19.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Rritet frikshëm numri i të sëmurëve mendorë, Drejtoria e Policisë urdhërohet nga lart të fshehë statistikat

Varfëria ekstreme dhe kushtet e këqija të jetesës kanë bërë që të rritet numri i të sëmurëve mendorë. Këtë fakt e pranojnë edhe institucionet shtetërore përkatëse.

Në ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Drejtoria e Policisë së Shtetit nxorri një statistikë të kërkuar nga Ministria e Shëndetsisë dhe e Punëve Sociale për ta përdorur për propagandë.

Dhe kur u testua numri i personave problematikë të shëndetit mendor, Komisariatet e Policisë të alarmuar mbyllën gjithçka me urdhër nga lart. Dilte një mesatare me 600-650 raste personash problematikë mendor për çdo Njësi Bashkiake në Tiranë. Më shumë se e frikshme. Shifër që s’ka asnjë qeveri në Botë që e menaxhon. Shkaqet dihen. Por askush nuk i bën evident për shkak të presionit nga lart.

Dhe ta mendosh se kjo shifër është në vetëm në Tiranë. E imagjinoni se e lartë është kjo shifër në rang Republike!

Vetëm në dy muajt e fundit të këtij viti, në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor kanë kërkuar trajtim më shumë se 2500 persona.

Mjekët thonë se, personat më të prekur nga çrregullimet mendore janë grupmosha e mesme dhe probleme të tilla vijnë nga kushtet e këqija ekonomike.

Sipas mjekëve, është një situatë që i kapërcen kufijtë e normales, pasi nuk ka ndodhur gjatë viteve të tjera që kaq shumë persona të paraqiten dhe të marrin shërbim brenda një periudhe 2-mujore. Zakonisht numrin më të madh të vizitave e kanë grupmoshat nga 20 vjeç deri në 55 vjeç. Këto mosha kanë probabilitetin për të shfaqur çrregullime mendore nga më të shumtat.

Mjekët shprehen gjithashtu se shqetësues është fakti që numri i këtyre personave me sëmundje mendore po vjen duke u rritur.

Ja si policët e Lleshit vjedhin gjatë natës bizneset në qytet (Video)

Një tjetër denoncim ka ardhur në adresë të ish-Kryeministrit Berisha gjatë rëve të para të mëngjesit. Sipas mesazhit të publikuar në llogarinë e ish-Kryeministrit, në qytetin e Lushnjes efektivët e policisë vjedhin gjatë natës bizneset në qytet.

Në videon e publikuar, shikohet se si polici ka vjedhur tabelën e një biznesi dhe më pas është larguar me shpjetësi me makinën e tij.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Qejf qe ben narkopolicia naten! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr Policia e Lushnje gjate patrullimit te nates. Apo ta quajme gjate vjedhjeve te nates.

sb

Qejf qe ben narko policia naten!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbPershendetje dr Policia e Lushnje gjate patrullimit te nates. Apo ta quajme gjate vjedhjeve te nates.

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 4. April 2019

Revoltë tek Gjykata e Apelit, qindra banorë: Lironi protestuesit!

Teksa pritet të zhvillohet seanca e radhës për Florenc Hoxhën dhe 5 protestuesit e tjerë, para gjykatës së Apelit të Tiranës po zhvillohet një protestë. Banorë të “Unazës së Re”, me thirrje “lironi çunat”, kërkojnë lirimin e të arrestuarve. Mes tyre është dhe Dorjan Protoduari, një nga personazhet më të spikatura të protestës së “Unazës”.

Pala mbrojtëse të arrestuarve kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Tiranës në seancën e fundit, më 22 mars, vendosi “arrest me burg” për Florenc Hoxhën, ish-kreun e INUV dhe 5 protestuesve të tjerë.

