27.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Rama shpik ligj anti-kushtetues që t’ia dhurojë pronën oligarkëve

Nga Jorida TABAKU 

Pasi parlamenti Europian e vendos me shpatulla pas murit për çështjen e pronave, qeveria dhe kryeministri Rama vazhdojnë të dërgojnë në Kuvend ndryshime ligjore anti-kushtetuese.

I radhës është ndryshimi që shton në ligjin nr 4/2015 një formë antikushtetuese të kalimit të pronësisë, tjetërsimi.

Ky term nuk ndodhet në kushtetutën e vendit ku përcaktohet shumë mirë se si fitohet një pronë private; pra përmes dhurimit, trashëgimisë apo dhe blerjes. Kjo shpikje ekstra kushtetuese ka vetëm një synim, ligjërimin e dhurimit të pronës nga e përbashkëta tek oligarku.

Një shpikje në kundërshti edhe me rregullat e BE dhe marrëveshjes së MSA. Që nuk do na çojë më pranë Europës .

Ky është ndryshimi i pestë në rradhë me një paketë ligjore antikushtetuese që nuk duket se është shkruar më zyrat e shtetit por të biznesit që do përfitojë. Së bashku me Korporatën e Investimeve ky është një ligj kuadër që bën të mundur të anashkalojnë Parlamentin e Këshillat Bashkiakë sa herë kanë nevojë të zaptojnë një pronë.

Ky ndryshim e ngre në një nivel tjetër korrupsionin e ngritur në sistem. Arroganca ka arritur në atë nivel që nuk kanë më frikë nga asgjë, korrupsioni me ligje bëhet diten për diell e votohet nga parlamenti ilegjitim. Ky ligj do të anullohet bashkë me gjithë paketen aktikushtetuese kundër pronës!

Kusht i patjetërsueshëm për zgjedhjet largimi i Ramës dhe qeveri tranzitore, deputetët nga anëtarësia

Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme se po vazhdon procesi i hapjes dhe demokratizimit të partisë.

Duke folur për gazetarët, Basha u shpreh se PD-ja do të zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’.

‘Po avancojmë në rrugën tonë për demokratizimin e PD-së. Takimi i sotëm ishte me ekspertë të NDI-së dhe ekspertët nga Uashingtoni.

Partia Demokratike do t’i zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’. Ky është një proces që nuk ka ndodhur më parë as në Shqipëri dhe as në Ballkan.

Ky model është modeli i transparencës dhe llogaridhënies. Ne do ta nisim nga vetja këtë proces’, u shpreh ndër të tjera Basha.

Nga deklarata e kryetarit Basha për mediat

Është një model perëndimor. Kjo i shërben në radhë të parë transparencës. Ne këtë e fillojmë brenda partisë këtë model. Ky do të jetë edhe modeli ynë i qeverisjes. Do të vendosim kandidatët tanë për deputet. Në këtë mënyrë do të bëjmë një transformim të thellë. Unë do ta vazhdoj këtë proces të modernizimit të PD-së.

Kandidatët e PD-së do të zgjidhen me sistemin 1 anëtar 1 votë.

Ne jemi sot për një betejë për jetë a vdekje për demokracinë. Në po përgatitemi për përgjegjësitë që ka PD edhe ndaj popullit.

Qeverisja jonë nesër do të jetë një qeverisje që do ju shërbejë njerëzve. Nuk ka asnjë mospërputhje mes PD dhe aleatëve. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument me pikat tona. Një pjesë e mirë e pikave që ata kanë janë të njëjta me PD-në.

Koalicioni opozitar por vepron me bashkëpunim. Nuk ka asnjë mospërputhjes mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. E rëndësishme është që të ketë zgjedhje pa Ramën.

Aleatët e PD-së nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t’i kërkuar atij tryezën e dialogut, si negociator për situatën politike. Aleatët kërkojnë përcaktimin e një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore me dakortësi politike.

