22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

SHBA paralajmëron Turqinë kundër blerjes së sistemit raketor rus

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e paralajmëroi Turqinë kundër blerjes së sistemit anti-raketor rus S-400, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë.

Pence tha se Turqia “duhet të zgjedhë” midis të qenët anëtare e rëndësishme e NATO-s, ose rrezikon sigurinë e këtij partneriteti, duke marrë “vendime të tilla të pamatura”.

Turqia tha se blerja e sistemit të avancuar rus është tashmë një marrëveshje e bërë.
Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Pence po ashtu kritikoi Gjermaninë – një tjetër anëtare të rëndëishme të NATO-s – për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtjen e saj.

Moska nuk bëri asnjë koment publik për zhvillimet e fundit. Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

Rektori Koni: Një përgjigje për Kryeministrin që bën takime me lista të porositura

Pas akuzave të bëra nga kryeministri Rama, ka reaguar Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në një postim në Facebook, Koni shkruan se, sulmet dhe akuzat e kryeministrit Rama janë të papranueshme dhe të paprecedenta.

Reagimi i plotë
Letër e hapur drejtuar pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Tiranës Si dhe mbarë opinionin publik
Lidhur me akuzat dhe sulmet e vazhdueshme, tendencioze, të paprecedente të Kryeministrit, z.Edi Rama, ndaj personit tim, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, ndjej detyrim moral të sqaroj nëpërmjet kësaj letre të hapur të gjithë pedagogët dhe studentët e Universitetit të Tiranës dhe mbarë opinionin publik, sesa bazë kanë këto akuza dhe sesi qëndron në fakt e vërteta.

Kur dëgjon dhe sheh Kryeministrin në takime me lista të porositura të personave që duhet të marrin pjesë në to dhe me pyetje të parapërgatitura nga stafi i tij, dhe që në mënyrë të vazhdueshme, merret, fyen dhe përpiqet të fajësojë për çdo gjë dhe në çdo drejtim vetëm Rektorin e Universitetit të Tiranës, vetvetiu të lind pyetja:

Cili është në fakt qëllimi që, në një kohë kur Shqipëria ka 12 universitete publike, sulmohet në mënyrë kaq tendecioze, të parreshtur, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe në asnjë provë konkrete vetëm Rektori i Universitetit të Tiranës?….Si është në fakt e vërteta?????

Dhe ja si qëndron në fakt e vërteta: Në lidhje me kontrollin antiplagjiaturë të dizertacioneve për fitimin e gradave apo titujve shkencore: Megjithëse kam rezervat e mia në lidhje me VKM nr.777 datë 26.12.2018 “Për kontrollinantiplagjiaturë të dizertacioneve për fitimin e gradave shkencore” dhe zbatimin e tij, në cilësinë e Rektorit të UT, i’u kam kërkuar në rrugë zyrtare të gjitha njësive kryesore (fakultete/institute) të UT-së, të përcillnin listën e personave që kanë mbrojtur disertacionin dhe kanë fituar grada ose tituj shkencorë të barazvlefshëm me to (kërkues dhebashkëpunëtor i vjetër shkencor, etj) që nga viti më i hershëm që dispononin, duke përcaktuar edhe afatin kohor (data 11 Mars 2019).

Përjashtuar Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, asnjë nga dekanët e fakulteteve të tjera të UT-së, deri më tani, nuk kanë përcjëllë asnjë informacion në lidhje me çfarë ju është kërkuar.

Pra, kush e pengon zbatimine VKM -së???? …Rektori i UT apo dekanët, të cilët, siç edhe duhet t’i keni parë, janë gjithmonë në rreshtin e parë në takimet e zhvilluara nga Kryeministri dhe dëgjojnë akuzat e tij ndaj Rektorit dhe sigurisht as nuk reagojnë por vazhdojnë dhe nuk zbatojnë detyrimet e tyre ligjore si drejtues të njësive kryesore që i kanë zgjedhur ….duke u bërë pengesë për çdo gjë dhe ndaj çdo gjëje.

Në lidhje me plagjiaturat: Nga Kuvendi i Shqipërisë, kanë ardhur disa kërkesa për verifikimin e akuzave për plagjiaturë për disa pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë, apo për të tjerë që kanë mbrojtur gradën e tyre shkencore në fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës, për të cilët, në mënyrë të menjëhershme, në zbatim të detyrimeve ligjore, i kam kërkuar Dekanit të

Fakultetit të Ekonomisë, të fillonjë procedurat ligjore të verifikimit, por në asnjë rast nga ky fakultet, nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Për këtë, kam bërë me dije edhe Kuvendin e Shqipërisë. Dhe për këtë e ka fajin Rektori i UT ??????

Biblioteka elektronike
Biblioteka Elektronike, do të impelementohet nga Qendra Ndërinstitucionale Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH). Ky i fundit ka kërkuar nga Universiteti i Tiranës përcjelljen e listave të studentëve, të pedagogëve dhe të personave të tjerë të universitetit që merren me kërkim/mësimdhënie, të shoqëruara me nr. matrikullimi, nr. personal (ID), email, etj.

Nuk e kam penguar, por përkundrazi e kam mirëadministruar këtë proces. Për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale të studentëve por edhe të stafit të Universitetit të Tiranës, kam mbajtur korrespondencë me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe me RASH. Së fundmi, kam kërkuar nga të gjitha Fakultetet e UT të përcjellin sa më parë listat e studentëve dhe të stafit që do të aktivizohen në këtë platformë, duke respektuar nenin 6 të ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 i ndryshuar “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Kreut IV pika 3 të Udhëzimit nr. 7 datë 09.06.2010 “Për përpunimin e të dhënave personale në IAL, ndryshuar me Udhëzimin nr. 27 datë 27.12.2012”.

Të nderuar studentë dhe kolegë,
Implementimi i Bibliotekës Elektronike nuk ka lidhje me sistemin informatik të UT-së. Biblioteka Elektronike do të impelementohet nga RASH, ku secili përdorues do të ketë llogarinë e tij personale. Megjithëse, shpreh keqardhjen për mosfunksionimin prej kaq kohësh të sistemit informatikpër shkak të bllokimit të qëllimshëm të tij nga ana e ish-Kancelarit dhe e Administratorit, të cilët edhe pas kërkesave të mia të njëasnjëshme, nuk i filluan procedurat e tenderimit për mirëmbajtjen e këtij sistemi.

