29.5 C
Tirana
E diel, 7 Shtator, 2025

Kryeministrja serbe flet për pazaret me Ramën: Ndryshe flet me ne, ndryshe në konferenca

Pas Haradinajt edhe vetë Kryeministrja serbe pohon se Rama flet ndryshe me Serbinë dhe ndryshe në konferencat ndërkombëtare. Ajo shton se fjalimet në konferenca ndërkombëtare i bën për të marrë pikë. Pra, ndryshe i bën pazaret me Serbinë dhe ndryshe shfqet publikisht. Pikërisht këtë tha dy ditë më prë edhe Haradinaj

Kryeministrja Ana Branbiç, pas kthimit nga Berlini, u shpreh për agjensinë serbe të lajmeve “Beta“ se është e zhgënjyer nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse ka menduar se ai ka një vizion tjetër për Ballkanin dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, por ai në të vërtetë grumbullon pikë në tema populiste, duke shpjeguar kryeministri Rama, flet një gjë në rastet e takimeve individuale, ndërsa në konferenca flet ndryshe dhe “për publikun e tij”.

“Unë nuk e shoh politikën ndryshe nga raportet njerëzore“, u shpreh Branabiçi dhe shtoi se gjithmonë do të bisedojë me Ramën, duke “rekomanduar“ se në politikë nevojitet “pak më shumë sinqeritet”.

Duke folur për Samitin e 29 prillit, ajo tha se bisedimet ishin të vështira, por delegacioni serb ishte i sinqertë dhe e përfaqësoi mirë vendin e tij.

“Thamë atë që mendojmë dhe që ndjejmë dhe se jemi këtu (në Berlin) për të vazhduar bisedimet dhe për të gjetur kompromis, por taksat duhen hequr“- shpjegoi Kryeministrja, duke shtuar se dialogun e frenon mungesa e kurajos politike dhe populizmi i njerëzve që kanë vendosur taksat ndaj mallrave serb.

“Hajde të bashkohemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë një rajon tjetër për brezat që do të vijnë“- bëri thirrje Kryeministrja serbe.

Kreu i Bosnjes: Tani lojën e drejton Merkel, s’ka ndryshim kufijsh, pse Vuçiç u mërzit në Berlin

Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjes, Denis Zvizidiq, ka thënë se Aleksadner Vuçiq është i nervozuar me të pasi që në Berlin ka marr goditjen e madhe nga kancelarja Merkel, sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

“Unë kam deklaruar se arkitektura e kufijve në Ballkanin Perëndimor ka përfunduar dhe është e pandryshueshme, dhe kjo është edhe deklarata e kancelares Angela Merkel të cilën e ka dhënë në gusht të vitit 2018. Si kancelarja Merkel dhe unë, jemi ende duke qëndruar në të njëjtin qëndrim, gjë që nuk i konvenon Vuçiqit”, ka thënë Zvizidic për ‘Slobodna Bosna’, trasnmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se edhe një arsye tjetër pse Vuçiq është inatosur është edhe fakti që ka treguar se rivizatimi i kufijve në Ballkan gjatë viteve të 90-ta në linja etnike, ka përfunduar me luftëra të përgjakshme.

“Vuçiq është gjithashtu i nervozuar se kam thënë që përfaqësuesi i serbëve të Bonsjes, Milorad Dodik, tërheq linja kufitare nëpër territoret e shteteve të pavarura dhe sovrane, dhe për këtë shkak Bosnja është në një pozitë shumë të keqe”, ka shtuar ai .

Zvizidic thotë se tashmë gjërat në dorë i ka kancelarja Angela merkel dhe se plani i Vuçiqit për lojë me kufijtë ka dështuar.
“Pra konceptualisht plani Vuçiq ka dështuar, dhe tashmë loja do të vazhdojë të udhëhiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, pozicioni i saj është i qartë dhe i njohur mirë, i njejtë me a atë që është thënë në gusht të vitit 2018, kalimi i kohës vetëm e ka konfirmuar saktësinë e këtij qëndrimi”, ka shtuar Zvizidic, transmeton Gazeta Express.

