28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Basha: Stabiliteti i vendit i rrezikuar nga partneriteti krim-qeveri, s’ka zgjedhje pa opozitën

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Fieri se stabiliteti i vendit whstw i rrezikuar nga partneriteti i krimit tw organizuar me qeverinw. Ai deklaroi se Rama e di mirw se nuk do tw ketw zgjedhje pa opozitwn.

“Edi Rama dhe banda e tij kanë humbur çdo legjitimitet moral dhe politik. Rama e di fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje-zgjedhje fallco, pa opozitën nuk ka për të pasur. Kjo qeveri është kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. PD e gatshme të udhëheqë shqiptarët drejt ndryshimit.

Të gjitha sondazhet tregojnë se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve për t’iu përgjigjur krizës me një transformim të thellë politik dhe ekonomik”, tha Basha

TAKIMI NË FIER I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

Entuziazmi me të cilin u prit në Fier, u lexua nga Kryetari i PD, Lulzim Basha si shenjë e ndryshimit, që po bëhet realitet politik. Kreu i opozitës tha se Edi Ramës i kanë rënë të gjitha alibitë dhe çdokush e ka të qartë se pushteti i tij nuk buroi nga vota e qytetarëve, por nga bashkëpunimi me oligarkinë.

“Banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik”.

Lulzim Basha tha se është përgjegjësi e PD t’i udhëheqë shqiptarët për realizimin e projektit që transformon Shqipërinë nga një vend bazë operacionale për krimin e organizuar, siç e quan Departamenti i Shtetit, në një vend që siguron mundësi dhe mirëqenie për qytetarët e saj.

“Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik, saqë të pamundësojmë sot e përgjithmonë, që fati i vogëlushëve shqiptarë, fati i studentëve shqiptarë, fati i të punësuarve që kanë frikë për sigurinë e punës, fati i të papunësuarve që enden rrugëve në kërkim të punës, fati i pensionistëve, i prindërve tanë, kurrë më të mos bjerë në duart e një njeriu të korruptuar apo një pale të korruptuar si kjo, e organizatës kriminale të Rilindjes.”

Lideri i opozitës vuri në dukje se për shkak të bashkëpunimit me krimin, qeveria i ka mbyllur Shqipërisë derën e Europës për 6 vjet me rradhë, duke u kthyer në kërcënimin më të madh për shqiptarët. Për ta ndryshuar sa më shpejt këtë realitet, Lulzim Basha, tha se bashkimi me protestën e 13 Prillit është vendimi i duhur për çdo qytetar që e do Shqipërinë si gjithë Europa.

“Stabiliteti në Shqipëri është kërcënuar nga krimi i organizuar, në partneritet me qeverinë, ndaj e vetmja rrugë për të rithemeluar stabilitetin afatgjatë të këtij vendi është ajo që kalon përmes demokracisë së vërtetë, zgjedhjeve vërtetë të lira e të ndershme dhe drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin, me kriminelët bashkëpunëtorë të tyre.

Prandaj beteja jonë është e vetmja betejë për stabilitet të vërtetë dhe është një leksion për popujt e tjerë të Ballkanit, se ky vend edhe njëherë, do t’i prijë integrimit evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke pranuar, imponuar dhe zbatuar asgjë më pak se standartet evropiane për qytetarët tanë dhe vendin tonë.”

Ndëshkimi/Holanda voton për përjashtimin e regjimit “Rama” nga negociatat me BE

Holanda do të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, si dhe do të kërkojë rikthimin e vizave. Vendimi është bërë i ditur nga shumica qeverisëse në Holandë, gjatë një diskutimi në Parlament lidhur me problemet e krimit të organizuar të emigrantëve shqiptarë.

Në seancën e djeshëm të Kuvendit, partia e mazhorancës thirri në interpelancë Ministrin e Jashtëm, Stef Blok dhe Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, Ferdinand Grapperhaus në lidhje me krimin e organizuar shqiptar dhe penetrimin e tij ne Holande.
Dy ministrat siguruan parlamentin Holandez se Holanda është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të gjendjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëndrim i cili iu është bërë i ditur autoriteteve shqiptare.

Për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deputetët e parlamentit holandez hodhën idenë e rikthimi të vizave. Partitë e koalicionit qeveritar paraqiten një rezolutë ku i kërkohet qeverisë holandeze që BE-ja të pezulloje lëvizjen e lirë dhe të rikthejë regjimin e vizave me Shqipërinë. rezoluta do të votohet në Parlamentin holandez më datë16 Prill.

