29.5 C
Tirana
E martë, 9 Shtator, 2025

Mesazhi i fortë i Kim Mehmetit për Europën: Rama si Millosheviçi, ka sjellë në pushtet krimin

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti, gjatë një interviste mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ka komentuar mes të tjerave, edhe rezultatet e Samitit të Berlinit në kuadër të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas shkrimtarit, po vihet re një përpjekje e madhe e Europës për të demokratizuar plotësisht dy shtetet shqiptare, por sipas tij kjo është e kotë përderisa këto vende udhëhiqen nga politikanë të pamoralshëm, si Rama dhe Thaçi që kanë sjellë në pushtet krimin, korrupsionin dhe hajdutërinë.

Në analizën e tij të shkurtër, Kim Mehmeti, thekson se nuk mund të ketë demokratizim të një vendi më politikanë dhe udhëheqës që kanë krijuar klika dhe jo parti. Kjo sipas tij ngjason njësoj me atë që tentoi Europa të bënte para luftërave në ish-Jugosllavi, kur donte të ndërtonte paqen me Milosheviçin që doli kasapi i Ballkanit.

Gjithashtu Mehmeti i konsideroi përfaqësuesit shqiptarë në Samitin e Berlinit si të dështuar dhe mori si shembull, radhët e pafund në pikën kufitare të Morinës, gjë që nuk po zgjidhet asnjëherë.

Të ndjehesh e të jesh sot sindikalist si Ruçi…

Nga Luçiano BOÇI

Ruçi në një postim euforik, është zgjuar sot sindikalist për një çast, me rastin e 1 Majit. Por si sindikalist pushteti i thekur ama. Feston dhe anatemon!? Sulmon me zjarrr opozitën e protestuesit që janë sindikalistët e vërtetë të këtij vendi e përkëdhel frikën e vet.

Çfarë teatri absurd!

Të ndjehesh e të jesh sot sindikalist z. Ruçi, do të thotë:

Të protestosh në rrugë me njerëzit, të cilët kërkojnë të drejtën më bazike demokratike, votën e lirë, që ti me Ramën ia blen, ia vjedh, ia rrëmben.

Të protestosh me minatorët e naftëtarët, të cilët ti me Ramën i shpërfillni me vendimet tuaja antiligjore, duke i mohuar të drejtat, duke i diskriminuar e tallur.

Të protestosh bashkë me 400.000 punëtorët , që paguhen sot vetëm me 26 mijë lekë në muaj e nuk ushqejnë dot familjen e nuk shkollojnë dot fëmijët.

Tê protestosh bashkë me mësuesit, pedagogët, mjekët, infermierët, administratën, për pagat skandaloze, për përcmimin që ju i bëni dhe për eksodin që ju i detyroni.

Të protestosh bashkë me qytetarët, të cilëve ju i grabisni shtëpinë, katandinë, i burgosni fëmijët dhe i godisni me gaz e me helm, baballarët, nënat, motrat, vëllezërit.

Të protestosh bashkë me fermerët, të cilët i keni zhveshur nga çdo përkrahje e i keni shndërruar në bujkrobër modernë.

Të protestosh bashkë me artistët, q? ju i prishni tempullin, i shpërfillni e i përçani shpirtin.

Të protestosh bashkë me studentët për tarifa e kushte normale universitare, të cilët ju i mashtroni me pakte false.

Të protestosh me të papunët, që kërkojnë jetë.

Të protestosh me biznesin e vogël e të mesëm që po i mbysni, i mbyllni e falimentoni.

Të protestosh me policët, të cilët ju i keqpaguani e i keqpërdorni si mish për topin e pushtetit tuaj, kundër sindikalistëve që janë ngritur sot për të drejtat e tyre.

Të ndjehesh sindikalist z. Ruçi, do të thotë të jesh opozitar i regjimit që falsifikon parlamentin, shtetin e bashkëpunon me krimin për interesat e veta.

E pra! Ne jemi në rrugë duke protestuar.

Jemi krah sindikalistëve: punëtorëve, qytetarëve, fermerëve, artistëve, mësuesve, pedagogëve mjekëve, infermierëve, administratës, të papunëve.

Jemi në rrugë, për t’i hapur udhë së nesërmes e shpresës.

Ju jeni në zyrat e pushtetit me votat e të drejtat që i keni grabitur.

Ju keni frikë nga sindikalizmi! Nëse një çast ndjehesh sindikalist, atëhere bashkohu me sindikalistët e vërtetë në 11 Maj para Kryeministrisë. Nese jo, më mirë hesht!

Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë, largimi i Edi Ramës, kusht i domosdoshëm!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se opozita e ka gati projektin me detyrat që do të bëjë qeveria tranzitore.

Duke folur pas takimit me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Basha u shpreh se këtë projekt do ta bëjë publik ditën e

‘Nesër në orën 11:00 do të shpalosim detyrat e qeverisë transitore dhe njëkohësisht po punojmë për ofertën tonë për shqiptarët për mundësi punësi dhe shanse për të gjithë’, u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse ka ndryshuar qëndrime, apo nëse do të pranonte të ulej në një tryezë me kryetarin e PS, Basha tha se, nuk ka asnjë ndryshim nga axhenda.

‘Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë dhe në koalicionin tonë; largimi i Edi Ramës është kusht i domosdoshëm për t’i hapur rrugën zhvillimit demokratik’, tha kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Protesta/ Nesër në  orën 18:00 bllokohen akset kryesore në të gjitha qarqet

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka njoftuar sot përshkallëzimin e aksionit opozitar me mosbindje civile, duke bllokuar akset kryesore të vendit nesër në orën 18:00.

Pas takimit me kryetaren e LSI, Basha tregoi vendimin e marrë bashkarisht:

“Me zonjën Kryemadhi dhe aleatët po konkludjmë hapat që opozita do të hedhë në aksionin e saj. Jeni në nj kriz ëtë gjithanshme dhe në një krizë totale edhe të procesit më jetik të integrimti të shqipërisë në BE. Shkak i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar Kushtetutën, demokracinë, zgjedhjet, votën e lirë. Ndaj ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjithë planet.

Nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në të gjithë qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore, si një intensifikim, përshkallëzim i mosbindjes civile”.

Paralajmërimi: Revolta e 11 Majit do të dëbojë bandën kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Farka ku kishte bashkëbisedim me qytetarët tha se opozita e bashkuar ka protestuar dhe do të protestojë sërish, me qëllim që të dëbojë këtë bandë kriminale.

Basha tha se në krye të vendit është Rama dhe banda e tij, e cila qeveris me kërbaç e duke bashkëpunuar me krimin. Në fjalën e tij, Basha paralajmëroi se më datë 11 maj, që përkon me protestën e paralajmëruar nga opozita, kjo bandë kriminale do të tundet.
“Kjo bandë kriminale më datë 11 maj do të dëbohet.

Ka ardhur koha që të bëhet e qartë si e ndarë me thikë dallimi mes një bande kriminale në pushtet dhe asaj që ne duam të bëhet kur të qeverisim nesër. Kjo bandë me në krye Ramën bashkëpunon me krimin, kurse ne premtojmë dhe realizojmë sipas standardeve më të mira europiane”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se me ardhjen në pushtet të tij do të bëhen subvencione në bujqësi, do të ketë ndryshime radikale pozitive, sipas standardeve europiane. Ai premtoi nisjen e një të ardhme europiane për Shqipërinë dhe largim, sipas tij, të atyre që e duan vendin të zhytur në krim e korrupsion.

Denoncimi: Punonjësi i policisë u përplas me motor nga drejtori i Ujësjellësit të Durrësit

Një punonjës policisë rrugore i cili lëvizte me motor është aksidentuar mesditën e sotme në krye të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 7 në Durrës, ndërsa punonjësi i policisë është aksidentuar nga një makinë që ka dalë me shpejtësi nga një rrugicë.

Por sipas asaj që shkruan ish kryeministri Sali Berisha, polici është aksidentuar nga drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narko drejtori i ujesjellesit te Durresit aksidenton punonjesin e policise rrugore!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Z. Berisha. Nje aksident sapo ka ndodhur ne qytetin e Durresit gjate te cilit eshte aksidentuar nje punonjes i Policise Rrugore. Makina qe ka shkaktuar aksidentin eshte e Ujesjellesit te Durrsit dhe perdoret nga Drejtori Spartak Kovaci. Aksidenti ka ndodhur ne lagjen 7 ne Durres, zone ku Spartak Kovaci ka filluar fushaten elektorale. Keshtu ndodh kur makinat shteterore dhe e gjithe administrata vihen ne funksion te fushaten dhe jo te qytetareve! Ju lutem anonim!

Deklarata e fortë e Presidentit: Nuk është faji i opozitës që nuk ka Gjykatë Kushtetuese…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në intervistën e dhënë sot në mbrëmje për “Ora Neës” ka deklaruar se “opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese”.

Mediu nga ‘Unaza e Re’: ‘Berlini i tha dje Ramës dhe Vuçiç që s’mund të bëni pazar me Kosovën’

Gazetarja: Te mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ju e shihni edhe zanafillën e kësaj krize…

Presidenti Meta: Në rast se ne do të kishim sot, më falni, në qoftë se ne do të kishim sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale e të besueshme, unë do të mbaja fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri kundër integrimit europian apo ku e di unë se çfarë po bën tjetër. Por më duhet të them se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Nuk dua të them se cilët janë përgjegjësit. Presidenti ka bërë të gjitha përpjekjet, të cilat janë të mirëdokumentuara, që gjithçka të bëhet në respekt të Kushtetutës, me konsensus për të parandaluar një situatë të tillë dhe nuk mund të them se opozita ka ndonjë përgjegjësi mbi të gjitha problemet e zbatimit të reformës në drejtësi deri tani.

Gazetarja: Në këtë kontekst kur flisni për përshkallëzimin e kësaj situate, për çfarë e keni fjalën? Deri ku mund të përshkallëzohet situata?

Presidenti Meta: Nuk e di se çfarë presim më shumë në rast se bëjmë sikur nuk e shohim që sistemi i rregullave të lojës demokratike ku në radhë të parë, kemi edhe garancitë kushtetuese të vetë kësaj bashkëjetese demokratike, që është tronditur rëndë, dhe në rast se vazhdojmë të mos e shohim përpara humnerën drejt së cilës do të ecim, atëherë nuk bëjmë gjë tjetër veçse gënjejmë veten dhe përsërisim gabime tepër të rënda që i kushtojnë vendit më shumë se kujtdo tjetër.

Sipas kreut të shtetit, “partitë të largohen nga pozitat e të fortit për të bërë të mundur shmangien e krizës së pakthyeshme me pasoja të paparashikueshme.

Sipas Metës, tashmë jemi në tehun e greminës.

“Ky takim ishte një mesazh i qartë që duhen shtuar përpjekjet dhe kontributet nga të gjithë për të evituar rrëshqitjen e pakthyeshme drejt një krize të pakontrolluar, e cila vë në diskutim edhe vetë pluralizmin politik dhe vetë bashkëjetesën demokratike.

Të gjitha partitë parlamentare opozitare jo vetëm kanë vendosur të largohen nga parlamenti, por edhe një vendim tjetër për të mos u regjistruar në zgjedhjet e dekretuara prej kohësh në 30 qershor.

Mendoj që takimet janë të rëndësishme dhe janë të domosdoshme dhe të gjithë duhet të reflektojnë për të mos vazhduar askush nga pozitat e të fortit, atje në tehun e buzës së greminës. Atje këmba mund të rrëshqasë edhe pa dashje për të shkuar në një krizë të paparashikuara.

Unë shqetësimet e mia i kam ngritur prej kohësh, për përpjekjet e mia të vazhdueshme për të parandaluar një situatë të tillë, sepse mungesa e dialogut do të akumulojë një hendek që do të çojë në kriza. Këtu një problem serioz ka qenë dhe mbetet mungesa e Gjykatës Kushtetuese, problemet e mëdha të sistemit gjyqësor që në bindjen time nuk vijnë nga reforma në drejtësi, por nga mënyra e njëanshme jashtë dialogut politik dhe në mungesë të respektit, parimeve kushtetuese dhe afateve kushtetuese, për krijimin në kohë të institucioneve që do ta kishin evituar një situatë të tillë.

Më duhet të theksoj, për hir të së vërtetës dhe problemit që është krijuar se unë kam qenë kundër vetingut për Gjykatën Kushtetuese, kur ka nisur procesi i reformës në drejtësi. Kam patur shqetësimin që mund të kemi një situatë, ku të kemi një anëtar që ka mbaruar mandati, po qoftë edhe 2-3 të mungojnë nuk është pak për një trup kaq të kufizuar dhe me kaq përgjegjësi siç është Gjykata Kushtetuese.

Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese ka qenë një institucion i respektuar dhe i pranuar nga të dyja palët. Në tërësi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime në përputhje me interesin kombëtar apo interesin publik. Unë në pozitën time si kryetar i Kuvendit jam kujdesur që gjithçka të shkonte perfekt  me shortin e KED në dhjetor 2016, por edhe si President në përpjekjen time për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe për të shmangur çdo situatë ekstraligjore për krijimin e KED, kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe për fat të keq kemi humbur më shumë se dy vjet dhe për këtë unë nuk e fajësoj dot opozitën.

Në rast se ne do të kishim sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të besueshme unë do të mbaja fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri integrimit evropiane. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin që Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk dua të them kush janë. Presidenti ka bërë përpjekjet që gjithçka të bëhet në respekt të Kushtetutës që është votuar me konsensus për të parandaluar një situatë të tillë”, u shpreh Meta.

Rrjeti shpërthen ndaj Ramës…

Pas dështimit të plotë në Samitin e Berlinit ku Rama mori një tjetër “Jo” sa i përket hapjes së negociatave, kryeministri tani duhet të përballet edhe me një valë memesh që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Prej ditës së djeshme dhe në vazhdim rrjeti ka shpërthyer në ironi dhe tallje me kreun e qeverisë, i cili edhe këtë vit “ngeli për vjeshtë”.

Mediu nga Unaza e Re: Një qeveri që nuk respekton ligjin e Kushtetutën nuk mund të behët pjesë e BE

Banorët e ‘Unazës së Re’ kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestën e tyre kundër shembjes banesave nga projekti abuziv i qeverisë Rama.

I pranishëm në këtë protestë sonte ka qenë edhe Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ndërsa ka falenderuar protestuesit për qëndresën e tyre në mbrojtje të pronës, ka komentuar edhe Samitin e djeshëm të Berlinit, që rrëzoi idenë e Ramës dhe Vuçiçit për shkëmbime territori midis Kosovës dhe Serbisë

“I vetmi i lumtur dje ishte Edi Rama atë që Berlini e quajti problemin nr.1 jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Rajonin. Një qeveri që nuk respekton ligjin dhe Kushtetutën, nuk mund të behët pjesë e Bashkimit Evropian.

Nuk mund të bëhet një vend që bashkohet me krimin dhe narkotrafikantët.

Berlini dhe i tha dje që nuk mund të bësh pazar me Kosovën për interesat e tua politike.

Pazari me Vuçiç mori fund sepse të gjithë janë të vendosur që ky Ballkan të shkojë drejt Bashkimin Evriopian.

Është koha që ju të vensosni me votën tuaj të lirë se kush është e ardhmja e ketij vendi. Zoti i bekoftë familjet tuaja’, iu drejtua Mediu banorëve protestues.