Zvizidic ndër të tjera ka thënë se nuk dëshiron që të kalojë në grindje personale me Vucicin, duke thënë se do të ruaj nivelin, gjithmonë duke u mbështetur në parime ndërkombëtare dhe të standardeve evropiane. “Kemi marrë mësime të këqija nga kohët e Sheshelit dhe Millosheviqit”, është shprehur ai.

Kërkuan paga më të larta, pronari i pushon nga puna

Punëtorët e firmës Korsel shpk e pastrimit të plazhit në bregdetin e Golemit, me president Maks Fezulla shprehen se, paguhen me rroga qesharake prej 150 mijë lejkësh tyë vjetra.

Për këtë problem ata i janë drejtuar Bashkisë Kavajë aty kjo firmë ka fituar tenderin dhe kreu i Bashkisë u ka thënë punonjësve se nuk ka rroga nën 240 mijë lekë të vjetra.

“Bëmë një ankesë prej 16 punëtorësh bashkisë Kavajë për rrogën shumë të vogël prej 150 -170 mijë lekë të vjetra në muaj. Pas kësaj ankese na thirri kryetari i Bashkisë dhe na sqaroi që nuk rrogë aq sa deklaroni ju sepse rroga është 240 mijë të vjetra, nuk ka rrogë nën 240 mijë lekë.

Takuam përgjegjësin e punës dhe na tha mos u ankoni më sepse do pushoheni nga puna sepseaq është rroga.

Deri në ato moment ne këkruam kontratën e punës 3 vjecare që ne nuk e kishim, por kishim firmosur disa letra vetëm për rregulla pune. Pas kësaj më dt 28 prill erdhi një kontratë duke filluar nga data 3 janar 2019 ku ishte shkruajtur me shkrim dore se pagën e kishim 24 mijë lekë të reja, por kjo është një mashrtim sepse ne kemi marrë nga 150 apo 170 mije lekë të vjetra në muaj.

Që nga data 20 prill janë pushuar nga puna tre punëtorë, me motivacion “të padisiplinuar”, por në fakt ata u psuhuan pse bënë letër bashkisë për rrogat.

Punëtorët kërkojnë t’u kthehen paratë që u janë mbajtur nga muaji qershor i vitit 2016 e në vazhdim”, shprehen disa nga punëtorët.

Flet vëllai i “Dajës”: E futën në burg se i shkoi në varrim Admir Muratajt, nuk ka lidhje me grabitjen

Në një deklaratë për mediat avokati mbrojtës i Ragip Hajdinit, Mirash Ndoci tha që i biri dhe vëllai i të akuzuarit si një nga pjesëmarrësit në grabitjen e Rinasit, janë shprehur se i afërmi i tyre nuk është fajtor. 

Ata kanë thënë  se kanë mjaftueshëm pasuri dhe nuk kanë nevojë të vjedhin dhe nësë është e vërtetë që vëllai i tij ka bërë këtë veprim aprovon idenë që të dënohet maksimalisht.

Kemi pasuri të mjaftueshme dhe të ardhura po ashtu. Kemi miqësi me familjen Murataj, kam qenë në varrim edhe unë. Nëse im vëlla vërtetohet se ka gisht në ngjarje të dënohet me 20 ose 30 vite, vetë e aprovoj”, tha Mustafa Hajdinaj, vëllai i Ragip Hajdinit.

Ragip Hajdini 50 vjeç nga Peja është akuzuar si autor i dyshuar për grabitjen e 6 milionë eurove në  Rinas. Ndërkohë që bëhet me dije se 50 vjeçari, i cili mbante pseudonimin “Daja” është arrestuar tek Shkëmbi i Kavajës.

Ndërkohë Ragip Hajdini nuk e ka pranuar autorësinë dhe thotë se ka qene diku tjetër në momentin që ka ndodhur grabitja.

“Nuk jam unë personi që kërkoni. Kërkoj që të ballafaqohem me Alkond Bengasin. Kam njohje me familjen Murataj më kronkretisht me Aleksin nuk e dija që Admir Murataj ishte në kerkim. E kam dëgjuar që në media kanë folur për një person me nofkën daja, është shprehu në Gjykatë.

