30.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Sulmohet me breshëri kallashi një biznes në Vorë, policia nuk ndërhyn

Një biznes në Vorë ka rënë pre e të shtënave me breshëri plumbash mëngjesin e kësaj të hëne. Sipas asaj që raporton News 24, kanë qenë punëtorët ata që kanë konstatuar shenjat e plumbave. Policia ka heshtur për këtë ngjarje të rëndë.

Referuar të njëjtave burime, mësohet se nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale, në xhama dhe fasadën e biznesit.

Përfundon Samiti, Haradinaj me Merkel e Macron, ndërsa Rama i trishtuar me Vuçiçin

Ka përfunduar pak minuta më parë Samiti për Ballkanin, i mbajtur në Berlin, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Sikurse shihet në foto , Haradinaj është në focus të kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, ndërsa Rama kruan kokën me Vuçiçin. Sikurse shihet në foto, rama duket i trishtuar në shoqërinë e Presidentit serb.

Dy nikoqirët dhe pjesëmarrësit e tjerë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, e presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe udhëheqës të vendeve të tjera të Ballkanit e zyrtarë të Bashkimit Evropian, janë parë jashtë objektit ku është mbajtur pjesa zyrtare e takimit.

Pjesëmarrësit e Samitit për Ballkanin pritet që më vonë të bashkohen edhe në një darkë jozyrtare në kryeqendrën gjermane.
Një fotografi e pas takimit i shfaq ata të ‘ndarë’.

Derisa Thaçi dhe Haradinaj shihen të jenë duke biseduar me Merkel dhe Macron, Rama është përqendruar në bisedë me presidentin serb Alkesandar Vuciq, i cili po shoqërohet në Berlin nga kryeministrja Ana Brnabiq.

Rama, Thaçi e Haradinaj u nisën dje drejt kryeqytetit gjerman nga Prishtina me aeroplanin privat të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Fjala e plotë e Hardinajt në Samit

E nderuara Kancelarja Merkel,
President Makron,
Të nderuar Krerë të Delegacioneve Shtetërore,
Dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen time për këtë iniciativë të rëndësishme. Duke ndërmarrë këtë hap, ju keni krijuar një mundësi historike për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet që na kanë ndarë ne për një kohë të gjatë.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj mbështetjen e qëndrueshme gjermane për të drejtën e Kosovës në shtetësisë dhe integritetit territorial si një kusht për paqe në rajon.

Kërkojmë nga ju të vazhdoni të shpjegoni dhe ta mbroni këtë të drejtë në BE, sepse si shtet i vogël nuk kemi kapacitete për t’i arritur të gjithë. Shpresoj që takimi i sotëm mund të rezultojë në një sens të ri të përgjegjësisë individuale dhe të përbashkët për të ardhmen tonë kolektive.

Është e qartë se ne nuk mund të ecim përpara derisa të pranojmë të vërtetën mbi të kaluarën dhe realitetin e së tashmes.
E vërteta e së kaluarës është se Kosova pësoi mizori dhe ne duhej të fillonim nga zeroja.

Realiteti i së tashmes është se Kosova tani është një shtet i pavarur – si dhe është duke shënuar progres politik, ekonomik dhe social. Ky është realiteti që duhet të pranojmë për të ecur përpara. Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Unë dëshiroj të paraqes këtu para juve zotimin tim personal dhe të pakushtëzuar që unë do të kontribuoj për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë serbë. Unë e bëj këtë zotim pa pasur ndonjë ofertë nga Beogradi. Në fakt, është një zotim që ne e kemi aplikuar pasi kemi mishëruar të gjitha rekomandimet e planit të Ahtisaarit në kushtetutën dhe ligjet tona.

Njohja është pika fillestare për progres: nuk është pika përfundimtare. Pa njohje reciproke dhe respekt të ndërsjellë nuk mund të ketë progres. Njohja do të nënkuptojë tejkalimin e të gjitha pengesave tjera të progresit. Për shembull, nuk do të ketë nevojë për barriera tregtare, nga asnjëra palë.

