26.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Letra publike e njeriut që u torturua dhe u dënua prej hetuesit Spartak Braho në moshën 18 vjeçare

Gjergj HANI

Nuk kam asgje personale me ty Spartak Braho! Jo, asgje personale per nje arsye shume te thjeshte ; ne 1985 ti e kishe bere zgjedhjen tende prej kohesh, ndersa une ate vit bera timen, e u gjendem perballe ne sallen e gjygjit, ti si akuzator e une si i akuzuar, ti ishe ‘’Pushteti Popullor’’ e une pjese e popullit armik i tij, te dy te vetedijshem deri ne palce per ate qe po benim.

Per klishene e kohes, une isha armiku per tu eliminuar e ti shpetimtari i popullit e partise, syri i mprehte, qeni roje, apo shpata e proletariatit, quaje si te duash.

Dhe tashti qe po shkruaj, serish nuk kam asgje personale me ty, pasi kam inteligjencen e duhur per te kuptuar se ti nuk je, veçse nje pjesez e vockel, nje ingranazh disi i ndryshkur, po qe ende vazhdon te funksionoje me zell ne mekanizmin e mashtrimit universal qe mbreteron ne Shqiperi prej gati nje shekulli.

Jam i vetedijshem se te gjitha keto ty nuk te bejne pershtypje, pasi e verteta nuk te prek as shkarazi, megjithate dy gjera dua te ti them per hir te se vertetes qe ti perpiqesh me çdo kusht ta varrosesh.

Te kisha pare shpesh neper ekrane, dhe te them te drejten nuk ua vija veshin broçkullave te tua delirante, pasi kane humbur dialektiken e evolucionit, e nuk arrijne as tu pershtaten ndryshimeve qe kane ndodhur, pa perfillur deshiren tende nostalgjike, dhe ate te klanit tend mavi.

Nuk ta vija veshin pasi te konsideroja thjesht nje fatalitet ne rrugen e jetes sime, ashtu siç konsideroj fatalitet te domosdoshem klanin mavi, ingranazh i te cilit ti je. Fatalitet i domosdoshem, qe me shtypjen qe po i ben ketij vendi, ndoshta (ne menyre te pa-vullnetshme) do te ‘’ndihmoje’’ kete popull te hape syte, pasi dihet qe jemi qenie empirike.

Nese mora mundim te shkruaj keto rreshta, shkak u bere ti me delirin tend patologjik ne nje nga komisionet e te ashtuquajturit parlament. Me nje gjuhe shterpe, te shkrete e dogmatike (te cilen duhet ta kesh ne ADN) qe me kujtoi pretencen tende ne gjygjin tim, belbezove me tone kercenuese, se Agron Tufa po hedh balte mbi luften e deshmoret e tu.

Ne kete rast nuk kam kohe te merrem me ‘’shpifjet’’ e zotit Tufa, pasi me intereson me shume e verteta, sidomos te ‘’vertetat’’ e tua! Pike se pari Spartak Braho; per cilet deshmore e ke fjalen, per ata 28.000 qe keni trumbetuar per gjysem shekulli, apo per ata 2800 apo 1300, shume e cila edhe sot ngelet mister !?

Si ti edhe une kemi jetuar ne Durres, ku jane akoma varrezat e deshmoreve te rrethit Durres (siç quhej asokohe) ku nuk ka me shume se 60 te varrosur, nder te cilet edhe Myrvete Peza qe vrau vehten kur i vrane te dashurin Kajo Karafili, pra veshtire ta quash deshmore.

Pra, kur rrethi i Durresit ka kaq deshmore, po ti mbledhesh te gjithe nuk del shifra jote, megjithse ky i imi nuk eshte argument qe qendron, se tek e fundit pak rendesi ka nese ishin 28.000 apo 2800! E rendesishme eshte qe ata jane deshmore qe luftuan pushtuesin nazi-fashist qe me pas te na sillnin ata Jugosllave, Sovjetike e Kineze, duke na ‘’dhuruar’’ dhunuar me pushtimin e heshtjes, verberise, shpronesimit e zvetenimit te çdo lloj vlere morale, qofte edhe minimale!

