21.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Arrestohet kryetari i PD Librazhd pse protestoi kundër Ramës

Shoqërohet në polici dhe procedohet penalisht kryetari i Partisë Demokratike, dega Librazhd, Bujar Vreto. 
Bashkë me kreun e PD-së janë proceduar edhe 5 persona të tjerë.
Veprimet e Policisë vjen pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Librazhdit. Si në çdo qytet, edhe në Librazhd, kreu i qeverisë u prit me protesta.
Personat e proceduar:
Bujar Vreto (kryetar i PD-së)
Arben Kurti
Roland Abazi
Xhevdet Balliu
Florant Vreto
Arianit Leka

Rama është pritur me protesta sot nga qytetarët, ndërsa kishte programuar turin e takimeve “Bashkia që Duam” në Prrenjas dhe Librazhd.
Ashtu si edhe në qytete të tjera, Rama është pritur me protesta që organizohen nga opozita, ndërsa disa dhjetra forca policore angazhohen për të shpërndarë ose moslejuar protestuesit të bllokojnë rrugët.
Vetëm në Librazhd, policia, për shkak të protestës vendosi të procedojë penalisht 5 qytetarë, mes të cilëve edhe drejtuesin lokal të PD-së.

Të proceduar janë: Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto, Arjanit Leka. Një grup qytetarësh të Librazhdit dhe simpatizantë dhe drejtues të degës së PD-së kishin dalë paraditen e sotme në hyrje të ‘bay-pass’ të këtij qyteti për të protestuar kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet në qarkullim.

Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera. Fotot e mëposhtme tregojnë edhe mënyrën sesi është zhvilluar protesta.

Dhunimi i ish-deputetit, reagon Berisha: Sjellje banditeske e narkodrejtorit Alfred Nushi-Alizoti

Dhuna e ushtruar nga policia ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ku mes uniformave blu dallohet edhe Albert Nushi, nëndrejtor i Policisë së Elbasanit, ka sjellë reagime të shumta.
I ashpër ka qenë edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e quan sjellje batakçinjësh.
“Sjellje banditeske e narkodrejtorit Alfred Nushi-Alizoti ndaj ish deputetit Luçiano Boçi! “,- shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Ish-deputeti u dhunua nga kryepolici që pagoi dëshmitarin e rremë, reagimi i ashpër i PD

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve filmike ku ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi, merret zvarrë nga Policia dhe më pas shoqërohet në komisariat gjatë protestës së sotme në Cërrik kundër vizitës së kryeministrit Rama në këtë qytet.

Në reagim e saj PD shprehet “ndalohet ish-deputeti Luciano Boci në menyrën më barbare. Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me në krye Bashkëpuntorin e Alizotit, Nendrejtorin e policisë së Elbasanit Berti Nushi.

Ish-drejtori i Policisë së Fierit ka shfaqur një sjellje barbare të karakterizuar në të gjitha format e dhunës dhe kjo është figura më e keqe për një shtet denokratik që ne duam me zemër”.

Tërhiqet zvarrë nga policia dhe dhunohet në komisariat ish-depurteti i PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është shoqëruar në polici dhe është dhunuar në komisariat nga policia. Boçi u ndalua nga policia së bashku me disa persona të tjerë, pas përplasjes së ndodhur në Cërrik. 
Çerri i Fredi Alizotit kërcënon protestuesit dhe ish-deputetëtIsh-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, është tërhequr zvarrë sot nga policia e Rilindjes, ndërsa kishte dalë në rrugë bashkë me një numër të madhe qytetarësh nga Elbasani për të protestuar gjatë turit të kryeministrit Edi Rama.
Siç shihet edhe në video, policët janë sjellë njësoj si banditë me ish-deputetin e PD. Në krye të policisë qëndron është Alber Nushi, i kapur në përgjime me aktorin Fredi Alizoti, i përdorur nga Taulant Balla për çështjen ‘Babale’.
Gjatë ditës së sotme banorët e Cërrikut pritën me protesta kryeministrin Rama, ku mes tyre ka qenë edhe ish-deputeti Boçi. Mësohet se ish-depueteti është shoqëruar pas një konflikti me drejtorin e policisë së Elbasanit, Altin Qato dhe më pas është lënë i lirë.
Por pas shoqërimit, Boçi është shprehur gjatë një lidhje telefonike me Televizionin Fax News se tensionet nuk kanë qenë rastësore. Sipas tij ka patur përplasje fizike dhe kërcënime të drejtëpërdrejta për jetën, duke akuzuar Fredi Alizotin për sjellje brutale ndaj protestuesve.