Platforma e opozitës për zgjedhje të lira, detyrat e qeverisë tranzitore dhe thirrja e Bashës për mosbindje civile

Opozita e Bashkuar prezantoi ne menyre te detajuar duke i bere skanerin procesit zgjedhor se ku ai ka caluar dhe ku mund te diagnostikohet me vullnetin politike te te gjitha paleve me qellimin e vetem qe Shqiperia te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ne keto momente live po prezantohet kjo platforme.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE SHITBLERJA E VOTËS

  • Fushata e kanabizimit në 2015-2017, kontrolli i territorit nga rrjetet kriminale me mbështetje policore, sasia e madhe e parasë kriminale, bashkëpunimi i krimit me politikën dhe mbulimi prej saj diktuan rezultatet në zgjedhjet 2017. (Dosja 339/2017)
    • Në 2017-ën, ODIHR-i konstatoi rritje dramatike të problemit dhe e renditi shitblerjen e votës në rekomandimin prioritar nr. 2.
    • Një sondazh i financuar nga Bashkimi Europian gjeti se 20% e zgjedhësve në Shqipëri pranuan se janë prekur nga shitblerja e votës.
    • Korniza ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal është e mjaftueshme për të goditur shitblerjen e votës. Përfshirja direkte e Ramës me pushtetin e kryeministrit siguron pandëshkueshmëri.
    • Zgjidhja e duarve të drejtësisë për të realizuar hetim, gjykim dhe dënim të krimeve zgjedhore pa ndërhyrje politike. (Dosja 184/2016 & Dosja 339/2017)
    • Parakusht themelor mbetet vullneti i qeverisë kundër korrupsionit zgjedhor.
    • Edi Rama është nxitësi dhe mbështetësi kryesor i këtij fenomeni. Ai nuk mund të garantojë sukses të luftës kundër shitblerjes së votës.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE PRESION MBI ADMINISTRATËN & ZGJEDHËSIT

  • Qeveria ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike.
    • Punonjësit u detyruan të marrin pjesë në fushatë dhe të votojnë për kandidatët e Qeverisë, duke u kërcënuar me largim nga puna.
    • Zgjedhësit u kërcënuan me largim nga puna edhe në kompani private që kanë marrë tendera dhe favore shtetërore.
    • Kryeministri urdhëroi policinë të mbledhë vota në fushatë për Partinë Socialiste.
    • ODIHR: Cënimi i mundësisë së zgjedhësve të hedhin votën pa frikën e ndëshkimit (pg. 7.7 i Dokumentit të Kopenhagenit – OSBE, 1990)
    • Rekomandim prioritar 3 (2017): Qeveria të luftojë presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit.
    • Rekomandim prioritar 8 (2017): Shteti duhet të garantojë zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Duhet të parandalohet çdo formë presioni.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ABUZIMI I BURIMEVE SHTETËRORE

  • Zyrtarë të lartë shpërndanë çertifikata për legalizimin e pronës në fushatë.
    • Kandidatë të qeverisë përdorën aktivitete dhe burime shtetërore për fushatë.
    • Qeveria bëri punësime për qëllime zgjedhore.
    • Qeveria përdori ndihmën ekonomike, banesat sociale dhe skemat e tjera të ndihmës.
    • Qeveria lejoi përfitime fiskale dhe pronësore në zgjedhje.
    • ODIHR: Pati shkelje të parimit të ndarjes së qartë të shtetit nga partitë politike.
    (pg 5.4 i Dokumentit të Kopenhagenit, OSBE 1990)
    • ODIHR, rekomandim prioritar 3: Qeveria të luftojë abuzimin me burimet shtetërore.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE IDENTIFIKIMI I ZGJEDHËSVE

