32.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Kryeministrja May do të kërkojë një shtyerje tjetër për Brexit-in

Kryeministrja britanike Theresa May njoftoi të martën se do të kërkojë një shtyrje të mëtejshme të procesit për daljen e vendit nga Bashkimi Europian me qëllimin për t’i dhënë më shumë kohë parlamentit të miratojë një marrëveshje mbi kushtet e largimit.

Deri më sot ligjvënësit britanikë e kanë kundërshtuar tre herë marrëveshjen e zonjës May për të cilën u ra dakort pas dy vite bisedimesh me BE-në.

Zonja May tha se është e gatshme të takohet me udhëheqësin e opozitës Jeremy Corbyn, kryetar i Partisë Laburiste, në një përpjekje për të rënë dakord mbi një plan për Brexit-in që do të miratohej nga ligjvënësit.
Fillimisht Britania duhej të largohej nga blloku më 29 mars, por Zonja May morri miratimin e BE-së për një shtyrje të shkurtër të afatit.

Ndërsa procesi po zvarritej, parlamenti u përpoq të gjejë një zgjidhje mbi çështjen, por pas një serie votimesh të hënën, ligjvënësit hodhën poshtë katër propozimeve të mundshme për të bërë përpara me procesin. Propozimi që mori më shumë mbështetje ishte ai sipas të cilit Britania do të tërhiqej nga BE-ja, por duke ruajtur regjimin e përbashkët doganor.

Afati i fundit i vendosur nga Bashkimi Evropian është 12 prilli. Nëse deri atëherë udhëheqësit britanikë nuk do të kenë rënë dakord për një plan, sipas kryenegociatorit të BE-së Michel Barnier zgjidhja e vetme në këtë pikë do të ishte që vendi të dilte nga BE-ja pa marrëveshje ose t’u kërkonte anëtarëve të bllokut të pajtoheshin për një zgjatje të re të afatit të shkëputjes.

Më herët, po të martën kryenegociatori i Bashkimit Evropian Michel Barnier tha se Britania po i afrohet gjithnjë e më shumë skenarit të shkëputjes nga BE-ja pa marrëveshje mbi kushtet e tërheqjes.

Duke folur në Bruksel zoti Barnier tha se megjithatë ka ende shpresë për të shmangur një të ashtuquajtur Brexit pa marrëveshje. Por sipas tij Britania i ka mundësitë e kufizuara, që është skenari ku parlamenti britanik pranon marrëveshjen e Kryeministres Theresa May frut i dy viteve bisedimesh me BE-në.

Deri më sot ligjvënësit britanikë e kanë hedhur poshtë tre herë këtë marrëveshje. Zonja May pritet të bëjë një përpjekje të re duke e sjellë atë sërish për votim për herë të katërt.

Tjetër ngjarje e rëndë në Shkodër! Kërcënohet me jetë i Vllaznisë 

Nuk kanë të ndalur ngjarjet kriminale në qytetin e Shkodës. Pas atentatit që i mori jetën 2 vëllezërve, Bilali ditën e shtunë, sot është kërcënuar me jetë administratori i skuadrës së Vllaznisë.
Nuk kanë fund skandalet në Shkodër. Pas Ernest Gjokës, kësaj here pre e kërcënimeve kanë rënë trajneri aktual Agim Canaj dhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici.
Mësohet se ky i fundit ka marrë kërcënime në lidhje me ecurinë e klubit kuqeblu, por edhe me futbollistë të caktuar, për të cilët Licit i është bërë presion se duhet të aktivizohen me patjetër në formacion.
Sipas “Panorama Sport”, menjëherë pas kësaj situate të pakëndshme, administratori ka njoftuar, kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila është njëkohësisht dhe presidentja e klubit, teksa është vendosur pezullimi i seancës stërvitore. Ademi ka thirrur drejtuesit në një mbledhje urgjente, për të diskutuar rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar. Pritet që në minutat në vazhdim, klubi të dalë edhe në një reagim zyrtar.

