21.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Basha: Ballë për ballë me të keqen, s’ka BE me Ramën që vjedh zgjedhjet

Gjatë takimit me të rinjtë në kryeqytet, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se, djegia e mandateve ka qenë vendimi më demokratik i opozitës, ndërsa theksoi edhe një herë se, largimi i Ramës nga posti i kryeministrit është i panegociueshëm.

“Largimi i Ramës është i panegociueshëm, qeveria transitore është rruga e vetme. Nuk mund të ishim më pjesë e teatrit të kukullave. Në cilin vend të botës parlamenti voton ligje që ti marrë lekët e shumicës e t’ia japë pakicës.

Në cilin vend të botës nuk rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve, këto lekë shkojnë dhe bëhen koncesione. Madje në cilin vend të Ballkanit ndodh që shteti të mos parashikojë subvencione për fermerin dhe të ketë një politikë kaq çnjerëzore ndaj fermerit.

Sot të punosh tokën në Shqipëri nuk është më bekim, por mallkim. Djegja e mandateve ka qenë vendimi më demokratik i PD dhe aleatëve të saj. Asgjë nuk na ndal, asnjë imunitet, asnjë privilegj. Ballë për ballë me të keqen. Jemi të sigurtë se jemi shumica politike dhe morale”, u shpreh kryedemokrati.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, Shqipëria ndodhet në udhëkryq pasi vendi jo vetëm që nuk po shkon drejt BE-së, por po kthehet vite pas.

“Dua tju falënderoj për këtë javë aksioni politik të paprecedentë, me shpirt dhe me zemër. Këtu nuk ka punë përgjysmë, ose bëhet ose nuk bëhet fare. Unë e di që ju jeni njerëz qytetarë dhe familjarë.

Këto janë 6 vite të vështira për Shqipërinë, për rininë, për fëmijët, për arsimin, për shëndetësinë. Ja ku jemi sot, një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane. Se sa e drejtë dhe vendimtare është rruga që kemi ndjekur.

Për një qeveri të vërtetë që e lidh fatin e vetë me njerëzit, për një drejtësi me një standard dhe jo me dy. Ashtu siç kishim paralajmëruar nuk ka as zhvillim, as mirëqenie dhe as integrim. Nuk mund të ketë hapje negociatash për një vend ku zgjedhjet janë vjedhur dhe kriminelët nuk dënohen.

Këto nuk janë standarde evropiane, por afrikane. Me më të korruptuarin, Edi Ramën, jo vetëm që nuk bën asnjë hap përpara drejt BE por po na kthen 10 vite pas”, është shprehur Basha.

Agron Tufa shpallet “Qytetar Nderi” i Kamzës, “Mirënjohja e Qytetit” edhe për disa media…

Kanë kulmuar sot festimet në Kamëz në kuadrin e 23-vjetorit të Bashkisë dhe nën kujdesin e kryebashkiakut z.Xhelal Mziu. Qyteti ka qenë edhe më i zellshëm se dje i zbukuruar dhe përfshirë nga një atmosferë edhe më festive ku festës i janë bashkuar dhe miq nga Tirana personalitete të fushave të ndryshme. Ceremonia zyrtare ka nisur në orën 10:00 tek Pallati i Kulturës nga kryetari Xhelal Mziu ku banda frymore në qytet ka vijuar një shitje, e më pas ceremonia u finalizua në Pallatin e Kulturës. Kyebashkiaku Xhelal Mziu bëri një prezantim të shkurtër të asaj çfarë ka ndodhur në Kamëz gjatë viteve post-tranzicion ku pohoi se, pavarësisht asaj që qe bërë më parë zhvillimet në qytet morën vrull pas 2007 dhe sot qyteti ka ndryshuar rrënjësisht.

Kryebashkiaku Xhelal Mziu falënderoi të pranishmit për prezencën në këtë përvjetor të Bashkisë duke i quajtur ato vlera të qytetit. Në ceremoninë e sotme Agron Tufa u shpal “Qytetar Nderi” i Kamzës.

