28.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Periudha kur trupi shpenzon më shumë kalori

Njerëzit shpenzojnë shumë kalori gjatë gjumit të pasdites sesa gjatë gjumit të natës, ka treguar një hulumtim i ri. Dremitja apo gjumi herët shpenzojnë më së shumti kalori sesa gjumi i natës, ka treguar studimi i ri.

Hulumtimi i publikuar në revistën Current Biology ka treguar që me pushimin gjatë pasdites së vonshme apo herët në mbrëmje, trupi ynë djeg 10 për qind më shumë kalori në krahasim me orët e mëngjesit.
Nga ana tjetër, ata të cilët punojnë në ndërresa të natës apo bëjnë jetë të parregullt të cilët bëjnë pak gjumë,
janë më të prirë të shtojnë peshë në krahasim me ata të cilët kanë gjumë cilësor dhe të rregullt.

Hulumtuesit studimin ia kanë nënshtruar shtatë personave një muaj në laborator pa dritare apo orë, në mënyrë që të vërejnë ndryshimet në metabolizëm pa ndikim të shprehive ushqimore dhe aktiviteteve.
Këtyre personave u është ndaluar qasja në internet dhe në përgjithësi në telefona, ndërkaq çdo mbrëmje kanë shkuar të flenë gjumë katër orë më vonë sesa nata e mëparshme.

Besohet që rezultatit të këtillë i kontribuon temperatura e ulët trupore gjatë gjumit të natës.

Reagimi i fortë i VOA: Samiti i Berlinit i dha fund ideve Thaçi-Vuçiç për ndryshim kufijsh

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, thanë të hënën në Berlin se çdo zgjidhje e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të shmang tensionet dhe nuk mund të jetë në dëm të vendeve tjera të rajonit.

Ata i bënë këto komente në fillim të takimit me vendet e Ballkanit Perëndimorë, ku çështje kryesore është procesi i bisedimeve tashmë të pezulluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kancelarja Merkel tha se nuk pritet zgjidhje nga takimi por do të ketë shkëmbim pikëpamjesh dhe se kjo nuk i zëvendëson negociatat e drejtuara nga Bashkimi Evropian. Ajo tha se takimi është një hap në rrugën e gjatë përpara, ndërsa theksoi se zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se nuk synohet “imponimi i një zgjidhjeje për Beogradin dhe Prishtinën. Ne dëshirojmë që të shqyrtojmë gjitha mundësitë, por edhe të shmangim tensionet e mundshme në rajon të cilat mund të ndodhin për shkak të mundësive që janë në tryezë”.

Para se të fillonin darkën e punës me të ftuarit, të dy zyrtarët e lartë evropianë morën shembull marrëveshjen që Shkupi dhe Athina arritën për emrin e Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se ajo është shembull se si mund të zgjidhen konfliktet.

Në një dokument që ata shpresojnë të miratohet në takim, thuhet se “Serbia dhe Kosova janë pajtuar që të përshpejtojnë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe të përfshihen sërish në mënyrë konstruktive për në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me qilim që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare”.

Por, as udhëheqësit e Kosovës dhe as të Serbisë, nuk shfaqën ndonjë pritje të madhe nga takimi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e sheh takimin si, mundësi, “por jo ndonjë mrekulli apo zgjidhje magjike që dikush do të mund ta sjellë.

Në këtë takim nuk do të ketë dialog, nuk do të ketë negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë, sikurse që është larg arritja e ndonjë marrëveshjeje, mirëpo para së gjithash, siç ju e dini as dialog as negociata dhe as marrëveshje nuk ka pa rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për të lëvizur gjërat përpara në Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti Thaçi, pas takimit që zhvilloi më herët gjatë ditës me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Pas takimit me të ai bashkë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me ambasadorin amerikanë në Berlin, Richard Grenell.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se “nëse askush nuk dëshiron kompromis dhe mendon se duke bërë trysni mbi Serbinë mund të arrihet zgjidhja, atëherë këtu përfundon gjithçka”, ndërsa ritheksoi se pa heqjen e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe, nuk mund të ketë bisedime.

Por, presidenti Thaçi tha se tarifat janë e drejtë e ligjshme, “është legjitime, nëse Serbia vazhdon me veprime agresive ne vetëm sa do t’i shtojmë masat dhe do të shkojmë në nivel të reciprocitetit”.

