19.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Vuçiç tallet me ministrin e Ramës

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj është përfolur mbrëmë në Berlin gjatë samitit të organizuar nga Angela Merkel dhe Emmnanuel Macron.
Temë atë e ka bërë shefi i tij Edi Rama i cili ka mbajtur fjalimin gjatë samitit joformal në mes të evropianëve dhe liderëve të Ballkanit.
Këtë e ka zbuluar Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se Rama ka kujtuar kohën e Millosheviqit kur “ministri i ri i Shqipërisë ka pasur jetë të vështirë gjatë kohës sa në Kosovë kanë sunduar diktatorët serbë në Kosovë”.
Çështja e moshës vazhdon të jetë një nga barrierat që po e përcjellin ministrin Cakaj i cili madje nëpër studio televizive po detyrohet të japë shpjegime rreth pyetjeve cinike në studiot televizive shqiptare “pse kaq i ri është vendosur në këtë post”.

Prestigjozia gjermane detyrohet të kërkojë falje pas ndërhyrjes së miut të Ramës

Së fundmi prestigjiozia gjermane, DW është detyruar të kërojë ndjesë lidhur me publikimet e saj pasi është konfunduar nga njoftimet për shtyp që vijnë nga zyra e shtypit të Kryeministrit Rama.

Sic ndodh rëndomë me Kryeministrinë dhe shumë prej institucioneve që drejtohen nga rilindasit, thuajse cdo ngjarje transmetohet dhe propagandohet me pompozitet. Por, kjo gjë e ka ngatërruar DW. DW sqaron se një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tyre të Facebook-ut dhe sipas tyre ky ishte thjesht një gabim teknik.

Reagimi i plotë:
Korrigjim i një gabimi teknik! Të nderuar miq të Deutsche Ëelles!
Me reagimet tuaja dje Ju kishit të drejtë ! Sepse një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut.

Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një, njoftimi u keqkuptua si njoftim i korrespondentit tonë. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat. Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim!

Macron nuk heq vizat për Kosovën për shkak të kriminalitetit që ka eksportuar Rama, reagimi

Delegacioni kosovar u kthye i zhgënjyer nga Berlini, ku nuk mori dot asnjë premtim për çështjen e liberalizimit të vizave. E një nga shkaktarët kryesorë duket ka qenë Franca, e cila ka këmbëngulur për mosliberalizimin e regjimit të vizave ndaj Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve. “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”, u shpreh ai.

“Deutsche Welle” thotë se arsyeja që Macron ishte shfaqur kundër një lëvizjeje të tillë lidhej me Shqipërinë.
“Sipas burimeve të Deutsche Ëelle-s, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i emigrantëve të parregullt, ashtu dhe kriminaliteti nga këto vende.

Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Macron kishte argumentuar se, nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Nacional”.

Takimi i Berlinit u përshkrua si “pajtim për të kërkuar pajtimin”. Përfundimi i vetëm i qartë i tij ishte akordi për mbajtjen e një samiti të ri të të njëjtit format, më 1 korrik në Paris.

Por ndërsa fillimisht nuk u pohua qartë që palët të kenë pranuar vazhdimin e dialogut, “Euractiv” shkruan se Kosova dhe Serbia u pajtuan të rinisin bisedimet pas paralajmërimeve të udhëheqësve të Francës dhe Gjermanisë se, “armiqtë e vjetër duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, sepse kjo është thelbësore për të ardhmen e lidhjeve të tyre me Bashkimin Europian”.

Gjermania sulm frontal ndaj Mogerinit, Brand: Eshtë e papërgjegjshme

Deputetët e Bundestagut gjerman vazhdojnë të jenë kundërshtar të ashpër të idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njëjtë sikurse kancelarja, Angela Merkel.

Pas takimit të se hënë në Berlin, deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Michael Brand , ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të përfaqësueses së lartë të BE-së dhe ndërmjetësueses së dialogut Prishtinë-Beograd, për mbështetjen që ajo ia jep një ideje të tillë.

“Fakti që shefja e politikës së jashtme të BE-së, Mogherini, flet për korrigjim të kufijve, është një lojë me zjarrin. Ata që nuk kundërshtojnë korrigjimet e kufijve, janë padyshim, përgjegjës për faktin se një luftë e nxehtë mund të fillojë përsëri në Ballkan. Me të vërtetë e them se BE-ja e ka diskredituar veten këtu”, ka thënë ai, në një intervistë për Rundfunk Berlin-Brandenburg, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se kancelarja gjemrane e ka bërë të qartë që nuk do të ketë korrigjim të kufijve. Por megjithatë BE-ja dëshiron një marrëveshje ndërmjet presidentëve Thaçi dhe Vuçiq, që do të hapte kutinë e Pandorës.

Ai ka kritikuar ashpër Mogherinin dhe Hahnin që e kanë përkrahur një ide të tillë. Sipas tij Ballkani duhet evropianizuar.
“Një gjë është e qartë. Me çfarë argumenti aktualisht do t’iu thuhet shqiptarëve: Ju duhet të qëndroni të bashkuar në Maqedoninë e Veriut. Çfarë rreth Bosnjës?

