24.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Ky është komediani që po sfidon sistemin, fitoi raundin e parë në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

Ukraina po përgatitet për tre javë fushate të ndezur politike, tani që dy rivalë në zgjedhjet presidenciale të së dielës, një komedian 41 vjeçar dhe presidenti i vendit do t’i drejtohen balotazhit të planifikuar për në 21 prill.

Siç ishte parashikuar gjerësisht, aktori i satirës Volodimir Zelenskiy e fitoi me lehtësi raundin e parë të votimit të dielën me rreth 30 për qind të votave. Atij i duhej një diferencë prej më shumë se 50 për qind për një fitore të plotë.

“Ky është vetëm hapi i parë drejt një fitoreje të madhe”, u tha Zelenskiy mbështetësve dhe mediave në Kiev. “Ne nuk na intereson me cilët konkurrojmë në raundin e dytë. Siç më kanë thënë, disa lajme të rreme kanë shkuar se ne po përpiqemi të bëjmë marrëveshje me dikë. Ne nuk po bëjmë ndonjë marrëveshje me askënd. Ne jemi të rinj. Nuk duam të shohim të gjithë të kaluarën në të ardhmen tonë, në të ardhmen e vendit tonë,” shtoi ai.

Presidenti Petro Poroshenko doli i dyti me 16 përqind, pas numërimit të shumicës së votave. Ai u shpreh me tone të përulura pas rezultatit:

“Unë nuk ndjej ndonjë lloj euforie. Në mënyrë kritike dhe me mendje të fatohtë e kuptoj sinjalin që shoqëria u dha sot autoriteteve,” tha ai.

Zoti Poroshenko menjëherë vuri në shënjestër rivalin, duke e akuzuar zotin Zelenskiy se ishte një kukull e oligarkut në mërgim, Ihor Kolomoysky, diçka që kandidati e ka mohuar në mënyrë të përsëritur. Kolomoysky zotëron kanalin televiziv 1 + 1, i cili transmeton programin satirik ku luan Zelenskiy, Shërbëtori i Popullit.

Në tre javët e ardhshme ka gjasa të shohim një fushatë të ashpër, thotë analistja Anna Korbut, e institutit të politikave Chatham House me bazë në Londër.

“Axhenda e Poroshenkos, e cila fillimisht u bazua më shumë në gjuhën, besimin, (shkëputjen) nga Moska, sigurinë, pra në ato që mund t’i quajmë aspekte të “shtetësisë”. Axhenda e Zelenskiy-t është më e fokusuar në përgjigjen ndaj shqetësimeve të votuesve. Por si do të funksonojë kjo, nuk e dimë ende, sepse në axhendën e Zelenskiy-t nuk ka shumë hollësi.”

E reja që sjell zoti Zelenskiy është fakti që ai është politikisht një jashtëm, por votuesit duan të dinë më shumë, thotë Irina Bekeshkina, e organizatës joqeveritare Nisma Demokratike në Kiev.

“Do të shohim se si do të shkojnë tri javët e ardhshme, nëse do të ketë debate televizive, nëse njerëzit do të japin një votë proteste, nëse nuk e dinë se çfarë programi ofron kandidati.”

Politikat e Zelenskiy për konfliktin që vazhdon në lindje do t’i nënshtrohen një shqyrtimi më të madh. “Zelenskiy nuk ka thënë se si do të përballet, ose me çfarë pozicioni do të dalë, në një bashkëbisedim të mundshëm me Rusinë, ose në një format ndërkombëtar,” tha analistja Korbut.

Për disa ukrainas, mungesa e përvojës tek Zelenskiy është shqetësuese. “Unë prisja që ai (Zelenskiy) të merrte më pak vota dhe Poroshenko më shumë, se njerëzit do të mendonin më shumë dhe do të votonin me mend,” thotë banori i Kievit, Anton, i cili nuk e tregon mbiemrin.

Mbështetësit e Zelenskiy-t thonë se Ukraina ka nevojë për ndryshim. “Natyrisht unë jam e kënaqur. Ne votuam për Zelenskiy-n. Gjithçka mirë,” thotë punonjësja e hotolerisë në Kiev, Lubov Teplova. Humbësja e madhe e së dielës ishte ish kryeministrja Yulia Tymoshenko, e cila doli në vend të tretë.

Më 21 prill, ukrainasit do të zgjedhin mes presidentit të tanishëm dhe një aktori satirik. Të dy janë fuqimisht pro-perëndimorë dhe pro-reformës, por kanë pak ngjashmëri të tjera. Shumë do të varet nga kandidatët tashmë të eliminuar dhe nëse Zelenskiy do të mund të vazhdojë të marrë votën e protestës në raundin përfundimtar.

Dash Shehi mesazh Ramës: Hyjmë në zgjedhje dhe i fitojmë vetëm kur…

Ish-depurteti Dashamir Shehi u shpreh se, protestat e opozitës e kanë dhënë rezultatin për të ndërgjegjësuar shqiptarët. Shehi u shpreh në studion e ABCnews se, në Shqipëri është nevoja për ndryshim sistemi në mënyrë që të mos vinë me në pushtet politikanë si kryeministri Edi Rama, ndërsa shton se kjo është shpresa e qytetarëve. 

Shehi theksoi se, mënyra për të ndryshuar këtë sistem janë zgjedhjet, por në kushtet politike aktuale opozita nuk mund të futet në zgjedhje.

“Ka një rritje të entuziazmit ndoshta nuk ka mbërritur pika e vlimit, por do të mbërrijë shpejt. Bëhet fjalë për të përmbys sistemin nga rrënjët sepse është e vetmja mënyrë që matrica jonë politike te mos prodhojë gjithnjë Rama të tjerë dhe kjo është shpresa për shqiptarët dhe mbi këtë ide të re po përqasen qytetarë.

