21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Studentët ngrihen në revoltë kundër ndërtimit në ambientet e UBT, Lleshi dërgon policinë…

Studentët e UBT po vazhdojnë protestën në territoret e Universitetit dhe janë drejtuar afër zonës së truallit që është rrethuar. Ata janë shprehur se do të rrëzojnë pjesën rrethuese.

“Do të heqim pjesën rrethuese që tregon që kjo është shkolla jonë, është Universiteti ynë. Është e pakonceptueshme të ndërtohet një shkollë 9-vjeçare”, është shprehur një student.

Studentët thanë gjithashtu se pjesa më e madhe e pedagogëve dhe studentëve e mbrojnë këtë kauzë, ashtu sikurse ka dhe disa pedagogë që janë kundër kësaj proteste.

“Ne do të qëndrojmë më gjatë se banorët e Astirit në protestë. Senati Akademik është kundër uzurpimit të këtij territorit. Një pjesë e profesorëve që kanë dalë kundër protestë më duken ose sikur janë të blerë ose sikur i kanë hedhur trutë e gomarit”, vazhdojnë më tej ata.

Më tej studentët janë shprehur se kjo protestë mund të jetë dhe fillimi i një tjetër proteste masive nga gjithë studentët.

“Mund të jetë një fillesë e protestë studentore. Pakti për Universitertin ishte një tallje me studentët. Kërkojmë zgjidhje të problemeve. 70 % e studentëve janë jashtë.

Do rrimë deri në orët e para të mbasdites për shkak se dhe punojmë dhe mbajmë veten dhe familjen.” vijojnë më tej ata.

Kujtojmë që Veliaj në vjeshtën e para një viti ka mbjellë ullinj dhe pemë, dhe do të duhet që të gjitha këto pemë të shkulen dhe investimet do të shkojnë dëm.

Nderkohë studentët po i kërkojnë llogari forcave të rendit për transparencë megjithëse nuk është kompetencë e Policisë.

Shkollë 9-vjeçare në ambientet e UBT, eksperti: Bashkëjetesë e pamundur, është shkelur ligji

Ndriçim Mehmeti ekspert në çështjet e arsimit, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, për të folur për protestën që po zhvillohet në Universiteti Bujqësor i Tiranës për shkak të ndërtimit të një shkolle brenda territorit të këtij universiteti.

“ Kryetari i Bashkisë ka mbjellë pemë në atë vend, ndërsa kryeministri tha do ju dhurojmë 1 milionë euro, por nuk është bërë asgjë.
Nuk po kuptohet nëse privati apo shteti, për cfarë duhet të ndërtohet një shkollë patjetër në Njësinë 11.

Është shkelur rëndë ligji, në baz të nenit 3 për lirinë akademike, është një pasuri e paluajtshme, kjo tokë kafshohet, grabitet e dini çdo të thotë që të bashkëjetojnë në një oborr një 6 vjeçar me një 18 vjeçar, është e pa imagjinueshme, dhe këtu kemi shkelje të rëndë të ligjit.
Pedagogët dhe studentët duhet të shkojnë të ngrenë një padi ligjore, nuk kemi të bëjmë një konflikt të hapur por një konflikt civil.

Pakt i Universitetit është marrëveshja e universitetit mes humbësit dhe fituesit, humbësit janë studentët, sepse kryeministrit nuk i eci me studentët dhe mblodhi rektorët e universiteteve ata e dëgjojnë ndërsa ai jep leksione, ndërsa pikën e dobët e ka me rektorin e Universitetit të Tiranës, nuk e di pse do ta gllabërojë atë”, tha eksperti Mehmeti.

I pyetur për ndërhyrjen e kryeministrit në autonominë e universiteteve, eksperti është shprehur se është hera e parë në histori që ndodh një gjë e tillë.

