28.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Pse Erdogan u trondit në zgjedhjet e së dielës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pësuar goditjen më të rëndë zgjedhore, ndërsa partia e tij AKP humbi kontrollin e kryeqytetit, Ankarasë dhe me sa duket do të humbasë Stambollin në zgjedhjet lokale që u zhvilluan të dielën. Humbjet kanë dëmtuar reputacionin e presidentit Erdogan për pathyeshmërinë në zgjedhje.

Një poster i partisë AKP, është shkruar ndoshta pak para kohe – Presidenti Erdogan dhe kandidati i tij për kryebashkiak Binali Yildirim falënderojnë Stambollin për fitore. Por është kandidati i partisë së opozitës CHP, Ekrem Imamoglu i cili me sa duket ka votat dhe po pret fitoren në Stamboll, megjithëse me një diferencë të vogël votash.

Qarku Uskudar i Stambollit është një pikë e fortë e partisë AKP. Disa mbështetës të saj thonë se Yildirim fitoi. “Stambolli është fituar nga zoti Yildirim. Me dëshirën e Zotit, ai do të konfirmohet”. Por të tjerë pranojnë humbjen.

“Ata u mposhtën pasi nuk arritën objektivat e vendosura për disa programe të tyre. Ata humbën për shkak të situatës ekonomike dhe politike si dhe papunësisë”, thotë një banor i Uskudarit. Vetëm pak metra më larg Uskudarit është qarku Kadikoy, një pikë e fortë e opozitës CHP.

Partia CHP këtu po feston fitoren dhe njerëzit po shohin tashmë drejt një së ardhmeje të re. “Mendoj se rezultati ishte i papritur për njerëzit. Këto ishin zgjedhje që do të mbahen mend për një kohë të gjatë.

Partia AK fitoi zgjedhjet për shumë vjet, por mendoj se tani ka ndodhur një ndryshim dhe besoj se ky ndryshim do të jetë i mirë për njerëzit”, thotë Emir, punonjës i linjës ajrore turke.

Stambolli është kryeqyteti industrial, financiar dhe kulturor i Turqisë, dhe sipas analistëve, tradicionalisht siguron nxitje për ndryshime politike.

“Ndryshimi i krahut të Stambollit në këto zgjedhje pas një çerek shekulli, do të nxisë opozitën dhe do të ketë gjithmonë një ndikim në jetën politike turke”, thotë Baris Doster, profesor komunikimi në universitetin Marmara. Duke pasur parasysh rëndësinë e Stambollit për AKP-në, kandidati Yildrim vazhdon të sfidojë rezultatin.

Megjithatë, në fortesat e AKP-së si në qarkun Uskudar, disa po bëjnë thirrje për pajtim e jo konfrontim. “Ne të gjithë jemi vëllezër, kjo nuk është luftë, nëse votojmë për Kryeministrin, apo për Kryetarin e Bashkisë. Dëshiroj që vendi ynë të jetojë në paqe nën një flamur”, – thotë një pensionist.

Mënyra si do të zgjidhet rezultati i diskutueshëm në Stamboll, do të jetë kyç për të përcaktuar nëse ndarja politike e Turqisë do të vazhdojë të thellohet.

“VOA”

BB: Protestat, nga kushtet e vështira ekonomike, Shqipëria, e rrezikuar nga koncesionet

Banka Botërore tha se rritja ekonomike e Shqipërisë mund të rishikohet këtë vit për shkak të thatësirës. Vitin e kaluar prodhimi dhe eksporti i energjisë elektrike zuri vend kryesor në rritjen ekonomike. Eksperët pohuan se reformat strukturore dhe afrimi me BE-në duhen vazhduar si në Shqipëri edhe në rajon.

Banka Botërore i bëri këto komente gjatë publikimit të Raportit Ekonomik Rajonal. Sipas saj, rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit mund të rishikohet me ulje për shkak të faktorëve frenues, mes të cilëve janë kushtet klimatike dhe situata politike.

