27.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

VOA: Asnjë prej 7 vrasjeve në Shkodër nuk është zbardhur nga policia

Dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali, u vranë të shtunën nga persona ende te panjohur fare pranë banesës së tyre në lagjen Kiras, në periferi të qytetit të Shkodrës.

Policia mendon se ato janë vazhdim i disa vrasjeve të ndodhura vitin e kaluar, të cilat janë pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale që veprojnë prej vitesh në këtë qytet. Djali i Astrit Bilalit, është arrestuar një vit më parë, i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal ” Bajri”.

Vrasja e dy vellezërve Bilali e çon në shtatë numrin e personave të vrarë në Shkodër që nga fillimi i vitit të kaluar. Asnjëra prej këtyre vrasjeve nuk është zbardhur nga policia. Brahim Bilali, ishte drejtuesi i shoqatës antikomuniste “2 Prilli”.

Pas ngjarjes, në Shkodër kanë shkuar Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun, të cilët po ndjekin nga afër operacionin e forcave të policisë për zbulimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së vëllezërve Bilali.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila deklaroi se Shkodra është lënë qëllimisht në mëshirën e larjes së hesapeve të krimit.

Një tjetër viktimë po fshihet nga policia në Tiranë, ka ndodhur në kantierin e Ramës

Nuk do të ishte krim nëse do të ishte pranuar dhe deklaruar, por në momentin që po e fshihet nga institucionet atëhere kemi të bëjmë me një krim. Bëhet fjalë për një viktimë, babai i dy fëmijëve që ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në stadiumin e ri që po ndërtohet nga oligarkët e Ramës. Krimi po mbahet skeret dhe ai është denoncuar nga “qytetari dixhital”

“Monstra qe fshehin dhe vdekjen! Nje tjeter punetor, baba i dy femijeve humbet jeten sot ne garazhet e stadiumit. Ne nje qendrim kriminal edhe ky krim tentohet te fshihet”, shkruan në një psotim ish-Kryeministri Berisha.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
doktor pershendetje,nje djal i ri ka ren ne garazhet e stadiumit te ri Arena kombetare dhe per fat te keq vdiq. te lutem interesohu se familjes do i fshehin te verteten per masat e siguris brenda kantierit. te lutem anonim.

Na nxoren jasht stadiumit kur ndodhi fatkeqesia dhe u pezullua puna doktor. Per me teper informacion mund tju japin te spitali i traumes Dhe deri me tani e mbajn te fsheht lajmin Por te lutem anonim pasi jam punonjes aty

Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00,viktima ishte me origjin nga Puka u degjua, por nuk kam informacion me teper per arsye sepse na nxoren nga stadiumi te gjithve me detyrim.dhe nuk esht i vetmi rast.

Por sot ndodhi fatkeqesia qe vdiq babai i dy femijve na nxoren nga stadiumi me detyrim per te fshehur ngjarjen e rend dhe masat e siguris qe nuk ishin ne masen e duhur

Qëndrimi i fortë amerikan për krimin dhe korrupsionin në qeveri, reagimi i Bashës

Gjatë takimit entuziast të zhvilluar në Durrës, lideri i opozitës Basha ka komentuar edhe raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Basha kujtoi se 10 vjet më parë, bashkë me Sali Berishën ngritën flamurin Shqiptar në selinë e NATO-s, kurse sot “aleati ynë i cmuar, partneri ynë strategjik i PD dhe Lulzim Bashës, SHBA, treguan të zezë mbi të bardhë se Shqipëria është bërë strehë kriminelësh, vend kyc për trafikun e drogës, për shkak të korrupsionit të hapur në të gjitha nivelet e qeverisjes”, theksoi lideri i opozitës.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës
DASH e tha qartë: 10 vjet më parë Shqipëria hyri në NATO dhe pata fatin që si ish-ministër i jashtëm, bashkë me kryeministrin Berisha ngritëm flamurin tonë në Bruksel.

Ne bëmë realitet shumë kushte që e bënë Shqipërinë anëtare të NATO. Sot aleati ynë i cmuar, partneri ynë strategjik i PD dhe Lulzim Bashës, SHBA, treguan të zezë mbi të bardhë se Shqipëria është bërë strehë kriminelësh, vend kyc për trafikun e drogës, për shkak të korrupsionit të hapur në të gjitha nivelet e qeverisjes. E ka fjalën për Edi Ramën, Gjush Dakon, Arben Ahmetajn, bandën e hajdutëve që vazhdon të vjedhë Shqipërinë.