Ata i bënë thirrje Metës që të ulë në tavolinë Ramën dhe Bashën që të negociojnë për një qeveri tranzitore.

Zoti Basha, aleatët tuaj kanë paraqitur sot një platformë me disa pika dhe një tryezë edhe me zotin Rama si kryetar i PS. Si e gjykoni?

Nuk ka asnjë mospërputhje midis qëndrimeve të PD-së dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të dnershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim në mënyrë publike.

E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë. Një pjesë e mirë e pikave që aleagtët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale ndaj të jeni të sigurt se koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara.

Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme sepse kryesorja është kjo: zotimi i të gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re, politike, numerike dhe morale në vend është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje, jo jë tjetër farsë kriminale.

Kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveria tranzitore, e cila do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacion në ditët në vijim.

LIVE

LIVE – Komunikim me median pas takimit me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 29. April 2019

Berisha: Sot në Berlin një Samit shumë i rëndësishëm!

Nga Sali BERISHA

Të dashur miq, sot me ftesë të dy liderve më kryesorë të Bashkimit Europian, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron mblidhet Samiti i Berlinit kushtuar vendeve të Ballkanit Perendimor.

Çeshtje kryesore që do trajtohen në samit janë:
– integrimi i ketyre vendeve në BE,
– marrëdhëniet Kosovë – Serbi

Pra për në shqiptarët në dy vendet tona samiti i Berlinit është i një rëndësie të madhe.

Le të shpresojmë në vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë pavarësisht se Shqipëria krahasuar me vjet nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kërkuara madje ka përkeqesim. Shqipëria shkon aty si vendi i parë në Europë për azilkerkues, si vendi i katërt në botë me shpresë vrarë, nga i cili mbi 69% e qytetarëve duan të largohen, si vendi qendër operacionale e organizatave kriminale në Europe, Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Lindjen e Mesme, shkon si narkoshtet, Kolumbi e Europes, si vendi i vetëm për të cilin parlamenti i një vendi anëtar të BE ka votuar për rivendosjen e vizave.

Por me Edi Ramen kushtet nuk mund të plotësohen. Vetëm opozita do mund ti plotesojë ato.

Gjithashtu le të shpresojmë vendimin për heqjen e vizave për Kosovën, e cila prej kohësh i ka plotësuar standartet për heqjen e tyre.

Patatja e nxehtë e Samitit është marrëveshja Kosovë – Serbi.
Lidhur me këtë marrëveshje dy janë pengesat madhore të saj.

Se pari, marrëveshja e fshehtë për coptimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së madhe e arritur nga argatët e Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë me patronin e tyre Presidentin serbomadh Vuçiç.

Se dyti, shqiptarët e Kosovës përfaqësohen në Samit defacto nga dy delegacione. Delegacioni i argatit të Beogradit, i cili, si peng i këtij të fundit, projektin e Serbisë së Madhe e paraqet si projekt të Prishtinës. Në krah të tij qëndron i palëkundur Zografi bis i Tiranës.

Delegacioni i kreut të ekzekutivit të Kosovës që kundërshton projektin e Serbisë së Madhe dhe që për të paralizuar marrëveshjen e fshehtë të krijimit të saj në kurriz të territoreve të Kosovës ka vendosur taksën antiargat duke krijuar një problem të vertetë me komunitetin ndërkombëtar.

Pra mbeshtetësit e projekti të Serbisë së Madhe në këtë Samit janë serbomadhi Vuçiç dhe argatet e tij në Prishtine dhe Tiranë. Sigurisht keta nuk do të arrijne të imponojnë projektin e tyre ogurzi por do bëjnë gjithçka për sabotimin dhe mos suksesin e Samitit në këtë çeshtje madhore.

Sidoqoftë miq, ti urojmë Samitit suksese dhe të shpresojmë për më të mirën! sb

Nis sezoni i mbjelljes së drogës, i vihet zjarri Parkur të Llogarasë

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet në afërsi të parkut të Llogarasë. Për shkak të flakëve që favorizohen nga era, rrezikohet hyrja e parkut.

Mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje ku po punojnë për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm për mbjelljen e drogës.

Policia ende nuk ka zbuluar të dhënat zyrtare.

Kamza 23-vjet Bashki, nisin festimet…

Nën kujdesin e Kryebashkiakut Xhelal Mziu kanë startuar sot festimet e 23-vjetorit të Bashkisë Kamëz. 

Qyteti është zbukuruar dhe përfshirë nga një atmosferë festive e cila duket edhe të njerëzit, festë e  cila do të vazhdojë deri në përfundim të ditës së nesërm.

Skena gjigante e Pallatit të Kulturës ka ngritur siparin e aktiviteteve dhe është kthyer në një arenë të vërtet festive për të gjithë qytetarët, nga fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave ku do të përformojnë me shfaqjet e tyre. Në dy ditë festë do të ketë çelje Ekspozite, festival Multikulturor të grupeve profesioniste etj.

Sot festa do të startojë me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në festivalin Multikulturor ‘Kamza 2019’, në të cilin do të marrin pjesë veç Qendrës Kulturore Kamzës dhe Shoqata Kulturore ‘Afërdita’ nga Belshi, Ansamblin ‘Folk-Alb’, ansambli i këngëve dhe valleve Obiliq Kosovë, ansambli Alex Complex etj.

Festa do të shënojë kulmin nesër, ditën e themelimit të Kamzës Bashki, në çeljen zyrtare të aktivitetit  në ora 10:00, ku pas këndimit të Hymnit Kombëtar para Pallatit të Kulturës, parakalimit të Bandës së qytetit do të ketë dhe koncerte të shkollave dhe aktivitete sportive.

Kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu do të ketë një takim me nxënësit më të mirë në sallën e Këshillit Bashkiak Kamëz.

Në kuadër te festimeve të tjera grupe do të performojnë në Pallatin e Kulturës Kamzës për qytetarët si shoqata kulturore artistike ‘Benda’ Tiranë, SHKA ‘Burimet e Sharrit’ Tetovë, Qendra Kulturore Mallakastër, SHKA ‘Shote Galica’ Drenas, Qendra Kulturore Tiranë.

Në përfundim të përformancës artistike juria do të shpall dhe fituesit e festivalit.

Do të vlerësohen personalitete që i kanë dhënë jetë qytetit ndër vite si dhe miq të Bashkisë Kamzës.

Nuk do të mungojnë as surprizat ndaj Bashkia Kamëz dhe Kryebashkaiku Xhelal Mziu Ju ftojmë t’i bashkoheni kësaj ngjarje të veçantë për qytetin.

Ngjarja e rëndë në Laç, reagon Berisha: Qyteti në duart e krimit, policia në anën e vrasësve!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Laç ku u vranë dy të rinj në mes të qytetit. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, qyteti ndodhet në duart e krimit, ndërsa narko policia në anën e vrasësve!

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Laçi pergjaket nga kriminelet e Narkoshtetit!

Qyteti ne duar te krimit, narkopolicia ne anen e vrasesve!

Te dashur miq, krimi i lidhur me narkoshtetin dhe fallangat e tij pergjaken qytetin e Laçit. Kriminele te njohur dhe te mbrojtur nga narkoshteti ekzekutuan mbreme ne qytetine Lacit dy te rinj, Mikel dhe Jani Jushi perkatesisht 30 dhe 35 vjeç, Mikeli futbollist i superiores.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave dhe denoj me forcen me te madhe si autor pergjegjes kryesor narkoshtetin e Edvin Kristaq Krimit. Burime te mire informuara bejne me dije se njeri nga vrasesit e te rinjve ishte krimineli i narkopushtetit Markel Bushi, autor i grabitjeve me arme i denuar me 9 vite nga gjykata dhe qe ne vitin 2017 kishte derdhur bresheri kallashnikovi mbi policine dhe pavaresisht nga te gjitha keto jetonte i lire per shkak te lidhjeve te forta me narkoqeveritare vendor dhe qendror te Edvin Kristaq Krimit.