“Hera e parë që ndodh, nuk kam dëgjuar ndonjëherë, ai thotë që e marrim në dorë dhe u tregoj se si bëhet, po pse nuk na e tregove këto 6 vjet se si bëhet? Ai vetë e katandisi arsimin në këtë derexhe, Ministrja e Arsimit ka deklaruar që mua më plasi gota në dorë se nuk e dija dhe me të drejtë gazetari i ka thënë: zonjë po ikën 5 vjet, janë dhënë premtime shumë të mëdha për arsimin. Kryeministri ka premtuar realizimin e tetë pikave plus. Ku janë? Sepse nuk po kuptoj këtu ku është plusi, unë nuk kuptoj as 8 as plusin.

Ku është bibloteka statike që unë të vij të studioj siç janë në të gjithë botën të jetë e hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 3 të mëngjesit?!
Akrediditim u tha do të bëhet nga të huaj, shkojnë pedagogët e universiteteve private për të bërë vlerësimin e universiteteve publike dhe ka konflikt interesi sepse kompania “ELKA”e famshme britanike u largua sepse shteti nuk paguante dot për ta, ndërsa tani kanë mbetur këta të privatIt me stemën angleze”, u shpreh Mehmeti.
Ndërkohë kujtojmë që studentët e UBT-së kanë prej dy ditësh që protestojnë kundër vendimit të Gjykatës për ndërtimin e një shkolle në truallin e Universitetit e tyre.

Kjo pjesë e truallit të Universitetit ka qenë fidanishtja e Universitetit dhe me vendim gjykate i është dhënë pronarëve të tokës.

Mazhoranca e re reale dhe legjitime…

Nga Kastriot ISLAMI

Me zë dhe figurë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u bënë me dije se “maxhoranca e Rilindjes” është ilegjitime; që ndryshe do të thotë se Rilindja nuk i ka 71 mandate të pastra të siguruara përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prandaj edhe qeveria Rama dhe Rama si kryeministër janë jo vetëm ilegjitime por edhe shkaktarët e këtij ilegjitimiteti, shkaktarë që duhen ndëshkuar natyrisht politikisht ndërsa autorët individualë edhe penalisht.

Ndërkohë opozita ka kërkuar që ky legjtimiteti i kuvendit të vëndoset përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri tranzitore dhe duke ngulur këmbë njëkohësisht për ndëshkimin e e shkaktarëve të këtij ilegjitimiteti. Kjo është refuzuar me kokëfortësi nga Rama por edhe me hile e marifete duke tentuar të zëvëndësojë opozitën reale me një opozitë fasadë.

Pikërisht në këtë moment shpallen gjetjet e një sondazhi të kryer nga Instituti IPR Marketing. Ajo që është më e rëndësishme për shqiptarët e ndërkombëtarët është se “votuesit shqiptarë janë të gatshëm të votojnë për një maxhorancë të re, legale, solide, legjtime, dhe e qënësishme, pra që garanton qeverisje dhe stabilitet. Maxhoranca e re që mbështesin shqiptarët, e “fotografuar” nga sondazhi i IPR Marketing, është në vlerë mbi 53 përqind dhe mund të arrijë mbi 77 mandate.

Ky sondazh parashikon edhe opozitën reale e legjitime, në përmasa të qënësishme prej 44 përqind që mund të arrijë deri të sigurojë 63 mandate. Më poshtë jepet një analizë dhe intepretim (ky s’është një parashikim por vetëm intepretimi i gjetjeve të sondazhit për “orientimin e votës”) i gjetjeve të sondazhit të IPR Marketing.

Fondacioni italian IPR marketing, ka bërë deri më sot sondazhe edhe “orientimin e votës” që janë përputhur në mënyrë të kënaqshme me rezultatet zgjedhore. Pra thënë ndryshe, fondacioni italian ka bërë sondazhe serioze përsa i përket vetëm “orientimit të votës” apo rezultateve zgjedhore..

