26.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Nis mbjellja masive e drogës në zonën e Krujës dhe Niklës, policia e pranon, kush qëndron pas tyre?

Policia njofton se ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në Krujë. Si rezultat i operacionit policor, 4 persona u vunë në pranga, ndërsa kryeplaku i fshatit u procedua në gjendje të lirë. Shtetasit e arrestuar kishin krijuar fidanishte droge, pranë lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël.

Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 kryeplak fshati. Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka vijuar kontrollin e territorit.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës profesionale të kryer, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas: -A. A.,41 vjeç, banues në Nikël; -A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa. Po në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit:

-S.B., 26 vjeç, banues në Rinas; -A.B., 18 vjeç, banues në Rinas. Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa. Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

Incidenti mes delegacionit serb dhe atij kosovar, flet ministri i Kosovës

Ministri kosovar i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka sqaruar atë se çfarë ndodhi mes Kosovës dhe Serbisë në samitin për “Klimën në Ballkanin Perëndimor’, e cila po i zhvillon punimet në Tiranë.

Ai tha se pala serbe dhe OKB-ja nuk e kanë pranuar Kosovën në tryezë me të drejta të plota, por sipas tij, protokolli që ka diktuar OKB caktonte se shteti i Kosovës duhet të ishte e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut.

Ministri kosovar pohoi se në rast se flitet për samit klime në Ballkanin Perëndimor, nuk ka asnjë kuptim që shteti i Kosovës të jetë i përjashtuar nga ky event. Nga ana tjetër, ministri i Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi tha se e gjitha ajo që ndodhi në samit, kishte të bënte me protokollin që ka caktuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara, që Kosova të jetë e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut, gjë e cila për Kosovën është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më.

Ne e kemi shfrytëzuar këtë takim që të kërkojmë mbështetje nga donatorët e fuqishëm. Ne do të vijojmë që në mënyrë bilaterale me donatorët të bisedojmë dhe të paraqesim projekte konkrete për mjedisin”, tha Matoshi.

Pjesë nga deklaratat e tyre:
Klosi: Sa i takon aktiviteti është takim i organizuar nga OKB. Ne do të vijojmë diskutimet biletarelae me ministrat e tjerë të rajonit. Konferenca do të diskutojë për problematika që kanë të bëjnë me vendet e rajonit.

Grupet tona po vijojnë diskutimin. Kosova e ka grupin dhe përfaqësuesit e saj. Mendoj se për post debatit, që ju keni qejf gjithmonë të ndiqni. Kishim një dakordësi edhe me OKB dhe Serbinë, ajo që nuk u pranua ishte prezenca e Kosovës me të drejta të plota si folës.

Matoshi: Nuk kam biseduar me palën serbe. Jemi këtu që dje dhe jemi prit shumë mirë. Ka qenë takim ministrash dhe darkë e përbashkët dhe kemi biseduar se problemet duhet të zgjidhen së bashku. Në rast se flasim për Ballkanin, aty duhet të jetë edhe Kosova.
Klosi: Ne jemi në takime të vazhdueshme. Më tepër se problem rajonal, nuk ka probleme tjera për pos atyre protokollare.

Përplasje tek Universiteti Bujqësor, pedagogu-Maznikut: M’u thaftë dora që ju votova!

Konflikti mes Bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Bujqësor, për fidanishten në të cilën pushteti vendor ka projektuar ndërtimin e një shkolle 9-vjecare, është shoqëruar edhe me përplasje mes pedagogëve dhe nënktryetarit të Bashkisë. Ndërsa Arbër Mazniku ishte në një prononim për mediat, lidhur me projektin në fjalë të Bashkisë, është ndërprerë nga pedagogu i vreshtarisë Lush Susaj, i cili e ka akuzuar atë se po shkatërron universitetin.

“70 breza kemi nxjerr këtu. Jam vetë pronar tokash, që ma ka zënë HEC dhe nuk pretendoj kurrë me shkull hidrocentralin. Kam qenë student e e jam pedagog në këtë univeristet. Kjo është qendër didaktike, bënim praktika e teori. Ja ku keni vend për të ndërtuar 10 shkolla sipër veterinarisë.

