20.5 C
Tirana
E enjte, 11 Shtator, 2025

Elbasani në këmbë kundër kryehorrit, futet në qytet me ushtri të armatosur

Forca të ushtrisë dhe 100 policë me skafandra janë angazhuar sot në Elbasan për të mbrojtur Ramën.

Mbi 100 policë me skafandra, janë përplasur me protestuesit bllokuan rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit, por ushtria dhe policët e shumtë me skafandra kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve me qëllim për t’i hapur rrugën Edi Ramës.

Siç shikohet edhe nga pamjet në krye të këtyre policëve ka qenë Albert Nushi, drejtuesi i policisë që u kap në përgjime duke i ofruar para Alfred Alizoti me qëllim që ky i fundit të hiqej sikur ishte ai Agron Xhafaj, në përgjimin e Babales.

Por sipas Partisë Demokratike, paniku dhe dhuna ndaj protestuesve që lëshonin thirrjen “Rama ik” nuk e shpëtojnë dot kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.

Rama braktiset nga qytetarët edhe në Elbasan

Edi Rama është braktisur nga qytetarët e Elbasanit në takimin e tij të organizuar për të folur për bashkinë.

Siç edhe duket nga pamjet që transmetohen nga vetë regjia e Ramës, në këtë takim ka shumë pak njerëz që kanë marrë pjesë dhe po dëgjojnë kreun e PS.

Nisur nga fakti se janë shumë pak njerëz, ata kanë ndjekur në këmbë me qëllim që të ngjanin sa më shumë.

Këtë e ka vënë re edhe vëtë Rama i cili ja ka hedhur fajin shiut për këtë pjesëmarrje të paktë.

Shqipëria ka nevojë për profesionistë dhe jo për piktorë e mashtrues

Endri HASA

Që 2016 Edi Rama dhe Erjon Veliaj vazhdojne me prezantimet propagandistike per projektet per rinine dhe teknologjine tek piramida. Propaganda vazhdon e njejte por fakt eshte qe pertej fasades se Rilindjes asgje nuk eshte bere per rinine ne keto 6 vjet.

Aftesimi dixhital i brezit te ri nuk behet me propagande sepse zhvillimi i nje brezi te ri me aftesi dixhitale duhet te behet ne rradhe te pare ne shkolla dhe ne universitete. Duhet qe femijeve dhe te rijve ti jepet mundesia te aftesohen,te mesojne,te studjojne dhe te apasionohen me teknologjine dhe kjo behet duke krijuar kushtet per edukim cilesor dhe te orientuar drejt tregut.

Eshte dramatike se si auditoret e inxhinierise dhe sidomos te IT po ngelen pa stafe akademike. Te gjithe pedagoget e teknlogjise po ikin jasht dhe ne Shqiperi spo ngel askush i afte per te formuar nje brez te ri. Cdo ditë dëgjoj vetëm si profesionistet e teknologjise largohen dhe se si ata qe kane mbetur bejne planet per tu larguar.

Problemi i pedagogeve, i profesionisteve si dhe rinise eshte degradimi i arsimit, zhvleresimi i meritokracise dhe vrasja e shpreses qe po sjell largimin cdo dite e me shume te ajkes se specialisteve qe po ikin dita dites.. Profesionistet largohen sepse Edi Rama dhe banda e tij ne pushtet punon vetem si te vjedhi e zhvasi popullin.

Ne Shqiperi ICT nuk mund te zhvillohet kurrsesi sepse investimet e qeverise ne ICT si dhe ne cdo fushe tjeter nuk kane prioritet te zgjidhin hallet e qytetareve por se si te mbushin xhepat e qeveritareve. Ky popull dhe ky vend po vidhen cdo dite nga nje bande kriminale e cila ka ardhur ne pushtet duke vrare demokracine dhe duke vjedhur zgjedhjet.

Cdo dite me shume e Edi Rames ne pushtet vetem e shkaterron me shume vendim dhe vret shpresen e brezit te ri. Prandaj Shqiptaret jane bere sot te gjithe bashke qe te permbysin banden kriminale qe ka uzurpuar shtetin dhe te rikthejne demokracine ne vend.

Ky vend ka nevoje me shume se kurre per profesioniste te mire qe ta shpetojne ate nga humnera, koha e fasadave qe pikturon piktori i rilindjes do marre fund. Koha e fjaleve ka mbaruar!

33 milionë euro në vit paguajnë shqiptarët për 4 koncesione në shëndetësi, tallja me shëndetësinë falas

Sistemi shëndetësor shqiptar renditet i fundit në Ballkan për të gjithë treguesit shëndetësorë. Problemet s’lindën sot, por sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe shërbimi është më i keq se kurrë.

Organizata botërore për vlerësimin e sistemit shëndetësor vlerëson se në Shqipëri sistemi është primitiv. “Health Care Poëer House” e rendit Shqipërinë në 3 vitet e fundit me sistemin më të keq shëndetësor në Europë.

Prej vitit 2013, treguesit kanë ardhur në përkeqësim në raport me vendet e rajonit. Arsyet kryesore të krizës së madhe në shëndetësi janë nënfinancimi, më i ulëti në Ballkan, shpenzime gjigande për PPP korruptive.

Qeveria nuk identifikon problemin që ta zgjidhë përmes bashkëpunimit me sektorin privat. Këtu vendoset se çfarë do të vidhet, si do të vidhet, kush dhe për llogari të kujt do ta vjedhë dhe më pas hartohet PPP-ja.

