29.5 C
Tirana
E martë, 9 Shtator, 2025

Iker Casillas pëson infarkt, shtrohet me urgjencë në spital, mesazhi i Ronaldos

Një lajm tronditës vjen nga Portugalia, portieri i Porto, Iker Casillas është dërguar me urgjencë në spital.

Casillas ka pësuar një sulm në zemër pas seancës stërvitore të ditës së mërkurë. Ka qenë klubi i Porto që pasdite iu ka komunikuar lajmin medieve në Portugali, pasi spanjolli i është nënshtruar një ndërhyrje për të zhbllokuar arterien e zemrës nga një mpiksje gjaku.

Aktualisht 37-vjeçari është shtuar në një spital në Oporto dhe është nën vëzhgimin e mjekëve.

Sezoni i tij me Porton përfundon këtu, ndoshta edhe karriera e tij.

Cristiano Ronaldo përdori rrjetet sociale për të dërguar një mesazh “forcë” tek Iker Casillas, i cili ditën e sotme u dërgua me urgjencë në spital pas një sulmi në zemër. 

Nëpërmjet “Instastory” në Instagram, CR7 ndau një fotografi të vjetër me ish-kolegun e Real Madridit duke i uruar atij shërim të shpejtë.

“Shumë forcë shoku. Shpresoj që të shërosh së shpejti”, shkruan portugezi.

Prej 6 vitesh Ronaldo dhe Casillas kanë qenë shok skuadre tek Reali i Madridit.

E gjitha bota e sportit, përfshirë Kombëtare, klube, futbollistë e tenistë janë duke u lutur për shëndetin e portierit spanjoll të Portos, Iker Casillas, i cili pësoi sulm në zemër sot gjatë një seance stërvitore me skuadrën.

Fatmirësisht, 37-vjeçari është mirë dhe gjendje stabile, sipas një komunikate zyrtare të Portos.

Casillas besohet të ketë pësuar sulm të vogël në zemër dhe ka pasur një ndërhyrje pas transferimit urgjent në spital.

Ish-ministri i PS thirrje qytetarëve: Të bashkohemi të dhurojmë fonde për rivendosjen e gërmave të Teatrit Kombëtar

Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti i PS, Arben Malaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë thirrje publike për të kontribuar të gjithë me qëllim që të rivendosen sërish shkronjat në Teatrin Kombëtar.

Duke goditur kryebashkiakun Erion Veliaj ai shprehet se asgjë nuk ka një zgjidhje, për më tepër që ajo të të imponohet me dhunë nga pushteti qëndor.

“Sa lagje te Tiranes kane infrastrukture shume te keqe sikur te ishin ne nje vend afrikan dhe jo ne Shqiperine evropiane? Pse Bashkia e Tiranes nuk bene transparencen ligjore te kostove te paguara per prishjet, ndertimet, prishjet dhe rindertimet e disa pjeseve te rendesishme te urbanistikes dhe infrastrkurese se sajne 15 vitete e fundit?”, shkruan Malaj.

Nëpërmjet postimit të tij Malaj kërkon transparencë nga ana e Bashkisë së Tiranës për kostot e ndërtimeve, prishjeve dhe rindërtimeve të shumë pjesëve të rëndësishme të urbanistikës së qytetit viteve të fundit.

Sipas tij, qeverisja kërkonë përgjegjshmëri, impenjim dhe integritet maksimal, jo fasada dhe buzëqeshje televizive.

Para pak ditësh Malaj ka denoncuar vendosjen e gjobave të makinave në lagjen e tij, duke u shprehur se i babëzituri Erion Veliaj, e ka të pa mundur të mendojë se 60 mijë lekë në muaj janë të papërballueshme nga një familje shqiptare.

Postimi i plotë

“Miremengjesi, Te bashkohemi te dhurojme fonde per rivendosjen e germave te teatrit kombetare, Gjeja e pare do te ishte qe pas Apelit publik te kesaj aleance ,Bashkia e Tiranes ti rikthente dhe vendoste vete germat e vjedhura . E mbeshtes plotesisht qendrimin e disa artisteve te vendit tim, jo thjeshte per mbrojtjen e nderteses se Teatrit Kombetare por sidomos per kirjimin e kultures thellesisht demokratike se vendimet duhet te merren bashke me komunitetin.