Kontrata për mirëmbajtjen e sistemit informatik ka përfunduar që në muajin korrik 2017, dhe ka qënë dhe është vetëm përgjegjësia ish-Kancelarit dhe e Administratorit të cilët nuk kanë kryer procedurat e prokurimit përkatëse.

Rikonstruksioni i godinave të Fakultetit të Ekonomisë

Në buxhetin e vitit 2018 ka qenë parashikuar një zë i veçantë për “Rikonstuksione ndërtimore (sipas objeketeve dhe fakulteteve të UT)”. Megjithësë i jam drejtuar me kërkesa të vazhdueshme Administratorit, ky i fundit nuk filloi asnjë procedurë prokurimi që lidhej me rikonstruksionet e gadinave të fakulteteve të UT, veçanërisht për rikonstruksionin e Fakultetit të Ekonomisë. Për këtë mungesë përgjegjësie të Administratorit i jam drejtuar disa herë zyrtarisht Bordit të Administrimit. Nga ana e këtij të fundit, si gjithmonë, nuk ka patur asnjë reagim apo veprim në përmbushje të misionit për të cilin janë zgjedhur.

Edhe për moszhvillimin e procedurave të prokurimit për rikonstruksioni i godinave të Fakultetit të Ekonomisë e ka fajin Rektori??? Pakti për Universitetin

Duke e konsideruar një proces shumë të rëndësishëm implementimin me sukses të “Draftpaktit për Universitetin” për Universitetin e Tiranës, që në muajin janar 2019 j’ua kam përcjellë fakulteteve, me qëllim konsultimin e tij në të gjitha njësitë bazë dhe strukturat e fakultetit, duke kërkuar plotësimin e mëtejshëm sipas nevojave të tyre të “Draftpaktit për Universitetin”, të cilat më pas do t’i përcilleshin MASR-së.

Ndonëse afati i vendosur për paraqitjen e mendimeve dhe sugjerimeve ishte data 15 Shkurt 2019, mendimet dhe sugjerimet si gjithmonë nuk erdhën as nga Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, as nga Dekani i Fakulteti i Drejtësisë dhe as nga Dekani i

Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Raporti i vitit 2018 i mbajtur nga një grup pune i MASR.
Në Universitetin e Tiranës nuk ka patur auditim nga ana e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë. Në mënyrë të vazhdueshme e kam kërkuar publikisht, dhe gjej rastin sot, ta artikuloj përsëri, se kërkoj auditim të Universitetit të Tiranës për 10 vitet e fundit.Pse nuk bëhet auditim në Universitetin e Tiranës? …..Kush është arsyeja e vërtetë? ….Kush e pengon atë të bëhet?????

Raporti i MASR që citohet e citohet nga të gjithë dhe kudo, nuk është raport auditimi por Raporti i një grupi pune të MASR, i fabrikuar në shkelje flagrante të parimit të ligjshmërisë, të paanësisë dhe të objektivitetit, me qëllimin e vetëm për të legjitimuar veprimet dhe mosveprimet e ish-Kancelarit, Bordit të Administrimit dhe Administratorit të UT (veprime me përmbajtje penale të cilat i kam kallëzuar në prokurori që prej muajit gusht 2017 e në vazhdim).

Ndërkohë që, në mashtrim të fakteve dhe në spekullim me ligjin, ky grup pune (tre prej të cilëve, edhe në konflikt të hapur interesi për shkak të emërimit të tyre si përfaqësues të MASR në Borde Administrimi të Universiteteve të tjera publike në vend) ka denigruar figurën time duke ngarkuar me përgjegjësi ligjore të paqëna veprimet mia, ligjshmëria dhe vlefshmëria e të cilave, janë të konfirmuara tashmë në rrugë gjyqsore nga Gjykatat përkatëse. Shumë shpejt, hartuesit dhe skenaristët e këtij raporti do të japin llogari dhe do të mbajnë përgjegjësi.

Mbështetja që MASR u ka dhënë këtyre strukturave dhe ish-kastës drejtuese të UT, u konfirmua hapur edhe me “qokën”më të fundit që bëri ish-Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë ditën para se të linte detyrën, duke miratuar Statutin e UT-së me shkelje ligjore, për të cilat vetë ajo i kishte konstatuar dhe i kishte përcjellë në UT për rishikim.

Në lidhje me punësimet në Universitetin e Tiranës:
Tre nga dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, konkretisht: Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula, në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 (shiko nenin 64, pika 1); në shkelje flagrante të Statutit të UT (shiko nenin 67, 80) dhe në shkelje flagrante të Rregullores të UT (shiko neni 25), shpallin vende pune dhe kërkojnë të kryejnë procedura të paligjshme rekrutimesh të personelit akademik dhe ndihmës akademik në njësitë kryesore që ata drejtojnë.

Për këto procedura të paligjshme është fjala kurakuzohem se “…. Rektori ka penguar rekutimet apo punësimet në UT ????”
Ashtu sikurse, në mënyrë tëpërsëritur kam shprehur zyrtarisht qëndrimin tim në lidhje me procedurat e paligjshme të ndërrmarra nga këto dekanë, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur prej tyre t’i ndërprisnin këto procedura dhe të zbatonin ligjin, gjej rastin të deklaroj edhe një herë së në asnjë rast dhe për asnjë arsye, nuk do të jem pjesë e këtyre procedurave të paligjshme.

Pra lehtësisht është e kuptueshme se kush e pengon në fakt rekrutimin e personelit në këto fakultete… Pse në fakultetet e tjera të UT-së, rekrutohen dhe punësohen në mënyrë të vazhdueshme, me procedura të rregullta, në zbatim të ligjit, personel akademik dhe ndihmës akademik, sipas nevojave konkrete të tyre?