Ti Spartak Braho, te ‘’vertetat’’ e tua i mbeshtet ne deshmite e historianeve si Xhufi, Milo e nje Zot e di kush tjeter! Spartak, mos u bej qesharak! Ata jane historiane po aq saç je dhe ti jurist me shkollen e Filozofise Marksiste-Leniniste. Per 50 vjet na vinit ne gjume me peralla, e tashti i dime permendesh te gjitha perallat.

Ah dhe diçka tjeter. Kur ti flet per te ‘’vertetat’’ e tua, padyshim qe e mban vehten per njeri e politikan (ahahaha te lutem me fal, po nuk e mbaja dot) me integritet moral, koherence politike, e ndershmeri intelektuale, dhe keshtu duhet te jete, por, ne emer te ketyre virtyteve, natyrshem lind pyetja qe pres ti pergjigjesh : Kush eshte Spartak Braho i vertete !?

Paladini i sotem i demokracise qe indinjohet per te ‘’vertetat’’ e tij, apo prokurori ushtarak i diktatures hoxhiste qe akuzonte e ekzekutonte personalisht shqiptaret per bindjet e tyre politike !?

Cili eshte Spartak Braho i vertete, ai qe sokellinte ne pretencat e tij ne emer te diktatures se proletariatit kunder imperializmit boteror, apo ai qe sot me nje valixhe fantomatike bredh neper kancelarite kapitalisto-imperialiste, apo kuron prostaten neper spitalet e atyre qe deri dje ishte gati ti shuante !?

Cili eshte Spartak Braho, ai qe ne zemer te nates, me Gaz-in sovjetik shkonte te pushkatonte njerez vetem se mendonin ndryshe nga ai e padronet e tij, apo eshte ai qe sot i hipen nje benz-i tip i fundit per te shkuar ne paraden e 10 vjetorit te anetaresimit ne NATO !?

Cili, apo çfare je ti Spartak Braho !? Ne pritje te pergjigjes tende, dhe me hijet e zeza te personit tend, qe dalin qartazi nga pyetjet e mia, i jap vehtes te drejten te them se : Nje transgjender politik i kalibrit tend nuk ka asnje te drejte morale e aq me pak institucionale apo politike te akuzoje nje person si Agron Tufa qe nuk ka ndryshuar apo tradhetuar kurre bindjet e tij. politike, dhe qendrimin karshi tyre.

Si pasoje e brockullave te tua, dikush, ne rrjetet sociale shkruante se ti e ben nje gje te tille nga frika. Jo, ti nuk e ben nga frika ! Ti nuk ke frike, jo se je trim, po se ke eksperience dhe e di mire, qe edhe po re nga kali i pushtetit, i yti, mishin mund ta haje, po kocken do ta ruaje ashtu siç ta ka ruajtur deri me sot!

Reagimi yt ka rrenje ançestrale, te shkruara ne gjenezen e ADN-se tende! Nje specie si e jotja, nuk e pranon dot te verteten, pasi gjithe ekzistenca e tij dhe e sistemit qe e ka mbajtur dhe e mban ne pushtet, eshte e ndertuar nga mashtrimi!

Po ky nuk eshte faji yt, keshtu je gatuar, ashtu siç nuk eshte faji i lakuriqit te nates, qe nuk e pranon dot driten e diellit. Te te them hesht se eshte turp, eshte e kote, ndoshta dhe e pa drejte, pasi aty ku nuk ka, nuk merr as mbreti!

Megjithate, ne emer te njohjes se vjeter qe kemi dua te te jap nje keshille dashamire : Nje popull, sado i vogel qe te jete, prap eshte gjigand! Ndaj hesht, e lere gjigandin te fleje, se po u zgjua dhe hapi syte, syte e mashtrimit duhet te mbyllen, e zor se mund te dale nje tjeter Neritan ta ktheje nga rruga.