Që nga paralajmërimi i takimit, janë ngritur shumë pikëpyetje se çfarë mund të sjellë ai në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.
Në qendër të të gjitha diskutimeve e analizave ishte ideja që ky takim do t’u jap fund ideve për ndryshime kufijsh, që ishin hedhur që në verën e vitit të kaluar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në këtë frymë vëzhguesit i shpjegojnë edhe deklaratat e mikpritësve të takimit.

Më e zëshmja kundër ideve të tilla ishte Gjermania e cila i ka parë për të madhe dhe shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, faktin që lejoi të diskutohen ide të tilla në bisedimet e ndërmjetësuara prej saj.

Zonja Mogherini po qëndron në Berlin për të marrë pjesë në takim, por duke zëvendësuar presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ishte ftuar fillimisht nga organizatorët e takimit.

Mediet spekuluan gjatë javëve të fundit se Berlini do të mund të propozojë një “status të posaçëm” për veriun e Kosovës, mbështetur në marrëveshjen e pazbatuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, madje pati edhe ide për një sovranitet të dyfishtë në veriun e Kosovës. Por pohimet e tilla janë hedhur poshtë nga Prishtina por edhe nga Beogradi.

Acar në Berlin!

Bardh SPAHIA

Mungesa e entuziazmit pas takimit me Merkel te piktorit te kapur pas karriges flet shume. Pa krekosje e kokeulur sepse ka ardhur koha e llogaridhenies, ate qe nuk e ben ndaj qytetareve te vet, por u pergjigjet me dhune policore.

Askush nuk impresionohet me me fasaden se eshte e qarte qe eshte boshe e pas saj vetem nje kryeminister qe vjedh zgjedhjet e abuzon me taksat e qytetareve. Nje kryeminister qe forcen e pushtetit e perdor ndaj qytetareve e jo ndaj krimit.

E verteta e trishte eshte se me Edi Ramen nuk ka hapje negociatash. Qytetaret e kane kuptuar e tashme edhe nderkombetaret! #RamaIkHapiRrugenShqiperise

Edi Rama kundër “Aristotelit” dhe BE!

Qamil GJYREZI

Angela Merkel e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë hapje negociatash në Qershorë 2019 me Edi Ramën. Si mund të celen negociatat me një qeveri të korruptuar që nuk lufton krimin e organizuar, korrupsionin dhe “shkel me këmbë” parimet e demokracisë perëndimore “aristoteliane” në Shqipëri dhe vjedh paratë publike të njerëzve?!

Aristoteli ka shkruar tek libri Politika: “Politika është nevojë njerëzore e thellë dhe njeriu bëhet njeri vetëm nëse merret me politikë”. Aristoteli sikurse dhe Platoni e konsideroi politikën “idealisht” si fenomen “gjithpërfshirës” dhe asgjë sipas tij, nuk mund të krahasohet me politikën për nga rëndësia dhe sublimacioni!

Mendimi perëndimorë Aristotelian, ka luajtur një rol të madhe tek shtetet që kanë krijuar B.E. Edi Rama dhe Rilindja hodhën poshtë tezën e Aristotelit se: “Njeriu bëhet njeri vetëm nëse merret me politikë”! Edi Rama dhe Rilindja prezantuan në 6 vite “modele antinjerëzore” politike?!

A mund të konsiderohen “njerëzorë”, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Fatmir Xhafa etj, që i “cnjerëzoi” politika dhe “vodhën” dhe mashtruan njerëzit e këtij vendi, shqiptarët!

Në historinë e politikës europiane dhe rajonale ka politikanë dhe sisteme politike si fashizmi, nazizmi, Enver Hoxha, Sllobodan Milloshevic që kanë bërë krime dhe teorikisht nuk e vertetojnë tezën “aristoteliane”! Krahasimi i Edi Ramës me Enver Hoxhën, më duket me vend, por edhe në diktaturë drejtues të caktuar kanë shfaqur elementë “njerëzorë”, kanë qënë “pak” social!

