24.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Shqipëria në gjendje të jashtëzakonshme…

Jemi një vend ku nuk ka ditë që mos ndodhin krime, shperthime tritoli e rrugët lahen me gjakun e te rinjve. Kjo fale kesaj qeverie bande kriminale qe i ka vjedhur shpresēn te ardhmen të rinjve.

Përse nuk e shpall Presidenti gjendjen e jashtezakonshme pasi jeta më nuk është e sigurtë ???

Ne nje vend ku kryeministri udheton me më shume se 1000 trupa policie e ushtrie dhe krijon terror, dhunon qytetaret, ne nje vend ku ku qeveri kjo bande kriminale ministri i brendshem, policia dhunojne femrat qe mbrojne shtepite e tyre e quajne shkelje ligji e paralelisht me kete prokurorja e pergjithshme (truproja) dhunojne gazetarin e quhet po ben detyren ne baze te ligjit.

Ne nje vend ku dhunohet fotoreporteri, ne nje vend ku dhunohet protestuesi e arrestohet sepse mbron jeten e gjakun e tij si ne rastin e Dorian Protoduarit dhe saje qorri lihet i lire qe akuzohet se bashkepunon me bandat kriminale, ne nje vend ku akuzuesi ndiqet penalisht dhe i akuzuari per krime monstruoze ha darka e dreka e shofer perdor drejtore policie.

Ne nje vend ku vidhen milijona ne aeroport ku ka me shune se 4 polici instutucione e grabitesit si gjithmone ikin drejtim te paditur, ne nje vend ku ndoshta me leket e rinasit u çel partia e bindur e bixhosçiut, ne nje vend ku nuk ka asnje invesitor te huaj ne gjithe qeverisjen e edrames e bizneset falimentojne cdo dite, ne nje vend ku arsimi shendetsia jane ne nje gjendje si kurre me pare

Ne nje vend ku ish grate e kryeministrit vendosin burrat e tyre ministra dmth (bordello qeveri) dhe njerzit e ndershem huqen nga puna flaken ne rruge.

Ne nje vend ku te fortet kriminelet e qeverise shantazhojne, rrahin, kercenojne gjakosin drejtues institucionesh e policia nuk merr asnje mase, ne nje vend ku mediat e huaja e thone qarte me ze e figure qe eDrama, Dako e Gjiknuri jane hajdutet e zgjedhjeve dhe jane kapur gafil duke vjedhur zgjedhjet e pp dnth prokurorja e pergjithshme prej kaq shune muajsh nuk merr asnje mase per futjen burg te kriminelve te mesiperm.

Ne nje vend ku ministri i Brendshem ne kundershtim flagrant me ligjin, kushtetuten dhe Traktatet nderkombetare hedh gaz helmues mbi grate shtatzana, femije e banore qe protestojne per te drejtat e tyre pasi jane ne kufirin e mbijeteses. Shqiperia eshte ne gjendje te jashtezakonshme…

Zamira KAZAZI

‘Guardian’: Shqipëria “fuçi baruti”, Rama ndërmori një manovër jo për të zgjidhur krizën, por…

Nga Dr. Ana L. Scheer/ Off Gardian

Gadishulli i Ballkanit njihet si “fuçia e barutit” e kontinentit europian. Në Shqipëri, kjo “fuçi” duket se shpërthen mjaft shpesh për shkak të konflikteve të shpeshta politike. Për ndërkombëtarët, kriza e vazhdueshme politike duket absurde, por për popullin shqiptar është një realitet i ashpër që i prek ata nga pikëpamja shoqërore, ekonomike, si dhe rrezikon integrimin e vendit në BE.

Ç’po ndodh në Shqipëri? Pse kjo “fuçi baruti” ka shpërthyer sërish? Dhe pse, shqiptarët tremben se ky konflikt politik mund të përshkallëzohet në një konflikt civil?

Partia Socialiste siguroi shumicën e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2017, për të qeverisur e vetme. Por, së fundmi, procesi zgjedhor po kundërshtohet nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrimin për shkak të ekspozimit të dosjeve hetimore nr.339 dhe nr.184 në të cilat, ministrat, kryetarët dhe figurat e tjera kryesore të Partisë Socialiste dalin si të përfshinë në bashkëpunimin me krimin e organizuar për të frikësuar votuesit dhe për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve.

Në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, partitë e opozitës i dogjën mandatet e tyre të deputetit duke e lënë Partinë Socialiste të vetme në parlament. Dy partitë kryesore opozitare, që përfaqësojnë 43% të votuesve janë tashmë jashtë parlamentit dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili, ndërmori një manovër të shpejtë politike, jo për të zgjidhur krizën, me anë të bisedimeve, por duke zëvendësuar deputetë e opozitës me kandidatët nga fundi i listave të partive opozitare.