Kjo tregon që ajo që ka bërë Mogherini dhe Hahn është e papërgjegjshme. Ballkani Perëndimor i përket BE-së, por në kushtet tona. Qëllimi është gjithmonë evropianizimi i Ballkanit, jo ballkanizimi i Evropës”, ka thënë ndër të tjera Brand.

Malaj: Pse pas Berlinit ndërkombëtarët i kanë hequr vizën Ramës

Analizë nga Prof. Dr. Arben Malaj

Merkel-Makron i kujtojnë Ramës, se pa bërë detyrat e shtëpisë nuk mund të hyni dot në shtëpinë evropiane. Dështimi i kryeministrit Rama në Berlin erdhi sepse:

Ai ka mbi vete barrën e rëndë të një krize politike që shpejt mund të jetë edhe një krizë ekonomike. Ka humbur peshën e ndikimit pozitiv tek shqiptarët në rajon; Ka humbur kredibilitetin publik për të qenë një lider influencues që mbështet dhe lehtëson marrëveshjet kritike në Rajon

Lideret tanë le të gjejnë zgjidhje për krizën e rëndë politike në vend, le të pranojnë se kemi akoma shumë punë për të bërë, le të gjejnë kompromise dhe konsesuse për reformat kritike të shtetit ligjore, le të rritin dhe garantojnë demokracinë funksionale, le të luftojnë kapjen e shtetit, le të ushqejnë shpresë dhe mundësi reale dhe më të mira për shqiptarët edhe në Shqipërinë.

Në këtë rast është Evropa që ka ardhur tek ne dhe nuk jemi ne që gjithmonë mbetemi të fundit në mundësitë e tejzgjatura për t‘ju bashkuar Evropës së idealëve të paqes dhe mirëqenies.

DË theksoi, se qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

Takimi Brukselit është ndoshta mundësia e fundit përpara zgjedhjeve parlamentare të BE-së të diskutohet me këtë fokus për Ballkanin Perëndimore, problemet e mprehta, krizat e reja dhe vonesat e përsëritura drejtë BE-së.

Edhe pse e organizuar nën kujdesarinë Franco – Gjermane që sipas Churchill-it duhet të jetë zemra e projektit të BE-së, sërish ky samit e ka të pamundur të vendosë ‘pika mbi i’: Për afate konkrete, për vende specifike, për fazat e ardhmen e integrimit. Rëndësia është se ky samit qartëson opsionet më të mira për zgjidhjen e ngërçeve dhe krizave aktuale në Ballkanin Perëndimorë.

Arritja më e madhe është konformimi se Ballkani, bashkëpunimi Serbi Kosovë për njohjet reciproke do të kalojë jashtë opsionit të rishikimit të kufijve, sidomos jo sipas vijave etnike dhe ndërtimit të shteteve etnikisht të pastra, Lidershipi evropian dhe, në veçanti, kancelaria Gjermane kërkon të qartësojë vizionin dhe kontributin e saj për një Ballkan në paqe dhe prosperitet, pa hapje të ‘Kutisë së Pandorës’ dhe pa mbajtjen pezull të risqeve etnike dhe fetare mbi paqen e pa konsoliduar të Ballkanit Perëndimor, sqaroi Prof. Arben Malaj për “Telegraf”.

Samiti qartëson edhe një herë se çdo konflikt apo krizë mos bashkëpunimi në aspektet bilateriale apo rajonale në Ballkanin Perëndimorë është një vonesë e pa justifikueshme, jo vetëm për anëtarësimin në BE, sepse ajo është një datë e largët, por për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe një ekonomi vibrante që i reziston konkurrencën nga hapja e tregjeve dhe i reziston goditjeve të jashtme asimetrike.

Në këto takime analizohen dhe nxitet plotësimi i kritereve të Copenhagenit dhe jo ato të Mahstrihtit. Që të jemi të sinqertë me vendin tonë me situatën e mbingarkuar politike deri në një krizë parlamentare dhe institucionale, qëndrimi i qartë dhe pa ekuivok i Kancelares Merkel dhe presidentit francez, se pa bërë detyrat e shtëpisë nuk mund të hyni dot në shtëpinë evropiane duhet mirëkuptuar plotësisht.

Ai nuk është fitore ose humbje politike për asnjë parti por për vendin tonë. Kryeministri Rama e kishte të pamundur që të futej si triumfator në këtë takim, sepse:

Ka mbi vete barrën e rëndë të një krize politike që shpejtë mund të jetë edhe një krizë ekonomike;Ka humbur peshën e ndikimit pozitivë tek shqiptarët në rajon; Ka humbur kredibilitetin publik për të qenë një lider influencues që mbështetet dhe lehtëson marrëveshjet kritike në rajon.