Në Shqipëri pas viteve 90-të ka patur ministra dhe zyrtarë shteti që kanë bërë “korrupsion”, por ata nuk kanë arritur deri në këtë pikë që ta “zhvfletësojnë” njeriun! Edhe qeveria Nano nuk mund të krahasohet me këtë “soj” të qeverisurit “antinjerëzorë” sic po bën Edi Rama.

Sipas “teorive aristoteliane” është ndërtuar i gjithë mendimi perëndimorë dhe politika perëndimore! Në shumë vende të Europës gjatë zhvillimeve demokratike teoria e “Aristotelit” është zbatuar shumë mirë. Politikanët europianë dhe ata amerikanë kanë prezantuar modele të mrekullueshme në shërbim të njerëzve dhe komunitetit!

Mund të përmendi emra në Sh.B.A. dhe Europë të shquar si: Abraham Linkoln, George Washington,Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt, Woodroë Wilson, Xhorxh Bush, Bill Klinton, Konrad Adeanuer , Willy Brandt, Angela Merkel, Helmut Kohl , Jacques Chirac etj, etj.

Po edhe në Ballkan modele si p.sh. Zoran Zaev, që po bën disa reforma të vërteta në ekonomi, drejtësi, luftën kundër zyrtarëve të korruptuar dhe trafiqeve dhe politikën e jashtme në Maqedoninë e Veriut. Prandaj Maqedonia e Veriut është aktualisht më afër celjes së negociatave me B.E., krahas një sërë faktorësh të tjerë dhe “mendimit perëndimor aristotelin” me pak idealizëm për ndërtimin e shtetit pa oligarkë!

Prandaj Gjermania nuk vendosi për celjen e negociatave me Shqipërinë në qershorë, mbasi në Shqipëri ka korrupsion, drogë dhe opozita proteston jashtë parlamentit. Mbi të gjitha Rilindja dhe Edi Rama janë shumë larg “mendimit perëndimor aristotelin” me pak idealizëm për ndërtimin e shtetit, mbasi në Shqipëri ligjin e bëjnë të “fortët” dhe oligarkia vendase!

Në katërvjecarin e parë të qeverisë së Rilindjes u shfaqën elementët e parë të “sistemit oligarkik” që donte të ndërtonte Edi Rama në mandatin e dytë dhe më pas në të tretin, etj!?

Edi Rama bleu zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e oligarkisë vendase dhe parave të drogës! “Oligarkia është një formë e strukturës së pushtetit në të cilën pushteti qëndron me një numër të vogël njerëzish”. (Wikipedia 2019) Aristoteli shkruan tek libri Politika: “Një lloj i oligarkisë është ai në të cilin fitohen funksionet e pushtetit në bazë të “censit” aq të madh sa që njerëzit e varfër edhe pse janë shumicë nuk marrin pjesë në të drejtuarit e shtetit”.

Rilindja dhe Edi Rama krijuan dhe mbështetën e oligarkinë dhe në Shqipëri njerëzit janë varfëruar dhe nuk marrin pjesë në të drejtuarit e shtetit. Rilindja e “oligarkëve” e tregoi dukshëm që nuk ka të bëjë aspak me anën “njerëzore të politikës” gjatë protestave të P.D.-së dhe opozitës.

Ministri “besnik” i Edvin Ramës, Sandër Lleshi përdori metoda “antinjerëzore” kundër njerëzve dhe opozitës që protestojnë kundër “neo-diktaturës” së Edi Ramës dhe Rilindjes. Gazi lotsjellës, dhuna policore dhe burgosja e opozitës nuk kanë të bëjnë me anën njerëzore.

Këto metoda prezantojnë elementë “antinjerëzorë” të një qeverie oligarkike që po “jep shpirt”! Prandaj dorëheqja e kësaj qeverie dhe zgjedhjet e lira, duhet të sjellin një qeveri demokratike që mendon dhe punon për njerëzit me Lulzim Bashën si kryeministër, me elementë njerëzorë, perëndimorë dhe demokratik pro-europianë, për një Shqipëri më të mirë drejt integrimit Europian!

Rrjetet sociale shpërthejnë me tallje ndaj Ramës: “Negociatat do të hapen kur të qethen viçat”!

Nuk ka hapje negociatash as këtë qershor për Shqipërinë. Ky është mesazhi i Samitit të Berlinit, i cili u zhvillua sot në Berlin.