  • Në 2007-ën identifikimi i zgjedhësve shkaktoi krizë politike dhe shtyrje të zgjedhjeve vendore. (Certifikatat)
    • Aktualisht, 1.4 milion letërnjoftime të 2009-ës skadojnë më 30 qershor 2019. Kjo prek 90% të zgjedhësve aktivë.
    • Qeveria nuk ka marrë masa për pajisjen e 1.4 milion zgjedhësve me letërnjoftime të reja.
    • Çmimi i rritur i letërnjoftimeve pengon zgjedhësit e varfër dhe mundëson blerjen masive të votës. Për shtresat në nevojë nuk ka asnjë subvencionim.
    • Selektivitet politik duke vonuar letërnjoftimet e zgjedhësve të opozitës.
    • Zgjatja e afatit pa ndryshuar datën mbi letërnjoftim, mundëson blerje masive të votës duke u marrë votuesve letërnjoftimin që skadon.
    • Pamundësia e verifikimit të letërnjoftimeve me afat të zgjatur mundëson përdorim masiv të letërnjoftimeve të fallsifikuara me 1 përdorim.
    • Nevojitet një fushatë rinovimi, masa lehtësuese dhe sistem i besueshëm verifikimi i letërnjoftimeve në qendrat e votimit.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE LISTA E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

  • Në zgjedhjet 2000-2003, listat shkaktuan krizë politike, protesta dhe bojkot të opozitës.
    • Në vitin 2000 rezultuan 600 mijë dublime, në 2013-ën rezultuan 2 mijë dublime në listat e zgjedhësve.
    • Reformat 2004-2013 modernizuan listat dhe zgjidhën problemin.
    • Listat nxirreshin automatikisht nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Ndërhyrja manuale është e ndaluar me ligj.
    • Regjistri Kombëtar nuk mirëmbahet prej më shumë se 1 viti për shkak të tenderimit korruptiv. Rrezikohet infrastruktura dhe shërbimet.
    • Sistemi modern i adresave është themelor për saktësinë afatgjatë të listave. Sistemi i 2004-ës është vjetëruar.
    • Tenderi i OSSHEE-së në 2016-ën për adresat është korruptiv dhe i përdorur politikisht. U shpenzuan pa rezultat mbi 5 milion euro.
    • U përdorën militantë socialistë për verifikim derë më derë. Rrezik për regjistrim selektiv dhe përdorim partiak.
    • Nuk janë regjistruar adresat e të gjithë shtetasve. Baza e të dhënave nuk përdoret nga Gjendja Civile për listat.
    • Nuk ka transparencë për databazën e adresave dhe përdorimin e saj. PS zotëronte dhe përdori kopje të paligjshme të saj në fushatën e 2017-ës.
    • Zgjedhësit transferohen fiktivisht në qarqe apo bashki me synim manipulimin e rezultatit zgjedhor. (Durrës, Kavajë 2015 – Tiranë 2017)
    • Auditët e KQZ-së kanë konstatuar shkelje të rënda dhe manipulime me listat.
    • Listat nuk nxirren nga databaza kombëtare, por, në kundërshtim me ligjin, manipulohen manualisht.
    • Në dhjetor 2018 listat kishin 270 mijë zgjedhës pa adresë. (me kod “999”)
    • Brenda 2 muajsh këta zgjedhës janë “spastruar” në mënyrë të paligjshme me urdhër verbal të Ministrit të Brendshëm.
    • Nuk ka asnjë akt nënligjor që ka përcaktuar kriteret, procedurat, afatet dhe organet përgjegjëse.
    • Saktësimi i adresës bëhet vetëm derë më derë. Ministria e Brendshme i ka spastruar pa dalë në terren. Kjo përbën manipulim.
    • Regjistrimi i zgjedhësve në QV të ndryshme nga vendbanimi faktik i bën listat të paligjshme.
    • Paligjshmëria e përpunimit të listave, pasaktësia e adresave, mungesa e transparencës dhe aksesit, sjell si rezultat lista të manipuluara.
    • Nevojitet regjistrim i popullsisë derë më derë dhe caktim i adresës zyrtarisht.
    • Listat duhet të përpunohen automatikisht dhe në mënyrë transparente.
    • Zgjedhësit duhet të regjistrohen vetëm aty ku banojnë faktikisht, siç kërkon
    Kodi Zgjedhor.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