Është e rëndësishme pra të theksohet se serioziteti i tij lidhet vetëm me sondime që kanë të bëjnë me “orientimin e votës” apo me rezultatet zgjedhore…Sepse, vetëm “orientimi i votës” i sonduar nga fondacioni, duke u krahasuar me rezultatin real në zgjedhje, ka rezultuar i afërt apo i njëjtë me realitetin, pra me rezultatin zgjedhor të përcaktuar nga vota e qytetarëve…

Gjithcka tjetër është thënë në këto sondazhe s’është ballafaquar me realitetin, thënë ndryshe nuk dihet nëse të dhënat e tjera të publikuara nga fondacioni, përvec “orientimit të votës”, s’dihet nëse kanë qënë të sakta (kjo s’do të thotë aspak se këto të dhëna kanë qnë të pasakta, por s’mund të thuhet nëse ato kanë qënë të sakta përderisa s’janë ballafaquar dot me realitetin)…sepse ato s’kanë pasur mundësi të ballafaqohen me realitetin…dhe kanë mbetur vetëm të dhëna nga sondazhet…

Saktësia e të dhënave të tjera, përvec atyre të lidhura me orientimin e votës, do të varej për më tepër, fuqimisht, nga mënyra sesi ishte drejtuar pyetja…dhe mbi të gjitha nga alternativat e mundshme që janë lënë për përgjigje…ndërkohë që pyetja se “për cilën parti do të votosh” është e qartë, e thjeshtë dhe direkte, po ashtu edhe përgjigja…

Nga ana tjetër, interpretimi i të dhënave të tjera, përvec atyre të lidhura me orientimin e votës, është më kompleks dhe duhet të bëhet integralisht, domethënë duke patur parasysh edhe të gjithë të dhënat/përgjigjet nga pyetjet e tjera, përfshi edhe ato që lidhen me orientimin e votës….Aq më tepër që në të gjithë këto interpretime komplekse duhet të përfshihet edhe ai rezultat që lidhet me qëndrimet/përgjigjet “neutrale” të themi në formën se “s’e di”, apo se “s’do të shprehet”, e tjerë….

*
Nisur nga ky parashtrim, ja vlen që edhe nga sondazhi i fundit të nxirren disa përfundime vetëm për ato të dhëna që lidhen me “orientimin e votës”…sepse ai është tashmë testuar disa herë dhe për këtë parametër fondacioni ka rezultuar serioz, ose thënë shkurt, fondacioni ka qënë i saktë. Nga sondazhi rezulton se për “orientimin e votës”, në momentin kur është bërë pyetja:

Ngë të dhënat e sondazhit mund të nxirren përfundimet e mëposhtme:

Basha nga Berlini: Rama konsiderohet i mbaruar, në Perëndim i kanë vendosur kryqin

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zbarfhur sonte nga studio Neës 24m nbga emisioni të ‘Paekspozuarit’ vizitën e tij në Gjermani.
Basha e cilësoi një vizitë dy ditore shumë të ngjeshur me takime suksesshme në Berlin, ku pati takime edhe me përfaqësues të lartë të Bundestagut dhe Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, ku ndau edhe qëndrimin e gjermanëve për situatën në Shqipëri.
Sipas Bashës, Gjermania është shumë e shqetësuar me sjelljen e kryeministrit Edi Rama

“Isha me ftesë të CDU-së së Merkel për një vizitë shumë të ngjeshur dy ditore, kam takuar përfaqësuesit më të lartë të Bundestagut. Kam pasur takime dje e sot me këshilltarin e Merkel për punë të jashtme dhe siguri dhe zv. sekretarin e çështjeve të jashtme dhe zv. sekretarin e çështjeve evropiane. kam pasur takime në ministrinë e jashtme gjermane në fokus të të cilave ka qenë kriza në Shqipëri.

Takime jashtëzakonisht të suksesshme, në radhë të parë për ndarjen e informacioneve për Shqipërinë, për ndarjen e pikëpamjeve të përkushtimit të përbashkët për vlerat europiane.Gjermania ka qenë shumë e shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri prej më shumë se një viti. Shqetësime që janë shprehur qartë. I pari i qeverisë ka zgjedhur ti injorojë ose dhe të sulmojë.