Në përfundim të debatit Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë theksuan se rivendosja e regjimit të vizave me Shqipërinë është një vendimmarrje e gjerë europiane dhe nuk është përgjigja e duhur për situatën në të cilën kalon Shqipëria.

Thirrja e ish-Presidentit: Protestoni!

Protesta qytetare është një nga vlerat më të mëdha në integritetin e njeriut. Ajo kthehet në mekanizmin më të vlefshëm të reagimit në mbrojtje:

të jetës së munduar nga varfëria, të drejtës së dhunuar nga banditizmi, dinjitetit të nëpërkëmbur nga anarkia, shtetit të shkatërruar nga injorantët !

Qytetarët kanë një fuqi që hajdutët e të korruptuarit, banditët e dhunuesit, oligarkët e mashtruesit nuk e blejnë dot qofshin të gjithë bashkë. Protestën!

Protesta na shërben për të thënë se e vërteta është e padiskutueshme! Ligësia mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund të fundit ajo mbetet aty me qytetarët që janë shumicë e padiskutueshme mbi të keqen.
Protesto!

Si Assange hakeroi Rrjetin e Protokollit Sekret në Internet në Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Shtetet e Bashkuara akuzuan të enjten themeluesin e WikiLeaks Julian Assange për konspiracion në hakerimin e një kompjuteri lidhur me publikimin e qindra mijëra dokumenteve të klasifikuara amerikane, vetëm pak orë pasi policia britanike e arrestoi atë në ambasadën ekuadoriane në Londër, ku ai qëndronte për gati shtatë vjet.

Aktakuza ndaj Julian Assange rrjedh nga një prej shkeljeve më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë amerikane, publikimit nga WikiLeaks në vitin 2010 të një numri të madh të dhënash ushtarake amerikane në luftërat e saj në Afganistan dhe Irak, vlerësimet e terroristëve të dyshuar të mbajtur nga Shtetet e Bashkuara në Guantanamo të Kubës dhe 250,000 komunikimeve kabllore të Departamentit të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Assange-n për komplot me ish-analisten e zbulimit të Ushtrisë Amerikane Chelsea Manning, të njohur më parë si Bradley Manning përpara se ta deklaronte veten si grua, për të deshifruar një fjalëkalim në kompjuterat e Departamentit amerikan të Mbrojtjes duke hakeruar në një rrjet qeveritar të dokumenteve dhe komunikimeve të klasifikuara të njohura si Rrjeti i Protokollit Sekret në Internet.

Qeveria amerikane thotë se deshifrimi i fjalëkalimit, e lejoi zonjën Manning të hynte në kompjuterat me një emër përdoruesi që nuk i përkiste asaj, duke e bërë fillimisht më të vështirë për autoritetet të përcaktonin burimin e zbulimeve të paligjshme.

Qeveria tha se zoti Assange dhe zonja Manning u angazhuan në diskutime në kohë reale, ndërsa ajo transmetoi të dhënat e klasifikuar tek Julian Assange që WikiLeaks pastaj i publikoi. Sipas aktakuzës, gjatë një diskutimi, Manning i tha Assange-it: “Pas kësaj ngarkimi, kjo është e gjitha që kam”, ndaj të cilës Assange u përgjigj: “në përvojën time, sytë kurreshtarë kurrë nuk pushojnë”.

Pas këtij shkëmbimi, pohon padia, Manning hyri në komunikimet kabllore të Departamentit të Shtetit që WikiLeaks më vonë i publikoi.

Assange, 47 vjeç, është akuzuar për komplot për të kryer ndërhyrje kompjuterike dhe, nëse dënohet, përballet me një burgim pesëvjeçar.

35-vjeçarja Manning kreu shtatë vjet burgim për rolin e saj në zbulimin e dosjeve sekrete. Dënimi i saj u shkurtua nga ish-presidenti Barack Obama disa ditë para se të përfundonte mandatin e tij në janar të vitit 2017. Megjithatë, një gjykatës federal urdhëroi burgosjen e saj përsëri muajin e kaluar pasi refuzoi të dëshmojë para një jurie të madhe që po heton organizatën WikiLeaks.

Të enjten në Londër, policia britanike arrestoi themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange. Policia britanike e nxorri Julian Assange-in nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku ai ishte strehuar që nga viti 2012.

