29.5 C
Tirana
E hënë, 8 Shtator, 2025

Haradinaj i kundërpërgjigjet Ramës: “Ka dëshmitarë për me tregu të vërtetën”!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe reagimet që ai bëri pas intervistës në Gazetën Express, ku Haradinaj theksoi se, Rama e Thaçi i kishin bërë presion më shumë se ndërkombëtarët për heqje të taksës, raporton Gazeta Express.

Reagimin që kryeministri Edi Rama e bëri mbrëmë përmes Facebook-ut, kryeministri Ramush Haradinaj e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj me tregu”, duke i thënë Ramës se kishte persona aty që janë dëshmitarë të asaj se çka kishte ndodhur.

“Shiqoni për mu shqiptarët edhe të majtë edhe të djathë janë vëllaznit e mi ua kam borgj të vërtetën “Rrnoj me tregu”, do të tregoj të vërtetën edhe kur I pëlqen edhe kur i pëlqen edhe kur si pëlqen dikujt do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregu, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, tha Haradinaj.

Tutje, kryeministri deklaroi se ishte shumë i kujdesshëm në intervistën që e dha për Gazetën Express nga Berlini.

“Atë që kam thënë në intervistë që vërtetë është një intervistë e kujdesshme që kam rujt shumë, se po thotë dikush skem me hesht, vërtetë kam rujt shumë gjana, ajo qëndron, njëkohësisht është me rëndësi që të kemi një qëndrim public, edhe ai me dyer të mbyllura është i mirëseardhur”, ka shtuar kryeministri.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentaur deklaratat e Haradinajt dhënë për Gazetën Express, duke thënë se ishte informale e nuk do të duhej të diskutohej në publik. /Gazeta Express

 

Cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore

Oerd Bylykbahsi ka prezantuar piketat kryesore të zgjedhjeve të lira në takimin e zgjeruar të opozitës sot. Paketa e prezantuar nga opozita paraqet rëndësinë që ka për vendin një process zgjedhor i lirë dhe i ndershëm.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i legjitimitetit të Parlamentit, Qeverisë dhe Pushtetit Vendor. Zgjedhjet pa standarde dhe të manipuluara hedhin në erë bashkëjetesën demokratike dhe stabilitetin.

Zgjedhjet e lira, themel i stabilitetit politik

•Pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci, shtet të së drejtës, integrim europian.
•Përmirësimi i zgjedhjeve mundësoi dy rotacione paqësore politike. (2005 & 2013)
•ODIHR (2009): Zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të Angazhimeve të OSBE-së.

Zgjedhjet e lira, themel i integrimit europian

•Progresi në standardet zgjedhore në vitet 2002-2013 kontribuoi për progresin e integrimit europian.
•Përkeqësimi i standardeve zgjedhore në vitet 2015 dhe 2017 riktheu si kusht të BE-së zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Vullneti politik

•Vullneti politik është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme.
•Legjislacioni nuk mund të zëvendësojë vullnetin e munguar politik.
•Vullneti politik është rekomandimi i parë i çdo raporti të ODIHR-it.
•Një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, përbën rrezik për stabilitetin demokratik.

ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE

  • Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
  • Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë.
  • Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.

PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE

  1. Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit.
  2. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore.
  3. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve.
  4. Lista e zgjedhësve dhe sistemi i adresave.
  5. Votimi fiktiv i emigrantëve.
  6. Roli i policisë në zgjedhje

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE KRIMI I ORGANIZUAR & SHITBLERJA E VOTËS

  • Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë – Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cënon lirinë e votës.
  • Në 2015-2017 përfshirja e krimit në marrëveshje me qeverinë u kthye në problem akut zgjedhor.
  • Zgjedhjet e Korçës në tetor 2013 provuan shitblerjen e organizuar të votës nga PS. Amnistia nga PS e këtij krimi zgjedhor konfirmoi se shitblerja e votës u bë me mbështetje të qëllimshme politike.
  • Për herë të parë, ODIHR-i bëri rekomandim për shitblerjen e votës në zgjedhjet 2015. (rekomandimi 14)
  • Zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në shtator 2016 vërtetuan përdorimin sistematik dhe të organizuar të krimit të organizuar me përfshirjen e niveleve më të larta politike (Dosja 184).

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE SHITBLERJA E VOTËS

  • Fushata e kanabizimit në 2015-2017, kontrolli i territorit nga rrjetet kriminale me mbështetje policore, sasia e madhe e parasë kriminale, bashkëpunimi i krimit me politikën dhe mbulimi prej saj diktuan rezultatet në zgjedhjet 2017. (Dosja 339/2017)
  • Në 2017-ën, ODIHR-i konstatoi rritje dramatike të problemit dhe e renditi shitblerjen e votës në rekomandimin prioritar nr. 2.
  • Një sondazh i financuar nga Bashkimi Europian gjeti se 20% e zgjedhësve në Shqipëri pranuan se janë prekur nga shitblerja e votës.
  • Korniza ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal është e mjaftueshme për të goditur shitblerjen e votës. Përfshirja direkte e Ramës me pushtetin e kryeministrit siguron pandëshkueshmëri.
  • Zgjidhja e duarve të drejtësisë për të realizuar hetim, gjykim dhe dënim të krimeve zgjedhore pa ndërhyrje politike. (Dosja 184/2016 & Dosja 339/2017)
  • Parakusht themelor mbetet vullneti i qeverisë kundër korrupsionit zgjedhor.
  • Edi Rama është nxitësi dhe mbështetësi kryesor i këtij fenomeni. Ai nuk mund të garantojë sukses të luftës kundër shitblerjes së votës.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE PRESION MBI ADMINISTRATËN & ZGJEDHËSIT

  • Qeveria ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike.
  • Punonjësit u detyruan të marrin pjesë në fushatë dhe të votojnë për kandidatët e Qeverisë, duke u kërcënuar me largim nga puna.
  • Zgjedhësit u kërcënuan me largim nga puna edhe në kompani private që kanë marrë tendera dhe favore shtetërore.
  • Kryeministri urdhëroi policinë të mbledhë vota në fushatë për Partinë Socialiste.
  • ODIHR: Cënimi i mundësisë së zgjedhësve të hedhin votën pa frikën e ndëshkimit (pg. 7.7 i Dokumentit të Kopenhagenit – OSBE, 1990)
  • Rekomandim prioritar 3 (2017): Qeveria të luftojë presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit.
  • Rekomandim prioritar 8 (2017): Shteti duhet të garantojë zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Duhet të parandalohet çdo formë presioni.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE LISTA E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

