25.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Batërdi me legalizimet në bregdet, ja skandalet e Lames me fondet dhe tenderat

Skandalet e ALUIZNI-t nuk kanë të sosur. Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kryera nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi për rregullimin e procesit të legalizimeve dhe zgjidhjen e hallit të qytetarëve pa i vërdallisur.
Auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk i ka shpëtuar as ALUIZNI i Sarandës, i cili, ashtu si zyrat e tjera rajonale, ka shkelje të shumta ligjore dhe ka bërë batërdi me legalizimet. Një ndër shkeljet që mund të përmendim është abuzimi me fondin limit në tendera. Sipas raportit të KLSH, ALUIZNI Sarandë nuk ka përllogaritur fondin limit për rastet kur ka pasur blerje me vlera të vogla. Po ashtu, ka patur edhe nga ato raste kur fondi limit është llogaritur pa u bërë testimi i tregut. 

“Drejtoria e ALUIZNIT Sarandë, nuk ka hartuar plan vjetor dhe nuk ka bёrё përllogaritje të fondit limit në asnjë prej 12 procedurave pёr blerjet me vlera tё vogla gjatë periudhës 2016- 30.06.2017. Fondi i prokuruar i referohet buxhetit të miratuar të institucionit. Në disa raste testimi i tregut është bërë pasi është përcaktuar fondi limit për objektin që do të prokurohet, duke mos bërë përllogaritjet e tij, veprim në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” kreu II, neni 9, pika 1, dhe udhëzimit nr. 3, datë 27.01.2015 “Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël””, thuhet në raport.
Po ashtu, KLSH, ka konstatuar se në Drejtorinë e ALUIZNIT Sarandë nuk është ngritur komision për kolaudimin dhe marrjen e mallrave, punimeve dhe shërbimeve në dorëzim. “Në të gjitha procedurat mungon procesverbali i marrjes në dorëzim të mallrave ose kryerjes së shërbimit, veprime në kundërshtim me pika 42, 43, 52 dhe 60, të Udhëzimit nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik””, shtohet më tej në audit.

Batërdi me legalizimet në bregdet
ALUIZNI i Sarandës nuk ka mundur të shmangë as shkeljet me lejet e legalizimit të dhëna në bregdet. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vënë re sesi në 9 raste kjo zyrë rajonale ka legalizuar objekte pa respektuar distancën ligjore nga brigjet detare.
“Në 9 raste rezultoi se janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, ku sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së detit me pak se 100 metrash veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006, të ndryshuar, ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, i ndryshuar, nenin 4, pika 8 a dhe b, VKM nr. 280, datë 01.04.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje” , pika 4”, theksohet dokumentin e KLSH.
Midis skandaleve nuk mungojnë as legalizimet e objekteve në zona arkeologjike, në parqe apo në zona të mbrojtura. Për këto shkelje KLSH ka kërkuar që ALUIZNI i Sarandës të marrë masa që me plane konkrete të shqyrtojë kërkesat për të zbatuar afatet ligjore për shqyrtimin e praktikave të legalizimit me qëllim rritjen e transparencën publike dhe respektimin e ligjeve. /Agjencia e Lajmeve Sot/

 

“Jepi paguaj…” dalin e përgjimet e para të Ramës nga manipulimi i votave në Dibër

Nga Basir Çollaku

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë është pjesë e dosjes së krimit elektoral në zgjedhjet e bashkisë në Dibër në vitin 2016. Përgjimet kanë nëpër CD telefonatën e shefit të qeverisë. Kryeministri ditën e zgjedhjeve me 11 shtator 2016, ka marrë në telefon në orarin e mbylljes së kutive të votimit. Ai i ka telefonuar shefit të shtabit socialist të fushatës në Peshkopi. Pas përshëndetjeve biseda është thuajse njëkalimshe…

Rama ka thënë: Alo… a u realizuan të gjitha objektivat ashtu siç e kishim lënë, siç kishim rënë dakord?
Vartësi politik administrativ dhe elektoral i është përgjigjur Kryeministrit:

Po, po shef, gjithçka është ok, ashtu siç kishim rënë dakord, janë realizuar të gjitha…
Biseda është zhvilluar nga Edi Rama, ditën e zgjedhjeve sapo është lajmëruar mbyllja e kutive të votimit. Duket se kreu i ekzekutivit ka qenë i bindur se marifeti i tij ka funksionuar në shifra duke prodhuar një diferencë përtej çdo parashikimi me 4 mijë vota.

Me sa nënkuptohet Edi Rama ka qenë njëherësh regjisori i skemës së blerjes masive të votave dhe e ka ditur me së miri se çfarë ekzekutimi elektoral do të ndodhte në Peshkopi pas largimit të Shukriut.