Kryebashkiaku i PS merret peng, nga frika dërgon familjen jashtë Shqipërisë

Ish-feputeti i PD, Klevis Balliu duke iu drejtuar qytetarëve lidhur me sigurinë e munguar, tha se si mund të ndihen të sigurtë qytetarët vlonjatë, kur kryetari i tyre i bashkisë ka dy muaj që është marrë peng dhe fëmijët dhe gruan i ka dërguar për ti mbrojtur në Greqi.

“Koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe ju jap provën ku një kryeministër ka dy vjet që nuk e prej asnjë homolog sepse e dinë që me këtë njeri nuk bëhet asnjë marrëveshje. Prandaj ju bëj thirrje që të bashkohemi më datë 13 prill kundër vjedhjes.

Çdo shkodrani që i është kthyer qyteti në një Palermo, apo një vlonjati që i kanë marrë peng kryetarin e Bashkisë para dy muajsh. A e dini që kryetari i Bashkisë së Vlorës i ka fëmijët dhe gruan në Greqi. Por kur nuk është i sigurtë kryetari i Bashkisë Vlorë si mund të jetë qytetari i thjeshtë.

Qytetarët nuk janë të sigurtë sepse bandat janë me Ramën. Ndërsa ne dje luftonin bandat dhe i fusnim në burg, sot bandat dalin nga burgu dhe punojnë në bashki’, tha Balliu.

Zyrtarja e Ramës apel të fortë socialistëve pas fjalimit të Bushatit: “Zgjohuni ka ende shpresë”!

‘Zgjohuni socialistë’, ky ishte apeli që ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ju ka bërë socialistëve të ndershëm pas fjalimit të ish-ministërit të Jashtëm, Ditmir Bushati, në sallën e parlamentit.
Në reagimin e saj Beqairaj shkruan se për socialistët ka ende shpresë, dhe se vendi nuk ka nëvojë për batuta të sforcuara dhe pa kripë.
Postimi i Beqirajt
Nese ne nje tavoline te gjithe mendojne njesoj asnje nuk eshte duke menduar gjate!!!!
Fjalimi i Ditmir Bushatit sot ne Parlament ishte nje drite per shpresen e ekzistences se mendimit ndryshe, nje thirrje per ti vendosur gishtin kokes. Asnjehere nuk eshte vone.
Shumekush perciptazi, I zene ne kurthin e mentalitetin ” o me ne o kundra nesh” mund ta shikoje si kundervenije karshi Lidershipit. Ne fakt eshte nje sherbim i bere me guxim jo vetem Partise Socialiste e Lidershipit te saj, por Popullit Shqiptar.
Zgjohuni socialiste !!!!! Ky vend nuk ka nevoje per shkembime batutash , pa kripe e te sforcuara, me deputetet opozitare te ardhur prej procedures por jo prej demokracise , te cileve zeri u dridhet e nuk rrine dot as drejt ne foltore kur kuvendojne, duke te kujtuar me se shumtii nxenesit e dobet para mesuesit.

A nuk jeni lodhur duke perseritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si : ulemi per djalog por jo per negociate ? Po a nuk me thoni , cili eshte precedenti i rezikshem i cili nuk duhet te ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracine ?
Po si ka mundesi qe rrini neper karrike duartrokisni edhe nuk mendoni qe edhe pse eshte teresisht fajtore, opozita qe ka lene shtepine si nje bashkudhetare e keqe , ju serisht nuk mund te largoheni nga detyrimi per te gjetur zgjidhje urgjente per te miren e familjes tone te perbashket , Shqiperise.
Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe , kursesi qe eshte kundra nje individi, qofte ky edhe lideri i partise . Ditmiri percolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru ne koke qe kemi nevoje per zgjidhje e jo per karshillek, retorike , shaka qe nuk bejne me kerkend per te qeshur, perkundrazi trishtojne.
Nuk jemi pa zgjidhje , nese mesojme te degjojme edhe pranojme mendimin ndryshe.
Sot në Kuvend ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij sot kritikoi politikën shqiptare duke thënë se duhet të bashkohet për të mirën e qytetarëve. Sipas tij të gjthë duhet të lënë mënjanë inatet dhe të marrim shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Gjyqtarja që dënoi Zaganin caktohet të lirojë Tahirin!