Agron TUFA u lind në trevën e Kastriotit (Sohodoll, Dibër) më 1967. Është poet, shkrimtar, eseist, përkthyes dhe studiues i letërsisë. Ka studiuar letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (1991-1994) dhe më pas i thelloi studimet në Institutin e Letërsisë “A.M. Gorki” në Moskë (1994-1999). Kreu studimet pasuniversitare në Institutin për Kultura Europiane (IEK) po në Moskë (1999-2001). Në Shqipëri mbron doktoratën për Teori dhe Filozofi Përkthimi “Mistika e origjinalit”. Doktor i Shkencave filologjike, aktualisht ai është Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), pedagog në Universitetin “Hëna e plotë, Bedër” dhe lektor i Letërsisë së Huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik në Tiranë.

Ka botuar poezi, romane, ese, studime dhe përkthime dhe është nderuar me çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2004 merr çmimin “Penda e Argjendtë” për romanin më të mirë (“Fabula rasa”), ndërsa në 2010 Çmimin Kombëtar të Karrierës për Letërsinë, “Çmimi i Madh”. Në të njëjtin vit fiton çmimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë të vitit që jepet në Kosovë, me romanin “Tenxherja”. Në nëntor 2016 Agron Tufa u shpall “autori i vitit” nga Panairi Kombëtar i librit, me vëllimin poetik “Kafsha apo fantazma”. Është i përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Ndër librat e tij përmendim vëllimet poetike “Aty te portat Skee” (1996), “Rrethinat e Atlantidës” (2002), “Avangardë engjëjsh” (2005), “Fryma mbi ujëra” (2007), “Gjurma në rrjedhë” (2010); “Fragmentet e Gjësë” (2012); “Kafsha apo fantazma” (2016); romanet “Dueli” (1998), “Fabula Rasa” (2005), “Mërkuna e Zezë” (2005), “Tenxherja” (2009), “Gurit të varrit ia rrëfej” (2015) si dhe miniaturat “Thembra e Akcilit” (2009); studimet në vëllimin “Kuja e Mnemozinës” (2011),  esetë me vëllimet “Janusi qinfytyrësh” (2004) dhe “Nga Hiri i të vdekurve” (2014). Ka përkthyer  një mori autorësh nga poezia, proza dhe filologjia ruse e shekullit XX, me klasikë Pushkini, Tjutçjevi, Tolstoi, Çehovi; modrnistë si Zamjatin, Platonov, Nabokov, Mandelshtam, Cvjetajeva, Ahmatova, Pasternak, Majakovski, Esenin, Brodskij, Sjedakova etj. Një tjetër personalitet “Qytetar Nderi” ishte dhe Shefqet Gjana si një tjetër personalitet me vlera dhe kontribut të veçantë në shoqëri dhe për qytetin e Kamzës.

Vlerësimi për mediat

Sigurisht për atë çfarë kanë dhënë për Kamzën, kanë pasqyruar në dritaret e tyre vlerësoi me titullin “Mirënjohja e qytetit” disa media si televizione, gazeta dhe portale. Drejtuesit dhe përfaqësuesit e mediave duke tërhequr vlerësimin, veç falënderimit në fjalën e tyre nuk shmangën pa konstatuar ndryshimet që ka pësuar Kamza ndër vite e sidomos pas vitit 2007 me kryetar Bashkie, z. Xhelal Mziu. Vlerësimet rreth zhvillimeve të prekshme në Kamëz dal nga goja e disa përfaqësuesve të mediave që folën në këtë ceremoni si Rezar Xhaxhiu, Beti Njuma, Alfons Zeneli, Jetmir Olldashi etj, ishin pozitive dhe si një impuls për Bashkinë dhe Kryebashkiakun për të ecur përpara për një Kamëz edhe më të zhvilluar.

Në takim folën dhe Rruzhdi Keçi, ish kryetar i bashkisë Kamëz, tashmë “Qytetar Nderi”, i cili në fjalën e tij konstatoi një sërë arritje në qytetin që dikur drejtoi dhe për këtë falënderoi kreun e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Jemin Gjana ishte një nga personalitetet i cili përshëndeti te gjithë qytetaret e Kamzes dhe ne veçanti kryebashkiakun Mziu për arritjet qe Ai ka patur gjate këtyre viteve. Vlerësime pati dhe për një sërë personalitetesh në Kamëz në fusha të ndryshme, art, kulturë, sport, të cilët i kanë dhënë jetë qytetit dhe kanë qenë aktiv në dobi të komunitetit.