Aksioni intensiv i ekipit të tjetërsimit të votës nëpërmjet blerjeve, shantazheve, presioneve, e mënyrave të tjera të paligjshme, ka nisur nga e premtja deri të dielën në mbyllje të orarit zyrtar. Gjithashtu në dosje janë edhe përgjimet ku kapen në biseda të ngjashme dhe më rëndë Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë në Tiranë dhe në Peshkopi.

CD-të e shumta të përgjimit kanë bisedat e ekipit të blerjes se votave masivisht. Janë të përfshirë në këta fashikuj hetimorë të gjithë drejtuesit e administratës lokale dhe qëndrore në Dibër e Tiranë aso kohe, të arsimit, shëndetësisë, tatimeve, doganave, policisë.

Ymer Lala më pak, por të angazhuar në këtë operacion elektoral dalin me së tepërmi vëllai i tij dhe e bija deputete. Nuk ka mjaftuar kjo. Njerëzit që ishin identifikuar si votues të djathtë janë kanosur me heqje nga puna për vete dhe familjarë të tyre.

Ka raste kur edhe për prindër që kanë fëmijët në punë në Tiranë, merren masa shtrënguese deri na largim nga puna për të ndërruar mendjen për votën në favor të kandidatit socialist Muharrem Rama. Një tjetër element i përdorur që ka rezultuar të bjerë në episodet e hetimit ka të bëjë dhe me parcelat e hashashit.

Presioni që ushtrohej mbi pronarë të mundshëm parcelash, të cilëve u caktohej kujdestari për lagje të caktuara, dhe për shifra votash në favor të pushtetit. Blerjet ishin masive… Ka shumë copëza përgjimesh ku thuhet:

… Dëgjo kemi edhe kaq votues të tjerë këtu që mund t’i kemi… si t’ia bëjmë… jepi (paguaj)… vinte përgjigja nga qendra elektorale e blerjes… Dosja 184 është dosja etalon e krimit elektoral në të cilën është e përfshirë mazhoranca . Ky ishte eksperimenti kanibal në zgjedhjet lokale i transferuar në ato parlamentare një vit më vonë.

Këto përgjime dhe shumë të tjera CD gjenden prej 3 vitesh në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda. Por me sa duket mbi të ka pasur ashtu si edhe sot trysni për ta dështuar dhe shkërmoqur hetimin. Hetim që ka provuar pretendimin e akuzës dhe gjendet ende nëpër sirtarë prokurorie duke pritur vettingun ta mbyllë. Asnjë ministër dhe asnjë drejtor nga shumë të tille nuk janë marrë të pandehur.

Asnjëherë nuk është bërë përpjekje të thirret kryeministri Edi Rama dhe të dëshmojë në Prokurori se cilat ishin të gjitha objektivat e realizuara në orën e darkës së mbylljes së votimit?! Rezultati paska qenë i dalë përpara se të certifikonte KQZ edhe formalisht. Ky veprim kriminal ende nuk ka marrë orë hetimore për të shndërruar persona nën hetim dhe të pandehur dhjetëra zyrtarë të lartë mes tyre edhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Deri atëherë dosja 184 e cila ka ndërruar së paku katër prokurorë do të udhëtojë deri në duart e prokurorit që do të premtojë se e mbylli sipas oreksit qeveritar…

Por… Por… Deri atëherë duhet të bëjnë kujdes hetues, prokurorë dhe opgj, se në sistem gjithnjë çdo prirje e pakujdesshme për hatër të shefit, gjithnjë lë gjurmë në sistemin procedural…
Siç thotë Dan Broën… rojet dikush i ruan …

Ish-Prokurorja e krimeve mizore në diktaturë, në krye të Komitetit të Helsinkit, mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut!

Vjollca Meçe ish-prokure në kohën e monizmit me një të kaluar kriminale në vendimet ndaj ish-pronarëve dhe ish të përndjekurve politikë sot drejton Komitetin shqiptar të Helsinkit. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Komiteti shqiptar i Helsinkit duhet të ishte një ndër organizmqat kryesorë në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut.

Në fakt kjo që ndodh në Shqipëri nuk nodh askund në botë me këtë emër. Duhet të kujtojmë se Komiteti i Helsinkit është një organizatë ndërkombëtare që ka degën e saj në Shqipëri. Fatrkeqësisht kjo organizatë në Tiranë ka rënë në duart e kriminelëve të komunizmit sikurse është rasti i Vjollca Meçe.

Krimet esja janë monstruoze sipas denoncimit të bërë nga Barije Karabollaj. Ish-prokurorja e diktaturës që sot drejton Komitetin e Helsinkit jo vetëm që dënonte familje se kishin qenë më parë “kulakë”, por mizoria e saj shkonte deri atje sa i merrte edhe foshnjat këtyre familjeve dhe nuk lejonte që ti ktheheshin.