Por edhe me shtimin e deputetëve të rinj, Parlamenti shqiptar ende nuk është në kapacitetin e tij të plotë, sepse ka shumë vende të lira, një fakt që ngre ligjërisht shumë çështje kushtetuese.

Përveç kësaj, për të shmangur dështimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, Rama po inkurajon dhe po mbështet, madje edhe ngritjen e partive të vogla, për t’u regjistruar në Komisionin Zgjedhor. Me një manovër të tillë, pa opozitën, PS do të fitojë të gjitha bashkitë në vend. Me qeverinë qendrore dhe lokale nën kontroll të plotë, dhe një parlament nën sundimin e tij, kryeministri Rama do ta kthente Shqipërinë në monarki.

Prandaj, gjatë javëve të fundit, mijëra njerëz janë mbledhur në protesta në rrugët e Tiranës, veçanërisht para kryeministrisë dhe parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhja e vetme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Gjatë mandatit të parë të kryeministrit Edi Rama Shqipëria ka marrë raporte të shpeshta negative nga Departamenti i Shtetit dhe disa institucione të huaja në lidhje me nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të rënda. Mediat ndërkombëtare kanë ngritur shumë paralajmërime rreth kultivimit të kanabisit. Policia e Shtetit thuhet se është përfshirë në aktivitete të tilla dhe deri në këtë moment disa krerë të rretheve të policisë janë larguar nga vendi, të kërkuar nga autoritetet.

Shqipëria duket se po shkon drejt një konflikti civil. Në qershor, Komisioni Europian pritet të refuzojë edhe një herë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo do ta përkeqësonte situatën aktuale, në të cilën ndodhet vendi. Institucionet ndërkombëtare po vëzhgojnë me durim, duke pritur që “stuhia” politike shqiptare të pushojë. Një stuhi që duket se përfundon vetëm me vendimin për të mposhtur një njeri: Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Basha: Burg për politikanët që janë të lidhur me krimin dhe të nxirren përgjithmonë nga politika

Në një intervistë për gazetën sllovene “Delo” dhe gazetarin Aljaz Vrabec, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë skanerin e situatës politike në Shqipëri dhe zgjidhjen që ofron opozita për të dalë nga ky qorsokak.

Lideri i opozitës shprehet se, Shqipërinë mund ta shpëtojë vetëm “demokracia si e vendeve europiane”.

Pjesë nga intervista

Çfarë mesazhi po përcjellin njerëzit në rrugët e Shqipërisë?

Mesazhi është shumë i thjeshtë – E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Duam të kemi zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. 30 vite pas rrëzimit të komunizmit, njerëzit shohin faktin se në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës por një shtet të kapur. Këtë radhë jo nga tirani ideologjike, por nga sundimi autokratik, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Ku është sot Shqipëria?

Në udhëkryq. Është e vërtetë se shumë kemi arritur tridhjetë vitet e fundit, por tani duhet të çlirohemi nga autokracia. Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë.

Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Për këtë duhet t’i çlirojmë duart drejtësisë që të bëjë punën e saj dhe së dyti përcaktime të qarta ligjore për të nxjerrë pergjithmonë nga politika personat e lidhur me krimin.

Në Shqipëri kemi një rreth të ngushtë njerëzish, që kanë përqendruar në duart e tyre të gjithë vendimmarrjen politike dhe ekonomike dhe s’mendojnë aspak për shumicën e popullit në Shqipëri.

Po thoni fjalë goxha të mëdha, të cilat zakonisht politikanët opozitarë i harrojnë, sapo vijnë në pushtet…

Pikërisht, për këtë arsye Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik. Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve, por shqiptarët duhet të kenë akses të barabartë në sistemin e drejtësisë. Prej më shumë se një viti vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese.

Në Shqipëri mbizotërojnë klane të krimit të organizuar, që i kanë shtrirë lidhjet e tyre që nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Azia e deri në zemër të Europës. Dhe në vend që të ndiqen, të arrestohen, të vihen para drejtësisë kriminelët, këta po fitojnë gjithmonë e më shumë ndikim politik, për shkak të lidhjeve me politikën duke i zgjeruar edhe më tej “bizneset” e tyre.

Në përgjithësi, kur dikush bën shumë premtime dhe premton shumë ndryshime, ndodh që problemet riciklohen.

Prandaj synojmë, që në këtë ndryshim t’i përfshijmë të gjithë ata që kërkojnë të ndjekim ëndrrën europiane dhe që fuqia e vendimmarrjes t’i kalojë qytetarëve. Kjo do të bëhet duke inkurajuar gjithnjë e më shumë konkurencën, si dhe njerëzit me ide.

