29.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Të përndjekurit “maskarenj” dhe oficerët e Sigurimit “engjëj”

Nga Kastriot DERVISHI

Deputeti i shumicës z.Braho, zgjodhi komisionin kuvendor për të bërë deklarata kundër drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Në terminologjinë e sulmit, ai nuk i përmendi as emrin e institutit, por iu drejtua si “instituti i Agronit”.

Por ishte shumë i qartë në mbrojtje të trashëgimisë komuniste dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit. Për të mos e ndaluar deri këtu sulmin aspak të bazuar dhe faktuar, një ditë më vonë në një të përditshme, ai deklaroi:
“Ish-sigurimi i Shtetit i zgjidhte bashkëpunëtorët nga kategoria e Agron Tufës. Ata i kanë shërbyer devotshmërisht Sigurimit të Shtetit me denoncimet që kanë bërë. Mirë kanë bërë, se edhe janë paguar për devotshmërinë e tyre. Kjo akuzë që më bëri dje Tufa, më bëri apo më nxiti kureshtjen se mos ka edhe ky ndonjë dosje bashkëpunimi.

Do të kthej përgjigje sapo të hulumtoj në disa sirtare që nuk i hap dot Tufa… Ia premtoj këtë dhe do të tregoj se nga i buron gjithë ai vrer këtij njeriu…” (se kur unë publikoj krime të komunizmit, kategoria persekutore qahet për “nxjerrje sekreti”, ndërsa kur Braho deklaron kështu, nuk ka më “çështje sekreti”).

Pra sipas Brahos, të përndjekurit kanë qenë të gjithë spiunë dhe e keqja e këtij vendi nuk janë ustallarët e makinerisë krimiminale hoxhiste, as oficerët e Sigurimit të Shtetit, të cilët pavarësisht se të paarsimuar (shkolla e sigurimit nuk vlen për asgjë), sot gjithkund të punësuar, por viktimat e tyre të rekrutuar me material shtrëngues (me torturë, kërcënime, vrasje, etj). Pra fajtorët nuk duhet t’i kërkojmë te oficerët në fjalë, madje kjo qenka e ndaluar, por te viktimat.

Pak a shumë kjo ka qenë edhe filozofia e ligjit për krijimin e Autoritetit për Informim te Dokumentet e Sigurimit të Shtetit (ku Braho ka marrë pjesë si drejtues i komisionit të sigurisë, pavarësisht se as kishte lidhje me sigurinë kjo punë), në tavolinat këshillimore pezake të të cilit janë parë të japin mend oficerët në fjalë. Pra ju o të përndjekur nxirrini sytë njëri-tjetrit se ju kënaqin edhe me ndonjë ekspozitë aty këtu, por mos i prishni mirëqenien gjeneralëve të Sigurimit. Ata le të vazhdojnë atje ku janë.

Sa për sqarim të shkurtër, rrjeti agjenturor i Sigurimit të Shtetit, përbëhej nga rezidentët, agjentët, informatorët dhe strehuesit. Ndërtohej sipas dy parimeve: me dëshirë dhe me shtrëngimin. Komunistët bëheshin vetëm me dëshirë. Kategoritë e përndjekura vetëm me “material shtrëngues”. Domethënë i përndjekuri është njësoj si ai pengu që është i lidhur me detyrohet të nënshkruajë diçka jashtë vullnetit të tij. Viktima është pak a shumë si në ato videot e ISIS-it.

Domethënë sapo një i njeri i mbajtur peng në burgjet e ISIS-it të zbriste në SHBA do duhej të shihej si bashkëpunëtor i ISIS-it?! Por po të analizosh kategorinë e përndjekurve, rreth 95% e këtij kontingjenti nuk kanë bërë asgjë, vetëm sa të janë shënuar në regjistrin e agjenturës, i cili shërben sot si “prova” e vetme e gjoja “sirtarëve” që gjasme nuk i hapka askush (😅). Rezidentët dhe strehuesit e rrjetit sekret ishin komunistë ose njerëz shumë të besuar.

Një shembull nga viti 1978. Nga 13.276 persona që përbënin rrjetin sekret, 1150 ishin komunistë (ndërsa numri i të besuarve gati komunistë është shumë më i madh). Vetëm Dega e Sigurimit të Ushtrisë kishte 2982 bashkëpunëtorë (në ushtri nuk kish të përndjekur).

Dega e 8-të e Drejtorisë së Parë që mbulonte kategorinë e “armikut të popullit”, pra ish ballistë e zogistë, kishte gjithsej 2425 persona bashkëpunëtorë (por edhe këtu 662 janë komunistë). Po janë po ashtu degët e tjera që mbulonin të huajt, ambasadat, etj, të gjithë me bashkëpunëtorë të besuar, jo të përndjekur.