Jemi në kushtet e një mashtrimi të madh për shëndetësinë falas. Buxheti për shëndetësinë është rreth 125 euro për njeri, 10 herë nën mesataren europiane. 60% të shpenzimeve shqiptarët i paguajnë direkt nga xhepi.

Sistemi është në kolaps. Krijimi i monopoleve gjigande kombëtare private të financuara nga buxheti, jo vetëm ka shkatërruar totalisht tregun dhe konkurrencën, por ka rritur në mënyrë artificiale koston.

PPP-të, monopolet, korrupsioni kanë shkaktuar gjendje katastrofike në spitale dhe tek Sigurimet Shëndetësore. Vetëm në tremujorin e fundit të 2018-ës, krijoi 25 mln euro borxhe, ndërsa 4 PPP paguhen 33 mln euro në vit.

Rrogat më të larta të sistemit tonë shëndetësor nuk kapin gjysmën e rrogave të rajonit. 15 vjet mbrapa ka mbetur indeksimi i rrogave në raport me Rajonin. Numri i mjekëve nga 1.3, ka zbritur në 1 për 1 mijë.

Kjo qeveri u ofron pacientëve shërbimi shëndetësor të varfër, me pak mjekë, pak shtretër, pak ilaçe, të pasigurtë dhe të përqendruar në QSUT dhe dy-tre qendra të tjera pak më të vogla.

Programi ynë për shëndetësinë përqendrohet tek ritja e financimit të shërbimit shëndetësor, modernizim dhe decentralizim të tij. Pacienti të jetë i lirë të zgjedhë klinikën, duke iu njohur pagesa e sigurimeve.

Investimi në burimet njerëzore do të jetë prioriteti absolut. Pa një ndryshim themelor të politikës së pagave, nuk do të ndalim dot zbrazjen e sistemit shëndetësor nga mjekët, infermierët dhe studentët.

Vendimi i PD është që, brenda mandatit të parë, paga minimale për mjekët të arrijë në 1200 euro në muaj. Paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj. Ku ka vullnet politik, asgjë nuk është e pamundur.

Me vendimin e Edi Ramës, shqiptarëve u ofrohen medikamente me origjinë jo të sigurtë. e papranueshme për vendet e BE. Nga ky vendim mafia e ilaçeve përfiton qindra milionë euro, që i ndan me qeveritarët.

PD do të luftojë mafian e ilaçeve, të instaluar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet. Ne do të rikthejmë barrierat mbrojtëse të standardeve europiane për sigurinë e ilaçeve.

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN RAJONE “SISTEMË SHËNDETËSORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR, VIZIONE DHE SFIDA”

Dua ta nis me një falënderim për fondacionin “Konrad Adenauer” në Tiranë, Klaudia Zervën dhe bashkëpunëtorët e këtij fondacioni, të cilët në 48 orët e fundit kanë bërë të mundur një zbarkim të vërtetë gjerman në Tiranë, që është edhe arsyeja e nisjes me vonesë të konferencës.

Pak para nisjes së kësaj konference për diçka jetike, siçështë shëndetësia, sapo përfundova një takim dyorësh me raporterin për Shqipërinë të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, z.Christian Schmidt, ku diskutuam për njëçështje tjetër jetike qëështë demokracia, kriza politike dhe kushtetuese, ku ndodhet vendi dhe zgjedhjet e lira, pa të cilët nuk mund të ketë as bashkëjetesëdemokratike dhe, natyrisht, nuk mund të ketë as Bashkim Europian dhe integrim të vendit në Bashkimin Europian.

Këtu jemi mbledhur për diçka tjetër, po kaq jetike,qëështë shërbimi shëndetësor. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit për praninë e tyre, duke nisur me ekspertët gjermanë, me Martin Henze, me ekspertë të huaj, që ndodhen këtu në Tiranë1 Pra, miq, mirëse keni ardhur!

Natyrisht, mirëseardhje kanë edhe ekspertët dhe personat që do të shpjegojnë modelin e shëndetit publik në vendet e rajonit. Dua t’i uroj mirëseardhjen, edhe pse ndodhen në shtëpinë e tyre,zotit Rugova dhe përfaqësuesve të tjerë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi.

Dhe, padyshim, të shpreh mirënjohjen e veçantë që elita e Universitetit Mjekësor, elita e mjekëve, pedagogëve ndodhet sot e pranishme në këtë sallë së bashku me përfaqësues të degëve tëndryshme tëMjekësisë, të Shëndetësisë, menaxherë të spikatur të Shëndeitt Publik, studentë të pranishëm dhe, natyrisht, media.

Pak më vonë do të kemi mundësinë, ndërkohë që unë do të ndodhem, sikurse e tha zoti Shehu, në një tjetër takim, me një tjetër delegacion gjerman, sepse zbarkimi gjerman do të vijojë deri pasdite vonë, ka nisur që mbrëmë, do të kemi mundësinë për një shpalosje të plotëtë vizionit dhe programit të PD për reformën në shëndetësi, për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapsi total ku ndodhet.

Ndaj, me gjithë interesin e jashtëzakonshëm që kam, me gjithë ballafaqimin, diskutimin dhe pjesëmarrjen me interes të plotë në diskutime të brendshme dhe në disa diskutime publike që kam bërë për këtëçështje, nuk do të pretendoj të futem nëdetaje teknike, por do të merrem me ato aspekte të qarta të keqmenaxhimit politik që e kanë sjellë sistemin shëndetësor sot në gjendje kome apo vdekje klinike.