  • Në zgjedhjet 2000-2003, listat shkaktuan krizë politike, protesta dhe bojkot të opozitës.
  • Në vitin 2000 rezultuan 600 mijë dublime, në 2013-ën rezultuan 2 mijë dublime në listat e zgjedhësve.
  • Reformat 2004-2013 modernizuan listat dhe zgjidhën problemin.
  • Listat nxirreshin automatikisht nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Ndërhyrja manuale është e ndaluar me ligj.
  • Regjistri Kombëtar nuk mirëmbahet prej më shumë se 1 viti për shkak të tenderimit korruptiv. Rrezikohet infrastruktura dhe shërbimet.
  • Sistemi modern i adresave është themelor për saktësinë afatgjatë të listave. Sistemi i 2004-ës është vjetëruar.
  • Tenderi i OSSHEE-së në 2016-ën për adresat është korruptiv dhe i përdorur politikisht. U shpenzuan pa rezultat mbi 5 milion euro.
  • U përdorën militantë socialistë për verifikim derë më derë. Rrezik për regjistrim selektiv dhe përdorim partiak.
  • Nuk janë regjistruar adresat e të gjithë shtetasve. Baza e të dhënave nuk përdoret nga Gjendja Civile për listat.
  • Nuk ka transparencë për databazën e adresave dhe përdorimin e saj. PS zotëronte dhe përdori kopje të paligjshme të saj në fushatën e 2017-ës.
  • Zgjedhësit transferohen fiktivisht në qarqe apo bashki me synim manipulimin e rezultatit zgjedhor. (Durrës, Kavajë 2015 – Tiranë 2017)
  • Auditët e KQZ-së kanë konstatuar shkelje të rënda dhe manipulime me listat.
  • Listat nuk nxirren nga databaza kombëtare, por, në kundërshtim me ligjin, manipulohen manualisht.
  • Në dhjetor 2018 listat kishin 270 mijë zgjedhës pa adresë. (me kod “999”)
  • Brenda 2 muajsh këta zgjedhës janë “spastruar” në mënyrë të paligjshme me urdhër verbal të Ministrit të Brendshëm.
  • Nuk ka asnjë akt nënligjor që ka përcaktuar kriteret, procedurat, afatet dhe organet përgjegjëse.
  • Saktësimi i adresës bëhet vetëm derë më derë. Ministria e Brendshme i ka spastruar pa dalë në terren. Kjo përbën manipulim.
  • Regjistrimi i zgjedhësve në QV të ndryshme nga vendbanimi faktik i bën listat të paligjshme.
  • Paligjshmëria e përpunimit të listave, pasaktësia e adresave, mungesa e transparencës dhe aksesit, sjell si rezultat lista të manipuluara.
  • Nevojitet regjistrim i popullsisë derë më derë dhe caktim i adresës zyrtarisht.
  • Listat duhet të përpunohen automatikisht dhe në mënyrë transparente.
  • Zgjedhësit duhet të regjistrohen vetëm aty ku banojnë faktikisht, siç kërkon

Kodi Zgjedhor.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE LISTA E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

  • Në zgjedhjet 2000-2003, listat shkaktuan krizë politike, protesta dhe bojkot të opozitës.
  • Në vitin 2000 rezultuan 600 mijë dublime, në 2013-ën rezultuan 2 mijë dublime në listat e zgjedhësve.
  • Reformat 2004-2013 modernizuan listat dhe zgjidhën problemin.
  • Listat nxirreshin automatikisht nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Ndërhyrja manuale është e ndaluar me ligj.
  • Regjistri Kombëtar nuk mirëmbahet prej më shumë se 1 viti për shkak të tenderimit korruptiv. Rrezikohet infrastruktura dhe shërbimet.
  • Sistemi modern i adresave është themelor për saktësinë afatgjatë të listave. Sistemi i 2004-ës është vjetëruar.
  • Tenderi i OSSHEE-së në 2016-ën për adresat është korruptiv dhe i përdorur politikisht. U shpenzuan pa rezultat mbi 5 milion euro.
  • U përdorën militantë socialistë për verifikim derë më derë. Rrezik për regjistrim selektiv dhe përdorim partiak.
  • Nuk janë regjistruar adresat e të gjithë shtetasve. Baza e të dhënave nuk përdoret nga Gjendja Civile për listat.
  • Nuk ka transparencë për databazën e adresave dhe përdorimin e saj. PS zotëronte dhe përdori kopje të paligjshme të saj në fushatën e 2017-ës.
  • Zgjedhësit transferohen fiktivisht në qarqe apo bashki me synim manipulimin e rezultatit zgjedhor. (Durrës, Kavajë 2015 – Tiranë 2017)
  • Auditët e KQZ-së kanë konstatuar shkelje të rënda dhe manipulime me listat.
  • Listat nuk nxirren nga databaza kombëtare, por, në kundërshtim me ligjin, manipulohen manualisht.
  • Në dhjetor 2018 listat kishin 270 mijë zgjedhës pa adresë. (me kod “999”)
  • Brenda 2 muajsh këta zgjedhës janë “spastruar” në mënyrë të paligjshme me urdhër verbal të Ministrit të Brendshëm.
  • Nuk ka asnjë akt nënligjor që ka përcaktuar kriteret, procedurat, afatet dhe organet përgjegjëse.
  • Saktësimi i adresës bëhet vetëm derë më derë. Ministria e Brendshme i ka spastruar pa dalë në terren. Kjo përbën manipulim.
  • Regjistrimi i zgjedhësve në QV të ndryshme nga vendbanimi faktik i bën listat të paligjshme.
  • Paligjshmëria e përpunimit të listave, pasaktësia e adresave, mungesa e transparencës dhe aksesit, sjell si rezultat lista të manipuluara.
  • Nevojitet regjistrim i popullsisë derë më derë dhe caktim i adresës zyrtarisht.
  • Listat duhet të përpunohen automatikisht dhe në mënyrë transparente.
  • Zgjedhësit duhet të regjistrohen vetëm aty ku banojnë faktikisht, siç kërkon

Kodi Zgjedhor.