Se bashkëpunëtorë të Sigurimit ishin komunistë që u bënë anëtarë të Byrosë Politike më vonë si Pali Miska apo Hekuran Isai, e lëre pastaj komunistë të tjerë që u bënë ministra e që figurojnë si “Dardha”, “Stilografi”, “Deti”, etj.

Cilat janë problemet me drejtësinë dhe pengmarrjen të kryebashkiakut të Vlorës?

Përmes një statusi në Facebook, ish-kandidati i PD për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj me anë të një postimi në Facebook ka komentuar qeverisjen e kryetarit të Bashkisë, Dritan Lelit.

Statusi i plotë i Deromemajt
Pasi bleu rezultatet negative të sondazhit të zhvilluar në Vlorë, Drejtori ende në detyrë i Bashkisë Leli, doli sot te televizioni i tij, për propagandën e rradhës! Foli shumë e nuk tha asgjë! Çdo gjë e krahasonte me 2015, si dikur krahasimet me vitin 1938, thua sikur nuk e kanë drejtuar Bashkinë Socialistët për 20 vjet rresht!

Edhe projektet abuzive me beton të qeverisë, i propagandoi si projekte, merita e iniciativa të tijat, ndërkohë që e vërteta është se asnjë projekt nuk është përgatitur nga bashkia!

E vërteta është se Lelin thjesht e kanë Keqpërdorur për të kontrolluar punimet e justifikuar abuzimet që bëjnë shefat e tij!
Foli për turizmin, por nuk tha se ku do t’i akomodoje milionat e turistëve, kur nuk ka as 3 mijë shtretër hotelerie!

Nuk ka as shërbim urban, që e falimentoi për paaftësinë e tij! Nuk ka as tragete! Nuk ka as ujë të pijshëm në shtëpitë e Vlonjatëve! Nuk ka as pika turistike, të cilat i ka lënë në mëshirë të fatit! Nuk ka edhe shumë kushte të tjera bazike! Vlora, nuk është vetëm Lungomare e Bulevardi Kryesor, Miliona Euro!

Drejtori Leli nuk foli për problemet që ka me Drejtësinë dhe Pengmarrjen Personale! Vlora nuk e Meriton më që të jetë eksperiment për Sektin e “Rilindjes”!

UEFA reagon pas golit brilant të Milot Rashicës

Faqja zyrtare e UEFA në gjuhen gjermane në rrjetin social Twitter nuk ka mundur të përbahet por të reagojë për formën e jashtëzakonshme të Milot Rashicës këtë vit, pas golit të kosovarit në Kupën e Gjermanisë.
Milot Rashica e frymëzoi Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen të mërkurën mbrëma, raporton Gazeta Express.
Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës e mbështeti pohimin se është njeriu më në formë i Bremenit këtë vit, duke e realizuar golin e nëntë në vitin 2019, kur e bombardoi portën e Nubel në minutën e 72-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi, raporton Gazeta Express.
Anësori i Kosovës Rashica tani ka dy gola në tri paraqitje për Bremenin në kupë, derisa në total i ka realizuar nëntë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë vit.
Pikërisht këtë ua ka kujtuar faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane ndjekësve të vet në Twitter:
“Rashica në vitin 2019: 11 paraqitje, 9 gola”.

Protestuesit e arrestuar, Apeli lë në burg Protoduarin dhe studentin

Gjjykata e Apelit i është binur urdhërit nga lart për të lënë në burg protestuesit e arrestuar në revoltat qytetarëve të javëvë të fundit, Dorian Protoduarin dhe studentin Maringlene Doçin. 
Dorian Protoduari është banor i Unazës së Re dhe proteston prej muajsh për të mbrojtur shtëpinë e tij nga shembja. Ndërsa Maringlen Doçi, është një i ri student.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e quajti vendimin e gjykatës politik: “Këto janë gjykatat a Rilindjes që japin vendime absurde dhe te turpshme”.
“Policia tentoi të mos e sjellë Dorian Protoduarin në gjykatë pavarësisht urdhrit të gjykatës, u desh një urdhër i dytë. Se si është piektuar si armik i policisë së paligjshme”, tha për gazetarët Balliu jashtë ambienteve të gjykatës.
ne perditesim…
***
Seanca për protestuesit e arrestuar/ Protesta para Apelit: Lironi çunat!
Teksa pritet të zhvillohet seanca e radhës për Florenc Hoxhën dhe 5 protestuesit e tjerë, para gjykatës së Apelit të Tiranës po zhvillohet një protestë. Banorë të “Unazës së Re”, me thirrje “lironi çunat”, kërkojnë lirimin e të arrestuarve. Mes tyre është dhe Dorjan Protoduari, një nga personazhet më të spikatura të protestës së “Unazës”.
Pala mbrojtëse të arrestuarve kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Tiranës në seancën e fundit, më 22 mars, vendosi “arrest me burg” për Florenc Hoxhën, ish-kreun e INUV dhe 5 protestuesve të tjerë.
Por sot edhe protestuesit e arrestuar në protestat e 16 dhe 24 marsit do të dalin para gjykatës. Pal Daija dhe Mariglen Doçi kanë ankimuar vendimin për masën “arrest me burg’.
Ndërsa për ata protestuesit e tjerë që kanë marrë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Prokuroria ka ankimuar këtë vendim të gjykatës.

