Presioni i qeverisë ndaj qytetarëve për të mos dalë në protestë sa vjen e rritet. Kreu i PD për lagjen nr.4 Kukës, Ernand Shema është përballur me dhunën policore gjatë protestave që ka zhvilluar opozita. 29 vjeçari thotë se, është kërcënuar disa herë pse merr pjesë në protestat e opozitës.
“Kam mbaruar studimet në Fakultetin e inxhinierisë elektrike. Jam anëtar partie që në moshën 18 vjeç dhe momentalisht jam kryetar i Partisë Demokratike për lagjen nr.4 Kukës. Në vitin 2014 kam mbaruar studimet për bachelor dhe në vitin 2016 kam mbaruar masterin.
Që nga momenti që kam mbaruar Fakultetin dhe deri tani jan bërë 3 vjet që kam dëguar dokumentat pranë drejtorisë elektrike Kukës dhe asnjëherë nuk jam pranuar për arsye se jam kundeërshtar politik i qeverisë. Si një qytetar i papunë dhe një njeri i pakënaqur me qeverinë kam marrë pjesë në protestat e Partisë Demokratike.
Në protestën e dt 16.02.2019 kam dalë në rrjetet sociale dhe kam marrë telefonata kërcënuese ku më është kërkuar mos dalja në proteste dhe mos angazhimi me Partinë Demokratike ose ndryshe do kem shumë probleme. Më dt 5.03.2019 kam marrë pjesë përsëri në protestë dhe një foto e imja është bërë publike në portalet Opinion.al dhe Balkan Web onlile dhe në atë moment kam marrë sms kërcënuese nga drejtues të latë të Partisë Socialiste.
Në protestën e fundit më dt 16.03.2019 kam dhënë dhe një intervistë për tv Vizion Plus dhe nga ai moment nuk kam marrë me pjesë në protestë pasi kam pasë shumë frikë për vete dhe pjestarët e tjerë të familjes. Pas këtyre ngjarjeve në familjen time kemi frikë dhe shumë presion deri në atë pikë sa është bërë e vështirë dalja nga shtëpia dhe një jetesë normale, kjo është një jetesë sa për të marrë frymë asgjë më shumë dhe një rikthim në diktaturë ku familja e babait tim ka qenë internuar në Lushnjë për 3 vjet nga regjimi i komunist në vitin 1954-1957. Ky internim po rikthehet përsëri në familjen time dhe në vitin 2019. Me këtë situatë politike unë dhe familja ime jemi shumë të pa shpresë për të jetuar”, shprehet ai.
Protestat, policia shantazhon drejtuesin lokal të PD
Kryebashkiaku: Kukësi, kandidat për çmimin Nobel nuk do ta presë nesër Kryeministrin…
Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama ka planifikuar një takim paraelektoral në Kukës, ku pritet edhe emri i socialistëve për garën për kryebashkiak në këtë qytet.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, qyteti që ai drejton njihet për mikpritjen, por nuk mund të presë një kryeministër që e ka lënë qytetin jashtë vëmendjes së qeverisë së tij.
“Të vetmen bashki që drejton Rama në qarkun tonë është Bashkia e Hasit, së cilës i ofroi laborator droge dhe ikje masive, shkruan Shehu.
Postimi i plotë
Kukesi, kandidat per çmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.
Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.
E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.
Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.
Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive.
Per te gjitha keto, Rama duhet te ike.
Protesta/ Policia provokon banorët e Unazës së Re duke i futur në konflikt me kalimtarët
Ka nisur pak minuta më parë protesta e radhës në Unazën e Re, që është shoqëruar me një konflikt midis banorëve dhe Policisë së Shtetit që ka provokuar banorët.
Protestuesit i kanë bërë thirrje Policisë që të qëndrojë larg tyre dhe të mos provokojë.