Ky është një nga problemet më të mëdha që kemidhe kërkon një zgjidhje emergjente. Qëllimi i shërbimit shëndetësor është mirëmbajtja dhe përmirësimi i shëndetit tëçdo qytetari për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Dua të jem shumë i sinqertë, problemet nëshëndetësi nuk lindën sot, por, po kaq e vertetë, sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe shëndetësia ofron shërbime më të këqija se ndonjëherë. Sot është fakt se sistemi shëndetësor shqiptar renditet i fundit në Ballkan për të gjithë treguesit shëndetësor.

Po përmend këtu indeksin e konsumatorit të shërbimit dhe të kujdesit ndaj pacientit apo siç e përcakton edhe “Health Care Poëer House”, qëështë organizata botërore për vlerësimin e sistemit shëndetësor: sistemi shëndetësor në Shqipëri është primitiv. Kyështë termi qëpërdor ky vlerësues botëror i sistemeve shëndetësore, është primitiv. “Health Care Poëer House” e rendit Shqipërinë në tre vitet e fundit me sistemin më të keq shëndetësor në Europë.

Sipas raportit Shqipëria ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor dhe qytetarët detyrohen të paguajnë kosto të lartë për të marrëshërbimin dhe në veçanti për tu kuruar në spitale. Treguesit kanë ardhur në përkeqësim prej vitit 2013 në raport me të gjitha vendet e rajonit, në raport me Europën as nuk krahasohemi fare.

Të përmbledhura arsyet kryesore të krizës së madhe në shëndetësi janë; nënfinancimi, më i ulëti në Ballkan, shpenzime gjigande për PPP korruptive, pra, e kundërta e asaj që shpjegoi z.Henze për praktikat më të mira tëPPP-ve. Këtu nuk identifikohet një problem i cili pastaj të zgjidhet përmes bashkëpunimit të sektorit publik dhe sektorit privat. Këtu,në radhë të parë,vendoset se çfarë do të vidhet, si do tëvidhet, kush do ta vjedhë, për hesap të kujt dhe rreth saj hartohet PPP-ja.

Shembujt i keni të freskët, një firmë ndërtimi me një murator të punësuar është fituesi i PPP-së së sterilizimit. Çfarëështë PPP-ja e sterilizimit? Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë,të cilat në vend që të shkojnë për buxhetin e shëndetësisë i jepen kësaj firmës nga Bolonja me një murator, merita e vetme e tëcilësështë se ka dalë në fotografi në fushatë elektorale me Kryeministrin dhe ish-ministrin e Shëndetësisë për të bërë një punë të cilën tashmë taksapaguesi shqiptar ka paguar dy herë.

Ka paguar në formën e një kredie për Bankën e Këshillit të Europës për ta blerë pajisjen sterilizuese për mbi 90% të pajisjeve kirurgjikale apo mjekësore që sterilizohen dhe ka paguar për të trajnuar personelin që të bëjë këtë punë.

Mbetej pra vetëm që personeli ta bënte punën dhe, natyrisht, të paguhej nga buxheti i shëndetësisë të paguheshin rrogat dhe të mbikëqyrej puna. Jo, kanë paguar një herë taksapaguesit shqiptarë, po pastaj në një skemë, siç ka hyrë në zhargonin popullor,vjedhje me lezet, në fakt nuk ka lezet fare, merret firma me një murator edhe i jepet infrastruktura e blerë tashmë me lekët e taksapaguesve, i jepet personeli i trajnuar me lekët e taksapaguesve dhe i jepen shuma marramendëse, në vend që t’i jepejnjë kontratë shërbimi privatizuese, vetëm shpërblimi për personelin që do të bënte menaxhimin e qendrës së sterilizimit.

Të mos flasim për check-up-in, sepse, me të vërtetë,është tragjike, ndonëse duket komike, kemi një shërbim, i cili me një frekuencë të rritur dhe pa asnjë justifikim na i nxjerr burrat me barrë dhe gratë me probleme prostati.

Keqmenaxhimi i burimeve njerëzore është problemi i tretë më i madh dhe radhitja, padyshim, nuk ka për qëllim që të thotë se cili është problemi më i madh, sepse ky i katërti është një tjetër problem gjigand, është rënia e farmaceutikës në kthetrat e oligarkëve dhe monopolistëve të lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë dhe skema më korruptive në skemën e farmaceutilkës dhe kujdesit shëndetësor që ka njohur Shqipëria dhe Ballkani këto 29 vite. Padyshim Shqipëria dhe Ballkani, sektori i farmaceutikës në këto 29 vite ka njohur shumë korrupsion.

Jemi pra në kushtet e një mashtrimi të madh për shëndetësinë falas. Buxheti për shëndetësinë është rreth 125 euro për kokë, 10 herë nën mesataren europiane.

60% e shpenzimeve shqiptarët i paguajnë direkt nga xhepi dhe gjithë sistemi është në kolaps, jo vetëm për mënyrën sesi funksionon dhe nuk ofron shërbime, por, sepse ka asgjësuar prespektivën e zhvillimit, të paktën për momentin.

Nuk dua të zgjatem tek pjesa e PPP-ve, jam i bindur se gjatë analizës së programit ato do të merren me një analizë të plotë edhe nga doktor Koduzi.