Studentët protestojnë kundër ndërtimit të paligjshëm në Universitetin Bujqësor

Studentët e Universitetit Bujqësor janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të paligjshëm që ka nisur mbi Fidanishten. Ndërtimi ka nisur me vemtë kreut të Bashksië së Tiranës Erion Veliaj.

Babëzia e betonit jo vetëm që nuk ndalet, por ka arritur edhe tek fidanishtja e Universitetit Bujqësor.
Ndërkohë, për të ndfalur protestëne studentëve janë dërguar forcat e policisë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe pdedagogu I këtij Universiteti Jamrabër Malltezi.

“Keta me xhakete te kuqe mos kane ardhur te kerkojne tabelen informuese te punimeve ndertimore mbi fidanishten e UBT?

Nese nje qytetar i thjeshte ben ndertim pa leje dhe pa tabele informuese e marrin ne polici. Po ketu?, shkruan Malltezi në një postim në Facebook duke publikuar edhe foton e mëposhtëme.

Thirrjet raciste ndaj Moise Kean, Bonucci i ndryshon mendje…

Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, i ka dal vetes në mbrojtje pasi pretendon se deklarata e tij pas ndeshjes të së martës kundër Cagliarit u keqkuptua.
Sulmuesi adoleshent i Juventusit, Moise Kean, u bë viktimë e racizmit nga tifozët e pranishëm në tribuna gjatë ndeshjes të së martës kundër Cagliarit, në kuadër të Serisë A, transmeton Gazeta Express.
19-vjeçari i mbajti krahët e ngritur pasi e shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Cagliarit. A i bëri këtë për të reaguar ndaj thirrjeve raciste në drejtim të tij, mirëpo pas këtij veprimi u përball me abuzim edhe më të madh.
Mbrojtësi italian Bonucci, i cili e shënoi golin e parë të ndeshjes, tha për Sky Sports Italia: “Golat festohen me bashkëlojtarët. Ai mund të kishte festuar ndryshe. Mendoj se faji është 50-50. Moise nuk duhej ta kishte bërë atë dhe tifozët nuk duhej të kishin reaguar në atë mënyrë”.
Ky koment i tij ngjalli shumë reagime, madje nga disa yje të futbollit, si Raheem Sterlingu e Mario Balotetlli. Rreth 24 orë pas deklaratës së tij të parë, Bonucci pretendoi se deklarata e tij ishte keqkuptuar dhe se ai ishte ngutur në këtë rast.
“Pas 24 orëve, dua t’i qartësoj ndjenjat e mia. Dje, unë u intervistova menjëherë pas përfundimit të ndeshjes dhe është e qartë që fjalët e mia janë keqkuptuar, ndoshta sepse u nguta shumë t’i shpreh mendimet e mia”, shkroi Bonucci në Instagram.
“Orë dhe vite të tëra nuk do të mjaftonin për të diskutuar për këtë temë. Unë e kundërshtoj fuqishëm çdo formë të racizmit dhe diskriminimit. Abuzimi nuk është aspak i pranueshëm dhe kjo gjë nuk duhet të keqkuptohet”.

Schmitt për mediat austriake: Rama , autokrati që mbushi vendin me drogë dhe krim, po luan me Kosovën

Historiani i njohur, Oliver Jens Schmitt, profesor në Institutin për Historinë e Europës Lindore në Universitetin e Vjenës në Austri, ka folur për gazetën austriake Der Standard. Ai rezervon kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se po përdor çështjen e Kosovës për të fituar kredite politike tek ndërkombëtarët.

Jo vetëm kaq, por Schmitt thotë se Rama po qeveris një vend ku shumica duan të largohen. Megjithëse është autokrat, në Perëndim e shohin si intelektual, thekson ai.