Kjo zbehje e rolit dhe influencës së tij në rajon vjen edhe për faktin se Rama ka nxituar të shprehet hapur, pak raste me gjuhë diplomatike dhe në disa raste edhe me gjuhë jo etike për preferenca personale dhe të pa unifikuar me institucionet kushtetuese të shtetit shqiptar për opsionet alternative në bisedimet Kosovë-Serbi.

Kur nuk ke unitet në shtëpinë tënde si mund të influencosh unifikim të liderëve politikë në Kosovë apo të bëhesh “dorëzanës” i një marrëveshjeje preferenciale midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë?

Lidhur me raportit të Komisionit Evropian, nuk përbën ndonjë sukses konkluzioni raportit, por vendimi përfundimtar dhe i unifikuar i Këshillit Evropian për çeljen dhe afatin e nisjes së negociatave, që nënkupton negocim të 35 kapitujve me 28 vendet anëtare mbetet sfidues. Raporti është një instrument i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm për të çelur negociatat.

Në analizën e tij për “Telegraf” Arben Malaj theksoi se: Vendimi do të merret në nivel politik ku është shumë e vështirë që 28 vendet të jenë solidare për t’i hapur negociatat me Shqipërinë.

Njëkohësisht, edhe pse vendimi komisionit do të jetë rekomandues për çeljen e negociatave dhe Rama mund ta përdorë këtë si flamur suksesi për zgjedhjet vendore, e vërteta është se çelja e negociatave dhe shpejtësia e përfundimit të tyre do të kushtëzohen nga zhvillimet politike brenda BE-së, në një kohë të vështirë për të, ku nga Spanja vjen një mesazh jo pozitive lidhur me strukturimin e partive politike në parlamentin e BE-së, ku të djathtët radikalë dhe euroskepikët do të kenë më shumë peshë në institucionet dhe vendimmarrjet e saj sidomos lidhur me zonën ‘Schengen’, hapjen e negociatave dhe shumë i vështirë për anëtarësimet e vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Lufta jonë politike me çeljen e negociatave nuk duhet të ushqej euroskeptikët, dhe radikalët e BE-së, sidomos kur nuk duhet hedhur benzinë në zjarrin e ndezur të europsketikëve, nacionalistëve dhe radikalëve.

Nuk duhet të deklarohemi se BE na hapi dyert, e para sepse nuk është e vërtetë dhe e dyta se kjo e pa vërtetë ju shërben radikalëve për ta përdorur si një rrezik të vërtetë për votuesit e tyre, duke e rritur peshën politikëve të skeptikëve dhe radikalëve.

Liderët tanë le të gjejnë zgjidhje për krizën e rëndë politike në vend, le të pranojnë se kemi akoma shumë punë për të bërë, le të gjejnë kompromise dhe konsesus për reformat kritike të shtetit ligjorë, le të rritin dhe garantojnë demokracinë funksionale, le të luftojnë kapjen e shtetit, le të ushqejnë shpresë dhe mundësi reale dhe më të mira për shqiptarët edhe në Shqipërinë.

Në këtë rast është Evropa që ka ardhur tek ne dhe nuk jemi ne që gjithmonë mbetemi të fundit në mundësitë e tejzgjatura për t’ju bashkuar Evropës se idealëve të paqes dhe mirëqenies, analizoi Prof. Malaj në “Telegraf”.

Tre politikanët gjermane theksojnë, se ky propozim do të ishte kapitullim para vlerave evropiane. “Prandaj ky propozim duhet të hidhet poshtë qartësisht.”…”Ne kemi mësuar, se paqja e vërtetë është e mundur, vetëm me ato shoqëri, që e gjejnë forcën tek pluralizmi, toleranca, mosdiskriminimi dhe të drejtat e veçanta për pakicat. Për çështje etnike nuk mund të ketë zgjidhje territoriale. Ky parim mbetet për ne i patundur.”

PD: Urdhëruesi i sulmeve ndaj Tufës është Edi Rama

Partia Demokratike denoncon veprimet e Edi Ramës me sulmet ndaj Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ndaj Bordit të Institutit, si dhe ndaj drejtorit ekzekutiv Agron Tufa për shkakun e vetëm, se ky institucion i pavarur po punon për të zbuluar të vërtetën e krimeve të komunizmit.

Linçimi publik, fyerjet raciste qe bien ndesh me kushtetutën, kundër drejtuesve të këtij institucioni të pavarur nga bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës dhe mosdistancimi i tij prej tyre, tregojnë se Edi Rama është organizator i sulmeve.

Në këto 6 vite të drejtimit të Shqipërisë nga Edi Rama, enverizmi ka forcuar pozitat e tij në vend. Këngë, filma, dokumentarë, simbole e xheste publike që glorifikojnë diktatorin komunist Enver Hoxha dhe regjimin e tij çnjerëzor, janë kthyer në normalitet gjatë qeverisjes së Ramës.

