26.5 C
Tirana
E premte, 5 Shtator, 2025

Shpërthen në Kukës, protestuesit çajnë kordonin e policisë…

Protestuesit në Kukës kanë çarë kordonin policor të vendosur aty, duke avancuar më tej në rrugën ku po zhvillohet protesta. Në qytetin verior, protesta po zhvillohet të Ura e Drinit në hyrje Rrugës së Kombit. Ish-deputeti i PD është stacionuar aty, duke protestuar krah qytetarëve.

Kjo është protesta e dytë në formën e mosbindjes civile e thirrur nga opozita, e cila një javë më parë bllokoi për 60 minuta 5 akse kryesore të vendit.

Opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Protestat që po zhvillohen në 12 qarqe të vendit kanë nisur që prej orës 18:00 dhe parashikohen të mbyllen në orën 20:00.

Protestuesit në Korçë paralajmërojnë Ramën: Qërohu që mos ta pësosh si Çaushesku!

protestuesit në Korçë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet, pasi në të kundërt do ta pësojë si ish-diktatori i Rumanisë, Nikolae Çaushesku.

“Kjo protestë është bërë për të përmbysur atë qenin, kriminelin, bastardin që ja ka vënë thikën në grykë të gjithë popullit. Prandaj ai të qërohet që mos e pësojë si Çaushesku”, tha protestuesja.

Mosbindjen Civile në Korçë e drejton ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji dhe zyrtarë të tjerë të opozitës.

Bardhi: Zgjedhja e vetme e krizës është largimi i Edi Ramës një orë e më parë!

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se, shqiptarët do të protestojnë deri ditën kur t’u garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe të lirohen nga njeriu që u ka marrë peng të ardhmen Europiane.

Ai deklaroi nga sheshi ‘Shqiponja’, se javën e ardhshme shqiptarët do të protestojnë para kryeministrisë.

Bardhi tha se, zgjedhja e vetme e krizës është largimi i Edi Ramës një orë e më parë, krijimi i një qeverie tranzitore e cila do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë Bardhi ka theksuar se në 11 maj do të tronditen themelet e qeverisë, pasi një numër shumë i madh shqiptarët do të mësyjnë përballë kryeministrisë.

Gjithashtu ai deklaroi se protestat e qytetarëve shqiptarë do të vijojnë çdo ditë në forma nga më të ndryshme.

‘Protesta e radhës e para kryeministrisë do të jetë në 11 Maj ora 18:30, e cila do të jetë protesta më e madhe që kanë parë shqiptarët deri tani. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë çdo ditë para bashkisë së Tiranës, si dhe do të ketë protesta çdo ditë nga çdo shtresë shoqërore në vend, e cila ka probleme të pazgjidhura me qeverinë’, deklaroi Bardhi.

‘Deri sa Shqipëria të ketë zgjedhje të liria dhe të ndershme, shqiptarët do të vijojnë të protestojnë,. Kuy është vetëm fillimi, javën tjetër kemi protestën popullore përballë kryeministrisë. Shqiptarët do të protestojnë deri ditën që do të lirohen nga personi që ju ka marrë peng të ardhmen europiane’, deklaroi Bardhi.

 

I gjithë Elbasani në shesh, mijëra qytetarë i bashkohen Bashës…

Mijëra qytetarë nga Elbasani i janë bashkuar kreut të opozitës Lulzim Basha në protestë.

Opozita ka bllokuar në 12 qarqe akset kryesore të rrugëve në vend, në shenjë protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës.

Lulzim Basha ndodhet në Elbasan, aty ku edhe e kanë pritur një numër shumë i madh protestuesish, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme.

“Jemi këtu për t’i treguar Edi Ramës se ky popull nuk e bën atë që po ju bën ai shqiptarëve”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ju është bashkuar qytetarëve që po protestojnë në ‘Plepat’ në Durrës, të cilët do të mbajnë rrugën të bllokuar për dy dorë, si shenjë ndaj pakënaqësive për keqqeverisjen.

Kryemadhi tha për mediat se Rama akoma nuk e kupton që përshkallëzimi i vërtetë i protestave dhe mosbindja civile ende nuk kanë filluar.

Ajo tha se opozita dhe qytetarët janë gati të shkojnë në pikën e fundit për t’i treguar Ramës se ai nuk mund të bëjë gjenocid mbi këtë popull.

Këtu është tjetërsuar vota, ka mungesë të Gjykatës Kushtetuese, ka mungesë demokracie, e cila pa liri është diktaturë. Unë do të dëshiroja mos kishte përshkallëzim proteste, do doja të shihja një reagim në PS për ti rikthyer vlera kësaj force politike, për ti rikthyer atë në shinat e Kushtetutës.

Përshkallëzimi nuk është mirë as për PS-në as për qeverinë, por mbi të gjitha nuk është mirë as për shqiptarët. Mosbindja civile dhe përshkallëzimi i protestës akoma nuk kanë filluar, jemi ende në momentet që po i themi se ne jemi gati të përballemi për ti dhënë fund këtij gjenocidi të tmerrshëm që po u bëhet shqiptarëve.