“Ka pasur përplasje fizike madje dhe kërcënim të drejtëpërdrejtë për jetën. Sjellja Albert Nushit i cili ka dalë në përgjimet me Alfred Alizotin ka qënë brutale dhe e paprecedentë. Janë disa të shoqëruar nga protesta e Librazhdit. Pas ndalimit tim ndërhyrja ka qenë tepër brutale. Madje pas ndalimit tim është goditur kryetari i PD dhe ish-kryetari i komunës. Duket se targetimi ka qënë i qëllimshëm dhe provokimi i njerëzve nuk ka qënë rastësor. Ky i Alizotit është një njeri që e ka pasur të programuar ndërhyrjen e tij, natyrisht duke marrë urdhëra politik.
Madje ky rasti i Babales, është shprehur në sinqeritet e sipër se merr vetem urdhra politik”, u shpreh Boçi për Fax News.
Boçi sqaron se protestuesit nuk kishin asnjë qëllim të pengonin eskortën e Ramës.
“Protestuest ishin vendosur në urë po prisnin ardhjen e eskortës së Ramës. Por nuk e kuptuam pse policia shfaqi atë sjellje brutale 1 orë para se të kalonte Rama.
Policinë e drejtonte Albert Nushi personi që paguan Fredi Alizotin në videopërgjimin e Babales, një kamikaz politik, që s’mund të përfaqësojë aspak policinë. Kishte kërcënime për jetën, për mua dhe qytetarë të tjerë.
Ishte një provokim i trashë. Kjo solli irritimin e protestuesve që janë përplasur me ta. Protesta vazhdoi, eskorta e Ramës ka ardhur pas një ore”, sqaron Boçi.

Rilindja ka “ringjallur” çakejtë në Koplik të Malësisë së Madhe!

Nga Qamil Gjyrezi

Me datën 1. Prill. 2019 Lideri Lulzim Basha zhvilloi takime me banorët e qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe dhe një meting protestë në qendër të qytetit, me mbështetësit e P.D.-së dhe qytetarët. Në këtë meting morrën pjesë banorë të Koplikut dhe Malësisë së Madhe. Basha bëri një analizë të situatës ekonomike dhe shoqërore dramatike në vend.

Zoti Basha takoi edhe biznesmenë të vegjël të qytetit të Koplikut, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për gjëndjen e rënduar të biznesit të vogël dhe atij të madh. Basha ishte shumë i vemendshëm për të dëgjuar deri në detaje problematikat e biznesit, tek Kancelaria në një dyqan tjetër të qytetit të Koplikut që po falimentojnë.

Në takim me këto biznese, Basha tha se mungesa e drejtësisë i ka çuar shqiptarët drejt dëshpërimit. Sipas tij, kjo qeveri ka ngritur trarë të padukshëm dhe po zhvat bizneset duke i detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre. Një pronar biznesi në Koplik iu ankua kryedemokratit, Lulzim Basha teksa tha se të gjithë kanë frikë të dalin në Shkodër pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur qytetin verior.

Kreu i selisë blu pohoi se vendi është kapur nga 5 oligarkë me në krye kryeministrin, Edi Rama dhe kjo është burimi i largimit të shqiptarëve dhe mungesa e perspektivës. Aktualisht nga Kopliku janë larguar 3000 banorë të këtij qyteti verior, në emigracion ose në qytete të tjera të Shqipërisë!

Në metingun e organizuar Basha i’u drejtua pjesmarrësve, se këto problematika i kishte dëgjur edhe nga dajat e tij, në Hot të Malësisë së Madhe! Një drejtues politik në Malësinë e Madhe, nga qyteti i Koplikut i tregoi Zotit Basha një kuriozitet shumë interesant real, se me ardhjen e socialistëve në Koplik është rritur shumë numri i cakejave që dalin natën, për tu ushqyer.

Çakalli është kafshë gjitare grabitqare më e vogël se ujku, me qime të kuqërreme, që ushqehet zakonisht me ngordhësira dhe që nxjerr një angullimë të fortë. Duke shtuar edhe cakejtë e veshur me pushtet, tatimorët dhe policët, jeta e qyetarëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë në këtë qytet verior, kryesisht për rininë po e boshatis Koplikun dhe Malësinë e madhe, duke u larguar pa shpresë.

Kreu i selisë blu pohoi se vendi është kapur nga 5 oligarkë me në krye kryeministrin, Edi Rama dhe kjo është burimi i largimit të shqiptarëve dhe mungesa e perspektivës. Lulzim Basha deklaroi gjithashtu se: “Drejtësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzve dëshpërimin. Tatimorët sillen si harbutë dhe vijnë për të zhvatur bizneset.

Njerëzit duhet të punojnë me ndershmëri dhe me një garë.Duhet një ndryshim i madh që të përfaqësojmë të gjithë këtë ndryshim. Pesë vetë e kanë kapur këtë vend. Ky sistem duhet shembur. Rama është i ikur edhe ai e di. Ne nuk luftojmë për pushtet”. Prandaj populli duhet t’i përgjigjet “Cakejve të Rilindjes”, sy për sy e dhëmb për dhëmb!

Tsipras vizitë historike në Shup

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras viziton këtë të martë (2.04) për herë të parë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut. Vizita është e para zyrtare pas ndërrimit të emrit të Maqedonisë.

Pika kulmore e vizitës së Jorgos Varemenos, nënkryetar i Parlamentit të Greqisë, në Australi ishte mbajtja e një fjalimi në ditën ditën e festës kombëtare me 25 mars, para grekëve që jetojnë në këtë vend. Por fjalimi në Melbourne u ndërpre nga të ashtuquajturit patriotë.

Varemenos u quajt “tradhëtar”, sepse “bashkëpartiakët e tij e kanë shitur Maqedoninë”. Ndërsa politikani majtist më pas në një intervistë tha se fjalimin e tij e ka ndërprerë “një grup i vogël fashistësh”. Kjo protestë nuk ishte e vetmja, sepse protesta të ngjashme ka pasur edhe në shumë qytete të Greqisë, pas kompromisit për emrin e Maqedonisë.

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras nuk shqetësohet shumë për këtë punë. Të martën (2.04) ai do të vizitojë Shkupin së bashku me me një delegacion ekonomik, ku do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Në rend dite janë këshillimet për çështje ekonomike dhe të sigurisë. Tsipras do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. “Kjo është vizitë historike”, pohon Konstantinos Filis, drejtor i Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Athinë, në një bisedë me Deutsche Wellen.

Në veçanti i rëndësishëm paraqitet bashkëpunimi i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes, në kuadër të NATO-s. Filis mendon se oficerët nga Shkupi në të ardhmen do të përgatiten edhe në Athinë. Ndërkohë që Greqia mund të ndihmojë Maqedoninë e Veriut edhe në fushën e kontrollit të hapësirës ajrore.

“Raportet ekonomike kanë ekzistuar edhe më parë, ndërsa tani do të kemi edhe bashkëpunim të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që ka të bëjë me vet esencën e sovranitetit të një shteti”, thotë eksperti.

Marrëveshja “nuk është zbatuar sa duhet”?
Në verën e vitit 2018, kryeministrat Tsipras dhe Zaev janë dakorduar për emrin e ri: “Republika Maqedonia e Veriut”. Athina ka pranuar që të mos pengojë anëtarësimin e vendit në NATO.

Pas mosmarrëveshjeve të shumta, vendimi është miratuar edhe në Parlamentin e Greqisë, në janar të vitit 2019. Opozita e cila në sondazhet e fundit është në epërsi, ende është kundër marrëveshjes. Por lideri opozitar Kyriakos Mitsotakis thotë ndërkohë, se ai nuk do të kontestojë marrëveshjen e arritur me fqinjin verior.

Protestat megjithatë kanë vazhduar në veri të Greqisë. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut nuk e ka zbatuar në tërësi marrëveshjen, thotë Filis. Kryeministri Zaev ka folur disa herë për minoritetin maqedonas në Egje, që do të thotë se ai flet për minoritetin maqedonas në Greqi – e kjo nuk është në përputhje me marrëveshjen e arritur, mendon analisti.

Pas hapjes së ambasadave në Athinë dhe Shkup, diplomatët janë ata, të cilët në të ardhmen do të merren me këto çështje. “Por do të duhet edhe ca kohë deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes”.

Mometi i përshtatshëm
Ajo që bashkon të dy palët është perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, pohon Miltos Kyrkos, europarlamentar i partisë To Potami. “Fqinji ynë verior shprehet i gatshëm të bëhet pjesë e BE dhe tani duhet të shfrytëzohet momenti i përshtatshëm”, thotë Kyrkos në bisedë me DW. Nëse Shkupi ndryshon politikën, në rast ndërrimi të qeverisë, atëherë BE ka të gjitha mundësitë për veprim.

Politikanët në këtë moment angazhohen për një bashkëpunim më të mirë ekonomik. Ekspertët e ekonomisë thonë se marrëveshja duhet të shfrytëzohet për thellimin e marrëdhënieve. Pak kohë pas nënshkrimit të marrëveshjes janë vendosur edhe linjat e drejtpërdrejta të fluturimeve me avionë, të shoqatës Aegean Airlines.

Në takimin e ditës së martë në delegacion do të jenë përfaqëusesit e më shumë se 50 sipërmarrjeve greke, të cilët mund të investojnë në shtetin fqinj. Por ka pasur edhe disa refuzime.

Kryetari i odës ekonomike në Selanik, Michalis Zorpidis nuk ka pranuar të udhëtojë në delegacion me Tsiprasin, me shpjegimin se “emri i Maqedonisë është i shenjtë” dhe se ata “do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur këtë emër”.

SHBA hedh hapin e parë hakmarrës ndaj Turqisë

Pentagoni tha se pas disa muaj paralajmërimesh, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund lëvrimit të pjesëve të avionëve ushtarak F-35 në Turqi, një veprim hakmarrës për shkak të vendimit të Ankarasë që të vazhdojë me blerjen e sistemeve kundërajrore ruse.

Udhëheqësit më të lartë amerikanë janë kërcënuar në vazhdimësi se do të refuzojnë planet e Turqisë për të blerë avionë të avancuar F-35, nëse ajo nuk braktisë përpjekjet për të blerë sistemet ruse S-400.

Ndërprerja e dërgimit të pjesëve dhe doracakëve të nevojshëm për avionët gjatë kësaj vere, është hapi i parë drejt ndërprerjes së plotë të shitjes së avionëve. Ushtruesi i detyrës së zëdhënësit të Pentagonit, Charles Summers, tha se “Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se blerja e sistemeve S-400 është e papranueshme.

Derisa të heqin dorë nga sistemet S-400, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dërgesat dhe nëse Turqia blenë sistemet S-400, pjesëmarrja e saj në programin F-35 është në rrezik”.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara pasoi deklarimet e ministrit turk të Punëve të Jashtme, i cili tha se vendi i tij është i përkushtuar ndaj marrëveshjes për blerjen e sistemeve ruse dhe po diskutohen datat e dorëzimit të tyre.