Dekanët, Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula, në mbështetje të hapur nga MASR, shkelin ligjin, e tjetërsojnë atë, dhe në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme, shpikin, sajojnë, tjetërsojnë të vërtetën, siç duket qartë edhe nga takimet e tyre të fundit me Kryeministrin e vendit.

Në vitet e mia si Rektor i UT, disa herë kam kërkuar takim me Kryeministrin, për të sqaruar situatën dhe të vërtetën në UT, por në të gjitha rastet, nuk ka patur as mundësi dhe as kohë, …..kur në të njëjtën kohë, shikohet në mënyrë permanente të organizojë takime me këta dekanë fakultetesh, apo me ministrat e qeverisë së tij… dhe në asnjë rast nuk ftohet dhe nuk është Rektori …..A e di Kryeministri se Rektori është titullari i institucionit? ….

A e di Kryeministri që institucioni është Universiteti i Tiranës dhe jo fakultetet në përbërje të tij ???… .. A ndodh kjo në botën e qytetëruar apo në Europën ku ky Kryeministër kërkon të na çojë????…… Në fakt nuk ndodh, dhe nuk ka sesi të ndodhë….

Ja pra pse Dekanët, shkelin hapur ligjin, nuk pranojnë të zbatojnë asnjë procedurë ligjore, nuk përcjellin asnjë informacion,… dhe arsyeja është shumë e qartë, sepse në të gjitha rastet mbështeten hapur nga MASR dhe sic u kuptua tashmë, edhe nga Kryeministri i vendit.

Të vjen çudi, kur dëgjon Kryeministrin e vendit, me kaq shumë probleme dhe halle që ka ky vend, të artikulojë fjali dhe akuza të njëjta me ato të këtyre tre dekanëve? …. dhe të lind pyeta: ……Kush e ka mësuar tjetrin???… Kush mbron tjetrin dhe për çfarë arsyeje???

Një provë tjetër që këto tre dekanë kanë mbështetje të hapur nga Ministrja e Arsimit, është edhe rasti i fundit në lidhje me zgjedhjen e komisonit të përhershëm në nivel njësie kryesore për promovimin egradës shkencore “Doktor”.

Në zbatim të detyrimeve dhe kompetencave ligjore, si dhe në zbatim të Statutit të Universitetit të Tiranës, me Urdhërin e Brendshëm nr.3 datë 04.03.2019 të Rektorit të UT-së, “Për fillimin e procesit zgjedhor dhe përcaktimin e datës për zhvillimin e zgjedhjeve për disa autoritete dhe organe drejtuese në Universitetin e Tiranës”, urdhërova fillimin e proçesit zgjedhor për disa autoritete dhe organe drejtuese në Universitetin e Tiranës, duke specifikuar konkretisht 4(katër) autoritet drejtuese të njësive bazë si dhe organin drejtues, Komisionin e përhershëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor” në çdo njësi kryesore të Universitetit të Tiranës dhe duke përcaktuar edhe datën 8 Prill 2019 si data e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve.

Në zbatim të Rregullores“Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, e miratuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me nr.prot.2459/1 datë 15.03.2016, ky Urdhër ju përcoll edhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të UT-së ( KIZ), si organi që drejton dhe kontrollon të gjithë procesin zgjedhor, e përcaktuar kjo në nenin 6, pika 2/b të Rregullores të sipërcituar.

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) i UT-së, është shprehur se nuk zbaton Urdhërin e Rektorit në lidhje me fillimine procesit zgjedhor për Komisionin e përhershëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor” në çdo njësi kryesore të Universitetit të Tiranës.
Për këtë arsye, si autoriteti që ka miratuar Rregulloren e Zgjedhjeve, i kam kërkuar në mënyrë të përsëritur qëndrimin institucional dhe ndërhyrjen e Ministres se Arsimit për qartësimin e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të UT-së, në mënyrë që procesi për krijimin e komisionit të përhershëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor” në çdo njësi kryesore të Universitetit të Tiranës, të vazhdonte normalisht, duke përmbyllur në këtë mënyrë këtë proces mjaft të rëndësishëm për UT, sipas përcaktimeve dhe kërkesave ligjore si dhe akteve nënligjore në fuqi.

Por sigurisht edhe në këtë rast, Ministrja e Arsimit nuk kthen asnjë përgjigje…..
Dhe çfarë ndodh nga ana tjetër?… Dhori Kule, Artur Sula, në shkelje të hapur të Rregullores së Zgjedhjeve, i krijojnë vetë këto komisione, që në fakt janë të paligjshme dhe jolegjitime.

Prandaj dhe Ministrja e Arsimit nuk kthen përgjigje dhe nuk shpreh qëndrimin e saj institucional në lidhje me këtë çështje kaq të rëndësishme për UT. Edhe këtë procedurë e ka penguar Rektori i UT-së??????

Në lidhje me krijimin e Komisionit të përhershëm në nivel institucioni për promovimin e titujve akademikë(Komision mjaft i rëndësishëm ky për cilësinë e universitetit dhe punën kërkimore shkencore, për të cilën po flitet aq shumë).

Pasi u hap thirrja e aplikimeve për këtë komision dhe u kryen të gjitha procedurat ligjore, çfarë ndodh??? …. Ndodh që anëtarët e Senatit Akademik, përfaqësues të fakulteteve që drejtojnë pikërisht këta dekanë, nuk vijnë fare në mbledhjen e caktuar të Senatit Akademik, i cili ka për kompetencë miratimin e këtij komisioni,duke penguar hapur në këtë mënyrë moskrijimin e Komisionit të përhershëm në nivel institucioni për promovimin e titujve akademikë.

Edhe këtë procedurë e ka penguar Rektori i UT-së ??????
Të nderuar pedagogë, studentë të UT-së apo dhe çdokush që është i interesuar,
Dua t’ju sqaroj se, që nga marrja e detyrës time si Rektor i Universitetit të Tiranës, në muajin Maj 2016 dhe në vazhdim, në çdo ditë të punës time në këtë detyrë, në mënyrë të vazhdueshme, jam sulmuar në mënyrë permanente, të paprecedente, të padëgjuar ndoshta ndonjëherë, jo vetëm nga MASR por edhe nga shumë institucione të shtetit dhe, shpeshherë, në të njëjtën kohë nga disa prej tyre.