Ai qëndroi atje për të mos u ekstraduar në Suedi për t’u përballur me akuzat për sulme seksuale. Suedia më vonë e anuloi hetimin, por Assange mbeti në ambasadë për shkak të frikës se Britania mund ta ekstradonte atë në Shtetet e Bashkuara në lidhje me publikimin e dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane nga WikiLeaks.

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno lëshoi një deklaratë të enjten ku shpjegon vendimin e vendit të tij, duke thënë se Assange kishte “arritur kufirin” me sjelljen e tij.

“Po njoftoj sot se sjellja e pahijshme dhe agresive e zotit Julian Assange, deklaratat armiqësore dhe kërcënuese të organizatës së tij kundër Ekuadorit dhe veçanërisht, shkeljet e traktateve ndërkombëtare, e kanë çuar situatën në një pikë ku azili për të nuk mund të zgjatet dhe nuk është më praktikë. Ekuadori ka vendosur të ndërpresë azilin diplomatik që i është dhënë zotit Assange që nga viti 2012”.

Presidenti Moreno renditi një varg shkeljesh që pretendon se janë bërë nga Julian Assange gjatë kohës së tij në ambasadë, duke përfshirë instalimin e pajisjeve elektronike të cilat nuk ishin të lejuara, bllokimin e kamerave të sigurisë, keqtrajtimin e rojeve dhe qasjen pa leje në dosjet e sigurisë së ambasadës.

Udhëheqësi ekuadorian tha më së fundmi, WikiLeaks publikoi dokumente të Vatikanit dhe se para dhe pas publikimit, anëtarët kryesorë të organizatës e vizituan Assange, duke treguar marrëdhënien e tij të vazhdueshme me një grup “që ndërhynë në punët e brendshme të shteteve të tjera”.

Një deklaratë e policisë metropolitane thotë se oficerët e arrestuan Assange në ambasadë në lidhje me një urdhër britanik të qershorit 2012 për “dështim për t’u dorëzuar në gjykatë”. Policia tha se ishte ftuar në ambasadë nga ambasadori i Ekuadorit pasi qeveria ekuadoriane i hoqi Julian Assange-it të drejtën e azilit.

“VOA”

Salianji: Ka ardhur koha qe forca e ligjit te jete se paku po aq e forte sa krimi i organizuar

Ish-deputeti iPD, Ervin Salianji përballet sot me prokurorinë për akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në të ashtuquajturën çështje “Babale”.

Salianji ka folur para nisjes së seancës duke deklaruar se, pavarësisht se është politikani që ka më shumë kallëzime, procedime e padi nga ana e qeverisë, nuk do bëjë kurrë kompromis me të keqen.

“Kam denoncuar dhe do vijoj te denoncoj cdo here qe do bindem qe ka korrupsion, ka krim te organizuar, ka pushtet të inkriminuar. Asnjë intimidim apo presion nuk e ndal këtë mision për mua, jo më një farsë”, shkruan ai në një shënim në Facebook.

Postimi i plotë i Salianjit

Prokurorët sot duhet të ishin në të njëjtin krah, politika dhe halli i ka nxjerrë përballë!
Ne do të luftojmë edhe për ta! Pêr një drejtësi që lufton krimin dhe korrupsionin dhe jo qytetarët dhe denoncuesit!

Nuk kam qenë asnjë ditë në pushtet, por ndoshta jam politikani që kam më shumë kallëzime, proçedime dhe padi nga ana e qeverisë.

Pakkush beson sot se mund të bëhet politikë me mision për të mirën e vendit. Une besoj tek kjo!

Kur e kam nisur këtë rrugë e kam ditur qartë që nuk do bej kurre kompromis me te keqen.

Gjatë këtyre viteve kam denoncuar publikisht me emra konkretë, me vendodhje duke shkuar vete ne fushat e kanabisit, me cdo fakt te dokumentuar, sa kriminelet dhe te korruptuarit.

Kam denoncuar dhe do vijoj te denoncoj çdo here qe do bindem qe ka korrupsion, ka krim te organizuar, ka pushtet te inkriminuar. Asnje intimidim apo presion nuk e ndal kete mision per mua, jo me nje farse.

Kam ardhur sot ketu sepee kam respekt per institucionet dhe formimi im prej juristi ma imponon dyfish kete.

Jam ketu me bindjen dhe besimin, qe -sic thoshte Rudi Guliani- “ka ardhur koha qe forca e ligjit te jete se paku po aq e forte sa krimi i organizuar”.

Duhet luftuar cdo dite per kete!