Fryn era e ndryshimit era e lirisë që ka ardhur gjithmonë nga qyteti juaj. Anembanë po fryn e shpresës për një ndryshim të madh të vërtetë të cdo familjeje shqiptare. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët janë ngritur për të mos u ulur më derisa në Shqipëri, të kemi një demokraci të vërtetë liri e mundësi për cdo qytetar drejtësi e barazi para ligjit.

Sa herë që një regjimi i vjen fundi, përsërisin të njëjtat shfaqje të shëmtuara. Shfaqje të shëmtuar përsëriti edhe dje në Durrës njeriu përgjegjës për varfërimin më të madh të shqiptarëve, kryehajduti i kapur duke vjedhur votën e durrsakëve e të shqiptarëve, njeriu që ka hequr nga sofrat e shqiptarëve bukën e fëmijëve, duke rritur koston e jetesës”, u shpreh Basha.

“Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Këtë para disa kohësh shumëkush do kishte thënë e pamundur të mblidhen kaq shumë e të protestojnë. Ky miting i përmasave që Durrësi se ka parë e se ka njohur prej kohësh. Durimit i ka ardhur fundi e rruga e vetme është ajo që kemi nisur sëbashku. Qeveria s’na duhet për barcaleta, na duhet të kujdeset për hallet e problemet e qytetarëve.”-vijoi kryedemokrati.

Shifra e paimagjinueshme: 2.4 milionë euro vjedhje në ditë të Ramës paguhen nga shqiptarët!

Lideri demokrat Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij para qytetarëve durrsakë, është ndaluar në kushtet e rënda ekonomike dhe sociale në të cilat ndodhen sot shqiptarët për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.

Basha theksoi se shqiptarët preferojnë të punojnë pastrues në Gjermani, sesa biznesmenë të vegjel apo të mesëm në Shqipëri, për shkak të taksave të larta dhe korrupsionit qeveritar. Vetëm në dy vjet, Rama ka kullufitur afro 2 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve, theksoi z. Basha.

Pjesë nga fjala e z. Basha
Shqiptarët fitojnë më shumë lekë si pastrues në Gjermani sesa si biznesmenë të vegjël në Shqipëri.Ky është turpi i Ramës.
Vazhdojnë të rrisin taksat dhe u kanë vërsulur bizneseve me ushtrinë e tatimorëve. Gjushi i Krimit e rriti me 40 përqind cmimin e ujit.

Lekët i coj beton për firmën e tij dhe bleu votat me kriminelët e Durrësit.Vetëm në listën e Durrësit janë dy kriminelë. Ky është Parlamenti i krimit që mori fund me dorëzimin e mandateve të opozitës. Kudo shtohet varfëria dhe papunësia.Ku janë milionat e eurove që dalin nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Rama që ishte këtu dje, nuk është klloun, por hajduti më i madh i historisë së Shqipërisë.Vetëm në dy vjet, Rama ka kullufutir afro 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve. Me PPP-të apo me ato të Unazës së Tiranës, me 20 milion euro për km. Ai ka vjedhur mesatarisht 2.4 milion euro në ditë, ose 100 mijë euro në orë.

U bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që ia zbazën sheshin dje në Durrës. Mos qeshni o dele se cdo orë e tij në pushtet u kushton 100 mijë euro. Sa herë del para jush, ka hallë jo vetëm të fshehë vjedhjen por edhe faktin se Europa e tregon me gisht si kryehajdurin e Ballkanit, Maduron e Ballkanit,

Nëndrejtori i shkollës, mik i Taulant Ballës grushton dhe tërheq zvarrë nxënësin në orën e mësimit