Paloka: Ne e dimë shumë mirë cili është Edi Rama, ndaj do të jemi në shesh derisa ai të shporret!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka përmbyllur protestën e qytetarëve, që nisi sot në orën 9:30 përpara parlamentit, vazhdoi përpara kryeministrisë dhe u mbyll tek selia e PD-së.
Rama ik!, thirri Paloka. Dua t’ju përshëndes edhe njëhërë për forcën dhe rezistencën tuaj në emër të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Sot protestën tonë e drejtuan jo më kot studentët. Ata ishin zemra e protestës, sepse Shqipëria që ne duam, jo ajo që do Edi Rama është Shqipëria e studentëve, ajo që ne duam për fëmijët tanë.

Pak ditë më parë, DASH e cilësoi Shqipërinë e Edvin Ramës si qëndrën e krimit të organizuar në Europë, kanabisit, drogave të forta, ku krimi i organizuar mblidhet për t’u shpërndarë më pas jo në Evropë, por deri në SHBA siç thotë raporti. Është raporti që dikur ia kanë bërë vetëm Noriegës.

Sigurisht, ne që jetojmë këtu e dimë shumë mirë cili është Edi Rama, ndaj jemi në shesh derisa ai të shporret. Jemi të bindur se dita kur ai kryeministër që nuk përfaqëson asnjë shqiptarë të ndershëm, të largohet, është e afërt.

Shumë shpejt do ta shohim atë trimin, atë cinikun, që ngre administratën për t’u tallur me hallet e shqiptarëve. Ka dalë e numëron sa ishte opozita sot e sa do mbledhë sot. Por ai nuk kupton e ne do të jemi në shesh mbase një ditë më pak, një ditë më tepër, por urrejtja e grumbulluar sot në shpirtin e shqiptarëvë është aty dhe një ditë do ta mbysë.

Mund të vazhdojë të mbledhë surrogato në parlament, që ai i quan deputetë, po ajo vetëm skena e bashkëpunimit të fundit me oligarkë e bazhibozukë që hiqen aty si deputetë të opozitës.

Ne, demokratët, LSI, republikanë, të gjitha partitë e opozitës do të jemi bashkë që kjo qeveri të marrë atë që meriton sepse vendi i tyre nuk është në parlamen është në burg.

Gjermania: Marrëdhëniet me Shqipërinë më të ultat në rajon, probleme me tenderat dhe pronësinë e bizneseve

Anëtarët e shoqatave gjermano-shqiptare të ekonomisë kanë ngritur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh shqetësimet për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi.

Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, thotë se është një detyrë të rëndësishme e qeverisë, të pengojë që ky trend negativ të vazhdojë më tej. Shqipëria duhet të sigurojë kushtet e duhura themelore për investitorët potencialë – si shqiptarë ashtu dhe të huaj, ku më të rëndësishmet janë siguria, transparenca dhe një administratë mirë funksionale, efektive dhe jo e korruptuar.

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, thotë në një intervistë të posaçme për “Monitor” se sipërmarrjet gjermane, pra ato potenciale, por edhe investitorët tashmë aktivë në tregun shqiptar, ankohen shpesh për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët, p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu, marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi.

Schütz thotë se marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë e Gjermanisë janë më të ulëta në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, pasi këto të fundit kanë pasur lidhje më të hershme me shtetin perëndimor. Ajo shton se sektorët kryesorë ku investitorët gjermanë kanë shprehur interes janë turizmi, energjia e gjelbër, por edhe bujqësia dhe sektori i shërbimeve.

-Ndërsa qeveria gjermane mbetet një nga donatorët më të mëdhenj në Shqipëri, marrëdhëniet tregtare nuk janë në nivele aq të larta. Si e shpjegoni nivelin e ulët të marrëdhënieve tregtare?
“Ne jemi krenarë për angazhimin tonë të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës në fushën e politikave për zhvillim. Kjo mbështetje është në të vërtetë e pavarur nga interesa të mundshme të sipërmarrjeve gjermane këtu në Shqipëri. Fluksi ndërkombëtar i mallrave ndikohet nga faktorë të ndryshëm.

Një kriter i rëndësishëm janë sigurisht doganat dhe barriera të tjera tregtare, por edhe faktori i afërsisë gjeografike luan një rol. Është gjithashtu e vërtetë që Shqipëria ndodhet në një konkurrencë globale për marrëdhënie tregtare dhe investime. Për të rritur peshën e tyre në ekonomi, aktorët e tregut nga Gjermania dhe vende të tjera, duhet të binden që Shqipëria është një destinacion tërheqës dhe ofron kushte të drejta.”

-Cilët janë sektorët konkretë ku investitorët gjermanë kanë shprehur interes për të investuar dhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të konkretizuar interesin e tyre?
“Shqipëria ka një potencial të madh zhvillimi në shumë sektorë, ku bëjnë pjesë turizmi, sektori i energjisë së gjelbër, por edhe bujqësia dhe sektori i shërbimeve. Në të gjithë sektorët është po aq e rëndësishme të krijohen kushtet e duhura themelore për investitorët potencialë – si shqiptarë ashtu dhe të huaj.

Këtu vlejnë para së gjithash siguria, transparenca dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo e korruptuar. E rëndësishme është që investitorët potencialë nga Gjermania të priten krahëhapur nga pala shqiptare dhe të marrin prej saj një kujdes profesional.”

-Edhe në kahun e investimeve, Gjermania është partneri i dhjetë i Shqipërisë, për sa i përket stokut të investimeve të huaja në fund të tremujorit të tretë të 2018-s. Si e shpjegoni interesin e ulët të investitorëve privatë gjermanë për Shqipërinë? Në një dalje të fundit për shtyp ju deklaruat: “Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo ‘fair’ dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri”. Konkretisht për çfarë e kishit fjalën dhe sa ndikon kjo klimë në tërheqjen e investimeve të huaja?

“Sipërmarrjet gjermane, pra ato potenciale, por edhe investitorët tashmë aktivë në tregun shqiptar, ankohen shpesh për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët p.sh., në lidhje me tenderët publikë dhe, gjithashtu, marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi.

Mangësia në sjelljen e pagesave në tenderët publikë nuk kontribuon edhe në krijimin e një imazhi të mirë të Shqipërisë si destinacion biznesi. Të gjithë këto probleme janë ngritur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh nga anëtarët e shoqatave gjermano-shqiptare të ekonomisë.

Unë e shoh këtë si një detyrë të rëndësishme të qeverisë, të pengojë që ky trend negativ të vazhdojë më tej. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë, të kundërshtojmë këtë përshtypje me shembuj pozitivë dhe të tregojmë që Shqipëria i mirëpret investitorët e huaj.”

-Sa po ndikon situata e fundit politike në klimën për të bërë biznes në vend dhe interesin e sipërmarrësve gjermanë për të investuar në Shqipëri?
“Natyrisht që edhe në mediat gjermane raportohet për situatën e politikës së brendshme në Shqipëri dhe konfrontimet e dhunshme në protestat e organizuara nga partitë opozitare. Investitorë potencialë gjermanë shohin pamje të gurëve fluturues, koktejeve molotov dhe gazit lotues.

Pikërisht, edhe për të mos dëmtuar Shqipërinë si destinacion investimi, mendoj se edhe opozita ka përgjegjësinë të drejtojë diskursin politik në mënyrë paqësore dhe në institucionet e parashikuara në Kushtetutë për këtë, d.m.th para së gjithash në Parlament.

“Monitor”

Rama në Parlament: Zgjedhje të parakohshme nëse vendos PS

Rama ka deklaruar në Parlament se zgjedhjet e parakohshme nuk mund të vijnë si pasojë e presionit, por si vendim ivetë PS.

Deklarata erdhi pas një fjale në Parlament ku Rama nga njëra anë shfaqi siguri për suksesin electoral nga ana tjetër nuk mohoi zgjedhjet e parakohshme.

Edi Rama bën hapin e dytë në tërheqjen e tij, në krizën politike ku është përfshirë vendi. Duke folur në parlament, Rama ka folur për zgjedhje të parakohshme. Para deputetëve të tij dhe atyre të emëruar, Edi Rama tha se për zgjedhjet e parakohshme do të vendosë PS-ja.

‘Ne nuk e kemi marrë mandatin për ta negociuar përpara 2021. Ka s’ka zgjedhje të parakohshme këtë s’mund ta përcaktojë kurrë shantazhi dhe kërcënimi dhe asnjë lloj negocimi. Zero.