E vetmja mënyrë për të shkëmbyer pushtetet janë zgjedhjet, por të lira dhe të ndershme dhe me rregulla loje, që nuk vidhen votat në kuti dhe që mund të prodhojnë një gjë të re për shqiptarët. Ditën që mbushen këto kushte ne do hyjmë dhe do i fitojmë zgjedhjet.

Unë për vete e kam menduar që ky sistem është një nga burimet që ushqen këtë të keqe të madhe. Nëse do bëjmë një qeveri teknike nuk do e bëjmë vetëm për të larguar Ramën, por mentalitetin e Ramës për të ndryshuar gjerat, teknikja në radhë të parë të ndryshojë sistemin.

Kemi hedhur jo një, por disa teza bazë mbi të cilat mund të ndërtohet një dialog politik, sepse ligji i ri sistemi i ri nuk bëhet i njëanshëm. Ne do fillojmë debatin tonë, por të paktën kemi mbërritur që të kuptojnë në krahun tonë që duhet ndryshuar jo vetëm mënyra si numërohen votat, por si votojnë shqiptarët për alternativën e vet”, theksoi ai.

Shqiptarët nuk do të mbeten jashtë frymës së re që po fryn në Europën Lindore thekson Shehi, duke marrë si shembull Presidentin në Sllovaki, atë në Ukrainë apo edhe në Turqi. Por ndryshimi i sistemit mund të vijë vetëm përmes një marrëveshje të madhe politike, përfundoi ai.

Reagimi i fortë i Tufës ndaj hetuesit të diktaturës, Spartak Braho

Kryetari i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, ka reaguar pas akuzave të deputetit të PS-së, Spartak Braho, i cili kërkoi sot shkarkimin e tij.
“Ka shumë helm brenda në tërë veprimtarinë e këtij institucioni. Në këto kushte unë mendoj që nuk do ta votoj pozitivisht këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes e të jetë më i ekuilibruar në veprimtarinë e tij”, tha Braho, duke shtuar se ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar.
Por, në një reagim në rrjetet sociale, Tufa e cilësoi reagimin e Brahos si një dhuratë të çmuar për ditëlindjen e tij.
“Dhuratën më të çmuar sot për ditëlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash përfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rrezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit!”, shkruan Tufa.

Basha: “Paulin Sterkaj u kap në dosjen 184 duke bërë pazar me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës”

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar nga Shkodra edhe deputetin socialist, Paulin Stërkaj, për të cilin tha së është kapur në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës.
Basha e bëri këtë denoncim të fortë gjatë takimit me qytetarët në Shkodër, qytetin që është goditur nga vrasjet e shumta.
Kryetari Lulzim Basha, duke folur për decentralizimin e pushtetit dhe për nivelin e përfaqësimit që Qarku i Shkodrës ka në parlament, në takimin me të rinjtë në Shkodër tha: “Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë elvis dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”.

Tregtari-Bashës: Kemi krizë shpirtërore, janë duke ikur edhe familjarët jo vetë të rinjtë!

Kreu i opozitës, Basha u takua dhe bashkëbisedoi me disa biznese të vogla në qytezën në Koplik, ndërsa premtoi ulje taksash dhe ndalim të largimeve nga vendi.
Bashkëbisedimet

Tregtari Gazmend Fili: “Kemi një krizë shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë”.
Lulzim Basha: Hera e parë që vij këtu tek ti. Sa kohë ke që e ke hapur këtë dyqan?
Tregtari Gazmend Fili: Që në 2010. Të punësum kam pasë para 3 viteve, por tani e largova, se s’kam me i pagu rrogat e sigurimet. Jena në një situatë që para 3 viteve, gjimnazi ka pasë 700 nxënës, sot 350. Përveç krizës së nxënësve, është edhe kriza shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë. Jam 30 vjeç, me diplomë e nuk shoh asnjë perspektivë. Situatë është e vështirë, por me ndihmën e Zotit, shpresoj të bëhet më e mira.

Basha: Me ndihmën e Zotit, por edhe me punën e njerëzve të ndershëm. Por është e vështirë, sepse tani nga 1 apo 2 taksa, paguani 5-6 taksa e tarifa. Edhe niveli i taksave është shtu. Kemi represion shtetëror mbi biznesin. E dyta, gjithçka që mund të shesim, e kanë uzurpu vetëm 2 njerëz. Gjithçka shkon në duart e këtyre dy njerëzve. me këto goditje, do ishte shkatërruar ekonomia gjermane, jo ekonomia jonë. Kjo situatë përcillet tek e gjithë ekonomia. Familjet zhyten në borxh e detyrohen të emigrojnë. Prandaj duhet çlirim, ndryshim i madh dhe ta përqafojmë të gjithë këtë ndryshim. Jo vetëm PD, por edhe biznesi i vogël, të gjithë. Ky sistem duhet shembur. Duhet shembur sistemi, pasi Rama është i rënë, ai i pari e di këtë.

Më pas Basha u takua me një bukëpjekës, ku ndër të tjera u shpreh se sfida kryesore i opozitës është ndalimi i hemorragjisë së largimeve.
Bukëpjekësi: Po ecën shumë keq. Shumë njerëz kanë ikur nga Malësia e Madhe. Gjithçka ndikon tek konsumi. Plus që taksat e reja na detyrojnë që çdo ditë të largojmë punëtorët që kemi pasur. Në Koplik janë 3 bukëpjekës dhe të gjithë janë në të njëjtën situatë.
Lulzim Basha: Ne duhet të ndalim hemorragjinë e largimeve. Para një muaji e gjysëm ishim në Hot dhe atje ishte mbyllur shkolla krejt. Prindërit qanin.