Denoncuesja e Meçes në moshe fare burgoset por ajo me e tmerrshmeja qe i marrin foshnjen per mos tja kthyer me kurrë …
Zemra e Nene Barijes nuk resht se qari ndqrsa shikon ish Prokuroren qe është bërë Kryetare e Komitetit shqiptare të Helsinkit …

Shkrimi i Barije Karabollaj marrë nga profili i saj në Facebook..

Shkruaj me mall e deshire per ju miqte e mi. Shkruaj per halle e derte. Per jeten me pak gezime, por qe jane te paharruar ne mendjen time. Sot do t’ju tregoj nje sekret ? Kur kam qene e vogel isha nje shejtan i vertete.

Keshtu me quanin atje ne fshat, kur me pyesnin per dicka. Njehere more miq me thirren ne keshill. Nje burre maskara Tare Hoxha e quanin. Pa me thuaj moj kulake vogel, cfare di ti per partine. Une pa e ditur dhe kuptuar nje bombe i lash ne duar.
Me krenari e trimeri ju pergjigja ketij burri faqezi.
Po i thashe: partia jone e lavdishme me ka hedhur me nje dore dhe me priti me dy duar.Shiko, shiko bija e kriminelit duket qe eshte rraca e Muharremit. Seit Hoxha nje burre i rralle, mbylle ate goje more Tar eshte bija e nje zonje qe shoqe nuk ka ne fshat.

Tar Hoxha legen materniteti me shikoj me inat. Tundi gishtin dhe me tha mos ke merak, se nje dite do te shkosh tek yt atë.
Ika duke qeshur e gezuar, se ky legen mbeti i shokuar. Vitet kaluan per kete legen materniteti, shume historira kam degjuar.

Me kujtohet nje deshmitar emrin nuk e di si ja thane. Thuaj more djale cfare di ? Çfare te them une i shkreti Tar Hoxha me pagoj me 20 lek. Mire i tha gjykatesi e dime qe ti vodhi, po ti kishe 120 e pranon qe ti vodhi e pandehura.

Djali shkret nuk foli Tar Hoxhen shikoj. Vjollca Mece gjykatese e dalluar ishte mike e familjes Karabollaj. Pa menduar asnje minute shpejte vendimin zbatuan. Cohu ne kembe e pandehur ne emer te popullit 8 muaj burg 5 vjet internuar.

Sa e lumtur dhe e gezuar me ne fund u mbyll ky gjyq i korruptuar. Vitet kalojne edhe shkojne, ne nje gazete une lexoj.
Vjollca Mece e persekutuar gjyshin i kishin pushkatuar dhe demokracia me titullin me te larte e kishin nderuar Kryetare ne Gjykate te Larte kishte perfunduar. E shikoni more miq se kush jane kelyshat e Shqiperise.

Barije Karabollaj

Ndërtimet në rërë, Malltezi sfidon Ramën: Ja tek i ke Gjushin, Roshin, Dajën dhe Cikalleshin, çoji në burg …

Koordinatori për Mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin Rama, për ndërtimet e shumta që ai ka bërë vend e pa vend.
“Prestigjatoret e Edit”, i quan Malltezi ndërtimet pa leje të cilat na i sjell me disa foto, ndër të cilat janë edhe ato “Made in Gjushi”.

Postimi i plotë
Prestigjatorët e Edit
Meqë Edin e kemi “ambjentalist me raste” dhe dje ish merakosur për ndertime në rërë, po ia lehtësojmë punën: 3 fotot e para tregojnë ndertime “Made in Gjushi” – e para pallati 9-katësh PA LEJE i Gjushit tek shkëmbi Kavajës, dhe dy të tjerat ndërtime mu në rërë tek Iliria dhe tek Teuta; 2 fotot e tjera me ekskavator në rerë tregojnë ndertimet në rërë nga elvis roshi dhe gent daja në Qerret që vjehrri i këtij të fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rërë në tokë bujqësore dhe më pas në truall. Na gjej një prestigjator kaq të zotin po munde kudo në botë! Tani nëse e ke seriozisht luftën ndaj ndërtimeve në rërë ja tek i ke gjushin, roshin me 4 emra, dajën dhe cikalleshin dhe çoji në burg si kriminelë mjedisi. E bën dot?

Rama pritet me revoltë nga studentët, gati protesta…

Ditën e sotme kreu i qeverisë Rama ka zhvilluar një tjetër takim me studentët e Universitetit të Tiranës. Ai ka organizuar një takim me përfaqësues të studentetëve tek Godina “Iliria”, por edhe këtë herë është pritur me brohorima dhe kundërshtime.

Një numër i madh studentësh, kan protestuar përpara ambjenteve ku po zhvillohet takimi i kreut të qeverisë me një grup prej tyre, duke i rikujtuar Ramës se Pakti për Univesritetin nuk është kryer në asnjë moment nga ana e qeverisë.