[5/2, 12:04] INikolla: PROBLEMET E ZGJEDHJEVE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

  • Janë mbi 1 milionë emigrantë në listat e zgjedhësve. Shumica e tyre nuk vjen të votojë.
  • Rekordet e zgjedhësve emigrantë abuzohen nga PS për manipulim të zgjedhjeve.
  • Shumë emigrantë rezultojnë të kenë votuar pa ardhur fare në Shqipëri.
  • Skema me letërnjoftime të fallsifikuara apo korruptimi i komisionerëve përdoren për të mbushur kutitë.
  • Sistemi TIMS manipulohet për të përputhur hyrje-daljet në kufi me firmat e

fallsifikuara në QV.

  • Nevojiten sisteme verifikimi të identitetit në QV dhe hetime para dhe pas zgjedhjeve në sistemin TIMS.

[5/2, 12:04] INikolla: PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ROLI I POLICISË

  • Segmente të politizuar dhe të inkriminuar të Policisë bashkëpunojnë me bandat në zgjedhje.
  • Policia mbron, shoqëron dhe mbulon strukturat kriminale që blejnë vota për llogari të PS. Nuk hetohen rastet, hetimet zvarriten ose mbyllen.
  • Presionet mbi zgjedhësit në fushatë apo në ditën e votimit nuk hetohen dhe nuk parandalohen.
  • Drejtues dhe efektivë të tjerë të policisë marrin pjesë në fushatë.
  • Është shfuqizuar baza ligjore që disiplinonte policinë në zgjedhje.
  • Politizimi i rekrutimeve në polici e ka kthyer atë në instrument politik zgjedhor.
  • Nevojitet një sistem efektiv masash për të pamundësuar përdorimin e policisë dhe për të goditur krimin zgjedhor.
  • Vullneti i qeverisë për zgjedhje të lira duhet të përçohet në mënyrë efektive në polici.

[5/2, 12:04] INikolla: PROBLEMET E ZGJEDHJEVE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

  • Janë mbi 1 milionë emigrantë në listat e zgjedhësve. Shumica e tyre nuk vjen të votojë.
  • Rekordet e zgjedhësve emigrantë abuzohen nga PS për manipulim të zgjedhjeve.
  • Shumë emigrantë rezultojnë të kenë votuar pa ardhur fare në Shqipëri.
  • Skema me letërnjoftime të fallsifikuara apo korruptimi i komisionerëve përdoren për të mbushur kutitë.
  • Sistemi TIMS manipulohet për të përputhur hyrje-daljet në kufi me firmat e fallsifikuara në QV.
  • Nevojiten sisteme verifikimi të identitetit në QV dhe hetime para dhe pas zgjedhjeve në sistemin TIMS.

[5/2, 12:04] INikolla: PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ROLI I POLICISË

  • Segmente të politizuar dhe të inkriminuar të Policisë bashkëpunojnë me bandat në zgjedhje.
  • Policia mbron, shoqëron dhe mbulon strukturat kriminale që blejnë vota për llogari të PS. Nuk hetohen rastet, hetimet zvarriten ose mbyllen.
  • Presionet mbi zgjedhësit në fushatë apo në ditën e votimit nuk hetohen dhe nuk parandalohen.
  • Drejtues dhe efektivë të tjerë të policisë marrin pjesë në fushatë.
  • Është shfuqizuar baza ligjore që disiplinonte policinë në zgjedhje.
  • Politizimi i rekrutimeve në polici e ka kthyer atë në instrument politik zgjedhor.
  • Nevojitet një sistem efektiv masash për të pamundësuar përdorimin e policisë dhe për të goditur krimin zgjedhor.
  • Vullneti i qeverisë për zgjedhje të lira duhet të përçohet në mënyrë efektive në polici.

[5/2, 12:06] INikolla: FAKT

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të garantojnë zgjidhjen e problemeve që pamundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si shkaktari i këtyre problemeve, Edi Rama nuk mund të jetë zgjidhja.

Vetëm një qeveri tranzitore, jashtë konfliktit të interesit, me vullnet dhe mbështetje politike, mund të zbatojë detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Qeveria tranzitore do të ketë këto detyra:

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

  1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
  2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
  3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
  4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
  5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
  6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të

letërnjoftimeve.

  1. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
  2. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
  3. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
  4. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për   opozitën.

[5/2, 12:08] INikolla: DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS

  • Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.
  • Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.
  • Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.
  • Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

  • Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
  • Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
  • Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
  • Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
  • Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.

(lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

  • Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
  • Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
  • Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

  • Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
  • Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
  • Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

[5/2, 12:10] INikolla: DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE

  • Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.
  • Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.
  • Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.
  • Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.
  • Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.

[5/2, 12:11] INikolla: DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

  • Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
  • Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
  • Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
  • Përditësim i hartave zgjedhore.
  • Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
  • Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

  • Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
  • Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
  • Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
  • Përditësim i hartave zgjedhore.
  • Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
  • Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

[5/2, 12:11] INikolla: DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

  • Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
  • Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
  • Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.

[5/2, 12:12] INikolla: DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE

  • Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor.

Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve.

  • Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin.
  • Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore.
  • Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave.
  • Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje.
  • Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.

Basha: Vendi është në një krizë të madhe politike, ekonomike e sociale, drejtësia nuk ekziston

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur të prezantojë platformën e opozitës për qeverinë tranzitore që ai kërkon të krijohet si kusht themelor për zhvillimin e zgjedhjeve. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, krimi elektoral është i paprecedent. Ai tha se, vendi është në një krizë të madhe politike, ekonomike dhe sociale.

“Jemi sot në një paralizë totale të drejtësisë, që sot si kurrë më parë në ndonjë vend të botës ndodhet në kushtet e mungesës së Kushtetueses, asgjësimit të Gjykatës së Lartë, të kapjes së Prokurorisë së Përgjithshme. Për herë të parë shënohen afera që për nga shumat marramendëse.

Numri i shqiptarëve të larguar nga vendi në 5 vite të arrijë përmasa të papara që nga fillimi i viteve 90. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e mijërave vend të punës, nivele mjerimi si në vende të Afrikës, një në 10 shqiptar ushqehen një herë në ditë, shëndetësia dhe arsimi gjenden në krizën më të thellë.

Ka dy arsye, kjo qeveri dhe pseudomaxhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë dhe nuk janë përgjegjës para qytetarëve por si bashkëpunim i krimit të organizuar dhe shitblerjes së votës me paratë e krimit dhe drogës.