Sulmi ndaj këtij Instituti është i frymëzuar nga ish-oficerët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë marrë drejtimin e Policisë, të Shërbimit Informativ dhe të organeve të reja të drejtesisë.

Rilindja e luftës së klasave kundër profesionistëve si Agron Tufa, që po përpiqen të vendosin një tullë në procesin e dekomunistizimit dhe lustracionit të shoqërisë, është pjesë e luftës primitive politike për të goditur çfarëdolloj kritike e opozicioni në vend.

E kaluara diktatoriale duhet të zbardhet krejtësisht. Dekomunistizimi i shoqërisë është një prioritet absolut në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk duhet të ndalet nga përpjekjet e Edi Ramës për t’i imponuar Parlamentit shkrirjen e të vetmit Iinstitut të pavarur për Studimin e Krimeve të Komunizmit.

Banditi në eskortën e Ramës që dhunoi protestuesit në Elbasan

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar ditën e sotme në faqen e tij në FB një nga uniformat blu, i cili edhe i armatosur ka qenë protagonist në dhunën ndaj protestuesve, që i kishin zënë rrugën kryeministrit Rama drejt Elbasanit pak ditë më parë.

Boçi pasi ka zbulua edhe identitetin e tij, Armand Muça, shkruan se ky i fundit për shumë vite ka qenë badigardi i Edi Ramës, ndërsa sot është bërë shef policie dhe sillet si cub në shërbim të shefit duke dhunuar qytetarët protestues.

Denoncimi i ish-deputetit Luçiano Boçi në Fb.
Badigardi i Ramës, që u bë shef
Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit. I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.

Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet. Po cili është ky personazh?
Është Armand Muça. Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës. Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.

E ç’pritet nga ky tipi? Ka ardhur në Elbasan me mision. Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.
Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat. Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.

Berisha për Ramën: Si gangster edhe në Berlin, por..

“Shkoi me këpucë të zeza, por u kthye me atlete të kuqe!” Ky qe konkluzioni i ish-kryeministrit Sali Berisha për frytet e takimit të kreut të qeverisë Edi Rama në Berlin, me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

“Si gangster edhe në Berlin! – shkroi Berisha në Fb. – Aty shkoi me këpucë të zeza, por u kthye me atlete të kuqe! Ndërhyn për të falsifikuar dhe manipuluar lajmet negative, që nuk i pëlqenin në facebookun e Deutsche Ëelle. Lexoni shkrimin e mëposhtëm,” tërheq vëmendjen ish-kryeministri.

E bënë edhe këtë, stafi i Ramës ndërhyn për të korrigjuar lajmet ‘negative’ në ‘Deutsche Welle’
Ajo që ka ndodhur me zyrën e propagandës së kryeminstrit Edi Rama me rastin e lajmeve që vinin nga Samiti i Berlinit, mund të quhet pa frikë si një rast i paprecedentë në gjithë botën globale mediatike.

Stafi i drejtuar nga Endri Fuga ka ndërhyrë në lajmet e medias zyrtare shtetërore gjermane, ”Deutsche Ëelle”, (në faqen e saj në Facebook) për të korrigjuar një lajm të sajin, në lidhje me atë çfarë ndodhi vërtet për Shqipërinë në Samitin e Berlinit. Në lajmin e saja DË njoftonte se “më pak se gjysmë ore kohe kishte Kancelarja Merkel në takimin me Edi Ramën…”

Por kjo fraze e ka lënduar skizoidin, i cili e ka konsideruar përçmim dhe ka ndërhyrë në Fb e DË dhe hequr atë, akt prej gangsteri ky që ka detyruar radion prestigjioze të lëshojë një komunikatë të veçantë.
Menjëherë pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i DË:.

”Korrigjim i një gabimi teknik! Të nderuar miq të Deutsche Ëelles! Një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një.

Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat. Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim”, thuhet në një reagimin të fundit të saj DË.

Arsyet përse keni dhimbje mesi

Për individët mbi 40 vjeç, dhimbja e mesit radhitet si shkaku i tretë pse njerëzit vizitohen pas sëmundjeve të zemrës dhe artritit. 80% e njerëzve kanë dhimbje shpine të paktën njëherë në jetën e tyre. Pothuajse çdo individ që e kalon njëherë këtë dhimbje, do të vuajë sërish prej saj.

Të paktë janë njerëzit me dhimbje mesi që kanë vërtet një problem serioz. 90% e individëve që kalojnë një dhimbje mesi, do të kenë përmirësime brenda 2-6 javësh. Duke pasur parasysh këto fakte, duhet të jeni të sigurt që dhimbja e mesit është e zakontë dhe ajo shkakton përgjithësisht probleme për një kohë të shkurtër, megjithatë mund të ndërmerrni masa për të lehtësuar simptomat dhe të parandaloni problemet e ardhshme.

