29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Unaza e Re paralajmëron Ramën: Me 13 prill gjej vrimë ku të futesh

Ka filluar pak minuta më parë protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë prej pesë muajsh kundër projektit të këtij segmenti që synon t’u prishë banesat.

Nja nga banorët I bëri thirrje Ramës që më 13 prill të gjejë vrimë ku të futeët.

Në fjalën e tij, ish-deputeti Klevis Balliu, u shpreh se tashmë Shqipëria nuk ka më kryeministër, por një njeri që vërtitet në ajër për tu mbushur mendjen qytetarëve se është kryeministër.

‘Sot vërtitesh në çdo qytet jo për ti mbushuar mendjen qytetarëv se je kryeministër, por ti mbushësh mendjen qytetarëve se nuk je kryeministër. Unë ju ftoj të qëndrojmë në këtë qëndresë histrorike që i dha shpresë çdo qytetari.

Kjo është protesta që ndezi çdo protestë, sepse këtu filloi fundi i Edi Ramës.

Ndaj ju ftoj që të ftoni të bashkohen çdo mik i juaj, cdo qytetarë, që të vijnë në këtë protestë, dhe të gjithë ti bashkohemi protestës së 13 prillit. që është dita e fundit e Edi Ramës dhe dita e parë e një qeverisjes së re”, tha Balliu

Ndërsa një nga banorët duke komentuar zhargonin përçarës të Ramës tha se: ‘Unë jam krenar për origjinën timë. Ajo origjinë nuk i duron mashtruesit. Kukësi është i joni. Ato që kanë shkuar gjoja për ti prit, as 60 për qind e tyre nuk ishin qytetarë të Kukësit. Nuk ka se si ta presë Kukësi Ramën, kur ky i vendosi traun, tha banori.

Basha: Ligj të ri për Referendumet, që të ndalim hajdutët që ndërtojnë pa votë fabrikat e vdekjes

Kryetari i PD, Basha në bashkëbisedimin me studentë universitarë u shpreh se, gjatë qeverisjes së PD do të miratohet një igj i ri për Referendumet, që të ndalim hajdutët që ndërtojnë pa votë fabrikat e vdekjes në Tiranë, Elbasan apo Fier.

Duhet të fuqizojmë rolin e qytetarëve. Ata duhet të kenë mundësinë të shprehen për çështje të rëndësishme. Por ligji i sotëm për referendumet e pamundëson këtë. Imagjinoni për një moment nëse do të kishim mundësi të zhvillonim një referendum për Teatrin Kombëtar.

Të gjithë ata që ngrehen si gjela me një gjuhë vulgare se do ta prishim, po bëhet një vit që atje proteston elita kulturore e Shqipërisë, për të mbrojtur jo shtëpinë e tyre, por shtëpinë e të gjithë artit shqiptar, me vlera të jashtëzakonshme. Po të kishim një referendum të Tiranës apo të të gjithë Shqipërisë, do t’u kishim treguar vendin.

Ligji për Teatrin do të binte dhe ata që e kishin hartuar atë, do detyroheshin të largoheshin nga pushteti. E njëjta gjë për inceneratorët. Pse nuk shprehen dot qytetarët e Elbasanit për fabrikën e vdekjes që u ka ngritur Arben Ahmetaj atje.

Apo të Fierit? Apo të Tiranës? Vjedhin lekët e shqiptarëve dhe ndërtojnë fabrikat që helmojnë shqiptarët, sepse nuk kemi mundësi t’i kundërshtojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ky është një tjetër zotim që dua ta bëj sot para jush dhe që hyn tek projekti ynë i Shqipërisë përfshirëse dhe jo Shqipërisë përjashtuese, që do ta mundësojmë përmes Ligjit të ri për Referendumet, që qytetarët të kenë mundësi të shprehen në mënyrë të drejtpërdrejtë me votë, për çështje të rëndësishme kombëtare dhe lokale.

Dhe kjo të jetë vendimmarrja më e lartë, shumë më e lartë se çdo vendimmarrje tjetër, qoftë kjo edhe e parlamentit apo e qeverisë.

Denoncimi i studentit: Veliaj nuk i lejoi studentët gjermanë të vizitonin godinat e Qytetit Studenti

Gjatë protestës studentore, e cila bëri jehonë në të gjithë botën, në Shqipëri mbërriti një union studentor gjerman, Unioni ASTA i Universitetit të Hamburgut, ku në të gjitha fakultetet ku shëtitëm dhe i çuam për të parë gjendjen, i çuam edhe në Qytetin Studenti, për të parë konviktet.