Edhe njehere ftoj shqiptaret te ngrihemi fuqishem dhe te ndahemi nje minute e me pare me narkoshtetin e Edvinit e te rikthejme rendin, sigurine qe meritojme! sb

Kandidati i listës së PD refuzon mandatin e deputetit, Çela: Kurrsesi nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse!

Kandidati për deputet i listës së PD për Lushnjen, Klement Çela refuzon mandatin e deputetit.

Statusi i Klement Çelës në Facebook

JO,JO,JO!!!

Kurrësesi nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse!
Nuk mund të jem pjesë e këtij parlamenti, ku sundon korrupsioni, krimi, pafytyrësia dhe imoraliteti! Nuk mund të çoj dëm votat e qytetarëve lushnjar,votat e demokratëve të mi,në parlamentin e krimit!
Jo zotërinj,REFUZOJ të jem pjesë e këtij llumi të shoqërisë!

Të nderuar demokrat dhe miq,

Ashtu si po ju bëj me dije refuzimin tim,pra për të MOS u bërë pjesë e këtij parlamenti fasadë dhe të inkriminuar,ju bëj thirrje që çdo ditë e më shumë të bëhemi bashkë për ta mposhtur këtë të keqe!
Sinqerisht:Klement Çela

Merkel e Macron përballin Ramën me deklaratë për demokracinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron kanë ftuar krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një samit në Berlin.

Në këtë samit, në të cilin marrin pjesë udhëheqës të shteteve si dhe të qeverive të këtyre vendeve pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët, përkatësisht me konkluzione.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, do të jetë gjithashtu pjesë e samitit. Rama duket do të përballet me një deklaratë e e cila vendos në zhendë të Bashkimit Europian, demokracinë në Ballkan, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Të tre këto fenoemene ishin thuajse harruar në këto vitet e fundit duke i dhënë prioritet vetëm stabilitetit dhe aspak demokracisë dhe funksionimit të saj.Duket se Bashkimi Europian tani ka nisur ndryshimin e timonit të politikës së jashtme duke i bërë të qarta prioritetet e reja politike që synojnë rikthimin e demokracisë.

Telegrafi ka siguruar një draft-dokument të konkuzioneve të këtij takimi në të cilin bie në sy fakti se aty nuk përmenden dy tema të ndjeshme siç janë taksa ndaj produkteve serbe e vendosur nga Qeveria e Kosovës, si dhe tema tjetër, ajo rreth korrigjimit të kufijve.

Më poshtë ua sjellim draft-deklaratën e përbashkët, e cila mund të ndryshojë pas takimit, të cilin e ka siguruar Telegrafi dhe RTV Dukagjini:

Sot udhëheqësit e shteteve dhe të qeverive së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini janë mbledhur së bashku në Berlin.

Duke pasur parasysh të ardhmen e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor, ata përgëzuan marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me emrin, si një shembull për zgjidhjen e konflikteve.

Ata kanë nënvizuar rëndësinë e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për stabilitet në rajon dhe për perspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës. Ata janë dakorduar që çdo marrëveshje duhet të jetë gjithëpërfshirëse, politikisht e qëndrueshme dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

Serbia dhe Kosova janë dakorduar që të shpejtojnë përpjekjet për të implementuar marrëveshjet ekzistuese dhe të riangazhohen konstruktivisht në dialog me ndërmjetësim të BE-së, me objektivin që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe definitive.
Pjesëmarrësit kanë nënvizuar rëndësinë e procesit inkluziv dhe transparent të negociatave, i cili duhet shoqëruar me përpjekjet për ndërtimin e besimit.

Pjesëmarrësit janë pajtuar për të intensifikuar përpjekjet për të themeluar një zonë ekonomike rajonale.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për të bashkëpunuar në strukturën e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit.

