30.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Video/ Rama futet me helikopter në Kukës, banorët i kanë zënë të gjitha rrugët

Edi Rama është i padëshiruar në Kukës. Këtë e ka treguar edhe protesta e fuqishëm e kuksianëve e organizuar gjatë ditës së sotme.

Por për të shmangur përballjen me qytetaret që deklaruan se është i padëshiruar në Kukës dhe i bllokuan rrugën në hyrje te qytetit, ka hyrë në aeroportin e sapo dhënë me koncesion, nga ajri.

Ai ka mbërritur me helikopter në Kukës, duke mos u futur fare në qytet, por duke zhvilluar një takim me disa zyrtarë të administratës në ambientet e aeroportit të bërë dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për popullin e Kukësit, për ndihmën e tyre në përballimin e situatës në luftën e Kosovës në vitin 1999.

Kuksianët i vënë traun Ramës me parullën: Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 5. April 2019

Shpërthen revolta në Kukës, banorët i venë traun Ramës, futet me helikopter

Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kukës. Në orën 14:30 minuta Rama pritet të shkojë në qytetin verilindor, por ai është pritur me protesta.

Qindra qytetarët kanë shkuar tek ura e Kukësit për të bllokuar ardhjen e Ramës.

Para kryeministrit kanë shkuar qindra policë, për të siguruar vizitën.

Por ata janë përplasur me qytetarët në protestë.

Ka pasur një përplasje, ndërsa qytetarët kanë mundur të çajnë rrethimin duke bllokuar urën mbi Drin.

Edi Rama ka shkuar me helikopter për shkak të rrugëve të zëna nga qytetarët dhe ruhet me qindra forca policore.

Një ditë më parë reagoi edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu kundër vizitës së Ramës në Kukës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Shehu shprehet se, qyteti që ai drejton njihet për mikpritjen, por nuk mund të presë një kryeministër që e ka lënë qytetin jashtë vëmendjes së qeverisë së tij.

“Të vetmen bashki që drejton Rama në qarkun tonë është Bashkia e Hasit, së cilës i ofroi laborator droge dhe ikje masive, shkruan Shehu.

Postimi i plotë
Kukesi, kandidat per çmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.

Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.

E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.

Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.

Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive.

Kuksianët i vënë traun Ramës me parullën: Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 5. April 2019

Gaztori i Portokallisë me makina 42 mijë euro, nuk më plas fare për ju, e dua lali Erin…

Aktori i “Portokalli”, Gaz Paja, prej kohësh është pozicionuar hapur në krah të Rilindjes dhe është shumë aktiv në eventet propagandistike të Edi Ramës dhe Erion Velisë.

Paja, ose siç njihet edhe si “Gazi i Portokallisë”, madje u pozicionua fare hapu edhe kundër kolegëve të tij për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Herën e fundit ai u fokusua nga kamerat gjatë zhvillimeve të kongresit të PS-së në sheshin “Nënë Tereza”, duke u zgërdhirë dhe qeshur, ndërkohë që Edi Rama sulmonte kundërshtarët politik e mediatik me një fjalor rruge dhe premtonte njëkohësisht, se do të shembte jo vetëm teatrin por edhe Galerinë e Arteve dhe Muzeun Historik.

Për këtë pozicionim partizan, Paja ka folur edhe në emisionin, “Ftesë në Pesë” të Bieta Sulo, duke flakur modestinë kur deklaroi se kishte zgjedhur që të ishte pjesë e historisë me Lali Erin dhe Rilindjen.

“Unë nuk kam asnjë letër të asnjë partie dhe nuk mendoj se do kem ndonjëherë. Unë thjesht mendoj që ky djali (Lali Eri) bashkë me skuadrën e tij do hyjnë në histori dhe unë kam qejf të jem pjesë e historisë. Kaq! Pra të ndihmoj në zhvillimin e Tiranës. Se çfarë thonë pastaj, jo është i politizuar apo jo, kjo nuk është e vërtetë. Kush do e beson dhe lë të vijë të ndjekë punën time artistike, të cilën e adhuroj dhe për të cilën paguhem, kujt nuk i pëlqen kjo nuk më plas fare”, deklaroi me seriozitet. Gazi i Portokallisë.