‘Kjo është Policia e Drogës. Policia e Kombinatit nxit këto konflikte, I ftoj banorët e Unazës së Re të mos përfshihen në asnjë konflikt. Ne do ta mbrojmë këtë protestë. Mos guxoni të afroheni. Po jua themi që do tjua djegim makinën me benzinë”, thanë banorët.
LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 4. April 2019
Një makinë sulmon banorët në protestën e Unazës së Re, policia nuk ndërhyn
Një person me automjet ka sulmuar banorët që protestonin në Unazën e re. Mjeti që drejtohej nga një shtetas i paidentifikuar ende hyri mes turmës ku kishte më së shumti gra dhe fëmijë.
Momenti ka qenë tmerrues dhe në video dëgjohen ulërimat e fëmijëve të traumatizuar. Policia e cila ndodhej shume pranë vendit të ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi që mund të kishte qenë me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve të tyre.
LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 4. April 2019
Rama i padëshiruar në Kukës, ja mesazhi i kreut të Bashkisë
Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, ka bërë të ditur se nuk do të presë kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës që do të zhvillojë në Kukës në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’. Vizita e Ramës në Kukës pritet të zhvillohet të premten (5 prill), ndërsa kryebashkiaku Shehu ka një thirrje: Rama ik.
“Kryeministri Rama u mandatua dy herë për të drejtuar Shqipërinë dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, dëbimin e shqiptarëve jashtë atdheut dhe dëshpërimin shoqëror në vendin tonë, në vitin e 6 të mandatit të tij, po ikën me ëndrrën për të drejtuar Bashkinë e Kukësit.
Të vetmen bashki që drejton Rama në qarkun tonë është Bashkia e Hasit, së cilës i ofroi laborator droge dhe ikje masive”, shkruan Shehu.
Postimi i plotë
Kukesi, kandidat per cmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.
Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.
E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.
Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.
Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive.
Per te gjitha keto, Rama duhet te ike.
Basha intervitë për DW: Koha për të vepruar bashkarisht për largimin e Ramës dhe zgjedhje të lira
Në një intervistë për “Deutche Welle”, kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se “Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, me hilera dhe me një shtet të kapur nga krimi. Në Europë shkohet me vlera, të vërteta, me një Parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptarë”.
Sipas Bashës, kur bie vota e lirë, ka rënë demokracia.
“Në zgjedhjet e vitit 2017, krimi i organizuar në bashkëpunim me kupolën e “Rilindjes” kanë asgjësuar vullnetin e shqiptarëve. Parlamenti është produkt i bashkëpunimit me krimin”, shtoi Basha.
Intervista e plotë
DW: Zoti Basha, vitin e kaluar ju erdhët dhe thatë: po bëj lobim për çeshtjen e negociatave. Keni ardhur me të njëjtin mesazh edhe sot?
Basha: Takimet që janë organizuar nga mikpritësit e mi në Bundestag, edhe me qeverinë federale, edhe në kancelari dhe në ministrinë e Jashtme, kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë, Gjermaninë, për tejkalimin e kësaj krize politike, kushtetuese dhe institucionale. Tejkalimi i kësaj krize është shumë i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin dhe demokracinë në Shqipëri, por edhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keqqeverisja në bashkëpunim me krimin dhe me një parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptarë.
DW: Parlamenti është zgjedhur nga vota. Kemi pasur rastet e shitblerjeve, por a nuk mund të trajtohen ato në kuadër të drejtësisë ashtu siç ndodh në demokracitë e tjera?
Basha: Themeli i demokracisë është vota, kur bie vota ka rënë demokracia. Ajo që dosja 339, pjesë të vogla të së cilës janë publikuar dhe nga mediat ndërkombëtare, tregon se në zgjedhjet e vitit 2017 krimi i organizuar në bashkëpunim me kupolën e Rilindjes kanë asgjësuar vullnetin e shqiptarëve. Fakti që Parlamenti nuk është produkt i votës së shqiptarëve, por produkt i bashkëpunimit me krimin që ka sjellë një braktisje totale, një tradhëtim të interesit publik dhe të interesit të qytetarëve shqiptarë nga një qeveri që e ka lidhur fatin e vetë jo me qytetarët shqiptarë, por me krimin e organizuar. Është pikërisht krimi i organizuar dhe kapja e shtetit, kapja e politikës, kapja e ekonomisë nëpërmjet krimit të organizuar përmes pastrimit të parave, që u ngrit në raportin e DASH, ato që kanë vrarë shpresën, kanë shkatërruar mundësitë, kanë shkaktuar emigracion masiv të shqiptarëve. Tani është koha që ne të gjithë të veprojmë sëbashku, jo thjeshtë dhe vetëm për të larguar një qeveri të kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar, duke vjedhur paratë e shqiptarëve skandal pas skandali, por për ti dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një transformim rrënjësor të mënyrës se si qeverisemi, për të ndërtuar një raport të ri midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve, midis qeveritarëve dhe qytetarëve. Një raport bazuar mbi vlerat europiane të kontrollit dhe të balancës së pushteteve, të drejtësisë së pavarur e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar apo të kapur në korrupsion.
DW: Ju keni disa mandate dhe të gjitha këto problem mund t’i zgjidhni ose mund t’i kishit zgjidhur në kuadër të mandatit që u ka dhënë populli juve, pa e blerë votën, ti zgjidhnit atje në parlament paralelisht duke bashkëpunuar për forcimin e drejtësisë. Ju e bëtë këtë hap, por si mund ta zgjidhni? Do ktheheni prapë në parlament pasi ai është i vetmi vend për të zgjidhur këto çështje?
Basha: Largimi nga parlamenti ndodhi pas çdo shterimi të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj se partnerët gjermanë në Bundestag, në qeverinë gjermane i njohin këto problem, i kemi ngritur këto shqetësime prej kohësh, që para një viti. Për fat të keq gjërat këtë vit nuk janë përmirësuar por janë përkeqësuar. Jo vetëm kaq, por tani më kemi prova zyrtare të të bashkëpunimit të qeverisë me krimin e organizuar. Dalja e opozitës është pa kthim, kriza politike është reale, por kështu është një oportunitet, një mundësi e madhe, jo thjeshtë për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për ti dhënë shqiptarëve një sistem demokratik, funksional, që u shërben atyre dhe jo partive apo thjeshtë e vetëm klasës politike. Kam besim të madh se ky transformim, që tashmë ka nisur, me opozitën në krah të qytetarëve dhe jo në krah të kriminelëve apo personave të emëruar nga krimi në Parlament do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Dhe jam shumë i inkurajuar se edhe këtu në Bundestag dhe në institucionet gjermane, kemi gjetur mbështetje për këtë axhendë transformuese dhe që shkon përtej thjeshtë zëvëndësimit të kësaj qeverie me një qeveri tjetër. Shkon përtej thjeshtë organizimit të zgjedhjeve të ndershme e të lira për një herë, ne duam duam një reformë të thellë, një transformim të thellë të demokracisë shqiptare. Ne duam vlerat e vërteta europiane. Të garantojmë që pushtetet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri, të garantojmë se parlamenti i ardhshëm të jetë me të vërtetë parlament, dhe jo thjeshtë një noter i kryeministrit. Të garantojmë që reforma në në drejtësi të prodhojë rezultate, të prodhojë ndjekje të suksesshme penale.
DW: Si? Me cilat instrumenta?
Basha: instrumenti i parë është të kemi një proces politik, të lirë nga influenca e krimit. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të reja, të lira e të ndershme që do ti garantojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve një parlament të dalë nga vota e tyre dhe jo, siç tregojnë tashmë provat zyrtare të prokurorisë, të dalë nga influenca e bandave të narkotrafikut, për të cilat kanë raportuar gjerësisht edhe mediat ndërkombëtare.
DW: Reforma zgjedhore am aka ngelur në vend…! Gjykatat dhe gjyqsori nuk po funksionon!
Basha: Këto janë simptoma të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Këtë thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, këto janë shqetësimet që kanë ngritur partnerët tanë gjermanë edhe para një viti. Dhe sot janë edhe më të shqetësuar se një vit më parë. Ndaj është emergjencë kombëtare, jo thjeshtë dhe vetëm të largojmë një qeveri të kapur duke vjedhur zgjedhjet, dhe pastaj duke vjedhur shqiptarët, po të ndërtojmë të gjithë sëbashku një proces transformues, një ndryshim të madh, ku padyshim rol duhet të kenë të gjithë, edhe socialistët e ndershëm, opozita që natyrisht është në ballë të kësaj përpjekje, edhe shoqëria civile, intelektualët dhe media e lirë. Hapi i parë i domosdoshëm është çuarja para drejtësisë e të gjithë politikanëve socialist të kapur nga prokuroria, zyrtarisht, në bashkëpunim me krimin e organizuar duke shkatëruar procesin zgjedhor të vitit 2017-të. Këto janë vetëm hapat e parë, por ne duhet që për këtë transformim të madh i cili duhet të futet edhe në ceshtje të tilla si Sistemi Zgjedhor. Mundësia e forcimit të rolit të Parlamentit, garancitë që drejtësia të jetë e pavarur dhe do të cojë deri në fund çeshtjet e korrupsionit të lartë zyrtar. Liria e medias, mundësia e qytetarëve për tu shprehur përmes referendumit. Pra bëhet fjalë për një ndërhyrje të thellë e cila do të bëjë të mundur që në të ardhmen, asnjë parti politike dhe asnjë person sado i pushtetshëm të mos jetë në gjendje që si sot të kapë të gjitha pushtetet në një dorë, të shkatërrojë mundësitë për shqiptarët dhe ti detyrojë ata ta kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit siç po ndodh sot në Shqipëri.
DW: Domethënë, halli është të hiqet kryeministri?
Basha: Unë po ju them pikërisht të kundërtën, që largimi i kësaj qeverie të kapur duke vjedhur votat, nuk është fundi por fillimi i një procesi, i cili duhet të jetë një process i thellë transformimi dhe rindërtimi të mardhënies midis qytetarëve dhe politikës. Kjo mund të ndodhë vetëm duke ndryshuar me themel të gjithë ato probleme të akumuluara këto 30 vjet të krimit dhe të korrupsionit, por të cilat kulmuan me këtë qeveri dhe më këtë kryeministër, dhe duke mundësuar përmes një transformimi të tillë që ato gjëra që funksionojnë këtu në Berlin, apo në Gjermani, ndarja dhe kontrolli i pushteteve, drejtësia e pavarur, media e pavarur, të garantojnë edhe në Shqipëri që qeverisja e ardhëshme ti takojë qytetarëve, tu sherbejë qytetarëve, të vijë dhe të largohet me votën e qytetarëve.
DW: Për këtë ju duhet edhe bashkëpunimi i palës tjetër. Në qoftëse ju thoni se ata duhet të çohen para drejtësisë, ka shumë mundësi që tani Shqipëria është e ndarë dhe polarizuar, është shumë e vështirë të gjendet një konsensus me bazë të gjerë, apo e shikoni ndryshe ju?
Basha: Përkundrazi, unë jam me shumë shpresë. Padyshim ka njerëz që janë të trembur nga ky ndryshim. Janë ata të cilët fatin e tyre politik e kanë lidhur me krimin, e kanë lidhur me oligarkinë, jo me qytetarët. Por unë e di se edhe në gjirin e Partisë Socialiste, pjesa më e madhe, nuk janë ata që kanë përfituar nga bashkëpunimi me krimin. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për zhvillimin e Shqipërisë. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për sektorë të rëndësishëm të jetës, nga arsimi të shendetësia apo te ekonomia, por ne duhet të bashkohemi tek vlerat europiane të zgjedhjeve të lira e të nderhsme, një parlamenti të dalë nga vota e qytetarëve, një qeveri e cila i përgjigjet parlamentit dhe qytetarëve. Një drejtësia të pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
DW: Keni një ofertë për zpotin Bushati që pati dje një fjalim në Parlament, i cili ftonte për bisedë e dialog?
Basha: Ka shumë zërë, publikë dhe jo publikë, të cilët konfirmojnë se problemi i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, është po kaq problem kombëtar sa ç’është problem për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Padyshim që unë uroj që Partia Socialiste e Shqipërisë të gjejë forcën ti sherbejë këtij prjekti të madh kombëtar, këtij transformimi kombëtar, për të ndërtuar sëbashku vlerat europiane në Shqipëri. Duke filluar me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke filluar me ndëshkimin e politikanëve të kapur duke vjedhur zgjedhjet e kaluara, duke vjedhur në afera të tmerrshme korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë. Dhe në këtë kuptim, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata të cilët duan një të ardhme europiane për Shqipërinë.
DW: Zgjedhje lokale pra nuk do të ketë?
Basha: Çeshtja e zgjedhjeve lokale, zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithëshme dhe zgjedhjet lokale të kaluara. Pra pa u ndëshkuar, pa marrë fund ky model i bashkëpunimit të hapur me krimin e organizuar dhe qeverisjes, as që mund të bëhet fjalë për normalitet apo për zgjedhje të tjera. Prioritet dhe emergjencë kombëtare, është rikthimi i besimit të shqiptarëve tek procesi zgjedhor. Dhe për këtë duhet patjetër, përpos largimit të qeverisë aktuale dhe një qeverie tranzitore, të çohen para drejtësisë: dosja 339 dhe të gjithë kokat politike të përfshira në këtë dosje.
DW: Lobisti Nik Muzin ka thënë se ka lobuar për llogari tuaj. Përse e ka bërë këtë?
Basha: i kam dhënë të gjitha përgjigjet për këtë çeshtje dhe jam i bindur se nuk kam çfarë të shtoj apo të heq këtu në Berlin.
Rama kërcënon me jetë Ditmir Bushatin pas kritikave në Parlament: Do të jesh heroi i 6-të i Vigut!
Ditmir Bushati dje mbajti një fjalim historik dhe atdhetar i cili do mbahet mend gjatë në historinë politike të viteve pas ’90-të.
Ai foli me një kurajë për t’u admiruar në sallën e parlamentit dhe mori shtrëngime duarsh nga kolegët për fjalimin e tij, i cili në thelb përkthehet si një thirrje drejtuar arrogancës së kryeministrit: ‘Ndalu beg, se ka hendek!’.
Po kështu radioja shtetërore gjermane, DË, në një shkrim nga Shqipëria citonte ish-ministrin e jashtëm të Shqipërisë ku titullin e kishte vendosur ‘Ditmir Bushati: Shqipëria në udhëkryq’. Dalja kundër rrymës që po mbyt PS-në, qeverisjen dhe krejt vendin e ish-ministrit Bushati, ishte temë dite sot në çdo tryezë në Shqipëri.
Burime të besuara tregojnë se sot në pikë të mëngjesit kryeministri ka marrë Ditmir Bushatin dhe i ka thënë se ‘Nëse Shkodra ka pesë heronjtë e Vigut, nga ky çast ti do të jesh heroi i 6-të i Vigut!’.
I pyetur për këtë ish-ministri Bushati nuk dha asnjë koment. Burime pranë stafit të Bushatit thonë se Ditmiri nuk ha presion se është nga familja e madhe e bushatllinjve e cila nuk ka pyetur për turkun e jo më për miqtë e turqve!
Pesë heronjtë e Vigut janë një histori shqiptare, ku pesë misionarë të lirisë nga e keqja që kishte kapur Shqipërinë u vranë në Vig të Mirditës, në pritë e pabesi. Ditmir Bushati është deputet i Shkodrës dhe zonën e Vigut e ka nën patronazh.
Historia njeh 5 heronjtë e Vigut, por jo 6 heronjtë e Vigut, siç ia ka thënë me presion dhe shantazh kryeministri.
Gjithsesi Ditmir Bushati dje bëri një akt atdhetar duke i bërë thirrje pushtetit të mos jetë brutal, por të ulet në gjetjen e një zgjidhje për Shqipërinë. /KohaJonë
Denoncimi i Berishës: Dëshmitari i rremë dhe i paguar komandon nga burgu Ramën
Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, dëshmitari i rremë dhe i paguar Fred Alizoti komandon nga burgu Ramën.
“Fred Alizoti nga burgu komandon Ramen. Ai emeron nga zevendes ne narkodrejtor te Policise se Fierit narkos-in Andon Marko!
Miq, Alizoti, deshmitari i rreme dhe i paguar i narkoshtetit qe mori persiper kundrejt parave dhe nje viti burg te genjeje dhe te thote se ne biseden me Albert Veliun eshte zeri i tij dhe jo i Geron Xhafes, mban peng nga burgu Edvinin, i cili i bazuar ne deshmine e rreme qe do te bente Fredi kundrejt pageses, vetem 24 ore pas publikimit te bisedes do betohej se zeri tjeter ne biseden e Albert Veliut me Geron Xhafen nuk ishte i ketij te fundi por i dikujt tjeter.
Tani qe gjithcka eshte faktuar se ky ishte nje kurth i organizuar nga Edvini me narkoqeveritaret, narkodeputetet, narkodrejtoret e policise, narko lprokuroret e tij del e qarte si drita e diellit se Edvini eshte peng i trafikantit Alizoti, ndaj dhe ai lartesoi ne post narkodrejtori Andon Markon, qe per veprimtarine e tij kriminale duhet te denohej se paku 15 vjet burg.
Ketu ne audio keni bisedat e Narkodrejtorit te emeruar te Fierit, Andon Marko me trafikantin Fredi Alizoti per bashkepunimin e tyre te flliqur ne ndihme te trafikantit Xhafa. sb”, shkruan Berisha.
Fred Alizoti nga burgu komandon Ramen. Ai emeron nga zevendes ne narkodrejtor te Policise se Fierit narkos-in Andon Marko!Miq, Alizoti, deshmitari i rreme dhe i paguar i narkoshtetit qe mori persiper kundrejt parave dhe nje viti burg te genjeje dhe te thote se ne biseden me Albert Veliun eshte zeri i tij dhe jo i Geron Xhafes, mban peng nga burgu Edvinin, i cili i bazuar ne deshmine e rreme qe do te bente Fredi kundrejt pageses, vetem 24 ore pas publikimit te bisedes do betohej se zeri tjeter ne biseden e Albert Veliut me Geron Xhafen nuk ishte i ketij te fundi por i dikujt tjeter. Tani qe gjithcka eshte faktuar se ky ishte nje kurth i organizuar nga Edvini me narkoqeveritaret, narkodeputetet, narkodrejtoret e policise, narko lprokuroret e tij del e qarte si drita e diellit se Edvini eshte peng i trafikantit Alizoti, ndaj dhe ai lartesoi ne post narkodrejtori Andon Markon, qe per veprimtarine e tij kriminale duhet te denohej se paku 15 vjet burg.Ketu ne audio keni bisedat e Narkodrejtorit te emeruar te Fierit, Andon Marko me trafikantin Fredi Alizoti per bashkepunimin e tyre te flliqur ne ndihme te trafikantit Xhafa. sb
Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 4. April 2019
Brukseli nis zyrarisht hetimet për Ramën për dy afera korruptive
Brukseli zyrtar ka nisur zyrtarisht hetimet për dy ng aferat korruptive të Ramës ku konstatohet shkelje të ligjeve europiane dhe të marrëeshjes së asocim-stabilizmit.