Asjehere dhe per asgje nuk ka vetem nje opsion, vetem nje zgjidhje dhe ajo te te imponohet dhunshem nga larte. Ndersa veprimet ne erresire dhe fshehur jane te denja per hajdute dhe jo per qeveritare. Opsionet duhet te perzgjidhen sa me mire, duke e ruajtur me fanatizem kulturen tone dhe duke e integruar sa me mire.

Turizmi kulturore edhe per dicka te vjeter por qe ka pjese identifikuese te historise se vendit tende, ne kete rast jo te historise se nderteses por te historise se ku u rriten shume personalitet tona kulturore eshte sot shume me terheqes se sa turizmi i kullave dhe shesheve te ndertuara, prishura dhe rindertuara me parate e taksapaguesve.

Sa here dhe sa rende e kane paguar taksa paguesirt shqiptare ndertimin dhe rindertiminm, prishjen pas rindertimit dhe fillimin e nje rindertimi tjeter te sheshit Skenderbeut, po rreth rrutullimin tek Zogu i Zi??

Sa lagje te Tiranes kane infrastrukture shume te keqe sikur te ishin ne nje vend afrikan dhe jo ne Shqiperine evropiane? Pse Bashkia e Tiranes nuk bene transparencen ligjore te kostove te paguara per prishjet, ndertimet, prishjet dhe rindertimet e disa pjeseve te rendesishme te urbanistikes dhe infrastrkurese se sajne 15 vitete e fundit?
Qeverisja nuk eshte kryesisht buzeqeshje televizive, qeverisja eshte pergjegjesi, integritet maksimal dhe llogaridhenie te perhershme dhe te sakte. Arbeni”

Një vjedhje spektakël e bandës së Ramës! Një mburojë betoni me gjatësi 100 meter kushtoi 3.4 milionë euro

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar vjedhjen e kryer nga qeveria Rama me tunelin panoramik në rrugën Tiranë-Elbasan, i cili sipas qeverisë ka kushtuar 3.4 milion euro për 100 metra, pothuaj 2.3 herë më shumë se sa hapja e 100 metra tunel në shkëmb në malin e Krrabës.

Për ish-kryeministrin Berisha kjo është një vjedhje spektakolare e bandës së hajnave qeveritarë në autostradën Tiranë-Elbasan, që kalojnë shuma të pabesueshme.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Një vjedhje spektakël panoramike e bandës së Edvinit!

Një mburojë betoni me gjatësi 100 meter e vendosur mbi kolona betoni kushtoj 3.4 milionë euro apo 2.3 herë më shumë se sa 100 m tunel në shkëmb në malin e Krrabës.

Të dashur miq, vjedhjet e bandës së hajnave qeveritare në autostradën Tiranë – Elbasan tejkalojnë janë monstruoze. Ato kalojnë shuma të pabesueshme por unë këtu kësaj rradhe do të ndalem vetëm në vjedhjen siç po e quajnë Edvin Kristaq Hajni dhe ndrikull Riformato panoramike, për të cilën rrahin gjoksin si vepër e vetme e tyre këto 6 vitet e fundit (mbasi çdo projekt tjetër në infrastrukturë e trashëguan në vazhdim nga qeveria e mëparshme).

Në këtë vjedhje për një mbrojtëse betoni nga gurët, dherat me gjatësi 100 meter e gjatë e vendosur mbi kolona betoni që ngrihen mbi bazamentin ekzistues të autostradës u shpenzuan 3.4 milione euro apo 2.4 herë më shumë se sa jane shpenzuar për ndërtimin e 100 m tunel në shkëmb të malit e Krrabës, i cili përveçse ka mbrojtesën e betonit dhe çelikut në të gjithë perimetrin e tij ka dhe instalimet inxhinjerike, elektrike, të ndriçimit, të aspirimit etj, të cilat objekti i hajnisë panoramike nuk i ka.

Kështu miq, një shembje gurësh në faqen e malit të autostradës Krrabë – Elbasan, që sipas ekspertëve të ndërtimit zgjidhej përfundimisht me një investim prej gjithsej 50 deri në maksimum 100 mijë euro, hajnat e narkoqeverisë e shfrytëzuan për vjedhjen e tyre të bukur panoramike prej së paku 3 milion euro të takspagueseve shqiptar. sb

Sot është 1 maj, dita e punëtorëve, por Rama e ka çdo ditë 1 prill

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i cilëson qesharake pretendimet e kryeministrit Edi Rama.