Duke ditur që fondi gjerman KfW ka dhënë 26 milionë euro, 12 prej të cilëve grant dhe 14 të tjerat kredi e butë, brenda 4 viteve duhet të kishin mbaruar të 28 godinat e Qytetit Studenti, ndërsa në të vërtetë nuk është prekur asnjëra prej tyre.

Ne shkuam me shkresë zyrtare, ku drejtoresha e konvikteve, Anila Hoxha në mos gaboj, bënte pingpong me Lali Erin, duke u justifikuar se s’ju lejoj dot të futeni brenda, sepse është kompetencë e bashkisë, kurse nga bashkia na thoshin se është kompetencë e drejtoreshës. Si përfundim, u mësuam edhe gjermanëve se ç’janë projektet 3D, sepse ata nuk arritën që të futen brenda.

Gjatë ngujimit pashë se shumë studentë vinin dhe ngujoheshin, sepse ishin më rehat të flinin në karriget e universitetit, sesa në ato krevatë që u kishin dalë sustat. Pas kësaj, bëmë një takim me ambasadën gjermane, kërkuar nga vetë unioni studentor gjerman.

Më pas, studentët gjermanë janë kontaktuar si nga drejtoresha e konvikteve, ashtu edhe nga përfaqësues të ambasadës gjermane, për t’ju thënë që të mos i paraqesin faktet e mbledhura, fotot, apo mos bëni bujë të madhe në shtetin gjerman. Por reportazhet që studentët bënë, janë shfaqur nëpër gazeta të ndryshme lokale e kombëtare gjermane.

Basha: Listat e hapura? Një ide e vlefshme për të pasur deputetë që përfaqësojnë interesat e qytetarëve

Kreu i opozitës, Basha gjatë bashkëbisedimit u shpreh se, projekti për të djegur mandatet, është shumë më i thellë se sa thjeshtë largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie.

“Projekti që kemi nisur sëbashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë se sa thjeshtë largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar sëbashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem.

Përshembull, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjeshtë të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një parlament i cili të ketë deputetë që më të vërtetë që e lidhin fatin e tyre me qytetarët.

Në këtë mënyrë, një parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do ti shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është parlamenti ai që e mban përgjegjës qeverinë në demokraci. Nëqoftëse Parlamenti thotë: jo, nuk e prish dot Teatrin, nuk do i thotë një i çmendur apo një kryehajdut që: unë do ta prish se do të ndërtoj kulla.

Nëqoftëse parlamenti thotë; jo, nuk ndërton dot me paratë e shqiptarëve incenratorë për të helmuar fëmijët e shqiptarëve, nuk ka kryeministër të thotë: po do ta bëj! Na duhet pra një parlament përfaqësues i qytetarëve”, u shpreh Basha.

Bashkëbisedim me studentët 
5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po t’ua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e as të blejnë tekstet shkollore. Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit, 5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi

Emanuel Çaushi, student për drejtësi në Londër. Dua të kthehem në Shqipëri. Çfarë incentivash ka që studentë si puna ime të kthehen në atdhe. Shpresoj shumë që gjendja në këtë pikë të ndryshojë me qeverinë e ardhshme të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: Aktualisht s’ka asnjë nxitje, asnjë incentiv. Kjo është arsyeja që asnjë student nuk kthehet, por edhe studentët që janë në Shqipëri mendojnë vetëm për të ikur jashtë. Kjo duhet të ndryshojë, kjo do të ndryshojë, sepse nuk ka shans Shqipëria të mbijetojë, pa ndryshuar si përparësi kryesore këtë problem: të mbajë të motivuar rininë të ndërtojë jetën këtu. Përparësi do të thotë para për arsimin e lartë.

Plani që kam patur rast ta shpalos në seancat e fundit të pseudoparlamentit ishte ky: dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë, nga 36 milionë euro që është për vitin 2019 në 72 milionë euro. Është plotësisht e mundur, mjafton që të mos vjedhë Edi me Damianin e me DH Albanian tek Unaza, dhe dalin e teprojnë ato para për dyfishimin e buxhetit.

Me dyfishimin e buxhetit do bëhej e mundur që së pari të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra të përfitonin subvencionin në masën 100 % të tarifave për bachelor e master. Dhe ne do ta bëjmë këtë realitet.