Sipas asaj që raporton DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Burime nga CDU/CSU i thanë DW-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë meme që tallen me kryeministrin Rama.

Haradinaj para Merkel dhe Macron i drejtohet Vuçiçit: Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

Ramush HARADINAJ

E nderuara Kancelarja Merkel,
President Makron,
Të nderuar Krerë të Delegacioneve Shtetërore,
Dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen time për këtë iniciativë të rëndësishme. Duke ndërmarrë këtë hap, ju keni krijuar një mundësi historike për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet që na kanë ndarë ne për një kohë të gjatë.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj mbështetjen e qëndrueshme gjermane për të drejtën e Kosovës në shtetësisë dhe integritetit territorial si një kusht për paqe në rajon.

Kërkojmë nga ju të vazhdoni të shpjegoni dhe ta mbroni këtë të drejtë në BE, sepse si shtet i vogël nuk kemi kapacitete për t’i arritur të gjithë. Shpresoj që takimi i sotëm mund të rezultojë në një sens të ri të përgjegjësisë individuale dhe të përbashkët për të ardhmen tonë kolektive.

Është e qartë se ne nuk mund të ecim përpara derisa të pranojmë të vërtetën mbi të kaluarën dhe realitetin e së tashmes.
E vërteta e së kaluarës është se Kosova pësoi mizori dhe ne duhej të fillonim nga zeroja.

Realiteti i së tashmes është se Kosova tani është një shtet i pavarur – si dhe është duke shënuar progres politik, ekonomik dhe social. Ky është realiteti që duhet të pranojmë për të ecur përpara. Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Unë dëshiroj të paraqes këtu para juve zotimin tim personal dhe të pakushtëzuar që unë do të kontribuoj për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë serbë. Unë e bëj këtë zotim pa pasur ndonjë ofertë nga Beogradi. Në fakt, është një zotim që ne e kemi aplikuar pasi kemi mishëruar të gjitha rekomandimet e planit të Ahtisaarit në kushtetutën dhe ligjet tona.

Njohja është pika fillestare për progres: nuk është pika përfundimtare. Pa njohje reciproke dhe respekt të ndërsjellë nuk mund të ketë progres. Njohja do të nënkuptojë tejkalimin e të gjitha pengesave tjera të progresit. Për shembull, nuk do të ketë nevojë për barriera tregtare, nga asnjëra palë.

Njohja nënkupton respektimin permanent të kufijve ekzistues. Kufijtë e rishikuar do të mundësonin fillimin e një valë të re të ndarjes etnike dhe ndoshta edhe fillimin e dhunës.

Ne kemi nevojë për unitet, jo për ndarje. Ne kemi nevojë për të hapur kufijtë tanë, dhe jo për të krijuar kufi të rinj.
Qeveria dhe parlamenti i Kosovës kanë mandatuar një platformë kombëtare si dhe delegacionin për fazën përfundimtare të procesit të dialogut me Serbinë, i cili do të rezultojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që duhet të jetë ligjërisht e detyrueshme për njohje reciproke.

Ne jemi të gatshëm, që sot, të finalizojmë të gjitha çështjet e pazgjidhura midis dy shteteve tona.
Kancelare, President, të nderuar Krerë të Delegacioneve Shtetërorë – ne ndajmë me ju jo vetëm një perspektivë evropiane, por edhe perspektivë globale. Ne nuk duam asgjë më shumë se të drejtat e njëjta siç i gëzojnë vendet tjera – dhe kjo duhet të përfshijë liberalizimin e vizave.

Ne dëshirojmë të pranojmë përgjegjësinë tonë të plotë si anëtare e Aleancës Perëndimore, në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne besojmë se është në interesin e të gjithëve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë garantuese e zgjidhjes, së bashku me Bashkimin Evropian.

Dëshiroj të ju falënderoj për mundësinë që na keni ofruar të jemi këtu të gjithë së bashku. Ky është një moment i rëndësishëm për ne, dhe besoj se është i rëndësishëm edhe për të ardhmen e Evropës.

Pse je i dëshpëruar me Gjermaninë, gospodin Baton Haxhiu?