Krimi i organizuar nuk është i lehtë për t’u larguar, ai gjithnjë do të kërkojë lidhje të reja…

Përcaktues është vullneti politik. Për këtë shkak, më shumë se në luftën politike duhet dhe jemi të përqendruar tek përcaktimi i rregullave, ligjeve, dhe ajo që është më e rëndësishme ndëshkueshmërisë. Gjatë gjithë kohës, formacioni ynë politik ka qenë i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Në vitin 2015 i imponuam qeverisë miratimin e një ligji që ndalon zgjedhjen në funksione publike të personave të përfshirë në krime apo që lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar, janë të provuara. Politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen, jo të shpërblehen.

Po pse kriminelët kanë zbuluar parajsën e tyre në Shqipëri?

Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale. Aty ku drejtuesit nuk mendojnë për investime në arsim e shëndetësi, por mundohen të kenë kontroll total mbi shtetin, policinë dhe gjyqësorin. Prandaj, duhet të investohemi shumë në forcimin e institucioneve shtetërore dhe inkurajimin e konkurrencës politike.

Basha ishte në Ljubljanë me ftesë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanike (IFIMES) dhe gjatë vizitës së tij ka kryer shumë takime politike dhe me investitorë.

Nuk ndalet babëzia në vjedhje e këtij klyshi, tokat publike në Tiranë do ja japë për ndërtim katër kompanive

Bashkia e Tiranës pritet të miratojë në mbledhjen e saj të ardhshme një vendim i cili i kalon katër kompanive të ndërtimit, pasuri që janë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Marrëveshjet janë me kompanitë Startek, Milo 2000, M.Petrela dhe Arlis Ndërtim.

Kompanitë do t’i përdorin këto pasuri për të ndërtuar dhe zgjeruar ndërtimet që kanë nisur në zonën aty pranë, ndërsa Bashkia do të marrë në këmbim 40% të sipërfaqes që mund ta përdorë për nevojat e saj si kopshte, çerdhe apo ambiente të tjera për strehim.

Vendimi nr. 53 datë 26.04.2018 të Këshillit Bashkiak “Për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet marrëveshjes për pronat në pronësi të saj”, i jep të drejtë Bashkisë që në cilësinë e pronarit të sipërfaqeve të caktuara të parcelave, mund të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do të zhvillojnë parcelat kufitare, duke vlerësuar sipas rastit shkëmbimin apo një tjetër transaksion në lidhje me të drejtën e zhvillimit të kësaj prone, duke mbajtur parasysh në çdo rast ruajtjen dhe garantimin e interesit publik, ruajtjen dhe rritjen e vlerës ekonomike të pronës sipas parimit të dobishmërisë më të madhe publike.

Bashkia ka dhënë detaje vetëm për marrëveshjen që pritet të miratojë me kompanitë Startek. Në rastin e kompanisë Startek bëhet fjalë për tre pasuri që ndodhen në Rrugën e Kavajës, me një sipërfaqe totale prej gati 1400 metra katror (1363).

Ndërkohë, kompania “Startek” sh.p.k ka lidhur Kontratë Sipërmarrje nr.2916 rep, 940, kol, datë 04.05.2017, me pronarët privatë të një pasurie me sipërfaqe 682 m2 që ndodhet në kufi me pasuritë e Bashkisë, me qëllim ndërtimin e një Godine Banimi dhe Shërbimesh.

Në këtë mënyrë sipërfaqja totale që firma do të ketë në dispozicion do të shkojë në rreth 2000 metra.
Sipas relacionit, zona ka një pozicion mjaft të favorshëm në qytetin e Tiranës. Ajo aksesohet nga dy rrugë të rëndësishme “Muhamet Gjollesha” dhe “Bulevardi Gjergj Fishta”, në tërësi Godina do të ketë banesa dhe njësi tregtare dhe një kat parkim nëntokë.

“Për sa më sipër nga përfshirja e trojeve të Bashkisë Tiranë, sipërpërmendur, për t’u bashkëzhvilluar me trojet private, me masën e propozuar nga komisioni i negocimit sipas përqindjes së dakortësuar prej 40% të sipërfaqes totale ndërtimore që do të përftohet nga përfshirja e këtyre parcelave në zhvillim, mund të përfitohen sipërfaqe të konsiderueshme si pjesë takuese për Bashkisë Tiranë, të cilat mund të përdoren për nevoja publike si kopësht ose çerdhe ose ambiente të tjera të nevojshme për Bashkinë Tiranë sipas nevojave dhe për strehim social”, thuhet në relacion.