Dhe nuk bëhet fjalë për një vend të varfër. Vendi ynë i ka të gjitha mundësitë të mbajë popullsinë aktuale por edhe ta dyfishojë, prandaj prioritet është kthimi i rritjes ekonomike, i cili hap edhe vende pune. Kjo do të jetë një nga sfidat tona kryesore. Do keni mbështetjen tonë totale. Taksa e vetme që do paguani me qeverinë e Partisë Demokratike do të jetë 0,5 % e xhiros, taksë e përbashkët vendore dhe qendrore. Kështu që ju sdo ta keni mendjen tek rryshfeti që kërkon shteti, por do ta keni mendjen vetëm të punoni e të prosperoni.

Më tej, Basha foli para qytetarëve koplikas edhe për vendimet e fundit të opozitës.
Sipas tij opozita pati dy mundësi ose të rreshtohej krah bandës që ndodhet në pushtet ose krah njerzëve të thjeshtë, dhe djegia e mandateve provoi se ata janë me popullin e thjeshtë.

“Ai është njeri i mbaruar politikisht, regjimi i tij është i mbaruar politikisht. Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka përprim ndaj largimi i tij është emergjencë kombëtare, është akt i domosdoshëm. Nuk ka për të pasur Shqipëri në Europë nëse nuk largohet kjo bandë hajdutësh. Kemi pasur dy mundësi të rreshtohemi krah bandës dhe tjetra të rreshtohemi krah jush. PD e mori vendimin, dogji mandatet dhe u rreshtua krah jush. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më”, u shpreh Basha.

Basha: Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, largimi i tij është emergjencë kombëtare!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh gjatë një takimi me banorët në Malësinë e Madhe se, Edi Rama ka instaluar një diktaturë të re, jo më marksiste, komuniste, apo staliniste, por diktaturën e hajdutëve dhe të kriminelëve Beteja që kemi nisur nuk është thjeshtë për largimin e Edi Ramës.
“Edi Rama dhe një grusht njerëzish kontrollojnë gjithçka, kanë në dorë gjithë pasuritë e Shqipërisë. Njësoj si trau i Rrugës së Kombit kanë vendosur trarë të padukshëm kudo.
Edi Rama është njeriu që u ka sjellë shqiptarëve banditët për deputetë. Ky është njeriu që u ka sjellë shqiptarëve përdhunues dhe trafikantë në krye të institucioneve të vendit Është fare e thjeshtë çfarë ka ndodhur; Edi Rama ka instaluar një diktaturë të re, jo më marksiste, komuniste, apo staliniste, por diktaturën e hajdutëve dhe të kriminelëve Beteja që kemi nisur nuk është thjeshtë për largimin e Edi Ramës.
Jua them me bindje të plotë, e di unë, e di bota, e di Malsia e Madhe, e di dhe Edi Rama: ai ka mbaruar Edi Rama është njeri i mbaruar politikisht. Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e të gjithë botës. Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel, që nesër kryeministri i ardhshëm mos të rrethohet prapë nga 5 oligarkë dhe 5 banda që të bëjë ligjin nga jugu në veri Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka përparim, nuk ka Europë, ndaj largimi i tij është emergjencë kombëtare, është akt i domosdoshëm patriotik për të cliruar vendin nga kjo darë duarsh të zeza. Dy rrugë kishim, ose me krimin ose me ju. Vendimi u mor, mandatet u dogjën, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë në krahun tuaj dhe do të jemi në krahun tuaj deri në fitoren e kësaj beteje Zgjedhje fasadë, zgjedhje lojrash që të vazhdojnë të mbajnë në pushtet kryehajdutin e Europës, Maduron e Ballkanit dhe bandën e tij, nga Malësia e Madhe deri në Sarandë, nuk ka për të pasur. Po e përqafojnë ndryshimin edhe socialistët e zhgënjyer dhe të tradhëtuar nga banda e Rilindjes dhe kriminelët, hajdutët dhe mashtruesit që i ka vënë në krye Ta çlirojmë Shqipqrinë njëherë e mirë nga kjo bandë dhe të hedhim themelet e një shteti dhe një shoqërie me vlera europiane, ku vendos vota, ku ligji është i barabartë për të gjithë”, u shpreh Basha.

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIM ME QYTETARËT E MALËSISË SË MADHE
Mirë se ju gjej vëllezër e motra, malësore e malësorë, të rinj e të reja. Faleminderit për këtë mikpritje të jashtëzakonshme në këtë orë të pazakontë, që nisi nga rinia e Malësisë së Madhe që në hyrje të Koplikut, e vazhdoi edhe në këtë ecje përgjatë rrugës kryesore të qytetit.
Së pari dua t’ju them se ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë prej minutës së parë Lëvizjes për këtë ndryshim të madh kombëtar që po afron, për këtë rizgjim të demokracisë, të lirisë dhe të shpresës për jetë dinjitoze për çdo shqiptare e çdo shqiptar. Malësia e Madhe i ka prirë kësaj beteje, mirënjohje e falenderime për të.
Natyrisht, betejën për liri Malësia e Madhe e ka në gen. Pakkush në trojet shqiptare, dhe jo vetëm në Shqipëri, ka pagu një çmim më të lartë për lirinë njerëzore sesa Malësia, sesa burrat e Malësisë, burrat dhe gratë e kësaj treve fisnike. Edhe sot beteja jonë zhvillohet për një vlerë themelore, për vlerat e lirisë, për vlerat e demokracisë, për vlerat evropiane, pa të cilat nuk mund të ketë çelje të dyerve të Europës për Shqipërinë.
Tash 6 vjet që vijmë në mënyrë të rregullt këtu, dhe ju mirëpres një pjesë prej jush edhe në Tiranë kur kemi mundësinë të takohemi, shoh se punët shkojnë keq e më keq. Dhe për fat të keq, një nga dramat më të mëdha që përjeton Malësia, sikundër e gjithë Shqipëria, është rritja e frikshme e numrit të personave që largohen nga shtëpitë e tyre. Në emigracion shumica dërrmuese, apo në disa raste drejt qyteteve, për të kërku shanse për një jetë më të mirë. Po pse ndodh kjo? Malësia i ka pasuritë e saj, ka tokën pjellore, ka njerëz të punës, me një përvojë të jashtëzakonshme, të cilët kanë ditur në një kohë fare të shkurtër të kthehen në pionierë të kultivimit dhe eksportimit të bimëve medicinale. Ka blegtorinë. Ka sipërmarrës të cilët kanë shkëlqyer në kushtet e ekonomisë së lirë të tregut.
E megjithatë sot, ajo që dëgjoj e vë re, nga këdo që takoj, sipërmarrës, biznesmenë, konsumatorë, studentë, apo qoftë edhe pensionistë, janë lajme të këqija. Lajmi i parë, largimi masiv i rinisë.