“Pasiguria politike dhe vonesa në zbatimin e reformave strukturore mund të dëmtojnë si klimën e biznesit edhe ecurinë e anëtarësimit në BE, i cili duhet të vijojë të jetë një nga qëllimet kryesore të vendit” – tha Ilda Shijaku, eksperte e Bankës Botërore.

Sipas raportit të ËB, është jetike të çohen përpara reformat për të zbutur risqet dhe pakënaqësinë publike në rritje. Banka Botërore thotë se protestat që kanë përfshirë disa vende të rajonit janë shenjë e pasigurisë.

“Këto protesta që vihen re në shumë vende të Ballkanit lidhen edhe me vonesat në zbatimin e reformave strukturore. Në rastet kur ato lidhen me një pasiguri ekonomike apo me kushte të vështira ekonomike dhe me një pasiguri për të ardhmen, autoritetet e këtyre vendeve duhet të marrin masa, që të përshpejtojnë reformat strukturore, duke lehtësuar integrimin në tregun e punës përmes investimeve në kapitalin njerëzor, duke përmirësuar klimën e biznesit dhe duke krijuar kushte të barabarta zhvillimi për të gjithë” – tha zonja Shijaku.

Sipas Bankës Botërore, detyra kryesore mbeten përmirësimi i klimës së biznesit dhe zbatimi i ligjit, sepse këtë vit ekonomia do të rritet më pak se vjet. “Rreziqet fiskale janë të pranishme dhe lidhen kryesisht me aktivitetet jashtë bilancit, ku përfshihen PPP-të, si dhe detyrimet që mund të akumulojnë ndërmarrjet publike” – tha zonja Shijaku.

Rritja e prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike ndihmoi vjet rritjen e ekonomisë me 1.5 për qind në totalin prej 4 për qind, por investimet e huaja të drejtpërdrejta janë tani në ritme të ngadalta.

Ndër rreziqet e jashtme janë edhe luftërat tregtare të nisura mes shteteve dhe vështirësitë ekonmike të vendeve fqinje.
“Një tjetër faktor i jashtëm risku është një ritëm më i ngadaltë në rritjen ekonomike të vendeve të BE-së, sidomos të Italisë, e cila regjistroi recesion së fundmi. Gjithashtu janë edhe kushtet më pak të favorshme për huamarrjen, të cilat do të rritnin koston e huamarrjes për Shqipërinë, e cila është ekspozuar ndjeshëm ndaj huamarrjes së huaj” – tha zonja Shijaku.

Rritja ekonomike, sipas ekspertëve, erdhi kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme dhe konsumi më i madh tregtar.
Shqipëria, tha Banka Botërore pati vjet një rritje ekonomike mbi 4 përqind, borxhi publik u ul dhe vendet e punës u shtuan, por reformat strukturore dhe ecja drejt BE-së duhen shpejtuar.

Dash Shehi: Ramës i ka hyrë frika në palcë, ne do të vazhdojmë rrugën tonë…

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, i ftuar në emisionin e lajmeve të TvOra, tha se kryeministri Rama, i ka hyrë frika në palcë. Sipas Shehit, kjo është edhe arsyeja se pse ai thotë, se do të jetë kryeministër deri në 2021.

“Të gjithë që tremben këtë punë thonë. Nëse është kaq i sigurt nuk ka nevojë ta përsërisë kaq shpesh. Si duket i ka hyrë frika dhe e përsërit vazhdimisht, që mos i tremben ata që i vijnë dhe brohorasin.

Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, me protestën e nesërme, me protestën e datës 13. Unë gjykoj që mirë është bërë.

Tani po vjen edhe koha e vapës, ora 18:00 është ditë akoma. Ka mjaftueshëm dy orë kohë. Njerëzit janë edhe më të lirë, janë çliruar edhe nga punët. Protestat tona kanë qenë paqësore, kështu që nuk ka nevojë për natën për gjullurdi të kota, që shpesh herë i janë vënë mbi kurriz opozitës”, është shprehur Shehi.