Prokuroia është e kapur drejtësia nuk ekziston. Vetingu një hanxhar politik. Ndryshe nga sistemi më i thjeshtë demokratik, nuk ka më asnjë kontroll të pushtetit, të gjitha janë në një dorë, parlamenti ilegjitim kontrollohet nga qeveria ilegjitime”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e kryetarit Basha

Më lejoni në nisje të këtij aktiviteti t’ju falenderoj për pjesmarrjen dhe kontributin qe keni dhënë si përfaqësues dhe drejtues të opozitës së bashkuar, si analistë, drejtuese apo njerëz të angazhuar publikisht në raport me një zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mungesa e të cilave ka sjellë një kolaps të demokracisë, kushtetutës, një paralizë totale të drejtësisë e cila sot si kurrë më parë ndodhet në kushtet e mungesës së gjyaktave dhe kapjes së Prokurorisë së Përgjithshme dhe kompromentimin e luftës kundër korrupsionit.

Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatrimin e vendeve të punës, pasigurinë e përditshme dhe nivele mjerimi ku 1 në 10 shqiptarë ushqehet vetem një herë në ditë. Të gjitha këto anë pasoja të korrupsionit të shfrenuar të një qeverie që ka humbur cdo sens përgjegjësi në raport me ligjin dhe qytetarin. Arsyeja e parë është sepse kjo pseudo-mazhorancë nuk kanë ardhur si produkt i votës së lirë dhe nuk janë përgjegjës ndaj tyre. Kur e ke lidhur fatin me krininelët nuk të bëhet vonë për fatin e qyterarvë.

Ndryshe nga ç’parashikon dhe sistemi demokratikë këtu nuk ka më asnjë instancë të kontrollit të pushtetit.

Ky diskutim na ka cuar drejt temave shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me sistemin e elektoral.

Sot ju kemi ftuar për një temë akute për ne. Asnjë prej këtyre çështjeve nuk është më e rëndësishme se ky debat kombëtarë por nuk mund të ndodhë në dhoma të errëta por publikisht në sytë e qytetarëve shqiptarë.

Jemi në një gjëndje kolapsi total sepse nuk kemi shtet të së drejtës dhe pasojat bien cdo ditë në jetët e shqiptarëve. Shumë prej shembujve janë nën hundën tonë. Policia përdori gaz-lotsjellës në shtëpitë e qytetarëve për ti nxjerrë nga banesat dhe duke përdorur drurin dhe dajakun vetëm pse nuk largoheshin nga shtëpitë e tyre pa një process të rregullt ligjorë.

Secili prej skandlave të ndodhura rishtazi do të mjaftonin që politikanët dhe shumë prej zyrtarëve të shikonim prapa kafazit të pandehurve të gjithë njerëzit e përfshirë. Por, kjo nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë derisa themeli I bahskëjetesës është azgjesuar.

Qeveria tranzitore do ti japë fund ptsktiva të tmerrshme korruptive që kanë shkatërruar votën e lirë në të gjitha zgjedhjet e bëra.

“Do kthejmë vendin në shinat e normalitetit kushtetues e ligjor, apo ta lëmë në dorë të sunduesit”?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka komentuar qeverie.

Sipas Manjanit, ne jemi në gjendje emergjente, për ndalimin e së keqes e cila nuk di të qeverisi por të sundojë.

Ai shprehet se, çështja themelore është të kthejmë vendin në shinat e normalitetit.

Postimi i plotë

Nuk mendoj se jemi në kushtet që duhet të zgjedhim kush është më i miri.

Jemi në emergjencën e ndalimit dhe idealisht të largimit të së keqes që nuk qeveris, por sundon.

Sundimi politik mbi çdo normë e ligj, po sjell dëme të pariparueshme.

Pra çështja themelore është do kthejmë vendin në shinat e normalitetit kushtetues e ligjor, apo ta lëmë në dorë të sunduesit?!

Debati se kush është më i miri është kot dhe shmang vemendjen nga çështja kryesore…

Paloka: Më 30 qershor ose do të triumfojnë qytetarët, ose do të instalohet dhe një herë diktatura

Nënkryetari i PD, Edi Paloka është shprehur në një intervistë se me 30 qershor ose do të triumfojnë qytetarët dhe demokracia, ose do të instalohet dhe një herë diktatura

“Sigurisht që dialogu dhe negociatat janë ato që do të përcaktojnë rrugën se si do të shkohet në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri por që ne të ulemi në dialog, ka disa kushte paraprake dhe më i rëndësishmi është largimi i Ramës si kryeministër”. Paçka se aleatët e PD-së kërkojnë tryezë dialogu, për nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka, opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Paloka i pyetur për sinjalet që u dhanë në Berlin për çështjen e Integrimit të Shqipërisë në BE, thotë se: “Problemi është se ndryshe nga Zaev që deklaroi se do të jepte dorëheqje nëse vendit të tij nuk i hapeshin negociatat, Rama është gati të çojë në humnerë Shqipërinë vetëm të mos e lëshojë karrigen”. Ndërsa për datën 30 qershor, ai thotë se: “Ose do të triumfojnë qytetarët dhe demokracia, ose do të instalohet dhe një herë diktatura. Kjo është luftë për ekzistencë, po e them përsëri”.

Protesta e radhës e opozitës, e planifikuar në 11 maj po vjen me një paralajmërim për një tubim të fortë dhe me objektiva të qarta. Thirrja për dëbimin e qeverisë me protesta është hera e parë që bëhet në mënyrë direkte nga z.Basha. Si do të organizohet PD-ja me aleatët, protestë disa orëshe dhe pastaj do të tërhiqeni? Protestat janë mjeti për të arritur një qëllim. Qëllimi i opozitës së bashkuar, tanimë është i shpallur; krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, në radhë të parë duhet vullnet politik nga qeveria, e cila ka mekanizmat për të lejuar ose penguar që zgjedhjet të jenë të tilla.