Historiku/Kamza ka qenë një fushë, e cila në pjesën më të madhe të kohës ishte e përmbytur nga ujërat, si rrjedhojë ka qenë një zonë jo shumë e populluar. Para disa shekujsh, tokat e Kamzës kishin kryeqendër Prezën. Rreth viteve 1250 të erës sonë, ngulimet në zonën e Kamzës ishin rreth brigjeve të lumenjve të Tiranës e Tërkuzës, periudhë kjo në të cilën zotër të këtyre tokave ishin Tanush e Karl Topia. Në vitin 1431 del në dritë emri Kamëz. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që thirreshin kamza ulliri. Për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza. Në vitin 1700 filluan të shtoheshin shtëpitë me fshatarë që zbrisnin nga malësitë.  Pas Çlirimit, Kamza u formua në fillim si një ekonomi shtetërore me karakter kooperativist dhe pas reformës agrare, Kamza u bë një nga ndërmarrjet bujqësore më të mëdha në Shqipëri.

Kjo ndërmarrje është njohur me emrin ndërmarrja bujqësore “Ylli i kuq” dhe shërbente si furnizuesja kryesore e kryeqytetit me prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Kjo periudhë vazhdoi rreth 45 vjet. Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, edhe Kamza pësoi ndryshime shumë të thella demokratike. Në vitin 1991, në Kamëz vendoset Komiteti i parë Pluralist, ku pushteti vendor drejtohej me balancë politike të të dyja forcave kryesore të atëhershme. Në vitin 1992, për herë të parë, si në gjithë Shqipërinë, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike, si për pushtetin qendror dhe atë lokal. Në atë kohë në Kamëz regjistroheshin vetëm 6000 banorë.

Më 30 prill 1996, me një vendim të Këshillit të Ministrave, Kamza ndryshon emërtimin nga komunë në bashki. Ky moment shënon edhe krijimin e institucionit Bashkia Kamëz.

Basha: Me ardhjen e PD në pushtet, çdo vit 100 milionë euro subvencione për fermerët

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një tjetër premtim, kësaj rradhe për ubvencionet e fermerëve shqiptarë.

Basha u shpreh gjatë një takimi me të rinjtë e zonave të Farkës, Petrelës, Bërzhitës dhe Krabës në kryeqytetse, me ardhjen e PD në pushtet, çdo vit do të ketë 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar.

Ai shtoi se, me parimin “Shqipëria e para, fermeri shqiptar i parë”, do t’i vihet trau doganës që konkurrenca të mos jetë e pandershme si sot.

Teksa komentoi edhe Samitin e djeshëm të Berlinit, Basha bëri diferencën mes politikës së PD dhe asaj të Edi Ramës.

“Ne ja dolëm se PD ka ditur ka mundur të hapë derën e Europës. Kështu do të hedhim së bashku edhe hapin e rradhës. Duke çliruar ekonominë nga oligarkët do të rrisim punësimin. Më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë në zona rurale ndaj dhe do të rikthejmë shpresën por edhe mundësinë që me anë të subvencioneve të mbështesim fermerët. 100 milionë euro çdo vit.

Do ju fusim në treg se ju ka nxjerrë jashtë tregut. Do ti vemë traun doganës që mos konkurrojë në mënyrë të pandershme prodhimin vendas. Shqipëria e para, fermeri shqiptar i pari. Do të njohin persoporitet dhe djersa do tu kthehet në para dhe jo në mallkim dhe borxhe.

Më tej Basha u shpreh se, Shqipëria ndodhet në udhëkryq pasi vendi jo vetëm që nuk po shkon drejt BE-së, por po kthehet vite pas.