Gjithashtu ai ka folur edhe për makinën e tij “modeste” të parkuar para Teatrit Kombëtar, pikërisht në vendin ku kolegët e tij për më shumë se një vit po e mbrojnë nga Rama e Lali Eri që kanë në plan ta shembin, për të ndërtuar 7 kulla.

“Makina në teatër atë natë ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkojmë aty. Pra aty ishte makina e teatrit, ishte makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket se edhe e Laurës. Kështu që ishin dy-tre makina. Këto zonjat apo zotërinjtë që donin të merreshin me makinën time, u morën se ndoshta iu pëlqeu…” tha për këtë çështje Gazi. Brenda kësaj teme ai ka zbuluar edhe çmimin e vërtetë të makinës që përdor.

“Ka kushtuar plot 42 mijë euro…Kam shkuar si gjithë shqiptarët në një koncensionar, kam kërkuar ta marr me këste dhe e kam marrë me këste”, tha gaztori i Portokallisë.

Kur mund të pësoni infarkt edhe pse nuk vuani nga zemra

Nëse mendoni që me kontrollin e kolesterinës dhe me shmangien e ushqimit të shpejtë të zvogëloni rrezikun nga ataku në zemër – e keni gabim. Nuk është kjo edhe aq e thjeshtë.

Edhe pse mungesa e aktiviteteve fizike, ushqimi jo i shëndetshëm dhe anamneza pozitive familjare do të ndikojnë në rritjen e rrezikut nga kjo sëmundje, nuk janë këta të vetmit faktorë të cilët duhet t’i keni parasysh. Këta janë 6 faktorët befasues të pazakonshëm, të cilët mund të rrisin rrezikun nga sulmi në zemër.

Sëmundja autoimune
Nëse keni ndonjë sëmundje autoimune siç janë lupusi, artriti reumatik apo artriti i psoriazës, atëherë jeni të rrezikuar nga sulmi në zemër. Femrat të cilat gjatë shtatzënisë zhvillojnë ndonjë sëmundje autoiumine janë posaçërisht të rrezikuara.

Të ftohtët
Dimri mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin. Të ftohtët mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër, sepse kur moti është i ftohtë trupi përpiqet të mos lëshojë ngrohtësinë të avullojë nga trupi. Kjo mund të jetë shkaktar i sulmit në zemër, sepse enët e gjakut dhe arteriet tkurren.

Keni filluar mënyrën e re të ushtrimit. Keni vendosur të ktheni formën, por është shumë me rëndësi si stërvitni. Nëse jeni mësuar me përtacinë dhe filloni përnjëherë kardio-treningun intensiv, rrezikoni ta dëmtoni zemrën.

Përgatituni ngadalë dhe ngadalë ktheni formën. Vjen deri te rritja e hormonit të stresit, i cili çrregullon qarkullimin e deritanishëm të gjakut nëpër zemër.

Keni kancer
Hulumtuesit kanë zbuluar lidhjen midis kancerit dhe sulmit në zemër, dy sëmundje të cilat vrasin më së shumti njerëz në botë. Terapi të caktuara të kancerit siç është rrezatimi i gjoksit, posaçërisht i anës së majtë, rrit rrezikun nga sëmundja e arterieve koronare, e cila konsiderohet e rrezikshme, sepse vjen nga grumbullimi i kolesterinës në arterie e cila çon gjakun deri në zemër.

Ilaçet kundër kancerit siç janë Adriamicini dhe Herceptini gjithashtu rrisin rrezikun nga sulmi në zemër.

Thithni ajër të keq
Ajri i papastër sjell perëndime shumë të bukura të diellit, mirëpo ekspozimi në ajër të cilësisë së keqe mund të ketë pasoja të mëdha negative për shëndetin tuaj, duke përfshirë edhe rrezikun nga sulmi në zemër.

Ajri i keq mund të çojë deri në sulm në zemër për shkak të inflamacionit, sepse me frymëmarrje thithim grimca irrituese nga ajri, andaj trupi ynë patjetër duhet të punojë më shumë.

Ngërçet e këmbëve
Shfaqen nga një numër i madh shkaqesh, shumica e tyre janë beninje.
Nëse çdo herë kur ecni pak më shumë ndiheni më mirë sapo të uleni, mbase vuani nga gjendja e cila është e njohur si sëmundje periferike e arterieve.

Në atë rast ngërçet i shkakton arterioskleroza apo mbyllja dhe ngushtimi i arterieve periferike të cilat shkojnë nëpër këmbë.

Si ndikon shëndeti i mishrave të dhëmbëve në funksionin mendor

Personat me gingivit kanë funksion më të dobët mendor në krahasim me moshatarët e tyre të cilët e kanë mishin e dhëmbëve në gjendje normale-është treguar në një analizë të re të të dhënave në SHBA.

Këto rezultate shtojnë dyshimin se inflamacionet e ndryshme të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet e gingivave mund të kenë ndikim të dëmshëm në tru. Sëmundjet periodontale mund të nxisin inflamacion në tërë trupin që është faktor i dobësimit të funksionit mendor.

Pastaj sëmundjet e dhëmbëve mund të pengojnë edhe marrjen e ushqimit, që njëkohësisht mund të ndikojë edhe në funksionin mendor si pasojë e mungesës së ushqimit të nevojshëm për organizmin.

Gingiviti fillon në hapësirën midis dhëmbëve. Shumica e individëve nuk e përdorin fillin dentar rregullisht. Pastrimi i rregullt me furçë nuk mund të arrijë këto zona kritike. Edhe dhëmbët më të shëndetshëm mund të shfaqin shenja të kësaj sëmundjeje.

Mishrat e dhëmbëve gjakosen lehtësisht gjatë përdorimit të furçës, janë të ënjtura, të ndjeshme në prekje. Pacienti mund të ketë erë të keqe dhe shije jo te mirë në gojë.

Dy ushqimet që bëjnë mrekulli kundër kolesterolit

Kolesteroli është substancë yndyrore në trup, e cila është vitale për funksionin normal trupor.

Ka dy lloje të kolesterolit – LDL (njohur si kolesteroli i keq) dhe HDL (njohur si kolesteroli i mirë).

Sasitë e mëdha të kolesterolit të keq mund ta rrisin rrezikun e problemeve serioze shëndetësore, siç është ngushtimi i artereve, sulmi i zemrës, sulmi në tru, etj.
Megjithatë, nivelet e kolesterolit mund të ulen duke i bërë disa ndryshime të thjeshta në ushqim.

Produktet arrore
Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të hani produkte arrore, sepse hulumtimet tregojnë se ato e zvogëlojnë kolesterolin, e posaçërisht arrat, kikirikët dhe bajamet.

Këto përmbajnë vitaminë E, e cila ka ndikim në kolesterol.

Soja
Nuk është ushqimi i preferuar i secilit, por soja është dëshmuar se e zvogëlon kolesterolin – 25g proteinë soje në ditë mund ta zvogëlojë kolesterolin për 5%, sipas ekspertëve.

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Turqisë

Nënpresidenti turk Fuat Oktay paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për rrezikun e prishjes së marrëdhënieve, për shkak të mosmarrëveshjeve midis dy aleatëve të NATO-s që po shtojnë tensionet.

“Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin. A dëshirojnë të mbeten aleate të Turqisë apo do të rrezikojnë miqësinë tonë duke bashkuar forcat me terroristët për të minuar mbrojtjen e aleates së NATO-s kundër armiqve të saj?” shkruante Oktay në një Twitter të enjten.

Komenti pason një paralajmërim drejtuar Ankarasë nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo që Turqia të mos ndërhyjë ushtarakisht kundër YPG-së, një milici kurde në Sirinë veriore.

Ky grup është një aleat me rëndësi kritike e SHBA-së në luftën kundër grupit terrorist Shteti Islamik, por Ankaraja e ka cilësuar YPG-në organizatë terroriste të lidhur me një kryengritje brenda Turqisë.

“Sekretari Pompeo shprehu mbështetje për negociatat e tanishme në lidhje me Sirinë verilindore, duke paralajmëruar për pasoja potencialisht shkatërruese të veprimeve ushtarake të njëanshme turke në rajon”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë, pas takimit të zotit Pompeo të mërkurën me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Zoti Cavusoglu theksoi atë që ai e quajti mungesë e “një strategjie të qartë” në Uashington për Sirinë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili humbi disa qytete kyçe në zgjedhjet lokale të dielën e kaluar, e ka shpallur sigurinë një përparësi, gjë që është interpretuar nga disa si një sinjal për një inkursion të mundshëm ushtarak në Siri kundër YPG-së. Forcat turke janë grumbulluar në masë në kufirin sirian.

Kërcënimi i një përplasjeje për Sirinë vjen në klimën e një mosmarrëveshjeje në rritje midis Uashingtonit dhe Ankarasë lidhur me planet turke për blerjen e sistemit rus të raketave S-400. Zyrtarët e SHBA thonë se raketat do të komprometonin sistemet e armëve të NATO-s.

“Turqia duhet të zgjedhë. A dëshiron ajo të mbetet një partnere kritik në aleancën ushtarake më të suksesshme në histori apo a do të rrezikonte sigurinë e këtij partneriteti duke marrë vendime të tilla të pamatura që minojnë aleancën tonë?” tha zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence në komentet e bëra këto ditë në Uashington.

“Blerja e sistemit nga Rusia është punë e mbarur,” tha zoti Cavusoglu në një diskutim për NATO-n në Uashington. “Ne nuk po zgjedhim midis Rusisë dhe aleatëve të tjerë, nuk i shohim marrëdhëniet tona me Rusinë si një alternativë ndaj marrëdhënieve me të tjerët, dhe askush, as Perëndimi e as Rusia, nuk duhet e as mund të na kërkojnë të zgjedhim”, shtoi ai.

Uashingtoni po i ofron Turqisë një sistem raketash Patriot. Ankaraja ka treguar gatishmëri për të blerë sistemin, por jo si alternativë ndaj sistemit S-400 të Rusisë.

Mosmarrëveshja është pjesë e shqetësimeve më të gjera midis aleatëve perëndimorë të Turqisë lidhur me thellimin e marrëdhënieve të Erdoganit me presidentin rus Vladimir Putin.

Javën e ardhshme, Presidenti Erdogan do të vizitojë Moskën, ku zoti Putini pritet ta inkurajojë më tej Turqisë për të blerë sistemin S-400. Rusia është e vendosur t’i livrojë raketat në gjysmën e dytë të këtij viti.

Uashingtoni ka paralajmëruar se livrimi i avionëve të tij modernë F-35 Turqisë rrezikohet nëse Turqia ble sistemin rus.

Analistët thonë se në horizont po duken masa të mëtejshme kundër Turqisë dhe se monedha vendëse, lira, mund të bëhet viktima më e rëndësishme e çdo përballjeje me SHBA.

Analistët thonë gjithashtu se lira është në pozita të dobta, pas rënies vitin e kaluar të shkaktuar nga presidenti Donald Trump, i cili goditi Ankaranë me sanksione për shkak të arrestimit në Turqi të pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili më pas u lirua.

May kërkon që Brexit të shtyhet deri më 30 qershor

Kryeministrja britanike, Theresa May i ka kërkuar në një letër Bashkimit Europian shtyrjen tjetër të Brexit deri më 30 Qershor. Në letër thuhet, se Britania e Madhe do të bëjë përgatitjet për zgjedhjet europiane.

Afati i shtyrjes së Brexit ishte 12 Prill, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë për një dalje të rregulluar me marrëveshje të Britanisë së Madhe nga BE. Kryeministrja britanike, Theresa May i lutet tani BE të zgjasë afatin e daljes nga BE, më 30 Qershor.

Në të njëjtën kohë Britania e Madhe do të bëjë përgatitje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane, thuhet në letrën drejtuar kreut të Këshillit të BE, Donald Tusk. Nëse të dyja palët e kanë ratifikuar marrëveshjen e daljes nga BE më parë, atëherë dalja nga BE do të hyjnë fuqi.