Por sot edhe protestuesit e arrestuar në protestat e 16 dhe 24 marsit do të dalin para gjykatës. Pal Daija dhe Mariglen Doçi kanë ankimuar vendimin për masën “arrest me burg’.
Ndërsa për ata protestuesit e tjerë që kanë marrë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Prokuroria ka ankimuar këtë vendim të gjykatës.

Kreu i PD Librazhd reagon pas lirimit nga arresti: Taulant, urdhërat e tua i zbatuan të rekrutuarit, por mos harro se…

Taulant!
Urdhërat e tua u zbatuan nga të rekrutuarit, shërbëtorët e rilindjes, por tashmë jemi sërisht të lirë dhe po nisemi drejt Tiranës, atje ku sot mblidhet asambleja e krimit, atje ku ti, këngëtari i enverit dhe lëpirësi i edverit bën lefaqenin ndërsa popullin e Librazhdit e ke masakruar dhe rrjepur nga xhepat bashkë me zagarët e tu.

Taulant, guxove dhe na arrestove por mos harro se drejtësia vjen edhe nga ligjet e pashkruara, (nëqoftëse s’e di pyet se je nip Luniku dhe i lindur aty). Gjithsesi koha do ta provojë edhe kodet që janë për burrat dhe jo të pabesët.

U bëj thirrje oficerëve të policisë në komisariatin e Librazhdit që të heqin dorë menjëherë nga ndalimet e demokratëve dhe njerëzve të lirë se përgjegjësia do të bjerë direkt mbi ju. Nuk do falim askënd që bëhet preh i rilindasve të vdekur dhe shkel ligjin.

Askush s’na frikëson…

Bujar Vreto
Kryetari i PD Librazhd
03-04-2019

Zëri i Amerikës, jehonë piramidës së krimit dhe oligarkisë në Shqipëri

Zëri i Amerikës ka zgjedhur një foto të veçanta nga protesta e sotme të opozitës. Bëhet fjalë për piramidën e krimit, të oligarkëve dhe të drogës që u dodh para Kryeministrisë.

Shkrimi iVOA
Në Shqipëri, opozita zhvilloi sot protestën e radhës e cila nisi para parlamentit dhe u mbyll pranë godinës së qeverisë. Ndërkohë në sallë, shumica u përfshi në debate me përfaqësuesit e opozitës për reformën zgjedhore, pas vendimit për të shtyrë me një muaj Komisionin e Reformës në pritje që Partia demokratike dhe Lsi të pranojnë ftesën për të përmbyllur këtë proces, i cili është dhe një ndër rekomandimet e Këshillit europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Paralelisht me nisjen e seancës së radhës në sallën e parlamentit, jashtë, në hyrje të tij mbështetësit e opozitës u mblodhën sërish për të protestuar. Këtë herë, protesta dominohej nga të rinjtë, ndërkohë që ishin të shumtë ata që mbanin duar parullat vetëm me fjalën “IK”, drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Edhe sot nuk munguan momentet e tensionit ndërsa një grup protestuesisht u përpoqën disa herë të çanin kordonin e policisë në hyrje të parlamentit. Manifestuesit u spostuan më pas drejt bulevardit, ndërsa mbanin në duar një piramidë, në majën e së cilës ishte shkruar emri i kryeministrit e që simbolizonte piramidën e krimit dhe të korrupsionit që sipas opozitës drejtohet nga qeveria.

Pranë selisë së Qeverisë asaj ju vu më pas flaka. Si zakonisht mbyllja e protestës u shënua me rikthimin e drejtuesve të opozitës në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Në sallën e parlamentit deputetët që nuk kanë pranuar lënien e mandatit dhe të tjerët që kanë zëvendësuar kolegët e tyre të opozitës, të cilët janë dorëhequr, u përfshinë në debate me shumicën për reformën zgjedhore.