“Dua tju falënderoj për këtë javë aksioni politik të paprecedentë, me shpirt dhe me zemër. Këtu nuk ka punë përgjysmë, ose bëhet ose nuk bëhet fare. Unë e di që ju jeni njerëz qytetarë dhe familjarë. Këto janë 6 vite të vështira për Shqipërinë, për rininë, për fëmijët, për arsimin, për shëndetësinë. Ja ku jemi sot, një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane.

Se sa e drejtë dhe vendimtare është rruga që kemi ndjekur. Për një qeveri të vërtetë që e lidh fatin e vetë me njerëzit, për një drejtësi me një standard dhe jo me dy. Ashtu siç kishim paralajmëruar nuk ka as zhvillim, as mirëqenie dhe as integrim.

Nuk mund të ketë hapje negociatash për një vend ku zgjedhjet janë vjedhur dhe kriminelët nuk dënohen. Këto nuk janë standarde evropiane, por afrikane. Me më të korruptuarin, Edi Ramën, jo vetëm që nuk bën asnjë hap përpara drejt BE por po na kthen 10 vite pas”, është shprehur Basha.

Ish-deputeti i PD: Sa herë sundojnë vëllezërit e Miladinit, interesi kombëtar mbetet jetim!

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se, është vënë nën presion dhe është shantazhuar nga homologu i tij, Edi Rama për të hequr taksën ndaj produkteve serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Strazimiri shkruan se, interesi kombëtar për momentin është jetim.

“RRËNQETHËSE! Sa herë sundojnë vëllezërit e Miladinit, interesi kombëtar mbetet jetim, i VETMUAR!”, shkruan Strazimiri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të fortë teksa u shpreh se, është vënë nën presion dhe është shantazhuar nga homologu i tij, Edi Rama për të hequr taksën ndaj produkteve serbe.

E gjitha kjo ka ndodhur mbrëmë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit Emmanuel Macron dhe gjithë liderëve të rajonit.

“Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë.

Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj: Rama më bënte presion për Serbinë në Samit

Takimi mes kancelares Merkel dhe dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë e kishte fokusin tek Kosova nga ku pritej tentimi për mundësi të reja për të rinisur dialogun e bllokuar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për ti hequr taksës 100% Serbisë.

Samiti i Berlinit

E gjitha kjo ka ndodhur mbrëmë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderve të rajonit. Haradinaj thotë shprehimisht se “presionin më të madh, në të gjitha gjuhët, përfshirë anglishten, e ka patur nga Edi Rama”.

Pjesë nga intervista e z.Haradinaj për televizionin “T7”

Si shkoi takimi i Berlinit?

Haradinaj: Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron e kanë marrë seriozisht dialogun Kosovë-Serbi. E kanë ndalë devijimin e metejshëm të konfliktit, shkuarjen në drejtim të gabuar. Dialogu i udhëhequr nga Mogherini nuk ekziston më. Nuk ka më biseda për territore, por bëhet fjalë për njohje Kosovë-Serbi, por procesi se si do të ndodhë ka ende dilema…

A është përmendur çështja e kufijve nga Merkel dhe Macron?

Haradinaj: Merkel po në vazhdimësi ka folur kundër pazarave për territore e kufi.

Çfarë u diskutua konrektisht në Samit?

Haradinaj: Pjesa e parë ishte diskutim i përgjithshëm. C’ka mendojnë vendet e rajonit mbi bisedimet Kosovë-Serbi. Ndërsa takimi i radhës më 1 korrik në Paris do jetë biletaral, vetem Kosovë-Serbi.

Biseda brenda takimit, pasi thuhet se ka qenë i tensionuar?

Haradinaj: Edhe dje isha i vetëm për taksën, krejtësisht vetëm dhe nën presion nga Edi Rama. Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heq taksën. Rama e Thaçi direkt më kanë bërë persion edhe në anglisht e në gjuhë të tjera. Por insistimi i z. Rama ka qenë i pandalshëm.

Rrëzohet skema e turpshme e sajimit nga Rama-Lleshi të grabitësve të 10 milionë eurove, dëshmia

I arrestuari i gjashtë për grabitjen në Rinas hedh poshtë akuzat e prokurorisë. Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Ragip Hajdini, për policinë i njohur si ‘daja’ i dëshmisë së Alkond Begasit ka mohuar çdo lidhje me grabitjen.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanËeb” se ai ka deklaruar se ka njohje me familjen e Admir Murataj dhe madje se kishte qenë edhe në varrim.