Ata e pritën kryeministrin me pankartat duke i uruar 1 Prillin, si për t’i kujtuar se e gjtiha ishte një gënjeshtër e madhe që askush nga studentët nuk e kanë ‘ngrënë dot’. Studentët kanë shpalosur një baner të madh: ‘Pakti për Universitetin’, Rama = Dështim. Garda e Republikës është përplasur me studentët e Universitetit të Tiranës dhe nuk i ka lejuar të marrin pjesë në aktivitet.

Nga ana e tij Rama nuk ka bërë asnjë reagim duke lënë të kuptojë që qeveria nuk ka ndër mend të marrë parasysh asnjë nga kërkesat e paraqitura nga studentët.

3 “veprat penale”, Veliaj rrezikon deri 15 vjet burg!

Ndërsa situata politike në vend është përfshirë në kaos total politik dhe nën rrezikun e një konflikti civil, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, po krijon edhe më shumë ndasi me parimin: “ne të mirët” dhe qytetarët opozitarë “negativët”. Por kjo platformë më shumë se e tij është nën taktikën e kryeministrit Edi Rama.
Vetë Lali Eri ka krijuar postin e “kryeministrit” të Tiranës dhe në mandatin e dytë po zotohet se nuk do lerë hapësirë të mbetur pa ngritur kulla dhe komplekse shërbimi.

Gjithnjë ndërtuesit do të jenë pesë oligarkët më të mëdhenj të vendit dhe nën rrezikun e hapur të pastrimit të parave të drogës, pas çdo objekti që lartësohet e shtrihet dhunshëm në kryeqytet.

Kryebashkiaku kryeqytetas, në rreth dy orë “shpalosje të programit” të tij për katër vitet e ardhëshme, para drejtuesit të emisionit “Opinion”, konfirmoi se do të vijojë ndërtimi i kullave në kryeqytet, do shembë përfundimisht Teatrin Kombëtar dhe do e kthejë zonën afër Liqenit Artificial në një kompleks të madh betoni me kulla shumëkatëshe.

Ndryshe nga fushata e vitit 2015, që premtoi se Tiranën nuk do e betonizonte, madje mund të vendoste moratorium për ndërtimet, që në fund doli një mashtrim i madh, këtë mandat Lali Eri e pranon hapur se edhe sipas vizionit të Ramës, ai do ndërtojë Tiranën në lartësi. Kulla, kulla, kulla dhe pallate shumëkatëshe.

Po ku do ngrihen ato? Mbi të gjitha përfshirja e parave të drogës në ndërtimin e Tiranës mbetet krimi më i madh që sot shihet si zhvillim nga sytë e Rilindjes, por e nesërmja do jetë shkatërrimi i jetës së çdo qytetari, që do detyrohet të punojë për trafikantë që fshihen si ndërtues.

Me veprimet dhe mosveprimet e tij, nëse drejtësia do ishte “e drejtë”, Lali rrezikon të dënohej me 15 vjet burgim, për akuzat: “Pastrim të produkteve të veprave penale, shpërdorim detyre, falsifikim të dokumentave dhe ndikim i paligjshëm të funksionarëve publik”.

1-Veliaj në mbështetje të trafikantëve që pastrojnë paratë në ndërtim
“Nuk rri me lacë, të burgosur apo ordinerë”. Kështu deklaroi Veliaj në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Lali Eri pranoi një të vërtetë. Ai nuk rri me trafikantë ordinerë, as me gjobaxhi të vegjël, statura e tij kërkon tjerë personazhe, pikërisht ata që sot njihen si biznesmenë janë enturazhi i tij, ndonëse e shkuara e tyre mbetet e errët në trafikun e drogës apo prostitucionit. Veliaj jeton mes grupit të oligarkëve, që nuk janë “laca të dhunshëm”, por biznesmenë që të ngrohin xhepin. Veliaj nuk rri me të fortë! Po, është e vërtetë, ai vlerëson këdo trafikant të “amnistuar”, që sot njihet si pronar ndërtimi.

I tillë është edhe Edmond Bego, një ish-i dënuar për trafik droge që me shumë lehtësi, Veliaj ia dha lejen e ndërtimit në zonën e Unazës së Re. Për më tepër, duke devijuar rrjedhën e Lumit Lanë dhe vendosur në projekt shkatërrimi mbi 200 banesa, vetëm me arsyen madhore që Bego të ndërtojë një komples të madh pallatesh, që shkon në rreth 60 milionë euro investim. Lali Eri nuk ka nevojë të rendë pas Niçeve dhe personazheve aktiv të botës së krimit, si kolegu i tij Vangjush Dako.