“Bibi” Netanyahu, një histori e shkurtër

Ishte viti 1997 kur Ari Shavit, një gazetar i së përditshmes “Haaretz”, shkroi një artikull me titull “Viti i urrejtjes për Bibi”. Kjo urrejtje zgjat prej 20 vjetësh. Në fillim të marsit Binyamin Netanyahu do t’i flasë për herë të tretë Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Dhe do të jetë rekord, sepse udhëheqësi i vetëm i huaj të cilit i është dhënë një nder i tillë ka qenë anglezi Winston Churchill. Pak ditë më pas, Netanyahu do të shkojë në zgjedhje dhe, në rast se do të zgjidhej, do të thyente edhe një rekord tjetër: do të ishte Kryeministri izraelian më gjatë në pushtet, edhe më shumë se patriarku David Ben Gurion që dominoi vitet Pesëdhjetë e Gjashtëdhjetë.

Denigruesit e Bibi e quajnë “Prestigjatori”. Flet një anglishte të përkryer, pa theks hebraik. Është thellësisht i influencuar nga sezoni i gjatë amerikan i tij, fillimisht si i diplomuar në MIT-in e famshëm të Boston (diplomim i dyfishtë, Arkitekturë dhe Menaxhim Biznesi), më pas si biznesmen, së fundi si Ambasador pranë Kombeve të Bashkuara. Dhe si shumë udhëheqës amerikanë, izraeliani Netanyahu është një kontradiktë e gjallë. Bibi shprehet si mbrojtës i familjes, por deri më tani disponon tri martesa.

I konsideruar i afërt më hebrenjtë religjiozë, nuk bën asnjëherë shfryrje devocioni. Është Kryeministri i vetëm izraelian i lindur pas themelimit të shtetit hebre, por e ka kaluar gjysmën e jetës së tij jashtë vendit. Ekstremist në fjalë dhe në libra, qeveris si pragmatist. Do të parandalojë një holokaust të rij, por në shtyp grumbullohen vogëlsitë e tij, si “harresa” sistematike për të paguar faturat në restorant. Ka lindur në ekranet e CNN-it, por do të hyjë në histori si Kryeministri izraelian me raportin më të keq me shtypin (në Knesset është edhe një ligj kundër së përditshmes së afërt me të, “Israel Hayom”).

Ajo e tij është një sagë e madhe familjare, ajo e aristokracisë hebraike, e bardhë dhe e djathtë, në një vend të drejtuar gjithmonë nga elita ashkenaze e majtë. Gjyshi i Bibi, Rabini Nathan Mileikowsky, në Varshavë drejtonte një shkollë të famshme hebraike, Gjimnazin Krinsky. Udhëtoi nëpër të gjitha kryeqytetet e Europës duke folur, ndër ta parët, për lindjen e një shteti hebraik në Palestinë.

Në vitin 1920 mbërriti në Tel Aviv, ku e hebraicizoi mbiemrin e tij në Netanyahu, “dhurata e Zotit”. Mileikowsky kishte 9 fëmijë, më i vogli i të cilëve, Benzion, do të bëhet babai i Benyamin. Edhe ai i parapriu kohëve, duke shkuar për të mbështetur në Shtetet e Bashkuara lindjen e Izraelit gjatë Shoahut dhe duke mbajtur mbi shpatulla arkivolin e gurut të së djathtës hebreje, rrënjëshkulurit Vladimir Jabotinsky (Ben-Gurion ju kundërvu deri sa qe gjallë transportimit të eshtrave të tij në Izrael).

Bibi është shënuar nga influenca e këtij babai të rreptë dhe gjenial. Njëlloj si familja Kennedy, familja Netanyahu janë të izoluar, të vetëkënaqur, paksa paranojakë. Njëlloj si familja Kennedy, familja Netanyahu ushqente ëndërra të mëdha për djalin e tyre të madh dhe kur Yoni, ashtu si djaloshi Joe Kennedy Jr., ra duke luftuar, të gjitha shpresat u vendosën mbi vëllanë më të ri. Dhe ashtu si familja Kennedy, forca motorike e familjes ishte një baba i bindur se nuk ishte pranuar dhe vlerësuar kurrë sa duhet (i mohuan katedrën në Universitetin e Jeruzalemit).

I konsideruar një prej historianëve më të mëdhenj të Inkuzicionit, në vitin 1962 Benzion shokoi miq e të afërm duke e mërguar veten dhe familjen e vet në Shtetet e Bashkuara, ku pranoi një katedër në Dropsie College. Dhe kur Bibi mbeti i plagosur në një operacion të ushtrisë izraeliane, prindërit nuk u kthyen nga Amerika për ta vizituar të birin në spital. Benzion pothuajse ishte duke humbur edhe martesën e Yoni, pasi ishte tepër i zënë me korrigjimin e bocave të kryeveprës së tij lidhur me Inkuizicionin.