Hajdini ka thënë se nuk është ‘daja’ që kërkon policia, pavarësisht se thërritet me të njëjtën nofkë dhe se ka pamje filmike që tregojnë se ku ka qenë ditën e grabitjes.

“Kam njohje me familjen Murataj. Isha në varrimin e Muratajt, kam njohje me vëllain e tij. Por nuk jam unë ‘daja’ që kërkoni. Kam dëgjuar në media që flitej për një ‘daja’, por po të kisha lidhje nuk rrija këtu. Kam pamjet filmike që nuk isha aty në ditën e grabitjes. Kam qenë duke drekuar me miq të mi”, është shprehur Hajdini.

Ai ka kërkuar edhe ballafaqim me dëshmitarin e drejtësisë Alkond Bengasin për të verifikuar se nuk është ai personi i dyshuar. “Dua të ballafaqohem me Bengasin që më ka identifikuar”, ka thënë Hajdini.

Me gjithë deklaratën e tij, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Hajdini u arrestua më 26 prill në zonën e Shkëmbit të Kavajës, si një nga të dyshuarit për grabitjen e 9 Prillit në Rinas. Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, që tha se “daja” nga Kosova ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.

Përveç Hajdinit të arrestuar janë Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Saimir Cela. Gjatë grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj.

Gjermania përzë Thaçin dhe i premton Haradinajt heqjen e vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë marrë një ‘Po’ të Gjermanisë, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët. Deklarata e Haradinajt është e kundërt nga deklarata që bëri dje Presidenti Thaçi. Ky i fundit deklaroi se nuk pritet liberalizim i vizave për Kosovën nga BE.

Ndërkohë një ditë më pas Haradinaj ka deklaruar pas takimit me ministrin e Brendshëm gjerman se ka marrë premtimin e Berlinit për liberalizmin e vizave. Lajmet e mira Gjermania tani po ja përcjell Kosovës përmes Haradinajt.

Haradinaj i bëri këto deklarata pas takimit me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, raporton Gazeta Express.
Haradinaj ka falendëruar kancelaren Merkel, për besimin dhe përkrahjen.

Reagimi i plotë i Haradinajt:
Danke Deutschland!
Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.

BE ndryshon kurs në Ballkan: Gabuam tek “stabilokratët” që gërryen demokracinë, Rama në listën e zezë

Gjermania dhe BE po e bën të qartëpërvijojnë një ndryshim të plotë të kursit në Ballkan he më konkretisht në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë. Përmes rreshtave të analistes së mëposhtme kuptohet qartë se Bashkimi Europian gaboi kur besoi se “stabilokratët” duhet të mbështeteshin kur rrënonin demokracinë dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh sot në Shqipëri me tolerimin që i është bërë blerjes së zgjedhjeve nga krimi i organizuar i lidhur me pushtetin. Duket se ky kurs politik i gabuar ka marrë fund dhe ndryshimi do të nisë nga Shqipëria.

Adelheid Feilcke
Stabilitet, stabilitet, stabilitet – ky është elementi bashkues që do ta bëjë Gjermaninë dhe Francën të kujdesen sërish më intensivisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është edhe emëruesi i përbashkët i një politike mes Berlinit e Parisit, që nuk është pa dallime kur vjen puna tek Ballkani Perëndimor. Por edhe një pikënisje realiste pozitive, që artikulon qartë interesin për Ballkanin, pa pasur pritshmëri të kota dhe ndezje shpresash.

Në samitin për Ballkanin Perëndimr në Berlin, që në fillim të dy politikanët e nivelit të lartë, nuk e fshehën, se për çfarë nuk do të bëhet fjalë në këtë takim joformal: Nuk do të flitet për perspektivën europiane, as për Procesin e Berlinit, dhe as “për t’i diktuar një zgjidhje” Prishtinës dhe Beogradit në konfliktin për çështjen e Kosovës.