Enver Bytyçi

Para dy ditësh eksponenti gjitholog Baton Haxhiu ka sulmuar dhe hedhë vrerë kundër Gjermanisë. Në një intervistë me TV Dukagjinin e Kosovës ai ka thënë se Gjermania ishte kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë, se politika gjermane për shqiptarët është e dëmshme e shumë akuza të tjera si këto. Në gjithë intervistën e tij gospondin Baton Haxhiu dukej tejet i dëshpruar për atë pse Berlini mbështet kryeministrin Haradinaj për taksën që i ka vënë Serbisë dhe pse Merkeli nuk po mbështet Batonin, Hashimin dhe Edvinin për shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës?!

Njëjtë si Batoni është shfaqur në dëshprim të madh edhe presidenti i Kosovës, ndërsa naltgjatësia i Tiranës nuk ka pasë kohë të merret me Samitin e Berlinit, megjithëse nesër ai duhet të udhëtojë për atje.Çfarë i bën këta shqiptaro-serbofilë të jenë të dëshpruar me Berlinin dhe Samitin e nesërm që mbahet atje? As më shumë, as më pak, vetëm dështimi në përpjekjet e jashtëzakonshme që ata kanë bërë për ta tjetërsuar e zvogluar territorin e Kosovës!

Duhet që ekspertët më në zë në botë të merren me këtë rast unik, për ta shpjeguar se si ka mundësi që presidenti i një vendi, mentori i tij dhe kryeministri i një shteti vëlla me Kosovën të zemrohen, të dëshprohen, të thartohen aq shumë kundër një shteti, një vendi e një kancelare, e cila del në mbrojtje Kosovës dhe territoreve të saj?! Eshtë rast unik në historinë e botës.

Nesër në Berlin do të jenë katër presidentë dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perendimor, përfshirë katër vendeve anëtare të BE-së, Gjermanisë, Francës, Sllovenisë dhe Kroacisë. Në tavolinën e bisedimeve do të vihen përballë dy palë: Shumica kundër idesë së Beogradit e Moskës për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e kufijve të saj me Serbinë dhe një pjesë e vogël, përkatësisht Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Brnabiq me idenë serbo-ruse të ndarjes së saj. Por më i dëshpruar e më agresori ndër ta do të jetë Hashimi, sepse atij i del edhe në ëndërr Batoni tek ia përjell kërcënimet e Vuçiqit me dosjen e të ashtuquajturave krimeve të tij në Kosovë.

Ndërsa sa i përket qëndrimit gjerman për Kosovën, bombardimet e NATO-s dhe luftën, dua t’I them gospondin Baton Haxhiut se politika shtetërore e Gjermanisë ka qenë par exelancë. Ishin presidenti Bush Senjor dhe Helmut Kohl ata që projektuan idenë e pavarësisë së Kosovës. Ishte ministri i Mbrojtjes Rudolph Scharping, i pari politikan europian që krimet e Milosheviçit në Kosovë i krahasoi me krimet e Hitlerit. Ishte Gerhard Schroeder si kancelar që urdhëroi për herë të parë në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore ushtrinë gjermane të angazhohet jashtë vendit të vet në sulmet ajrore kundër Serbisë.

Ishte Bundestagu gjerman që ndryshoi kushtetutën e vendit për t’i hapë rrugë angazhimit të ushtrisë gjermane për çlirimin e Kosovës. Ishin trupat e KFOR-it gjerman që kanë shkëlqyer në misionin e tyre në Kosovë. Ishte ministri i Jashtëm, Joschka Fischer, ai që “ballsamosi” Lamberto Dinin në prill 1999, kur kërkonte pushimin e bombardimeve me rastin e pashkëve. Ishte po Fischer ai që sfidoi partinë e tij kur e gjuajtën me domate e vezë, duke deklaruar para saj se nuk do të lejonte një Holokaust në mes të Europës në fund të shekullit XX! Fischer kishte pranuar në janar 1999 nga ministrja e Jashtme e Bullgarisë projektin e miqve të Batonit, përfshirë Stanishiqin, për dëbimin dhe asgjësimin e shqiptarëve në Kosovë.

