo thjesht për një rrotacion por mbi të gjitha për ti dhënë fund tranzicionit të gjatë në Shqipëri.

Pa votë të lirë, pa zgjehdje të lira, nuk mund t’i japim fund mjerimit, nuk mund të ndërtojmë një shëndetësi që të kujdeset për një njerëzot, pa një parlament dhe qeveri legjitme, është e pamundur të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme.

Do të bëjmë realitet për shqiptarët ëndrrën evropiane. Ne hoqëm bizat, futëm vendin në NATO, por sot me këto standarde nuk mund të bëhemi pjesë e sotme e Evropës

I them Evropës, mos ndëshko popullin tim, ne do ia heqim vizën Edi Ramën, bashkë me të edhe krimit të organizuar. Ne do t’i kthejmë shqiptarëve dinjitetin që u takon.

Beteja vazhdon, me 30 qershor ne nuk do të lejojmë farsë zgjedhore.

Zgjedhje pa opoziutën huk do të ketë. Kjo ditë nuk do të gdhijë më 30 qershior dhe këta nuk do ti kapin bashkitë”, tha Basha.

Qytetari në Korçë tregon listën e borxheve: Si të mos protestoj?!

Një protestues në Korçë ka dalë në protestën e thirrur nga opozita me listën e borxheve në dorë. Ai thotë se është i sëmurë dhe se me lekët e pensionit ka larë borxhet e nuk ka mundur të blejë dot ilaçet.

“Ti nuk di të udhëheqësh. Ta marrësh pushtetin shumë lehtë është por…Unë jam i sëmurë, s’kam lekë të marr ilaçet. Lava borxhet, me një pension 127 mijë lekë. Si të mos protestoj unë këtu. Ky është sovrani?”, u shpreh protestuesi.

Policia e Gjirokastrës kërcënon protestuesit, shpërthen revolta!

Në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në Urën e Leklit ka pasur një konfrontim para pak minutash mes kryetarit të PD të Gjirokastrës Dasho Aliko me policinë, e cila i ka kërkuar të zhbllokohet rruga. Ka pasur një ndërhyrje për të zhbllokuar aksin.

Ka pasur indinjatë për banorët që duan të kalojnë në këtë aks. Rezistenca mund të qëndrojë deri në orën 20:00.

Pjesë nga debati i zyrtarit të PD-së me punonjësin e policisë:

Aliko: Më thuaj ligjin.

Polici: Neni 8 e ndalon bllokimin e rrugëve.

Aliko: Jam në të drejtën time. Ne kemi dalë në tubim paqësor. Shkresën e ke dy orë. Hidhëm në gjyq.

Protestuesait nuk kanë pranuar të largohen nga rruga por kabnë vijuar p[rotestën duke hedhur parrulla kundër Ramës dhe qeverisë.