Se përse do bëhej fjalë më shumë, edhe kjo u bë e qartë: Siguria, luftimi i kontrabandës së armëve, terrorizmi, migracioni i pakontrolluar dhe kriminaliteti i organizuar. Këto janë interesat e përbashkët prioritare për rajonin.

Kujdes me stabilokratët
Prioriteti i stabilitetit e bën politikën për Ballkanin Perëndimor konsekuente dhe të argumentueshme në Europën e BE-së, por ai duhet të përplotësohet politikisht. Sepse në fund stabilitetin e dëshiruar mund ta garantojë vetëm një partner i besueshëm politikisht.

Dhe besueshmëria e politikës funksionon edhe në Ballkanin Perëndimor përmes organeve demokratike të kontrollit dhe politikës demokratike të legjitimuar. Kush nuk e merr seriozisht sa duhet sot shtetin ligjor, nuk ka për të qenë aq serioz edhe në politikën e jashtme.

Të besosh tek stabilokratët, që vërtet zbusin valët e refugjatëve, por gërryejnë nga brenda demokracinë është dritëshkurtësi. Gabimet e bëra në rajone të tjera nuk duhet të përsëriten në Ballkanin Perëndimor!

Prandaj është shumë e vlerësueshme, që megjithatë në fund të këtij samiti të Ballkanit Perëndimor dolën konkluzione politike të bashkëiniciatorëve gjermano-francezë. Ato u sjellin ndër mend pjesëmarrësve ndër të tjera detyrimin “për qëndrim të patundur pro demokracisë, […] shtetit ligjor dhe akte të përgjegjshme shtetërore, për luftimin e korrupsionit si edhe forcimin e rolit të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura.” Letra thuhet, se është durimmadhe. Por do të kishte qenë fatale, nëse ky sinjal nuk do të jepej.

Pikërisht ndërlidhja e interesave të stabilitetit dhe një politikë europiane e orientuar nga e ardhmja bëri që të arrihej vitin e kaluar një sukses historik në grindjen dhjetëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Efekti i këmbënguljes së Merkelit dhe Macron
E parametra të tillë duhet të jenë vijat orientuese edhe në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Grindja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte ndoshta arsyeja më urgjente për thirrjen e samitit, por edhe detyra më e vështirë e tij: Duhej të fshihej përfundimisht nga tryeza e bisedimeve ideja e korrigjimit të kufijve në kompensimin mes Kosovës dhe Serbisë, një “deal” që presidentët e të dyja vendeve me mbështetjen amerikane prej muajsh e kishin sjellë në skenë. Kjo bëri që në kryeqytetet europiane të binin sirenat e alarmit.

Sepse u thye një tabu: Zhvendosja e kufijve si pjesë e një kompensimi bilateral. E jo pa të drejtë shumë i tremben një efekti negativ në vendet fqinje, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë, një konstrukt i brishtë i rrezikueshëm nga thyerje të tilla tabush etnopolitike.

Këmmbëngulja e Merkelit dhe Macron për një dialog të udhëhequr nga BE e dha më në fund një efekt: Serbia dhe Kosova duan sërish të futen në dialog nën ndërmjetësimin e BE-së, me qëllimin e arritjes së një marrëveshjeje të zgjeruar dhe përfundimtare, që i shërben stabilitetit në rajon dhe hap rrugën drejt Europës.

Sikur gjysma e konkluzioneve të këtij samiti të çohet seriozisht përpara, atëherë ky samit arriti shumë: Mbi bazën e interesave të përbashkëta të stabilitetit arrihet uniteti mes Gjermanisë dhe Francës në politikën për Ballkanin Perëndimor.

Ky duet i fuqishëm europian sjell kështu një dinamikë të fuqishme në proceset e ngecura apo të orientuara gabim në rajon, sidomos në marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë. E rëndësishme është që ky impuls dhe presion të mbahet gjallë nga Berlini dhe Parisi. Ndryshe ato do të bëheshin shpejt pluhur diku mes Beogradit e Prishtinës.