Udhëheqësit amerikanë të mbrojtjes kanë thënë që nëse Turqia, një aleate e NATO-s, nuk rishikon blerjen nga rusët, do të humbiste avionët dhe sistemet e tjera ushtarake amerikane.

Gjatë një dëgjimi në Kongres muajin e kaluar, gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti,
komandanti i lartë i NATO-s, tha se këshilla e tij kryesore është që Shtetet e Bashkuara të mos punojnë me një aleat që blen sisteme ruse që mund të kërcënojnë një nga mundësitë më të përparuara të ushtrisë amerikane.

Zyrtarët shprehën shqetësimin po ashtu se blerja nga Turqia e sistemeve amerikane dhe ruse, do të mund t’i jepte Moskës qasje në teknologjinë e sofistikuar amerikane dhe do t’i krijonte mundësi që të gjejë rrugë për t’iu kundërvënë sistemit F-35.

Në vitin 2017 Ankaraja nënshkroi një marrëveshje me Moskën për sistemin e raketave S-400. Në të njëjtën kohë, Turqia ka ndihmuar për financimin e programit F-35 dhe ka planifikuar të blejë 100 avionë nga SHBA-ja, pjesa e parë të cilëve është parashikuar t’i dorëzohet autoriteteve turke më vonë gjatë këtij viti.

Brexit në rrugë pa krye

Britania nuk është afër zgjidhjes së kaosit të krijuar rreth largimit të saj nga Bashkimi Evropian, pasi që parlamenti dështoi të sigurojë shumicën për cilëndo nga alternativat kundrejt marrëveshjes së kryeministres Theresa May, për ndarje nga blloku.

Pas një jave të trazuar gjatë së cilës strategjia e kryeministres May për largimin nga BE-ja u refuzua për tretën herë nga ligjvënësit, me gjithë ofertën e saj për dorëheqje nëse ajo miratohet, e ardhmja e Brexitit është e zhytur në paqartësi.

Në një përpjekje për të tejkaluar bllokadën, ligjvënësit votuan të hënën për katër mundësi alternative për Brexitin, që është ndryshimi më i madh politik në Mbretërinë e Bashkuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Asnjëra nuk kaloi.

Mundësia më afër miratimit ishte propozimi për të mbajtur Britaninë pjesë të bashkimit doganor me BE-në, që dështoi për vetëm tri vota. Ministri për Brexitin, Steven Barclay, tha pas shpalljes së rezultateve se mundësia më e madhe është që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian me 12 prill, pa marrëveshje, skenari më i frikshëm për shumë biznese ndërkombëtare.

“Zgjidhja e vetme është që të gjendet një rrugë që i siguron Mbretërisë së Bashkuar largimin me marrëveshje”, tha ai në parlament. Ministri Barclay, la të kuptohet se kryeministrja May mund ta hedhë për votim për herë të katërt marrëveshjen e saj gjatë kësaj jave, me shpresë që të sigurojë një largim të rregullt para zgjedhjeve evropiane që mbahen nga 23 maji.

Nëse parlamenti pajtohet me marrëveshjen gjatë kësaj jave, atëherë do të ketë ende mundësi që të shmanget mbajtja e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian”, tha ministri Barclay.

Britania duhej të largohej nga Bashkimi Evropian më 29 mars, por bllokada politike në Londër, detyroi kryeministren May që të kërkoj një shtyrje. Siç qëndrojnë gjërat, Britania do të largohet më 12 prill, nëse zonja May nuk ofron një mundësi më të qëndrueshme.

Interi e grumbullon, shpërthen tifozeria: Icardi, zhduku, le të rrezikojmë sezonin!

Curva Nord, tifozeria më e zjarrtë e Interit ngre zërin. Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare, bëjnë me dije se nuk e duan më sulmuesin argjentinas në skuadër dhe se po prish grupin. Madje, janë gati që të kompromentojnë fundin e sezonit vetëm që ish-kapiteni të mos zbresë më në fushë.