Ju po prekni dhe keni shkatërruar universitetin dhe unë nuk flas për interesat e mia. Unë mbroj interesin e studentëve, të kishit ardh për bisedime me ne. Ne kemi duartrokitur masterplanin e kryeministrit. Ju kam votuar, ma thaftë Zoti dorën! Po të dëgjoj për respekt si nënkryetar bashkie, ndryshe s’ të dëgjoj asnjë sekond “ tha ndër të tjera pedagogu.

Sakaq nënkryetari i Bashkisë Arbër Mazniku është shprehur i vendosur në ndërtimin e shkollës 9-vjecare në zonën e projektuar. Sipas Maznikut shkolla do i shërbejë fëmijëve të zonës përrreth banorët e së cilës kanë të drejta dhe meritojnë të ketë një shkollë.

Kompanitë amerikane të teknologjisë dhe përballja me Kinën

Ndërsa po zhvillohet një betejë ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, qeveria e Kinës duket se po luan një rol vendimtar duke investuar në studime kërkimore dhe duke ua përgatitur terrenin për sukses kompanive kineze.

Rezulton se Kina është shndërruar në një pengesë për kompanitë industriale amerikane, të cilat tashmë po i kërkojnë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të bëjë më shumë për t’i ndihmuar në lëmin e konkurencës globale.

Këtë javë u publikuan dy raporte të reja të industrisë amerikane të produkteve të komunikimit celular si dhe të industrisë së prodhimit të gjysmëpërçuesve. Raportet tregojnë se kompanitë amerikane presin më shumë nga Uashingtoni për t’i ndihmuar në konkurimin përballë kompanive kineze.

Grupi CTIA, që përfaqëson industrinë amerikane të komunikimeve celulare, thotë në raportin e tij se Shtetet e Bashkuara janë tashmë në nivel të barabartë me Kinën, për sa i përket gatishmërisë për vendosjen e teknologjisë së rrjeteve të shpejtësisë së lartë 5G.
Sipas CTIA-s, deri vitin e kaluar, SHBA-ja radhitej në vendin e tretë, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Gjithashtu, në raportin e Shoqatës së Industrisë së Gjysëmpërçuesve i bëhet thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të rrisë investimet në punën kërkimore, si dhe të rrisë tavanin e vendosur për numrin e kartave jeshile që jepen çdo vit për kandidatët e kualifikuar.
Industria amerikane e gjysëmpërçuesve kryeson në tregun botëror.

Gjatë vitit 2018, ajo kontrolloi pothuajse gjysmën e këtij tregu global prej rreth 469 miliardë dollarësh. Megjithatë, Kina ka shtuar rishtazi investimet e saj për punën kërkimore në fushën e gjysëmpërçuesve, si dhe po përpiqet të zvogëlojë ndërvarësinë e saj nga importimi i tyre.

Edhe Rektori kundër ndërtimit në Universitetin Bujqësor

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka dalë në një konferencë për mediat për ndërtimin në fidanishten e UBT.

Kampusi shikoni që shtrihen dy sipërfaqe toke që ndahen nga një pedonale, për t’ju mundësuar akses studentëve. Pjesa e tokës është pronë private, të dyja krahët. Pronari apo pronarët e kanë me tapi. Për 3 vite që Universiteti dhe pronarët e dy ngastrave janë në gjyq. Procesi gjyqësor ka vijuar, vitin e shkuar u zhvillua procesi në Apel. Pronarët kanë bërë rekurs dhe çështja është në Gjykatën e Lartë.

Në dijeninë time modeste, se di nëse mund të ndërhyhet në prona kur palët janë në gjyq. Duan që t’a përfshijnë në projektin për Pyllin Orbital, po të shihni mjedisin është për këtë gjë që është bërë projekti. Projekti është që të ndërtohet edhe një fakultet, nëse bëhet edhe shkolla, atëherë fakulteti dhe gjimnazi do jenë ngjitur me njëri-tjetrin. Unë s’jam kundër, por s’mund të ketë vend edhe për shkollën edhe për Fakultetin e Ushqimit.