Dhuna ka shpërthyer edhe nëpër shkolla jo vetëm nga mësuesit, por edhe nga drejtuesit e tyre. Rasti më i fundit ka ndodhur në shkollën e Mesme dhe 9-vjeçare në Polis Gostimë të Librazhdit. 
Nëndrejtori i shkollës, Artur Terziu ka dhunuar barbarisht në orën e mësimit nxënësin e klasës së 9-të, Kejsi Guberi pa asnjë shkak. Nxënësi ka qënë i ulur na bankë duke lexuar, ndërsa Terziu e ka qëlluar me grusht dhe e ka tërhequr zvarrë në klasë. Ky veprim ka ngjallur frikë dhe panik në klasë, ndërsa nëndrejtori ka vijuar dhunën ndaj nxënësit të pambrojtur.
Nxënësi tregon se është dhunuar pa asnjë shkak. Ai thotë se, ka qënë i uluir në bankë duke lexuar dhe nuk ka barë zhurmë.
“Isha ulur në bankë dhe po lexoja librin. Mësuesi erdhi te banka dhe më tërhoqi e më goditi shumë fort. Shkaku i dhunës ishte se, gjoja unë po bëja zhurmë, por në të vërtetë unë isha ulur në bankë dhe isha duke lexuar. Më erdhi krejt paparitur dhe më tërohi e më goditi”, tregon nxënësi Kejsi Guberi.
Në shkollë flasin fjalë të mira për nxënësin Kejsi Guberi. Sipas nxënësve të shkollës, Guberi është i sjellshëm dhe që nuk krijon asnjë problem as me mësuesit dhe as me shokët dhe shoqet e shkollës.
Ndërkohë, mësuesi Artur Terziu njihet si njeri problematik me nxënësit. Nuk është rasti i parë që ai ushtron dhunë dhe fyen nxnësëit në orën e mësimit. Ka patur edhe raste të tjera kur ka fyer nxënësit në orën e mësimit. Për këtë ai është bërë problem në Drejtori, por nuk është marrë asnjë masë ndaj tij sepse e “mbron” Partia që e ka punësuar.
Nëndrejtori i Shkollës, Artur Terziu njihet si një nga miqtë e deputetit të PS, Taulant Balla ndaj hiqet si kapo në shkollë dhe merr guximin të dhunojë nxënësit në orën e mësimit.

Mesazhi i fortë për ‘liderin’: “Udhëheqësit i kruhet shumë…”

Ylli Dylgjeri, që nga pushimi nga puna pikërisht për këtë arsye, ka gjetur një zhanër të ri për të vazhduar kritikat e tij; bejten.
Ditën e sotme ai ka krijuar dhe shpërndarë një të tillë, duke ja kushtuar luftës që kryeministri Edi Rama u ka shpallur portaleve, që nuk i kontrollon dhe ble dot.
“Udhëheqësit i kruhet shumë, portalet po e lënë pa gjumë…”, e nis këtë bejte Dylgjeri.
Statusi i Dylgjerit
Portali dhe Chaneel–i
Udhëheqësit i kruhet shumë
Portalet po e lënë pa gjumë
Portalet po bëjnë politikë
Portalet po na fusin thikë!
Portali e vrau Chaneel- in
Portali e zbardhi skandalin
Portali po fton Opozitën
Portali po zbardh intrigën
Portali po e ngre tensionin
Portali po pronoton avionin
Portali po na dredh buzën
Portali na prishi këpurdhën
Portalet duhen goditur!
Paditë të ngrihen pa pritur
Autorët duhen gjobitur!
Sondazhet sot janë tronditur.

Ish-deputeti i Shkodrës thirrje ministrit: Ku je fshehur Sandër Lleshaj?!

11 vrasje në 8 muaj është një shifër e frikshme që shton shumë pasigurinë në qytetin më të madh në veri të vendit.
Vrasja e sotme e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali ka sjellë edhe reagimin e ish deputetit të Shkodrës Bardh Spahia.
Sipas tij, “sot policia angazhohet me urdhër politik, për të ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, që kanë trembur keq kryeministrin, e nuk arrin të bëjë detyrën kryesore: sigurinë e jetës së qytetari”.
Reagimi i plotë i Bardh Spahisë
KU JE FSHEHUR SANDER LLESHAJ?
E shtuna nis me dy te vrare ne Shkoder! Pasiguri ne qytet edhe diten per diell! Sot policia angazhohet me urdher politik, per ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, qe kane trembur keq kryeministrin, e nuk arrin te beje detyren kryesore: sigurine e jetes se qytetarit! Sander Lleshaj nese ke kaq merak friken e kryeministrit, behu bodyguard i tij, por edhe per ate pak kohe qe do jesh ne postin e ministrit te brendshem, siguria e qytetareve duhet te jete prioriteti! Edhe si statistika keto raste jane te frikshme per qytetaret! Eshte koha te shporreni!
#SiguriPerQytetaret

Reagon Berisha: Shkodra nën sundimin e bandave të lidhura me pushtetin!