Boçi flet pas daljes nga policia: Pushteti i krimit është në grahmat e fundit

Ish-deputeti Boçi ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen ndërsa pushteti i krimit është në grahmat e fundit. Boçi bëri deklaratat pas daljes nga policia ku u shoqërua për protestën e sotme në prag të vizitës së Ramës.

Pas dhënies së dëshmisë së tij në polici, ish deputeti Boçi është liruar ku ka bërë edhe një deklaratë për media. Në deklaratën e tij Boçi ka dënuar dhunën e policisë ndaj opozitës ditën e sotme duke u shprehur se veprimi i sotëm i saj tregon se policia është në shërbim të Ramës, pasi që sipas tij janë shoqëruar dhe ndaluar për miting të paligjshëm struktura drejtuese e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit.

“Veprimi i sotëm tregon që policia është vënë krejtësisht në shërbim të Edi Ramës, pasi sot është ndaluar pjesa e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit.

Janë gati 15 të ndaluar, të proceduar penalisht për miting gjoja të paligjshëm, por që qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie në bazë të Kushtetutës dhe të drejtës që e njeh ligji. Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunëshme nga protestuesit, dhuna ishte nga ana e policisë.”

Boçi ka akuzuar policinë për dhunë duke u shprehur se, “sot protestuesit paqësore u përballën me forca e shumta policore dhe të armatosura me armë . Rama mendon se do ta burgos opozitën ,por keto janë grahmet e fundit të pushtetit të krimit.”
Sipas Boçit, “pavarësisht aksionit të policisë kjo nuk do ta ndërpres aksionin opozitar për të protestuar.”

Deklarata e ish-deputetit Luçiano Boçi:
Kjo është hakmarrja meskine e Edi Ramës për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimin e tyre kërkuan ndalimin e ardhjes së tij në Elbasan për të gjitha ato arsye të cilat tashmë i dinë të gjithë qytetarët. Në fakt këta kërkojnë tyë burgosin opozitën, por opozita s’mund të burgoset. Opozita nuk është vetëm Partia Demokratike, opozita janë të gjithë qytetarët.

Veprimi i sotëm tregon që policia është vënë krejtësisht në shërbim të Edi Ramës, pasi sot është ndaluar pjesa e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit.

Janë gati 15 të ndaluar, të proceduar penalisht për miting gjoja të paligjshëm, por që qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie në bazë të Kushtetutës dhe të drejtës që e njeh ligji.

Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunëshme nga protestuesit, dhuna ishte nga ana e policisë. Të gjitha pamjet janë të regjistruara nga media, por edhe nga qytetarë që kanë qenë aty kanë dëshmuar qartë që policia ka qenë e armatosur deri më dhëmbë, me armatim të rëndë, me kallashnikov, me pistoleta.

Ka provokuar ka shtyre ka sharë dhe ka goditur qytetarët, vetëm e vetëm që kryeministri i policisë së vet të kalonte i qetë, por jo vetëm rrugët por edhe situata në Elbasan e gjetën ashtu sikurse ai nuk dëshironte.

Qytetarët e braktisën megjithse shumica ishte marrë me zor me autobus nga Librazhdi, nga Cërriku. Në fak sot kryeministri ka marrë përgjigjen e tij të merituar, ndërkohë që nervozizmi i tij vazhdon dhe ky fakt i sotëm është dëshmi e nervozizmit të tij dhe tregon qartë që ditët e Ramës janë të numëruara.

Koncesioni i ri, do paguani 400 miliardë lekë për oligarkët në “shëndetësinë falas”

Aleksandra BOGDANI

Qeveria finalizoi koncesionin e katërt në sektorin e shëndetësisë, nën hijen e dyshimeve mbi integritetin e njërës prej kompanive fituese dhe me një vesh shurdh ndaj alarmit për përqendrimin e lartë të tregut spitalor të vendit.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në mbledhjen e 24 prillit nga zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi përmbyll përpjekjet 5-vjeçare të qeverisë për dhënien me koncesion të 18 laboratorëve të analizave mjekësore të vendit, në të njëjtat gjurmë me tre kontratat e tjera të partneritetit publik privat në shëndetësi për kontrollin mjekësor bazë (Check-Up), hemodializën dhe sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Katër koncesionet e shëndetësisë do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 40 miliardë lekë [320 milionë dollarë] përgjatë 10 viteve të operimit të tyre.

Koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani guackë e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

E planifikuar për t’u firmosur në maj, kontrata mbeti pezull për dy vjet me radhë për shkak të kontestimeve nga ana e Korporatës Ndërkombëtare të Investimeve, degë e Bankës Botërore dhe konsulente e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë proces.
Siç u bë e qartë nga një dokument i Bankës Botërore i datës 9 janar 2019, hezitimi lidhej kryesisht me integritetin e njërës prej kompanive fituese të koncesionit.