Fushatë e shfrenuar e hienave të zeza të së kaluarës!

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85

Nga Reshat KRIPA

Koha e maskarenjve
Kohët e fundit një fushatë e shfrenuar e disa prej hienave të zeza të së kaluarës ka shpërthyer në vendin tonë. Në qoftë se do t’i shikosh me vëmendje do të kuptosh se ato janë një thirrje që të mundurit e epokës së përmbysur kërkojnë ta ringjallin. Përse u ringjallën? Atë e dinë iniciuesit e saj por, edhe për ne qytetarët e zakonshëm kjo nuk është pa kuptim. Jo rastësisht në festa zyrtare hienat shfaqen me portretet e diktatorit ndër duar. Jo rastësisht në varrezat e dëshmorëve vazhdon të valëvitet ylli i kuq i komunizmit. Jo rastësisht nëpër fasadat e objekteve zyrtare shihen mozaikë dhe basorelievë të kohës së perënduar. Jo rastësisht shumë rrugë dhe bulevarde mbajnë emra individësh që kanë kryer krime por kanë mbetur pa u ndëshkuar, ndërsa emrat e patriotëve të mëdhenj të këtij vendi nuk i sheh gjëkundi apo vetëm në disa rrugica të panjohura.
Një individ i këtij kallëpi kriminelësh, që në kohën e sistemit totalitar nuk hezitonin të çonin në ekzekutim, dënim me burg apo internim nëpër kampet e punës së detyruar kundërshtarët e regjimit të egër, duke qenë shërbëtorë besnik të ish-Sigurimit të Shtetit, tani, për fat të keq, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, është hiena e së kaluarës Spartak Braho që mllefi dhe cinizmi i tij për humbjen e pësuar njëzetenëntë vjet më parë, e shtyn të ngrihet kundër një personaliteti të njohur të inteligjencës demokratike shqiptare, drejtorit të Institutit të Studimit dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, të nderuarit zotit Agron Tufa, duke arritur deri atje sa të kërkojë shkarkimin e tij nga kjo detyrë.
Në këto çaste parasysh më dalin fjalët e shprehura nga zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek në Asamblenë Parlamentare të këshillit të Europës:
Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.
Kjo është arsyeja që këta ekzemplarë çirren dhe bërtasin deri në kupë të qiellit. Mos ndëshkimi i këtyre individëve e prunë Shqipërinë tonë në këtë gjendje në të cilën ndodhet sot.
Para syve më dalin gjithasahtu masakrat e kryera gjatë sundimit të sistemit komunist, masakra për të cilat është detyra e institucionit të drejtuar nga Zoti Tufa t’i zbulojë para opinionit publik shqiptar. Midis tyre masakra e Tivarit ku u vranë mbi 4000 qytetarë të ndershëm dhe më dalin para syve figurat e kriminelëve që e shkaktuan, masakra e Mirditës e vitit 1949 ku u dërguan në kampet e tmerrshme të internimit qindra gra dhe fëmijë të pafajshëm dhe më dalin para syve figurat e këtyre banditëve, masakrat e Postribës, Malsisë së Madhe dhe Zhabokikës ku, përsëri u vranë dhjetra patriotë të tjerë dhe më dalin para syve figurat e urryera të këtyre hienave të zeza të tipit “Braho” dhe çudia është se rendi i ri demokratik që thuhet se u vendos në Shqipëri, ende nuk i ka dënuar për këto krime. Vini veshin në Gjermani. Para disa kohësh lexova në një gazetë të përditëshme një lajm për nxjerrjen para gjyqit të Reinhold Hanning, ish roje i kampit famëkeq të Auschvicit-it, 94 vjeç, mbi të cilin rëndonin 170.000 akuza si bashkëfajtor në vrasje nga janari 1943 deri në qershor 1944. Po ashtu John Demjanjak u dënua në vitin 2011 si roje i një kampi nazist, madje pa iu provuar fajësia. Po kriminelët shqiptarë të tipit të hienave të mësipërme a do të dënohen ndonjë herë?
Në këto kushte lind pyetja: Kush janë fitimtarët e vërtetë kësaj përplasjeje të madhe parimesh? Dy janë idetë që u ndeshën me njera tjetrën gjatë shekullit të kaluar.