Kryeministri aktual, pavarësisht nga emrat në qeverinë e tij, ka treguar se jo vetëm nuk ka vullnet të lejojë zgjedhje të lira por është frymëzuesi dhe organizatori direkt i manipulimit të tyre, duke përdorur në mënyrë të kundraligjshme çdo mjet që ka në dispozicion, madje duke shkuar deri atje sa të përdor krimin dhe të bashkëpunojë me krimin e organizuar për të blerë e kërcënuar votuesit. Ky është një fakt që opozita e ka denoncuar që me zgjedhjet e pjesshme në Dibër, e denoncoi dhe në 2017 dhe sot vërtetohet për këdo nëpërmjet dy dosjeve të njohura me numrat 339 dhe 184, dosje të bëra publike dhe nga mediat ndërkombëtare.

Siç e dini, të implikuarit në këto dosje janë njerëz të ngarkuar direkt nga kryeministri Rama me manipulimin e zgjedhjeve, madje për të dhënë një sinjal të qartë të vullnetit të tij, Rama njërin prej tyre, Damian Gjiknurin e “gradoi” si nr.1 të organizimit të zgjedhjeve për “rilindjen”. Kjo është dhe arsyeja pse prokuroria dhe drejtësia nuk veprojnë, sepse ai që tanimë kontrollon drejtësinë, e ka dhënë të qartë sinjalin që jo vetëm nuk do të lejojë të dënohen ata që kryen krimin elektoral në Dibër apo në zgjedhjet e 2017 por ata do të drejtojnë dhe krimet e tjera elektorale që po përgatiten.

E vetmja “punë” që ka bërë qeveria Rama në këto gjashte vite, ka qenë përgatitja intensive për grabitjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të radhës. Në këto kushte, opozita e bashkuar ka bërë dhe lëvizjet e saj, që janë lëvizje absolutisht të forta dhe ekstreme por të detyruara pikërisht nga situata ekstreme ku ndodhemi. Të gjitha partitë kryesore në vend, të djathta dhe të majta, pas dorëzimit të mandateve të deputetit, kanë vendosur të mos lejojnë më përsëritjen e krimeve elektorale në Shqipëri.

Zgjedhje pa opozitë, me opozitë fasadë dhe me Ramën kryeministër nuk mundet e nuk do të ketë më! Protestat janë një nga mënyrat që opozita ka zgjedhur për të realizuar këtë qëllim. Pjesëmarrja e sa më shumë protestuesve ka qenë objektivi ynë në këto protesta të para dhe siç e keni ndjekur nga protesta e parë më 16 shkurt deri tek e fundit, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë ka qenë në rritje të dukshme. Pavarësisht të gjithë pengesave dhe presioneve të qeverisë duke filluar nga presioni mbi drejtuesit e mjeteve, që sjellin protestues në Tiranë apo postoblloqet e rrugëve e deri tek largimet nga puna, dhuna gjatë protestave, kërcënimet dhe burgosjet e protestuesve, jo vetëm që numri i protestuesve është rritur, por dhe shprehja e revoltës ka qenë në shkallë më të lartë.

Duhet theksuar që dhuna, gazi dhe burgosjet, jo vetëm nuk i kanë bërë njerëzit të tërhiqen por kanë forcuar bindjen dhe shpirtin e tyre të revoltës. Ka kohë që pakënaqësia është kthyer në urrejtje për Ramën dhe dhuna e represioni, vazhdojnë ta ushqejnë e rrisin këtë urrejtje çdo ditë e më shumë. Në këto kushte, kur reagimi qytetar vihet përballë arrogancës e dhunës qeveritare, nuk ka rrugë tjetër veçse shpërthimit të revoltës. Bllokimi i rrugëve është vetëm një hap drejt përshkallëzimit. Hapa që opozita i ndërmerr për të dhënë sinjalin e duhur por që nuk merr përgjigjet dhe reagimet e duhura nga qeveria. Kjo, për mendimin tim, do të na çojë deri më 30 qershor në një përplasje të pashmangshme. Unë e kam thënë dhe një herë, Rama është gati ta kthejë vendin në hi, po të jetë i sigurtë që më pas do të jetë ai që do të sundojë mbi hirin. Për pushtetin e tij, për interesin e tij ai nuk llogarit askënd. Ne të tjerët e kemi luftë për ekzistencë. Jemi në kushtet e luftës për ekzistencë. Është në diskutim jo demokracia si koncept abstrakt, por direkt jeta jonë dhe e fëmijëve tanë. Unë vetë kështu e shoh. Pushteti i Ramës përballë të ardhmes e jetës së fëmijëve tanë.

Si i lexoni sinjalet e deritanishme nga Samiti i Berlinit? Sa i takon çështjes së Integrimit të Shqipërisë në BE, sinjalet janë që nuk do të marrim dritën jeshile për në qershor, data është shtyrë për në shtator? A ka faj dhe opozita për këtë situatë ku kriza politike është duke shkuar drejt rrezikimit të pluralizmit?

Takimi i Berlinit, nuk dha thjesht sinjale por përgjigje te qarta. Sot nuk jemi në kushtet kur mund të presim hapjen e negociatave por po rrezikojmë dhe të bëjmë hapa pas në kthimin e vizave. E këtu nuk është vetëm vendimi i Parlamentit holandez, por kemi dhe një deklaratë të Macron që BE-ja të rishikojë kushtet e lëvizjes në zonën Shengen për disa vende. Kjo deklaratë u konkretizua fatkeqësisht me një qëndrim, pikërisht në Takimin e Berlinit ku Shqipëria e Ramës u konsiderua si shkak edhe për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo është shumë e rëndë dhe fajtor për këtë është vetëm një njeri, Edvin Rama! Po çfarë ndodh me Ramën e qeverinë? Reagimet janë edhe më skandaloze e tregojnë qartë se jo vetëm nuk reflektohet por kanë ndërmend të bëjnë që shqiptarët të prekin fundin e gropës së zezë ku po na zhysin. E mbani mend që një vit më parë u vendos shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave. Ky në fakt ishte një farë favori, për të mos dhënë një “Jo” të prerë, po për t’i lënë qeverisë dhe një vit kohë që të plotësonte kushtet e vëna bashkë me disa kushte të shtuara posaçërisht për qeverinë Rama.