Së dyti, për të gjithë të tjerët do të thotë përgjysmim të tarifave për bachelor dhe master. Së treti do të thotë mjaftueshëm para për 5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po tua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e të blejnë dy palë këpucë, një për dimër e një për verë, as të blejnë tekstet shkollore e as biletën e transportit.

Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit, 5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi. Ne do ta bëjmë këtë realitet. Nuk do të ketë asnjë vajzë apo djalë shqiptar që do të mbeten pa studiuar për shkak se familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike. Ne do ta bëjmë realitet.

Dhe mbeten mjaftueshëm fonde në një vlerë prej 32 milionë eurosh për të mbështetur investimet në 2 infrastruktura: studentore dhe akademike. Studentore do të thotë konvikte, mekanizëm të cilin do ta vëmë menjëherë në lëvizje, kur PD me votën e qytetarëe, siç besoj se e keni parë, do t’i besohet dhe do të marrë në dorë qeverisjen e vendit.

Por duhet më shumë se kaq. Duhet edhe më shumë se kaq që ju të mos ndiheni të përjashtuar, por të ndiheni të nxitur për të qendruar në Shqipëri apo për t’u kthyer në Shqipëri. Ne do t’i japim fund sistemit që përjashton, ku i gjithë vendi është në duart e qeverisë dhe 5 oligarkëve që nga mëngjesi deri në darkë, hanë e pinë me kryeministrin dhe vendosin se kush mer çfarë, si, qysh, tek.

 

Denoncimi tek Basha: Kryeministri më përjashtoi nga bursa e ekselencës, vetëm se isha studente greviste

Jam Ambra Nazarko, studente e fakultetit të drejtësisë, Universiteti i Tiranës, viti i dytë bachelor. Kam qenë studente protestuese, studente e ngujuar në Fakultetin e Drejtësisë, studente ekselente, ku me VKM-në e parë të zotit kryeministër, dola në listat e përfitimit të bursës së ekselencës.

Ditën e hënë ne kemi mbyllur ngujimin dhe ditën e dytë dalin listat e tjera dhe emri im nuk figuronte më. Kam kërkuar një vertetim studenti nga fakulteti, ka një muaj dhe akoma nuk ka dalë ai vertetimi çuditërisht.

Premtimi i Bashës: Qeveria e PD, 10 mijë mundësi stazhi për studentët në vit

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha është në këto momente në një bashkëbisedim me studentë të Politeknikit ku ndarë edhe takimin e tij të fundit në Bundestagun gjerman ku kishte një drekë pune edhe me studentë shqiptarë të cilët kryenin stazhin në këtë parlament.

“Do doja që këtë pjesë të bashkëbisedimit të anojë nga ajo çfarë ju keni për të parashtruar.

Unë jam kthyer mbrëmë nga Berlini kur isha në një axhendë shumë të rëndësishme, ku pata takime në Bundestag, në Kancelari dhe në insitucionet më të rëndësishme në Berlin.

Kisha mbi 20 takime me mikpritësit gjermanë, ku gjetën kohën të organizojmë edhe një drekë me 40 stazhistë gjermanë në Bundestag. Më vjen mirë që 8 prej tyre ishtin përzgjidhur për tu punësuar nga Shqipëria dhe Kosova.

Po e nis bisedën me këtë rrëfim që më bëri përshtypje.

Ja ku kemi një institucion të huaj si Bundestagu që ka një prag stazhi, që nuk ka projekte vetëm për gjermanët , por për studentë nga rajone të tjera, Çfarë tregon kjo, vizion dhe vullnet politik.

Vizion për një praktikë shumë të çmuar se si funksionon një nga parlamentet më të çmuara të Evropës.

Së dyti vullneti politik, jo vetëm se selekton me konkurse, por kanë ndarë edhe para që t’u jepet mundësi stazhi.

Së treti gjithsecili prej tyre bashkohën në një pikë që stazhin e konsideronin si përvojën e tyre më të mirë studentore.
Unë e ndaj këtë vlerësim.

Edhe unë kisha mundësi kur isha student të bëja praktike, por kulturën e punës nuk e përfiton pa qenë në një vend punë. Ky duhet të jetë model aboslut për studentët tanë.

Ne do të krijojmë mundësi stazhi për 10 mijë studentë në vit, për të përfituar mundësinë përmes konkurencës, qoftë kjo në sektorin privat apo shtetëror.

Mënyra se si do të organizohet do të menaxhojë prioritet e Shqipërisë. Gjithçka duhet të jetë në funksion të krijimit të vendeve të punës me paga dinjitoze.