E para ideja nacionaliste që mbështetej në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë ku individi të kishte të drejtën e fjalës dhe të veprimit, të drejtën e pronës dhe të banimit, të drejtën e shkollimit dhe specializimit, të drejtën e votës së lirë dhe përfaqësimit.
E dyta mbështetej në ekonominë socialiste ku individi pothuajse nuk kishte asnjë të drejtë, ku prona ishte rrëmbyer dhe bërë pronë e shtetit, ku shkollimet dhe specializimet bëheshin vetëm për persona të zgjedhur nga regjimi, ku e drejta e votës së lirë mungonte plotësisht. Përfaqësuesit e idesë së parë ishim ne që u ngritëm kundër diktaturës totalitare, që luftuam dhe dhamë jetët tona për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Ndërsa përfaqësuesit e së dytës ishit ju, Spartak Braho, që ju zunë duart kallo nga duartrokitjet për diktatorin duke i thurrur hymne lavdie dhe kur e patë se ai u përmbys, si rezultat i revoltës popullore, ndërruat fletën dhe u kthyet në “demokratë të kulluar”. Ndaj, në këto ditë, kur në vendin tonë është instaluar sistemi kapitalist i ndërtimit të shoqërisë, pikërisht ai sistem për të cilin ne luftuam, fitimtarët e vërtetë të tij jemi ne, ndërsa humbësit jeni ju, mbeturinat e sistemit të përmbysur. Ndoshta. Tani për tani, keni arritur majat e pushtetit. Ndoshta, tani për tani, keni arritur majat e pasurimit. Por do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi vendin tonë dhe të gjitha kanë për t’ju dalë nga hundët. Atëherë juve ju prêt vetëm një gje: ndëshkimi i drejtësisë shqiptare. Kjo ditë do të vij.
Ndaj dua t’u drejtohem juve me vargjet e të pavdekshmit Ali Asllani:
“ Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Shqipëria e shqipëtarve!”

Zhduket pa gjurmë ish-gazetari në Tiranë, familja e shpall në kërkim

Një ish-gazetar i Tv Klan, i njohur si Lazion Cini, 30 vjeç, rezulton i zhdukur që prej datës 28 mars 2019 nga banesa e tij.
Lajmin e ka dhënë vëllai i tij në një lidhje telefonike me Report Tv, për emisionin “Pa gjurmë”.
“Në datën 28 mars është parë në ish-Bllok në sheshin Wilson. Ka pasur kontaktin e fundit me një shok dhe më pas është zhdukur. Kontaktin e fundit e kam pasur po atë ditë. Kishte shenja depresioni. Atë ditë ka dalë për kafe dhe rastësisht është takuar me atë shokun. Telefonin e ka pasur të fikur rreth orës 7 të pasdites. Ai kishte 3 vite që kishte lënë punën në media. Pati veshur atlete të verdha sportive dhe tuta sportive”.
Vëllai i tij ka dhënë edhe informacione identifikuese mbi Lazionin
“Vëllai im është pak a shumë brun me mjekër, me sy jeshil, është trup mesatar, 1.82 i gjatë. Ka një tatuazh në dorën e djathtë tribal në formë biçiklete.’, tha vëllai i Lazion Cinit.

Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: “Do të heqim zvarrë si Çaushesku”!

Banorët e Unazës së Re ashtu sikurse çdo ditë tjetër kanë protestuar edhe ditën e sotme kundër projektit të ”Unazës së Re”. Për afro 5 muaj ata kanë protestuar kundër këtij projekti, ndërkohë në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe deputetët e opozitës. 
Në një deklaratë mbrëmjen e sotme ish-deputeti i opozitës Klevis Balliu duke folur për rritjen e kriminalitetit, ku sipas tij bandat po fshihen pas ministrave, deputetëve dhe në parlament, u ka bërë thirrje banorëve dhe të gjithë mbështetësve opozitës të mblidhen ditën e nesërme të protestojnë përballë Parlamentit.
”Turp i madh për ne dhe njollë e zezë për Shqipërinë që kemi pasur një Kryeministër të tillë.Një kryeministër që ka përdorur atë fjalor pavarësisht se e dinte që atë e ndiqnin fëmijë, zonja e zotërinj të të gjithë Shqipërisë. Ai ka përdorur atë fjalor në parlament në institucione dhe takime të tjera…ndaj mendoj se ne nuk mund të merremi me atë. Ndaj ju ftoj nesër në protestë para Parlamentit në orën 09:30.Jo për interesa politike por për interesa kombëtare. Edi Rama është kërcënim kombëtar sepse po destabilizon Shqipërinë me bandat e krimit të organizuar, banda të cilat shihen pas kompanive që fitojnë tendera në ministritë e Edi Ramës, shihen pas deputetëve e llogarive off shore të Edi Ramës”.
Ndërkohë, në përmbushje të 5 muajve protesta për të kërkuar mos shembjen e banesave të tyre nga projekti i Unazës, projekt të cilin banorët e cilësojnë si korruptiv, ka folur edhe nëna e Dorjan Protoduarit.

Në thirrjen e saj, ajo i është drejtuar kryeprokurores Arta Marku duke i kërkuar mos shoqërimin e banorëve të Astirit, pasi ata sipas saj janë duke luftuar për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Protoduari i ka bërë thirrje Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku të mos bëhet vegël e politikës dhe e kryeministrit Rama, por të japi një vendim të drejtë. Po ashtu Protoduari i është kthyer edhe kryeministrit Rama për të cilin është shprehur se: ” Jemi lodhur me këtë kryeministër duke thënë ”Turp!”, por ky turpin e ka ngrënë me bukë. Prandaj sot po i bëjmë thirrje Arta Markut. Zonja Prokurore mos u bëjë vegël qorre e Edi Ramës. Boll, ne duam drejtësi! Mos arresto djemtë tanë që ngrehin zërin për të drejtën e tyre. Por arresto, që nga droga, krimi.. po vriten gjithë njerëzit në Shqipëri.
Të bëjmë thirrje nga Unaza e Re, mos jep vendim për djemtë tanë. Ata nuk kanë bërë gjë, vetëm kanë kërkuar të drejtën e tyre. Kërkojnë të drejtën e fjalës, të drejtën e shtëpisë. Prandaj i thuaj këtij projekti të marrë fund me atë vjedhje dhe vendos përpara drejtësisë Gjiknurin, Afrimin dhe këdo që ka dorë në këtë aferë korruptive. Kemi 5 muaj këtu, ti mos u bëj vegël e Edi Ramës.
Rama do të ketë fundin e hidhur të çdo diktatori. Do ta heqim zvarrë si Çausheski, ka për të përfunduar nëpër burg, do të përfundojë ky diktator i vendit. Do ta heqim zvarrë,ska kund për të ikur do të përfundojë vetëm në birucat e këtij shteti”.

Policia, palë me bandën e drogës në Elbasan, fsheh videon pa maska të atentatorëve

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se policia në Elbasan është totalisht e pafuqishme përballë krimit. Ajo shprehet se në një atentat që iu bë Ardjan Capjës, policia disponon videon dhe aty duken autorët të pa maskuar, por ngjarja nuk zbardhet.

“Kam parë personalisht dhjetëra video, që janë sekuestruar. Është tentuar të vritet Ardian Capja në Elbasan. Personat që kanë tentuar ta qëllojnë shfaqen qartë në video, janë të pa maskuar. Policia e disponon por ngjarja nuk zbardhet”, u shpreh Lala.