Presidenti serb, Vuçiç dhe kryeministri shqiptar Rama kanë folur gjithnjë e më shumë prej disa vitesh për një konflikt të gjatë ndër shekuj mes serbëve dhe shqiptarëve dhe e konsiderojnë këtë një problem të rëndësishëm për t’u zgjidhur në Ballkan. Cili është motivimi i tyre pas kësaj?

Të dy e luajnë fort këtë kartë, pasi duan të fitojnë kapital politik prej saj. Kjo është një taktikë e njohur për të fituar vëmendjen ndërkombëtare dhe për të siguruar mbështetje në politikën e jashtme dhe të brendshme. Të dy janë sundimtarë autoritarë, që kontrollojnë strukturat demokratike dhe mediat e lira. Një pjesë e popullsisë po e kupton se çfarë konteksti fshihet pas këtyre sloganeve nacionaliste.

Aktualisht, kryeministri Edi Rama po flet gjithmonë e më shumë për Shqipërinë e Madhe.
Është për t’u theksuar se Rama po vepron tani sikur është udhëheqësi i të gjithë shqiptarëve dhe po anashkalon qeverinë e Kosovës. Ai dëshiron që të fitojë prestigj në politikën e jashtme dhe të brendshme. Por ai drejton një vend, ku shumica e popullsisë- sipas sondazheve- do donte të emigronte menjëherë.

Një vend që është bërë prodhuesi më i rëndësishëm i kanabisit dhe ku krimi i organizuar dyshohet se i ka kapur dy ministra të Brendshëm- vëllai i Fatmir Xhafajt, që dha dorëheqjen në tetor, tashmë është dënuar, ndërsa ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri është ngritur një akuzë këto ditë.

Studentët kanë protestuar së fundmi kundër stilit autoritar të udhëheqjes së Ramës për javë të tëra, por pak njerëz e kanë raportuar jashtë. Rama mund të drejtojë vendin e tij si një kuti e zezë për shkak të mungesës së kompetencës së Shqipërisë në Perëndim.

Pele, fjalë të mëdha për Mbappe!

Ylli i kombëtares franceze dhe i PSG, Kylian Mbappe, është i lumtur që qëndron prapa Pele, sa i takon një rekordi të Kupës së Botës. Mbappe, 19 vjeç u bë lojtari i dytë më i ri, që shënonte gol në një finale Botërori, kur ndëshkoi Kroacinë verën e kaluar në “Rusia 2018”. Vetëm Pele e ka bërë këtë gjë në një moshë më të re se talenti francez.
Pele foli për Mbappe, duke pretenduar se ylli i Francës “nuk është ende mbreti”. “Ai po kalon testet e duhura për t’u bërë mbreti, – tha Pele për “Le Parisien”. – Mbappe ka ende shumë për të bërë, është i ri, sapo e ka nisur”. Vetë ylli i PSG nuk e ka fare problem të jetë i dyti, pas legjendës braziliane, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori.
“Për të pasur një rekord, si e dini, duhet të jesh i pari. Unë jam pas Pele, por kjo nuk përbën problem. Jam i lumtur të ndjek Pele, sepse ishte një futbollist fantastik, – tha Mbappe. – Para finales së Botërorit të vitit të shkuar e dija që mund të bëja histori, nëse do të shënoja. Fatmirësisht, kjo ndodhi.
Me kombëtaren franceze bëmë diçka të madhe, dhamë gjithçka për vendin tonë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se të fitosh Botërorin, gjithmonë e kam thënë këtë. Është shumë e rëndësishme të përfaqësosh dhe të nderosh kombin tënd në fushën e blertë. Ne bëmë histori me Francën, ishte një ëndërr e madhe”.

Ja kush janë 8 kandidatët e listës së PD që refuzuan mandatin e deputetit

Teksa KQZ-ja i ka bërë thirrje kandidatëve që të dorëzojnë formularin e dekriminalizimin, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të mos i plotësojnë formularët duke mos pranuar mandatin e deputetit.

Nisur nga ky fakt KQZ-ja ka vendosur shpalljen e moszgjedhshmërisë për 8 kandidatë të PD-së, duke fillluar nga Blendi Sulaj i cili vjen nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun Tiranë.

Gjithashtu KQZ-ja ka bërë moszgjedhshmërinë e Flamur Hoxhës dhe Fuat Haxhiymerit nga lista shumemërore po për këtë qark pasi nuk dorëzuan formularin e vetëdeklarimit brenda Afateve. Po kështu kanë refuzuar mandatin dhe kandidatët e tjerë të kësaj partie nga qarqet Vlorë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

KQZ-ja ka shpallur moszgjedhjen e kandidatëve si në listën më poshtë:

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Sulaj nga PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Flamur Hoxha nga PD, qarku Tiranë

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Hariz Mema nga PD, qarku Vlorë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Himçi nga lista shumemerore e PD, në Qarkun Elbasan.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Zamira Mernica nga lista shumemerore e PD, qarku Fier.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fatbardh Plakut nga lista shumemerore e PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fuat Haxhiymerit nga lista e PD qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Anton Kokaj nga lista shumemerore e PD, qarku Shkodër.