Debatet u nxitën nga propozimi i djeshëm i socialistët Damian Gjiknuri për të shtyrë me një muaj Komisionin e Reformës, për t’i lënë mundësi opozitës që t’i bashkohet këtij procesi. Por sipas deputetes Rudina Hajdari, shumica duhet të komunikojë tanimë me përfaqësuesit e opozitës që janë në sallën e parlamentit: “Atë Komision e keni bërë me ata deputetë që keni pasur.

Ne nuk e dimë se çfarë keni folur me ta, me çfarë propozimesh ata kanë ardhur dhe çfarë duan të bëjnë më këtë reformë zgjedhore. Ky është një parlament i ri dhe ju duhet ta pranoni këtë realitet. Duhet ta pranoni që këtu do të vijnë propozime të reja. Duhet të pranoni që atij komisioni i ka mbaruar mandate në 21 shkurt 2019”.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, shpjegoi se propozimi për shtyrjen është thjesht shenjë e një vullneti të mirë për të përmbyllur të vetmin proces të hapur me opozitën, duke saktësuar se megjithatë nuk do pritet pa fund, ndërsa kujtoi se ka qenë këmbëngulja e Partisë Demokratike që Reforma zgjedhore të përfshihet në rekomandimet e Këshillit europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë në qershor:

“Ne do t’i presim për aq kohë sa pret puna. Nëse nga ana e Komisionit Europian nga ana e Bashkimit Europian do të kuptojmë se ligji zgjedhor duhet kaluar këtu, përpara sesa të merret vendimi për çeljen e negociatave, sepse është i shkruar në tekst, ne do ta kalojmë këtu dhe do t’i referohemi vetëm rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, pa përfshirë elementët e tjerë”.

Një ditë më parë Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn duke folur në parlamentin euriopian tha se “do të bëjmë rekomandimin për Maqedoninë e Veriut, gjithashtu Shqipërinë, që këto vende duhet të nisin fazën parapërgatitore për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe kjo do të bëhet zyrtarisht”.

Pavarësisht rekomandimit vendimi i mbetet shteteve anëtare. Situata politike në Shqipëri natyrisht që nuk ndihmon në një vendim pozitiv, ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve europiane do të jenë gjithashtu përcaktuese në pozicionin që do të marrin vendet anëtare.

Sqarim skandaloz i policisë: Eshtë i dënuar me 20 vite burg, por s’e ndalojmë se është djal i mirë!

Qytetarët vijojnë të shikojnë si zgjidhjen më të mirë për të denoncuar padrejtësisë në këtë vend “qytetarin dixhital”. Një tjetër denoncim vjen nga qytetari nga Lushnja.

Lexoni mesazhin dhe dokumentat e tij. Doktor Pershendetje!

Jam ne hall te madh se Banda e Policise Lushnje dhe Fier te lidhura me Drogen po me sulmojne ne menyre te padrejte. Jam prej vitesh ne nje konflikt gjyqesore civil por dhe fizik me shtetasin Aleksander Rakipaj qe me pare quhej Genti Rakipi. Por qe nderroi emrin per ti shpetuar Drejtesise Italiane ku i rendon nje denim me 20 vite burg per trafikim narkotikesh.

Nga halli por edhe nga presioni qe ky shtetas ushtron ndaj meje por dhe nga Drejtesia e korruptuar qe ky person blen gjykatat duke me marre ne menyre te padrejte pronen u detyrova duke mos pasur rrugezgjidhje tjeter ti drejtohem Ministrise Brendshme me ane te portalit te saj nderkohe diten e sotme jam kontaktuar nga Komisariati Lushnje ku u paraqita per te dhene sqarime rreth denoncimit te bere ne kete portal

Por gjithashtu duke bere dhe nje kallezim penal ndaj shtetasit Aleksander Rakipaj.Nderkoh disa ore me vone pasi bera denoncimin mora nje pergjigje nga Drejtoria e Policise FIER me email ku ata sqarojne qarte dhe paster se kane dijeni se shtetasi Aleksander Rakipaj eshte i denuar me vendim te formes se prere nga Gjykata Italiane me 20 vite burge por atyre ju mjafton fakti qe ky person eshte njeri i rregullt ne shoqeri gjithmone sipas Policise.