Në një prononcim pak më parë, Donald Tusk kishte kërkuar shtyrjen e Brexit me një vit. Ai tha se do t’ua propozojë këtë 27 vendeve anëtare të premten (05.04). Në Londër Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë së Madhe ka refuzuar 3 herë marrëveshjen me BE dhe nuk ka rënë në ujdi për asnjë plan të daljes nga Bashkimi Europan.

Zëvendëskryetari i laburistëve, Tom Watson tha se, partia e tij ka nevojë për pak kohë për të sqaruar pozicionet e saj me Theresa May.

Merkel: Të mënjanohet Brexit pa marrëveshje
Të mërkurën e javës së ardhshme është planifikuar mbajtja e një samiti të posaçëm të BE për të rënë dakord për shtyrjen e Brexit.

Nëse nuk ka asnjë ujdi e asnjë zgjatje, Britania e Madhe do të “divorcohej” me BE pa asnjë rregullim të ndarjes, gjë që kundërshtohet ashpër nga përfaqësues të ekonomisë. Kjo do të kishte pasoja të mëdha për ekonominë britanike, por edhe për atë të vendeve europiane dhe qytetarëve të BE.

Kancelarja Merkel gjatë një vizite të enjten në Irlandë u shpreh, se do të përpiqej deri në fund që Britania e Madhe të mos dalë në mënyrë kaotike nga BE. Taksapaguesit gjermanë do të duhej të dërgonin një shumë prej disa qindra milionë eurosh drejt BE, nëse Britania e Madhe do të dilte pa asnjë rregullore nga Bashkimi Europian.

Dokumenti/ Komisionerja e Vetingut me 4 shtëpi, si i bleu brenda 3 viteve

Procesi i Vetingut riktheu në vëmendjen e publikut pasuritë e paluajtshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ajo që deri më tani ka mbetur enigmë për qytetarët është pasuria e kontrolluese të Vetingut. Shprehja “po rojet kush i ruan”, ka mbetur e pazbuluar deri më tani.

Institucionet përgjegjëse për transparencën e komisionerëve të Vetingut kanë heshtur deri më tani. Pavarësisht se ligji parashikon që pasuria e komisionerëve të bëhet menjëherë publike, deri më tani ato kanë mbetur të mbyllura në institucionin që administron formularët e pasurisë.

Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, struktura ku komisionerët e Vetingut dorëzojnë formularët e pasurisë, ka shtyrë në kohë publikimin e deklaratave të “rojeve” të sistemit të drejtësisë.

ILDKPKI refuzoi të vinte në dispozicion të “Boldnews.al” deklaratat e interesave private të zyrtarëve të Vetingut, me argumentin se “stafi përgjegjës ishte i angazhuar me azhurnimin dhe përmirësimin e sistemit dixhital të institucionit”. Komisioneri për Informim gjithashtu pranoi argumentin e ILDKPKI, pas një ankimi të dorëzuar nga “BN”. 

Komisionerja me apartamente 150 mijë euro
Përballë mungesës së transparencës nga institucionet, “Boldnews.al” kreu investigim për disa prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nga të cilat u siguruan të dhëna se, disa prej tyre, janë në pozita të njëjta me gjyqtarët e prokurorët që kanë shkarkuar, sa u përket sasisë së pasurisë.

“Boldnews.al” ka siguruar të dhëna, në bazë të dokumentave zyrtare, se Komisionerja e KPK, Suela Zhegu dhe bashkëshorti i saj, Idi Zhegu, janë pronarë të 4 apartamenteve. Sipas të dhënave që ka parë ‘BN”, këto apartamente janë blerë në periudhën 2004-2007 dhe vlera totale e tyre arrin në rreth 150 mijë euro.

Nga dokumentat që ka parë “BN” rezulton se Suela Zhegu dhe Idi Zhegu kanë blerë një apartament 85 m2 në vitin 2004. Dy vjet më pas, më 2006, ata blejnë edhe një apartament tjetër, me sipërfaqe 65 m2.

Në vitin 2007, komisionerja Zhegu dhe bashkëshorti i saj blejnë dy apartamente të tjera-një në Plazh Durrës, me sipërfaqe 75 m2 dhe një tjetër, me sipërfaqe 70 m2.

Në bazë të dokumentave zyrtarë, rezulton se Suela dhe Idi Zhegu i kanë blerë të 4 apartamentet, me shuma që variojnë nga 30.000 euro – 47.000 euro dhe pagesat janë kryer në periudhat e përcaktuara në kontratat e shitjes. Në asnjë rast nuk përcaktohet se ndonjë prej këtyre pasurive të paluajtshme është përfituar nga forma të tjera të parashikuara nga Kodi Civil, siç mund të jenë dhënia me shkëmbim e ndonjë trualli apo të tjera të ngjashme

Pra, duket qartë që bashkëshortët Zhegu i kanë krijuar këto pasuri të paluajtshme me të ardhurat e fituara nga punësimet e tyre.

Të ardhurat e pamjaftueshme?
Suela Zhegu thuajse të gjithë karrierën e saj profesionale, e ka zhvilluar në administratën publike dhe të ardhurat e saj janë pikërisht pagat shtetërore. Në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, rezulton se komisionerja Zhegu ka punuar pa ndërprerje për 21 vjet në sistemin e drejtësisë. Ajo e ka nisur si ndihmës gjyqtare dhe më pas, për shumë vite, ka qenë zyrtare e administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

“Boldnews.al” ka kërkuar të dhëna për të ardhurat e bashkëshortit të saj, Idi Zhegu, me profesion ekspert-urbanist. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) dhe në administratën Tatimore, Idi Zhegu rezulton i regjistruar vetëm pas vitit 2008. Deri në atë kohë, këto dy institucione nuk kanë asnjë rekord për të ardhurat e aktivitetit profesional të bashkëshortit të Komisioneres.

Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, rezulton se Idi Zhegu është regjistruar si “person fizik” në vitin 2008 dhe si ortak në kompaninë “Arredo Plan”, e krijuar në vitin 2009.

“Boldnews.al” siguroi të dhëna nga administrata tatimore lidhur me të ardhurat dhe fitimet e krijuara nga Idi Zhegu gjatë periudhës 2008-2018. Nga informacionet e siguruara, rezulton se “Personi Fizik” Idi Zhegu, për vitin 2008 ka zero fitim. Në vitin 2009, ai ka deklaruar 380 mijë lekë fitim. Një vit më pas, në 2010, ai ka deklaruar 13 mijë lekë të reja fitim; në vitin 2011 ka deklaruar 380 mijë lekë. Më tej, nga viti 2012 deri në vitin 2018, ‘Personi Fizik” Idi Zhegu nuk ka deklaruar asnjë fitim.

Gjithashtu, Zhegu rezulton ortak me 33 përqind në kompaninë ‘Arredo Plan”, e krijuar në vitin 2009. Në bazë të të dhënave të siguruara në administratën tatimore, kjo kompani nuk ka aktivitet dhe nuk ka krijuar të ardhura. di Zhegu nuk rezulton të jetë i punësuar në asnjë aktivitet tjetër tregtar, për periudhën 2008-2018.

Sekuestro e pasurisë
Në periudhën që Suela dhe Idi Zhegu janë bërë pronarë të 4 apartamenteve, me vlerë 150 mijë euro, rezulton se ata kanë qenë në vështirë shumë të mëdha financiare. “Boldnews.al” ka zbuluar një “Urdhër Sekuestroje”, të vendosur nga një shoqëri përmbarimi, pasi gjykata e Tiranës, në vitin 2006, ka urdhëruar bllokimin e aksioneve të mundshme, në emër të Idi Zhegut.

Me vendimin nr. 3872, dt. 30.06.2006, Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrimin e të paditurit Idi Zhegu t’i paguajë shtetasit Hajredin Fratari shumën në total prej 3 milionë lekë të reja dhe mbi 12 mijë dollarë amerikanë, për shkak të moszbatimit të dy kontratave mes njëri-tjetrit.

Në urdhërin e ekzekutimit të Përmbaruesit Gjyqësor, rezulton se Idi Zhegu i ka këto detyrime, në zbatim të një kontrate të lidhur me biznesmenin Hajredin Fratari në Nëntor të vitit 2000 dhe Korrik të vitit 2001.

Pasi ka pritur 5 vjet për të marrë detyrimin nga Idi Zhegu, biznesmeni Fratari i është drejtuar Gjykatës. Kjo e fundit, në vitin 2006, vendosi sekuestrimin e aksioneve të mundshme, të regjistruara në emër të Idi Zhegut, saktësisht në kohën kur ai dhe bashkëshortja e tij, Suela, ishin bërë pronar të dy apartamenteve.

Pavarësisht se gjykata kishte urdhëruar sekuestron e aksioneve të mundshme të Idi Zhegut për shkak të detyrimit kontraktor të pashlyer, ai dhe Suela Zhegu blejnë edhe dy apartamentet e tjera, në vitin 2007.

Idi Zhegu nuk pranoi të zbatonte vendimin e gjykatës për të kthyer në mënyrë vullnetare detyrimin ndaj Hajredin Fratarit. Kjo situatë detyroi Përmbaruesin Gjyqësor që, në 8 Mars 2011, të nxjerrë urdhërin e sekuestrimit të aksioneve që mund të ketë regjistruar shtetasi Idi Zhegu në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
/Boldnews.al

Tabaku jep shifrat dramatike: 11 oligarkë morën 2100 tendera në 2018, katër deputetë, 410 tendera e koncesione

Të gjitha raportet ndërkombëtare të institucioneve serioze botërore raportojnë sëmundjen e rëndë dhe të pashërueshme të qeverisë Rama, KORRUPSIONIN. Dy javë më parë, raporti i OKB-së nënvizonte problemin e korrupsionit endemik që ka kapluar qeverisjen dhe shoqërinë tonë.

Raporti i DASH, ambasadorja gjermane dhe biznese shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre për korrupsionin dhe lidhjet e bizneseve me qeverinë në përfitimin e tenderave publikë. Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro.

Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ku humbasin milionat e eurove të taksave tona që rriten çdo vit?

Gjykata Europiane e Auditit fakton se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Sipas të dhënave nga Buletini i prokurimeve publike 11 oligarkë përmes 19 kompanive kanë fituar në total 2100 tendera dhe katër deputetë të qeverisë kanë fituar 410 tendera dhe koncesione.

Ne kemi denoncuar faktin se: Koncesioni i inceneratorëve 178 milionë euro u dha pa garë ➢ Koncesionet në shendetësi u janë dhënë miqve të kryeminsitrit. Tenderi i unazës iu dha një kompanie me dokumenta te falsifikuara, DH Albania. Sot, 1 km rrugë bëhet me 22 milionë euro, si në asnjë vend të Europës.

Tenderat i marrin vetëm 11 persona të lidhur me Ramën dhe se ekonomia është kapur dhe kontrollohet plotësisht nga Edi Rama. Që qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit, kjo u konfirmua nga Gjykata Europiane e Auditimit, e cila thotë se 1 në 3 tendera vidhet.

Korrupsioni është sëmundja e pashërueshme që kjo qeveri ka. Korrupsioni është arsyeja që investimet e huaja nuk i afrohen Shqipërisë. • Korrupsioni është imazhi i padrejtë që kjo qeveri i ka vendosur Shqipërisë.

Ka vetëm një rrugë që sëmundja e korrupsionit të luftohet dhe të shërohet. Kjo rrugë kërkon largimin e arkitektit të korrupsionit nga qeverisja e vendit. Koha nuk pret. Shqiptarët largohen, vendi po varfërohet përditë dhe të vetmit që pasurohen janë ata që votën e blejnë me paratë e krimit dhe paratë e shqiptarëve i shpërndajnë në tepsinë e korrupsionit.

Partia Demokratike ka vullnetin dhe planin për të nisur një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për ta fituar atë, jo vetëm se korrupsioni është pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme pse sot të rinjtë janë pa punë, pse rrogat dhe pensionet nuk rriten, pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale.

Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin, do të rrisë investimet në ekonomi, do te hapë vende të reja pune dhe mundësi për çdo shqiptar punëtor e të ndershëm!