Lufta mes bandave shënon dy viktima të radhës në kryeqendrën e Veriut të Shqipëri. Dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri plumbash kur sa po dilnin nga banesa e tyre në lagjen “Kiras”, në Shkodër.
Ngjarja e rëndë e çon në 11 numrin e viktimave vetëm në 8 muajt e fundit, çka ka shtuar edhe pasigurinë mes qytetarëve.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili fajëson qeverinë dhe Policinë e Shtetit për qëndrimin e papërgjeshëm dhe kriminal.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha
Shkodra ne daren e krimit!
Ekzekutohen ne pragun e deres te shtepise se tyre, nga vrases te maskuar, vellezerit Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Duke shprehur ngushellimet familjeve te viktimave denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem dhe kriminal te narkoqeverise dhe narkopolicise qe kane vendosur Shkodren nen sundimin e bandave te lidhura me pushtetin. sb

Ja si i gllabëron Veliaj taksat e qytetarëve, 500 mijë euro për një lulishte që s’ka nevojë për investim

Është kthyer në një traditë tashmë që çdo objekt, park, apo edhe zonë të kontruktuar, Veliaj do ta shpallë si objekt për tu rikonstruktuar dhe do të vendosë një çmim marramendës për të.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lulishten ‘Çajupi’, një hapësirë publike përballë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, e cila do të rinovohet me një vlerë mbi 500 mijë euro.
Sërish kjo lulishte, e cila është në gjendje shumë të mirë do t’i nënshtrohet punimeve vetëm sepse duke qenë e ‘gatshme’ është më e thjeshtë për tu promovuar, mbaruar dhe shitur si të ishte një sukses tjetër i Bashkisë së Tiranës.
Në këtë mënyrë, Veliaj vetëm sa rrotullohet brenda një rrethi vicioz ku kalon sa nga një objekt në tjetrin duke hequr e shtuar, ndryshuar e moderuar disa detaje e gjitha për hir të një tenderi të ri, një shume të re lekësh që do të kalojë në xhepat e kryebahskiakut dhe një tjetër vjedhjeje.
Të gjitha objektet dhe zonat e tjera që duhet të ndërtohen e ristruktuar vërtetë, pritet të bëhen nga PPP-të, të cilat në shumicën e rasteve edhe ato janë të destinuara që një pjesë të parave ta kalojnë në xhepat e Lali Erit.

Berisha reagon për Raportin e DASH: Damkosje e rëndë e regjimit të Kakistotracisë!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e quante Shqipërinë qendër të krimit të organizuar ndërkombëtar, ka reaguar sërish.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e quan këtë një damkosje të rëndë të regjimit të Kakistotracisë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
“Damkosje e rende e regjimit te Kakistotracise!
Raporti i DASH:
– Shqiperia qender operacionale e krimit te organizuar nderkombetar.
– Ambient ideal per trafiqet dhe krimin e organizuar.
– Korrupsion nga baza ne krye te qeverisjes, etj etj
Miq, Raporti i Departamentit te Shtetit per vitin 2018 per drogat damkos narkoshtetin e Edvinit qe ka shnderruar Shqiperine ne qender te krimit te organizuar nderkombetar dhe terren ideal per krimin, trafiqet, drogen dhe korrupsionin qe kap majat me te larta te qeverisjes dhe mungese perparimi ne luften kunder larjes se parave te pista.
Ne raport deklarohet se Shqipëria shërben si bazë për organizatat kriminale që veprojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut dhe nje ambient ideal per grupet kriminale.

Me nje fjale, narkoshteti i Edvinit ka shnderruar vendin ne qender operacionale te krimit te organizuar nderkombetar dhe ka krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.
Pervec ketyre ne raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.
Si perfundim miq, mbare bota e shikon Shqiperine si vend te rrezikshem per sigurine e vendeve te tjera me krimin e organizuar qe eksporton dhe terrenin ideal qe ajo paraqet per krimin dhe trafiqet.
Ne nuk duhet te kemi asnje iluzion se pa çmontuar narkoshtetin shqiptar rrezik per sigurine e njerezve ne mbare boten do mund te ecim drejt te ardhmes. sb”,

Departamenti Amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.
Në këtë raport, që mbulon vitin 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.