Nuk mund të shmanget përgjegjësia për mosplotësimin e pikave të Paktit për Universitetin, duke tentuar të devijosh indinjatën e studentëve dhe të pedagogëve nga Qeveria tek Rektori i Universitetit të Tiranës.

Së fundmi, dua t’ju garantoj të gjithëve se do të vazhdoj të jem i palëkundur në mbrojtje të Universitetit të Tiranës, të interesave të tij, të interesave të personelit dhe të studentëve që kanë zgjedhur të punojnë dhe studjojnë në këtë universitet; të mbroj vlerat e pakrahasueshme të UT-së, si intitucioni më i rëndësishëm i arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.

Dhe për këtë, kërkoj mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj të nderuar kolegë, që keni derdhur mundin dhe djersën tuaj për të; jeni rritur në moshë dhe profesionalisht bashkë me të; pavarësisht disa sharlatanëve, që nuk ndalen para asgjëje se për ta nuk ka asnjë vlerë dhe rëndësi, përveç interesit të tyre personal.

Kërkoj mirëkuptimin e studentëve të Univerisitetit të Tiranës, që kanë besuar për tu edukuar dhe formuar në këtë institucion, të vazhdojnë ta bëjnë atë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që mund të hasin ata, sepse vetëm së bashku mund t’i kalojmë; kërkoj të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre për arsimim cilësor dhe të denoncojnë me forcë çdo sjellje apo rast korrupsioni që mund të hasin dhe shohin në auditore apo edhe më gjerë në ambjentet e UT-së, sepse vetëm në këtë mënyrë, Universiteti i Tiranës do të vazhdojë të jetë ai institucion që vazhdon e vazhdon prej dekadash të kërkohet nga studentët më të mirë dhe nga pedagogët më cilësorë.
Ju faleminderit!

SHBA, senatorët kërkojnë forcimin e sanksioneve kundër Rusisë

Senatorë republikanë e demokratë pritet të paraqesin një projekligj në një përpjekje për të penguar Rusinë që të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane duke e kërcënuar atë me sanksione të ashpra në fushën bankare, energjisë, industrisë së mbrojtjes dhe borxhin kombëtar.

Ai që njihet si “Akti i frenimit” është përpjekja më e fundit e ligjvënësve amerikanë për të rritur presionin mbi Moskën ndaj atyre që ata i shohin si një sërë sjelljesh të papranueshme, prej agresionit të saj në Ukrainë dhe përfshirjes në luftën civile në Siri, tek përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet amerikane.

Masa legjislative do të prezantohet nga senatorët Chris Van Hollen (demokrat) dhe Marco Rubio (republikan). Ata paraqitën një projekligj të ngjashëm vitin e kaluar, që gjithashtu kishte mbështetje dypartiake, por masa nuk u soll asnjëherë për votim nga udhëheqësit republikanë të senatit,

Agjencia Reuters e cila ka dijeni mbi detajet e legjislacionit, njofton se sipas kësaj mase është Drejtori i Zbulimit Kombëtar (DNI) që brenda 30 ditëve nga çdo zgjedhje federale, do të përcaktojë nëse Rusia apo ndonjë qeveri tjetër e huaj, apo kushdo që vepron si një agjent i asaj qeverie, ka ndërhyrë në zgjedhje.

Nëse sipas kësaj agjencie një ndërhyrje e tillë ka ndodhur, projektligji i propozuar kërkon ndër të tjera, vendosjen e sanksioneve të detyrueshme brenda 10 ditëve ndaj bankave dhe kompanive ruse të energjisë.

70-vjetori i NATO-s, aleanca në funksion të krizave

70 vjet më parë, dymbëdhjetë shtete të Evropës e të Amerikës së Veriut themeluan NATO-n. Sot është para së gjithash Trumpi që mbjell dyshime, nëse ka të ardhme njëra nga aleancat ushtarake më të suksesshme të historisë.

NATO-ja ekziston në Evropë për t’i mbajtur “rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë”. Këtë e ka deklaruar dikur në një ambient shoqëror, sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s, lordi britanik Hastings Ismay.

Me këtë ai shqiptoi një pikëpamje të përhapur të viteve të para: nga Lufta e Dytë Botërore e nisur nga Gjermania kishin kaluar vetëm pak vjet, Bashkimi Sovjetik kontrollonte të gjithë gjysmën lindore të Evropës, duke përfshirë edhe pjesën lindore të Gjermanisë dhe amerikanët në fillim po mendoheshin a t’a linin sërish Evropën të merrej me veten dhe ndoshta nën një ndikim më të madh sovjetik.

Por Gjermania nuk u mbajt për shumë kohë “poshtë”, të paktën jo pjesa perëndimore: në vitin 1955 Gjermania u bë anëtare e NATO-s, ndërsa RDGJ hyri në Traktatin e Varshavës të dominuar nga sovjetikët.

Lufta e Ftohtë me barazpeshën e saj të frikësimit reciprok zgjati rreth 40 vjet. Gjendja ishte e tendosur, por edhe e qëndrueshme. Në kuadër të negociatave të çarmatimit me Bashkimin Sovjetik,

Presidenti i atëhershëm Roland Reagan deklaroi në vitin 1988 se “në radhë të parë qëndron për mua ruajtja e një partneriteti të fortë dhe të shëndetshëm midis Amerikës së Veriut dhe Evropën. Interesat e këtij partneriteti ne nuk do t’i sakrifikojmë asnjëherë për ndonjë marrëveshje me Bashkimin Sovjetik.”

Konflikte të reja
1989/1990 gjendja ndryshoi në mënyrë radikale. Komunizmi pësoi kolaps, Bashkimi Sovjetik u shpërbë. Fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore ranë dakord që Gjermania të ribashkohet si anëtare e NATO-s. Brenda pak vitesh, shumica e shteteve të Traktatit të Varshavës, si Polonia, Rumania dhe shtetet baltike u bënë anëtare të NATO-s.