Gazetarja tha se situata e kriminalitetit në vend është kritike dhe kjo dëshmohet qartazi nga ekzekutimet e javëve të fundit, veçanërisht ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra.

“Situata e rendit dhe sigurisë në vend është kritike. Kjo ndodh në disa qytete të caktuara. Jo vetëm në Elbasan, por në Tiranë, Shkodër. Elbasani është pikë nevralgjike. Para pak ditësh është ekzekutuar një avokat.

Kur preket një avokat është prekur sistemi i drejtësisë. Kjo e ngre nivelin e alarmit shumë lart. Dyshimet janë për vrasje me pagesë, për shkak të përplasjes mes bandave rivale. Ka frike dhe terror edhe tek gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dosje të caktuara.

Që nga tre shkurti i 2016, ka disa ngjarje të pazbardhura në Elbasan. Kam qenë të nesërmen e ngjarjes në Elbasan dhe kam konstatuar se atje policia ishte e pafuqishme. Një pjesë e policisë aty, është e inkriminuar, paguhen nga bandat. Në cdo vrasje, për 24 orë vendi i ngjarjes ruhet.

Por, në rastin e vrasjes së avokatit, të nesërmen në lokalin ku ndodhi ngjarje, kishte normalitet dhe njerëzit pinin kafe. Duhet të kuptoni që Elbasani është qytet “Big Brother”, ka shumë kamera”.u shpreh Lala.

Masakrohet pedagogu brenda komisariatit në Lushnje, reagon Berisha

Dhuna dhe keqtrajtimi i qytetarëve tashmë është kthyer në normë për policinë e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një pedagogu, i cili tregon se si është dhunuar nga policia brenda në komisariat, gjatë kohës që ka shkuar për të bërë denoncimin.
Pedagogu thekson se është dhunuar brenda komisariatit të Lushnjes nga një efektiv policie, sapo ka denoncuar bllokimin e rrugës që të çon për tek pallati i tij.
Ja çfarë shkruan Berisha
Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolice brenda ne narkokomisaritin e Lushnjes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!
I nderuar z.Berisha,
Jam nje qytetar nga Lushnja,pedagog ne Universitet.Diten e shtune Kam shkuar ne Komisariatin e Lushnjes per te bere kallzim pasi me ishte bllokuar rruga ne te cilen hyj ne Banesen time.Pasi Kam hyre ne ambjentet e Komisariatit jam rrahur barbarisht ,me grushta ne koke ,dhe ne pjese te tjera te trupit dhe jam terhequr zvarre per 20 Metra Brenda ambjenteve te komisariatit.Punojsi qe me rrahu u identifikua Bledar Levonja me pozicion polic krimesh.Me pas me ngrene kallzim penal per mos bindje ndaj urdhrit te policise duke me mbajtur si person te shoqeruar per 10 ore .Z.Berisha ju lutem me ndimoni ta coj drejtesine ne vend,si mund te rrihet barbarisht nje pedagog kur shkon ne komisariat per te kerkuar ndime nga policia e shteti.
Jam i gatshem per cdo gje nga ana ime.
Ju falenderoj,

Reagimi i fortë i Doris Pack: Po djegies së mandateve, ambasadorët dhe BE po mbyllin sytë

Presidentja e Partive Popullore për gratë, Doris Pack u ka bërë thirrje të gjitha vendeve europiane të shikojnë shkeljen e të gjithë rregullave demokratike në Shqipëri ndërsa mbështeti djegien e mandateve të opozitës duke e bërë të qartë se në Shqipëri qeveria ka nxjerrë jashtë loje drejtësinë dhe gjykatat.

Në takimin e grave politikane që i përkasin grupimit më të madh politik europian, Partisë Popullore Europiane, Presidentja e EPP Women, Doris Pack mbështeti vendimin e Partisë Demokratike për dorëzimin e mandateve si një përpjekje për kushtetutshmëri, vlera e standarde europiane.