Ne themi që nuk është e nevojshme të shkojmë atje pasi një i çmendur ka marrë peng një parti dhe disa institucione. Por ajo që është sot më e rëndësishme është që ne tu japim shqiptarëve shpresën se ky vend mund të bëhet një ditë, të cilat janë shkatërruar nga kjo qeveri.

Ajo që dua të them është se ne do të bëjmë çdo lloj proteste dhe çdo lëvizje politike për të sensibilizuar shqiptarët, por jemi gati të shkojmë edhe në pikën e fundit për t’i treguar Edi Ramës se ky popull nuk e bën atë që po ju bën ai shqiptarëve’, deklaroi Kryemadhi.

Paloka: Krimineli që do të futet në burg është Edi Rama

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ju është bashkuar protestuesve në ‘Plepa’ në Durrës ku ka dhënë dhe apelin e tij drejtuar shqiptarëve.

Ai tha se, asnjë shqiptarë të mos ketë frikë nga beteja kundër së keqes, pasi i vetmi që do të përfundojë në burg është Edi Rama.

‘Me Ramën në qeveri, situata jo vetëm nuk do të përmirësohet po çdo të përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Kam një thirrje për të gjithë qytetarët, që largimi i Ramës do të zgjidhë këtë krizë, dhe sa më shpejt ai të largohet aq më shpejt s’do të kemi një zgjidhje.

Nëse ulim kokën, nuk po flas për ushtarët e Ramës, ata që pranuan të ulin kokën le të mbajnë kokën ulur, ata që duan ndryshim do të vazhdojnë të protestojnë, pasi nëse se bëjmë ajo që na pret është edhe më e keqe se ka.

Zotin Rama e keni dëgjuar për 6 vjet të flasë vetëm për burg, është ai që burg të pafajshmit dhe është ai që bashkëpunon me kriminelët, për këtë arsye opozita do të vazhdojë pa kthim pas protestën. Krimineli i vetëm që do të futet në burg është Edi Rama’, deklaroi Rama.

Tension në Fier, policia përplaset me protestuesit

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në rrugën e Mbrostarit në Fier, që është nga 12 pikat në të gjithë vendin ku po protestohet.

Protestuesit kanë dashur të avanconin në drejtim të urës duke çarë kordonin e policisë që janë vendosur aty. Ka pasur shtyrje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë që kanë dnaluar avancimin e protestuesve. Situata më pas është qetësuar me qytetarët që kanë hequr dorë nga avancimi drejt urës.

Ish-deputeti i PD, Luan Baçi dhe ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ndodhen mes protestuesve në Fier.

Kjo është protesta e dytë në formën e mosbindjes civile e thirrur nga opozita, e cila një javë më parë bllokoi për 60 minuta 5 akse kryesore të vendit. Opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Basha: Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit…

“Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!”, kështu shkruan lideri i opozitës, Lulzim Basha, teksa po merr pjesë në protestën që opozita po zhvillon në Elbasan.

Ndërkohë mbështetës të opozitës dhe mijëqra qytetarë të tjerë kanë bllokuar rrugët në të gjitha qarqet e vendit.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie transitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, pa Edi Ramën kryeministër.

Shqipëria në këmbë: Rama ik!

Janë me mijëra protestues të cilët kanë bllokuar rrugën në të dyja krahët në të gjithë vendin duke mos lejuar të mos kalojnë asnjë mjet. Kreu i PD, Basha po merr pjesë në protestën që opozita po zhvillon në Elbasan.

“Rama ik, Rama, ik”, janë parrullat që hedhin protestuesit e revoltuar.

Tek ish-Sheshi “Shqiponja” është bllokuar rruga duke bllokuar çdo mjet që vjen nga qyteti i Durrësit apo anasjelltas.

Banorët e Unazës së Re i janë bashkuar protestës së opozityës dhe vijojnë të hedhin shashka drejt punimeve që kanë nisur tek ish-Shqiponja në shen jë revoltë kundër shembjes së banesacve të tyre.

Protesta do të zgjasë nga ora 18.00 deri në orën 20.00.

Sikundër raportohet edhe drejtuesit e mjeteve i janë bindur bllokimit, duke mos pranuar të përplasen me protestuesit.

Revolta, qytetarët bllokojnë rrugët në të gjithë vendin

Ka nisur protesta e opozitës në 12 qarqet e vendit. Protestuesit kanë bllokuar akset rrugore duke paraliziuar vendin.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet me qytetarët në mbikalimin e Bradasheshit në Elbasan.

Është bllokuar në këto momente edhe rrethrrotullimi pranë sheshit Shqiponja në Tiranë.

Janë me mijëra protestues të cilët kanë bllokuar rrugën në të dyja krahët duke mos lejuar të mos kalojnë asnjë mjet që vjen nga qyteti i Durrësit apo anasjelltas.

Në këto momente protestës i janë bashkuar edhe protestues të ‘Unazës së Re’

Protesta do të zgjasë nga ora 18.00 deri në orën 20.00.

Sikundër raportohet edhe drejtuesit e mjeteve i janë bindur bllokimit, duke mos pranuar të përplasen me protestuesit.