Lidhjet, ekonomia, tregtia e lirë, bashkëpunimi në çështje të sigurisë, shkëmbimet e të rinjve dhe të tjera çështje të tjera, janë shtylla të procesit. Ata kanë riafirmuar mbështetjen për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit të të Rinjve (RYCO). Ata mirëpresin samitin e ardhshëm në Poznan, Poloni.

Pjesëmarrësit janë pajtuar për të rritur bashkëpunimin për parandalimin e radikalizmit dhe luftimit të terrorizmit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta, si dhe migrimit ilegal.

Pjesëmarrësit kanë vënë theksin në përkushtimin e palëkundur për demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjes së mirë, luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fuqizimin e rolit të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura.

Ata janë pajtuar se reformat e qëndrueshme janë çelës për perspektivën evropiane të rajonit dhe fuqizimin e aftësive të shoqërive kundër sfidave të kohës, si ato të brendshme, po ashtu edhe ato të jashtme. Ata riafirmuan përkushtimin e tyre për stabilitet në rajon.

Berisha: Nuk ka gjë më tragjike kur fushatën për coptimin e Kosovës e merr një njeri që është bir shpirtëror i Stanishiçit

Ish-Kryeministri Berisha në emisionin “Kojshia show” në Rtv 21 në Kosovë, ka komentuar edhe planin për ndarjen e Kosovës, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe Presidentin Hashim Thaçin se në bashkëpunim kanë punuar kundër integritetit të Kosovës.

Me Presidentin Hashim Thaçi çfarë marrëdhënie ke më të?

Unë nuk kam asnjë problem me asnjë. Millosheviç ishte një armik i egër në çdo aspekt, në aspekt kombëtar, personal, në çdo gjë dhe në momentin kur e arrestuan unë thashë një armik i egër mori vendin që meriton.

“Argati” në fjalë përbën pas “Zoografit” që shpalli Vorioepirin, njeriun më të rrezikshëm të Kombit Shqiptar, dhe atë që ai po i bën Kosovës me Baton Stanishiçin, që është shefi i tij.

Nuk ka gjë më tragjike se sa kur shikoj që fushatën për copëtimin e Kosovës e merr një njeri që gjithë Kosova e di që është bir shpirtëror i Stanishiçit. Në këtë kontekst unë i konsideroj ata një rrezik të jashtëzakonshëm kombëtar, me pabesinë e tyre të plotë, sepse askush nuk është kundër marrëveshjes.

Deri në vitin 2013 gjithçka ishte transparente, publike dhe mbështetej.

Këta kaluan me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, në bisedime sekrete, dhe e trajtuan Kosovën sikur të ishin arat e etërve të tyre.

Dhe pasi formuluan marrëveshje dhe harta në mënyrën më të fshehtë nxorën kokën dhe dilnin ditë për ditë në konferenca për shtyp në një fushatë agresive e dirigjuar e tëra nga Beogradi, për copëtimin e Kosovës, për fajësimin e Kosovës, për krijimin e një përshtypje keqbërëse, kauzë ndjellëse, në një fushatë në të cilën Kosovën e shtrinë në tavolinën e operacionit, i futën kazmën në themel të pavarësisë, në dokumentin Ahtisari, në vendimin e Gjykatës së Hagës, në marrëveshjet e arritura deri në vitin 2013 dhe dolën tani se Kosova i paska borxhe territore Serbisë.

Të neveritshëm me pabesinë, filluan të llomotisnin pseudoargumente antihistorike, mashtrime, ku natyrisht gjetën një përkrahje. Nëse përfaqësuesi ynë më i lartë del dhe thotë se nuk është ky plani i Serbisë së Madhe, të cilën e kishin hedhur poshtë komuniteti ndërkombëtar sa herë dilte, por thotë se Prishtina e mendon këtë, atëherë pse Prishtina e mendon një plan të tillë.