Njohja nënkupton respektimin permanent të kufijve ekzistues. Kufijtë e rishikuar do të mundësonin fillimin e një valë të re të ndarjes etnike dhe ndoshta edhe fillimin e dhunës.

Ne kemi nevojë për unitet, jo për ndarje. Ne kemi nevojë për të hapur kufijtë tanë, dhe jo për të krijuar kufi të rinj.
Qeveria dhe parlamenti i Kosovës kanë mandatuar një platformë kombëtare si dhe delegacionin për fazën përfundimtare të procesit të dialogut me Serbinë, i cili do të rezultojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që duhet të jetë ligjërisht e detyrueshme për njohje reciproke.

Ne jemi të gatshëm, që sot, të finalizojmë të gjitha çështjet e pazgjidhura midis dy shteteve tona.
Kancelare, President, të nderuar Krerë të Delegacioneve Shtetërorë – ne ndajmë me ju jo vetëm një perspektivë evropiane, por edhe perspektivë globale. Ne nuk duam asgjë më shumë se të drejtat e njëjta siç i gëzojnë vendet tjera – dhe kjo duhet të përfshijë liberalizimin e vizave.

Ne dëshirojmë të pranojmë përgjegjësinë tonë të plotë si anëtare e Aleancës Perëndimore, në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne besojmë se është në interesin e të gjithëve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë garantuese e zgjidhjes, së bashku me Bashkimin Evropian.

Dëshiroj të ju falënderoj për mundësinë që na keni ofruar të jemi këtu të gjithë së bashku. Ky është një moment i rëndësishëm për ne, dhe besoj se është i rëndësishëm edhe për të ardhmen e Evropës.

102 kandidatë të listës së PD kanë refuzuar mandatin e deputetit

Sot i refuzuan ftesat e KQZ Klement Çela i listës shumemërore të Qarkut Fier si dhe Fisnik Qosja i listës së Qarkut të Tiranës.

Shtohet lista e demokratëve që refuzojnë mandatin e deputetit. Vijon refuzimi masiv i procesit ilegjitim të zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të cilët i dogjën mandatet, sepse nuk dëshironin të ishin pjesë e një parlamenti të paligjshëm, të zgjedhur nga ortakëria e kryeministrit dhe mazhorancës me krimin e organizuar. Deri më tani, ka mbërritur në 102 lista e kandidatëve të listës shumemërore të Partisë Demokratike që kanë refuzuar thirrjen e KQZ për të pranuar mandatin e deputetit.

Sot kësaj liste i janë shtuar Klement Çela dhe Fisnik Qosja.

Në shënimin e tij në rrjetet sociale, Klement Çela, i cili ishte në listën shumemërore të Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, thotë se nuk mund të bëhej assesi pjesë e farsës së zëvendësimit të deputetëve. “Nuk mund të jem pjesë e këtij parlamenti, ku sundon korrupsioni, krimi, pafytyrësia dhe imoraliteti!, thotë Çela. Nuk mund të çoj dëm votat e qytetarëve lushnjarë, votat e demokratëve të mi, në parlamentin e krimit!”.

Kurse Fisnik Qosja, i cili në zgjedhjet e 2017-s ishte në listën shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre! “Populli sot nuk është në shërbim të pushtetarëve, por ka kuptuar që e anasjellta duhet të ndodhë”. Duke deklaruar se e refuzon mandatin e deputetit, Fisnik Qosja i quan “bide politike” ato formacione politike që po bëjnë pazare kafeneve e zyrave, për t’i dhënë legjitimitet një Kuvendi të marrë peng, apo një procesi zgjedhor farsë.

Procesi i refuzimit të mandateve po merr përditë një mbështetje të madhe popullore, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në debate publike e në protesta qytetare. Ky masivitet i refuzimit të thirrjeve të KQZ është një tjetër mesazh se nuk duhet vijuar më tej me një proces që vetëm e shton ilegjitetimin e Parlamentit, shndërruar tashmë në një teatër kukullash që noterizon VKM-të e Edi Ramës.

 

Patozit i del boja, denoncohet nga nipi i Shpëtim Gjikës: Më ka falsifikuar firmën, ky veprim përbën vepër penale

Vazhdojnë denoncimet për vjedhjet me firmat që Bindja e Patozit u ka bërë qytetarëve të ndryshëm vetëm që të regjistrohej si formacion politik.

Partia e Astrit Patozit ‘Bindja Demokratike” mund të ketë vetëm pak ditë që ka ardhur në jetë, por faktet që po dalin dita-ditës mbi ngjizjen e saj po krijojnë gjithmonë e më shumë bindjen se kemi të bëjmë jo me një lindje natyrale siç u reklamua, por me një fabrikim të krijuar për qëllime që sa po vijnë dhe po bëhen gjithmonë e më shumë të qarta.

Pas qytetarëve të Kavajës të cilët mohuan të kishin firmosur për themelimin e Bindjes së Patozit; pas firmës së gruas së vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, së fundmi është nipi i Shpëtim Gjikës ish-kryetarit të Bashkisë Vlorë, i cili mohon se ka firmosur për themelimin e Partisë së Patozit.

Në një postim në facebook, Niko Gjokoli, shkruan se nuk ka se si ai të jetë edhe anëtar i Partisë Socialiste dhe i Bindjes Demokrate.

Vetë Gjokoli përmes një postimi ka pohuar se është anëtar i PS-së, ndërsa sot në mëngjes u gdhi dhe firmëtar i Bindjes Demokratike.

“Unë nuk kam asgjë kunder Bindjes, por duke qenë se jam anëtar i Partisë Socialiste dhe aktivist i saj, që në vitin 2005, nuk mund të firmos një formular për një parti të djathtë, nuk më duket korrekte politikisht. Ky veprim jo vetëm është i pamoralshëm, por me aq njohuri juridike sa kam, përbën dhe veper penale”, shkruan Gjokoli.

Reagimi i plotë i Niko Gjokolit

Sot ne mengjes u gdhiva dhe firmetar i partise Bindja Demokratike. Pra Bindja Demokratike, është e bindur qe une do e firmosja formularin e saj dhe nuk e pa te arsyeshme as te me pyeste, e as te ma paraqiste perpara per firme.

Te bindur qe une nuk do ta merrja vesh, hodhen dhe firmen per mua, pervecse me perdoren te dhenat personale. Unë nuk kam asgjë kunder Bindjes, por duke qene se jam anetar i Partisë Socialiste dhe aktivist i saj, qe ne vitin 2005, nuk mund te firmos nje formular per nje parti te djathte, nuk me duket korrekte politikisht.

Ky veprim jo vetëm është i pamoralshëm, por me aq njohuri juridike sa kam, përbën dhe veper penale.

Nese Bindja Demokratike, ose kushdo qe ne emër te saj ka falsifikuar firmen time, do qe te bindi shqiptaret per nje alternative tjetër politike, ka zgjedhur rrugen e gabuar.

P.s. gabimi shtohet kur shikon qe nr im ID eshte botuar i pafshirë (ne foto i fshiva une nr ID, per mos te perseritur gabimin e tyre) nga gazeta panorama dhe mund te perdoret nga kushdo qe ketej e tutje.

Merkel i tregon derën Ramës: Nuk ka hapje negociatash në Qershor

Kancelarja gjermane është treguar me prerë me Ramën kur ky i ka kërkuar hapjen e negociatave me BE-në në Qershor . Merkel i ka bërë të qartë Ramës se me rezultatet e progres raportit të BE për Shqipërinë nuk mund të ketë hapje negociatash me Ramën, ndërsa kërkesa kryesore mbetet ajo e luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe demokracisë në Shqipër

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel. Cështja e negociatave ishte një nga temat e diskutimit. Por Rama do të kthehet në Tiranë duarbosh.

Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DË se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit. Merkel megjithatë nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut.

Siç mësoi DË nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë Dë-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

Shkolla e pederastisë “Enver Hoxha” dhe një përgjigje studentit shembullor Duka

Një shkembim replikash per atë që njihet ndryshe si shkolla “Enver Hoxha”, por që sipas dokumentave rezulton të ketë qenë shkolla e pederastisë. Prej javësh tashmë në media dhe rrjetet sociale, është hapur debat lidhur me personat që i kanë shërbyer regjimit komunist, dhe tashmë gjenden në pozicione drejtuese.

Debati i nisur fillimisht mes Spartak Brahos dhe Agron Tufës në komisionin e ligjeve, tashmë ka zgjeruar përmasat, duke bërë që të përfshihen dhe personazhe të tjerë, të ndarë në kampe, ‘’të persekutuar”, dhe ‘’persekutorë”.

Ka qenë gazetari Gjergji Thanasi ai që ka publikuar së fundi një dokument,  të gushtit 1978 me firmën e zv/ministrit të brendshëm Fecorr Shehu, ku përmenden emrat e 14 oficerëve dhe studentëve të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” të përfshirë në episode pederastie dhe rryshfeti.  Në këtë listë përfshihet dhe emir i poetit Arben Duka.

Oficerë e studentë oficerë (kadetë) të përfshirë në pederasti 5 copë

Andon Kalam Kote

Luan Zihni Xhuli

Xhavit Blloku

Marëdhënie pederastie të mbetura në tentativë

Arben Duka

Bardhyl Cani

Fill pas publikimit të  këtij dokumenti ka reaguar dhe poeti Duka, i cili thotë se pas kësaj çështje qëndron Kastriot Dervishi dhe frymëzuesi i saj është Agron Tufa.

Duka i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se në moshën 15-vjeçare as nuk ka qenë koshientë mbi marrëdhëniet seksuale të së njëjtën gjini, dhe gjithçka është shpifur për të dëmtuar imazhin e tij.

‘’Në fakt unë nuk kisha asnjë lloj dijenije dhe në moshën 15 vjeçare as mund ta konceptoja dot se ekzistonin dhe këto lloj marrëdhëniesh seksuale. Po këta injorantë bëjnë insinuata dhe hedhin idenë,që mua hetuesia duhet të më ketë kursyer meqë isha familje e lidhur me luftën,kur i pandehuri vetë ishte partizani më i vogël i Brigadës së Parë Sulmuese dhe mik personal me Mehmet Shehun!”, shkruan mes të tjerave Duka.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i studiuesit Kastriot Dervishi, i cili thotë se nuk ka asnjë lidhje me publikimin e dokumentit. Ai shton më tej se Duka në vend që të merret me faktin nëse dokumenti është apo jo i klasifikiuar, duhet të japë një sqarim lidhur me thelbin e çështjes, nëse ai ka tentuar apo jo të kryejë një veprim të tillë.

Reagimi i plotë i Dukës

Disa portale (pordhale) që dirigjohen nga pinjollë e mbeturina fashiste e balliste kanë filluar një fushatë me front të gjerë kundër meje,që pas përplasjes sime me A.Tufën për heronjtë që i ktheu në kriminelë lufte.

Po qarkullojnë një dokument të hetuesisë shqiptare të vitit 1973, që është përdorur si aktakuzë për homoseksualizëm për një oficer madhor të Ministrisë së Mbrojtjes.

Dhe pse dihet që akt-akuzat e hetuesisë fryheshin,për të bërë me patjetër që i pandehuri të burgosej, për mua nuk ka pothuajse asgjë. Dhe ajo që është shkruar se unë jam ngacmuar nga i pandehuri nuk është absolutisht e vërtetë, punë e tyre pse e kanë shkruar dhe nuk mund të më interesojë sot,pas 47 vjetësh.

Unë jam thirrur në gjyq si person që mund të kisha dijeni,mbasi viktima e oficerit ishte letrar i ri dhe ne ishim në të njëjtin rreth letrar dhe shokë.

Në fakt unë nuk kisha asnjë lloj dijenije dhe në moshën 15 vjeçare as mund ta konceptoja dot se ekzistonin dhe këto lloj marrëdhëniesh seksuale. Po këta injorantë bëjnë insinuata dhe hedhin idenë,që mua hetuesia duhet të më ketë kursyer meqë isha familje e lidhur me luftën,kur i pandehuri vetë ishte partizani më i vogël i Brigadës së Parë Sulmuese dhe mik personal me Mehmet Shehun!

Sigurisht që këtë fushatë e frymëzon Tufa dhe furnitori i dokumenteve të Ministrisë së Brendshme është ish shefi i arkivit të kësaj ministrie,Kastriot Dervishi, që duhet të ketë fotokopjuar mijëra dokumente të klasifikuara dhe të deklasifikuar.

Nuk e di nëse dokumenti në fjalë,që mban nënshkrimin e Feçor Shehut është apo jo i deklasifikuar. I kërkoj ministrit Lleshi ta verifikojë këtë çështje,pastaj do llafosemi mirë me Dervishin dhe gjithë Dervishët.

Insinuata hedhin në postimet e tyre një farë Arben Koli (nuk e di nëse është emër real -apo anonim),një tjetër që qenka gazetar në Durrës, plehu Tufa dhe RD online. Në të gjitha këto adresa një nga komentuesit më aktivë është Kastriot Dervishi.

Jo katër, po katërqind portale të aktivizohen vetëm kundër meje, jo që s’do më mposhtin dot,jo që s’do më dekurajojnë dot,por do më shtojnë urrejtjen dhe frymëzimin që t’i tërboj dhe më tepër e t’i bëj për çmendinë.

Në fakt unë nuk hyj kurrë në këto adresa,por m’i dërgoi për t’i parë një miku im i vjetër.

Nuk e di se ç’mund të sajojë akoma kjo llumnajë që ulet e ngrihet me të njëjtin pult,por unë as do t’i lexoj dhe as do reagoj më. Ky është reagimi i parë dhe i fundit. Nuk kam asnjë sekondë kohe për të humbur,mbasi diskreditimi i llumit neofashist e neoballist do ta kthej në misionin kryesor të jetës sime.

Gjer tani vetëm nxemjen kam bërë dhe i kam shfazuar,të kenë pak durim se tani do vijnë më të bukurat,saqë Kryevepra e Shëmtimit do t’ju duket si letër dashurie.

Arben Duka është i pamposhtur se ka me vete shumicën dërrmuese të popullit shqiptar në çdo cep të Botës.

Reagimi i plotë i Kastriot Dervishit

Të mposhturit Arben Duka

Shtetasi Arben Pilo Duka, në të përditshmen e tij, aty ku ka këndin e agjitacionit e shpifjes, më kishte përmendur emrin me për një dokument të vitin 1973. Sigurisht pa asnjë lidhje me mua, Duka lëshonte kushtrime e thirrje sa kërcënuese, aq edhe vajtuese dhe estradeske. Me gjuhën e njohur tashmë, kuptova se ndjehej shumë i shqetësuar dhe i prekur, ndonëse për asnjë moment nuk na e sqaronte atë për të cilën bënte fjalë raporti i Drejtorisë së Hetuesisë, sepse merrej me procedurë, me sharje e ofendime por jo me brendi. Duke mos u marrë shumë me pjesët joserioze sepse tekstet e tij nuk kanë asgjë për t’u lexuar me përjashtim të emocioneve momentale dhe ndjesive që i jep bota e vogël proletare ku jeton, po ndalem te disa pika.

Dokumentin e lexova në profilin e një mikut tim në fb dhe sigurisht, nisur nga bindja se gjatë kohës së diktaturës nuk kemi pasur ndonjë shtet e ushtri cilësore, komentova. Nuk e dija që Duka ishte bërë edhe polic komentuesish apo duhej pyetur ai për raste të tilla. Më vjen mirë që pas çdo dokumenti, shtetasi Duka sheh praninë time. Kjo tregon se i kam kompleksuar. Nuk ka më bukur. Ndjehem shumë i lumtur. Më vjen mirë sepse ai është adhurues i terroristit më të madh të Shqipërisë, Enver Hoxhës. Kur kompleksohet një simpatizant terroristi, është gjithnjë dobisjellëse. 

Tani të ndalem te çështja ligjore. Pyetja kryesore që shtron Duka është nëse dokumenti është i klasifikuar apo deklasifikuar. Duke gjykuar nga ajo që shoh larg nga fb, si gjithë komentuesit e tjerë, pa qenë në dijeni të gjithë praktikës, dokumenti nuk përmban shenja niveli klasifikimi (të llojit “sekret”, “tepër sekret”, apo “SRV”). Në mungesë të tyre dokumenti është i zakonshëm, pra as i klasifikuar dhe as i deklasifikuar. Është përpiluar në 5 ekzemplarë, përfshi dërgimin te zëvendësministri i Mbrojtjes Popullore, instruktori i KQ të PPSH-së dhe shefi i kuadrit të KQ të PPSH-së. Ekzemplari që referohet nuk ka numër. Më tutje praktika duhet të vijojë me dosjen hetimore-gjyqësore në të cilën ka detaje të çështjes, etj.

Sigurisht kurrë nuk ia lejoj vetes të zbres në nivel ordiner. Arben Duka ka vite që është mundur e vënë përfund nga gjuha ordinere që përdor. E bukura është se e kujton veten “të pamposhtur”. Thotë se paska bërë “nxemjen” gjasme ky se në të ardhmen do bëka namin. O pika, ti nuk durove një rresht, e jo më shumë. 

E bukura është se ky e kujton veten se po kryen ndonjë mision “diskreditimi i llumit neofashist e neoballist”, në një kohë që këtë e bëri regjimi i Hoxhës për 50 vjet dhe nuk bitisi asgjë. Shqipëria sot ka një rend politik kapitalist siç e donin edhe ballistët. Mbaje veten se ke edhe 5 majin afër tani. Duhet të ngjisësh tatëpjetën për te monumenti i nënës Rusi.

Një tjetër kandidat nga lista e PD refuzon mandatin, Sako: Vendos interesin qytetar mbi interesin personal

Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore e PD ka vendosur të mos marrë mandatin e deputetit, duke refuzuar kësisoj t’i bashkohet listës së tradhtarëve që shfrytëzuan djegien e mandateve të opozitës për të hyrë në Parlament.

Ai është Ibri Sako, i cili në mënyrë demonstrative ka djegur kërkesën e sjellë në adresë të tij nga KQZ, për marrjen e mandatit të deputetit.

“Pas kërkesës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për marrjen e mandatit të deputetit, vendosa që zyrtarisht të mos e pranoj atë me qëllimin për të qenë një me qytetarët dhe krahë tyre në çdo protestë! Interesi qytetar prevalon mbi interesat personale!Në politikë për ndryshim dhe zhvillim dhe jo për karrige dhe ofiqe”!, shkruan Sako.

Postimi i plotë

“Përshëndetje. Duke qene pjesë e listës shumëemërore si kandidat për Partinë Demokratike për Qarkun e Elbasanit nga vakancat e krijuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më ka dërguar kërkesën për plotësimin e Formularit e vetëdeklraimit të marrjes së mandatit të deputetit.

Ashtu siç kam bërë me dije edhe më parë, nisur nga rrethanat në të cilën ndodhet vendi, unë nuk pranoj mandatin e deputetit në Kuvendin  e Shqipërisë të cilin e konsideroj ilegjitim dhe të dalë nga një proces i deformuar zgjedhor i shitblerjes së votave nga grupet kriminale në zgjedhje.

Për këtë arsye duke vendosur interesin qytetar mbi interesin personal unë zgjedh të jem jashtë parlamentit duke qenë njësh me qytetarët që protestojnë kundra kësaj qeverië. Në formë demonstrative unë djeg mandatin tim të deputetit”.

Europa i vendos veton kryeministrit shqiptar: Autokrati Rama ka humbur, është nxjerrë jashtë loje!

Martin Henze, kryekëshilltar i CDU-së për ekonominë, i jep një goditje të fortë kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij në Shqipëri, por edhe ndërhyrjeve të tij në bisedimet Kosovë-Serbi.

Sot, teksa zhvillohej Samiti i Berlinit, i cili vendosi për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Henze jep edhe arsyet pse Europa po i vendos veton kryeministrit shqiptar.

Ja çfarë shkruan Henze

“Kritika të pasta të Gjermanisë dhe Francës ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me politikat e tij nacionaliste që po dëmtojnë të ardhmen e Shqipërisë.

Në përpjekjet e saj për të ndalur nacionalizmin e ri dhe kufijtë e rinj, Merkel po mbështetet në Berlin nga ekspertë të politikës së jashtme dhe Franca përmes partive politike atje.