Por dua të them se krijimi i monopoleve gjigande kombëtare private të financuara nga buxheti, jo vetëm ka shkatërruar totalisht tregun dhe konkurrencën, por ka rritur në mënyrë artificiale koston, duke futur në kolaps edhe institucionin e Sigurimeve Shëndetësore e cila vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2018 krijoi 25 mln euro borxhe.

Vlera e pagesave që ky institucion po bën aktualisht për këto PPP ka shkuar 33 mln euro në vit. 33 mln euro në vit për 4 PPP, ndërkohëqëgjendja në spitale është katastrofike.

Ka mungesa gjigande të medikamenteve, p.sh buxheti për kimiopreparate është 5.4 mln euro në vit,kur vetëm për kimioterapinëkonvencionale për një popullsi sa e jona duhen minimalisht 12 mln euro. Nuk është buxhetuar as gjysma e asaj që duhet vetëm për kimioterapinë konvencionale, jo më për atë të avancuar.

Mungesat nuk kanë fund, marrin përmasa afrikane të Afrikës Qëndrore, siçështë mungesa e paracetamolit likuid në Urgjencat e Pediatrisë. Këtu kam rreshtuar disa nga mungesat, mungesë absolute të protezave ortopedike, lista e pritjeve me qindra pacientë për vite të tëra, duke i detyruar të shkojnë tek privati, duke shpenzuar 3 mijë euro për një të tillë, kocko–femorale.

Laboratorët në spitale, duke nisur nga QSUT-ja, jane në gjendje katastrofale. Pacientët detyrohen të shpenzojnë ekstra për analiza tek privati, etj. Kjo ështëgjendja e të ashtëquajturës “shëndetësi falas”, por qe vetëm falas nuk është për shkak të korrupsionit gjigand, PPP-ve që i ka marrë paratë që duhen të shkonin në sektorin publik dhe i ka çuar tek muratori dhe tre shokëve të tij.

Problemi i dytë,keqmenaxhimi i burimeve njerëzore, fillon me numrin e ulët të të diplomuarve nëFakultetin e Mjekësisë dhe tëInfermierisë, nga kushtet e tmerrshme të punës, që po paraqesin tani një rritje të frikshme të kushtit të parë të punës, qëështë siguria për jetën.

Nuk kalon javë pa patur incidente, kërcënime, goditje deri në përdorim armësh kundër personelit mjekësor. Dhe pastaj kushtet e tjera të punës, për të cilët jemi dëshmitarë të gjithë, sepse për mirë apo për keq, zakonisht, për hall gjendemi në spitale për të afërmit tanë apo edhe për vete dhe shohim se cilat janë kushtet me të cilat përballemi sot në spitale.

Rrogat më të larta të sistemit tonë shëndetësor nuk kapin gjysmën e rrogave të rajonit, të Ballkanit, duke bërë që të jenë rrogat më të ulëta në rajon. 15 vjet mbrapa ka mbetur indeksimi i rrogave në raport me Rajonin.Rajoni i ka rritur rrogat, ndërsa ne për vite me radhë, në këto 6 vite nuk kemi arritur dot tëindeksojmë as sa për inflacionin.

Numri i mjekëve në vend, herën e fundit që folëm për shëndetësinë kishte arritur 1.3, sot ka arritur në 1 për 1 mijë. Më korrektoni nëse e kam gabim, por ky ështënjë nivel që nuk është parë as në vitet ’70 ose të paktën është kapërcyer në vitet ’70, në kohën më të errët të Shqipërisë, në kohën e diktaturës komuniste. Numri i specialiteteve disa herë më i ulët se mesatarja europiane, pagat katastrofë.

Kjo e shoqëruar me një ambient të papërshtatshëm profesional, mungesa të mëdha dhe nën cirkun e përditshëm të përgjegjësit për këtë situatë që akuzon profesionistët; të njëjtën gjë që bën me universitetet, tënjëjtën gjë që bën me sipërmarrjen, tënjëjtën gjë bën edhe me mjekët.

Pra, ata që janë përgjegjës për këtë situatë, sportin e preferuar kanë që, përkeqfunksionimin e sistemit, për shkak të korrupsionit dhe për shkak të mungesës totale të vizionit, të pjella të dyja këto nga një gënjeshtër e madhe si “shëndetësia falas” dhe gjithë dështimin mundohen t’ia faturojnë bluzave të bardha.

Ndërkohë që vetë jemi dëshmitarë që, pavarësisht prej problemeve që gjithmonë hasen në sistemin shëndetësor, edhe në më të përparuarin, mjekët dhe infermierët shqiptarë përpiqen me vetëdije, me pasion që t’u shërbejnë sa më mirë të sëmurëve, ndërkohë që po e bëjnë këtë në kushte spitalesh lufte.

Sistemi spitalor në kolaps. Problemi tjetër që vazhdon prej kohësh është ai i shtretërve 2.2 për 1 mijë banorë. Kjo dhe ulja e numrit të mjekëve e kanë larguar shërbimin nga qytetari, e kanë larguar shërbimin nga pacientët.

Shumica e spitaleve perifike nuk funksionojnë, kanë mbetur vetëm ndërtesat dhe shtretërrit, jastëkët, çarçafët dhe ndonjë stetoskop. Për këtë arsye QSUT –ja është e mbingarkuar, sepse të gjitha flukset përqëndrohen këtu.

Politika shëndetësore të qeverisë, nëse mund ta quajmë kështu,është kufizuar në mënyrat burokratike të aksesit të pacientëve drejt spitaleve të Tiranëspa u siguruar asnjë lloj shërbimi në periferi apo duke i kaluar drejt spitaleve private me pagesa nga vetë i sëmuri, që nuk është vetëm diskriminuese, por është edhe korruptive.