Sot këto shqetësime janë edhe më të mëdha për faktin e thjeshtë se raportet gjermane, politike dhe të agjencisë federale tregon atë që opozita dhe PD kemi thënë prej kohësh që nën sundimin e zotit Rama Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Europës. Pa kriteret e Kopenhagenit nuk mund të jesh anëtar as i KE jo më anëtar i NATO-s e BE.

Edi Rama konsiderohet njeri i mbaruar. Në perëndim konsiderohet si një njeri që i kanë vënë kryqin”, deklaroi Basha.

Krimi i organizuar edhe zyrtarisht me eskortë policie, vendimi skandaloz i qeverisë: Policia do të jepet me qera!

Pa kaluar një javë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, me kapital 100 % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. Pra, policia po jepet me qera pë rata që paguajnë. Mos u habisni që nga moment i miratimit të këtij ligji kur krimi i organizuar të shqoërohet me eskortë policie.

Sipas vendimit të Qeverisë, bëhet me dije se Ministria e Brendshme tashmë do të ofrojë dhe shërbime policore kundrejt pagesës. Në VKM theksohet se “Illyrian Guard” do të regjistrohet në QKR dhe do të ofrojë shërbime të ruajtjes fizike dhe juridike, publik dhe privat. Pas këtij vendimi Ministrja e Brendshme do të ketë dy polici, atë të shtetit dhe një tjetër private.

Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a. do të jetë dhjetë milionë lekë, që janë siguruar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Në vitin 2017, kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj anuloi një udhëzim të paraardhësit të tij në këtë detyrë për funksionimin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe Qendrës së Trajnimit Privat të Punonjësve, ose siç njihet ndryshe për policinë private.

Në vendin tonë ushtrojnë aktivitetin shumë “polici private”, të cilat janë bërë shpesh objekt i akuzave të ndërsjellta sa i përket tenderave që kanë marrë për ruajtjen e objekteve shtetërore. Përplasja e fundit ka qenë mes rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe fakulteteve.

Edi Rama, 28 mars 2019 në Kuvend: Unë dua ta sjell edhe këtu, nxitjen, në mos të përditshme, të përjavshme për Ministrin e Brendshëm, për të përfunduar një projekt të nisur, që duhet bitisur, për krijim e kompanisë së sigurisë së Policisë së Shtetit, për të dhënë shërbime për objektet e rëndësisë jo të veçantë dhe për të futur në tregun e deformuar dhe jashtë çdo standardi të sigurisë së objekteve, një trupë të re, që do t’i krijojë mundësi shumë prej punonjësve që tanimë janë në një moshë të caktuar dhe nuk kanë më mundësi të na japin atë efikasitet që kërkohet, që të bëjnë një kalim të butë nga dalja nga shërbimi në Policinë e Shtetit, në daljen në pension.

Pra, të kenë një periudhë të ndërmjetme, ku të mund të vazhdojnë të punojnë, ku të mund të fitojnë dhe ndërkohë ku të mund të rrisin në mënyrë të ndjeshme cilësinë e shërbimit të sigurisë së objekteve, duke shkurtuar kostot. Kemi një industri të tërë rojesh private që, me përjashtime që përforcojnë rregullin, është jashtë standardeve.

Kemi një numër të madh rojesh private që sot janë të keqpaguar, të keqtrajtuar, të diskriminuar dhe nuk arrijnë dot të japin shërbim për shkak se faturat e kripura që paguajnë institucionet për t’u mbrojtur me këto roje private shkojnë kryesisht në xhepin e pronarëve dhe nuk përkthehen as në shpërblime të denja dhe as në sigurime siç duhet për të gjithë.