Unë s’kam patur dijeni, është rrufe në qiell të hapur. Pata takim dje në bashki dhe propozova që shkolla të ndërtohet në anën tjetër. I zihet fryma universitetit. Ku do kalojnë studentët për të shkuar në fakultet nëse ndërtohet një shkollë?

KLSH zbulon dëme kolosale: 1.7 miliardë euro dëm ekonomik nga zyrtarët e Ramës!

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar gjatë auditimeve të zhvilluara vitin e shkuar dëme kolosale në financat e shtetit e lidhur kjo si në kahun e shpenzimeve ashtu edhe të të ardhurave të munguara që duhet të ishin arkëtuar. Në raportin e performancës së institucionit të dorëzuar në Kuvend për vitin e shkuar, KLSH vlerëson se në total janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 213.9 miliard lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro“.

Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24.1 miliard lekë ose 193 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 189.8 miliard lekë, afërsisht 1,518 milionë euro nga e cila: 116 miliard lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro dhe 73.8 miliard lekë afërsisht 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve” thuhet në raport.

Detyrimet e prapambetura në rritje
KLSH ka nënvizuar se ka një problematikë të theksuar nga ana e institucioneve publike lidhur me detyrimet e prapambetura. Sipas këtij institucioni paratë e buxhetit në një pjesë të mirë të rasteve shkojnë për punë që duhet të ishin paguar me kohë çka bën ul efektin që kanë këto shpenzime në jetën e qytetarëve.

“Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit vjetor shkon për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të viteve të kaluara duke mos prodhuar rritje reale të buxhetit, por pagesa për shërbime dhe të mira që janë realizuar në vitet e mëparshme buxhetore. Nga KLSH u konstatuan 6,857 pagesa të faturave dhe detyrimeve të prapambetura në shumën 8.7 miliardë lekë.

Ndërkohë u analizuan pagesat e kryera gjatë 7-mujorit 2018 ne zërin shpenzime kapitale ku rezulton se pagesat e lidhura me fatura që mbajnë datë 2017 janë në vlerë 11.5 miliardë lekë, duke treguar që gjatë vitit 2017 detyrimet e prapambetura janë rritur “thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se deklarimi i faturave për detyrimet e prapambetura nuk është i saktë dhe i plotë. Si rrjedhim sipas KLSH gjendja e detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2017, duhej të ishte raportuar të paktën 19 miliardë lekë. Kjo shifër është më e lartë duke marrë në konsideratë edhe llogaritë e tjera dhe pasaktësitë e konstatuara në datat e faturave.

Po kështu kontratat e lidhura nëpërmjet ndërmarrjes së angazhimeve buxhetore kryhen në disa raste përtej afateve të vendosura në Ligjin e Buxhetit duke shkaktuar krijim të detyrimeve të prapambetura.

“Në vijim janë analizuar dhe grupuar data të kontratave të regjistruara me datën e krijimit në sistem ku rezultojnë gjithsej 16,795 raste ose 72% e gjithë kontratave të regjistruara gjatë vitit 2017 në shkelje të afateve të përcaktuara me vlerë 62.9 miliardë lekë. Numri më i lartë i shkeljeve konstatohet në njësitë e qeverisjes vendore: tipikisht Bashkia Tiranë, Durrës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”, pohon KLSH.

Po kështu sistemet e parandalimit të krijimit të detyrimeve të prapambetura dhe marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore sipas KLSH, megjithëse të ndërtuara nuk janë efikase. “Sistemet e detektimit dhe marrjes së masave janë të dobëta dhe kërkojnë përmirësim të ndjeshëm në monitorim dhe detektim”.

Borxhi publik sipas KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se përqendrimi i borxhit publik drejt huamarrjes së huaj ka sjellë rritjen ekspozimit ndaj riskut të normave të interesit.

“Menaxhimi i likuiditetit paraqitet me dobësi të theksuara i bazuar në një metodologji që ofron informacion të limituar dhe jo të konsoliduar nëpërmjet institucioneve kryesore shpenzuese dhe arkëtuese. Koordinimi ndërmjet strukturave të borxhit dhe likuiditetit është i dobët, duke u përqendruar vetëm tek monitorimi i pagesave sesa një menaxhim i mirëfilltë i flukseve hyrëse dhe dalëse” thuhet në raport.