Ndërkohë është kthyer një situatë e ngjashme si në luftën e ftohtë. Rusia thotë se ndihet e kërcënuar nga zgjerimi në Lindje i NATO-s dhe armatoset. Kjo e frenon një zgjerim të mëtejshëm të aleancës. Gjeorgjia dhe Ukraina për shembull mund të kenë pak shpresa për anëtarësim në NATO, sepse Aleanca nuk do konflikte të reja brenda saj.

Konflikte NATO-ja ka mjaft. Që në vitet 1990, ajo angazhohet gjithnjë e më shumë jashtë territorit të Aleancës. Në Gjermani, me historinë e saj nacionalsocialiste, kjo ngjalli në fillim diskutime të ashpra. Ndërkohë Gjermania merr pjesë në një sërë misionesh në botën e jashtme, për shembull në Ballkan dhe në Afganistan.

Një herë të vetme në historinë e saj 70 vjeçare e aktivizoi NATO-ja klauzolën e mbrojtjes reciproke, dhe kjo ndodhi pas atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Por për pasojat u ndez një grindje e madhe, e cila e përçau NATO-n për shumë vjet.

Me Trumpin gjithçka është ndryshePrej marrjes së mandatit nga Presidenti i SHBA Donald Trump dy vjet më parë, NATO-ja ndodhet sërish nën presion. Trumpi i ka vënë disa herë pikëpyetje kuptimit të ekzistencës së NATO-s dhe detyrimin për mbrojtje kolektive.

Në vitin 2018 ai pyeti se për se duhet të mbrojnë SHBA një vend të vogël si Mali i Zi dhe të rrezikojnë me këtë shpërthimin “e një lufte të tretë botërore”. Ai ka kërcënuar edhe që mbrojtje amerikane do të ketë vetëm për ata, që paguajnë sa duhet.

Para së gjithash është Gjermania, të cilën ai e ka akuzuar se shpenzon shumë pak për mbrojtjen. Në takimin më të fundit të nivelit të lartë të NATO-s në vitin 2018, Trumpi i zbuti fjalët e tij. “NATO-ja është shumë e rëndësishme, por NATO-ja e ndihmon Evropën më shumë se na ndihmon ne.”

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në të njëjtin takim se Gjermania i dedikon shumë NATO-s. “Por Gjermania edhe kontribuon shumë për NATO-n. Dhe ne vazhdojmë që deri sot të jemi shumë të angazhuar në Afganistan, dhe me këtë ne mbrojmë edhe interesat e SHBA.”

Aleanca nuk është e gdhendur në gur
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi pak kohë më parë: “Nuk është e gdhendur në gur që lidhja transatlantike do të ekzistojë gjithnjë”. Por kjo qe më tepër nxitje për Berlinin.

Stoltenbergu shtoi: “Në historinë e NATO-s kemi pasur shumë ndryshime në mendime, por i kemi kapërcyer ato herë pas here. Sepse në fund ne ramë të gjithë dakord, që Amerika e Veriut dhe Evropa janë më të sigurta së bashku.”

Trajneri i njohur: Griezmann ngroh stolin te Barça…

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka qenë i lidhur me Barcelonën verën e vitit të kaluar, por Radomir Antic mendon se kjo lëvizje do të ishte e gabuar për francezin. Trajneri 70-vjeçar vuri në dukje rastin e Philippe Coutinho, i cili ka luftuar për të gjetur vend në formacionin bazë të Barcelonës, pas ardhjes së tij nga Liverpool.
Ai mendon se Griezmann do të ballafaqohej me një situatë të ngjashme në “Camp Nou”. Në mendimin e Antic, kampioni i botës me Francën thjesht do të ngrohte stolin, nëse bashkohej me Blaugrana-t. Në vend të kësaj, ai sugjeron një transferim te rivalët e Atletico Madridit, në të njëjtin qytet.
“Real Madridi do të ishte një destinacion më i mirë për Griezmann, ndërsa Barça duhet të kërkojë tjetërkund për përforcime, ndoshta te Manchester City. Nëse ai do të nënshkruante me Barcelonën, do të përfundonte në stol, sepse nuk do të gjente vend në formacionin titullar. Barcelona, sigurisht nuk ka nevojë për Griezmann. Real Madridi, ndoshta pak më shumë”.
I pyetur nëse Griezmann mund ta vijojë karrierën me “Los Blancos”, Antic deklaroi se Zinedine Zidane dhe stafi i tij duhet të marrin në konsideratë të gjitha opsionet për rindërtimin e skuadrës në verë: “Klubi duhet të shesë disa lojtarë dhe të shikojë në treg, për të ndërtuar një projekt të ri.

Real Madridi duhet t’i mbrojë trajnerët e vet, sepse çfarë po ndodh më duket e gabuar”.
Antic është një nga trajnerët e paktë, që ka drejtuar tri skuadra të mëdha në La Liga, dy prej të cilave, Barcelona dhe Atletico Madrid, që do të përballen në “Camp Nou”: “Teorikisht, titulli i La Liga-s është vendosur tashmë. Megjithatë, ky është futboll gjithçka mund të ndodhë. Barça ka më shumë angazhime, ndaj kërkohet përqendrim. Ajo lufton për të fituar edhe Kupën e Mbretit, edhe Ligën e Kampionëve, duhen racionalizuar forcat, sepse është fundi i sezonit, lodhja ndihet.
Unë nuk mendoj se Barça është më mirë se vitin e kaluar, por këtë sezon po fiton më lehtë, falë Messit. Nuk jam pro krahasimit të sezoneve të Messit, por është e qartë se ai po bën diçka, që unë do ta kujtoj përgjithmonë. Golat që shënoi ndaj Betis dhe Espanyol ishin prej gjeniu”.

Xhenxhefili, bima që bën mrekulli për shëndetin

Xhenxhefili është përbërës i njohur në kuzhinën indiane dhe aziatike, ndërkaq është përdorur qysh nga kohërat e lashta për shkak të vetive të mira që ka. Kjo bimë fantastike jua përmirëson shëndetin e përgjithshëm në mënyra të ndryshme. Është e pasur me shumë minerale dhe vitamina.