KRIJIMIN E SHOQËRISË “ILLYRIAN GUARD”, SH.A., DHE PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT PUBLIK, QË PËRFAQËSON SHTETIN SI PRONAR TË AKSIONEVE TË KËSAJ SHOQËRIE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a., me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.

2. Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., themelohet, organizohet dhe funksionon si shoqëri aksionare, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.

3. Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.
4. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 (njëqind) % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.

5. Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

6. Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore.

7. Mënyra e përllogaritjes së tarifave të shërbimeve specifike, që u ofrohen subjekteve publike, përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

8. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria e Brendshme transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

9. Ministri i Brendshëm, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndjek procedurat e nevojshme për:
a) themelimin e miratimin e statutit të shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a.;
b) regjistrimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

10. Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike.

11. Nëse kjo shoqëri merr vendim për pamundësinë e ofrimit të shërbimit të kërkuar, institucionet dhe subjektet publike mund ta
sigurojnë këtë shërbim në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

12. Ministria e Brendshme i siguron shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., nga inventari i saj i pronave publike, mjediset e punës të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.

13. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë.

Zv.ministri i Brendshëm: Policët po merren me protestat, jo me vrasjet, prandaj nuk kapen vrasësit

Zv.ministri i Brendshëm i Ramës, Lamallari sapo deklaroi gjatë një debate televiziv se “vrasjet e fundit nuk mund të zbardhen sepse policia po merret me protestat e opozitës”.

Lamallari e bëri të qartë se e gjithë policia është e angazhuar në protestat e opozitës dhe nuk ka kohë dhe kontigjent që të merret me sigurimin e rendit publik për qytetarët.

Kjo është deklarata më e sinqertë e një drejtuesi në ministrinë e Brendshme e cila tregon qartë se krimi ka duart e lira se policia po merret me protestat politike të qytetarëve. Ministria e Brendshme e ka bërë të qratë se i ka lënë qytetet në duart e krimit të organizuar për të mbrojtur pushtetin politik të Ramës të siguruar nga votat e blera.

Prandaj shohim se policia arreston shumë nga demonstruesit paqësorë dhe nuk arreston asnjë vrasës të kohëve të fundit. Për qeverinë kriminelët më të rrezikshëm janë protestuesit dhe vrsësit e krimit të organizuar që kanë marrë në duar pjesën më të madhe të qyteteve të vendit.

Pjesë nga debati
Qytetarët nuk duhet të ndihen të kërcënuar, pavarësisht se bandat lajnë hesapet njëra me tjetrën. Kështu mendon zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili për të mbrojtur punën e policisë që sipas tij po bën punë të mirë debatoi dhe me gazetaren Klodiana Lala.

“Nuk të përgjigjem ty se nuk je prokurore”, i tha zëvendës ministri i Brendshëm, gazetares.
“Çdo ngjarje e rëndë është shqetësuese. Dhe për çdo ngjarje duhet të bëjmë dallimi, kemi vrasje aty për aty, kemi vrasje në familje, kemi dhe disa vrasje që janë dhe për likuidime. Qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar” tha zëvendës ministri i Brendshëm.

Blendi Fevziu: Policia duhet të kontrolloj dhe larjen e hesapeve.
Besfort Lamallari: Sigurisht. Do të ishte e pa drejtë të themi që krimi kërcënon Shqipërinë, për të shqetësuar njerëzit. Pse? Njerëzit duhet të shqetësohen për 125 vrasje për shembull, siç ishte para disa vitesh.

“RD”

Berisha publikon skandalin: Ja si i deleguari i Ramës rrjep peagogët dhe studentët e FSHA

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar mbrëmjen e sotme një tjetër skandal që po ndodh në Universitete Shqiptare.

Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili tregon se si administratori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, po e përdor këtë institucion për të bërë biznes privat, duke detyruar pedagogët që t’i paguajnë 21 për qind të fitimeve që marrin nga shitja e librave.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ja si i rrjepe peagoge dhe studente te FSHA i deleguari i Edvinit me biznesin e tij!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor uroj te jesh mire!
Bashkeshortja ime eshte petagoge te Fakulteti i Shkencave te Natyres dhe autore librash universitar. Gjithmone librat i ka shitur neper librari dhe asnjehere ne ambjentet e Universitetit si bejne shume kolege te saj dhe i ka deklaruar konform ligjeve ne fuqi.

Kete simester administratori i ketij Universiteti, z. Robert Skenderi ka menduar ndryshe. Ai ka hapur librari dhe kancelari brenda ambjenteve te Universitetit dhe po perdor ne forme Trust-i nje njeriun e tij por qe ne fakt e ka vendosur sa per letra pasi qe biznesi eshte i tij dhe po shfrytezon postin duke bere binzesin e tij kunder cdo ligji pasi eshte ne konflikt te hapur interesi. Ju ka derguar edhe nje email me perqindjen qe duhet te fitoi zoteria nga shitja e librave te petagogeve qe eshte diku te 21 %.

Le te formalihohet cdo gje por qe te privatizojne postet dhe te bejne biznese neper zyra shteti kjo i takon vetem Rilindjes.
Tarifa qe ai perfiton eshte 20% plus 6 % takse te librit qe Rama e vendosi ne janar.
Ne keto kushte te gjithe petagoget kane rritur cmimet e librave. Kjo eshte e verteta.

Hajdar Gjuzi shtrihet në korridorin e KQZ dhe jep ultimatum: Dua mandatin sot ose nuk iki

Kryetari i Partisë Konservatore Hajdar Gjuzi dhe Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merkaj kanë debatuar ditën e sotme në mbledhje e Komisionit Qëndror Zgjedhor. Burimet thone se Gjuzi eshte shtrire ne korridorin e KQZ duke kerkuar me ngulm ultimatumin, ose nuk largohej.

Gjuzi është ankuar se ekspertët e KQZ-së e lënë të presë në hollin e KQZ-së, ndërkohë që është shprehur se kërkon të marrë mandatin e deputetit dhe s’mund të presë procedurat që po zvarriten.

Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret.

Illir Merklaj: Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së.
Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…

Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ. Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar. Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë.
Unë do vij ditë për ditë në KQZ nëse ka shqetësime për ato që ju thoni për vonesat në listat e kandidatëve.

Shpërthen makina në mes të qytetit, brenda saj një fëmijë

Një makinë ka shpërthyer në flakë në qytetin e Elbasanit, ndërsa ishte në lëvizje. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Raportohet se automjeti ka qenë duke ecur pranë teatrit Skampa. Fatmirësisht siç raportohet nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dyshimet janë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti teknik që mund të ketë ndodhur në automjet.
Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet.

Mbjellja e kanabisit në masë, më keq se në 2015!

Mbjellja e kanabisit ka rifilluar në masë, qeveria është bërë njësh me të. Ky është denoncimi që bën nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, numri dy i LSI-së fton gazetarët dhe reporterët të shkojnë në disa zona të vendit për të parë nga afër se çfarë ndodh me kultivimin e lëndës narkotike.
Më tej, Vasili ironizon vendimin e qeverisë për krijimin e një kompanie me oficerë të policisë së shtetit.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Alarm,Mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë,qeveria është bërë njësh me të!!!
Kjo polici në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me Rimbjelljet masive e shume te mëdha të kanabisit, te cilat kanë rifilluar serish mbjelljet e mëdha të kanabisit me keq se ne 2015!!!
Gazetare,analiste,perfaqesues te shoqerise civile në se keni mundësi,vullnet dhe pergjegjshmeri,celularet aparate fotografike dhe kamerat e shikoni në mjaft zona te Shqipërisë.
Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni edhe në qarqe të tjera.
Pra në vend të merret me këtë kjo polici e kapur koke e kembe nga trafiqet dhe krimi,a e di se çfarë bën kjo?
Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me police të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve.