28.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Basha nis takimet në kancelarinë federale në Berlin, pritje në nivelet më të larta edhe në Bundestag

The Federal Chancellery building offical residence of the German Chancellor Angela Merkel in Berlin

A po pritet Basha si Kryeministri I ardhshëm në kancelaritë europiane? Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është parë sot në mëngjes duke hyre në kancelarinë federale gjermane në Berlin. Burime për “BalkanËeb” bëjnë me dije se Basha ka takime me zyrtarë të rëndësishëm në kancelarinë e drejtuar nga Angela Merkel.

Kreu i PD ka udhëtuar ditën e djeshme për në Gjermani kur siç konfirmohet nga burimet e “BË” në Berlin, ai do të ketë takime edhe me drejtues të Parlamentit Gjerman, Bundestagut, zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale, drejtuesit e partive simotra CDU dhe CSU etj.

Vizita e shefit të opozitës në Gjermani vjen pas asaj në Bruksel ku Basha u takua me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, presidentin e PPE Joseph Daul dhe eurodeputetë. Vizita e kreut të PD në Gjermani është e para që pas djegies së mandateve dhe kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh përmes një postimi në faqen në Facebook, në nisje të protestës së kësaj të mërkure.

“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shkruhet në postimin e Bashës, ku përcillen edhe pamje drejtpërdrejtë nga protesta e sotme.
Kreu i PD-së ndodhet në Gjermani ditën e sotme, në kuadër të takimeve me zyrtarë të CDU-së dhe PPE-së.

Shpërthen para Parlamentit, policë e protestues shtyhen në protestë…

Një grup i vogël protestuesish dhe disa policë të pozicionuar në hyrje të oborrit të Parlamentit, nga rruga “Xhorxh Bush” kanë krijuar disa incidente të vogla, që ndodhin shpesh në protestë.
Ata janë shtyrë mes tyre me trup, një veprim që më shumë se një përplasje, është një shtriqje qoftë për protestuesit ashtu edhe për policët e angazhuar në rrjeshtin e parë.
Për më shumë mund të shikoni videot e mëposhtme.

Rama-Veliaj e kanë kthyer Tiranën në oazin e pastrimit të parave!

Kryetar i FRPD-së, Belind Këlliçi ka hedhur akuza në forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Nga protesta e opozitës para Kuvendit, Këlliçi tha se Rama është modeli më i keq i qeverisjes, ndërsa Veliaj një mashtrues kronik.
“Edi Rama është modeli më i keq qeverisës. Erion Veliaj është mashtruesi kronik që ka kthyer betonin në Tiranë.
Erion Veliaj sot e ka kthyer Tiranën në oazin e pastrimit të parave”, tha Këlliçi.

Protesta të fermerëve kundër vendimit që ul me 14 përqind çmimin e qumështit

Fermerët e Lushnjes dhe Rrogozhines protestuan sërish sot, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH per prodhuesit e qumështit. Fermerët në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e ketij vendimi nga qeveria.

Protestuesit kanë bllokuar aksin kryesor rrugor dhe po lëshojnë thirrjet “mashtrues, mashtrues”, kurse ndër pankartat kryesore që mbajnë në duar janë “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.

Thirrje nga protesta: Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?…

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi tha gjatë fjalës së tij në protestën para Parlamentit se, paratë e shqiptarëve shkojnë për botoks, çanta dhe veshje të shtrenjta, dhe jo për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.
Nga protesta e opozitës para Kuvendit, Këlliçi theksoi se mjafton të shikoni fotot që postojnë, përfshi këtu edhe Elisa Spiropalin, për të kuptuar se ku shkojnë paratë.
“Shqiptarët janë krenarë që sot ndodhen në këtë shesh.
Fëmijët tanë do vijë dita që do na pysein ku ishe ti kur Edi Rama detyroi 500 mijë shqiptarë të largoheshin nga Shqipëria, ku ishe ti kur ekonomia shqiptare shkoi drejt kolapsit.
Veliaj ktheu diktatin e betonit në Tiranë.
Kjo protestë është historike, pasi do të përmbysë një sistem që varfëroi shqiptarët”, tha Këlliçi.

Basha mesazh nga Gjermania për protestën: Ky vend ka zot!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh përmes një postimi në faqen në Facebook, në nisje të protestës së kësaj të mërkure.
“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shkruhet në postimin e Bashës, ku përcillen edhe pamje drejtpërdrejtë nga protesta e sotme.
Kreu i PD-së ndodhet në Gjermani ditën e sotme, në kuadër të takimeve me zyrtarë të CDU-së dhe PPE-së.