I ati, që ka ndërruar jetë në 2012, ishte një lloj legjende për studimet e tij, për vizionin laik dhe ekstremist të historisë hebraike të tij (“hebrenjtë dhe arabët janë si dy dhi që ndeshen kokë më kokë në një urë të ngushtë. Njëra duhet të bjerë në lumë, por rrezikon që të vdesë. Dhia më e fortë do ta arrijë ta hedhë atë më të dobëtën, dhe besoj se fuqia hebraike në fund do të fitojë”), për forcën e karakterit, pothuajse një indiferencë stoike, me të cilën likuidonte armiqtë (“shtypi bolshevik”, thoshte).

Bibi është rritur me këtë zemërim, brenda kësaj epopeje përjashtimi dhe zgjedhjeje. Netanyahu, që nga i ati ka trashëguar sidomos një vizion ideologjik dhe ciklik të holokaustit  (në këtë prizëm lexon atomiken e Teheranit), në moshën 14 vjeçare qau kur papritmas u detyrua që ta lërë papritmas Izraelin për të shkuar e jetuar në një vend të quajtur Pennsylvania. Por Bibi u bë një student i shkëlqyer i Cheltenham High School në Wyncote, një rrethinë e Philadelphia, ku shokët i thërrisnin “Ben”. Po kjo vetmi do ta shtynte që të hynte në Sayeret Matkal, njësia elitare legjendare e Izraelit, ku Bibi do të shërbejë nën komandën e Ehud Barak, rivalit të ardhshëm të tij në politikë në vitin 1999 e më pas aleat i ngushtë në qeveri deri në vitin 2013.

Bibi ka qenë një ushtar trim, në avionin Sabena të kidnapuar në 1972 në aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit, ku hodhi në erë 13 avionë, dhe në një inkursion të famshëm në Kanalin e Suezit, ku vetëm përpjekjet e dy bashkëluftëtarëve e shpëtuan Bibi nga mbytja nën peshën e pajimeve. Në sulmin ndaj Sabena, Bibi dhe 11 të tjerë u maskuan si teknikë me kominoshet e bardha të aeroportit. Shfrynë rrotat e avionit, u shtinë sikur do ju përgjigjeshin kërkesave të terroristëve, u ngjitën në krahët e avionit, sulmuan dyert e tij dhe brenda 90 sekondave i vranë kidnapuesit. Bibi kapi një terrorist nga flokët, duke i hequr nga dora një granatë.

Bashkë me të atin, figura tjetër që ka përcaktuar jetën dhe karrierën e Benyamin ka qenë i vëllai Yoni, ikonë kombëtare, hero lufte dhe viktima e vetme e sulmit legjendar në Entebbe. Yoni dhe Bibi nuk qenë të ngjashëm: vëllai i madh ishte më i mbyllur, më kompleks, më filozofik, më i errët, më romantik, njëlloj i përkushtuar ndaj babait, por më i pavarur se ai. Letrat e Yoni për Bibi janë plot dashuri dhe inkurajim. “Ti je miku i i vetëm i vërtetë që kam pasur ndonjëherë”, i shkruan vëllai Bibi në vitin 1967. Kurse 3 vite më pas: “Të dua më shumë se kushdo tjetër në botë”. Dy javë përpara vdekjes së Yoni, Bibi kishte filluar një punë pranë Boston Consulting Group, ku punoi bashkë me Ira Magaziner, guru i ardhshëm i shëndetësisë i Presidentit Clinton.

Sikur Yoni të mos ishte vrarë në aeroportin e Ugandës, Bibi nuk do të kishte zbritur kurrë në politike. Do t’i përkushtohej biznesit apo akademisë. Vdekja e Yoni është vendimtare për të kuptuar vetminë e Netanyahu, që humbi një prej personave të paktë që mund ta kuptonin, dashuronin, vërtet. Në gjurmën e kësaj tragjedie familjare, Netanyahu kërkoi një periudhë pritjeje për të krijuar atë që do të bëhet Instituti Jonathan, i projektuar për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar. Netanyahu kthehet në Izrael, gjen punë tek Rim Industries, një shoqëri mobiliesh. Në majin e vitit 1981, pas një martese tashmë të dështuar me Micky, ai martohet me Fleur (hebreje vetëm nga ana e babait, do t’i duhej të konvertohej).

Vitin e ardhshëm fillon ngritjen karriera e tij politike, kur Moshe Arens, ambasadori izraelian në Washington, një mik i vjetër i Benzion, i kërkoi që të ishte zëvendësi i tij. Bibi siguroi postin e Arensit dhe gjatë katër viteve të mëpasme do të kontribuonte në ekspozimin e së kaluarës naziste të ish Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kurt Waldheim, në abrogimin e rezolutës famëkeqe “sionizmi është racizëm” dhe në avancimin e kauzës së emigrimit të hebrenjve sovjetikë. Fleur Netanyahu e shoqëroi të shoqin në Izrael, por tensionet në martesën e tyre u rritën në proporcion me famën e Bibi dhe në vitin 1988 erdhi divorci. Shkaku nuk do të ishte tradhtia, siç është dyshuar gjerësisht, por lënia padore, fizike dhe intelektuale. Fleur do të shkonte të punonte bashkë me Ronald Lauder, një prej mbështetësve të Netanyahu në New York.

I armatosur me para në pjesën më të madhe me prejardhje nga jashtë vendit dhe nga aureola e suksesit, Netanyahu mori kontrollin e Likudit si outsider i politikës, duke lënë prapa “princat e partisë” Dan Meridor, Ehud Olmert dhe Zeeb Begin. Takoi bashkëshorten aktuale të tij Sara, e lindur në një qytezë të vogël në afërsi të Haifas nga një familje fetare, e njohur edhe si “Airess” për shkak të profesionit që ushtronte, stjuardesë. Sara mbeti shtatzënë dhe disa muaj më vonë u martuan. Netanyahu do të kishte më pas një marrëdhënie me një asistente, e quajtur Ruth Bar. Sara e zbulon dhe brenda pak orësh Netanyahu del në televizionin e mbrëmjes duke shpallur tradhëtinë dhe duke i kërkuar falje së shoqes.

Izraelianët nuk e interpretuan si një shenjë vendosmërie, por dobësie. Askujt nuk i kish interesuar ndonjëherë se Ben-Gurion, Moshe Dayan apo Golda Meir kishin pasur flirte jashtëmartesore dhe pjesës më të madhe të hebrenjve fetarë i kanë interesuar gjithmonë më shumë kompromiset territoriale sesa ato bashkëshortore.

Tek Bibi kishte kështu diçka amerikane, fëminore, diçka jo mjaftueshëm të pjekur ose padron i vetvetes. Por “Bibigate” nuk e rrëzon kolosin Netanyahu. Dhe qysh atëhere, Sara ka qenë gjithmonë përkrah të shoqit, duke i shkaktuar jo pak kokëçarje, duke parë se midis dadove, parukiereve dhe kostos së akulloreve, çdo ditë tregohen histori të nivelit të ulët për shtëpinë Netanyahu, nga këpucët e lëshuara drejt punonjësve të shërbimit në shtëpi tek ministrat që ngrihen në këmbë për të bërë të ulet bashkëshortja. Duke mos mundur ta sulmojnë në planin politik, të paktën prej ngathtësisë së tij të lindur, Bibi është demonizuar nëpërmjet së shoqes, e paraqitur si një lloj Lady Macbeth.

Dyshues dhe vetmitar, krejtësisht i privuar nga ironia (Një herë Larry King tha: “Në një shkallë nga njëshi tek dhjeta, si i ftuar Bibi është tetë. Po të kishte pak humorizëm, do të arrinte tek dhjeta”), prej 20 vitesh Netanyahu është psikanalizuar nga çdo gazetar dhe intelektual izraelian. Nuhatjet dhe analizat e tij lidhur me Lindjen e Mesme, nga vullneti fals i paqes së palestinezëve në kërcënimin e bombës atomike iraniane, kanë rezultuar të gjitha të drejta, deri edhe profetike.

Pyesni izraelianët se çfarë mendojnë për Bibi dhe do t’ju japin dy lloje përgjigjesh: atë që e konsideron si përbindësh që e ka penguar Izraelin të shkëputet nga territoret biblike të Judeas e të Samarias dhe atë që e konsideron si gardian të domosdoshëm të Izraelit në një Lindje të Mesme që bie copa copa. Atëhere, si shpjegohet  popullariteti dhe suksesi i Bibi?