Por ndërsa Veliaj u pyet nëse ekziston rreziku që nëpërmjet lejeve të shumta të ndërtimit që po jepen në Tiranë të pastrohen paratë e drogës, ai ka një përgjigje epike, prej një mashtruesi patologjik. Ndonëse kreu disa lëvizje të çuditshme para përgjigjes, u shpreh se ai bashkëpunon ngushtë me prokurorinë dhe drejtorinë e pastrimit të parave për të verifikuar bilancet e kompanive fituese të ndërtimit. Megjithatë, pranoi se dikush e merr lejen dhe me pas ai ja jep me nënkontraktim një tjetër kompanie.

Pastrimi i parave të drogës është kthyer në standard nga Lali Eri, ndonëse kapet nga disa kleçka ligjore, të cilat e lejojnë një kompani që të nënkontraktojë një tjetër. Për të “kamufluar” të vertetën, ai lejet për ndërtimin e pallateve, apo kullave ua jep kompanive me “emër”, por këta të fundit, pasi marrin lejen zhvillimore për kryerjen e punimeve, nënkontraktojnë një tjetër kompani, pikërisht pas saj dyshohet se po pastrohen paratë e dyshimta të drogës, një shqetësim i ngritur nga opozita prej të paktën tre vitesh.

Nuk është rastësi që nga 2016 dhe në vijim, të gjithë kompanitë “nënkontraktore” të objekteve të madha që ndërtohen në Tiranë, janë krijuar në dy vitet e fundit dhe për më shumë nga persona krejtësisht të panjohur si pjesë e biznesit. Oligarkët e qeveritarët janë bërë njësh me “lacat e drogës”, që sot po kthehen në biznesmenë. Kjo metodë e ndjekur ka vend për akuzën: “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

2-Shembja e Teatrit Kombëtar
“Do prishet Teatri Kombëtar dhe do hapet gara për kompaninë fituese”-tha Erion Veliaj për planin e ri 4-vjeçar. Numri një i bashkisë së kryeqytetit dha një lajm të vërtetë kur shprehet se do shembet Teatri Kombëtar, por mashtron qartësisht kur argumenton se për ndërtimin e teatrit të ri dhe të shtatë kullave pranë, do hapet garë e “ndershme” për çdo kompani ndërtimi që do të japë ofertën më të mirë.

Ajo tashmë është paracaktuar, Edi Rama dhe Erion Veliaj ia kanë premtuar kompanisë “Fusha.sh.p.k” ngritjen e kullave shumëkatëshe, në një nga zonat historike të qytetit të Tiranës, fare pranë bllokut të ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Në këtë rast, ka elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave, pasi ka tjetërsuar pronën publike, duke ia ofruar një privati në kundërshtim me ligjin.

3-Miqësia me ish-kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha
“Po e kam takuar vetëm një herë, pasi më kërkonte për çështjen e celebrimit në martesën e djalit. Nuk ka asnjë lidhje hetimi i prokurorisë me këtë takim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë”. Kështu deklaroi Lali Eri, që edhe në këta rast ndonëse u kapërdi dy tre herë nga sikleti i një pyetje që erdhi nga qytetarët, megjithatë qe në gjendje të jepte mashtrimin aty në moment.

Kryebashkiaku u shpreh se e ka takuar për celebrimin e djalit të kryeprokurorit kryeqytetas, por ndërsa Lali Eri shijonte dasmën e madhe, familja e Ardit Gjoklajt ende ishte me lot ndër faqe, për humbjen e jetës në mënyrën më tragjike në Landfillin e Sharrës. Ai ishte vetëm 17 vjeç dhe u gjet i copëtuar nga fadromat që grumbullonin mbetjet e kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës ishte institucioni që kishte detyrimin ligjor të kontrollonte kushtet e punës, sigurimin e punonjësve, apo verifikimin e kompanisë nëse e kishte zbatuar oase jo kontratën. U desh vdekja e 17-vjeçarit për të zbuluar se në Sharrë, “mafia e plehrave”, kishte punësuar minorenë, i paguante 250 mijë lekë të vjetra në muaj, punonin nën rrezikun e sëmundjeve infektive dhe pa asnjë kusht teknik.

Pavarësisht shkeljeve që shkonin drejtëpërdrejtë në zyrën e Veliajt, ai mundi ta mbyllë çështjen, dyshohet nëpërmjet mikut të tij Petrit Fusha, kryeprokuror i Tiranës. Dhe si “rastësisht” kompania “Fusha sh.p.k” që është në pronësi të të afërmve të ish-kryeprokurorit kryeqytetas, fiton qindra tendera të punëve të bashkisë, e mbi të gjitha i jepet leja për shtatë kulla në afërsi të Tetarit Kombëtar.