Ashtu si edhe një vit më parë KLSH tërheq vëmendjen për mënyrën sesi bëhet llogaritja e borxhit publik dhe mos përfshirja e disa elementëve që nëse do të integroheshin do të nxirrnin një shifër të re të borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. /Monitor/

Mesazhi tronditës: Ministrja me bashkëpunëtoren e saj blenë 7 milionë euro ilaçe të skaduara për QSUT

Një grup farmacistësh kanë ngritur akuza të rënda për ilaçet e skaduara ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtores së saj Narvina Sinani në QSUT. Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët të lexojnë mesazhin tronditës të një farmacisti, i cili “akuzon ndrikull Manastirliun dhe bashkëpunëtoren e saj se kanë blerë me korrupsion,

7 milionë euro ilaçe të skaduara për QSUT dhe se nga kjo, mund të kenë vdekur me dhjetëra të sëmure të mjekuar me ilaçe kallpe e se tani, ajo ndërhyn në Prokurori për të fajësuar farmacistët e thjeshtë, ndërkohë që ata nuk kanë asnjë lidhje me blerjet e ilaçeve të skaduara”.

Mesazhi

Dr. Berisha, anonim të lutem.
Jemi farmacistë tek “Nënë Tereza”. Nga kontrolli i ardhur nga KLSH, posaçërisht për Narvina Sinanin, e cila po mundohet me anë të Ogerta Manastirliut të mbyllë çështjen në Prokurori, po na e ngecin neve që s’kemi mbështjetje me gjoba 50 milionë e sipër secilit farmacist.

I vetmi njeri që ka përgjegjësi për skadencat tek “Nënë Tereza” dhe për çështjen e dytë që ka hapur Prokuroria për mungesën e ilaçeve të hequra nga depo, duhet të mbajë Narvina Sinani dhe Ogerta Manastirliu që blenë 7 milionë euro ilaçe të skaduara nga kompanitë kundrejt ryshfeteve dhe morën dhjetëra ose ndofta edhe qindra jetë të sëmurësh, që vdiqën nga ilaçeve të skaduara po ndikon në Prokurori.

Ju lutem na ndihmoni që të zbatohet ligji mos të dënohemi. Ne jemi familjarë, s’kemi mbështetje. Po mundohen në çdo lloj mënyre edhe me KLSH-në që ta mbyllin. Të lutem postoje, shkatërroje klikën e ndyrë.

Rama nis “sharrimin” në PS!

Fjalimi i ish-ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, dy ditë më parë në paralamentë, i cili godiste arrogancën e kryeministrit Edi Rama, e kanë komentuar shumë persona në forma të ndryshme.

I mirënjohuri, Bujar Kapapaexhiu ka komentuar këtë deklarat si gjithmonë me anë të karikaturave të tij, të radhës të publikuar në “Mapo”.

Fjalimi i Bushatit u komentua nga shumë analistë edhe si një zgjidhje për Partinë Socialiste, për të nxjerrë nga kriza këtë forcë politike dhe për ta shpëtuar nga mania e Edi Ramës.

Në karikaturën e krijuar nga Kapaxhiu, shfaqet Ditmir Bushati i vili sharron dorën e Edi Ramës, i cili po e përdor kundër opozitës dhe kujtdo që i del kundër.

Profesori i UBT: Studentët po ndihen të frikësuar nga Policia dhe “Horrat” që po qeverisin këtë shtet

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës po zhvillohet sërish sot një protestë nga pedagogë dhe studentë të këtij universiteti. Ata po protestojnë, dhe kanë bojkotuar mësimin sepse brenda UBT po prishet vreshta ku studentët bëjnë praktikën dhe është planifikuar të ndërtohet një shkollë.

Për Fax news ka folur dhe Profesori i Hortikulturës në UBT. Ai është shprehur se ata nuk janë njoftuar për këtë zhvillim, dhe thotë që në këtë truall që Bashkia po përpiqet të ndërtojë shkollën është dhe ka qene një vreshtë, shumë e rëndësishme për praktikat mësimore.