E ka shkruar Tom Segev, një editorialist i “Haaretz”. Izraelianëve nuk u intereson kurrë ndershmëria: “Duan të dinë në fakt sesa vlen shekeli (monedha kombëtare e tyre, shënimi im.) dhe se nuk do të ketë bomba nën makinat e tyre”. Në këtë Bibi ka qenë gjigant. Ka liberalizuar dhe pasuruar ekonominë izraeliane dhe jo rastësisht i është ngjitur nofka “Mr. Security” (të kemi parasysh këtu kamikazet që çdo ditë hidhnin veten në erë në Izrael nën qeveritë  e Rabin, Peres apo Barak).

Luftarak me fjalë, Bibi është demonstruar gjithmonë një udhëheqës mbrojtës, edhe në luftë. Kurrë një rriskim. Për të, kostoja e një gabimi eventual për Izraelin është gjithmonë superiore ndaj përfitimeve eventuale. Emblematike tentativa e dështuar e vrasjes së Khaled Meshaal, kreut të Hamasit, në rrugët e Amman. Operacioni, i urdhëruar nga Netanyahu, qe një fiasko.

Qysh atëhere, Bibi e urren marrjen përsipër të rreziqeve, përfshi gjithmonë të kërcënuarën goditje preventive ndaj instalimeve atomike iraniane. Vizioni i tij evoluon vazhdimisht, përshtatet. Trashëgimia e madhe e Netanyahu është ajo që ka arritur të ngulisë në kokën e izraelianëve idenë se konflikti në të cilin janë viktima dhe protagonistë prej 100 vjetësh nuk do të largohet kurrë, se duhet të përgatiten për ta menaxhuar dhe jo zgjidhur, se duhet të jenë të fortë, se në fund do të fitojnë me “murin e hekurt”.

Deri më tani izraelianët i kanë besuar gjithmonë kësaj fytyre të pacipë me dobësi të shumta, por që ndryshe nga udhëheqës të tjerë izraelianë, më kokëshkretë dhe më naivë, nuk e ka vënë kurrë në rrezik popullin hebre. Do të shohim nëse do t’i besojnë edhe kësaj radhe. Bibi u riparaqitet atyre me të njëjtin program qysh kur mbante në dorë automatikun M16 dhe mbathte këpucët prej lëkure: çdo lëshim është kërcënim. Asnjë ëndërr. Është bota e Lindjes së Mesme.

(Materiali është një botim i vitit 2017)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Parlamenti i Mbretërisë së Holandës voton rikthimin e vizave, reagon Berisha: Ndëshkim i rëndë për Shqipërinë!

Nga Sali BERISHA

Nga Edvin Kristaq Krimi, narkoqeveria dhe narkoshteti i tij, shqiptarët jo që nuk do të hapin negociatat me BE, por rrezikojnë shumë seriozisht të humbasin një ndër arritjet më të mëdha të jetës tyre, lëvizjen e lirë në Europë, hapësirën e Shengenit.

Dje, parlamenti i Mbretërisë së Hollandës, me kërkesë të tre grupeve parlamentare, konkretisht të Partisë Kristian Demokrate, Partisë Socialiste dhe Partia e Liri, votoi dhe miratoi me shumicë votash, propozimin e këtyre grupeve për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë, për shkak të kriminalitetit agresiv dhe në rritje si dhe emigracionit ilegal.

Kështu, Shqipëria e narkoshtetit të Edvin Kristaq Krimit, bëhet vendi i parë për të cilin votohet nga një vend anëtar i BE, rikthimi i vizave për qytetarët e saj.

Po rikujtoj këtu se në vitin 2010, qeveria e Mbretërisë së Hollandës ka qënë mbështetës kryesor yni për heqjen e vizave. Por rritja e madhe e kriminalitetit me origjinë shqiptare dhe e numrit të azilkërkuesve, detyruan në vitin 2017, agjensitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Hollandës, t’u kërkojnë autoriteteve të tyre vendimarrëse, rikthimin e vizave për shqiptarët.

Rëndimi i mëtejshëm i këtyre problemeve sollën në votimin e djeshëm, që përbën në rast zbatimi, një ndëshkim tejet të hidhur për shqiptarët.

Reagimi i fortë i Vasilit: T’i vëmë vizën këtij kryeministri, jo shqiptarëve!

Mënjëherë pas debatit në parlamentin hollandez poër problemin e vizave për shqiptarët dhe mos hapjen e negociatave me Shqipërinë ka reaguar ish deputeti i LSI Petrit Vasili.

“Holanda kërkon në parlament rikthimin e vizave për shqiptarët. Të keqe më të madhe se kaq rilindja nuk mund tu bënte shqiptarëve”, shkruan Vasili në faqen e tij në facebook.