  • Janë mbi 1 milionë emigrantë në listat e zgjedhësve. Shumica e tyre nuk vjen të votojë.
    • Rekordet e zgjedhësve emigrantë abuzohen nga PS për manipulim të zgjedhjeve.
    • Shumë emigrantë rezultojnë të kenë votuar pa ardhur fare në Shqipëri.
    • Skema me letërnjoftime të fallsifikuara apo korruptimi i komisionerëve përdoren për të mbushur kutitë.
    • Sistemi TIMS manipulohet për të përputhur hyrje-daljet në kufi me firmat e fallsifikuara në QV.
    • Nevojiten sisteme verifikimi të identitetit në QV dhe hetime para dhe pas zgjedhjeve ne sistemin TIMS

AKT

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të garantojnë zgjidhjen e problemeve që pamundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si shkaktari i këtyre problemeve, Edi Rama nuk mund të jetë zgjidhja.
Vetëm një qeveri tranzitore, jashtë konfliktit të interesit, me vullnet dhe mbështetje politike, mund të zbatojë detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Qeveria tranzitore do të ketë këto detyra:

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

  1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
    2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
    3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
    4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
    5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
    6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të
    letërnjoftimeve.
    7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
    8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
    9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
    10. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS

  • Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.
    • Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.
    • Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.
    • Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

  • Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
    • Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
    • Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
    • Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
    • Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.
    (lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

  • Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
    • Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
    • Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE 
IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE

  • Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.
    • Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.
    • Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.
    • Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.
    • Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

  • Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
    • Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
    • Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
    • Përditësim i hartave zgjedhore.
    • Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
    • Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

  • Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
    • Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
    • Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE

  • Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor.
    Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve.
    • Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin.
    • Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore.
    • Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave.
    • Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje.
    • Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.

 

Një tjetër kandidat i listës së PD refuzon mandatin, Ruka: Do të vazhdoj të jem besnik krah demokratëve

Listës së kandidatëve nga lista shumë emërore e PD që refuzon të marë mandatin e deputetit pas vendimit të kësaj partie për të lënë parlamentin dhe për të  djegur mandatet i është bashkuar edhe Sokol Ruka.

“Duke filluar me “pazarin” e shitblerjes së votës e cila deformon vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët e varfër nuk meritojnë të të drejtohen akoma nga përfaqësues të korruptuar. Është pikërisht ky parlamentë që e ka çuar shqipërinë në kete humnerë politike, ekonomike dhe kriminale”.

Potimi i plotë i tij

REFUZOJ TE BËHEM FASADË

Të dashur miq demokratë.

Dëshiroj t’ju bëj me dije refuzimin tim ndaj kërkesës së KQZ për të plotësuar vendet vakante në Parlament të cilat u dogjën nga Deputetët e Partisë Demokratike.

Që në fillim kam qenë pro vendimit të Partisë Demokratike për djegien e mandateve parlamentare.
Unë nuk mund ta pranoj që Shqipëria të ketë një parlament ilegjitim dhe të korruptuar.
Duke filluar me “pazarin” e shitblerjes së votës e cila deformon vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët e varfër nuk meritojnë të të drejtohen akoma nga përfaqësues të korruptuar. Është pikërisht ky parlamentë që e ka çuar shqipërinë në kete humnerë politike, ekonomike dhe kriminale.
Qeveritarët sot nuk janë përfaqësues të qytetarëve por të trafikantëve të drogës, bandave kriminale të cilat kanë uzurpuar qyetet tona.

Unë sot jam i palëkundur krah demokratëve po njësoj si në vitin 2017, në të cilën isha pjesë e listës shumëemërore të kandidatëve të Partisë Demokratike.
Unë do të vazhdoj të jem besnik krah demokratëve dhe Kryetarit z.Lulzim Basha. Kam bindjen dhe shpresën e madhe se duke qenë të bashkuar ne do tia dalim jo vetëm duke fituar mbi të keqen, por duke e bërë vendin tonë më të mirë dhe më të begatë.
#AsnjëHapMbrapa.