“Bashkia e Tiranës nuk ka njoftuar askënd. Unë kam qenë student ktu në UBT dhe ka qenë një vreshtë, po zhvillohet një politikë otomano-komuniste. As unë as studentët nuk jemi kundër pronës private se dhe mua më kanë uzurpuar dhe i kërkoj shtetit të më kthejë. Të mos preket kampusi Universitar. Nuk jemi kundët ndërtimit të shkollës po ta ndërtojnë pak më tutje”, është shprehur profesori.

Më tej ai thotë që studentët po ndihen të frikësuar nga Policia dhe se janë “Horrat” që po qeverisin këtë shtet që po dalin kundra ligjit. Pedagogu i bën thirrje të gjithë kolegëve dhe studentëve të dalin të mbrojnë këtë hapësirë, pikë së pari si një aset kombëtar.

“Horrat që kanë qeverisur se kuptojnë që nuk mund të punojmë pa vreshta.Turp të kenë të gjithë ata që nuk vijnë të protestojnë, turp të kenë studentët që u preket baza didaktike dhe nuk dalin të protestojnë, turp për pedagogët që përfshihen në afera korruptive.

Po terrorizohen studentët nga Policët. Pronarët duhet të kuptojnë që shkon në kundërshtim me interesin publik. Limonat e shtrydhur të politikës ta mësojnë që ka qenë vreshtë didaktikë kjo tokë. Ka qenë një laborator natyror, nuk ka qenë fidanishte. Kolegët duhet të vijnë të protestojnë për një aset kombëtar, për një interes të përgjithshëm”, është shprehur më tej pedagogu.

Një tjëtër pedagog që ka folur për protestën ka qenë dhe profesor Vuksani. Ai është shprehur se ky ndërtim i shkollës në hapësirën ku ndodhet vreshti është në kundërshtim me Master Planin dhe se nuk duhet të ndiqet si praktikë kompensimi i pronarëve të hapësira që janë shkolla apo Universitete.

“Ndërtimi i këtyre godinave e prish funksjonalitetit e Universitetet Bujqësor, se duhet të jetë pjesë didaktike dhe vreshta ku studentët duhet të bëjnë praktikën. I ndan departamentet e Universitetit, është futur si një ishull mes korpusit.

Është miratur nga Këshilla e Ministrave Master Plani i Universitet ky truall është planifikuar të jetë vreshtë, nuk kompensohen pronat të hapsirat Universitare, nuk ka të drejtë policia të frikësojë studentët”, u shpreh më tej Vuksani.

Një student është shprehur se janë penduar qe nuk kanë vazhduar protestën e nisur në fundin e 2018-tës.

“Jemi kundër ndërtimit të shkollës se bie në kundërshtim me ligjin. Ka më tepër policë se studentë. Ka qenë pronë e Universitetit dhe pa të drejtë i ka kaluar Bashkisë. Jemi penduar që kemi ndërprerë protestat, se nuk na është plotësuar asnjë kërkesë. Kemi dëshirë të nisim një protestë tjetër shumë e madhe”, është shprehur studenti.

Dekani i Universitetit Bujqësor: Veliaj mashtron me PPP-të e tij, ne nuk ndalemi më!

Pedagogët dhe studentët e Universitetit të Bujqësorit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar vendimin e Bashkisë së Tiranës, për prishjen e fidanishtes në këtë korpus universitar.

Dekani i këtij universiteti, Maksim Meço është shprehur se duhet të shkojë Erion Veliaj, kreu i Bashkisë t’i sqarojë për të projekt pasi nuk kanë qenë të informuar. Sipas dekanit prona e fidanishtes tashmë është blerë nga bashkia.

“Duhet të dilte vendimi i formës së prerë të Gjyktës pasi të fillonin me ndërtimet. Ne si institucion do të mblidhemi dhe të gjykojmë për hapat. Pa ardhur Veliaj këtu të na sqarojë ne nuk do të ndalemi nga kjo protestë. Shkolla që do të ndërtohet nuk është private, do të ndërtohet nga bashkia e PPP-të e famshme.

Ne nuk dimë gjë se si do quhet shkolla, nuk janë bërë dëgjesa publike. Certefikata e pronësisë, prona private është blerë prona nga bashkia, me VKM, për interesa të Bashkisë”, tha ai.