“…Qeveria është ngurruese për të firmosur [kontratën] nisur nga rekomandimi i IFC-së për të adresuar problemet e integritetit të identifikuara prej saj në lidhje me një nga anëtarët e konsorciumit,” thuhet në dokumentin e Bankës Botërore.

Përveç pikëpyetjeve të ngritura nga IFC, qeveria shqiptare duket se injoroi edhe këmbanat e alarmit të Autoritetit të Konkurrencës, i cili vlerësoi se tregu shëndetësor në Shqipëri është tashmë i dominuar nga dy-tre aktorë privatë.

Në një vendim të datës 4 tetor 2018, Autoriteti i Konkurrencës vlerësonte se koncesionet e qeverisë “Rama” kanë ndryshuar ndjeshëm kushtet e tregut, duke diktuar sipas tij nevojën për rishikimin e tregut shëndetësor si dhe të termave të projekt-kontratës së koncesionit të laboratorëve.

Kritikat e konsulentit IFC
Projekti koncesionar për 18 laboratorët mjekësorë të vendit u prezantua në vitin 2014 nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i motivuar nga nevoja për investime dhe certifikimin ndërkombëtar të laboratorëve dhe analizave mjekësore në Shqipëri.
Si garanci për projektin, Beqja prezantoi praninë e IFC-së si konsulent kryesor.

Konsorciumi fitues, i përfaqësuar nga kompania Labopharma sh.p.k e biznesmenit Janis Karathano u përzgjodh mes nëntë konkurentëve në garë, ku vetëm 4 prej tyre paraqitën ofertë financiare.

Parashikimet buxhetore tregojnë se kontrata koncesionare do të përfundojë në vitin 2028, me një vlerë totale prej 8.8 miliardë lekësh [80 milionë USD]. Megjithatë, kushtet e kontratës dhe kostot përfundimtare vazhdojnë të mbeten të fshehta, së bashku me kontratën që nuk u publikua bashkë me VKM-në në faqen e Kryeministrisë.

Kompania Labopharma sh.p.k është më e vogla e rrjetit prej katër kompanish të zotëruara nga Karathano dhe sipas marrëveshjesh fillestare, zotëron paketën kryesore në konsorcium me 41.7% të aksioneve. Përmes kompanisë së tij Pegasus, Karathano zotëron gjithashtu edhe kompaninë guackë AB Laboratory Solutions B.V të regjistruar në Hagë, duke marrë në total 75% të koncesionit.

Kompania e tretë e konsorciumit është francezja Exalab, e cila konsiderohet nga Ministria e Shëndetësisë si “investitori strategjik” në këtë koncesion. Kredencialet e EXALAB shërbyen për të përmbushur kriteret e tenderit, ndonëse ajo përfaqësohet vetëm me 25% në konsorcium.

Pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, tre kompanitë pritet të operojnë 18 laboratorët mjekësore të vendit, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë kryejnë 5 milionë analiza në vit. Sipas të dhënave të deklaruara nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Kuvend, koncesionari do të investojë 9.9 milionë euro në total për përmirësimin e shërbimit.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për 5 milionë analiza në vit nuk rezonojnë me gjetjet e IFC-së, përmes studimit të saj të fizibilitetit.

“Studimi për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese nga laboratorët mjekësorë paraqet vështirësi për shkak të mungesës së të dhënave sasiore mbi shërbimin publik dhe për faktin se një pjesë e kërkesës konsumatore mbulohet nga shërbimi në sektorin privat,” vlerësonte IFC.

Shqetësimet e tjera të shprehura në studimin e IFC-së lidhen me kuadrin rregullator për mjekësinë laboratorike në Shqipëri, funksionimin e shërbimit të urgjencës apo një grup prej rreth 400 punonjësish të rrjetit të laboratorëve publikë, që rrezikojnë të hidhen në rrugë.

“Studimi rekomandon përmirësimin e kuadrit rregullator për mjekësinë laboratorike, sigurimin e një buxheti maksimal mujor për shërbimin e urgjencës dhe hartimin e politikave sociale për grupet e punëtorëve apo individëve, të cilët pas dhënies së këtij shërbimi me koncesion nuk do të merren në punë,” citohet të ketë vlerësuar IFC.

Paralelisht me problemet e mësipërme, IFC i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të adresojë problemet e integritetit me njërën prej kompanive përfituese të koncesionit të laboratorëve.