Berat-Fier, rruga që ka humbur udhën…

Nga Namir LAPARDHAJA

Pamjet në foto janë të aksit nacional Berat-Fier, i cili, siç shihet, nuk përmbush asnjë kriterë të rrugës automobilistike.

Për parantezë, ju kujtoj që qarku Berat së bashku me atë Fier kanë gjithsej 23 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (përafërsisht 16% të numrit të përgjithshëm). Prej tyre, 14 janë të mazhorancës (10 në Fier, 4 në Berat), pjesa tjetër e opozitës. Në qarkun Fier kryeson zëvendëskryeministri (ish-deputet në Berat) së bashku me Kryetarin e Kuvendit, ndërsa në qarkun Berat kryeson ministri i Turizmit.

Pjesa problematike e këtij segmenti nuk është më shumë se 20 km dhe përfshin rrethrrotullimin e Poshnjes (Bashkia Urë Vajgurore) deri në njësinë administrative Strumë (Bashkia Roskovec). Gjatë këtij segmenti ndodhen disa njësi administrative dhe fshatra (Kutalli etj.), të cilat për nga dëndësia e popullsisë mund të jenë zonat më të populluara të të gjithë qarkut Berat.

Po ashtu, kjo është zona më me shumë prodhimtari të perimeve, duke u shndërruar në eksportuesit më të mëdhenj në të gjithë Shqipërinë.

Aksi rrugor shërben për të lidhur më shpejt dhe më sigurt Beratin me Fierin, duke qenë një urë lidhëse për sektorin e turizmit të zonës turistike Berat me Apolloninë etj. me të gjithë bregdetin e Jugut.

Pavarësisht sa më sipër, në rrugë të drejtë makinat duken sikur notojnë në asfaltin e dallgëzuar. Një tmerr i vërtetë jo vetëm për shoferët, por për të gjithë komunitetin e kësaj zone.

Problematika nuk është e re, por ndërsa gjatë qeverisjes së PD-së, nëpërmjet FSHZH-së, u shtruan të gjithë rrugët e brendshme rurale që lidhin të gjithë fshatrat e kësaj zone, gjatë 6 viteve të qeverisjes së PS-së (2013-2019) nuk ka asnjë zhvillim dhe asnjë investim infrastrukturor në këtë zonë. Ah, dhe diçka: e gjithë zona është hambar votash i Partisë Socialiste.

Trekendëshi Lushnje-Fier-Berat ishte “Bermuda” e PD-së në 2013, sepse PD-ja e harroi rëndësinë e jashtëzakonshme të kësaj zone. Historia mund të përsëritet dhe në këtë trekëndësh mund të mbytet edhe PS-ja në zgjedhjet e radhës, ashtu siç u shpreh edhe një banorë teksa më pa që bëja foto.

Ky është realiteti. Janë jo më shumë se 20 km dhe zgjidhet një hall i madh dhe e afron shumë Beratin me Fierin, duke shmangur tmerrin dhe ankthin.

Lusim qeverinë tmerrësisht socialiste të Shqipërisë tmerrësisht të lumtur, të vërë dorën në zemër e të bëjë gjëkafshë…

 

Bllokimi i rrugëve, dy orë paralizim në të gjitha akset kryesore të vendit nga ora 18.00

Edi PALOKA

Sot rruget do te bllokohen per te pakten dy ore ne te gjithe Shqiperine. Kam degjuar keto dite dhe nga ata qe pyesin ; “cfare taksirati kane njerzit ?” . Kjo ne rastin me te mire eshte driteshkurtesi.

Kushdo qe eshte i bindur se Rama duhet te ike , pasi e ka kuptuar se asnje zgjidhje e permiresim nuk do te kete situata pa largimin e tij, duhet ti bashkohet protestes. Sa me shpejt , aq me pak kosto per te gjithe.

Sakrificat qe kerkohen sot , jane te vogla; nga disa ore ne rruget e bllokuara tek pjesmarrja aktive ne protesten e 11 majit. Sa me shume te zgjase kjo situate , aq me te medha do jene kostot dhe sakrificat.