Referuar raportit të Bankës Botërore, që numri i papunësisë në vend është ulur ndjeshëm, përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehaj shkruan se pavarësisht se është data 1 maj kryeministri Rama këtë ditë e ka 1 prill.

Shehaj, nuk harron edhe largimet nga vendi, ndërsa shprehet se shumë të rinj po largohen në kërkim të punës duke i dhënë vendit një goditje të rëndë.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt:

Është qesharake që Kryeministri i vendit u referohet studimeve te te huajve, të bazuar në të dhëna të sajuara dhe të përgatitura prej qeverisë së tij, për të thënë që është ulur papunësia.

Kryeministri e ka te thjeshte: le te thote se ku jane krijuar  vendet e reja te punes në cilen industri dhe nga cilat biznese, ku ndodhen këto biznese, sepse kemi të bëjmë me 38.000 vende pune të reja, pa përfshirë vendet e punës që janë mbyllur.

Por ai nuk e thote dot kete sepse ne Shqiperi jane mbyllur vende pune dhe nuk jane krijuar vende te reja pune. Ne gjashte vite te qeverise Rama ne Shqiperi ku nuk ka patur asnje investim te ri te huaj, ndersa qindra investitore te huaj jane larguar nga vendi;nuk ka patur asnje investim te brendshem prodhues; nuk ka patur asnje permiresim teknologjik; nuk ka patur rritje te pagave reale; ndersa investimet publike jane vjedhur nga qeveritaret ose jane shperdoruar per fasada.

Nje ekonomi e tille nuk prodhon as pune, as zhvillim. Ndaj nga Shqiperia po largohen ne mase te rinj e te vjeter ne kerkim te punes, po largohen madje edhe mjeket, inxhinjeret dhe specialistet duke i dhene te ardhmes se vendit nje goditje te rende. Edi Rama eshte dy gjera: hajdut qe vjedh pasurite dhe parate publike bashke me klientet e tij grabitqare dhe genjeshtar qe pastaj mbulon varferine dhe prapambetjen qe ka shkaktuar me mashtrime te turpshme si kjo e uljes se papunesise.

Sot eshte 1 maj, dita e punetoreve, por Edi Rama e ka çdo dite 1 prill.

Ares Ypi refuzon mandatin e deputetit: Ne demokratët nuk mund të jemi fasadë në Kuvend…

Një tjetër i ri i FRPD nga lista e PD refuzon mandatin e deputetit. Ares Ypi shkrun në një postim në Fabook se, gjithmonë kam vlerësuar se vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ishte vendimi më i drejtë që ka marrë Partia që nga dita e themelimit.

Postimi i plotë i Ares Ypit 

Të dashur miq,

Si i ri dhe si demokrat, jam i qartë për sfidat që ka në këtë moment Shqipëria dhe për rolin që secili prej nesh duhet të luaj për të mbrojtur demokracinë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më ka dërguar njoftimin për marrjen e mandatit të deputetit si kandidat në listën e Partisë Demokratike.

Në një situatë normale, ky do ishte një privilegj i jashtëzakonshëm, për të përfaqësuar interesat e demokratëve dhe qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Por, sot Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, nuk është i zgjedhur nga qytetarët, dhe nuk mund të shërbejë si forum për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Gjithmonë kam vlerësuar se vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ishte vendimi më i drejtë që ka marrë Partia që nga dita e themelimit. Ne demokratët, nuk mund të jemi fasadë në Kuvend, të një Qeverie ilegjitime dhe të një Kuvendi jo funksional, të dalë nga zgjedhje të blera dhe diktuara nga paratë e krimit.

Me qartësinë e një të riu dhe me vullnetin tim të plotë, sot kam dorëzuar në KQZ, refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa.

Publikohen dokumentat! Veliaj 1 miliardë lekë nga taksat tona për të betonizuar Parkun Rinia

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar sot në Facebook projektin që tregon se si do të betonizohet parku ‘Rinia’ nga Veliaj.