Po çfarë ndodhi? Në vend që minimalisht të kërkonte ndjesë për bllokimin e të angazhohej për realizimin e kushteve që ishin shtuar, Rama shpalli “fitoren”. “Negociatat u hapën”, -tha me pafytyrësinë më të madhe. Lëshoi dhe ca të pafytyrë të tjerë nëpër studio televizive që flisnin për “suksesin e arritur” (mbaj mend që në njërën prej tyre Shalsi më ftoi dhe të festonim së bashku “hapjen e negociatave”) hodhi dhe fishekzjarrë. E më pas, jo vetëm nuk u impenjua të ndiqte realizimin e kushteve që i kërkoheshin, por i çoi gjerat edhe më zi aq sa dhe atë që mbante si të vetmin kalë beteje që i kishte mbetur, të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”, ja menderosën me publikimin e një sondazhi dhe bashkëautorët e saj. Ndryshoi qeverinë, po jo për ti përmirësuar gjerat, po për t’i zhytur më keq. Mjaftojnë dy ministritë kryesore; e Brendshmja dhe e Jashtmja, për të kuptuar këtë realitet. Llesh kimiku ja arriti që në më pak se një vit, të ketë dyfishim vrasjesh në vend. Ai gjeniu i vogël në Ministrinë e Jashtme, ka vetëm një “meritë” se po zbavit shqiptarët e ndërkombëtarët me “gjeninë” e tij. Rezultati; jo vetëm nuk na hapen negociatat por siç thashë, rrezikojmë kthim prapa. E për qartësi, se shoh që bëhet prapë një “ngatërresë” diku më e diku pa qëllim; në vjeshtë është shtyrë marrja e vendimit dhe jo hapja e negociatave.

Në Berlin, Ramës ju bë e qartë që vendet anëtare, as nuk do t’a dëgjojnë fare se çfarë do të thotë Komisioni Europian për qershorin ( meqë Rama synonte të shiste prapë rekomandimin e KE-së si sukses) dhe nëse nuk plotëson kushtet, në vjeshtë do të ketë një tjetër “Jo”. “Thashetheme” nga Berlini përmendin se kërkesat e opozitës, nuk janë shtuar si kushte, po nuk kanë kaluar pa u përmendur si mënyrë për zgjidhjen e krizës dhe hapjen e rrugës për Integrimin e Shqipërisë. Problemi është se ndryshe nga Zaev që deklaroi se do të jepte dorëheqje nëse vendit të tij nuk i hapeshin negociatat, Rama është gati të çojë në humnerë Shqipërinë vetëm të mos e lëshojë karrigen. Duhet parë sesa janë gati shqiptarët ta pranojnë të sakrifikojnë të ardhmen e tyre, për karrigen e Ramës.

Në platformën politike me 12 pika, aleatët e PD-së ndër të tjera kërkojnë tryezën politike nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. A janë këto takime sinjale se kriza mund të zgjidhet pa patur nevojë për përshkallëzim të mëtejshëm dhe si do të reagojë PD-ja, do të dëgjojë zërin e aleatëve për tryezë që vendi të mos rrezikojë destabilitetin?

Përshkallëzimi ose jo i situatës, siç përmenda dhe më lart, varet vetëm nga reagimi i Ramës. Sigurisht që dialogu dhe negociatat janë ato që do të përcaktojnë rrugën se si do të shkohet në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri, që janë dhe qëllimi i të gjitha pikave të përcaktuara dhe në marrëveshjen e partive opozitare, por që ne të ulemi në dialog, ka disa kushte paraprake dhe më i rëndësishmi është largimi i Ramës si kryeministër. Kjo nuk është një tekë e opozitës, as se ne po kërkojmë ti heqim “Cristiano Ronaldon” ekipit kundërshtar, siç e quan veten Rama, por është kërkesë që lidhet me sa thashë dhe më lart, që është vërtetuar tanimë se Rama me pushtetin e qeverisë, ka manipuluar dhe synon të manipulojë dhe zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Ne nuk kërkojmë “daljen nga fusha” të Ronaldos, po ky “Cristianoja” i “Rilindjes” duhet të hyj në fushë me kushte të barabarta e rregulla të njëjta loje me kundërshtarin. Nuk mund ti bëj golat me dorë e pastaj edhe në rolin e arbitrit ta quaj golin e rregullt duke thënë; “unë kam parë kamerat”.

PS firmosi koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe siç z.Rama thotë, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe se PS-ja do të fitojë të gjitha bashkitë. Rama ka “kërcënuar” me burg kush pengon zgjedhjet. Në këtë situatë aspak të qetë, ku presioni është rritur, si do ta izolojë PD-ja qeverinë “Rama 2” për të shkuar në zgjedhje të lira?

Fakti që Rama vazhdon ti përgjigjet me arrogancë dhe nuk afron zgjidhje për situatën e krizës në vend, sigurisht që nuk projekton asgjë të mirë për të ardhmen. Nëse ai vërtetë mendon se do ta kthejë Shqipërinë në ditët më të errëta të saj e ka gabim. Siç e ka gabim nëse mendon që duke rrethuar Tiranën me tela e duke u rrethuar vetë me bodyguardë e forca speciale, do të mundet ta mbajë në këmbë pushtetin e tij personal pa u cenuar. E përmenda dhe më lart, pakënaqësia e njerëzve ndaj Ramës është kthyer në urrejtje dhe në këto kushte arroganca e tij vetëm e acaron më tej situatën, duke na çuar drejt një përplasjeje ku në fakt populli nuk ka më asgjë për të humbur. 30 qershori kthehet kështu në një pikë pa kthim, në fund të së cilës ose do të triumfojnë qytetarët dhe demokracia, ose do të instalohet dhe një herë diktatura. Kjo është luftë për ekzistencë, po e them përsëri.

Si e komentoni nxitjen dhe thirrjen që Ambasada Amerikane dha për cilindo kandidat, që të regjistrohen në zgjedhjet lokale? E cilësoni ndërhyrje në punët e Brendshme të Shqipërisë dhe a po mbështet kauza e opozitës për zgjedhje të lira nga ndërkombëtarët?