Pse kam dhimbje mesi?
Ka shumë shkaqe të dhimbjeve të mesit. Mjekët nuk janë gjithmonë në gjendje të identifikojnë burimin e dhimbjes të pacientit. Por mjeku do të bëjë çdo përpjekje për t’u siguruar që simptomst nuk vijnë nga një arsye serioze mjekësore, të tilla si kanceri apo një infeksion kurrizor.

Pjesa më e madhe e problemeve të mesit janë rezultat i amortizimit të shpinës gjatë shumë viteve. Ky proces quhet degjenerim. Me kalimin e kohës, procesi normal i plakjes mund të rezultojë në ndryshime degjenerative në të gjitha pjesët e shpinës.

Lëndime në shpinë, të tilla si një frakturë apo lëndim në disk, mund të bëjnë që ndryshimet të ndodhin edhe më shpejt. Nuk ka prova se pirja e duhanit përshpejton degjenerimin e shpinës, por shkencëtarët kanë gjetur lidhje mes anëtarëve të familjes, duke treguar se gjenetika luan rol në shpeshtësinë e ndodhjes së këtyre ndryshimeve.

Degjenerimi
Disku intervertebror ndryshon me kalimin e kohës. Në fillim, disku është me strukturë sfungjerore dhe të fortë. Bërthama (nukleusi) në qendër të diskut përmban një sasi të madhe uji. Kjo i jep diskut aftësinë për të përthithur goditjet dhe për të mbrojtur shpinën nga forcat e rënda dhe të përsëritura.

Ndryshimi i parë që ndodh është se anulusi (unaza) rreth bërthamës dobësohet dhe fillon të zhvillojë të çara apo ndërprerje të vogla. Trupi përpiqet vetë për t’i shëruar këto të çara me ind riparues. Por ky ind nuk është aq i fortë sa indi që zëvendëson. Anulusi me të çara mund të jetë një burim dhimbjeje për dy arsye.

Së pari, ka disa sensorë dhimbje që ndodhen në buzën e jashtme të anulusit (unazës). Ata sinjalizojnë një reagim të dhimbshme kur të çarat arrijnë në këtë pjesë. Së dyti, si gjithë dëmtimet e indeve të tjera në trup, një e çarë në anulus mund të shkaktojë dhimbje për shkak të inflamacionit.

Me kalimin e kohës, disku fillon të humbasë ujë, duke i shkaktuar diskut humbje të masës dhe lartësisë. Si rezultat, vertebrat fillojnë të lëvizin më afër së bashku.

Ndërkohë që disku vazhdon të degjenerojë, hapësira midis vertebrave zvogëlohet. Kjo shtyp artikulacionet e vogla përgjatë pjesës e pasme të shtyllës kurrizore. Ndërkohë që këto artikulacione shtypen, një presion shtesë ushtrohet në kërc mbi sipërfaqen e tyre. Ky presion shtesë mund t’i dëmtojë këto artikulacione. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në artrit të artikulacioneve intervertebrore të shtyllës kurrizore.

Këto ndryshime degjenerative në disk, në artikulacionet e vogla, dhe ligamente bëjnë që segmenti spinal të bëhet i lirshëm dhe i paqëndrueshëm. Lëvizja shtesë shkakton edhe më shumë amortizim në shpinë. Si rezultat, më shumë amortizim ndodh edhe në anulus.
Bërthama mund të ushtrojë presion në anulusin e çarë dhe në kanalin kurrizor.

Kjo quhet hernie diskale ose disku i çarë. Materiali i diskut që ushtron presion mund të shtypë edhe nervat spinalë. Disku gjithashtu çliron enzima dhe kimikate që prodhojnë inflamacion. Kombinimi i presionit mbi nerva dhe inflamacioni i shkaktuar nga kimikatet e çliruara nga disku jep dhimbje.

Ndërkohë që degjenerimi vazhdon, rritje të kockave apo osteofite zhvillohen rreth artikulacioneve dhe rreth diskut. Askush nuk e di saktësisht pse këto zgjatje të kockave zhvillohen. Shumica e mjekëve mendojnë se osteofitet janë përpjekje e trupit për të ndaluar lëvizjen shtesë midis segmentit spinal.

Këto rritje të kockave mund të shkaktojnë probleme duke shtypur nervat spinalë që kalojnë në foramina neurale. Ky presion rreth rrënjëve nervore të irrituara mund të shkaktojë dhimbje, mpirje dhe dobësi në pjesën e mesit, vitheve dhe gjymtyrëve të poshtme.

Një segment spinal i kolapsuar normalisht bëhet i ngurtë dhe i palëvizshëm. Ligamentet dhe artikulacionet e forcuara, indi i dëmtuar dhe i thatë i diskut dhe zgjatjet e kockave bëhen pengesë për lëvizjen normale.

Kështu, një artikulacion i ngurtë nuk shkakton dhimbje më shumë se një tjetër që rrëshqet më shumë seç duhet. Kështu që kjo fazë e degjenerimit në fakt mund të çojë në një lehtësim dhimbjeje për disa njerëz.