Kjo është pjesë e mënyrës se si veprohen strategjitë e brendshme. Kjo është vetëm vullnet i njëanshëm i PS. Vetëm në rast se gjykojmë ne dhe jo për shkak të tyre. Ju kemi mundur.

Do t’ju mundim prapë, do t’ju mundim më thellë. Jepni Shqipërisë një mundësi që të ketë një imazh tjetër, se ato dy sigla ne do ti çojmë për skrap’, tha Edi Rama në fjalën e tij në parlament.

Ish-ministri i Jashtëm shigjeton Ramën: Pasuritë e shqiptarëve, në duart e një grushti vicioz

Ish-ministri i Jashtëm, Bushati ka shigjetuar Ramën nga salla e Parlmentit duke deklaruar se pasuritë e shqiptarëve janë grumbulluar në duart e një grushti vicioz. Deklarata e Bushaatit është një nga pikat e errta të pushtetit të Ramës që tani po konstatohet jo më vetëm nga opinion public, opozita dhe organizmat ndërkombëtarë, por edhe nga një pjesë e PS.

Në momentin e deklaratës së Bushatit, Rama ka qenë i pranishëm në seancë , por ka zgjedhur të mos reagojë. Marrëdhëniet mes Ramës dhe Bushatit duket se nuk janë më si më parë që nga moment i largimit të Bushatit si ministër i Jashtëm.

Në fjalën e tij para Parlamentit, Bushati është ndalur tek roli i ministrisë së Jashtme në proceset integruese. “Historia nuk lind sot”, tha Bushati me një tjetër shigjetim ndaj reformave të të komanduarit të Ramës në ministrinë e Jashtme që ka larguar një pjesë të mirë të stafit të Bushatit.

Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë!

Protesta e të rinjve që po zhvillohej tek parlamenti është zhvendosur.
Mësohet se protestuesit janë duke u zhvendosur drejt kryeministrisë.
Ata do të vendosi aty piramidën e krimit që në krye ka Edi Ramën.

Ky është “80 lekëshi”, spiun i regjimit që provokoi protestuesit

Ky personni në foto është “80 lekëshi” spiun i infiltruar në rradhët e protetestuesve për të krijuar incidente. Ai është pikasur nga masa e protestuesve që e ka denoncuar më fjalët spiuni, spiuni.

Më pas “80 lekëshi” i Leëshit të Ramës është munduar të largohet me shpejtësi. Përgjatë gjithë kohës mbante një kapuc të zi që I mbulonte të gjithë fytyrën dhe nuk e ka hequr atë edhe në momentet pasi është larguar nga protesta sikurse shikohet edhe në foto.

Një përpasje e fortë ka ndodhur në radhët e disa protestuesve para pak minutash. Një grup prej tyre kanë shtyrë me forcë një person që të dilte nga protesta, pasi kishin bindjen se ishte një polici civil, i futur si provokator në radhët e tyre.

Plas revolta studentore, bojkotohet mësimi në Shkodër

Revolta studentore duket se është riaktivizuar sërisht.
Një grup i madh studentësh në Fakultetin e Shkodrës kanë bojkotuar ditën e sotme mësimin duke protestuar pasi nuk është hapur godina e re e fakultetit Juridikut dhe Ekonomikut.
Shumë prej tyre kanë tentuar të krijojnë edhe trazira duke shkelmuar dhe thyer disa nga xhamat e dirtareve të godinës së fakultetit.

Zëri i Amerikës transmeton direkt protestën e opozitës…

Opozita ka nisur protestën e rradhës prej orës 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, në një kohë kur deputetë të mazhorancës dhe ata që konsiderohen si “opozita e re” ndodhen në seancën plenare.
Qytetarët ndodhen para hyrjes kryesore të Kuvendit, ndërsa fjalimet kryesore në protestë po mbahen nga të rinjtë dhe studentët.
Ndërkohë protesta e opozitës po transmetohet direkt nga Zëri i Amerikës në faqen zyrtare në rrjetin social.

Tirane: Protesta e opozites te parlamenti, ndersa vijon seanca plenare.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Mittwoch, 3. April 2019