“Ftojmë klubin e Interit që të marrë masat e duhura për të larguar nga grupi Icardin, pasi pjesa tjetër e ekipit duket qartë se nuk ka ndër mend që të ndajë të ardhmen dhe të tashmen me të. Edhe nëse rrezikojmë të kompromentohet sezoni, Icardi duhet të zhduket. Përpara me interistët”.

I Sëmuri i Tiranës: Parlamenti pa opozitën, shumë më normal se me opozitë brenda

Një shprehje që do ta kishte zili edhe Kim Jong Un doli nga haleja e të Sëmurit që drejton sot vendin. Në një takim në Librazhd ku kishte rreshtuar në krah të gjithë administratën dhe nxënësit e shkollave, Rama deklaroi se “një Parlament pa opozitën është shumë herë më normal se një Parlament me opozitën Brenda”.
Kjo është gjuha e një diktatoruci për të cilin sistemi demokratik tani duhet të zëvendësohet me partinë-shtet ashtu sikurse ishte edhe para vitit 1990.
Parlamentet pa opozitë ka vetëm në diktaturat komuniste si ajo e Koresë së Veriut ku ligjet votohen me 100% të votave njësoj sikurse Rama e ka sot, por megjithtë Kim Jongu nuk ka dalë publish të thotë se një Parlament pa opozitën është më i mirë se me opozitën brenda.
Edhe në Rusi ku opozuta nuk ekziston në Parlament dhe është e emëruar nga Putini megjithatë nuk deklarohet nga Presidenti i atij vendi se i duhet një Parlament pa opozitën.
Rama vazhdon turin e tij me takimet me qytetarët e bashkvie të ndryshme dhe gjatë ditës së sotme ka ndaluar në Rrajcë në kuadër të prezantimit të projektit të ujit.
Ky prezantim nuk është pritur edhe aq mirë nga banorët e zonës. Edhe sot ai është pritur me protesta duke bllokuar rrugën hyrëse.
Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit, por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet ne qarkullim.
Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera.

Kryeministri Rama teksa ka qenë sot në zonën e Rrajcës në Prrenjas, si në çd takim të tijin nuk ka kursyer as ironinë dhe batutat edhe ndaj kryebashkiakes së LSI-së për Bashkinë e Prrenjasit, Miranda Rira. Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në takimin e Ramës për fshatrat turistikë, pasi vetëm dy ditë më parë është bërë nënë.
Duke e uruar për lindjen e fëmijës së saj, Rama ka këmbëngulur që pas 30 Qershorit, Prrenjasi do të drejtohet nga PS, ndërsa shtoi “do t’i japim kohë Mirandës të merret më shumë me fëmijën”, duke iu referuar kështu zgjedhjeve lokale.
“I keqardhur për mungesën e kreut të bashkisë. I uroj dhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet tek bebja pas 30 qershorit”,tha Rama në fjalën e tij.
Miranda Rira prej disa muajsh tashmë është në një betejë të japur me qeverinë socialiste, për shkak se i është bllokuar buxheti i Bashkisë, duke qenë se këshilltarët e majtë i kanë dalë kundër.
“Kjo është një lojë politike, është diçka që është bërë qëllimisht. Taulant Balla e quan Prrenjasin si bastionin e vet, don të zhvillojë bizneset e veta dhe kjo është arsyeja se përse është krijuar kjo situatë.
Ky është një urdhër nga deputeti që deri në zgjedhje të pengohet me çdo kusht puna e kryetarit të bashkisë. Kemi thirrur mbledhje të vazhdueshme, por në asnjërën prej tyre nuk kanë ardhur anëtarët e majtë, pasi nxjerrin shpesh justifikime të pakuptimta për mungesën”, deklaroi Rira pak kohë më parë në Fax Neës për këtë çështje.