Në një status në ‘Facebook’, Zhupa shkruan se, sipas projektit që do të ndërtohet brenda 8 muajsh, parkut i hiqen 6 mijë metër katrorë sipërfaqe gjelbërim, ndërsa kushton 1 miliard lekë nga taksat e qytetarëve.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës

Veliaj jep 1 miliard lek nga taksat tona për të betonizuar Parkun Rinia! Projekti i radhës është heqja nga kurora e gjelbërt e Parkut Rinia e 6000m2 sipërfaqe gjelbërim.

Bashkia Tiranë me 30 Prill 2019 ka hapur procedurën e tenderimit me Objekt ‘Rehabilitimi i Parkut Rinia’ projekt i cili është parashikuar të ndërtohet brenda 8 muajsh kalendarike dhe përllogarititet të kushtoj në një fond limit 104,629,747 Lek.

Duke ju referuar dokumenteve të tenderit përkatësisht projektit teknik të propozuar, ndërhyrjet konsistojnë në rikonceptimin e Parkut Rinia me qëllim ndërtimin e disa hapësirave të reja të emërtuara si sheshe, qe sjanë gje tjeter vetëm shtrim betoni.

Atë që bashkia e Veliajt përpiqet ta propagandojë si një projekt modern, në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e radhës dhe betonizimi i të hapësirës së fundit të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt prej 6000 m2 .

Mos harrojmë që në 30 Dhjetor 2015, Bashkia ka miratuar edhe parkim nëntokësor, me 4 kate poshtë Parkut Rinia. Që do të thotë betonizim edhe nëntokë dhe mbi tokë tek parku i vetëm i ngelur në qendër të Tiranës!

Qytetin tonë e ka mbuluar trishtimi!

Elton LASKA

Marr shkas nga ngjarja shumë e rëndë ku humbën jetën dy miq, dy vëllezër model. Çfar po ndodh me rendin dhe shoqërinë ku ne jetojmë? Përse kriminelët levizin lirshëm dhe pa u shqetësuar midis nesh dhe as’kush nuk e ngren zërin për ti denoncuar? A po kthehemi ne në një Palermo të vogel? A duam vërtet ne të jemi një Palermo e vogël, apo organet ligjzbatuese nuk janë në nivelin e duhur? Mendoj se të gjithë bashkë kemi pëgjegjsi për këtë situatë kaq të rëndë ku ndodhemi.

Ne kemi polici të pa aftë, kemi shoqëri që nuk denoncon krimin apo fenomenin e pa ligjshëm. “Çfar më duhet mua?” Kjo është shprehja më e zakonshme por ka edhe më keq se kjo shprehja! Kemi kryefamiljarë që i thonë “marshalla” veprimeve të pa hishme si vjedhja psh! Pra, e gjithë shoqëria jonë duhet të rreflektoje thellë!

Lypset një angazhim i të gjithëve bashkë për të rikthyer dinitetin, moralin, ndëshkimin shoqëror, anatemimin e së keqes, veseve negative dhe denoncimin e tyre.

Ne jemi të “denuar” të jetojmë në komunitet dhe pa reagimin tonë fenomenet negative vetëm sa do të shtohen.

Nuk kemi nevojë për një polici e cile ta ketë vëmëndjen tek përndjekja e protestuesve apo punëtorëve që hapin gropa septike apo se savatojnë muret e shtëpive të tyre. Jo more zotëri, ktheni sytë nga hajdutët, drogagjinjt, armëmbajtësit pa leje që shëtisin e i bëjnë karshillëk ligjit dhe policisë së shtetit!

Gjermania e prerë: Nuk hapen negociatat me Ramën pa plotësuar kushtet

Johann David ËWadephul, zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman, theksoi sërish se nuk do të ketë hapje të negociatave me Shqipërinë pa pasur përparim real në përmbushjen e kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për Deutsche Welle-n pas Samitit të Berlinit, deputeti gjerman u shpreh: “Konstatoj se bëhen përparime, por ka ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Sot e kam të vështirë të jap një vendim. Kush dëshiron të hyjë në BE, duhet të afrohet me standardet europiane, dhe kjo nuk ka ndodhur ende në atë masën që ne e konsiderojmë të duhur.”

Pyetur nëse Shqipëria do ta marrë votën pro hapjes së negociatave nga grupi parlamentar CDU/CSU i kancelares Merkel, Zoti Ëadepul tha:

“Duhet të presim njëherë raportin e Komisionit të BE-së. Ky do të na vijë pas zgjedhjeve evropiane. Prandaj, sipas gjasave, nuk do të jemi në gjendje që t’i organizojmë konstultat deri në qershor. Vendimi do të merret në shtator.

Nëse Shqipëria i përmbush kushtet për çeljen e negociatave, edhe ne do ta japim votën tonë pozitive në Bundestagun gjerman, duke i mundësuar qeverisë gjermane që të votojë në nivel europian”.

Lidhur me lënien e mandateve nga opozita, deputeti gjerman i kërkoi palëve politike në vend të bashkëpunojnë e komunikojnë për të çuar Shqipërinë përpara:

“Nuk do të dëshiroja të ndërhyja në raportet personale të PD-së në Shqipëri. Ne nuk mund ta sjellim Shqipërinë në Bashkimin Evropian nëse forcat pro-evropiane qofshin ato pro-Rama, qofshin pro-Basha, janë në konflikt me njëra-tjetrën.

Prandaj u them partive pro-europiane që të arrijnë kompromise në nivel kombëtar dhe të vijnë së bashku në Evropë. Demokraci do të thotë komunikim, grindje, por edhe aftësi për kompromis. Pa kompromis nuk ka demokraci”.

RAMA IK mbush rrugët dhe kazanët e plehrave të Sarandës!

Saranda zgjohet në protestë. RAMA IK mbush rrugët dhe kazanët e plehrave të qytetit.

“Nga jugu në veri, lindja në perëndim, sot çdo shqiptar kërkon largimin përfundimtar të Edi Ramës. Ndaj të behemi të gjithë bashkë më #11Maj, ora 18:30, për Shqipërinë si Europa”, shkruan kreu i FRPD, Belind Këlliçi në një postim në Facebook ku ka publikuar edhe fotot.

Basha takim në LSI me Kryemadhin: Nesër ora 11.00 njoftimi i rëndësishëm, largimi i Ramës, kusht i patjetërsueshëm

Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe koalicionit tonë politik. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore.

Jemi në një krizë të thellë, një krizë politike, një krizë kushtetuese, një krizë ekonomike dhe sociale. Do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile.

DEKLARATA PËR MEDIA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Pyetje: z. Basha çfarë diskutuat në selinë e LSI?

Lulzim Basha: Rëndësi nuk ka vendi, rëndësi ka Kuvendi, apo jo?! Me zonjën Kryemadhi dhe me të gjithë aleatët po konkordojmë hapat që opozita do të hedhë në përshkallëzimin e aksionit opozitar.

Jemi në një krizë të thellë, një krizë politike, një krizë kushtetuese, një krizë ekonomike dhe sociale. Dhe siç u bë e qartë edhe 24 orët e fundit në një krizë totale të procesit më jetik për Shqipërinë, atë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar Kushtetutën, ka asgjësuar demokracinë, ka asgjësuar zgjedhjet, themelin e llogaridhënies demokratike të qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë.

Ndaj ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensifikisht për programet tona respektive politike dhe ekonomike për ofertën tonë për shqiptarët; jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për t’iu dhënë atyre sigurinë, liritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqenie për të gjitha.

Pyetje: Z.Basha nëse do të ketë një tryezë me disa parti politike, do të pranoni të uleni në këtë tryezë ku të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, qoftë edhe si kryetar i PS?

Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe koalicionit tonë politikë, koalicionit më të madh, maxhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit : Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore.

Detyrat e së cilës, në veçanti sa i përket organzimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do t’i shpalosim nesër publikisht në orën 11:00 në Tiranë në praninë e medias, përfaqësuesve më të lartë të koalicionit dhe një numri të madh të ftuarish.

Pyetje: Z. Basha por ju thatë që propozimi i partive të vogla që kërkojnë pikërisht thirrjen e kësaj tryeze ishte në harmoni me Partinë Demokratike, çfarë ka ndryshuar që i riktheheni qëndrimit tuaj?

Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tim. Rivizitoni qëndrimet tuaja. Faleminderit, ditë të mbarë.