Ç’të drejtë kam unë të akuzoj Beogradin se ky qenka plani i tyre. Së dyti. Është normale që siç ka serbofilë të ketë edhe shqiptarofilë. Së treti. Transaksionet janë sot një ligj madhor i kësaj botë. Pra të gjithë këta faktorë së bashku bënë që këto ide të çelë fole në Bruksel.

Ata që e promovuan filoserbë të papërmbajtur menduan se erdhi koha për të marrë çmimin Nobel. Me kë? Me Vuçiçin dhe ‘Argatin’ e tij në Prishtinë, paçka se Vuçiç është një Milloshevic me ideologjinë e Çubrilocivit, me ideologun e Serbomavisë minus doktrinën komuniste”, tha Berisha.

“Qendra e djathtë”: Nuk lejojmë zgjedhje farsë, test droge për Presidentin e Kryeministrin!

Krerët e PR-së, LZHK-së, PDK-së, PAA-së dhe PBDNJ-së që kanë formuar polin politik ‘Qendra e Djathtë’ kanë propozuar sot një platformë për zgjidhjen e krizës.

Ata e kanë bërë publike sot platformën e tyre në një takim ku është diskutuar në lidhje me zgjidhjet e mundshme të krizës politike ku është përfshirë vendi.

Në këtë platformë partitë e qendrës së djathtë propozojnë bërjen e testit të drogës nga Presidenti dhe Kryeministri.

Gjatë kësaj konference, partitë e ‘Qendrës së djathtë’ janë shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve farsë.

Mes të tjerave ‘Qendra e Djathtë propozon edhe

Thirrjen e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Bazuar në Nenin 86/1, Presidenti është garant i unitetit të popullit. Ky unitet garantohet nga respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në respekt të Kushtetutës.

Neni 1 i Kushtetutës sanskionon se ‘qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike’.

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, po shkatërron parimin themelor e kushtetues të pluralizimit.

Platforma e plotë për Marrëveshje Kushtetuese

Duke vlerësuar se situata politike në vend është shumë e rëndë dhe e paprecedent, sistemi ynë kushtetues Republikë Parlamentare, pothuaj ka rënë tërësisht dhe transformuar në Republikë e Kryeministrit Rama;

Duke u ndodhur përballë pamundësisë politike dhe ligjore për të ndalur veprimet antikushtetuese të qeverisë dhe mazhorancës socialiste për mëse 2 vjet, për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese;

Duke vlerësuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, si mundësi për krijimin e një drejtësie të pakorruptuar dhe të pavarur, por që u deformua qëllimisht nga Rama, për ta kontrolluar politikisht, me pasoja të rënda mbi të drejtat e qytetarëve, për shkak të pamundësisë së tyre për gjykimin në kohë të mijëra çështjeve administrative, civile dhe penale, mungesa e një procesi të drejtë gjyqësor, për shkak të mos funksionimit për më se 2 vjet të Gjykatës së Lartë (duke dyfishuar numrin e dosjeve që presin për gjykim).

Duke vlerësuar me shqetësim gjendjen e rëndë në vend, korrupsionin masiv, trafikun e drogës, përhapjen dhe fuqizimin e krimit shqiptar, siç vlerëson edhe raporti i fundit i DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit);

Konstatimi se këto grupe kriminale në shumë qarqe të vendit, jo vetëm janë të paprekshëm, por zotërojnë potencial njerëzor aktiv kriminal dhe kontrollojnë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe investimeve publike të lidhura me korrupsionin qeveritar;

Duke dënuar kontrollin politik mbi Prokurorinë, në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe mos hetimin e krimeve elektorale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve nga grupe kriminale dhe kartelet e drogës, në marrëdhënie dhe shërbim të pushtetit absolut të Ramës;

Duke vlerësuar se eksodi masiv ka marrë përmasat e një spastrimi të shqiptarëve, me pasoja të rënda politike, ekonomike dhe sociale;

Duke konstatuar se në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 janë regjistruar vetëm parti politike të mazhorancës, si dhe përpjekjet e Ramës për të organizuar zgjedhje farse, me qëllim që të krijojë idenë false se zgjedhjet do të jenë ‘konkurruese’, përballë Opozitës dhe qytetarëve nga ana tjetër, të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve farse, tentativën e qeverisë për një krim elektoral me pasoja shkatërruese për vendin, e cila do të çonte në një përplasje me pasoja për vendin dhe Unitetin e Popullit.