Ekonomia jonë është në kolaps. Zgjidhja është çlirmi i ekonomisë së Shqipërisë në këto 5 vite që e bëjnë të pamundur zhvillimin e vendit.
Siguria ligjore, një sistem taksash nxitës dhe programe që nxisin kualifikimin e forca punëtore.

Ku jemi ne me këto të treja? Siguria ligjore këtu është zero. Investitorët e huaj këtu i rrahin. Taksa këtu është më e lartë se në Kosovë, pse duhet të vijnë investitorët e huaj?

Këtu mësohet kompjuteri akoma me dërrasë të zezë dhe me shkumës, ndërkohë që jo vetëm Europa por edhe rajoni po kalojnë me tableta. Dhe e gjitha kjo ndodh sepse paratë vidhen nga një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë”, tha Basha.

Basha bashkëbisedim me studentët: Në qeverisjen e PD, asnjë nuk do të mbetet pa studiuar!

5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po t’ua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e as të blejnë tekstet shkollore. Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit, 5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi

Emanuel Çaushi, student për drejtësi në Londër. Dua të kthehem në Shqipëri. Çfarë incentivash ka që studentë si puna ime të kthehen në atdhe. Shpresoj shumë që gjendja në këtë pikë të ndryshojë me qeverinë e ardhshme të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: Aktualisht s’ka asnjë nxitje, asnjë incentiv. Kjo është arsyeja që asnjë student nuk kthehet, por edhe studentët që janë në Shqipëri mendojnë vetëm për të ikur jashtë. Kjo duhet të ndryshojë, kjo do të ndryshojë, sepse nuk ka shans Shqipëria të mbijetojë, pa ndryshuar si përparësi kryesore këtë problem: të mbajë të motivuar rininë të ndërtojë jetën këtu. Përparësi do të thotë para për arsimin e lartë.

Plani që kam patur rast ta shpalos në seancat e fundit të pseudoparlamentit ishte ky: dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë, nga 36 milionë euro që është për vitin 2019 në 72 milionë euro. Është plotësisht e mundur, mjafton që të mos vjedhë Edi me Damianin e me DH Albanian tek Unaza, dhe dalin e teprojnë ato para për dyfishimin e buxhetit.

Me dyfishimin e buxhetit do bëhej e mundur që së pari të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra të përfitonin subvencionin në masën 100 % të tarifave për bachelor e master. Dhe ne do ta bëjmë këtë realitet.

Së dyti, për të gjithë të tjerët do të thotë përgjysmim të tarifave për bachelor dhe master. Së treti do të thotë mjaftueshëm para për 5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po tua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e të blejnë dy palë këpucë, një për dimër e një për verë, as të blejnë tekstet shkollore e as biletën e transportit.

Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit, 5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi. Ne do ta bëjmë këtë realitet. Nuk do të ketë asnjë vajzë apo djalë shqiptar që do të mbeten pa studiuar për shkak se familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike. Ne do ta bëjmë realitet.

Dhe mbeten mjaftueshëm fonde në një vlerë prej 32 milionë eurosh për të mbështetur investimet në 2 infrastruktura: studentore dhe akademike. Studentore do të thotë konvikte, mekanizëm të cilin do ta vëmë menjëherë në lëvizje, kur PD me votën e qytetarëe, siç besoj se e keni parë, do t’i besohet dhe do të marrë në dorë qeverisjen e vendit.

Por duhet më shumë se kaq. Duhet edhe më shumë se kaq që ju të mos ndiheni të përjashtuar, por të ndiheni të nxitur për të qendruar në Shqipëri apo për t’u kthyer në Shqipëri. Ne do t’i japim fund sistemit që përjashton, ku i gjithë vendi është në duart e qeverisë dhe 5 oligarkëve që nga mëngjesi deri në darkë, hanë e pinë me kryeministrin dhe vendosin se kush mer çfarë, si, qysh, tek.

Protestuesit çajnë kordonin e policisë dhe shkojnë të kapin Ramën, ai lë fjalimin dhe hipën në helikopter

Protestuesit janë përballur me forca të shumta policore kur kanë mbërritur pranë aeroportit të Kukësit ku Rama po mabnte fjalën. Policët I kanë bllokuar protestuesit duke mos i lejuar që të shkojnë drejt vendit ku mbahej takimi.