Ish-komisari i Policisë Dritan Zagani, tashmë në ekzil, ka denoncuar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, faktin që gjyqtaria e Krimeve të Rënda Flora Hajredinaj, e njëjta që me porosi të Saimir Tahirit e la në qeli Zaganin për 6 muaj, po e njëjta është caktuar që të gjykojë Saimir Tahirin për ‘Trafik Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike’
Sigurisht ky postim i Zaganit përbën një sens sa kohë të gjitha akuzat e tij ndaj Tahirit janë vërtetuar, dhe e njëjta gjyqtare shkon tani të shpëtojë nga burgu ish-ministrin e Brendshëm.
Postimi i plotë i Dritan Zaganit 
Gjyqetaria e Krimeve te Renda Flora Hajredinaj, qe ne 2014 me kerkese te palo-prokurorit Anton Martini dhe porosi te Sajes me mbylli mua per 6 muaj ne burg,dhe pas shkeljes se afateve me 8 dite nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini,ne vend te lirimit te menjehershem si e parashikon ligji per shkelje te tilla, po me mareveshje te zeza me kalon ne “arrest shtepie”.

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj ne media qe e njejta gjyqetare e nderuar eshte pjese e treshes qe do na gjykoje te pandehurin Sajmir Tahiri per vepren “Trafik nderkombetar droge” ne bashkepunim etj vepra te renda, ku i pandehuri eshte ne gjendje te lire.
Pra o shqiptare ky eshte nje nga arritjet me te forta qe ky “veting” na e solli drejtesine tone te korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante.
Vlen te permendim me kete rast si arritje e vetingut edhe se shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me “brilant” te SPAK-ut.
P.S…si tia ve emrin kesaj qe po ndodh me zhdrejtesine tone te kalbur, se veting per tu bere drejtesi nga sa ndodh nuk ka gjasa te jete!?!?!?

 

Zgjidh si do shkosh për skrap, si Renzi apo si Musolini!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Rama sot “u betua” se do të çojë opozitën për skrap.
Strazimiri shprehet se Rama ia ka vjedhur shprehjen ish-kryeministrit të Italisë Mateo Renzi, i cili pasi e përdori atë, u çua për skrap nga italianët. Ai thekson se edhe Rama do të ketë të njëjtin fat si Renzi e se shqiptarët do ta çojnë për skrap.
Statusi i Strazimirit
“Betim” interesant, pavarësisht se ia ke vjedhur Matteo Renzit të 2012-ës që “betohej” se do çonte për skrap të gjithë kundërshtarët, brenda e jashtë partisë, e që e “çuan për skrap” vetëm pak pasi kërcënoi me “rottamazione” lart e poshtë…
Ti vetëm zgjidh si e do “rottamazione-n”: si Renzi? Apo si Mussolini?…
E ofrojmë edhe “a domicilio” si shërbim kur vjen puna për “trima” si ti ????… Ti vetëm mbaj “Betimin”!!
Sinqerisht,
POPULLI

Biblioteka dixhitale që përuroi pardje nuk punon, Rama sulmon rektorin!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonimisë në kuadër të “Paktin për Universitetin”. Nga ky takim, Rama u njoh nga studnetët se problemtin se biblioteka dixhitale, që kreu i qeverisë prezantoi pak ditë më parë nuk funksionon. Për këtë, Rama ia vuri fajin Rektorit.
Një student e pyeti Kryeminsitrin për mungesën e sistemtit online të marrjes së notave, ku të gjithë kanë nga një llogari dhe shohin përgjigjet e rezultateve të provimeve, por Rama iku nga kjo pyetje dhe adresoi një problem tjetër për Mynyr Konin.
“Biblioteka dixhitale është në funskion, por ju nuk e hapni dot. Asnjë nuk e akseson dot këtë bibliotekë, po ashtu është e vështirë dhe pjesa e ndërveprimeve të tjera. Shkaku është rektorati i universitetit dhe e bukura është që juve jeni si ata që pinë kafe në anën lindore të Berlinit, që çdo gjë e kërkoni tek qeveria. Kjo është pjesë e keq administrimit nga Rekrori i Universtietit të Tiranës”, ishte përgjigja e Ramës, duke i hedhur të gjithë fajin rektoriarit.
Rama më tej sulmoi dhe Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynur Konin, duke thënë se ai nuk ka bërë asnjë veprim për të mirën e studentëve.
“I vemti që nuk e ka marrë vesh se ka ndodhur një protestë, se ka pasur ndërveprime dhe dialog, është xhaketa e Rektorit. Ky është një problem për ju se ju do shkoni në shkollë dhe sistemi nuk do funksionoj dot. Dhe ça do bëni ju do akumuloni dhe do shkoni tek ministria dhe do kërkoni të hiqet rektori”, shtoi Kryeministri.

Rama fillon fushatën e sulmeve kundër Rektorit të Universitetit të Tiranës
Kryeministri Rama ka sulmuar Rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, në një përpjekje të rradhës për të ulur vrullin e reagimit të studentëve të cilët kanë paralajmëruar rifillimin e protestave.
Asnjë prej 8 pikave të parashtruara nga studentët për qeverinë nuk është plotësuar, pavarësisht premtimeve të Ramës dhe Kryeministri ka nxituar të gjejë fajtorin, duke e identifikuar atë tek Rektori i Universitetit të Tiranës.
Dihet që zoti Koni është zgjedhur në atë detyrë jashtë vullnetit të Ramës dhe përkundër shumë presioneve ndaj tij nga personazhe të njohur të botës së krimit, të cilët mbështesnin kandidaturën e Kryeministrit.
Edi Rama nuk e ka harruar disfatën e para pak viteve në garën që u zhvillua për Rektoratin dhe po sulmon sot Konin për cështje të cilat lidhen direkt me qeverinë e tij dhe jo me Rektoratin.
Gjatë të ashtuqëuajturit “bashkëbisedim me studentët”, një studente e vitit të 5-të e Fakultetit Ekonomik, i tha kryeministrit Edi Rama se për sa kohë që qeveria fajëson rektorin për një sërë problemesh në universitete, pse nuk bëhet një ligj për ta shkarkuar atë.
“Ai nuk është mbret. Është një person si të gjithë të tjerët”, tha studentja.

Në përgjigje, Rama, tha se rektori nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret.
“Nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret. Unë besoj personalisht, që ligji aktual i arsimit të lartë, fuqia që ligji i jep të gjitha strukturave të tjera janë të mjaftueshme pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që e patë vetë kur bëheni bashkë që rektori reago brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, dhe do të vendosë një standard tjetër sjellje të rektorit dhe rektoratit me gjithë pjesën tjetër.
Se ka ndodhur protesta dhe i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe rrezik akoma nuk e di, është rektori. Kjo është pikëpyetje në radhë të parë për ju si studentë.
Rektorin e keni aty, më afër se Ministria. Sidoqoftë nuk është për të shmangur përgjegjësinë por për të shpjeguar dhe ilustruar që autonomia është edhe përgjegjshmëria juaj”, tha Rama.

