19.5 C
Tirana
E martë, 9 Shtator, 2025

Arsimi i Lartë, vizioni i dështuar i një Qeverie të “paarsimuar”

Ermal XHELILAJ

Sistemi i arsimit te larte ka perjetuar gjate viteve te fundit, nen kujdesin e vecante te Kryeministrit Rama, nje numer ndryshimesh ligjore e politikash arsimore, te cilat kane pasur si objektiv kryesor reformimin thelbesor te kerkimit shkencor, fushes akademike, mesimdhenies, pergatitjes se specialisteve e shkencetareve te rinj, ofrimin e mundesive te barabarta per te perfituar nga arsimi i larte, si dhe nder te tjera, mbeshtetjen e prioriteteve strategjike dhe zhvillimit kombetar.

Instrumenti ligjor me domethenes e karakterizues, promotor thelbesor i ketyre ndryshimeve te politikave te arsimit te larte natyrisht reflektohet ne dispozitat ligjore dhe frymen e pergjithshme juridike te Ligjit Nr 80/2015 mbi Arsimin e Larte dhe Kerkimin Shkencor ne Institucionet e Arsimit te Larte ne RSH.

E promovuar gjeresisht nga Qeveria Rama, si nje nga arritjet apo sukseset me te spikatura te kesaj qeverisje, ligji i arsimit te larte pasqyron nje spekter te gjere ndryshimesh te natyres juridike e politikash arsimore lidhur me misionin, qellimin, kerkimin shkencor, lirine akademike dhe autonomine e Institucioneve te Arsimit te Larte (IAL), rolin e shtetit ne arsimin e larte, autonomine financiare, organizimin e IAL, dhenien e titujve akademik e gradave shkencore, etj.

Pare ne kete optike, duke marre ne konsiderate zhvillimet ne sistemin e arsimit te larte gjate ketyre viteve, pas hyrjes ne fuqi te ligjit konkret, a mund te konsiderohen keto politika arsimore si arritje te rendesishme apo thjesht reflektojne nje deshtim total te kesaj Qeverie, e cila ka cuar drejt nje kolapsi arsimin e larte dhe institucionet arsimore ne Shqiperi?

Ne rradhe te pare, eshte e rendesishme te theksohet se ligji konkret, ne ndryshim nga aktet ligjore arsimore te shteteve me te avancuara ne fushen e arsimit te larte, pasqyron nje imitim apo diversitet konceptesh e strategjish arsimore, duke aplikuar gjithashtu nje numer termash problematik ne kendveshtrimin e prioriteve juridike dhe zbatueshmerise ne proceset akademike ne IAL.

Kjo perzjerje konceptesh ka rezultuar ne nje situate kaotike e konfuzioni persa i perket aplikimit te politikave arsimore ne universitetet publike. Per me teper, ligji i arsimit te larte ka si filozofi baze konceptin juridik te centralizimit te pushtetit.

Kjo nenkupton qe ligji nuk ia delegon ate pushtet që i takon universiteteve publike, por ne thelb strategjia dhe politikat vendimmarrese i kalojne Ministrise se Arsimit e Sportit dhe institucioneve te tjera qeveritare relevante.

Nje prej problematikave qe rrjedh prej ketij parimi, eshte ndikimi esencial qe Qeveria zoteron mbi Bordet e Administrimit te universiteteve publike. Pavaresisht se aktet nenligjore lidhur me kete ceshtje, te krijuara si pasoje e kerkesave te studenteve gjate protestave te 2018, e ndyshojne disi formatin e perberjes se Keshillave te Administrimit, kjo eshte me shume nje forme komuflimi e situates nga ana e Qeverise sesa nje zgjidhje e drejte e ceshtjes ne fjale.

Zgjedhjet fasade qe u zhvilluan ne IAL per Bordet e Administrimit kohet e fundit, deshmuan serisht ndikimin thelbesor qe ushtron pushteti mbi universitetet dhe sistemin e arsimit te larte ne Shqiperi.

Nje tjeter ceshtje problematike qe karakterizon ligjin e arsimit te larte pasqyrohet ne faktin se ai deshton te konceptoj drejt dhe qarte konceptin e autonomise financiare, lirise akademike, llogaridhenies dhe pergjegjesise ne konteksin e IAL.