Pra ajo që kjo qeveri u ofron njerëzve, pacientëve, familjarëve të tyre është shërimi shëndetësor i varfër, pak mjekë, pak shtretër, pa ilaçe, i pasigurtë dhe i koncentruar vetëm në QSUT dhe dy-tre qendra të tjera pak më të vogla.

Në kuptimin e vizionit, padyshim, që një qeveri që shkon drejt centralizimit hipersovjetik të universiteteve, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka rrënuar autonominë spitalore, atë pak autonomi, kur, në fakt objektivi duhet të ishte të shkonim drejt standardit europian, të shkonim drejt standardit të decentralizimit të sistemit spitalor dhe parësor.

Kjo ndodh vetëm për një arsye, politike, pra korruptive. Unë e di fare mirë, siç e dini edhe ju, se këto probleme të mëdha nuk zgjidhen dot sa hap e mbyll sytë, prandaj kemi kohë kemi nisur një konsultim gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara, natyrisht me mjekët, me specialistët e shëndetësisë, të politikave të shëndetit publik, menaxherët e fushës, me grupet e interesit, me pacientët, grupet përfaqësuesve të pacientëve për sëmundje të caktuara, për politikat e duhura për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë për një kohë sa më të shkurtër dhe sa më të mirë për pacientët.

Dhe dua ta them këtu se mbështetja e miqve të CDU-së gjermane është shumë e çmuar për të gjetur modelet më të mira të menaxhimit që i përshtaten kushteve dhe rrethaneve të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, pikat kryesore në të cilat përqendrohet programi ynë për shëndetësinëjanë ato të rritjes sëfinancimit të shërbimit shëndetësor, duke synuar konvertimin e pagesave direkte nga xhepi, që, shpeshherë marrin edhe formën poshtë tavolinës, në kontribute për sistemin shëndetësor; rritjes e financimit nga buxheti i shtetit si domosdoshmëri absolute, me vëmendje të veçantë ndaj kategorive më vulnerabël, pjesës së popullsisë që nuk mund të jetë pjesë aktive e skemës, duke përfshirë atë automatikisht në skemë, duke përfituar të njëjtin shërbim.

Së dyti, ndryshimin e përqasjes ndaj sistemit shëndetësor,duke e futur në rrugën e modernizimit, duke bërë të mundur që pacienti të afrohet edhe nëshërbimin parësor dhe atë spitalor.Decentralizmin e thellë për të shkuar, pra tek ky lloj shërbimi, që do të ketë në qendër pacientin, i cili të jetë i lirë të zgjedhë klinikën dhe shërbimin, duke u ndjekur nga pagesat nga sistemi sigurativ.

Dua të kujtoj këtu se, ndonëse shërbimi buxhetor ndaj pacientëve është nënivelet afrikane, prej 125 euro, “de facto” fatura për kokë shkon 600 euro, qëështë ekzaktësisht edhe fatura formale që paguan sot vendi ballkanik me investimet më të larta në sektorin e shëndetësisë qëështë Serbia. Dhe është pothuajse dyfishi i vlerës formale të Maqedonisë dhe Kosovës, në mos gabohem z.Rugova.

Investimi në burimet njerëzore, nuk do të jetë thjesht në qendër të vëmendjes por do të jetë prioriteti absolut i hapave tëemergjencës që do t’i hapë rrugë kësaj reforme. Po nuk e bëmë këtë, s’do të kemi ku të operojmë, “do të ketë vdekur pacienti”, për të përdorur metaforat tuaja.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë në radhë të parë, një angazhim për një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve që diplomohen në Mjekësi. Njëangazhim, financim për të rritur larmishëmrinë e specializimeve dhe kualifikimeve, ngritjeve profesionale të pandërprerë, trajnimeve, garantimin e kushteve të punës.

Në këtë kuadër, dua ta them fare qartë dhe prerë: pa një ndryshim themelor të politikës së pagave nuk do të sjellim dot asnjë sprapsje të zbrazjes së sistemit shëndetësor dhe spitaleve tona nga mjekët, të planifikimit që në vitin e dytëdhe të tretëtë studentëve për të emigruar drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera drejt Bashkimit Europian dhe kolapsimit total të shërbimit infermieror, të cilët po largohen edhe me numra më të mëdhenj drejt Europës, drejt BE.

Prandaj, dua të deklaroj sot nga kjo konferencë vendimin dhe synimin e Partisë Demokratike që, brenda 4 vjeçarit të parë të qeverisjes tonë,paga minimale për mjekët të arrijnë në 1200 euro në muaj. Paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj.

Po e them unë para se ta thotë Naseri, që ky është realiteti në Kosovë. Po e them jo vetëm për të treguar modestinë në raport me atë që sapo deklarova para jush, por për t’ju thënëse atje ku ka vullnet politik, asgjë nuk është e pamundur; për t’ju kujtuar se ku ka vullnet politik, ka edhe mundësi që paratë që shkojnë për korrupsionin, për PPP-të apo zhduken pa lënë gjurmë, plot 1.7 mld euro vetëm vitin e kaluar sipas KLSH, mund të orientohen drejt sektorëve prioritarë, ku në mënyrë absolute shëndetësia është tek mëprioritarët.

Gjithçka është e përllogaritur në kufijtë e konturet e përgjegjshmërisëtë politikave publike, e kontrolluar, e kolauduar nga ekspertët më të mirë, partnerët më të mirë që mund të gjejmë si për sektorin ashtu edhe për programin tonë qeverisës, miqtë tanë të partisë simotër të Angela Merkel.

Ky pra është synimi, objektivi, qëllimi që do të realizojmë 1200 euro për mjekët, 700 euro për infermierët, natyrisht të konvertuara në lekë, do të jenë pagat minimale në sektorin shëndetësor.

Kur deklaruam dyfishimin e rrogave për mësuesit, shumëkush e konsideroi të pamundur, sot nuk kujtohet njëri qëështë fakt. Të tjera deklarime skepticizmi kemi patur sa herë që kemi ndërmarrë ato që dikush as nuk i ëndërronte, si p.sh infrastruktura, rruga Durrës-Kukës, heqja e vizave apo Shqipëria në NATO. Ju siguroj që për ne ky objektiv, bashkë me një grusht tjetër objektivash është esencial dhe unë zotohem sot, ne zotohemi sot, se do ta bëjmë realitet.

Së fundmi,çlirimi i farmaceutikës.

Farmaceutika nuk është vetëm një aktivitet privat dhe fitimprurës. Në shprehjen e Parlamentit Europian është një sektor publik i menaxhuar nga privati. Ky parim duhet dhe do ta ndryshojë kryekëput qëndrimin ndaj farmaceutikës dhe funksionin e saj në dobi të pacientit dhe qytetarit.

Aktualisht, qytetarëve shqiptarë iu ofrohen medikamente me origjina të dyshimta dhe jo të sigurta. Po e them me delikatesë, iu ofrohen medikamente skarco, i ofrohen medikamente nga origjina të papranueshme për vendet e BE.

S’po marr emra vendesh në gojë, sepse ka vende që kanë të dyja llojet e industrisë, kanë edhe spekulativen për t’ia çuar popujve të tjerë, kanë edhe të veten për popullin e tyre, madje edhe revolucionarë në disa fusha edhe pse joperëndimor.

Në botë sot ky fenomen njihet si fenomeni i “fake drugs” me një volum prej 200 mld eurosh. Po e them këtë shifër për të thënë se mafia e farmaceutikës konkurron me mafian e kokainës.1 në 10 mediakmente, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bën pjesë në industrinë e “fake drugs”.

Prej vitit 2014, një vit para se qeveria “Rama” t’i hapte derën kanabisit dhe pastaj heroinës dhe kokainës, i hapi derën mafias farmaceutike. I hapi derën, duke ndryshuar kuadrin ligjor mbrojtës medikamenteve të mafias farmaceutike për arsye korruptive,nga të cilat kanë përfituar qeveritarë, parlamentarë, monopolistë dhe oligarkë të farmaceutikës.

Ju jap fjalën se kjo do të korrigjohet menjëherë, duke rikthyer barrierat mbrojtëse të standardeve europiane dhe duke goditur që në ditët e javët e para çdo praktikë ligjore apo vendimore, apo infrastrukturore, monopoliste, oligarkike apo pjesë të mafias së ilaçeve “fake drugs”, jo thjesht dhe vetëm duke asgjësuar aktivitetin e tyre, por edhe duke i vënë para përgjegjësisë financiare dhe ligjore.

Sa i përket politikavetë rimbursimit, lista jonë e rimbursimit të medikamenteve sot ka 440 ilaçe, principe aktive dhe këto të rimbusuara në shumicë vetëm 50-60 % të vlerës, me zgjedhjen e parë një medikament jo të sigurt, pra nga plehrat që na sjell mafia e ilaçeve. Mesatarja evropiane e rimbursimit është 2 mijë me përqindje e rimbursimi mbi 90% të vlerës.

Këto do të jenë objektivat dhe natyrisht ne do të avancojmë drejt arritjes së këtyre objektivave. Padyshim do të duhet kohëpër të arritur këto objektiva. Për sigurinë dhe cilësinë e barnave do të flasë më gjatë z.Koduzi. prandaj nuk po zgjatem më tej.

Duke ju lënë me garancinë time dhe të PD se këto shtylla të programit tonë për shëndetësinë do të diskutohen në mënyrë të hapur dhe transparente me të gjithë faktorët e interesit. Natyrisht jo me faktorë interesi që janë në konflikt interesi, të cilëve do t’u fshihet nga faqja e dheut biznesi fitimprurës i dhjetëra milionë eurove në vit mbi shëndetin e shqiptarëve dhe vogëlushëve të tyre.

Premtimi i fortë i Bashës: Paga minimale për mjekët 1200 euro, për infermierët 700 euro në muaj

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zbuloi sot për herë të parë një nga pikat kryesore të programit të PD për shëndetësinë. I ftuar në konferencën “Sistemet shëndetësore, vizione dhe sfida”, e organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, zoti Basha theksoi se investimi në burimet njerëzore në shëndetësi është prioritet absolut i hapave emergjentë, që do të ndërmarrë PD sapo të ketë votëbesimin për të qeverisur vendin.

“Pa një ndryshim themelor të politikës së pagave nuk do të sjellim dot asnjë sprapsje të zbrazjes së sistemit shëndetësor dhe spitaleve tona nga mjekët, të largimit të studentëve të mjekësisë drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE, të kolapsit të shërbimit të infermierisë” – u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Për këtë arsye, pjesë kyçe e programit të PD është rritja e ndjeshme e pagave në sistemin e shëndetësisë. “Dua të deklaroj sot nga kjo konferencë vendimin dhe synimin e Partisë Demokratike që brenda 4 vjeçarit të parë të qeverisjes tonë paga minimale për mjekët të arrijnë në 1200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj.“- tha Basha.

Duke vënë në dukje treguesit nga KLSH se, vetëm në 1 vit, korrupsioni zhduk 1.7 miliardë euro, Kryetari I PD, Lulzim Basha, tha se ka vullnetin e plotë politik për t’i dhënë fund politikave korruptive me PPP-të dhe për t’i orientuar fondet drejt sektorëve prioritarë, siç është sektori i shëndetësisë.

Pjesë e alternativës së PD për investimin tek burimet njerëzore është edhe rritja e ndjeshme e numrit të studentëve që diplomohen në Mjekësi, duke i kushtuar vëmendje rritjes së numrit të specializimeve dhe kualifikimeve, ngritjeve profesionale të pandërprerë, trajnimeve dhe garantimit të kushteve të punës.

Dokumenti: Arben Duka tentativë për marrëdhënie pederastie që në vitin 1973

Një dokument i ministisë së Brendshme dhe hetuesisë të vitit 1973 tregon për një hetim që është zhvilluar në atë kohë ndaj Andon Kotes me detyrën zv.Drejtor i Drejtori së së Kuadrit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Hetimi ka zbuluar se ky funkionar i lartë i mbrojtjes së diktatuturës kryente marrëdhënie mederastie me një sërë individësh të tjerë, një prej tyre edhe Arben Duka, poeti isotëm, i cili duket se frymëzimi I vinte dhe io vjen nga prapa.

“Nga hetimet e zhvilluara ka rezuktuar se i pandehuri Andon Kote, gjatë vitit 1973 ka kryer marrëdhënie pederasty me officer Xhavit Bllokun, efektiv i repartit 1200 Tiranë si dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie të tilla me studentët ushtarakë të Shkollës së Bashkuar, Arben Duka dhe Bardhyl Çani, të cilëve u ka premtuar se do ti ndihmonte për të studiuar në degët që ata dëshironin”, thuhet në dokuementin e hetuesisë në vitin 1973.

Postimi i plotë i Arben Koli
Zëvendësdrejtori i Kuadrit i Ministrisë së Mbrojtjes Popullor i diktaturës komuniste, Andon Kote, i përfshirë në pederasti me ushtarakë dhe studentë të Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha” në Tiranë. Pikërisht në shkollën kuptimplotë “Enver Hoxha”, del edhe emri i bejtexhiut Arben Duka.

Raporti i Drejtorisë së Hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, i konceptuar nga Jorgo Çuli dhe nënshkruar nga zëvendësministri Feçor Shehu, e ka kursyer bejtexhiun nga implikimi i thellë, por nuk e ka përjashtuar. Bejtexhiu Duka, duke qenë familje e lidhur ngushtë dhe qorrazi me regjimin komunist, nuk është rastësisht sot mbrojtës i flaktë i tyre dhe enveristë.

Koha në shkollën “Enver Hoxha” nuk harrohet. Për më shumë, lexoni e të kënaqeni se çfarë ushtarakësh kishte Enver Hoxha. Me këta do mundte NATO-n që i kishte një kokërr orizi këta morracakë.
Ky që shan gjithë dynjanë është i kësaj ane.

 

Denoncimi për vjedhjen e fundit të të bindurit të Ramës, Agushi: Patozi më falsifikoi firmën, jam jashtë

Krijimi i Bindjes Demokratike është bërë me firma fiktive. Kanë qenë 5 qytetarë të cilët kanë deklaruar sot se ata nuk kanë hedhur firmën e tyre për krijimin e BD-së, madje 4 prej tyre kanë bërë ankimim edhe në Gjykatën e Tiranës.

Një nga qytetarët, Dritan Agushi, ka deklaruar se është njoftuar nga familjarët e tij për firmën, pasi ai vetëm ka disa kohë që ndodhet jashtë vendit. Akuza nga Dritan Agushi, Z.Molla. Sh.Proshka, M.Meme, M.Krasniqi.

brenda më pak se pesë orëve nga paraqitja e kërkesës në gjykatë. Pas këtij miratimi ajo ka paraqitur këkesën në KQZ për t’u regjistruar si parti elektorale në zgjedhjet lokale.

Pa asnjë dyshim, është rekord botëror në legalizimin dhe regjistrimin e një partie të sapokrijuar. Kjo procedurë jashtëzakonisht e shpejtë dëshmon se gjykata ka qenë në shërbim të Zotit Patozi për të ligjëruar partinë e tij, pa zbatuar procedurat dhe standardet ligjore.

Krijimi dhe veprimtaria e partive politike rregullohen nga Ligji për Partitë Politike, i cili përcakton disa kushte që duhen plotësuar dhe verifikuar nga gjykata për të regjistruar një parti.

Për regjistrim duhen paraqitur në Gjykatën e Tiranës kërkesa për regjistrim, e cila duhet firmosur nga të paktën tre mijë individë, anëtarë themelues të partisë; statuti i miratuar i partisë; dhe kryetari i partisë, i cili është përfaqësuesi ligjor i saj.

Ndërkohë, dokumentacioni duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor, i cili përveçse verifikimit të përmbushjes së kushteve të mësipërme, duhet gjithashtu të verifikojë nëse statuti dhe dokumentat e tjera të partisë janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 9/2, ndalon e krijimin e partive të cilat “mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë”.

Në zbërthim të Kushtetutës, Ligji për Partitë Politike, Neni 7, zbërthen në detaje rastet kur nuk mund të krijohen partitë politike, përfshi ato kur funksionimi i saj bie ndesh me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

Në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit, pas dorëzimit të kërkesës nga personat e interesuar për të krijuar një parti, Gjykata duhet të shqyrtojë, formalisht dhe në thelb, përmbajtjen e statutit dhe të dokumentave të tjerë të propozimit, brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

Pjesë e shqyrtimit gjuhësor duhet të jetë edhe verifikimi i ekzistencës dhe orgjinalitetit të firmave të 3 mijë anëtarëve themelues. Ligji përcakton se për çdo anëtar themelues duhet të tregohen emri, mbiemri, numri personal i identifikimit, vendbanimi.
Nëse Gjykata ka dyshime në lidhje me ekzistencën ose saktësinë e të dhënave të anëtarëve themelues, ajo i lë partisë afat 20 ditor për të plotësuar apo saktësuar të dhënat.

Është e qartë se shqyrtimi gjyqësor kërkon kohë të konsiderueshme, ndaj edhe ligji i jep gjykatës 30 ditë të verifikojë të dhënat dhe të japë vendim për regjistrim të partisë politike.

Por në rastin e Zotit Patozi është zhvilluar një procedurë rrufe. Kërkesa për regjistrim është paraqitur sot paradite në Gjykatën e Tiranës dhe në mesditë çdo gjë ka qenë e përfunduar.

Le të supozojmë se kërkesa është paraqitur që në orën 08:00 të mëngjesit, ora kur hapet administrata e gjykatës, dhe le të supozojmë se regjistrimi ka përunduar në orën 13:00, kur është bërë publik fakti se partia e ishte regjistruar (ekziston mundësia që, në të vërtetë, kërkesa mund të jetë çuar më vonë se ora 08:00 dhe regjistrimi të jetë kryer më parë se ora 13:00). Kjo do të thotë se regjistrimi i partisë është bërë brenda pesë orëve.

Aktori i njohur shpërthen ndaj Veliajt: Je njësoj si ata që vjedhin kapakë pusetash natën…

Pas ‘vjedhjes’ që i’u bën gërmave të Teatrit Kombëtar, mes artistëve të revoltuar, Gentian Zeneli, nëpërmjet jë statusi në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në status ai shprehet, se Veliaj veç skuth dhe hajdut tani më tregoi që është dhe burrec.

Postimi i plotë

“E kam ditur gjithmonë që hajdut…e kam ditur gjithmonë qe je skuth…e kam ditur gjithmonë që je gënjeshtar…por qënke edhe burrec….Me këtë gjest nuk me trishtove fare…thjesht jam i qetë..jam i qetë sepse isha i bindur që je ky që je…

O BURREC….nuk e bëjnë gërmat Teatrin Kombëtar ….

Ps; u bëre njësoj me ata që vjedhin kapakë pusetash   (me fal se vura emojin e gabuar …) go yourself”

Foto-lajm, braktisja e madhe e Ramës në Shkodër, as 150 persona në takim

Rama është i braktisuri i madh. Atë që nuk e kanë treguar mediat, ka të bëjë me këtë foto që i ka shpëtuar censurës së partisë-shtet. Foto tregon qartë se në takim nuk kanë qenë më shumë se 150 persona në një qytet që kalon 200 mijë banorët.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Shkodër, ku kishte programuar disa takime. Nën masa të forta sigurie, me një prani të lartë të forcave speciale, Rama është pritur në kryeqendrën e veriut me protestat e qytetarëve dhe studentëve.

Axhenda e takimeve të kryeministrit është përmbyllur me eventin “Bashkia që duam”, ku ai zgjodhi të tregonte historitë e 2017, por nuk artikuloi emrin e kandidatit ose kandidates që PS ka për bashkinë më të madhe në rajonin verior, edhe pse opozita ka eklaruar se nuk merr pjesë në atë që e quan si procesin farsë të 30 qershorit.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se Rama në këtë event, ishte braktisur tërësisht nga qytetarët. Foto e mëposhtme tregon qartë sesa persona ishin të pranishëm në këtë takim, shifër kjo edhe më e ulët se ata që Rilindja ka punësuar në institucionet shtetërore në qarkun e Shkodrës.

Ndoshta edhe ata kanë nisur të mos i binden urdhërave të kryeministrit, apo organizatorëve të takimit të tij.

Rilindasi kryeministër trim me fletë, futet si diversant nëpër qytete…

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër, protestës së qytetarëve dhe numrit të madh të policëve dhe truprojave që shefi i qeverisë kishte marrë me vete, vjen edhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas tij, “mirë që ikën rrëzave dhe futet si diversant nëpër qytete, po ç’taksirat kemi të paguajmë qindra milionë lekë nga

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministri u be gazi i botes nga frika!!

Po ky kryeministri qe tha se do bente alence me qytetaret, pse mbrohet si djalli nga temiani sot prej tyre.

Mire qe iken rrëzave dhe futet si diversant neper qytete, po ç’taksirat kemi te paguajme qindra milion leke nga taksat e njerezve te thjeshte per qindra police, qe i rrine nga pas ketij te cmenduri.

Shiheni vete ushtrine e policeve sot ne Malesi te Madhe, qe mbron kete rilindasin kryeminister trim me flete.