Çdo prokuror (kuptohet me pak fije ndërshmërie), këtë rast do e hetonte për akuzën: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Të gjitha akuzat bashkë, edhe me masa lehtësuese, do kapnin 15 vite dënim…, që do ishte rruga e fundit me bicikletë, në aksin Bashki-Burgu 313.
/Boldnews.al

Të mërkurën, protestë e fuqishme tek Parlamenti

Kuvendi ndryshon datën e seancës plenare, duke e zhvendosur te merkuren seancen nga dita e enjte kur mbahet zakonisht.
Opozita mobilizohet menjehere. Burime nga PD bëjnë me dije se protesta e rradhës përpara Parlamentit do të zhvillohet të mërkurën, datë 3 Prill, ora 9.30.
Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar dhe ka vendosur që të bëjë një seancë parlamenti ditën e mërkurë, në orën 10;00, dhe jo të enjteve siç ndodh zakonisht.
Burime bëjnë me dije se PS ka kërkuar zgjatje te afatit për komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Ikën Gjylameti, në krye të komisionit të Reformës Zgjedhore propozohet Damian Gjiknuri.
PS do të thërrasë deputetët e rinj të opozitës të zënë vendet bosh të opozitës në komision.

Kryebashkiakja-Lleshit: Në Shkodër nuk pranohet shprehja “po hanë kokat e veta”…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Shkodër për të prezantuar prefektin e ri të këtij qyteti Valdrin Pjetri.

Mirëpo ky prezantim i bërë sot, ka sjellë dhe një përballje të ministrit me kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila ka ngritur alarmin për gjendjen e krimit në Shkodër, ku vetëm në 8 muaj ka pasur 11 viktima në atentate, të tipit mafioz, dhe në përballje mes bandave.

Në një moment që Ademi po diskutonte me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu, ku i fundit është larguar në mënyrë demonstrative nga takimi, ndërkohë që kryebashkiakia nuk e ka fshehur zhgënjimin për këtë gjest. Ndërkohë, Veliu u shpreh se ai nuk ishte politikan, dhe refuzonte që të bënte një debat të tillë.

Ademi iu drejtua ministrit Lleshaj: Situata problem në Vlorë, Elbasan dhe kudo, por në Shkodër nuk pranohet shprehja të hanë kokat e veta. Ka rënie të turizmit mbyllje të biznesit dhe largim masiv të qytetarëve. Jam gati të bashkëpunoj pasi as policia se ben dot e vetme, ngjarjet mund të parandalohen. Unë flas me zemër dhe ofroj të gjithë bashkëpunimin tim ndaj Policisë së Shtetit, pasi mendoj se krimi nuk mund të luftohet vetëm.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës reagon ndaj Ramës!

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja i ka kthyer përgjigje akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një vizite në Golem u shpreh se, janë lejuar ndërtime edhe në rërë.
Por sipas Sakjas, e vërteta e sulmit politik të Ramës është se, ne 2 vjet që Sakja qeveris Kavajës, është shkatërruar monopoli Rilindjes në fushën e ndërtimit.

Ai shton gjithashtu se, kryeministri ka frikë edhe nga protestat që po zhvillohen në çdo qytet të Shqipërisë.

Reagimi i kryebashkiakut të Kavajës, Isa Sakja
“Sot, Kryeministri Rama perdori nje vizite inkonjito ne Golem, duke hedhur fjale ne tym, sic e ka ne stilin e tij te konsumuar retorik, per te nxitur nje sulm politik ndaj meje. Zoti Rama, Qe ndertimi eshte nje valvule shkarkuese per punesim, kete duhet ta dish! Nen drejtimin e demokrateve, ne Bashkine e Kavajes eshte shembur monopoli i ndertimit 6-vjecar te klanit rilindas; kjo eshte e verteta. Kjo e ka shqetesuar kliken e rilindasve ne qytet, e cila uzurpoi edhe reren, edhe zhavorrin, edhe mistrite e muratoreve punetore ne Kavaje per t’ia dhene te gjitha vetem nje firme. Kjo nuk ndodh me!

Çdo propagande me prapavije te theksuar politike, retorike boshe, pa asnje argument nuk mund ta zhbeje kete te vertete. Nga shkolla e mesme e Golemit, ne shoqeri te Kryetarit te Bashkise se Durresit, (shpresoj qe zoti KM te mos e keni marre vesh vetem sot qe Golemi eshte pjese e Bashkise Kavaje), pa asnje kavajas me vete, deklarove se do te ndryshosh njje sistem te tere administrimi, sepse Bashkia Kavaje, qe e drejtojme prej vetem 2 vjetesh, nuk paska ndertuar nje konvikt qe kerkon nje investim miliona euro. Mbasi ndritet Durresin sot z. Rama dhe z. Dako ju leshuat Kavajes.