Madje, xhenxhefili ka një profil mjaft të mirë nutricional, ku 100 gramë xhenxhefil ju furnizojnë me:
* 80 kalori
* 17.8 gramë karbohidrate

* 1.8 gramë proteina
* 0.7 gramë yndyrë
* 2 gramë fibra
* 415 mg kalium

* 43 mg magnez
* 5 mg vitaminë C
* 34 mg fosfor
* 0.2 mg vitaminë B6, etj.

Xhenxhefili ndër tjerash përmban kalcium, zink, riboflavin, etj.
Nëse filloni të konsumoni xhenxhefil çdo ditë për 1 muaj, ju do t’i përjetoni efektet e mëposhtme shëndetësore:

– Xhenxhefili do t’jua forcojë sistemin e imunitetit, do t’i vret bakteret e dëmshme dhe t’i parandalojë problemet e ndryshme shëndetësore, duke përfshirë gripat dhe infeksionet
– Vetitë e veta antipezmatuese i lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga osteoporoza

– Konsumimi i rregullt i xhenxhefilit do t’jua ulë nivelet e sheqerit në gjak, dhe rrjedhimisht i ndihmon personat me tip 2 të diabetit
– Xhenxhefili i zvogëlon edhe nivelet e kolesterolit dhe i ulë rreziqet e sëmundjeve të zemrës

– Xhenxhefili është zbuluar se i lehtëson dhimbjet e muskujve deri në 25%
– Përbërësit bioaktivë dhe antioksiduesit që gjenden në xhenxhefil e luftojnë inflamacionin në trup, e përmirësojnë kujtesën, shëndetin e trurit, e ulin rrezikun e demencës, etj.

Si të zbuloni nëse keni mungesë të vitaminave dhe mineraleve

Kuptoni se çfarë përpiqet t’u thotë trupi juaj për vitaminat dhe mineralet që i mungojnë.

Buzët e çara
Mungesa: Vitamina B2, sasia e rekomanduar ditore është 1,3 mg për meshkujt dhe 1,1 mg për femrat.

Çarjet dhe plagët rreth buzëve mund të tregojnë për mungesën e vitaminës B2, nutrientit të domosdoshëm për prodhimin dhe rritjen e qelizave. Pa të, trupi nuk mund të ripërtërijë mjaft shpejt qelizat e lëkurës dhe mukozën rreth gojës.

Kjo vitaminë është e nevojshme edhe për shndërrimin e ushqimit në energji, ndërsa lodhja dhe migrena po ashtu mund të tregojnë për mungesën e saj.
Një gotë qumësht në ditë do ta eliminonte këtë mungesë.

Shqisa e dobët e shijes
Mungesa: Zinku, sasia e rekomanduar ditore është 5.5 deri 9,.5 mg për meshkuj dhe 4 deri 7 mg për femrat.

Mungesa e zinkut mund të ndikojë në shqisën tonë të shijes. Nuk dihet saktësisht sa ndryshime në organizmin tonë shkakton ndikimi i mungesës së zinkut. Zinku është i nevojshëm për prodhimin e enzimave në pështymë dhe zhvillimin dhe ruajtjen e receptorëve të shijes.

Shenjat e tjera të mungesës së zinkut mund të jenë infeksionet e shpeshta dhe shërimi më i ngadalshëm i plagëve, meqenëse ky mineral ka rol vital në funksionimin e sistemit të imunitetit dhe ripërtëritjen e qelizave.

Zgjidhja është mishi i kuq. Mishi i viçit apo i qengjit është burimi më i mirë i zinkut. Një deri në dy porcione në javë duhen të jenë të mjaftueshme. Zink ka edhe në arrat indiane, kikirik dhe drithërat e papërpunuara.

Problemet me stomakun
Mungesa: Vitamina A, sasia e rekomanduar ditore është 0,7 mg për meshkujt dhe 0,6 mg për femrat.

Shenja më e shpeshtë e mungesës së vitaminës A është mosrezistenca në infeksionet më të dobëta, pasi që kjo vitaminë është e nevojshme për prodhimin e sipërfaqeve mbrojtëse të cilat parandalojnë bakteret të hyjnë në sistemin respirator dhe në zorrë.

Një karotë në ditë ose shujta e kohëpaskohshme me mëlçi duhet të jenë të mjaftueshme. Femrat shtatzënë nuk do duhej të hanë mëlçi, pasi që teprimi me vitaminë A mund t’i bëjë dëm fetusit.

Nervozizmi
Mungesa: Hekuri, sasia e rekomanduar ditore është 8.7 mg për meshkujt dhe 14.8 mg për femrat.

Lëkura e zbehtë, marramendja dhe thonjtë e rrumbullakuar janë shenjat më të shpeshta të mungesës së hekurit, derisa nervozizmi (së bashku me lodhjen dhe koncentrimin e keq) është simptomat më e shpeshtë e hershme.

Hekuri është përbërësi kyç i rruazave të kuqe të gjakut dhe u mundëson të mbledhin oksigjenin dhe ta përhapin në organizëm.

Mishi i kuq, frutat arrore dhe perimet janë burime të mira të hekurit. Shtesat e ushqimit duhet të përdoren vetëm në raste të rënda të mungesës së hekurit.

Nyjat e ënjtura
Mungesa: Kaliumi, sasia e rekomanduar ditore është 3.5 mg.
Kaliumi ndihmon rregullimin e ujit në organizëm, ndërsa mungesa e tij, në veçanti nëse kombinohet me tepër shumë kripë dietale mund të çojë deri te shtypja e lartë e gjakut.

Rreth pesë porcione në ditë me pemë dhe perime janë të mjaftueshme të siguroheni nga mungesa e kaliumit. Bananet në veçanti janë të pasura me këtë mineral.

Dhimbja në tërë organizmin
Mungesa: Vitamina D, sasia e rekomanduar ditore është 5 mcg.
Eshtrat e dobëta janë shenjë e mungesës së rëndë dhe afatgjate të vitaminës D, derisa dhimbja në tërë trupin, të ndierit të dobët dhe lodhja janë shenjë e mungesës së lehtë.