Dhimbja mekanike dhe neurogjenike
Për të kuptuar më mirë shkakun e dhimbjes tuaj, specialistët e kolonës i ndajnë dhimbjet e mesit në dy kategori: dhimbja mekanike dhe dhimbja neurogjenike

Dhimbja mekanike shkaktohet nga amortizimi në pjesën lumbare të kolonës. Kjo lloj dhimbjeje është e ngjashme për nga natyra me një makinë që fillon të dalë jashtë përdorimit. Dhimbja mekanike zakonisht fillon nga ndryshimet degjenerative në disk. Ndërkohë që disku fillon të kolapsohet dhe hapësira mes vertebrave ngushtohet, artikulacionet intervertebrore mund të inflamohen.

Dhimbja mekanike zakonisht përkeqësohet pas një aktiviteti për shkak të tendosjes apo forcës mbi pjesët e lëvizshme të shpinës. Dhimbja mekanike ndihet zakonisht në shpine, por ajo mund të përhapet në vithe dhe kofshë. Dhimbja rrallëherë shkon poshtë gjunjëve. Dhimbjet mekanike zakonisht nuk shkaktojnë dobësi ose mpirje në këmbë, sepse problemi nuk vjen nga presioni mbi nervat spinalë.

Dhimbja neurogjenike quhet dhimbja nga lëndimi i nervit. Ajo ndodh kur nervat spinal inflamohen, shtypen ose shtrëngohen. Kjo mund të ndodhë kur një disk çahet ose kur një nerv shtypet në momentin që del nga shpina.

Kohët e fundit është zbuluar se kur një disk çahet, çlirohen kimikate që inflamojnë nervat edhe pse nuk ushtrohet asnjë presion direkt mbi nerv. Simptomat neurogjenike janë më shqetësuese për mjekët se dhimbjet mekanike, sepse ato mund të sinjalizojnë dëmtim të nervave dhe të çojnë në dobësi ose mpirje të gjymtyrëve të poshtme. Presioni mbi nerv shkakton simptoma në zonat ku nervi udhëton, më tepër sesa në mes apo pjesën e poshtme të shpinës.

Kjo ndodh sepse presioni mbi nervin spinal prek strukturat larg nga shpina, të tilla si muskujt. Si rezultat, një personi mund të mos ketë dhimbje mesi, por mund të ndiejë dhimbje, mpirje ose dobësi në këmbë.

Kjo tregon se ka një problem me sistemet elektrike të trupit. Presioni mbi nerv ndikon në mënyrën se si funksionon trupi. Muskujt dobësohen. Reflekset ngadalësohen. Ndjenja si e shpimit nga kunja, gjilpëra apo dhe mpirje mund të ndihen në zonat ku nervi udhëton.

Gjendjet e kolonës
Efektet e degjenerimit të kolonës ose dëmtimet e shpinës mund të çojnë në gjendje të veçanta të saj. Këto përfshijnë:

Çarjet e unazës (anulusit)
Disqet tona intervertebrare ndryshojnë me kalimin e moshës, ashtu sic thinjen dhe flokët. Ndoshta faza më e hershme e degjenerimit ndodh për shkak të çarjeve që ndodhin në anulus.

Këto çarje mund të rezultojnë nga amortizimi pas një periudhe kohore. Ato gjithashtu mund të jetë rezultat i një dëmtimi të papritur në disk për shkak të një përdredhje apo tendosje në rritje në disk që tejkalon forcën e anulusit. Këto çarje të anulusit mund të shkaktojnë dhimbje në shpinë derisa të shërohen me ind riparues.

Çarja e brendshme e diskut
Çarjet e shumta të anulusit mund të çojnë në një disk te dobët. Disku fillon të degjenerohet dhe të kolapsohet. Vertebrat fillojnë të shtypen së bashku. Disku i kolapsuar mund të jetë burim dhimbjeje për shkak se ai e ka humbur aftësinë për të qenë një amortizues goditjesh mes vertebrave.

Kjo gjendje është referuar disa herë si çarje e brendshme e diskut. Ky lloj problemi shkakton kryesisht dhimbje mekanike të shpinës për shkak të inflamacionit të diskut dhe strukturave përreth.

Hernie diskale
Një disk që është dobësuar mund të këputet apo të çahet. Nëse anulusi këputet apo çahet, materiali në bërthamë (nukleus) mund të shtypë diskun ose ta çajë. Një çarje e diskut zakonisht shkakton probleme të shtypjes nëse disku ushtron presion kundër një nervi spinal.

Kimikatet e çliruara nga disku mund të inflamojnë rrënjën e nervit, duke shkaktuar dhimbje në zonën ku nervi udhëton, deri poshtë në këmbë. Kjo lloj dhimbjeje është referuar si dhimbje e nervit shiatik.

Edhe një disk normal mund të këputet. Peshat e rënda, lëvizjet e përsëritura përdredheëe mund të ushtrojnë shumë presion në disk, duke shkaktuar anulusin të çahet dhe bërthama (nukleusi) të këputet në kanalin spinal.