Duket se skandali me aeroportin e Vlorës (Pa tender dhe me procedura të dyshimta) dhe kompaninë “Air Albania” të trumbetuara me të madhe nga kryeministri Edi Rama, do të bëhet objekt i një hetimi ndërkombëtarë. Këtë fakt e ka pohuar vetë komisioneri për Zgjerimit, Johannes Hahn i cili konfirmon se Komisioni Europian ka dijeni mbi shqetësimet dhe shkeljet e mundshme të MSA nga qeveria në rastin e aeroportit të Vlorës dhe kompanisë “Air Albania”.
Këtë deklaratë Hahn e ka bërë në kuadër të përgjigjes zyrtare që ai i kthyer eurodeputetit Paul Rübig në emër të KE dhe Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE, Federica Mogherini, të cilës i ishin dërguar më 13 shkurt të këtij viti, pyetjet me shkrim për këtë aferë.
“Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre”, i shkruan Rübig komisionierit Hahn dhe më pas i shtron disa pyetje.
Akuzat për klientelizëm dhe korrupsion për ngritjen e aeroportit Vlorës janë bërë fillimisht nga opozita dhe një pjesë e medias shqiptare, por ato janë trajtuar edhe nga media europiane, si “Die Presse” e “Der Standard”.
Dy muaj më parë, në janar 2019, edhe erodeputeti holandez Omtzigt, i drejtoi disa pyetje me shkrim ministrit të Jashtëm Stefan Blok lidhur me parregullsitë, shkeljet e korrupsionin e dyshuar në këto dy projekte. Në përgjigjen e tij në ministri Blok, i referohej një hetimi të thelluar që po ndërrmeret nga Komisioni Europian.
Së fundmi Hahn theksoi se Komisioni i kushton shumë rëndësi këtij aspekti dhe se në muajt në vijim është planifikuar një kontroll e verifikim i plotë e i përgjithshëm i këtyre e rasteve problematike, me tenderat e konkurrencën në Shqipëri.
Letra dhe pyetjet e eurodeputetit Paul Rübig, drejtuar përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE, Federica Mogherini
PARLAMENTI EUROPIAN
Pyetje parlamentare bazuar në nenin 130 të Rregullores. Drejtuar: Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE znj. Federica Mogherini/Komisioni Europian Nga: Dr. Paul Ruebig, deputet i Parlamentit Europian
Lënda: shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë
Teksti: Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.
Në lidhje me sa më lart ju drejtojmë këto pyetje:
– A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?
– Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?
Dr. Paul Rubig
Kreu i FRPD reagon pas lënies në burg të studentit Mariglen Doçi dhe Dorian Protoduarit
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në burg protestuesin Dorian Protoduari dhe studentin Mariglen Doçi, ka reaguar Partia Demokratike. Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u shpreh për mediat se, Gjykata veproi me standard të paprecedentë por sip tij, vendosi me urdhër politik.
Deklarata për mediat
Sot Gjykata e Apelit ne Tirane vendosi nje standard te paprecedente duke lene ne burg nje student, Mariglen Sh Doçi, pa asnje prove, pa asnje fakt por vetem me urdherin politik te Edi Rames.
Nese Mariglen Doçi do te ishte trafikant droge, perdhunues ne grup ose kriminel, ai me siguri sot do te ishte Deputet ose Kryetar Bashkie i PS.
Studentet e te rinjte do te vijojne protesten dhe betejen e tyre deri ne plotesimin e plote te 8 pikave te kerkesave te studenteve, garantimin e stadardeve dhe lirive te njeriut dhe rikthimin e Shqiperise ne rrugen e aspiraten e saj Europiane.