Dhimbjet e shpeshta në shputa, ije, shpinë dhe gjunjë flasin për mungesën e vitaminës D.
Vitamina D ndihmon në rregullimin e mineraleve të kalciumit dhe fosforit, që janë vitale për zhvillimin dhe ruajtjen e eshtrave dhe muskujve. E rëndësishme është edhe për mbrojtjen e sistemit të imunitetit dhe mbron edhe nga kanceri.

Peshku i pasur me vaj, si salmoni dhe sardelet, janë burim i mirë i vitaminës D. Po ashtu 20 minuta ekspozim në diell janë të mjaftueshme për organizmin për të siguruar sasinë e nevojshme ditore të kësaj vitamine.

“Ilaçi” që ju zvogëlon stomakun

Nëse jeni të mendimit se dhjamit në stomak nuk mund t’i gjeni ‘ilaç’, ekziston lëngu të cilin mund ta bëni vetvetiu dhe pa vuajtur urie të keni një stomak të rrafshët.

Tretja e shëndetshme e ushqimit dhe largimi i grumbullimit të lëngjeve në trup janë beneficionet më të mira ‘ujore’ për ata që dëshirojnë të humbin në peshë.

Në mënyrë që ujin ta bëni edhe më të dobishëm dhe më të efektshëm në luftën tuaj për humbjen në peshë, nutricistja Cynthia Sass ka menduar një lëng, i cili zvogëlon fryrjet në stomak dhe përmirëson tretjen e ushqimit.

Lëngu që largon kilogramët dhe që freskon trupin tuaj nga brenda:
* 8 gota me ujë
* 1 lugë rrënjë të xhenxhefilit

* 1 trangull të freskët të madhësisë mesatare, i prerë dhe i qëruar në rriska shumë të holla
* 1 limon të madhësisë mesatare të prerë në rriska
* 12 gjethe mente

Të gjithë artikujt e lartpërmendur i përzieni me ujë, i lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës, në mënyrë që t’i thithë aromat dhe përbërësit e tjerë për ta konsumuar gjatë ditës tjetër.

Ky lëng nuk bën çudinë, por me një, meny ushqimore të ndarë në pesë shujta të vogla, si dhe me ushtrime të rregullta fizike, beli juaj do të jetë më i hollë e stomaku shumë më i rrafshët pa vuajtur asnjë ditë të vetme urie.

Ish-deputeti reagon pas lënies në burg të protestuesve: S’ka më as Polici, as Gjykata, ka vetëm Edi Rama…

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në burg protestuesin Dorian Protoduari dhe studentin Mariglen Doçi, ka reaguar me vendosmëri Partia Demokratike. 
Ish-deputeti Klevis Balliu, që ka mbështetur rregullisht protestat në veçanti të banorëve të Unazë së re, deklaroi se, “nuk ka mbetur gjë tjetër veç të shohim LIVE gjykatat, në ERTV. Këto tani janë gjykatat e ERTV, janë gjykatat e Rilindjes, nuk ka mbetur më asgjë këtu veçse të shohim Edi Ramën dhe t’i japë vetë ato vendime”.
“Kemi rreth një muaj, dy muaj, tha Balliu, i shoqëruar edhe nga nëna e Protoduarit, që shohim vetëm protestues të arrestuar, të cilët mbahen në burg sepse shihen si rrezik, por ata nuk janë të rrezikshëm ndaj shoqërisë apo qytetarëve të tjerë, por janë të rrezikshëm ndaj pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.
Ne kemi parë në gjyqe të ndryshme, se si njerëz të përfshirë në vrasje janë lënë në masë arresti edhe më të lehta dhe janë hetuar në gjendje të lirë apo arrest shtëpie. Ndërkohë, protestuesit, që po çohen kundër një pushteti ilegjitim, i arrestojnë, i bëjnë presion dhe gjykatat vendosin arrest me burg për ata që nuk ka asnjë provë.

Sot, Dorian Protoduarin, që në mëngjes, pavarësisht njoftimit të gjykatës se duhej të paraqitej këtu, Policia tentoi të mos e sillte fare këtu dhe u desh të bëhej një njoftim i dytë për Dorian Protoduarin, sepse tashmë ata e kanë etiketuar atë si një armik të pushtetit të tyre ilegjitim dhe kjo refletkohet edhe në vendimin absurd jo vetëm në vendimin e gjykatës së Apelit, por edhe të Shkallës së Parë, sepse nuk ka asnjë provë as për Dorianin, as për Maringlen Doçin, që po ashtu kanë dhënë masën arrets me burg.
Nuk ka asnjë provë dhe kamerat e gazetarëve tuaj nuk kanë asnjë provë. Le të na tregojnë qoftë dhe një xham të thyer tek parlamenti; të na tregojnë qoftë një polic të lënduar. Sepse nuk ka pasur dhunë, por vetëm protestë.
Nuk ka mbetur gjë tjetër veç të shohim LIVE gjykatat në ERTV, këto tani janë gjykatat e ERTV, janë gjykatat e Rilindjes, nuk ka mbetur më asgjë këtu veçse të shohim Edi Ramën vetë këtu dhe të japë vetë ato vendime.
Këto janë vendime të turpshme, ndërkohë që Shkodra jeton në terrorin e bandave që janë të lira dhe nuk guxon njeri t’i shohë me sy, jo të arrestohen; ndërkohë që Vlora është kthyer në Palermo, këta merren me protestuesit. 3500 forca policie në çdo protestë!!! Presione, shtyrje, provokime, njerëz të infiltruar!!!
Kush më thotë nga ju, ku është ai xhupit të kuq në 16 shkurt?! Pse nuk është arrestuar ai që nxite dhunën, i infiltruar nga Policia, nga Edi Rama? Se këtu s’ka më as Polici, as gjykata, ka vetëm Edi Rama dhe një arsye pse Protoduari dhe Doçi lihen në arrest me burg”.