Rama thirrje për luftë të gjithë shqiptarëve, reagon Berisha!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, e ka komentuar si thirrje lufte nga një i çmendur, deklaratën e bërë sot nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se do t’i çojë për skrap partitë opozitare.
Me anë të një reagimi në Facebook, Berisha shkruan se sot Rama deklaroi se do të çojë për skrap logon e PD, duke u bërë një thirrje të hapur për luftë të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve të lirë.
Postimi i Berishës
Nje thirrje lufte nga Edvin Kristaq Xhelati!
Skizofereni, bir xhelati beson se do shnderroje ne skrap logon e PD!
Te dashur miq, sot bastardi i xhalatit te poetit disident Havzi Nela, skizoidi Edvin Kristaq Rama deklaroi para shqiptareve nga strofulla e tij e krimit se ai do shnderroje ne skrap logon e Partise Demokratike.
Me kete deklarate paranojake te llojit te babait te tij shpirteror, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, Enver Hoxhes, Edvin Urrejtja ka ftuar ne lufte per jete a vdekje, çdo qytetar te ketij vendi, per te cilet liria dhe dinjiteti i fituar ne liri jane te vlefshme per çdo sakrifice.
Deklarata e ketij bastardi te xhelateve te diktatures se do te shnderroje ne skrap logon e Partise Demokratike, partise qe permbysi pushtetin e Enverit, Spiros, Kristaqit, eterve te tij barbare, partise qe vendosi pluralizmin politik, qe ndau epokat dhe vendosi sistemin demokratik dhe ekonomine e tregut, qe anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes dhe NATO, qe firmosi

Marreveshjen e Stabilizim Asociimit dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian dhe mori rekomandimin per statusin e vendit kandidat, eshte thirrje kushtrim lufte per çdo qytetar, per te shnderruar sa me pare e me te gjitha mjetet ne kalbesire te historise skizofrenin hakmarres, qe shfryn me urrejtje kafshe te terbuar per pushtetin e humbur te eterve te tij mizor.
Deklarata paranojake e te birit te Kristaq Xhelatit se do shnderroje ne skrap logon e Parise Demokratike, partise qe javen e pare te themelimit te saj do shpallte yllin e saj polar ceshtjen kombetare, te shitur nga eterit e tij e tij tradhetar, do te vendoste me sukses ne krye te axhendes se saj nderkombetarizimin e çeshtjes se Kosoves dhe shqiptareve ne trevat e tjera, do arrinte te miratonte rezoluta ne samite nderkombetare qe sanksiononin te drejten e shqiptareve te Kosoves per vetvendosje dhe do te jepte kontribut te pazevendesueshem ne Pavaresine e Kosoves dhe njohjet e saj, eshte kushtrim ftese per te gjitha ata qe ndjehen shqiptar per t’u ngritur dhe shnderruar me çdo kusht dhe me çdo çmim ne ngordhesire te historise Zografin e dyte, qe per karrigen e tij kerkon te tregetoje me territore shqiptare dhe qe ne keto perjekje te tradhetise se larte kombetare shef tek Partia Demokratike, se bashku me qarqet e huaj albanofobe, pengese e pakapercyeshme.
Koha nuk pret. Ne kembe te gjithe t’i tregojme ketij bastardi dhe vasaleve te tij koshin e funderrinave qe meritojne! sb

Izmira Ulqinaku: “Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca e Gramoz Ruçit”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e Kuvendit për të mbajtur një minutë heshtje në kujtim të dëshmorëve të 2 prillit.
“U ndjeva e tradhëtuar sot, kur dëgjova se vrasësit e Dëshmorëve të 2 Prillit ishin ftuar t’i nderojnë ata me 1 minutë heshtje në Parlament”, shkruan Ulqinaku.
Ajo e cilëson një teatër mjeran që uron për paqen e shpirtrave të Dëshmorëve të Demokracisë nga Parlamenti i diktuar prej votës së blerë nga krimi i organizuar dhe bandat e pushtetit.
“Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca Gramoz Ruçi, ekzistenca e partisë së Sigurimit të Shtetit e Byrosë Politike, që sërish sot ka shkelur mbi votën e lirë, e mbi gjakun e atyre shpirtrave që s’po i lini të prehen në paqe! Gramoz Ruçi dhe Edi Rama! Shpirtat e tyre do të paqtohen ditën kur ju të ndëshkoheni nga vota e lirë! Dhe ajo ditë po afron!”, përfundon komentin Ulqinaku.

Vizita historike e Tsiprasit në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka mbërritur të martën në Shkup në vizitën e parë të një kryeministri grek në Maqedoninë e Veriut, që nga pavarësia në vitin 1991. Tsiprasin u prit me ceremoni shtetërore.

“Mirëserdhe shoku im”, ishin fjalët e para të cilat Zaevi i tha në momentin kur Tsiprasi zbriti nga vetura në oborrin e qeverisë. Zaev si shenjë afërsie realizoi edhe “selfie” me Tsiprasin.

izita e kryeministrit grek është historike meqë ne po ndërtojmë një të ardhme të sigurtë për qytetarët e të dyja vendeve. Me vendimet e guximshme sot marrëveshja e Prespës është realitet, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

“Me këtë vizitë ne po ndërtojmë një Ballkan të ri. Fryma e miqësisë është në mesin tonë. Marrëveshjen e arritur me Greqinë ia dedikojmë gjeneratave të reja. Vetëm në muajt e parë të nënshkrimit të marrëveshjes kemi ritje reale të ekonomisë në këmbim me Greqinë”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras tha se vizita e tij në Shkup është një hap historik, jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën. Ne po ndërtojmë ura në vend të mureve. Kemi humbur shumë kohë në të kaluarën, andaj tani duhet të vrapojmë për të arritur benefitet për qytetarët e të dyja vendeve. ”

Greqia do ta përkrahë Maqedoninë e Veriut në procesin e reformave që ajo të jetë sa ma afër me familjen e Bashkimit Evropian. Ne jemi këtu si shokë dhe nuk do të mungojë ndihma e jonë”, tha kryeministri grek. Opozita në të dyja vendet duhet të jetë konstruktive

Në pyetjen e gazetarëve se sa rrezikohet Marrëveshja e Prespës nga partitë opozitarë në Greqi dhe Maqedoni, Tsipras tha se në vendet demokratike marrëveshjet janë të obligueshme.

Investimet për të ardhmen shënojnë një histori të re, andaj nuk besoj që opozita në Greqi do të ndërmarrë hapa kundër këtyre proceseve. Ajo çka është arritur duhet ruajtur dhe asesi të rrënohet, këto janë procese të pakthyeshme ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Janë nënshkruar mbi 30 marrëveshje bashkëpunimi
Gjatë qëndrimit në Shkup të dy kryeministrat kanë nënshkruar mbi 30 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, duke filluar nga ekonomia, mbrojta, energjetika dhe kultura.

Po ashtu janë formuar edhe shumë komisione të cilat do të intesifikojnë bashkëpunimin dhe do t’i zgjidhin aty për aty problemet të cilat do të paraqiten.

Forumi i biznesit
Në kuadër të vizitës së Tsiprasit në Shkup mbahet edhe Forumi i Biznesit, në të cilin po marin pjesë përfaqësues të më shumë se njëqind kompanive të mëdha dhe të mesme greke, të cilat janë të interesuara për të investuar në Maqedonin e Veriut.

Kompanitë greke tashmë kanë treguar interesim për të investuar më shumë se 500 milionë euro në sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka interesim për të investuar edhe në bujqësi dhe sektorë të tjerë. “Vijnë përfaqësues të kompanive të mëdha të cilat kanë qarkullim vjetor prej miliarda eurove siç janë Motor oil, Mitilineos grup”,t hotë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Përveç me kryeministrin Zoran Zaev, Tsipras është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Në agjendën e takimeve nuk bën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, i cili kundërshton publikisht marrëveshjen me Greqinë për emrin.

Në mbrëmjen e së hënës, një ditë para ardhjes së Tsiprasit në Shkup, para ndërtesës së qeverisë, është vendosur edhe mbishkrimi i ri me emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut” – në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Kosovë, deputetët gjermanë kundër shkëmbimit të territoreve

Deputetët e Bundestagut, Peter Bayer dhe Christian Schmidt, që vizituan Kosovën thanë se “Bundestagu Gjerman është kundër shkëmbimit të territoreve”, ndërsa kërkuan vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bayer nga (CDU) dhe Christian Schmidt nga (CSU) të shoqëruar edhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt, thanë në Prishtinë se Kosova dhe Serbia, duhet të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, por ata janë kundër këmbimit të territoreve.