Në mungesë të kontratës apo të regjistrimit në Qendrën e Bizneseve të kompanisë koncesionare, mbetet e paqartë se kush nga kompanitë rezulton me probleme apo nëse një çështje e tillë është adresuar nga Ministria e Shëndetësisë.

PPP dominojnë tregun e shëndetit
Koncesionet janë kthyer në simbol të qeverisjes së drejtuar nga kryeministri Edi Rama në 6 vitet e fundit si dhe në burim kritikash nga brenda dhe jashtë vendit për shmangie të konkurrencës dhe paracaktim të fituesve.

Institucione të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin amerikan të Shtetit apo Komisionin Europian kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi format ekstraligjore të ndjekura nga qeveria aktuale për negocimin e kontratave koncesionare në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Koncesionet në sektorin e shëndetësisë janë pjesë e kësaj trashëgimie dhe sipas një vlerësimi të Autoritetit të Konkurrencës, kanë ndryshuar ndjeshëm kushtet e tregut të shëndetit në Shqipëri.

Autoriteti i Konkurrencës ka si mision sigurimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg përmes zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Si i tillë, ky institucion vlerëson ndër të tjera edhe kontratat koncesionare për shkak të pozitës dominuese të tyre në treg.

Në 4 tetor 2018, pas një korrespondence të gjatë me Ministrinë e Shëndetësisë, Autoriteti i Konkurrencës vlerësoi projekt/kontratën e koncesionit për shërbimin laboratorik dhe arriti në përfundimin se e kishte të pamundur të vlerësonte kufizimet që mund t’i shkaktonin të drejtat ekskluzive tregut përkatës.

Arsyeja sipas Autoritetit ishin ndryshimet e ndjeshme në tregun spitalor, të diktuara nga ndryshimet e pronësisë dhe të drejtat ekskluzive të koncesionarëve.Autoriteti i Konkurrencës rendit blerjen e spitalit Hygeia nga Spitali Amerikan vitin e kaluar si një ndër shkaqet për përqendrimin e lartë të shërbimit spitalor jo-publik në Shqipëri.

“Komisioni i Konkurrencës ka vendosur monitorimin e këtij tregu për një periudhë 1-vjeçare nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, për shkak se ky përqendrim sjell pozitë dominuese në treg,” thotë vendimi duke iu referuar Spitalit Amerikan.
Një arsye e dytë e përmendur në vendim janë koncesionet e mëparshme të Check-Up dhe Dializës, të cilat sipas Autoritetit kanë ndryshuar gjithashtu kushtet e tregut.

Koncesioni i kontrollit bazë (Check Up) u firmos në janar të vitit 2015 me kompaninë 3P Life Logistic të zotëruar nga sipërmarrësja Vilma Nushi. Shqiptarët do të vijojnë ta paguajnë këtë shërbim deri në vitin 2024.

Ndërsa koncesioni i dializës i është dhënë kompanisë DiaVita, e zotëruar 15% nga Spitali Amerikan dhe 75% nga Evita-një kompani e vogël, e cila zotërohet tanimë në shumicë nga pronarë të panjohur nën “guackën” e kompanisë ARIMO B.V me seli gjithashtu në Holandë.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, Spitali Amerikan është përfituesi më i madh i fondeve publike për shërbimin e dializës, si përmes kontratave direkte me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ashtu edhe përmes kompanisë DiaVita.

“Koncesionet e mësipërme kanë ndryshuar ndjeshëm kushtet e tregut, dhe kjo dikton nevojën e një rishikimi të nevojave reale të tij, si dhe termave të projekt-kontratës së koncesionit për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese nga laboratorët mjeksorë,” thuhet në vendimin e Autoritetit.

“Projekt-kontrata ‘për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese nga laboratorët mjekësorë’, për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në tregun përkatës dhe pasi të përcaktohen përfundimisht termat e kontratës mes palëve, të vlerësohet ex-post,” përfundon vendimi i Autoritetit.

Me 30 Qershor nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje!

Haris VONGLI

Zgjedhjet në kuptimin politik të fjalës janë institucioni qendror i qeverive përfaqësuese demokratike, pasi në një demokraci, autoriteti i qeverisë rrjedh vetëm nga pëlqimi i qytetareve.

Prandaj, mekanizmi themelor për shndërrimin e votës së qytetarit, në autoritetin për të qeverisur, është zhvillimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, dhe jo thjesht zhivllimi i një procesi votimi, të kontrolluar, manipuluar deri në pikën e shpikjes së opozitës në proces përballë partisë shtet.