Doktor nuk kam besim me as te Drejtesia as tek Policia shpresa ime e vetme jeni JU.Ju lutem bejeni publike kete padrejtesi te madhe qe po me behet.Bashkengjitur po ju dergoje emailet dhe kthim pergjie te Ministrise se Brendeshme,Drejtoria Vendore e Policise FIER.Me Respekt Altin Haxhiu Lushnje.

Të shtëna me armë në Fier dhe një makinë në flakë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Fier. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa policia ka gjetur edhe një makinë të djegur në lagjen “Afrim i ri”.
Makina e djegur raportohet se është një mjet tip BMW me targa false të një mjeti tip Renault.
Nga kqyrja paraprake e makinës mësohet se është gjendur një armë zjarri dhe një krehër me fishekë.
Nuk dihet ende se për çfarë është përdorur kjo makinë, ndërkohë që gjetja e armës në makinën e djegur ngre edhe më shumë dyshimet për një ngjarje kriminale.

Janë çmendur, monstra i Bashkisë, leje ndërtimi edhe në fidanishten e Universitetit Bujqësor!

Janë çmendur. Babëzia e betonit nuk ndalet duke arritur edhe tek fidanishtja e Universitetit Bujqësor. Me leje të Erion Velisë në këtë sipërfaqe të gjelbër ka nisur një ndërtim i ri betoni. Nuk ka transparencë për atë që do të ndërtohet, ndonëse dyshimet janë për një shkollë private. Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar këtë skandal tjetër të Bashkisë së betonit.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha: Pakti me Edvini si pakti me djallin!

Denoncim per vjedhje toke nga Edvini dhe Lal Plehu, dhunimi i masterplanit dhe ndertim mbi fidanishten e UBT
Edhe territoret e UBT viktime e PPP. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

I nderuar,
Ju lutem bejeni publike kete veper penale te shumefishte qe po ndodh ne mjediset e Universitetit Bujqesor te Tiranes. Mu tek fidanishtja e UBT lali plehu paska dhene leje ndertimi per nje shkolle (ka gjasa me skemen e vjedhjeve me PPP) ne menyre te fshehte dhe antiligjore.

Kjo pasi (1) toka eshte e UBT dhe jo e Bashkise se se Tiranes dhe (2) UBT ka masterplan te miratuar dhe kjo zone ka pjerresi te madhe dhe eshte miratuar per fidanishte dhe ky vendim eshte firmosur edhe ne KKT nga vete ai qe mbush hundet me vija te bardha dhe nuk merr vesh cfare firmos dhe cfare llafos.

Ky esht dhe rezultati i pare i paktit me Edvinin apo si çpo e quajn studentet paktit me djallin. Ps fotot tregojne se aty ku vjet mbollen peme per fidanishte tani kane futur makinerite per ndertim.

Shqipëria e shqiptarëve, Rama i tradhëtarëve!

Belind KELLIÇI

Unë jam Belind Këlliçi dhe si një njeri i angazhuar politikisht, por mbi të gjitha si një qytetar, jam krenar qe jam sot këtu në anën e duhur të historisë, jam krenar që jam sot këtu bashkë me mijra studentë, qytetarë që po luftojnë për një Shqipëri europiane .

Sot ka shume kontradita mbi atë se ç’ka duan të rinjtë dhe atë ç’ka ofron Edi Rama. Sot të rinjtë duan punë, duan arsim, duan të flitet për inovacion, art, kulturë, punë, mirqënie. Por realiteti është krejtësisht në anën e kundërt.

Ajo ç’ka Edi Rama ofron është vetëm mjerim dhe emigrim për të rinjtë, ajo ç’ka Edi Rama ofron është vetëm modeli i antivlerave për çdo të ri që ka një aspiratë.