Kauza për zgjedhje të lira, nuk është vetëm kauzë e opozitës shqiptare. Zgjedhjet e lira janë themeli i çdo demokracie në botë dhe sigurisht ajo amerikane është kampionia në këtë pikë. Ne po kërkojmë pikërisht që edhe shqiptarët të gëzojnë ato të drejta që kanë qytetarët në vendet demokratike. Për këtë është beteja jonë dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund. Tanimë problemet me demokracinë, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, i kanë denoncuar jo vetëm mediat më të rëndësishme ndërkombëtare por dhe institucionet përkatëse ndër të cilat do të kujtoja raportet e dy viteve të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit./ Redjon Shtylla, Koha Jonë/

Deklarata e fortë: Do të veprojmë me të gjitha mënyrat dhe forcat që të mos i lejojmë këto zgjedhje farsë

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho tha nga studio e Fax News se protestat e opozitës do të intensifikohen dhe do të shtrihen në kohë, pasi nuk ka asnjë rrugë tjetër për integrimin e vendit.

“Protestat do të intensifikohen dhe do të jenë më të gjata në kohë, sepse jemi vendi që na është prerë rruga e integrimit europian, jemi vend prej të cilit të rinjtë po ikin, jemi vend ku vidhen dhe blihen votat, ku nuk funksionojnë organet e drejtësisë”.

Spaho tha më tej se, qeveria ka nëpërkëmbur qytetarët. “Unë nuk di ndonjë formë tjetër përballë kësaj situate. Qeveria ka nëpërkëmbur në mënyrën më të papërgjegjshëm qytetarët dhe shumica e tyre e mbështet aksionin opozitar sepse ata duan të shikojnë shenjat e qarta se e ardhmja mund të jetohet në këtë vend”.

Spaho ka folur edhe për takimin e Presidentit Meta me partitë e vogla.

“Ne nuk kemi thënë se nuk do të futemi në zgjedhje, ne kemi deklaruar se nuk do të lejojmë që të zhvillohen zgjedhje farsë. Kemi kërkuar një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër për të siguruar hapjen e rrugës për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën si kryeministër ne nuk dialogojmë sepse ishte ai me qeverisjen e tij që e kanë dërguar vendin në këtë situatë.

Nuk mund të korrigjohet kjo sëmundje kaq e rëndë me atë që e shkaktoi. Epoka e tij ka mbaruar, opozita nuk ka për t’i dhënë edhe njëherë dorën që ai të bëjë atë që ka bërë gjithnjë që kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Së pari ai duhet të largohet për ti hapur rrugë një platforme të re politike që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të barabarta. Ne që nesër do të prezantojmë platformën opozitare për funksionimin dhe punën e qeverisë tranzitore”, tha Spaho.

Spaho foli edhe për planin që ka opozita sa i përket bashkëpunimit me aktorët e tjerë politik, mediat dhe të shoqërisë civile për t’u konsultuar që të krijohet një platformë sipas tij sa më e plotë.

“Kur të arrihet tek pika e dialogut me Partinë Socialiste, aktorët e tjerë politik, mediatik dhe të shoqërisë civile, do të konsultohet edhe më tej përmbajtja e kësaj platforme dhe strategjie se si do të vihet në zbatim”.

Spaho foli edhe për deklaratën e bërë prej disa muajsh nga aktorë të ndryshëm opozitar se në zgjedhje nuk do të shkohet pa opozitën, duke paralajmëruar se ato do të pengohen me çdo mjet.

“Zgjedhje me 30 Qershor nuk do të ketë, së pari nuk mund të ketë zgjedhje farsë dhe e dyta nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Opozita jemi ne dhe ai nuk mund të shkojë as me deputetë që kanë devijuar nga vendimmarrja politike as me partitë e reja që ka krijuar. Ne do të veprojmë me të gjitha mënyrat dhe forcat që të mos i lejojmë këto zgjedhje farsë”, tha Spaho.

 

Qytetarët e Librazhdit të vendosur në rrugën pa kthim për largimin e Ramës dhe zgjedhje të lira

Kryesia Dega e PD, Librazhd u mblodh per te diskutuar mbi situaten e rende, politike dhe ekonomike te vendit. Në këtë takim mori pjesë edhe sekretari organizativ i PDSH, Sait Dollapi.

Diskutimet ishin te forta, motivuese, kerkuese dhe te pergjegjeshme permes pergjegjesive qe ka secili si individualisht ashtu edhe ne drejtimin e strukturave ne zonat ku jane zgjedhur.

U diskutua per aksionin opozitar dhe mbare popullor kunder qeverise se krimit te udhehequr nga edver droga. Aksioni opozitar tashe eshte shtrir ne te gjithe vendin perfshire edhe Librazhdin.

Te gjithe diskutantet, qartesuan pozicionet e tyre ne raport me PD dhe qytetaret, duke artikuluar se ndjeshmeria popullore dhe besueshmeria ndaj PDSH-se dhe Kryetarit Basha eshte rritur ndjeshem, si dhe kerkesa per vazhdimin e protestave deri ne rrezimin e edver rames eshte kthyer tashme ne refrenin e dites.

Kryesia ne unanimitet te plote mori disa vendime per ecurine e punes me strukturen, komunikimin me qytetaret per situaten e rende politiko-ekonomike dhe aksionin kunder oligarkise ne territorin qe mbulojme, rajon (qarku Elbasan) dhe kombetar (Tirane).

Demokratet dhe qytetaret e Librazhdit, jane te qarte dhe te vendosur ne rrugen pa kthim per rrezimin e oligarkise si dhe per zgjedhje te lira e te ndersheme.

Askush s’na ndal, as policia dhe prokuroria qe jane kthyer ne derivate te pushtetit autokratik dhe hajdut te edver rames.

Librazhdas neser date 2-5-2019 ne oren 18.00 te gjithe bashke ne rrethrrotullimin e bradasheshit (Elbasan) ti japim doren e fundit dhe te hedhim ne gremine hajduterine e rilidasve te pangopur.

Bujar Vreto

SHBA paralajmëron: Nëse Maduro nuk ikën vetë, do ndërhyjmë ushtarakisht

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërhyjnë ushtarakisht për të frenuar trazirat e tanishme në Venezuelë.

“Një veprim ushtarak është i mundur”, tha diplomati më i lartë i SHBA për rrjetin televiziv Fox Business. “Nëse kjo do të kërkohet, Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë,” tha ai.

Megjithatë, ai përsëriti se SHBA do të preferonin një kalim paqësor të pushtetit në Karakas, nga presidenti socialist Nikolas Maduro tek presidenti i përkohshëm i vetëshpallur, Juan Guaido, kryetar i Asamblesë Kombëtare i njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe rreth 50 vende të tjera si udhëheqës legjitim i vendit.