Në të gjitha vendet mbahen procese votimi, por demokracitë zhvillojnë në fakt zgjedhje, madje dhe zgjedhjet qe zhivllohen nuk janë të gjitha demokratike. Regjimet totalitare, radikalët e krahut të djathtë në botë dhe qeveritë monopartiake, zhvillojnë gjithashtu procese votimi, për t’i dhënë kështu sundimit të tyre fytyrën e legjitimitetit.

Në procesin e votimit që supozohet të mbahet më 30 Qershor mund të ketë vetëm kandidatë të Monopartise Rilindase dhe jo një listë kandidatësh nga opozita e vërtetë, me një alternativë të besueshme.

E vërteta është se ky proces votimi mund të ofrojë kandidatë thjeshtë për të plotesuar vendet në zyrat e bashkive, por kurrë nuk do të ofrojë zgjedhje të mirëfillta demokratike.

Berisha denoncon krimin e rëndë: Breshëri kallashi në Tiranë, policia fsheh ngjarjen!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarëve të cilët raportojnë për breshëri me armë zjarri në Fushë-Mëzes mbrëmjen e kaluar ku dy persona mbeten të plagosur, por kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga policia.

Gjatë një konflikti me armë zjarri ka mbetur i lënduar në këmbë 17 vjecari J. H., ndërkohë që është dëmtuar me sende të forta një tjetër person me inicialet Z. Q., 24 vjeç.

Sipas Berishës ngjarja ka ndodhur pak para mesnate dhe ka shkaktuar terror tek banorët pasi ka ndodhur në mes të një blloku banimi ngjitur me një shkollë.

Qytetari shprehet se është mbajtur e fshehtë nga policia dhe tregon se banorët kanë frikë se mund t’ju vriten fëmijët.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Bresheri kallashi ne bllokun e banimit,

Narkopolicia asnje reagim!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

pershendetje Z.Berisha

me lejoni te denoncoj nje ngjarje qe ka ndodhur mbrem ne Fushe-Mezez ngjitur me Shkollen Private SARINA ne oren 21:30 min!

Atentat e terror me arme ne mes bllokut te banimit nuk e di a ka pas viktima apo te lenduar po thjesht kemi frike se mund te vriten kalamajt tone dhe kjo ngjarje esht fshehur nga policia e drogmenit.

te lutem anonim rrespekte.

Policët në garë kush të shtyjë më shumë protestuesit për të mbrojtur Ramën: Shtyni, shtyni se po vjen lideri!

Pas Shkodrës, edhe Elbasani i dha “mirëpritjen” e tij kryeministrit Edi Rama, i cili edhe në vizitën e tij të sotme, në kuadër të turit “Bashkia që duam”, u shoqërua nën masa të rrepta sigurie dhe me dhjetëra forca policie.

Në ndihmë të forcave të policisë u vendosen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët në disa raste u përplasën me protestuesit në përpjekje për të mbajtur të lirë rrugën që do të kalonte eskorta e kryeministrit.

Madje aq aktivë ka qenë policët për të mbrojtur shefin e tyre sa po bëhen objekti humori në rrjetet sociale.

Siç mund të shihet edhe në foton e mëposhtme të siguruar nga Syri.net, policët e kanë treguar me shumë zell dashurinë e tyre për liderin.

Vendimi i Hashim Thaçit: Ta rrënojë me çdo kusht shtetin dhe integritetin territorial të Kosovës!

Enver Bytyçi

Prej ditësh kam lexuar dhe kuptuar nga deklaratat e presidentit të Kosovës se ai nuk do të pajtohet me Samitin e Berlinit dhe dy kryesuesit e tij, zonjën Merkel e zotin Macron. Ai, njësoj si dhe udhëheqësit e Beogradit, janë shfaqur të pakënaqur me organizimin e këtij samiti e sidomos me varrosjen e përpjekjeve të këtyre aktorëve së bashku me Edi Ramën dhe Baton Haxhiun për ndarjen e Kossovës.

Me poza prej një kapadaiu provincial, presidenti i Kosovës thotë se për atë Samiti i Berlinit është një hiç, një organizim europian i dështuar, duke aluduar se ai “Mbështetet vetëm te amerikanët”! Në fakt ai është i dëshpruar që miku i vetëm i tij në Uashington, Jon Bolton, mbeti i izoluar, ashtu siç u izolua Thaçi në Prishtinë. Dëshprimin e presidentit unik në historinë e botës, i cili dëshiron që tokën e pasuritë e vendit të tij t’ia japë më domozdo një vendi tjetër fqinjë e armik, e lexojmë çdo moment. Shqiptarët e lexuan edhe ditën e djeshme gjatë dëshmisë së tij në komisionin parlamentar ku u diskutua për dëbimin e paligjshëm të qytetarëve turq nga Kosova.