Ne fakt, nuk ka ironi me te madhe se permendja e fjales “prokurori” dhe “pallate ne rere ” ne prani te Vangjush Dakos. Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri ” rilindja” juaj në Kavajë dhe Golem po ben tamam ato që ju nuk i bete dot. Ajo qe sot ne po bejme eshte nje park 88 000 metra katrore e një kopesht femijesh ne mes, aty ku njerezit e tu e kishin shndrruar ne nje depozite plehrash. Po bejme lulishte dhe parqe ne zonat administrative, ku ju nuk shkelet kurre! Zoti Rama duhet ta dish, se ne kushtet kur nuk investon asnje qindarke ne nje bashki vetem per arsye politike, nuk mund te pretendohen investime disa miliona euro ne nje konvikt. Eshte nonsens!

Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformen e sulmit kunder meje, ate te ‘45-es: kundershtar politik= ne litar! E di, kete sulm e ben se ke frike nga protestat! Ke frike nga Kavaja, djemte e vajzat, burrat e grate e saj qe jane ne balle te protestave per rrezimin tend. Po te kishe me vete djem socialiste nga Kavaja, do te thoshin se une nuk jam frikacak Perkundrazi! Aty, poshte zyres tende, perballe parlamentit do te na kesh, derisa te kuptosh se ora jote mbaroi. Sa per prokurorine, ti dhe kushdo tjeter e ka deren e Bashkise Kavaje te hapur!”

“Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë”, do të shprehej ndër të tjera sot Rama.

Raportuesja gjermane nxin Ramën dhe mbështet protestat popullore: Ka pakënaqësi

“Sigurisht, është një situatë e vështirë, sepse zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2021. Kjo nuk do të thotë që Parlamenti ose Presidenti të mos hapin rrugën për të krijuar kushtet e duhura për të vazhduar rrugën e reformave. Sepse unë mendoj se reformat kanë ngecur në vend për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi. Dhe kjo nuk e ndihmon situatën”.

Cilat janë programet e dy partive kryesore gjermane për zgjerimin e BE? Në intervistë me DW, Katrin Staffler, raportuese për Shqipërinë në Bundestag thotë se parimisht e shohim Shqipërinë në BE, nëse i plotëson kushtet.

Dy partitë e mëdha gjermane kanë bërë të njohur programet e tyre zgjedhore. Sa i përket Ballkanit Perëndimor që të dyja partitë janë të mendimit se ai e ka vendin në BE, kur t’i ketë plotësuar kushtet e duhura. Por ato kanë qëndrime të ndryshme, sa i përket shpejtësisë së integrimit:
Socialdemokratët, të cilët kanë zgjedhur si kandidatë kryesorë ministren aktuale të drejtësisë, Katarina Barley, dhe deputetin e Parlamentit Europian, Udo Bullmann, mendojnë se zgjerimi është një hap i nevojshëm për të ruajtur paqen, qendrueshmërinë dhe bashkëpunimin në rajon. Ata thonë se reformimi i brendshëm i Bashkimit Evropian, pra, konsolidimi, duhet të ndodhë paralelisht me zgjerimin. Dhe sa i përket Ballkanit Perëndimor konkretisht, ata vënë theksin te shteti i së drejtës dhe zhvillimi i demokracisë. 

Konsolidimi para zgjerimit
Konservatorët, pra CDU/CSU, që si kandidat kryesor kanë kristiansocialin, Manfred Weber, e kanë formuluar pak më ndryshe paragrafin e zgjerimit: aty thuhet se thellimi vjen para zgjerimit, prandaj për pesëvjeçarin e ardhshëm dera e BE-së do të duhet të jetë e mbyllur për vende të reja. Ballkani Perëndimor shihet me perspektivë të qartë në BE, ndryshe nga Turqia, me të cilën konservatorët duan të lidhin vetëm një partneritet strategjik.

Konservatorët kërkojnë edhe rezultate më pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtu nuk do të bëjmë lëshime, thuhet në programin e tyre. Pra, anëtarësimi sipas tyre duhet të jetë i merituar, e jo thjesht si argument për të ruajtur paqen. 

Katrin Staffler, CSU, raportuesja e re për Shqiprinë

Një nga personat që do ta shoqërojë afrimin e Shqipërisë në BE këtej e tutje do të jetë Katrin Staffler, deputete e CSU-së. e cila prej fillimvitit është raportuesja e re e CDU/CSU-së në Komisionin e BE-së së Bundestagut. Politikania kristiansociale (CSU) e mori këtë post në dorëzim nga Thorten Frei (CDU), i cili pas kongresit të CDU-së në dhjetor të vitit të shkuar, u bë nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU. Ky është grupi më i madh parlamentar në Bundestag. Staffler do ta bëjë vizitën e saj në Shqipëri në gjashtëmujorin e ardhshëm. Në intervistë me DW-në, ajo thotë se Gjermania nuk duhet të ndërhyjë në politikën e brendshme të Shqipërisë, çdo dialog duhet të kalojë nga BE. *)

DW: Shqipëria është në protestë. Si i shikoni ju këto protesta?