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, tha ndërkaq për rrjetet CNN dhe Fox Neës se zoti Pompeo do të fliste të mërkurën me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov rreth mbështetjes së Moskës për Maduron në vështirësi.

Zoti Pompeo u tha intervistuesve se Maduro, përballë protestave të rrugës kundër regjimit të tij, ishte gati të largohej nga Venezuela për në Kubë të martën, por Rusia e bindi të qëndronte për të kundërshtuar thirrjen e zotit Guaido drejtuar ushtrisë për të përmbysur Maduron.

Vetë Maduro dhe ministria e jashtme ruse mohuan zërat për largimin e Maduros. Moska tha se kërkesa e SHBA ishte pjesë e “luftës së saj informative” për të demoralizuar ushtrinë venezueliane dhe për të nxitur një grusht shteti.

Zoti Guaido bëri thirrje për protesta masive në rrugë më 1 maj kundër qeverisë së Maduro, që sipas tij do të ishin “më të mëdhatë në historinë e Venezuelës”. Të martën, protestuesit që hidhnin shishe me benzinë, u përleshën me trupat qeveritare, ndërkohë që autoritetet përdorën municion të vërtetë, makinat e ujit dhe plumba gome kundër demonstruesve, duke vrarë një person dhe plagosur dhjetëra.

Pamjet televizive tregonin një automjet të Gardës Kombëtare të Venezuelës që shkelte mbi demonstruesit të cilët gjuanin me gurë kundër ushtarëve. Qeveria tha se një nga ushtarët e saj u godit nga një plumb.

Të mërkurën në mëngjes, në rrugë mund të shihje tymin e gazit lotsjellës, ndërsa policia e armatosur mirë mbante në duar mburoja për t’u përballur me protestuesit që hidhnin gurë në drejtim të saj.

Maduro tha se do të fliste në një tubim për 1 majin, duke pretenduar se përpjekja për grusht shteti e Guaido-së ishte mposhtur.
Ai përgëzoi forcat e armatosura që “mposhtën këtë grup të vogël i cili kishte për qëllim përhapjen e dhunës përmes betejave puçiste nëpër rrugë”.

“Kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar,” tha Maduro në një transmetim televiziv. Ai tha se demonstruesit do të ndiqen penalisht “për krimet e rënda që janë kryer kundër kushtetutës, sundimit të ligjit dhe të drejtës për paqe”.

Mijëra demonstrues janë bashkuar me protestat në rrugë pasi Guaido i mbështetur nga SHBA bëri thirrje që ushtria të refuzonte sundimin e Maduro-s dhe të kalonte në anën e tij në një fushatë që ai e quajti “Operacioni Liria”.

Guaido u shfaq të martën së bashku me politikanin e opozitës Leopoldo Lopez, i cili ishte vënë nën arrest shtëpiak nga Maduro, por tha se ishte “i liruar” nga ushtarët që mbështesin zotin Guaido.

Në një zhvillim tjetër, Administrata Federale e Aviacionit e SHBA lëshoi një urdhër të martën vonë, ku ndalonte të gjitha linjat ajrore amerikane të fluturonin në hapësirën ajrore të Venezuelës nën 7,000 metra deri në një njoftim të mëtejshëm, duke cituar si arsye “rritjen e paqëndrueshmërisë politike dhe të tensioneve”.

Ajo urdhëroi gjithashtu të gjithë operatorët ajrorë në Venezuelë, duke përfshirë avionët privatë, të largoheshin nga vendi brenda 48 orëve.

Shifrat e frikshme të BB, papunësia në Shqipëri arrin deri në shifrat 52.7%

Jorida TABAKU

Pak javë më parë një raport i Bankës Botërore paraqiste fotografinë e gjendjes mjerane të vendit ku puna është zhdukur ndërsa bizneset mbyllen nën dhunën e barrës fiskale.

Në raport thuhet se mbi 35% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$/ditë. Një shifër kjo që nuk paraqet aspak zbukurimet fasadë të qeverisë dhe një e dhënë që nuk justifikon taksat e rritura që me sa duket nuk kanë shkuar për hapjen e vendeve të punës.

Vendet e reja të punës janë inekzistente ndërsa shumicën e vendeve të punës i kanë hapur vetëm një grusht biznesesh të mëdha, që në fakt nuk kanë atë fuqi punësimi për t’iu përgjigjur punëkërkuesve.

Kjo gjendje pesimizmi që vëren edhe BB në raportin e saj ndjehet edhe tek të rinjtë. Sipas raportit, papunësia në afatgjatë është 52,7% dhe kjo është shenjë negative për të papunët që kanë kohë që kërkojnë punë duke prodhuar të papunë të dekurajuar që nuk shpresojnë të gjejnë punë dhe emigrojnë.

Gjithashtu raporti nënvizon se punësimi part time në vendin tonë është më i larti në BP. Mesatarja e rajonit është 12% ndërsa ne si Shqipëri e kemi 19% (punësimi part time llogaritet si i punësuar në statistikat tona). 26% e të punësuarve kanë një punë të përkohshme (renditemi të dytët).

Ndërkohë 58% e grave dhe 39% e burrave shqiptare të moshës 15-49 vjeç deklarojnë se nuk janë të punësuar dhe as kane punuar gjekundi gjate 12 muajve sipas UNICEF.

Të gjitha këto shifra tregojnë se këtu ka një deshtim total të premtimit për punesimin e për këte arsye sot të rinjtë enden dyerve te Europës. Papunësi masive që vjen prej taksave te larta, mbylljes së bizneseve, mungeses së investitorëve te huaj dhe driteshkurtësisë së qeverisë.

Partia Demokratike do ta kthejë punësimin më prioritet kombëtar duke investuar së pari me arsim dinjitoz sipas nevojave te tregut e së dyti nëpërmjet politika e fiskale.

Ne nuk duam të taksojmë punën dhe aftësinë për të punuar, ne duam ta vleresoë punëm. Duam të incentivojmë punësimin dhe zhvillimin e bizneseve dhe besojmë që taksat e ulëta prodhojnë një ekonomi të shëndetshme dhe rritje të punësimit. Do te ndjekim cdo invesitor te huaj ne rajon e ta bëjmë Shqipërinë persëri konkuruese! Shqipëria nuk e meriton të jetë kjo që është sot!