Artriti i atrikulacioneve të vogla të pasme të kolonës
Arikulacionet e vogla (të pasme) të shtyllës kurrizore lidhin vertebrat së bashku. Ato nuk kanë mundësi të mbajnë shumë peshë. Megjithatë, nëse një disk humb lartësinë e tij, vertebra mbi disk fillon të ushtrojë presion drejt vertebrës më poshtë. Kjo shkakton që artikulacionet të shtypen së bashku.

Sipërfaqet ku këto artikulacione takohen, mbulohen me kërc artikular. Ashtu si artikulacionet e tjera në trup që janë të mbuluara me këtë kërc artikular, edhe artikulacionet e vogla të kolonës mund zhvillojnë osteoartrit nëse kërci artikular çahet me kalimin e kohës.

Presioni shtesë në artikulacion, të tilla si ai i një disku të kolapsuar mund të shpejtojë degjenerimin në artikulacionet e vogla të pasme të kolonës. Enjtja dhe inflamacioni nga artriti mund të jetë një burim i dhimbjes së mesit.

Paqëndrueshmëria segmentale
Paqëndrueshmëria segmentale do të thotë se kockat vertebrale brenda një segmenti spinal lëvizin më shumë sesa duhet. Në pjesën lumbare të kolonës kjo mund të zhvillohet nëse disku ka degjeneruar. Zakonisht ligamentet mbështetëse rreth vertebrave kanë qenë gjithashtu të tendosura në kohë.

Paqëndrueshmëria segmentale përfshin edhe gjendjet në të cilat një trup vertebral fillon të rrëshkasë me vertebrën poshtë saj. Kur një trup vertebral rrëshqet shumë përpara, gjendja quhet spondilolistesis.

Cilido qoftë shkaku, kjo lëvizje shtesë në kockat e kolonës mund të krijojë probleme. Kjo mund të çojë në dhimbje mekanike thjesht sepse strukturat e kolonës lëvizin shumë përreth dhe bëhen të inflamuara dhe të dhimbshme. Lëvizja shtesë gjithashtu mund të shkaktojë simptoma neurogjenike nëse nervat spinalë janë shtypur si rezultat i paqëndrueshmërisë segmentale.

Stenoza spinale
Termi stenozë do të thotë mbyllje. Stenoza spinale i referohet një gjendjeje në të cilën indet brenda kanalit spinal janë mbyllur ose ngjeshur. Palca kurrizore përfundon në L2. Nën këtë nivel, kanali shpinor përmban vetëm nervat spinalë që udhëtojnë në pelvis (legen) dhe këmbë.

Kur stenoza ngushton kanalin shpinor, nervat spinalë shtypen brenda kanalit.
Presioni nga kjo gjendje mund të shkaktojë probleme në mënyrën se si punojnë nervat. Keto probleme përfshijnë dhimbje dhe mpirje në vithe dhe këmbë, dhe dobësi në muskujt e inervuar nga këta nerva. Për shkak se këta nerva udhëtojnë në fshikëz dhe rektum, dobësia në këta muskuj mund të shkaktojë probleme me kontrollin e fshikëzës dhe zorrë.

Stenoza foraminale
Nervat spinalë dalin nga kanali spinal ndërmjet vertebrave në një tunel të quajtur foramen neural. Çdo gjë që shkakton zvogëlimin e këtij tuneli, mund të shtypë nervin spinal ku kalon nëpër tunel. Kjo gjendje quhet stenozë foraminale, që do të thotë se forameni (vrima) është ngushtuar. Pasi disku kolapsohet dhe humb lartësi, trupi vertebral sipër fillon të kolapsojë drejt një vertebre më poshtë.

Hapja rreth rrënjëve nervore ngushtohet, duke shtypur nervin. Artriti i artikulacioneve shkakton rritje të kockave në foramen, duke shkaktuar më tepër shtypje të nervit dhe acarim të mëtejshëm. Stenoza foraminale mund të shkaktojë një kombinim të dhimbjes mekanike dhe dhimbjes neurogjenike nga rrënja nervore e irrituar.

Cilat janë disa nga simptomat e problemeve të mesit?
Simptomat nga problemet e mesit variojnë. Ato varen nga gjendja e përgjithshme e një personi dhe nga strukturat e prekura. Disa nga simptomat më të zakonshme të problemeve të mesit janë:

Dhimbje mesi
Dhimbje që përhapet në vithe dhe kofshë
Dhimbje që përhapet nga vithet në këmbë
Ngurtësi të shpinës dhe një varg lëvizjesh të kufizuara
Dobësi të muskujve në kofshë, vithe ose këmbë
Ndryshime ndijore (mpirje, sëmbim apo ndjesi shpimi gjilpërash) në këmbë, shputë ose majë

Rrallëherë simptomat përfshijnë ndryshime në zorrë apo në funksionin e fshikëzës. Një hernie diskale e madhe që shtyp në kanalin palcor mund të ushtrojë presion mbi nervat që inervojnë zorrët dhe fshikëzën. Presioni mund të shkaktojë dhimbje të mesit, dhimbje që drejtohet poshtë në të dy këmbët dhe mpirje apo ndjesi sëmbimi ndërmjet këmbëve në zonën që ju do të kontaktonit nëse do të ishit ulur në një shalë kali. Presioni mbi nerva mund të shkaktojë një humbje të kontrollit në zorrë apo fshikëz.