“E përshendes dhe e mirëkuptoj këtë vendim të marrë në kushtet e shkeljes së të drejtave kushtetuese edhe të opozitës, në mungesë të gjykatës kushtetuese, në mungesë të mundësisë së apelimit të çdo lloj vendimi, sepse gjykatat nuk funksionojnë”- tha Doris Pack. Presidentja e EPP u kërkoi anëtareve të EPP Ëomen, që informacionin për Shqipërinë ta conin edhe në kancelaritë e vendeve të tyre.

“Kjo është e rëndësishme, sepse ambasadorët e vendeve të BE dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian po mbyllin sytë përballë një situate tejet problematike dhe të pashpresë, e cila ka ndikuar edhe për rritjen e numrit të emigrantëve nga Shqipëria në vendet tona.

Kjo nuk është çështje e një partie në Shqipëri, por është cështje e të drejtave të njeriut, të qytetarëve që janë krejtësisht të neglizhuar nga qeveria e Ramës.

Ndaj, ju lutem merreni këtë informacion dhe në mënyrë që cdo kush të kuptojë cfarë ndodh në Shqipëri”-tha Doris Pack, e cila theksoi se ndjehet e turpëruar nga ambasadorët që heshtin dhe nuk përcjellin informacionin në ministritë e tyre të jashtme, e nuk flasin për realitetitn në Shqipëri.

Presidentja e EPP Ëomen citoi Departamentin e Shtetit për të treguar se krimi i organizuar është forcuar edhe më shumë këtë vit në Shqipëri, duke e kthyër vendin në një vend tranzit për kokainën dhe heroinën që shpërndahet në vendet europiane.

”Shqipëria ndodhet në listat e zeza për transportin dhe prodhimin e drogërave, krimit të organizuar, nuk është bërë asnjë hap para në plotësismin e kushteve për anëtarësimin në BE. Unë kam dyshimet e mia që negociata nuk do të hapen as këtë vit për Shqipërinë. Duhet të ndihmojmë Shqipërinë, një vend shumë i bukur, me njerëz të mirë e që e dua shumë.”- u shpreh Presidentja e PPE Ëomen Doris Pack.

Në të njëjtin takim, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), Albana Vokshi kërkoi ndihmën e anëtarëve të EPP Ëomen në Bruksel për të thënë të vërtetat e fshehura për Shqipërinë, ku të gjitha pushtetet janë uzurpuar nga kryeministri.

Albana Vokshi renditi si problemet kyçe faktet zyrtare të blerjes së votës dhe pushtetit nga PS, të heshtjes së prokurorisë për lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe mosfunksionimit të disa gjykatave të tjera, të renditjes së vendit ndër 15 më të korruptuarit e më të palumturit në botë, të varfërisë dhe papunësisë në rritje, të shkeljes së përditshme të të drejtave të njëriut, probleme që, të mbledhura së bashku, kanë sjellë braktisjen e Shqioërisë nga rreth 500 mijë shqiptarë në 5 vitet e fundit.

“Lënia e mandateve të deputetëve të PD, ishte e vetmja rrugë institucionale demokratike, e parashikuar në kushtetutë, përballë krizës së thellë, e cila bëhet edhe më ë rëndë në kushtet e mugesës së Gjykatës Kushtetuese. PD nuk kërkon pushtet në tavolinë. Kërkojmë në qeveri tranzitore, mandati i së cilës të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në kushtet e një heshtje totale nga trupi diplomatik në Shqipëri, do të kërkoja ndihmën tuaj për të përçuar të vërtetat dhe realitetin e situatës në Shqipëri, si dhe arsyet pse PD dorëzoi mandatet. Kemi nevoje për mbështetjen tuaj dhe unë jam e sigurt, që si në cdo familje të madhe, ne do ta kemi këtë mbështetje”- deklaroi znj Vokshi.