Para dy muajsh isha në Hot, te dajat e mi. Ajo që pashë me trishtim të madh ishte mbyllja masive e shkollave, zvogëlimi i klasave për shkak të largimit të fëmijëve, së bashku me prindërit. Të njëjtën gjë më tha edhe këtu Gazmend Fili, në hyrje të Koplikut, që shet artikuj shkollorë. Gjimnazi i Koplikut ka zbritur nga 700 në 350 gjimnazistë. A ka gjë më të tmerrshme për një prind të ri, me fëmijë të vegjël, sesa të fillojë e të mendojë ditë e natë largimin nga qyteti i tij, largimin nga komuniteti i tij, braktisjen e shtëpisë e të katandisë. Asnjë vend tjetër nuk bëhet si vendi yt. Po pse nuk mundemi ne këtu, në vendin tonë të ndërtojmë me dinjitet, me punë, me djersë, pa hile, një të ardhme të sigurtë, të krijojmë të mira ekonomike, të sigurojmë shkollimin e fëmijëve, një jetë me dinjitet, një jetë në komunitet ku nderojmë e respektojmë njëri-tjetrin?
Arsyeja është e thjeshtë dhe sot e ka kuptuar çdo shqiptar, e ka kuptuar gjithë bota. Sepse Shqipërinë, pasuritë e saj, pasuritë e saj përrallore, shtetin, çdo institucion, absolutisht nga policia, doganat, taksat, tek prokurimet, tek tenderimet, tek licensat, tek lejet, emërimet në administratë, gjithçka që ka të bëjë me aktivitetin ekonomik dhe shtetëror, sot i kanë futur në kllapa 5 njerëz. Edi Rama dhe një grusht njerëzish kontrollojnë gjithçka. Njësoj si trau i Rrugës së Kombit kanë vendosur trarë të padukshëm kudo, me anë të të cilave pengojnë që shqiptarët e ndershëm përmes punës, të futen edhe ata, të marrin pjesë edhe ata në ekonominë e vendit. Të punësohen, të konkurrojnë, të punësohen në administratë sipas meritës e sipas aftësisë, të punojnë tokën apo të merren me blegtori apo biznes dhe secili të çajë përpara sipas meritës, sipas garës. Sepse kjo është liria, kjo është ekonomia e tregut. Jo. Sot sado i aftë të jesh, sado punëtor të jesh nuk ecën dot përpara, po nuk i pagove rryshfetin, po nuk e ule zverkun, para bandave të gjobitësve, po nuk shkove dhe po nuk u bëre skllav i bajraktarit të radhës të “Rilindjes” nuk çan dot përpara. Kjo nuk është demokraci, kjo nuk është liri, kjo nuk është Europë. E dëgjuat sot Kryefajtorin tek tha “njerëzit me mesatare 6 nuk do të futen në universitet”. Po ta dëgjosh kështu thua ndoshta ka të drejtë ky. Po kush je ti që u thua shqiptarëve me mesatare 6, apo 7 apo 8, apo 5 nuk futesh në universitet? Kush je ti?

Ta marrim pak shtruar, kush është ky? Ky është njeriu që u ka sjellë shqiptarëve banditët për deputetë. Ky është njeriu që u ka sjellë shqiptarëve përdhunues dhe trafikantë në krye të institucioneve të vendit, nga parlamenti tek bashkitë. Ky është njeriu që ka sjellë figurat më të korruptuara, që vjedhin miliona euro në ditë, në krye të institucioneve shtetërore. Ministra që në çdo vend tjetër të botës, edhe në Afrikë, duhet të ishin në burg, ky i emëron sekretarë zgjedhorë, si Damian Gjiknurin, hajdutin me nam, 3 milionë euro kilometri i autostradës në Fier, sepse e financon Banka për Rindërtim dhe Zhvillim, 20 milionë në Tiranë. Ja, ky është hajduti me 7 palë çizme i Edi Ramës. Pse? Se paratë i ndajnë me shefin dhe me kompanitë e tjera të korruptuara e të përfshira në afera të tilla, me të cilat vidhen paratë e shqiptarëve, të popullsisë më të varfër të Europës sot.
E pra, është fare e thjeshtë çfarë ka ndodhur. Edi Rama ka instaluar një diktaturë të re, jo më marksiste, komuniste, apo staliniste, por diktaturën e hajdutëve dhe të kriminelëve. Aty ku çan hajduti, aty ku çan krimineli, aty ku gjithë vendimmarrja është në duart e zuzarëve, nuk ka vend për njeriun e ndershëm, nuk nderohet puna e ndershme. Dhe kjo është arsyeja pse nuk gjejnë mundësi të rinjtë për punësim.
Pse nuk çan dot përpara biznesi i ndershëm?!
Pse në vend që qumshti dhe prodhimet e tjera të blegtorisë e bujqësisë shqiptare të dominojnë në tregjet tona, të dominojnë ato nga eksporti?! Sepse gjithçka kontrollohet nga 4-5 duar.
Miqtë e mi, beteja që kemi nisur nuk është thjeshtë për largimin e Edi Ramës. Jua them me bindje të plotë, e di unë, e di bota, e di Malsia e Madhe, e di dhe Edi Rama: ai ka mbaruar.
Regjimi i Edi Ramës, është një regjim i mbaruar polikisht.
Prandaj vërtitet si zombie, si kufomë politike e se di se çfarë flet. Mendon se do tua marrë prapë mend shqiptarëve me barsaleta e batuta dhe me gojën e pisët.
Ai është njeri i mbaruar politikisht. Regjimi i Ramës ka marrë fund në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e botës. Beteja jonë është shumë më shumë sesa largimi fizik i Edi Ramës, i cili do të vijë shumë shpejt.

Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel, që nesër kryeministri i ardhshëm mos të rrethohet prapë nga 5 oligarkë dhe 5 banda që të bëjë ligjin nga jugu në very, na lindja në perëndim. Por që ekonomia shqiptare, universitetet shqiptare, bujqësia e blegtoria shqiptare, të funksionojnë në bazën e garës së ndershme, në bazën e konkurencës, në bazën e lirisë dhe mundësi për këdo që është dhe do të jetë në treg. Dhe ne e dimë se kjo funksionon. Nga e dimë? Sepse secili prej jush ka kushërinj në emigracion, apo jo?
Si ka mundësi që ata të ecin përpara, të shkojnë në një vend të huaj, me një gjuhë të huaj, me një kulturë komplet tjetër nga kultura jonë dhe të punësohen apo të hapin biznese në shumë raste dhe të ecin përpara dhe në vendin e tyre jo?! Sepse shqiptarët janë rracë punëtorë, rracë e mençur që gjithmonë ka ditur, mbi bazën e lirisë dhe mundësive të krijojë mirëqënie, të krijojë zhvillim, të krijojë përparim.
Por me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka përparim, nuk ka Europë, ndaj largimi i tij është emergjencë kombëtare, është akt i domosdoshëm patriotik për të cliruar vendin nga kjo darë duarsh të zeza dhe për të hapur derën e Europës. nuk ka për të pasur Europë, pa e çliruar vendin nga kjo bandë hajdutësh. Prandaj e kemi nisur sëbashku këtë betejë.
Prandaj dhe ne kemi patur dy mundësi: ose të ishim në krahët e banditëve, të atyre që vjedhin, dhunojnë, mashtrojnë, nepërkëmbin Malësinë e Madhe nga mëngjesi deri në darkë, ose të ishim në krahun tuaj. Vendimi u mor, mandatet u dogjën, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë në krahun tuaj dhe do të jemi në krahun tuaj deri në fitoren e kësaj beteje.
Lojra me lirinë e shqiptarëve, lojra me mundësinë e shqiptarëve për të krijuar mirëqënie nuk ka për të pasur më. Zgjedhje fasadë, zgjedhje lojrash që të vazhdojnë të mbajnë në pushtet kryehajdutin e Europës, Maduron e Ballkanit dhe bandën e tij, nga Malësia e Madhe deri në Sarandë, nuk ka për të pasur.

Prandaj letë vazhdojmë me kurajo betejën që kemi nisur. Historia e Europës, gjithë botës, dhe historia e vendit tonë, na tregon qartë se cili do të jetë fundi i kësaj beteje. Janë rreshtuar në një anë të gjithë shqiptarët e ndershëm që duan ndryshim. Po e përqafojnë ndryshimin edhe socialistët e zhgënjyer e të tradhëtuar nga banda e Rilindjes dhe kriminelët, hajdutët dhe mashtruesit që i ka vënë në krye.
Ejani miq!
Ejani vëllezër e motra ta përqafojmë të gjithë sëbashku këtë ndryshim të madh. Ta çlirojmë Shqipqrinë njëherë e mirë nga kjo bandë dhe të hedhim themelet e një shteti dhe një shoqërie me vlera europiane, ku vendos vota, ku ligji është i barabartë për të gjithë, dhe kur çdokush, nënë apo baba, i pasur apo i varfër, në fshat apo në qytet, i krishterë apo mysliman, toskë apo gegë, të ketë mundësinë të çajë vetëm përmes meritës dhe punës së vet. Ky është ndryshimi që kërkojmë, ky është ndryshimi që do të vijë.
Zoti e bekoftë Malësinë e Madhe!
Zoti i bekoftë malësorët!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Faleminderit!
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka nisur së fundmi një tur takimesh në të gjithë vendin. Ditën e shtunë ai ishte në Durrës, ndërsa turi do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit.
Kujtojmë se më 13 prill opozita ka paralajmëruar protestën e madhe të rradhës para kryeministrisë.
Basha është pritur rrugës nga simpatizantë dhe qytetarë të shumtë, të cilët me makina dhe flamuj kanë shoqëruar kreun e opozitës.