Ky është një rast urgjent
Nëse presioni nuk lirohet, ai mund të çojë në paralizë të përhershme të zorrëve dhe fshikëzës. Kjo gjendje quhet sindromi cauda equina. Mjekët rekomandojnë kirurgji të menjëhershme për të liruar presionin nga nervat.

Aloe Vera, bima që bën mrekulli për lëkurën, flokët dhe buzëqeshjen

Janë të njohura të mirat e saj në mjekësi dhe kozmetikë, ndërkaq për shërimin e lëkurës përdoret që nga koha e faraonëve. Kjo bimë ka përbërje unike dhe cilësi shëruese të cilat gjithnjë e më shumë po i befasojnë shkencëtarët.

Formula magjike e aloe verës është xheli i lëngshëm dhe i tejdukshëm i cili gjendet në fletët e saj të mëdha të gjelbra. Ky xhel përmban më shumë se 200 përbërës të dobishëm aktivë siç janë amino-thartirat, enzimat, ligninat, sterolat, saponinat, vitaminat dhe mineralet. Ndërkaq disa përbërës ende nuk janë zbuluar.

Mësoni se çfarë mund të shëroni me këtë bimë magjike:
1. Zvogëlon dhembjen dhe të kruarit e shkaktuar nga pickimi i insekteve
Qitja e xhelit të ftohur në vendin e pickimit relakson dhe qetëson vendin e dhembjes.

2. Ndihmon në rastet e sukrepit dhe reaksioneve alergjike
Nëse nuk keni mundësi të gjeni xhel mund të përdorni ekstraktin e aloe verës. Përdoreni së paku tri herë në ditë në zonën e përfshirë me sukrep.

3. Eliminon virusin e lisë së ujit
Qitni losion aloe vere në plagë të lisë së ujit dhe lëreni që të thahet. Kështu do të zbusni pasojat e shpërthimit të lisë së ujit.

4. Zvogëlon problemet me aknet
Qitni xhel të pastër drejtpërdrejt pas larjes dhe pastrimit të lëkurës.

5. Lehtëson simptomat e psoriazës, dermatitit dhe ekzemave
Aloe vera është nektar i vërtetë për lëkurën. Ajo ka ndikim qetësues, pastron lëkurën nga papastërtitë, dezinfekton dhe përshpejton shërimin.

6. Pastron organizmin nga jashtë dhe nga brenda
Losioni, xheli dhe shampoja mund të aplikohen lokalisht për pastrimin dhe kurën e lëkurës dhe flokëve. Marrja gojore e aloe verës ndihmon në detoksikimin e traktit të tretjes dhe gjakut.

7. Zvogëlon pigmentimin dhe njollat e errëta në lëkurë
Nëse keni probleme me tenin jo të unifikuar, rregullisht aplikoni xhelin e aloe verës apo kremin në zonat problematike.

8. Masazhi i lëkurës me piling nga aloe vera
Bëni piling natyral për trupin! Përzieni dy lugëxhel aloe vere, një lugë të vogël lëng limoni dhe dy lugë sheqer të kafenjtë. Bëni masazh të mirë lëkurës, pastaj shpëlani me ujë të vakët.

9. Kura kulmore e lëkurës
Xheli i aloe verës dhe lëngu hidratojnë dhe zbusin lëkurën. Qiteni në fytyrë dhe pas 20 minutash shpëlajeni me ujë të zakonshëm.

10. Mbrojtja nga vragat dhe strijat
Përzieni 2 filxhanë të vegjël kripë deti, 1 filxhan të vogël vaj kokosi, 1 filxhan të vogël aloe vere dhe 2 filxhanë të vegjël mjaltë. Përzierjen qiteni në trup dhe lëreni të veprojë gjysmë ore. Pas kësaj shpëlajeni.

11. Rinimi i lëkurës
Nëse e aplikoni rregullisht, kjo bimë kontribuon në dukjen rinore, zbut plakjen e lëkurës dhe shfaqjen e rrudhave.

12. Rritje e shpejtë dhe dukje më e mirë e flokëve
Aloe vera përshpejton rritjen e flokëve dhe u jep shkëlqim mëndafshi. Bëni masazh rrënjës me preparate në bazë aloe vere, pastaj shpëlani flokët mirë.

13. Kuron natyrshëm dhëmbët
Përdorimi i pastës së dhëmbëve në bazë aloe vere i mban dhëmbët të shëndetshëm dhe forcon mishin e dhëmbëve.