Edi Rama sot ofron vetëm fasadën e propagandës së tij. Edi Rama nuk ofron më program elektoral, Edi Rama nuk ofron më ide, platformë, por ofron modelin më të keq të antivlerave si një model suksesi e veçanërisht për të gjithë ata që janë të lidhur ngushtësisht me oborrin e tij kryeministror, por mbi të gjitha ata që janë sejmenë të tij.

Shikoni kë promovon sot Edi Rama?! Erion Veliajn, një mashtrues kronik, një njeri pa turp, i cili ka rikthyer diktatin e betonit, në kryeqytetin e Shqipërisë. Erion Veliaj 11 vite pasi Edi Rama betonizoi Tiranën, sot e ka kthyer Tiranën sërish në oazin e pastrimit të parave.

Mjafton të shihni të rinjtë që promovon Edi Rama si Elisa Spiropalin, Elisën, mjafton të shihni fotot e saj të para 10 viteve për të kuptuar se ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Paratë e taksapaguesvë nuk shkojnë as për shkolla, kopshte, çerdhe, as për vende pune, por shkojnë për botoks, për këpucë e çanta të shtrenjta. E pikërisht ky është modeli që ne nuk duam. Ky është modeli që të rinjtë refuzojnë dhe e përbuzin!

Ju e shihni se si sot, mjafton të jesh një vegël e qeverisë, mjafton të bësh like, share ose të bësh propagandë në facebook, për tu promovuar, ndaj dhe ne sot këtu na vjen keq në fakt për të gjithë ata të rinj që janë pjesë e rilindjes, që nuk pyeten e nuk thirren kurrë për ide, kurrë për të diskutuar për platforma, por që detyrohen të mbushin sheshet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për një vend pune, për një vend pune jo të mirepaguar, por për ti mbajtur me bukë dhe më pas për ti përdorur.

Ne sot, jam i bindur që të gjithë qytetarët janë krenarë që janë në këtë shesh, sepse të jeni të bindur që kjo protestë është një protestë historike, e cila nuk shërben vetëm për kronikën politike ditore dhe për të ardhmen e Shqipërisë, por mbi të gjitha shërben për një pyetje shumë të rëndësishme, që jam i bindur se të gjithë qytetarët që janë këtu, ata që janë këtu me zemër me ne dhe që për shumë arsye nuk kanë mundësinë të jenë këtu me ne, ata që ende nuk kanë lindur por që do të vijë dita që do na pyesin:

Ku ishe ti kur Edi Rama përzuri 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria? Ku ishe ti kur 110 mijë të rinj u detyruan të largohen nga Shqipëria? Ku ishe ti kur nuk kishte më të ardhme për vendin tonë? Pyetja që do të na drejtohet është :

KU ISHE TI KUR EKONOMIA U SHKATERRUA? KU ISHE TI KUR E ARDHMJA JOTE U MORR PENG ? Ndaj ne jemi krenarë që jemi sot këtu. Unë jam krenar që jam mes Jush për një kauzë të drejtë, për një kauzë që do të shpëtojë një herë e mirë Shqipërinë e do të rikthejë Shqipërinë në trenin e integrimit Europian dhe në shinat e integrimit të vendit.

Ëndrra e atyre studentëve që themeluan Partinë Demokratike dhe që rrëzuan sistemin më të egër diktatorial, me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” do të bëhet një ditë realitet dhe këtë realitet do ta bëni Ju!
Do ta bëjnë studentët! Do ta bëjnë qytetarët! Do ta bëjnë mjekët! Do ta bëjnë fermerët! Do ta bëjnë infermierët! Do ta bëjnë naftëtarët! Do ta bëjnë minatorët! Do ta bëni të gjithë JU! SHQIPËRIA është e SHQIPËTARËVE! EDI RAMA është i TRADHËTARËVE! RAMA IK!