“DW”

Samiti i Berlinit, ndëshkim për argatët e Vuçiçit, Rama dhe Thaçi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se Samiti i 29 prillit në Berlin, ka qenë një zhgënjim i madh për ideatorin e krijimit të Serbisë së Madhe, Aleksander Vuçiqin, dhe argatët e tij, Hashim Thaçin e Edi Ramën, pasi Merkel dhe Makron kanë dalë kategorikisht kundër idesë për korrigjim të kufijve.

“Miq, Samiti i Berlinit me qëndrimin e tij të prerë kundër Serbisë së madhe dhe coptimit të Kosovës ka zhgënjyer presidentin serbomadh, Vucic, dhe argatët e tij në këtë projekt, Miladinin shqipfolës, pra argatin e tij në Prishtinë dhe Zografin bis, argatin e tij të Tiranës”, shkruan Berisha në profilin e tij.

Berisha thotë se të tre, Vuçiq, Thaçi e Rama, kanë mbetur duarbosh nga ky takim, pasi që në shërbim të ruajtjes së karrigeve të tyre dëshirojnë të ndezin konflikte të reja në Ballkan.

Sipas tij për të zbehur rëndësinë e këtij takimi, të tre shpërndanë lajme të ndryshme se si ‘Samiti ishte zhgënjyes’.
“Të tre këta të mbetur duarbosh dhe të damkosur si sherrexhinj, që për karriget e tyre duan të ndezin me projektin e Serbisë së Madhe konflikte të reja në Ballkan, përvecse me fotot e tyre të nxira që bënë xhiron e mediave ndërkombëtare, e vunë në garë për të shpërndarë lajme sa më të këqija që deklarojnë se ‘samiti ishte i rëndë’, se ‘nuk solli asnjë rezultat konkret’, se nuk ka pasur asnjë përparim dhe se ishte ‘zhgënjyes”, vazhdon Berisha, raporton Gazeta Express.

Berisha përmend edhe gafën e Edi Ramës me Deutche Ëellen, rreth gjatësisë së takimit me Merkelin. Ai thotë se për të mashtruar shqiptarët, Rama ka përdorur edhe ‘Baton Stanishiqin’.

“Kulmin ne këtë aspekt e arriti Zografi Bis qe i lejoi vetes te falsifikojë ne facebookun e DË lajmin per takimin e tij te shkurtër me pak se gjysmë ore me kancelaren Merkel sepse ishte përgatitur ta deklaronte se paku 80 minutesh.

Madje ne skizen e tij ai përdori çirakun e Baton Stanishiqit për te mashtruar pafytyrësish shqiptaret duke thëne për hapjen e negociatave me Shqiperine pikërisht ate qe Kancelarja nuk kishte thëne, gjë qe doli qarte nga njoftimet zyrtare te qeverise gjermane.

Në fund Berisha thotë se ‘gangsterët e Ballkanit në Berlin morën atë që mëritonin. “në të vërtetë një rezultat i rëndëishëm i Samitit ishte se këta gangsterë të Ballkanit që luftojnë vetëm për karriget e tyre, morën në Berlin atë që meritonin’, ka përfunduar, ish-kryeministri i Shqipërisë.

Pollo: Idea luftënxitëse e Ramës, Thaçit e Vuçiçit u varros në Berlin

Genc Pollo ka reaguar njw ditw pas samitit tw Berlinit duke vlerwsuar qwndrimin europian kundrw copwtimit tw Kosovws dhe ndryshimit tw kufijve nw Ballkan.

“Samiti i Berlinit pati një konkluzion të qartë: Bashkimi Europian me një zë unik, të qartë e të fortë refuzon ndryshimin e kufijve në Ballkan, përkatësisht copëtimin e Kosovës. Kjo ide antieuropiane e luftënxitëse e Ramës, Thaçit e Vuçiçit u varros në Berlin. Faleminderit kancelares Merkel por edhe Presidentit Macron që marrin përgjegjësi për të korrigjuar papërgjegjshmëritë e treshes ballkanike.

Por edhe konfirmimi i një lajmi të keq: nuk ka vendim për negociata në qershor për shkak të korrupsionit e krimit në Shqipëri. Rama tërheq pas vetes edhe Zaevin”, shkruan Pollo.