Staffler: Fillimisht duhet thënë se qytetarët janë të pakënaqur dhe këtë e artikulojmë me anë të protestave. Ky është kuptimi që ka demokracia.

DW: Por protestuesit duan të rrëzojnë qeverinë. Partitë opozitare kanë dorëzuar mandatet, pra nuk kemi të bëjmë me një protestë të thjeshtë. Presidenti tha javën e kaluar se ishte i gatshëm të vetësakrifikohej.
Staffler: Sigurisht, është një situatë e vështirë, sepse zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2021. Kjo nuk do të thotë që Parlamenti ose Presidenti të mos hapin rrugën për të krijuar kushtet e duhura për të vazhduar rrugën e reformave. Sepse unë mendoj se reformat kanë ngecur në vend për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi. Dhe kjo nuk e ndihmon situatën.

DW: Qeveria gjermane deri tani ka qenë zyrtarisht në krahun e kryeministrit Rama dhe kundër dorëzimit të mandateve. Edhe kolegu juaj nga CSU, Florian Hahn, është shprehur ngjashëm, pa mirëkuptim për djegien e mandateve. Shumë qytetarë shqiptarë e ndjejnë veten të pakuptuar nga ndërkombëtarët dhe mënyra si e shohin këta krizën aktuale në Shqipëri. Cili është opinioni juaj?

Staffler: Mendoj se qeveria gjermane nuk ka pse të ndërhyjë në konflikt si e tillë. Ne jemi të përfshirë në BE dhe mendoj se çdo dialog duhet bërë në radhë të parë nëpërmjet Bashkimit Evropian.

DW: Por pikërisht partia juaj ka qenë ajo që, pavarësisht qendrimit të BE-së ka përpiluar dy herë (në vitin 2016 dhe 2018) kushte shtesë, enkas për Shqipërinë.
Staffler: Ne fillimisht duhet të presim raportin e ri të Komisionit të BE-së për Shqipërinë, para se të bëjmë deklarata të parakohshsme. Natyrisht, e shohim me vëmendje situatën në vend dhe e marrim me mend se në cilin drejtim do të shkojë raporti. Por vendimet do t’i marrim pas raportit.

DW: Vitin e kaluar Shqipëria e mori një si gati premtim për çeljen e negociatave. Mendoni se për shkak të krizës Shqipëria ka shënuar një hap prapa në krahasim me vitin e kaluar?

Staffler: Ju thatë që ishte pothuaj një premtim. Unë besoj se kjo nuk duhet parë kështu. Ne duhet ta dimë se përse është fjala. BE-ja nuk është vetëm një treg i përbashkët ose një hapësirë e përbashkët ekonomike. Në radhë të parë ajo është një bashkësi vlerash bazë. Këto janë: shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, disa të drejta themelore që ua garantojmë njerëzve. Dhe unë mendoj se për sa kohë që nuk shohim përparime në këto drejtime, bëjmë mirë të mos flasim për afate kohore, të mos bëjmë asnjë premtim, por të shohim se cilat janë pikat që duhen përmbushur.
DW: Po a nuk ishte kështu vitin e kaluar? Komisioni tha se janë plotësuar kushtet, le të hapim negociatat.
Staffler: Po, por njëkohësisht, tha se ka edhe shumë gjëra të tjera që duhen rregulluar.
DW: Për shembull?
Reforma e drejtësisë është një pikë shumë e rëndësishme. Vërtet që vetingu ka shënuar një hap përpara, por duhet pritur derisa të përmbyllen të gjitha verifikimet. Sepse vendet vakante duhen zënë me personel. Unë shpresoj që aty të punësohen njerëz kompetentë.
DW: Çfarë do t’i këshillonit qeverisë shqiptare për të dalë nga kriza?
Staffler: Unë nuk besoj se jemi në atë gjendje sa t’i themi qeverisë shqiptare se çfarë duhet të bëjë. Ajo çfarë mund të bëjmë ne është që t’i themi qeverisë shqiptare se çfarë duhet të bëjë për të nisur negociatat me BE-në. Dhe kur ato pika të jenë përmbushur, atëherë mund të vazhdojmë më tej.

DW: Jemi në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Çfarë qëndrimi ka partia juaj konkretisht ndaj zgjerimit të BE-së.

Staffler: Nuk flas dot për të gjithë në parti. Por nga diskutimet del në pah se parimisht ne e shohim Shqipërinë në BE, nëse ajo i plotëson kushtet.

DW: Por kjo temë sikur nuk përmendet shumë nga partia juaj tani në prag të zgjedhjeve.

Staffler: Pyetja është se kur do të dalë progres-raporti dhe pastaj mund të flasim më tej. Nëse kjo ndodh para zgjedhjeve, në rregull. Vendimtare nuk është data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, por data e progres-raportit të Komisionit.