Postimi i plotë i Vasilit

Na rroftë Kryeministri se vizat po na lënë.

Holanda kërkon në parlament rikthimin e vizave për shqiptarët.

Të keqe më të madhe se kaq rilindja nuk mund tu bënte shqiptarëve.

Heqja e Vizave në vitin 2010 i dha fund poshtërimit të shqiptareve në dyert e ambasadave, i dha fund mafies se vizave si dhe i dha fund izolimit të tyre.

I vetmi, që thoshte se 1 milion shqiptarë do të ikin sapo të hiqen vizat është pikërisht ky që është sot kryeminister.

Një sukses të zi ky Kryeminister e ka arritur. Atë që nuk ndodhi ne 2010 e realizoi ky nga 2013 e kendej duke përzenë 1 milion shqiptarë nga Shqipëria dhe duke bërë që europianet të kërkojnë rikthimin e vizave.

Më mirë e ruajmë heqjen e vizave për shqiptarët dhe ti vëmë vizën ketij Kryeministri.

Studentët e Universitetit Bujqësor në protestë: Vijmë për të bërë mësim dhe këtu shohim shumë policë…

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë dalë sërish sot në protestë kundër ndërtimit brenda kampusit universitar. Ata janë shprehur se protestat do t’i vazhdojnë dhe nuk do të futen në shkollë për të bërë mësim. Në mbështetje të studentëve janë edhe pedagogët, rektori dhe dekani i këtij universiteti.

“UBT-ja proteston. Fusha ku studjonim na i zutë, ju jeni hajdutë”, kjo është një nga thirrjet e studentëve në protestën e sotme.

Një studente është shprehur e vendosur se protesta do të vijojë dhe sipas saj me projektin e shkollës 9-vjeçare është shkelur ligji.

“Vijmë për të bërë mësim dhe këtu shohim shumë policë. Shumë turp për Erionin dhe për mënyrën sesi na sheh kryebashkiaku. Ata kur arrijnë ofendojnë pedagogun apo studentin duhet të japin dorëheqjen. Jam shumë e befasuar. Nuk kemi pse përzihen studentët me nxënësit. Ai më të drejtën është i humbur. Ka shkelje të ligjit këtu. Do të vazhdojë bojkotin e mësimit.

Nëse për Veliaj është me vlerë të lëmë mësimin ne do të lemë, le të kënqet ai”, u shpreh një studente. Në UBT janë të pranishme edhe forcat e policisë, të janë aty për të ruajtur rendin.

Bashkia Tiranë nëpërmjet një projekti do të ndërtojë brenda kampusit universitar një shkollë 9-vjeçare. Ky projket kundërshtohet nga pedagogët dhe studentët pasi sipas tyre do të prishet fidanishja e shkollës që ata e quajnë laboratori.

Nga ana tjetër Erion Veliaj është shprehur i vendosur se shkolla do të ndërtohet dhe protestën e ka quajtur një turp.

Bllofi i kryeministrit dhe shtetrrethimi….

Orjola PAMPURI

Një gjë është e paqarte nga kush po e ruan kryeministri aeroportin, pasi 10 milion euro në aeroport mund të grabiten vetem nga nje grup i mireorganizuar i mbeshtetur fort nga shteti.

Bllofi qe po luan tashmë nuk mund të mbulohet me asgjë. Sot jemi përballë një grushti shteti, një emergjence perballë një kaosi., ku çdo ditë dëgjon vrasje, asgjesime e grabitje në të gjithë vendin. Kupola qeveritare e perfshire ne cdo skandal shteteror, vijon te qendroje ne pushtet me pahir.

Çlirimi i vendit nga krimi dhe bandat e krimit me bashkepunetor vete kryeministrin qe me grabitjen e 10 milion eurove, shperthime tritoli e fakte te pamohueshme ku perfshihen zyrtare te larte te shtetit te cilet bashkepunojne me bandat per te blere votat, me te gjitha keto skandale, kryeministri ne delir e ne ikje artikulon ende tratativa per hapje negociatash, per te cilat serish pengese mbetet opozita.

Ky eshte paradoks, pas te cilit vetem nje mjeran si ky kryeminister mund te qendroje.
Me 13 Prill, te gjitha keto skandale, per secilin prej nesh duhet te jene nje motiv per te na shtyre drejt rruges pa kthim per te larguar kete bande te rrezikshme qe ka marre peng Shqiperine.