Konferenca ndërkombëtare: Quo Vadis Shqipëri? Nga njëra anë emigracion, nga ana tjetër popullsi në rënie

Në Konferencën e Pranverës të Institutit Vjenez për Studimet e Ekonomisë Botërore që fillon sot (04.04) do të diskutohen ndryshimet demografike në vendet e Europës Lindore e Juglindore dhe pasojat e emigrimit masiv për tregun e punës.

Fenomeni i largimit të fuqisë punëtore prek edhe Shqipërinë, Kosovën e rajonin. Ekspertja e këtij instituti, Isilda Mara flet për pasojat e emigrimit për Shqipërinë.

Deutsche Ëelle: Raporti i Institutit të Vjenës për Studimet e Ekonomisë Botërore (WIIW) hedh dritë mbi një problem të rëndësishëm -mungesën e fuqisë punëtore në vendet e rajonit europianolindor. Sa akut është ky problem për Shqipërinë?

Isilda Mara. Po, edhe për Shqipërinë është problem. Gjatë dekadës së fundit, 2011-2017, Shqipëria ka pasur mesatarisht një rritje natyrore të popullsisë me një plus rreth 4.2% dhe një normë mesatare të emigracionit neto (differenca midis atyre që emigrojnë ose largohen nga vendi dhe atyre që imigrojnë në Shqipëri) me një minus 6%, pra duke rezultuar në një reduktim të popullsisë me 1.8%.

Gjatë 4 viteve të fundit shtesa natyrore e popullsisë është përgjysmuar. Sigurisht rënia e fertilitetit në nivelin 1.7 ( nr i lindjeve për grua) është një faktor që shpjegon rënien. Megjithatë tashmë jo vetëm faktori emigracion, por edhe shtesa natyrore e popullsisë po ndikojnë njëkohësisht në rënien dhe plakjen e popullsisë.

Eksperti i Institutit Vjenez që punoi për studimin, zoti Richard Grieveson tha, se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në kohë paqeje në rajonin europianojuglindor e lindor – kaq dramatike është gjendja?

Isilda Mara: Gjendja eshte dramatike në sensin se jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera të Europës Lindore tashmë kanë humbur një pjesë të mirë të forcës punëtore dhe aktive dhe nuk e kanë më atë bonus apo divident demografik që kanë pasur të paktën tre dekada më parë.

Këto vende, përfshi edhe Shqipërinë, për më tepër kanë humbur jo vetëm të rinj, por edhe më të kualifikuarit. Me një normë fertiliteti që ka konverguar në nivelin e 1.57 – krahasuar ajo e vendeve të Europës Perendimore – EU-1.5 – është e vështirë të imagjinosh sesi këto vende mund të rikuperojnë apo gjejnë një zgjidhje afatshkurtër, por edhe afatgjatë për të përmbysur trendin negativ të rritjes së popullsisë.

A ka të dhëna, se në cilët sektorë shfaqet më shumë mungesa e fuqisë punëtore?

Isilda Mara: Po nga burime të ndryshme informacioni ka të dhena se jo vetëm sektorët që kërkojnë punëtorë të kualifikuar po përballen me vëhtirësi në gjetjen e stafit dhe plotësimin e vakancave, por edhe sektorë të tjerë janë duke u përballur me sfida të ngjashme.

Në Shqipëri sektori më i prekur është ai i mjekëve dhe infermierëve. Edhe Sllovakia ka vështirësi në gjetjen e infermierëve, mjekëve, por edhe profesionistëve si inxhinierë, përpunues të database, punonjës të montimit të pajisjeve dhe makinerive, por edhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve.

Cilat janë pasojat e këtij fenomeni për vendet e rajonit?

Isilda Mara: Pasojat janë sigurisht së pari demografike: plakje dhe tkurrje e popullsisë; pra mungesa e kapitalit human për shkak se të rinjtë dhe ata që janë të kualifikuar kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë.

Pasoja tjetër është në zhvillim, për shkak se rritja ekonomike mund të ndikohet negativisht, nëse sektorët në zhvillim dhe ekspansion përballen me sfidën e gjetjes së krahut të punës dhe me kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme.

Çfarë duhet të bëjë politika e këtyre vendeve konkretisht për ta zbutur këtë problem?

Isilda Mara: Sigurisht duhen ndjekur politikat, të cilat mund të zbusin rritjen negative të popullsisë, rritja e fertilitetit po ashtu, këto janë faktorë që e tregojnë efektin në terma afatgjatë.

Në ato afatshkurtër termi imigracion nga vendet e tjera mund të jetë një opcion i shpejtë, megjithatë duke pasur parasysh sfidat e migracionit, me të cilat po përballet BE, duhet theksuar, se migracioni mbetet një alternativë shumë e diskutueshme.

Po konkretisht Shqipëria?

Isilda Mara: Nëse do të merrja parasysh Shqipërinë shumë e rëndësishme që të zbutet emigracioni, kjo duke afruar perspektiva më të mira për të ndërtuar një të ardhme në Shqipëri. Faktor tjetër që duhet të merret në konsideratë është edhe diaspora – përfshirja e saj më aktive për thithjen e investimeve dhe knoë-hoë, kjo duhet parë me përparësi dhe në këtë drejtim duhen ndërmarrë hapa. Gjithashtu remitancat – aspekti positiv i emigracionit të lartë – nuk duhet thjesht të shkojnë për konsum por të kanalizohen në investime dhe gjenerim vendesh pune.

Studimi i Institutit Vjenez përmend digjitalizimin dhe automatizimin e punës, si një mundësi për t’u përballur me mungesën e fuqisë punëtore Sa mund të ndihmojë ai, kur këto vende janë ende shumë pas niveleve europiane?

Isilda Mara: Dixhitalizimi sigurisht është një mundësi e mirë, megjithatë digjitalizimi është një element komplementar, ai është për ato profesione që kërkojnë “hard skills” dhe mund të ndihmojë pak për ato profesione, të cilat kërkojnë soft skills. Vendeve të Europes lindore u mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

Isilda Mara është eksperte e Institutit Vjenez për Studimet e Ekonomisë Botërore, ËIIË me fokus Shqipërinë dhe Kosovën. Ajo mban titullin doktore e shkencave ekonomike nga Universiteti i Torinos, Itali.