Autokrati Rama ka humbur

  1. Rama është nxjerrë në periferi (jashtë loje)
  2. Nuk ka ndryshim kufijsh
    3. Në Kosovë vetëm zgjidhje bilaterale përmes rregullave të auto-emigrimit, si në Europën Veriore
    4. Franca dhe shtetet e tjera të BE do të vendosin veton për hapjen e negociatave për shkak të politikave të Ramës

Koha për ndryshime në Shqipëri. Politika të gabuara në Shipëri, politika të gabuara në Kosovë. Dizastër”.

Deutche Welle: Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë, Merkel shumë pak kohë për Ramën

Deutche Welle ka shfryrë të gjithë pompozitetin me të cilin Rama dhe Cakaj shitën takimin me kancelaren Merkel duke e raportuar si një takim të suksesshëm.

Në një postim në Facebook, Deutche Welle shkruan se takimi midis Merkel dhe Ramës zgjati më pak se 30 minuta.

‘Më pak se gjysmë orë kishte Merkel në takimin me Ramën para se në orën 17.00 të përshëndeste Presidentin Francez Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi çelja e negociatave, por momentalisht kjo është e pasigurtë’, shkruanm Deutche Welle.

Duhet kujtuar se Merkel e ka anashkakuar plotësisht Ramën, pasi zgjodhi që para tij të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, vendi i të cilit ka më shumë gjasa të marrë cceljen e negociatave.

Përsëri ka shpresë për sistemin shëndetësor…

Orjola PAMPURI

Genjeshtrat e ministres se shendetesise me inaugurime dhe suksese fiktive ne kete sistem jane shnderruar si perrallat e Nastradinit.

Ne keto 6 vite sistemi shendetesor pesoi goditjen me te forte, ne keto 6 vite me gjithe zhvatjen e bastisjen e buxhetit te shtetit, perseri rrogat e mjekeve nuk pesuan asnje rritje, ne keto 6 vite cilesia e medikamenteve ra ne menyre drastike, ku ra ne sy largimi e anashkalimi i kompanive te medhafarmaceutike, duke i zevendesuar me nenkontraktore te cilet sigurojne medikamente te nje cilesie te dobet dhe jo te standarteve te vende te BE, kjo vetem per t’i kryer qoken klienteve te kryeministrit dhe ministres se Shendetesise.

Centralizimi i sistemit shendetesor dhe te gjithe hallkave te tij, bene qe te anashkaloheshin nevojat dhe prioritetet e sherbimeve, mjekeve dhe pacienteve, ne pak persona te hirearkise se larte, te cilet ndajne mes tyre, perfitimet nga koncensionet e PPP-te.

Sot shendetesia e centralizuar eshte ne duar te Adhamudheve, te cilet e shohin si nje sistem perfitimi dhe jo si nje sistem sherbimi cilesor.

Dje ne konferencen rajonale per shendetesine te mbeshtetur nga Fondacioni Konrad Adenauer, Lideri i Partise Demokratike, z.Lulzim Basha, shpalosi vetem nje pjese te alternatives per ringritjen e sistemit shendetesor, dhe nxjerrjen e tij nga kaosi ku eshte perfshire, duke nisur me premtimin e rendesishem per rritjen e pagave duke filluar nga 1200 euro per mjeket dhe 700 euro per infermieret.

Rritjen e cilesise se barnave me standarte te BE, liste te barnave te rimbursueshme te pasur me medikamente cilesore, rishikim i te gjitha kontratave abuzive koncesionare dhe PPP.

Decentralizimi, autonomia dhe c’monopolizimi do te c’lirojne sistemin shendetesor nga abuzimet klienteliste, do te vendosin ne qender e prioritetet dhe nevojat e pacientit, do te permbushin nevojat e spitaleve dhe sistemit paresor, si dhe do te permiresojne kushtet e punes se stafit mjekesor per t’i dhene sherbimin e duhur pacienteve.

E gjithe kjo eshte lehtesisht e arritshme, nese vendosen prioritete, e shmangen abuzimet klienteliste.