Partitë tona të Qendrës së Djathtë, në respekt të marrëveshjes së nënshkruar me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jashtë ndikimit të grupeve kriminale dhe qeverisë të lidhur me to, të angazhuar për t`a kthyer vendin në binarët kushtetues dhe plotësuar detyrimet e vendosura nga BE:

Partitë tona, si Grupim i Qendrës së Djathtë (GQD) të përbërë nga; PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK, propozojnë realizimin e një Marrëveshje Politike Kushtetuese, duke propozuar sa më poshtë:

Thirrja e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Bazuar në Nenin 86/1, Presidenti është garant i unitetit të popullit. Ky unitet garantohet nga respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në respekt të Kushtetutës.

Neni 1 i Kushtetutës sanskionon se ‘qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike’.

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, po shkatërron parimin themelor e kushtetues të pluralizimit.

Kjo tryezë të vlerësojë kushtet dhe kërkesat e OSBE/ODHIR për të shmangur shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e Administratës Shtetërore.

Kontrolli mbi territorin dhe proçedimi i grupeve kriminale, të cilat janë evidentuar në shitblerjen e votës.

Proçedimin penal nga ana e Prokurorisë të dosjeve të bëra publike nga media, për manipulimin e zgjedhjeve.

Vlerësimin e skadimit të afatit të kartave të identitetit dhe pajisjen e qytetarëve me karta.

Vlerësimin e përjashtimit nga lista të mbi 270,000 votuesve.

Përcaktimi i një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje transitore (qeverisje kujdestare) me dakortësi politike.

Data e zgjedhjeve të përcaktohet në përputhje me detyrimet dhe implementimin nga qeverisja tranzitore, e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shkëputjes së strukturave të Shtetit nga krimi i organizuar.

Reformë zgjedhore e cila ndalon financimin e paligjshëm, dënon jo vetëm njerëzit e angazhuar në blerje dhe manipulim votash, por edhe subjektet politike që marrin pjesë në manipulimin e zgjedhjeve.

Kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, nëpërmjet një sistemi zgjedhor dhe votimi me lista të hapura, ku qytetarët të zgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe deputetin që do t`i përfaqësojë në Parlament, si dhe një shpërndarje të mandateve në përputhje me parimin e barazisë së votës.

Përcaktimi me një dispozitë transitore kushtetuese për një periudhë 15 vjeçare, i krijimit të një Qeverie Kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj.

Vlerësimi i kuadrit kushtetues të vendit, me një grup të posaçëm ekspertesh të së Drejtës Kushtetuese, vendas dhe të huaj, për të mundësuar kthimin e Republikës Parlamentare dhe funksionimin e saj, bazuar në pavarësinë dhe balancimin e pushteteve.

Bashkëpunimi për një vlerësim të drejtë të Reformës në Drejtësi, funksionimi urgjent i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, qoftë edhe me një amendim të përkohshëm, për t`i bërë ato funksionale, duke zhvilluar një proçes për të garantuar integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre.

Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve.

Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejtpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë.

Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t`i kalojnë Gjykatës së Lartë.

Rishikimi i Reformës Administrative, për t`a çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit.

Nëse do të shohim përbërjen e këshillave bashkiakë, mbi 95% e tyre janë nga qendrat urbane, duke lënë të papërfaqësuar pjesën më të madhe të popullsisë.

Partitë tona angazhohen në dialog me forcat e tjera politike, duke qenë të hapur për qëndrimet dhe gjykimet e tyre.