Këtë ia bënë të qartë Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi që zhvilluan të hënën me datë (01.04) në Prishtinë. Deputeti nga radhët e CDU-së, Peter Bayer, tha se “Bundestagu gjerman është kundër shkëmbimit të territoreve”.

“Ne jemi në vizitë zyrtare, por jemi me miqtë tanë. Biseduam për proceset, nëpër të cilat po kalon Kosova. Kemi folur për dialogun, të cilin e mbështesim mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për temën e këmbimit të territoreve, të cilën Gjermania e kundërshton fuqishëm.

Ne do të jemi partner mbështetës i Kosovës për proceset e ardhshme, sigurisht me një sy kritik”, ka thënë deputeti Peter Bayer në një prononcimin të shkurtër për medie, pas takimit me kryeministrin Haradinaj.

Në të njejtën linjë u shpreh edhe deputeti tjetër nga radhët e CSU-së, Christian Schmidt, i cili tha “kushdo që mendon se një ide e tillë mund të jetësohet, e ka gabim, sepse, shkëmbimi i territoreve do të krijonte probleme edhe më të mëdha në rajon”.

“Falënderojmë qeverinë e Kosovës dhe popullin e Kosovës për mikpritjen që në vazhdimësi ua kanë bërë ushtarëve dhe zyrtarëve tanë. Gjermania shpreh gatishmërinë që Kosova t’i bashkohet familjes evropiane dhe po punojmë për këtë”, tha deputeti Christian Schmidt.

Të dy deputetët gjermanë, Peter Bayer nga (CDU) dhe Christian Schmidt nga (CSU) në fund shprehen gatishmërinë e Gjermanisë për vazhdimin e mbështetjes në proceset zhvillimore në Kosovë dhe rajon, që do të krijojnë një klimë stabiliteti dhe prosperiteti për të gjitha vendet e rajonit.

Haradinaj: I privilegjuar për interesin e Gjermanisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga ana e tij, tha se ndihet i privilegjuar për interesimin e Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin ndërsa, tha se “qeveria e Kosovës, mbetet e angazhuar për të krijuar një ambient të qëndrueshëm paqësor në rajon dhe në bashkëpunim me të gjithë”.

Haradinaj, shprehu përkushtimin ndaj procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe angazhimin për arritjen e një marrëveshjeje, që do të rezultojë sic tha “me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”.

“Në këtë takim biseduam për bashkëpunimin bilateral Kosovë-Gjermani, që është në progres dhe mundet me u bë shumë më shumë. Konfirmova gatishmërinë time që të thellojmë këtë bashkëpunim.

Shpreha falënderim për procesin e Berlinit, i cili po e ndihmon dhe po e ruan rajonin, andaj edhe shpreha falënderimin për Gjermanin dhe kancelaren Merkel për këtë iniciativë, e cila u dëshmua me shumë interes për rajonin”, tha kryeministri Haradinaj. Ai shtoi se “Kosova dëshiron t’i bashkohet familjes europiane, përmes lëvizjes së lirë, pa viza”.

“Kosova mbetet e angazhuar në të gjitha proceset e integrimit në strukturat euroatlantike dhe pret që angazhimi i saj për të përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian, të marrë sa më shpejt liberalizimin e vizave për lëvizjen e qytetarëve të saj në vendet evropiane.

Shpresojmë në vullnetin politik të shteteve kryesore të Europës për ta përmbyllur këtë proces dhe jemi të vetëdijshëm se qeveria gjermane ka rol të madh në këtë proces”, tha kryeministri Haradinaj.

Të dy deputetët gjermanë, Peter Bayer nga (CDU) dhe Christian Schmidt nga (CSU) në Prishtinë takuan edhe kryetarin e LDK-së të Kosovës në opozitë, Isa Mustafa. Ky i fundit, në një postim në profilin e tij social në Facebook tha se “përfaqësuesit e lartë gjermanë kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë”, e që sipas tij liderit të opozitës Isa Mustafa përputhen në tërësi me qëndrimin e LDK-së.