Por mbrëmë ai ka bërë edhe një deklaratë tjetër karshillëku ndaj Samitit të Berlinit. Thotë se është e drejtë e tij të këmbngulë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe se këtë do ta bëjë në Berlin. Ka vendosur kësisoj që me çdo kusht ta shkatërrojë shtëtësinë dhe sovranitetin e Kosovës, të luftojë për pesë fshtrat e Preshevës në këmbim të 1200 km katëror të veriut të Kosovës, pjesës më të pasur të vendit e të rajonit në favor të Serbisë! Kjo do të thotë se përpjekjet dhe vendimi i presidentit të Kosovës për ta varrosur investimin e shqiptarëve dhe miqve të tyre në Perendim për ndërtimin e shtetit të Kosovës është i pakthyeshëm. Kjo do të thotë se Presidenti i Kosovës do të shkojë në Berlin pas dy ditësh me axhendën e vet personale, të kundërt me axhendën e institucioneve të vendit, përkatësisht parlamentit dhe qeverisë. Kjo do të thotë se në tavolinën e bisedimeve në Berlin shumica e presidëntëve e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perendimor do ta mbrojnë shtetësinë e Kosovës, ndërkohëqë vetëm njëri prej tyre, pra Hashim Thaçi, përktahur nga Edi Rama dhe Aleksanër Vuçiq, do t’i kundërvihet projektit europian dhe rajonal për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur.

Kjo do të thotë se Hashim Thaçi në përpjekjet e tij për rrënimin e shtetit të Kosovës është në një mendje me Ivica Daçiqin e Serbisë, bashkëpunëtorin e ngushtë të Milosheviçit, i cili pardje thoshte se “Nuk duhet të lejohet që në Ballkan të ekzistojnë dy shtete shqiptare”! Kundër dy shteteve shqiptare është Beogradi, Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Por mesa duket në Berlin vetëm Hashim Thaçi do të dalë hapur pro idesë serbe të ndarjes së Kosovës dhe eleminimit të shtetit të saj, me qëllim që të realizohet ideja e Daçiqit që në Ballkan “të mos ekzistojnë dy shtete shqiptare”.

Vuçiq, Brnabiq dhe Edi Rama do të përdridhen, nuk do të dalin hapur në Samitin e Berlinit. Do të përpiqen që me marifet të injektojnë idenë e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës. Por Hashim Thaçi duket se ka vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet e tij ballore kundër Kosovës. Ndërkohë që të gjithëe liderët e tjerë ballkanikë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, si dhe kryeministri i Kosovës, Haradinaj, do të jenë kundr këtyre përpjekjeve djallëzore në dëm të interesve të shqiptarëve dhe të stabilitetit, paqes e sigurisë në rajon.

Se Hashim Thaçi ka vendosur të vazhdojë të përkrahë axhendën serbe e ruse në Kosovë e ka paralajmëruar edhe një nga këshilltarët e tij, Çollaku, kur para dy ditësh thoshte se presidenti nuk do të rekordojë qëndrimet e tij për Berlinin me qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj. Shkaku është se presidenti Thaçi nuk ka heq dorë nga vendimi që ka marrë për ta copëtuar Kosovën dhe territoret shqiptare në Ballkan. Por dëmi është shumë i madh: Prishtina shkon në Berlin e copëtuar, e përçarë, për faj të Esat Pashë Toptanit të Kosovës me emrin Hashim Thaçi, njësoj siç u përfaqësua Shqipëria në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, para plot një shekulli. Fatkeqësisht historia na përsëritet.

Në fakt e gjithë kjo maratonë e presidentit të Kosovës shkon përtej përpjekjeve të Esat Pashë Toptanit, i cili në vitin 1919 ishte pajtuar me Beogradin që në këmbim të ardhjes së tij në pushtet të korrigjonte kufijtë e Shqipërisë në favor të Serbisë. Por ai kishte motiv më të madh se Thaçi. Toptani donte që me ndihmën e Serbisë të vinte në pushtet në Shqipëri. Ndërsa Thaçi e ka konsumuar tashmë pushtetin e tij në Kosovë dhe po bën përpjekje që ata që vijnë pas tij të mos kenë të drejtën të promovohen si liderë të shtetit të Kosovës, pasiqë Thaçi përpiqet ta eleminojë shtëtësinë e saj!

Kjo tragjedi e përsëritur te shqiptarët pas një shekulli (1919-2919) duhej të kishte marrë fund. Ndoshta jo me akte atentatesh si në rastin e Esat Pashë Tpotanit, por së paku me shkarkimin e Hashim Thaçit nga posti i kreut të shtetit!

Tiranë, më 27.04.2019