LIVE – Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #ShqiperiaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 3. April 2019

FRPD nis marshimin, mesazhi i të rinjve drejtuar Ramës!

Risia e protestës së ditës së sotme është pikërisht pushteti dhe vendimmarrja që i është besuar pikërisht të rinjve demokratë. Sic edhe u paralajmërua, drejtimin e kësaj proteste nga ana e demokratëve do ta mbanin të rinjtë e FRPD ndërsa atyre do t’i bashkohen edhe zyrtarët të tjerë të Partisë Demokratike si dhe aleatët e pandashëm në këto protesta, LSI dhe LRI.
Në marshimin e tyre nga selia e PD deri në ambjentet përpara Parlamentit, ajo që vihet re është jo vetëm një numër i madh pjesmarrësish, por edhe prezanca e ‘stisur’ e kreut të qeverisë Edi Rama. Njëri nga protestuesit është maskuar si kryeministri Rama dhe marshon bashkë me demoktatët, si një shenjë e ‘kapjes’ së tij nga protestuesit.

Rrethohet Kuvendi, mijëra qytetarë kundër Maduros së Ballkanit! Rama ik!

Partia Demokratike është duke e transmeruar direkt në rrjetet sociale, protestën e mijëra qytetarëve shqiptarë përpara parlamentit dhe përballjen e tyre me një numër të madh forcash Policie që kanë rrethuar jo vetëm Kuvendin, por edhe Ministrinë e Brendshme dhe institucione të tjera.
“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit, i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar,” deklaroi Partia Demokratike.
Kryetari i PD Lulzim Basha sot ndodhet në Berlin, për t’u takuar me krerët e CDU, ndaj protesta i është lënë në dorë Forumit Rinor të PD-së.

Tension tek Ministria e Brendshme, policia nuk lejon qytetarët t’i afrohen Parlamentit

Është tensionuar situata në protestën e opozitës ndërsa vatra më e nxehtë duket të jetë ajo ku gjendën banorët e Astirit. 
Protestuesit po tentojnë të shkojnë drejt Parlamentit por po hasin pengesa nga Policia.
“Kjo është policia e leshit. Drejtorët e Policisë po na pengojnë të drejtohemi drejt Kuvendit. Nuk përdoret Policia për të mbrojtur një njeri. Policia e shtetit nuk duhet ta mbrojnë kryeministrin,është një i çmendur dhe po e shkatërron Shqipërinë.
Rama tenton të bëjë humor nëpër Librazhd tallet me qytetarët.Kryeminstri drogës. Protesta është kundra Ramës dhe Veliaj” shprehen protestuesit e zonës së Astirit.

Forca të shumta policore kanë bllokuar rrgën tek Pedonalja dhe nuk lajojnë qytetarët që shkojnë tek Parlamentio për të protestuar. Në këtë zonë janë bllokuar banorët e Unzës së Re dhe nuk lejojhen nga policia t’i afrohen Parlamentit.
Ish-deputeti Klevis Balliu në krye të një madhe protestuesish është përballuar me Policinë në udhëkryqin përpara Ministrisë së Brendshme, pasi ka kërkuar që prej aty t’i drejtohen parlamentit.
Por, një drejtues i Policisë nuk i ka lejuar, duke i kërkuar të ruajnë perimetrin e sigurisë, ku janë rreshtuar qindra policë.
Balliu u shpreh për mediat se, e gjtihë kjo situatë tensionohet me qëllim nga policia, pasi ky shesh dihet që është një pikë grumbullimi për qytetarët, tensionohet me qëllim që shumë prej tyre të shoqërohen në Polici.
Ndërkohë që midis protetsuesve dhe Policisë ka pasur disa të shtyra, në taracën e Ministrisë së Brendshme janë vendosur policë që me kamera filmojnë grumbullin e qytetarëve.
Thirrje nga gratë dëgjohen në sfond: O shtet i krimit!

Shterrethim në Tiranë! Qytetarët sfidojnë policinë e Lleshit, vërshojnë drejt Parlamentit

Policia ka rrethuar Kuvendin e Shqipërisë, por edhe Ministrinë e Brendshme në këto momente, vetëm pak minuta para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar. Megjithatë mijëra qytetarë po vërshojnë drejt Parlamentit për të protestuar kundërqeverisë dhe parlamentuit të krimit.
Policia ka bllokuar udhëkryqin përpara Ministrisë së Brendshme, pasi ajo pikë është caktuar si vendgrumbullim për protestuesit, veçanërisht banorët e Unazës së Re.
Policia sot i ka bërë thirrje në veçanti mediave, gaetarëve dhe operatorëve të largohen nga zona, për shkaqe sigurie.