Por te gjitha keto “sakrifica” nuk jane asgje krahasuar me cfare na pret ne se Rama arrin te konsolidoje diktaturen e krimit ne Shqiperi. Kush e ka perjetuar nje here e di qe asnje sakrifice nuk eshte e tepert per ta ndalur.

Kush ka ulur koken perpara rames e pranon skllaverimin , le ta mbaje koken ulur.
Sherbetoret dhe ata qe e ngrene zerin ne mbrojtje te Rames se jane te zhytur njesoj si ai, duhen trajtuar njesoj si ai.
Ne te tjeret kemi detyre te shpetojme te ardhmen e femijeve tane e mos te lejojme nje kriminel te cmendur ta shkatrroje.

Haradinaj: Nuk i kam thënë të gjitha për atë që ka bërë Rama me Serbinë kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës deklaron se nuk I ka thënë të gjitha në lidhje me rolin e Ramës dhe Serbisë kundër Kosovës. “po thotë dikush skem me hesht, vërtetë kam rujt shumë gjana”, thotë Haradinaj duke lënë të kuptohet se ende nuk i rrëfyer të gjitha”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës e reagimet që ai bëri pas intervistës në Gazetën Express, ku Haradinaj theksoi se Rama e Thaçi i kishin bërë presion më shumë se ndërkombëtarët për heqje të taksës, raporton Gazeta Express.

Reagimin që kryeministri Edi Rama e bëri mbrëmë përmes Facebook-ut, kryeministri Ramush Haradinaj e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj me tregu”, duke i thënë Ramës se kishte persona aty që janë dëshmitarë të asaj se çka kishte ndodhur.

“Shiqoni për mu shqiptarët edhe të majtë edhe të djathë janë vëllaznit e mi ua kam borgj të vërtetën “Rrnoj me tregu”, do të tregoj të vërtetën edhe kur I pëlqen edhe kur i pëlqen edhe kur si pëlqen dikujt do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregu, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, tha Haradinaj.

Tutje, kryeministri deklaroi se ishte shumë i kujdesshëm në intervistën që e dha për Gazetën Express nga Berlini.
“Atë që kam thënë në intervistë që vërtetë është një intervistë e kujdesshme që kam rujt shumë, se po thotë dikush skem me hesht, vërtetë kam rujt shumë gjana, ajo qëndron, njëkohësisht është me rëndësi që të kemi një qëndrim public, edhe ai me dyer të mbyllura është i mirëseardhur”, ka shtuar kryeministri.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentaur deklaratat e Haradinajt dhënë për Gazetën Express, duke thënë se ishte informale e nuk do të duhej të diskutohej në publik.

Basha: Pushtetin në tavolinë e ka marrë Rama, i ulur me bandat dhe kriminelët

Kryetari i PD, Basha deklaroi në tryezën e prezantimit të programit të qeverisë tranzitore se “Rama e ka marrë pushtetin në tavolinë i ulur me kriminelët dhe bandat”, tha Basha.

Kryetari i PD i kërkoi përfaqësuesve të medias t’i japin zë shqetësimit të opozitës se nuk do të mund të ketë zgjedhje pa garantuar procesin. Basha ka dhënë alternativën për aljen nga kriza e thellë politike në të cilën është zhytur vendi.

Basha, theksoi sërish sot se zgjedhje me kryeministër Edi Ramën nuk do të ketë dhe se zgjedhjet do të mbahen vetëm pasi të jenë ndëshkuar hajdutët e votave të viteve 2016-2017, duke iu referuar në veçanti dy bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Ramës, Vangjush Dakos dhe Damian Gjiknurit.

Gjatë Prezantimit të Platformës për Zgjedhje të Reja, Basha tha: “E kemi ndërmarrë këtë hap sot pasi e kemi bërë fare të qartë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Zgjedhje pa opoitën nuk do të ketë. Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Janë në rastin më të mirë një tentativë e dështuar për votim.

Ne nuk do të lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të vitit 2017, 2016.

Me Edi Ramën, Dakon dhe Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhjet të lira, as sot, as mot, ndaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, Opozita e Bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë për të hapur dialogun me PS dhe Qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.