Ribërja e Hartës së Bashkive, jo vetëm nevojë urgjente për zgjedhje të ndershme, por edhe domosdoshmëri për demokracinë

Fatmir GUDA

E ashtuquajtura reformë territoriale e ezauroi gjithë kohën e mundshme brënda një mandati 4 vjeçar për tu provuar se sa efikase dhe në dobi të qytetarit ishte. E thënë me pak fjalë, ajo dështoi me sukses të plotë.
Nqs gjithë pseudoreformat e ndërmarra përsipër me shumë bujë nga mazhoranca e “rilindjes” synim kishin të “liçensonin” qeverinë, që të shtinte në dorë çdo institucion të pavarur që nuk e kontrrollonte më parë, ajo administrative, përveç vënies nën kontrroll të pushtetit lokal, jo vetëm që nuk bëri realitet asnjë prej qëllimeve të premtuara, por shkatëroi deri në qelizë demokracinë lokale, duke shtuar edhe më distancën midis qytetarit dhe pushtetit vendor.
Refreni i propogandës së Edi Ramës, për të justifikuar aktin që kish ndërmarrë të kryente, aspak në përmirësim të qeverisjes lokale, po për të qepur në tavolinë fitoren e bashkive, trumbetonte deri në kupë qiellit për përfitim prej kësaj pseudoreforme të një vlere rreth 80 milion eurosh, nga kursimi që gjasme do ofronte shkrirja e 385 ish-njësive vendore nëpërmjet shkurtimit të administratës së tyre, vlerë e cila thuhej me të madhe se do të destinohej për t’ju shpërndarë 61 bashkive e reja për përmirësimin e infrastrukturës së tyre dhe cilësisë së shërbimit ndaj komunitetit.
Realiteti shënoi krejt të kundërtën, pasi ish-komunat dhe bashkitë që u shkrinë vetëm ndëruan emrin duke u quajtur njësi administrative dhe numuri i të punësuarve në to jo vetëm nuk u përgjysmua, por u dyfishua, fakt ky i reflektuar dhe në dyfishimin e fondit të pagave krahasuar me vitin 2014, ku siç tregojnë dhe statistikat, konkrretisht fondi për pagat në 61 bashkitë arriti në rreth 120 milion euro. Ç’ka do të thotë dalje fjale 100% nga qëllimi i propoganduar i reformës.
Për më keq akoma, në të gjitha ish-komunat e ish-bashkitë e shndërruara në njësi administrative nuk ka më të njëjtën cilësi shërbimesh dhe përgjegjshmëri të gjenduri përballë nevojave të komunitetit.

Gjithçka fatkeqsisht është përkeqsuar. Kjo pasi në krye të tyre qëndrojnë administratorë që detyrim i ndjejnë vetëm partisë që i ka emëruar dhe jo komunitetit, sikurse ndodhte me ish-kryetarët, të cilët votoheshin nga këto komunitete dhe ndjenin presionin e ballafaqimit me votë para banorëve të tyre. Kjo natyrisht që nuk vlen për të gjitha ish-njesitë vendore, por shumica dërmuese e tyre ama ishin në efektivitet dhe operativitet shumë herë më të plotë.
Përveç kësaj reforma administrative ka mbetur gjysmake, pasi gjithçka tjetër që i përkiste edhe institucioneve të tjera vendore si Këshillat e Qarqeve apo institucioni i Prefektit kanë mbetur thjesht hallka burokratike me funksione akoma më të reduktuara, që s’i shërbejnë për gjë komunitetit, por përdoren vetëm për punësim elektoral të mazhorancës.
Ligji i ri për funksionimin e pushtetit vendor përveçse nuk u shoqërua me nxjerrjen e akteve nënligjore, që do ta bënin atë të paktën të zbatueshëm gjithashtu është diagnostikuar si me probleme të rënda në demokracinë lokale që nga transparenca, llogaridhënia apo përfshirja e komunitetit në vendimarrje.
Gjithashtu zgjerimi i kufijve territorialë, pa patur aspak parasysh traditat dhe kriteret sociale ekonomike të komuniteteve, apo largësinë nga qendra e njësisë vendore, por vetëm në funksion të përllogaritjeve bazë traditë votimi, me qëllim bërjen sa më të lehtë fitoren e tyre, ka grupuar artificialisht në 61 bashkitë e reja edhe problematika krejt të ndryshme që ekzistojnë midis zonave urbane dhe atyre rurale.
Fenomen i përsëritur i bashkive të reja, krahasuar me ish-njësitë vendore që i përkisnin ndarjes së vjetër mbetet vartësia ekonomike nga buxheti i qeverisë, duke rrëzuar kështu edhe një tjetër tezë, sipas të cilës ndarrja e re do të krijonte pavarësi ekonomike të njësive vendore me anë të fuqizimit të tyre prej avatazheve që u pretendua se do t’i jepte pseudoreforma. Jo vetëm kaq por për bashki të veçanta është rritur situata debitore në raport me likuiditetet.

Ndërkaq, edhe funksionet e deleguara nga qeverisja qëndrore drejt pushetit lokal nuk u shoqëruan me efektet e nevojshme financiare duke ua shtuar në këtë mënyrë atyr edhe më barrën ekonomike.
Dhe në tërësi si për t’i vënë kapak gjithë zallamahisë së shkaktuar prej të ashtuquajturës reformë territoriale është impakti i drejtpërdrejtë i saj në dukuritë demografike. Zonat rurale me distanca të konsiderueshme largësie nga qëndra e bashkisë vijuan me rritme katastrofale boshatisjen e tyre derisa shpopullimi në shifra të frikshme solli dhe zhdukjen e mjaft zonave të banuara kryesisht dhe fshatra me tradita banimi shumë të hershme.
Është pikërisht koha të vihet alarmi, se tanimë nuk mbetet më asgjë për të provuar.
Nuk ka asnjë dyshim se korrigjimi i hartës territoriale është një hap që do t’i bënte dëm vetëm Edi Ramës, të cilit do t’i pamundësonte fitoren në tavolinë të zgjedhjeve lokale, por ama në realitet do t’i sillte mjaft dobi demokracisë lokale, pasi do të afronte qytetarin me pushtetin vendor dhe përmirësonte cilësinë e shërbimit ndaj komunitetit. Për këtë arsye krahas reformës zgjedhore axhendë e qeverisë tranzitore duhet të jetë domosdoshmërisht gjetja e konsensusit politik edhe për ribërjen e hartës territoriale, e cila duhet theksuar që është bërë, jo vetëm në mënyrë të njëanshme, por edhe e pakonsultuar me qytetarët, që në fund të fundit rezultojnë si të prekurit e drejtpërdrejtë prej refomës në fjalë. Nevoja që kish Shqipëria për reformën administrative territoriale, për kohën që u bë ishte imediate, por nxitimi dhe anashkalimi i faktorëve politikë dhe ekstrapolitikë, që do ta bënin atë një reformë t’i rezistonte kohës, solli pikërisht gjëndjen e sotme edhe më të rënduar e më të përkeqësuar në funksionimin e qeverisjes lokale.