Kjo ka sjellë irritim tek banorët të cilët janë përplasur me forcat e policisë. Pas një përleshje, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë nisur për të kapur Ramën. Kaq ka mjaftuar që Rama të ndërpresë fjalimin dhe të hipi me urgjencë në helicopter.

Pasi ka folur për rreth 20 minuta në aeroportin e Kukësit, ku kishte mbledhur zyrtarë të administratës, Edi Rama e ka mbyllur shpejt fjalën e tij.

I pritur me protesta dhe i detyruar që të shkojë në Kukës me helikopter, Edi Rama nuk i ka pritur dot kuksianët që ti takonte, por është arratisur duke i hipur helikopterit me të cilin edhe erdhi.

Edi Rama nuk u fut fare në qytetin e Kukësit, por si ilegal mbërriti nga ajri dhe po nga ajri iku, duke mos u përballur dot me popullin e tij.

Ambasada ruse dekonspiron vizitën sekrete të delegacionit të Ramës në Moskë

Në kulmin e një fushatë qeveritare që synon të demaskojë opozitën PD si të financuar nga Rusia, kryeministri Edi Rama ka dërguar këto ditë një delegacion qeveritar për bisedime në Moskë.

Lajmi i vizitës së delegacionit shqiptar, çuditërisht nuk është publikuar nga qeveria shqiptare. Në faqen e ministrave dhe gjithë axhendat e Këshillit të Ministrave, një takim i tillë i përfaqësuesve të Edi Ramës është mbajtur sekret. Nëse ishte takim protokollar pse u mbajt i fshehur për median dhe publikun kjo vizitë?

Ndërkohë njoftimi për takimin është bërë në Moskë (Rusi) dhe lajmi ka dalë nga ana e Ambasadës Ruse në Tiranë. Nga pala ruse të dërguarit e Edi Ramës janë pritur në nivelin më të lartë, për detyrën që përfaqësojnë, ministri i Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, Konstantin Noskov.

Ndërsa pala shqiptare është përfaqësuar në këtë takim nga numri dy i Ministrisë së Financave, Zëvendësministri Elton Haxhi, i cili është dhe bashkëkryetar i Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor.

‘Palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit etj. U ra dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale’,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Ruse në Tiranë për takimin.

Sigurisht një takim i tillë nuk duhet anatemuar. Përkundrazi, mes dy vendeve ka hapësira dhe bashkëpunimi ekonomik që mund të shfrytëzohen, siç bëjnë dhe vende të tjera të NATO-s, duke respektuar dhe qëndrimet e secilës palë për politikën e jashtme.
Por në këtë takim, ajo që bie në sy është fakti se deri pak ditë më parë, Edi Rama dhe gjithë ministrat e tij në fjalime dhe studio televizive e kanë paraqitur Rusinë si rrezik dhe vendin nga po importohen tensionet e sotme të opozitës.

Drejtuesit e Qeverisë gati sa kanë aluduar dhe për skenar rus destabiliteti me anë të opozitës. Edhe pse nuk ka asnjë fakt për këtë pretendim të qeverisë, takimi i delegacionit të Edi Ramës në Moskë, në mënyrë gati sekrete nga pala jonë, tregon se nëse ka bashkëpunëtor në PS, ata duhen kërkuar të qeveria ‘Rama’.

Pse kryeministri nuk thotë sa ministra dhe deputetë të PS-së kanë vizituar Moskën pa e bërë publike?

“Syri.net”

Protestuesit marshojnë drejt aeroportit ku ndodhet Rama, mijëra forca policore për frikacakun

Edi Rama per te shmangur perballjen me qytetaret e Kukesit qe deklaruan se eshte i padeshiruar ne Kukes dhe i bllokuan rrugen ne hyrje te qytetit, ka hyre ne aeroportin e sapo dhene me PPP nga ajri me helicopter.
Protestuesit kanë bllokuar të gjitha hyrjet për në Kukës, ndeërsa tani mijëra protestuesi po marshojnë drejt aeroportit të Kukësit për të bllokuar edhe këtë zonë për të pamundësuar kthimin e Ramës me helicopter drejt Tiranës.
Kuksianët deklarojnë se Rama nuk e meriton të shkelë në Kukës pasi është njeriu që I ka vendosur traun duke i izoluar. Kjo është revolta që ka mbërthyer vendin dhe Rama është një person ipadëshiruar kudo që ai shkel.
Burimet sqarojnë se janë me mijëra forca policore që shoqërojnë Ramën për të garantuar vizitën e toij në këtë qytet.