E ndërkohë ishte radioja gjermane DW që përmes Beogradit përhapi lajmin e rremë se “Baton Haxhiu ishte masakruar” nga forcat serbe në Prishtinë, ndërkohë që gospondin Batonin këto forca po e përcillnin me nderime e respekt të veçantë drejt Bllatës. Alibia e vrasjes së Batonit ishte alibia e heroizimit të tij, me qëllim që ai të bëhej i besueshëm te shqiptarët për të realizuar misione të tilla si ky për ndarjen e Kosovës! Investimi I Beogradit te Batoni fillon nga Stanishiqi i Brezovicës, vazhdon me heroizimin e tij, më pas me monopolet e tregëtisë me Serbinë, madje me ekskluzivitet edhe në Shqipërinë e Edi Ramës dhe mbyllet me angazhimin vetmohues të tij bashkë me Hashimin e Edvinin për shkatërrimin e shtetit e të tërësisë territoriale të Kosoëvs!

Në këtë kuptim dëshprimi i gospondin Batonit është i justifikuar. Ai mendon se më shumë vlen pasuria, emri e lavdia e tij, si dhe e Hashimit dhe Edi Ramës, sesa territori i Kosovës, shteti i Kosovës, gjaku i dëshmorëve që ranë për çlirimin e saj dhe investimi i SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe vendeve të NATO-s për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës! Gospondin Batoni është i dëshpruar, sepse shefat e tij në Tiranë, Beograd e Prishtinë nuk po kanë më shans të “marrin çmimin Nobel për Paqe” dhe ai vetë nuk po ka më shans të shenjtërohet nga Patriarkana serbe për shërbimet që ai ia bën Serbisë. Shkatërrimin e shtetësisë dhe tërësisë territoriale të Kosovës ata e shohin si mundësi për honorare të tilla! Ndaj janë të dëshpruar dhe armiqësuar me Gjermaninë, kancelaren Merkel dhe Samitin e Berlinit!

 

Babëzia s’ka të sosur! Rama devijon projektin e bulevardit të Vlorës për lokalin e ish-deputetit të PS

Një qytetare vlonjate ka denoncuar devijimin e projektit të Bulevardit të Vlorës, me qëllim për ti mundësuar motrës së një ish-deputeti të njohur socialist moscënimit e lokalit.

Sipas qytetares, lokali i përket motrës së ish-deputetit socialist Mezan Malaj, i cili për të mos i prishur lokalin, ka devijuar rrugën.

Denoncimi është bërë publik në profilin në Facebook të ish-Kryeministrit Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Edvini devijon projektin e bulevardit te Vlores per Mezanin e narkopartise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor ju uroj Gezuar Pashket.

Une jam nje qytetare e Vlores me vjen shume keq kur shikoj nje veprim te turpshem dhe me dem te madh ekonomik.

Madheria e tij Edvin Rama per hater tè zotit Mezan Malaj ka devijuar projektin e Bulevardit tè xhamia e Vlores vetem per mos te prishur pronen e motres te zotit Mezan qe eshte nje godine abuzive ne mes te ruges. Kjo eshte qeveria e horave qe shfrytzojne pushtetin per krushqit dhe miqsit è tyre. Kjo godine perdoret dhe per lojra te jashtligjshme Ju lutem doktor me ruani anonimitetin

Ju uroj gjithe te mirat’

Samiti i Berlinit përfundoi, reagimi i Berishës: Ndëshkim për argatët e Beogradit

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar vetëm pak minuta pasi samiti i Berlinit ka përfunduar duke deklaruar konkluzionet politike të tij.
Konkluzionet:
– Jo ndryshimit te kufijve!
– Jo perpjekjeve per krijimin e Serbise se Madhe!
– Jo marreveshje te fshehta si deri tani midis Vuçiçit dhe argateve te tij me Kosoven!
– Po perspektives europiane te vendeve te rajonit mbi bazen e plotesimit te kushteve.
– Jo hapjes se negociatave me Shqiperine
– Qeveria gjermane nuk do te shqyrtoj deri ne vjeshte as raportin e Komisionit Europian
– Franca nuk pranon fare te flitet per kete çeshtje.
– Asnje fjale dhe asnje premtim per hapjen e negociatave perveç trillimit me porosi te Rames e te sugarit te tij, te cilin e pergenjeshtroi pa u thare boja radio shteterore gjermane Dojçe Welle!
Si perfundim miq,me Ramen ecet drejt te shkuares nuk ka integrim! sb