Revolta e studentëve: “Rama = Dështim”, Garda i shpërndan me forcë

Kryeministri Rama zhvilloi sot aktivitetin për prezantimin e Bibliotekës dixhitale në godinën Iliria në vijimsi të “Paktit për Univeristetin”, por është pritur sërisht me protesta nga studentët.
Ata kishin në duar pankarta dhe një baner të madh me shkrimin “Pakti për Universitetin’ Rama = Dështim”
Studentët të cilët e prisnin kryeministrin para godinës ku do të mbahej takimi e kanë përshëndetur me parullën “Edi gëzuar 1 Prillin”, datë e cilat celebrohet në të gjithë botën si “dita e gënjeshtrave”.
Ka qenë Garda e Republikës që është përplasur me studentët e Universitetit të Tiranës dhe nuk i ka lejuar ata të marrin pjesë në takimin që ka zhvilluar Rama me pedagogë dhe ekspertë të arsimit të lartë për të diskutuar një sërë çështjesh.
4 ditë më parë studentët zhvilluan një mbledhje për të diskutuar Paktin për Universitetin të prezantuar nga qeveria.

Sipas deklaratës së bërë publike, studentët shprehen se qeveria ka punuar me paktin por mbi 90% të kërkesave të tyre ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak.
Studentët rikonfirmojnë kërkesat e tyre kryesore:
1-Rëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë.
2-Marrjen me seriozitet të plotësimit të të gjitha kërkesave të tyre.
“Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund kauzës tonë, duke paralajmëruar protesta të tjera sa I përket këtyre pikave por edhe pikave të tjera. Ne do të kërkojmë takim urgjent me Ministren e Arsimit Besa Shahini. Shumë shpejt do të thërrasim një takim mbarëkombëtar për të diskutuar rreth situatës në Universitetet Publike”, thuhet në deklaratën e tyre. 

Rama sfidon hapur studentët: Protesta juaj ishte shpikje…
Në takimin e tij me një grup përfaqësuesish nga studentët,kreu i qeverisë Edi Rama, ka shokuar me deklaratën e tij lidhur me kërkesat e studentëve. Ai theksoi se asgjë nga pikat që kanë ngritur studentët nuk e kanë gjetur të papërgatiur, madje ai dhe qeveria i njihte mirë problematikat por sipas tij nuk ishin kthyer ende në rend të ditës.
Kjo gjë ka shkaktuar një heshtje të pazakontë në sallë, gjë e cila ka detyruar Ramën të vazhdojë ‘ delirimin’ duke u munduar të justifkojë ligjëratën e tij. Ai shtoi se në fund të fundit kjo është e bukura e demokracisë.
“Nuk ka asnjë argument lidhur me ndryshimin e Ligjit të Lartë. Janë të gjitha fantazi. Nuk ka ndodhur dhe s’mund të ndodhë që ne të këmi financuar arsimin e lartë privat. Ne kemi hapur një proces historik për ndryshimin e administratës duke i hapur rrugë të gjithë atyre që janë ekselentë. Kjo s’ka ndodhur kurrë më parë. Është një shenjë e qartë që ne i japim vlerë universiteteve duke insistuar që duhet të njësohen programet e universitetit me tregun e punës.
Ajo që u ngrit nga protesta e studentëve ishte shpikje, ishte një kërkesë e kotë! Ne nuk u surprizuam nga kërkesat tuaja por thjeshtë nuk i kishim në rendin e ditës dhe falë jush kaluan në rend dite, dhe kjo është e bukura e demokracisë sepse falë reagimeve shumë çështje kthehen në rend të ditës,” është shprehur kryeminitri ndër të tjera.

Rama: Nuk do futen në universitet ata që…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përpara studentëve dhe pedagogëve në Tiranë, deklaroi se nuk mund të ketë një masivitet kaq të madh të personave që hyjnë në universitet. Rama tha se nuk mund të shkojnë në universitet, nxënës që kanë mesataren nën 6.
“Do të ndërhyjmë në legjislacion, për të bërë ndryshime radikale. Ndër të tjera, nuk mundet që të ketë në universitet studentë me mesatare të shkollës së mesme nën 6. Universiteti nuk mund te jetë një portë e hapur për cilindo. Do të vendosen kritere të qarta pranimi në universitetet tona”, deklaroi Rama.

Denoncimi tek Berisha: “Beso i Tajvanit na detyron t’i kthejmë rrogën mbrapsht”

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një mesazh që ka mbërritur nga një qytetar dixhital.
Qytetari denoncon rastin se si kompleksi “Taivani” ku ai punon nuk respekton ligjin për rritjen e pagës, punonjësi shprehet se e ka rrogën minimale 220 ndërkohë që duhet ta kishte 260 në bazë të ligjit për rritjen e pagës minimale.
Qytetari dixhital shprehet se kompania i kalon në bankë një pagë prej 260 mijë lekësh por që i duhet t’i kthejë mbrapsht kompanisë 40 mijë lekë çdo muaj.

Mesazhi i plotë
Lexoni per veprimet e mafies se Partise e lidhur me kreun e meduzes! sb
Pershendetje dr,jam nje qytetar punoj ne kompleksinn tajvan prej shum vitesh rrogen gjithmon ne bang na e deklarojn tavanin e rroges minimale ndersa ne na detyrojm te kthejm lek pas kur marrim rrogen, persh mua ma kan deklaru rrogen 260milek ne bang kur ne tvert ekam ne dokomenta ne bordoro 220 cdo muaj kthej pas 40 mi lek ju lutem.publikojeni dhe anonim.ju lutem se do me heqin nga puna se jan ushtaret e edvin kristaq rames flm.

Zbulohet korrupsioni i Postës Shqiptare me tenderat 1 milionë dollarë, kush është politikani i madh…

Disa tendera, me vlerë totale rreth 1 milion dollarë, të zhvilluar nga Posta Shqiptare për blerje pajisjesh teknologjike, e të fituara nga e njëjta kompani, “Sinteza &Co” krijojnë dyshime të forta për abuzime në procedurat e prukurimit publik. 
“Boldnews.al” mori një denoncim, sipas të cilit kompania “Sinteza & Co” ka fituar tenderat, pasi “flet” në emër të një politikani shumë të lartë të Partisë Socialiste. Sipas këtij denoncimi, kjo kompani i mban kontaktet me zyrtarin e lartë, nëpërmjet kunatit të tij, i cili ështe me shtetësi të huaj.
“Boldnews.al” e ka emrin e politikanit dhe familjarit të tij, por ka vendosur të mos i publikojë, për faktin se nuk arriti të konfirmojë me prova të pakundërshtueshme dhe në burime alternative lidhjen e “Sinteza & Co” me këtë politikan shumë të lartë.
Gjithësesi, nisur nga denoncimi publik, “Boldnews.al” konsultoi të dhënat në Buletinin e Prokurimeve Publike për vitin 2018, në të cilin rezultuan se “Sinteza & Co” ka fituar të paktën 3 tendera në Posta Shqiptare.
Nga këto tre tendera, “Sinteza &Co” është shpallur fitues i një tenderi rreth 500 mijë dollarë edhe pse ka dhënë ofertën më të lartë, ndërsa në një tender tjetër, me thuajse të njëjtën vlerë, ka qenë konkurente e vetme.

Në 4 Korrik 2018, Posta Shqiptare e drejtuar nga zyrtari i lartë i Partisë Socialiste, Laert Duraj, shpall fituese kompaninë “Sinteza & Co” në tenderin për blerje pajisje IT (printera termik, kompjutera, printera, telefona VOIP). Vlera limit e tenderit ishte 47.5 milionë lekë të reja.
Në dokumentat e publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik, rezulton se “Sinteza” ka dhënë ofertën më të lartë-41.8 milionë lekë.
Në këtë procedurë kanë marrë pjesë edhe disa kompani të tjera, të cilat kanë dhënë ofertë më të ulët, pra me shanset më të larta për të fituar.
Një prej kompanive pjesëmarrëse ishte e gatshme që të ofronte shërbimin e kërkuar nga Posta Shqiptare e Laert Duraj për një vlerë 34.5 milionë lekë. Një tjetër konkurent ishte i gatshëm për të ofruar shërbimin për shifrën e 37.2 milionë lekë.
Por “Posta Shqiptare” ka zgjedhur të bashkëpunojë me kompaninë që kërkonte më shumë para publike për të dhënë shërbimin e kërkuar.
Në bazë të të dhënave të Buletinit të Prokurimit Publik, dy kompanitë që kanë ofruar vlera më të ulta janë skualifikuar për shkak të disa “problematikave” minore, të cilat nuk lidheshin aspak me cilësinë e mallit që ofronin.
Posta Shqiptare skualifikoi njërën prej kompanive, për faktin se kompania ndërmjetëse që sillte mallra cilësorë nga një firmë e mirënjohur botërore, nuk kishte një çertifikatë sipas standarteve që kërkonte stafi i Laert Durajt.

Kompania ndërmjetëse ishte e pajisur me çertifikatë në Greqi, një vend i Bashkimit Europian. Por, “Posta Shqiptare” nuk e pranoi dhe vendosi skualifikimin e kompanisë tenderuese. Autoriteti Kontraktor, pra Posta, nuk kishte asnjë vërejtje për cilësinë e mallit, të cilin kjo kompani e ofronte me çmim favorizues. E, megjithatë, vendosi të mos nënshkruajë kontratë me këtë kompani, duke e skualifikuar.
Njëlloj edhe me kompaninë tjetër. “Posta Shqiptare” gjithashtu e skualifikoi, jo për cilësinë e mallit, të cilën po ashtu e ofronte me çmim më të ulët se “Sinteza”. “Kleçka” u gjet sërish tek teknikalitetet.
Vetëm një muaj më pas, në 24 Gusht 2018, “Sinteza & co” fiton një tjetër tender të fuqishëm te Laert Duraj. Gjithnjë sipas Buletinit të Prokurimeve Publike, “Sinteza” shpallet fituese e tenderit për “Blerje, ndërtimin dhe konfigurim i sistemit disaster site”. Vlera e tenderit ishte 500 mijë dollarë dhe “Sinteza” ishte e vetmja kompani pjesëmarrëse.
Është e çuditshme që kompani të tjera serioze, me aktivitet të zgjeruar në shërbimin e tenderuar, vendosën të mos marrin pjesë në këtë tender me vlerë të konsiderueshme. Burime nga “Posta Shqiptare” deklarojnë se mos-paraqitja e kompanive të tjera mund të lidhet me “eksperiencën e hidhur” të tenderit të kaluar.
Para këtyre dy rasteve, “Sinteza &co” ishte shpallur fituese edhe në një tender tjetër, të zhvilluar nga “Posta Shqiptare” në Qershor 2018, ku vlera ishte 1.8 milionë lekë të reja.
/Boldnews.al/