Zgjeforma Redhore!

Oerd BYLYKBASHI

Nuk e kam gabim, eshte pikerisht keshtu “zgjeforme redhore” sepse eshte nje rremuje e vertete ajo qe propozojne socialistet, dhe kakofonia ‎dhe idete konfuze e pa bosht te ndonje deputeti sere me plastmas apo qe eshte celur ne inkubator me ndricim dhe ngrohje artificiale.

Socialistet e kane nga halli sepse e shohin se si e gjitha po u shkon per dreq permes gishterinjve dhe bejne disa propozime per amendamente ‎qe sic e thone vete nuk mund te prekin problemet kryesore: shitblerja e votes (rekomandimi prioritar 2), presioni mbi administraten publike dhe abuzimi me burimet shteterore (rekomandimi prioritar 3) dhe dhunimi i parimeve themore, lirise dhe sekretit te votes (rekomandimi prioritar 8 ).

Pra, çfare reforme do ishte po te mos trajtonte keto? Asgje tjeter vetem si nje seance tek salloni i bukurise tek lagjia, para se te shkosh ne takim me nderkombetaret ne takimin e qershorit.‎ Pak krehje flokesh, pak truk aty-ketu qe stonon me ngjyren e getave dhe takat e kepuceve.

Por pjesa me gallate jane propozimet qe dalin nga serat e plastmasit apo inkubatoret. As qe u griset plastmasi i seres apo kriset xhami i inkubatorit per standartet e procesit zgjedhor. Nuk duan asgje me pak‎ se ndryshime sistemi. Think big (si perendimor) ose kerko 100 te marresh 50 (si ne pazar perimesh sere) kane mesuar ne shkollat respektive. Njeri ia keput gozhdes, tjetra gozhdes tjeter.

Po t’i pyesesh me tej se si duhet bere nje gje e tille, pra si te reformosh sistemin zgjedhor apo sistemin e partive, nuk eshte cudi te degjosh: “duam mazhoritar me lista te hapura! Partite te jene me fryme euroatllantike paqesore”. Sir Thomas Hare apo Victor d’Hondt‎ kane qene thelbesisht gabim mesa duket qe nuk e pane sistemin zgjedhor si nje ceshtje agrokulturore. “Ku marin vesh ata e’re!” do te thoshte ndonjeri.

Kjo Zgjeforme Redhore me Don Kishotin e gjate te mazhorances, Sanco Pancot dhe Dylqinete qe i mbajne ison ne ate salle, e kane gjetur cilit mulli me ere t’i turren atje ne sallen e parlamentit. “Sistemi sistemi!” bertasin a thua se sistemi e ka fajin pse demokracia ne partite politike eshte ne pike te hallit, futen kriminelet ne parlament, lihen jashte gra dinjitoze, korrupsioni politik ben kerdine, etj.

Ky eshte karburanti politik qe i fusim sistemeve zgjedhore. Deri me sot kemi shkaterruar kater lloje sistemesh. E t’u vesh fajin atyre per sjelljen e partive dhe individeve politike ne Shqiperi, ‎eshte si te thuash qe fajin e ka Daimler Benz pse prodhon Mercedes Benz qe nuk duron dot naften e Ballshit dhe ngec ne rruge.

Nderkohe deputetet qe bejne betimin se do perfaqsojne veten dhe familjen e vet jane si ai transplanti i fytyres qe nuk ngjit, nuk eshte kompatibel sepse nuk perputhen as grupi i gjakut asgje tjeter. Dhe seanca e djeshme ishte pasqyra ku dukej sa e shemtuar eshte fytyra me implant e kesaj mazhorance‎.

Nuk eshte cudi qe ne kete rrumpalle, Zgjeforma Redhore ne ate seren apo inkubatorin e vet, ‎te na prodhoje ndonje sistem te ri, psh “Zirrum me Prim”. Si ato domatet me hormone mbi vlerat e lejuara. Sir Thomas Hare dhe Victor d’Hondt qe kane shpikur dy prej formulave te sistemit tone zgjedhor, do te rrotulloheshin ne varr! Po ata kane qene gabim qe reformen e sistemit zgjedhor e shihnim ne menyre elitare.