Nga ana tjeter, institucionet publike te arsimit te larte, sikurse edhe eshte deshmuar gjate kesaj periudhe, rrezikojne te falimentojne per shkak te politikave te deshtuara arsimore te Qeverise Rama, te cilat promovojne institucionet jopublike qe gjenden te avantazhuara ne raport me kuotat e pranimit te studenteve si dhe konkurrencen e tregut.

Ne nje numer te konsiderueshem te univesiteteve publike gjate ketyre viteve, jane mbyllur shume dege mesimore dhe departamente, disa prej te cilave prioritare per zhvillimin dhe progresin ekonomik kombetar. Nje prej elementeve thelbesor per kerkimin shkencor dhe fushen akademike eshte autonomia financiare.

Pare ne kete kontekst, problemet e autonomise financiare ne universitetet publike jane evidente dhe per me teper penalizuese, sikurse eshte edhe rritja efikase e buxhetit te IAL, e cila ka vite qe konsiderohet problematike dhe e parealizueshme per keto institucione.

Kjo ka sjelle si pasoje mungesen e investimeve infrastrukturore te natyres mesimore dhe akademike, krijimin e laboratoreve te rinj, sallave te leksioneve, pajisjeve didaktike, pajisjen me literature akademike, qendrave kerkimore, krijimin e bibliotekave te reja, etj.

Nje tjeter ceshtje shqetesuese eshte e lidhur me varesine e agjensive te ndryshme arsimore ne raport me universitetet publike si dhe me njera-tjetren, te cilat jane krijuar rishtaz me ligjin e ri te arsimit te larte.

Rrjedhimisht, ligji mbi arsimin e larte sanksionon krijimin e agjensive te shumta arsimore, te cilat krijojne nje rrjet te nderlikuar burokratik pothuajse te pakapercyeshem qe normalisht mund te krijojne barriera artificiale dhe te kufizojne lirine akademike e kerkimin shkencor ne universitetet publike duke krijur gjithashtu nje varesi anormale nga pushteti qendror.

Per me teper, ligji i ri i konsideron universitetet publike dhe ato jopubike si te barabarte duke i trajtuar studentet thjesht individe qe gjenerojne te ardhura financiare per universitetet.

Nje problematik tjeter qe ligji mbi arsimin e larte pasqyron eshte e lidhur me uljen e aksesit te studenteve ne universitetet publike, duke i detyruar te rinjte te emigrojne ne universitetet e huaja apo te frekuentojne ato jopublike.

Pavaresisht se ne dispozitat ligjore konkrete te ligjit mbi arsimin e larte shprehet ofrimi i mundesive te barabarta per te perfituar nga arsimi i larte, nje numer i konsiderueshem studentesh jane privuar nga mundesia e studimeve si pasoje e nivelit te mesatares, rritjes se tarifave studimore, perjashtimi nga subvencioni i shtetit, etj.

Problematike ngelet po ashtu rritja e tarifave studentore, e cila bazuar edhe ne nivelin e mjerueshem ekonomik te familjeve shqiptare, krijon pengesa serioze per rregjistrimin apo vazhdimin e studimeve per studentet. Ne kete kontekst, mungesa e vleresimit te tregut te punes ka bere gjithashtu qe studentet te enden te papune dhe pa prespektive.

Duke marre ne konsiderate problematikat qe kane karakterizuar politikat mbi arsimin e larte ne Shqiperi, si dhe ligjin konkret eshte evidente qe universitetet publike ndodhen ne nje pozite te diskriminuar, te nenshtruara dhe te braktisura nga Qeveria.

Ne kete kuader, sistemi i arsimit te larte, sikurse edhe vizioni i kesaj Qeveria te “paarsimuar”, ndodhet e saj ne ditet me te zeza, duke sjelle si pasoje nje deshtim te strategjise te arsimit te larte si dhe problematika serioze per universitetet publike.

Ultranacionalistët serbomalazezë nxisin tensione me shqiptarët në Plavë dhe Guci, reagimi i fortë i Berishës

“Ultranacionalistët serbomalazezë nxisin tensione me shqiptarët në Plavë dhe Guci”. Kështu shkruan ish kryeministri Sali Berisha, i cili shton se, ndërtojnë një objekt kulti aty ku 100% e popullatës janë shqiptarë.

“Personalisht mbështes plotësisht ndërtimin e objekteve të kultit për shërbesa fetare kudo që ato nevojiten, por përdorimi i tyre për qëllime provokuese, antietnike është i papranueshëm”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Ultranacionalist serbomalazez nxisin tensione me shqiptaret ne Martinaj, komuna e Plaves dhe Gucise!

Ata ndertojne nje objekt kulti aty ku 100% e popullates jane shqiptare.

Ata nuk kane asnje leje nga autoritetet komunale as nuk kane dokument pronesie por ndertojne ne token e grabitur te nje familje shqiptare.

Personalisht mbeshtes plotesisht ndertimin e objekteve te kultit per sherbesa fetare kudo qe ato nevojiten, por perdorimi i tyre per qellime provokuese, antietnike eshte i papranueshem.

Ndaj duke denuar kete provokim te verber, iu bej thirrje autoriteteve zyrtare vendore dhe qendrore te Malit te Zi te nderhyne per te ndaluar veprimet e paligjshme te grupeve ekstremiste qe ngjallin tensione nderetnike e nderfetare te denueshme dhe te demshme per bashkjetesen e njerezve te lire.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje miku jone

Nga Martinajt, e Plave Gucise.Kemi nje problem, nje objekt fantom, i nje Kishe ortodokse serbe, e ndertuar ne vitet ‘30 dhe rrezuar sapo eshte punuar, punuar edhe nga te paret tane, te detyruar, pa ngrene e pa pire. Po duan ta ringrisin. Jemi banore 100% shqiptare, 2 shtepi serbe, jane diku 3km. large, dhe perpos asaj ata jane distancuar nga kjo. Ne kemi reaguar ne gjitha nivelet, lokale e nacionale (duhet te ceket qe organet Komunale s’u kane dhene leje).

Toka ka qene e familjes Prelvukaj, e okupuar si shume toka tjera shqiptare, ne kete krahine e ma gjere, dhe dhene ardhacakeve, qe s’kane as deshmi e as pohime nga asnje vendas qe ka qene e trasheguar/blere/falur.

Ata thuajse cdo dite po provokojne. Nese nuk ndermerren masa, ne duhet ta leme kene vend.

Njehere nje deponi, tash kjo, se dij cfare eshte tutje.

Ultranacionaliste serbomalazez nxisin tensione me shqiptaret ne Martinaj, komuna e Plaves dhe Gucise!Ata ndertojne nje objekt kulti aty ku 100% e popullates jane shqiptare.Ata nuk kane asnje leje nga autoritetet komunale as nuk kane dokument pronesie por ndertojne ne token e grabitur te nje familje shqiptare.Personalisht mbeshtes plotesisht ndertimin e objekteve te kultit per sherbesa fetare kudo qe ato nevojiten, por perdorimi i tyre per qellime provokuese, antietnike eshte i papranueshem.Ndaj duke denuar kete provokim te verber, iu bej thirrje autoriteteve zyrtare vendore dhe qendrore te Malit te Zi te nderhyne per te ndaluar veprimet e paligjshme te grupeve ekstremiste qe ngjallin tensione nderetnike e nderfetare te denueshme dhe te demshme per bashkjetesen e njerezve te lire. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbPershendetje miku jone Nga Martinajt, e Plave Gucise.Kemi nje problem, nje objekt fantom, i nje Kishe ortodokse serbe, e ndertuar ne vitet ‘30 dhe rrezuar sapo eshte punuar, punuar edhe nga te paret tane, te detyruar, pa ngrene e pa pire. Po duan ta ringrisin. Jemi banore 100% shqiptare, 2 shtepi serbe, jane diku 3km. large, dhe perpos asaj ata jane distancuar nga kjo. Ne kemi reaguar ne gjitha nivelet, lokale e nacionale (duhet te ceket qe organet Komunale s’u kane dhene leje).Toka ka qene e familjes Prelvukaj, e okupuar si shume toka tjera shqiptare, ne kete krahine e ma gjere, dhe dhene ardhacakeve, qe s’kane as deshmi e as pohime nga asnje vendas qe ka qene e trasheguar/blere/falur. Ata thuajse cdo dite po provokojne. Nese nuk ndermerren masa, ne duhet ta leme kene vend. Njehere nje deponi, tash kjo, se dij cfare eshte tutje.

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 1. Mai 2019

Ekspertët europiane e amerikanë pas Samitit të Berlinit: Epoka Mogerini ka mbaruar

Ekspertët amerikanë dhe evropianë të Ballkanit thonë një prej mesazheve më të forta që përcolli takimi i nivelit të lartë që u mbajt Berlin, ishte ai i mos ndryshimit të kufijve në rajon. Ata i bënë komentet dje në Uashington, gjatë një konference ku u diskutuan sfidat që kanë përpara vendet e Ballkanit perëndimor.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ishin një nga temat qendrore të takimit të Berlinit. Ndonëse në përfundim të tij nuk u arrit ndonjë rezultat konkret, sipas analistëve, aty u rikonfirmua se ideja e ndryshimit të kufijve nuk është rruga e duhur drejt arritjes së një marrëveshjeje mes këtyre dy vendeve.

“Ajo çka unë kuptova është se Presidenti Macron i është bashkuar kundërshtimit për çdo ndryshim të kufijve, që për mua është gjëja e duhur për t’u bërë. Shpresoj që kjo do t’i hapë rrugën një diskutimi më serioz për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë drejtori i Programit për Menazhimin e Konflikteve në Qendrën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins Daniel Serëer.

Analisti Ed Josef gjithashtu u përqëndrua tek mesazhi i fortë që përcolli Gjermania kundër ndryshimit të kufijve në rajon dhe tek mundësitë për arritjen e një marrëveshje nën këtë qasje.

“Një marrëveshje është gjithnjë e mundur. Ajo që duhet të dimë tani është se nuk jemi më në “epokën e Mogherinit”. Pra, këtij koncepti që kishte një shtysë të madhe nën Federica Mogherinin dhe u mbështet sigurisht nga John Bolton, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, shohim se i ka ardhur fundi”, thotë eksperti i Institutit për Politika Ndërkombëtare.

Gjatë takimit të Berlinit Presidenti Thaçi tha se “bisedimet duhet të jenë të pakushtëzuara” duke theksuar se nuk mund të ketë zgjidhje pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por për zotin Serëer një përfshirje direkte në bisedime e Uashingtonit do të sillte në tavolinë edhe Moskën.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira, në mënyrë jo direkte. Por problemi me të paturin e SHBA-së në takime, krijon mundësinë që Moska të jetë aty gjithashtu. Nuk mendoj se ndokush në Bashkimin Evropian, Kosova me siguri, madje as vete Serbia, do ta donte praninë e Rusisë”.

Takimi i Berlinit i kushtoi vëmendje dhe perspektivës evropiane të vendeve të ballkanit perëndimor. Sipas ekspertëve ndonëse perspektiva për zgjerimin e BE-së në 2025 mbetet në fuqi, arritja e saj duket e vështirë. Dhe arsyet sipas drejtorit të Qendrës për Studime të Evropës Juglindore Florian Bieber, lidhen me angazhimin e pasinqertë të qeverive në rajon.

“Problemi kryesor është se kemi të bëjmë me qeveri jo-demokratike, të cilat nuk janë sinqerisht të angazhuara për ta çuar vendin drejt NATO-s dhe BE-së. Këtu shohim një paradoks.

Shumë prej qeverive thonë se janë pro-perëndimit, se i pëlqen t’i bashkohen NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Por nëse gërvisht poshtë sipërfaqes, ky është një angazhim, le të themi siperfaqësor, në rastin më të mirë.

Në thelb ata janë pak të interesuar për bashkim me perëndimin në kuptimin e përqafimit të demokracisë liberale, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe marrëdhënies së fqinjësisë së mirë”.

Për t’i bërë jehonë argumentit të tij zoti Bieber morri si shembull dialogun Prishtinë Beograd.
“Ka një mirëkuptim të palëve për qëndrimet e kundërta, apo mospëlqimet. Jo vetem udhëheqësit e këtyre vendeve e kanë shprehur hapur se sa shumë e urrejnë njëri-tjetrin, por gjithashtu kthehen në shtëpi dhe vjellin vrer ndaj njëri-tjetrit.

Nëse lexon shtypin pro regjimit në Serbi, ata kanë njoftuar të paktën 100 lufra vitin e kaluar. Kanë thënë çdo ditë se vendit i kanoset një luftë. Dhe bëhet fjalë për median besnike ndaj presidentit Vuçiç. Nuk mund të kesh një qeveri që në një anë pohon se është pro perëndimit dhe nga ana tjetër mbështet shtypin që angazhohet në fjalime urrejtjeje, të llojit më të keq”.

Ekspertët vunë në dukje se qasja megjithëse sporadike, por kokëfortë që buron nga Bashkimi Evropian lidhur me integrimin e Ballkanit, po u hap rrugë fuqive të tjera të “zbarkojnë” në rajon, duke ngadalësuar procesin e europianizimit të këtyre vendeve.

Ish-deputeti thirrje Ramës: Pse nuk i fusni në burg ata që vodhën 40 milionë euro? Ta harroni se do t’i shijoni

Gjatë protestës së  banorëve të Unazës së Re, Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen bllokimit të rrugëve që opozita do të ndërmarrë ditën e nesërme në orën 18.00 në të gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e tij, ish-deputeti, Klevis Balliu, u premtoi banorëve se Partia Demokratike nuk do të harrojë asnjë vendim të qeverisë Rama kundër tyre, apo vjedhje që kjo qeveri i ka bërë pasurisë së shqiptarëve.

“Mirëmbrëma banorë të Unazës. Është pikërisht kjo energji që tmerron këtë qeveri dhe këtë kryeministër që gjezdiset me një ushtri me truproja nëpër Shqipëri.

Fuqi që nesër populli shqiptar do ta tregojë në 12 qarqe.

Sot një tjetër shqiptar ka vdekur në burgun famëkeq dhe ky kryeministër nuk mban një qëndrim, sepse këtij nuk i hyn në punë jeta e shqiptarit, dhe jo të shkojë në Greqi dhe ti kërkojë llogari, sepse ky është racist.

Shkon në Berlin dhe kërkon të heqë taksën Haradinaj, fut gazin lotësjellës në shtëpitë tuaja, siç bëri te Bregu i Lumit.

Sa mund të durohet ky njeri? Ky njeri është përgjegjës se e ka rritur borxhin me 2.7 miliard euro.

Tani do ta pyesim ku kanë shkuar këto para?

Këto para mund të ishin përdorur për të dëmshpërblyer banorët. Ky është një njeri anti zgjedhje. Ky është pushtues dhe duhet ta trajtojmë si të tillë, ta tërheqim zvarrë.

Pse e mbani në burg Dorian Protoduarin?

Pse nuk i fusni në burg ata që vodhën 40 milionë euro?

Tani po ju bëj një premtim.

Ju me këto dënime i keni hyrë në hak këtyre familje. Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do t’i harrojë këto vendime.

Për dhunën, për ato vendime, për qindra të arrestuar dhe për çdo vjedhje, ta harroni se do i shijoni ato lekë”, tha Balliu.

Të rinj të tjerë i bashkohen Partisë Demokratike, Vokshi: Jemi forca që ka bërë hapa konkretë…

Të rinj të tjerë i bashkohen Partisë Demokratike. Nëse dje ishte vetë kreu i selisë blu, Lulzim Basha që i dha kartat e anëtarësisë të rinjve të Farkës, Petrelës, Bërzhitës dhe Krrabës, sot është sekretari Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, dhe ish-deputetja Albana Vokshi, të cilët po i jep kartat të rinjve të njësisë nr.7 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Vokshi u shpreh se, PD po rritet dita-ditës. “Kjo sallë nuk po na nxe më. Po rritemi e po shtohemi çdo ditë. Sot kemi mes nesh dhjetëra të rinj, djem dhe vajza të cilët anëtarësohen në PD. Dhjetëra janë këtu dhe me qindra kërkesa të tjera që po verifikohen dhe po kalojnë procesin deri në anëtarësim. Që do të thotë se janë me mijëra kërkesa.

PD po rritet çdo ditë. Pse po rritet? Sepse rritet besimi në PD, në alternativën dhe lidershipin e PD, Lulzim Basha. Një gjë është e sigurtë se, të gjithë shqiptarët e njohin se kush është kryeministri Edi Rama.

Ka damkën e kryemashtruesit, kryegënjeshtarit, ose siç e quan Elez Biberaj, më autoritar, më të korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Vetëm PD është forca që ka bërë hapa konkretë”.

Bardhi: Sa kohë Rama të jetë kryeministër nuk bëjmë me të as diskutime e as marrëveshje

Gjatë takimit me anëtarët e rinj të PD-së në njësinë nr.7 në Tiranë, sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi është shprehur se, edhe pse jemi në opozitë sërish të rinj e të reja po i bashkohen siglës së PD-së.

“Mirënjohje të thellë të gjithë anëtarëve të rinj të PD. I bashkoheni PD në një betejë të vështirë që kemi nisur, jo për PD-në, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne nuk ofrojmë as vende dhe as privilegje. Ju i bashkoheni në një moment kur Shqipëria ka një kryeministër me tipare diktatoriale, ndaj dhe bashkimi juaj na jep më shumë energji, na rrit, por i tregon Shqipërisë se nuk keni frikë nga Rama. I bashkoheni PD në misionin për çlirimin e vendit nga një qeveri kriminale”.

Sipas numrit dy të PD-së, nuk ka dialog e bisedime me Ramën kryeministër.

“Largimi i Ramës është misioni i çdo qytetari. Mision për çdo socialist e qytetar pa anëtarësi në asnjë parti. E vetmja rrugë për ta kthyer vendin në normalitet. Sa kohë Rama të jetë kryeministër nuk bëjmë me të as diskutime e as marrëveshje. Madje as në tryeza ku ulet Rama si kryeministër.

20 qytetarë të tjerë: Patozi na ka falsifikuar firmën! Prokuroria nuk heton me porosi të Ramës

Të tjerë qytetarë kanë denoncuar falsifikimin e firmave të tyre për themelimin e Partisë së Astrit Patozit, ‘Bindja Demokratike’, duke mohuar se kanë firmosur për krijimin e kësaj partie.

Pas Niko Gjikolës, nipit të Shpëtim Gjikës; qytetarëve nga Kavaja, tashmë janë rreth 20 banorë nga Vilë Bashtova, të cilët kanë paraqitur ankesa në gjykata për falsifikim të firmave nga partia “Bindja Demokratike”.

Ndërkohë që dita-ditës denoncohen falsifikimet që “Bindja Demokratike” ka kryer, Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim lidhur mbi këtë skandal. Bëhet e ditur se Rama ka dhënë porosi që të mos ketë asnjë hetim për firmëtarët e Patozit.

E vetmja që nuk ka reaguar lidhur mbi firmën e hedhur për themelimin e “Bindjes Demokratike” është shtetasja Enkelejda Xhafaj, bashkëshortja e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Dybala dëshiron të largohet…

Paulo Dybala nuk ndjehet më pjesë e projektit të Juventusit dhe nuk ka gjetur mënyrën e duhur për të luajtur bashkë me Cristiano Ronaldon, ndaj po mendon largimin nga bardhezinjtë.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi argjentinas ka pakënaqësi edhe me trajtimin që i ka bërë trajneri Allegri, duke e lënë shpesh herë jashtë dhe duke punuar shumë pak për përshtatjen e tij në fushë.

Nga ana tjetër, edhe vetë Allegri ka dhënë miratimin për një shitje të mundshme të numrit 10, që në një pjesë të mirë të ndeshjeve këtë sezon, u nis nga stoli, por edhe kur luajti titullar, rrallë qëndroi në fushë deri në fund.

Pikërisht për këto arsye, Paulo Dybala duket se ka diskutuar me drejtuesit dhe u ka kërkuar atyre largimin drejt një tjetër skuadre, ku të ketë një rol prej protagonisti në fushë, ndërsa shanset janë që Juventusi të negociojë shkëmbimin e tij me Icardin.

Edhe ky i fundit nuk ka qetësi në klubin zikaltër, pasi marrëdhënia me Spallettin është thyer tërësisht dhe në rast konfirmimi të teknikut, atëherë do të jetë pikërisht Icardi që do të kërkojë për një tjetër strehë.

Në këtë pikë, të dy klubet janë të interesuara që të realizojnë shkëmbimin kokë më kokë të sulmuesve argjentinas, për të shmangur zhvlerësimin e kartonit të tyre në treg.

Mesfushori i çudit të gjithë: Bayerni drejtohet ende nga… Guardiola!

Thiago Alcantara ka zbuluar se Bayern Munich vazhdon të përdorë të njëjtat filozofi loje, që Pep Guardiola “stampoi” në këtë skuadër, edhe pse trajneri spanjoll është larguar prej tri vitesh nga kampionët e shumëfishtë gjermanë. Mesfushori spanjoll ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në “Allianz Arena”, nën drejtimin e katër trajnerëve të ndryshëm.

Niko Kovac është në sezonin e tij të parë në krye të klubit bavarez, pasi zëvendësoi Jupp Heynckes, ndërsa Thiago ka fituar titullin nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe Guardiolës. Sidoqoftë, ky i fundit, sipas Thiago, ka pasur ndikimin më të madh te Bayerni. “Përfundimisht, Guardiola la shenjën e tij në klub, sepse ai dhe idetë e tij na kanë formësuar jashtëzakonisht si ekip, – tha 28-vjeçari për DAZN.

– Ne mund ta ndiejmë Pep ende në fushë, në disa situata të ndeshjes. Ende bëjmë gjëra, që ai na i mësoi. Megjithatë, mendoj se kemi marrë gjëra pozitive nga secili prej trajnerëve tanë dhe i kombinojmë ato. Pep bëri të mundur që unë të ecja përpara nga akademia e të rinjve të Barcelonës në ekipin e parë të Barçës. Ai më mësoi shumë. Kushdo që vjen në ekipin profesionist si lojtar i ri duhet të mësojë çdo ditë.

Me të trajner mësoni shumë më shpejt, më tepër detaje. Pep ishte një ndihmë e madhe për mua, që nga fillimi, edhe këtu te Bayerni. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë, nëse jo më i miri. Jam i sigurt se do t’i japë shumë futbollit në vitet e ardhshme. Unë besoj se kontrollimi i lojës është mënyra më e mirë për të arritur sukses në futboll.

Nëse e quani Tiki-Taka, Taka-Taka, apo çfarëdo, është e rëndësishme që të kontrollosh ndeshjen në çdo situatë. Me fjalë të tjera, nëse je në posedim të topit, e ke të qartë se duhet të mbrosh mirë. Nëse kundërshtari ka topin, duhet të jesh i gatshëm ta detyrosh që të bëjë gabime dhe të përfitosh nga ato. Ky superioritet, me ose pa top, është gjëja më e rëndësishme për mua”.

Iker Casillas flet nga spitali…

“Jam mirë”, është mesazhi që Iker Casillas ua ka dërguar miqve të tij më të ngushtë sapo ka qenë në gjendje ta kapë telefonin e tij mobil pas tretmanit në spital, pas një sulmi në zemër që e pësoi derisa po stërviste me bashkëlojtarët e tij te Porto të mërkurën në mëngjes.

Klubi portugez njoftoi se gjendja shëndetësore e portierit spanjoll është e mirë dhe stabile dhe se problemi i tij me zemër është rregulluar, transmeton Gazeta Express.

Casillas iu nënshtrua një operacioni të vogël, një kateterizimi kardiak, menjëherë pasi u pranua në spital pas një sulmi të vogël në zemër gjatë një seance stërvitore me Porton të mërkurën në mëngjes.

Menjëherë pasi gjendja ishte qetësuar dhe procedurat mjekësore ndaj tij ishin kryer, 37-vjeçari u kishte shkruar miqve më të afërt, duke u thënë shkurt: “Jam mirë”.

Casillas do t’i mbushë 38 vjet këtë muaj dhe ka qenë pjesë e Portos që prej vitit 2015 dhe sapo e ka rinovuar kontratën me klubin portugez për një sezon, me opsion për të paktën edhe një vit tjetër.